gjinkalla
Numri i postimeve : 117 Join date : 09/05/2012
| Titulli: Turku i cili jetoi 167 vite Wed Sep 05, 2012 10:43 am | |
| Turku i cili jetoi 167 vite
Një studim shkencor ka publikuar të dhënat e personave që kanë jetuar më gjatë. Sipas studimit, njeriu që ka jetuar më gjatë, ka qenë kinezi Sanni, i cili ka jetuar 253 vjet.
Një person tjetër që ka jetuar gjatë, është dhe Zaro Aga, nga Turqia, i cili ka jetuar 167 vjet, nga viti 1777 deri në vitin 1934.
Ai ka lindur në kohën e sulltan Abdul Mexhidi i parë, rininë e ka kaluar me sulltan Selimin e tretë dhe i ka ndryshuar sulltanët derisa e mbylli periudhën e sulltanëve. Ai përjetoi dhe themelimin e Turqisë moderne me në krye Ataturkun.
Bazuar në të dhënat rreth tij, dy çifutë e kishin mashtruar duke e bindur të udhëtojë me ta në Amerikë për një jetë më të mirë. Atje, ai ishte surprizuar, pasi dy çifutët e kishin marrë me vete për ta përdorur si burim të ardhurash. Ata e kishin shëtitur nga një qytet në një tjetër, duke e dërguar në ekspozita të ndryshme, si personi i vetëm 150 vjeçar në botë. Një foto kujtim me turkun e moçëm, kushtonte 10 dollarë, kurse një përqafim 15 dollarë.
Zaro Aga ishte martuar njëzet herë dhe nuk e dinte saktësisht numrin e fëmijëve, nipërve dhe mbesave të tij. Ai nuk kishte vajtur asnjëherë tek doktori gjatë gjithë jetës. Në njëqind vitet e tij të fundit, ushqimi e mëngjesit e hante herët, kurse në darkë mjaftohej me një pjatë kos. | |
|