Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Athens, Ohio - i gjithe qyteti eshte i mbushur me fantazma

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Athens, Ohio - i gjithe qyteti eshte i mbushur me fantazma  Empty
MesazhTitulli: Athens, Ohio - i gjithe qyteti eshte i mbushur me fantazma    Athens, Ohio - i gjithe qyteti eshte i mbushur me fantazma  EmptyFri May 04, 2012 7:11 pm

Nese po merrni ne konsiderate te beni nje vizite ne Athens, Ohio, gjeja e pare qe duhet te fini eshte qe sipas shume vizitoreve, ky vend eshte i mbushur me fantazma.

Pervec godines qe ka qene Qendra Mjekesore per te semuret mendore, qe ka histori shume te frikshme qe rrotullohen rreth saj, dhe qe ka nje reputacion shume te keq per keqtrajtimin e pacienteve qe gjendeshin aty, dhe madje thuhet qe disa prej pacienteve qendodheshin ne spital nuk ishin te semure, edhe vete Universiteti i Athens qe ndodhet jo shume larg kesaj Qendre Mjekesore thuhet se eshte i mbushur me fantazma.

Ne Athens, Ohio gjendet 5 varreza qe thuhet se jane nje pentagrame i kompletuar. Anje nuk e di se pse ato jane vendosur ne ate menyre.

Emrat e varrezave jane Simms, Zion, Hanning, Higgins, dhe Cuckler.

Disa gjera shume te frikshme thuhat se kane ndodhur neper keto varreza, dhe me te shumtat kane ndodhur ne Varrezen Simms. Shume njerez thone qe ne varrezat Simms, mund te shihet akoma te vije verdalle edhe vete pronari si nje fantazem. Zakonisht ai shfaqet i veshur me nje si tip robdishani.

Shume njerez kane deklaruar qe kane pare drita, hije dhe kane degjuar zera naten vone, duke mos pare asnjeri aty. Ka edhe nga ata madje qe pretendojne qe varrezat e nderrojne vete vendndodhjen e tyre ne menyre qe te mbajne larg vizitoret.

Ashtu si u permend me pare, nje vend shume i frikshem ne Ohio eshte edhe Ridges (Spitali mendor) i cili eshte mbyllur ne vitet 1980, per te cilin do te flitet njehere tjeter, dhe Varreza Ridges.

Tani vendi me i braktizur ne Universitetin e Athens, Ohio eshte edhe vendi me i mbushur me fantazma.

Kampusi i universitetit duket si te gjithe kampuset e tjera. Megjithate ka raportime vazhdimisht per fantazma, si nga studentet, ashtu edh enga vizitoret. Shumica e manifestimeve te fantazmave ndodhin ne Wilson Hall. Dhe cuditerisht Wilson Hall i bie pikerisht te jete ne qender te pentagramit qe u pershkrua pak me siper; i pentagramit qe formonin pese varrezat qe gjendeshin ne qytet.

Dhoma 428 ne Wilson Hall ishte vendi i vdekjes se nje studenti ne vtet 1970. Me vone gjate viteve shume njerez qe u vendosen ne ate dhome kane pershkruar zhurma te cuditshme, hapa neper dhome dhe jashte saj kur nuk kishte njeri, dhe objekte qe leviznin ne menyre te pashpjegueshme neper dhome.

Pasi vdiq edhe nje student tjeter per shkak se mesa duket praktikonte okultizmin, Universiteti shpjegoi qe ajo dhome ishte e pabanueshme dhe e mbylli ate dhome per te mos e hapur me. Dy vdekje ne te njejten dhome eshte dicka pak e cuditshme.

Mbas shume kerkimeve te profesionisteve, u zbulua se Wilson Hall ishte nje vend shume konduktiv per aktivitete psikike, dhe gjithashtu nga kerkimet historike u mesua se ishte me pare toka e varrimeve te Intitutit Mendor Athens ne kohe me te hershme.

Nderkohe qe ka edhe nga ato banore ne Athens, Ohio qe nuk e kuptojne se pse behet gjithe kjo rremuje, shumica e banoreve dhe e vizitoreve e ndjejne qe ky vend nuk eshte nje vend si gjithe te tjeret. Shume studente kane thene qe kane patur eksperiencat e veta te frikshme neper koridoret e konviktit apo kur kane dale per te eksploruar.

Eshte shme vedn interesant dhe dashamiresit e historive me fantazma do te kishin me cfare te merreshin ne kete vend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
 
Athens, Ohio - i gjithe qyteti eshte i mbushur me fantazma
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qyteti i vogel i Ukraines po ''terrorizohet''nga "Chupacabras"
» Fantazma e nje inxhinieri ne foto
» Qyteti i Mitrovicës
» Mikrocipi ndermjet shkences dhe fese
» Triora, qyteti i shtrigave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~PARANORMALE~ :: Entitete-
Kërce tek: