Fundi i Botes sipas kalendarit Maya nuk figuron askund
Zbulohet nje nga kalendaret me te vjeter te popullit misterioz dhe eshte verejtur se aty nuk flitet aspak per katastrofe gjate fundit te vitit 2012
Kalendari me i vjeter i Mayave eshte zbuluar ne dhomen e nje tempulli ne Guatemala dhe nuk jep asnje te dhene mbi profecine e famshme te fundit te botes ne 21 dhjetor 2012. Kete kane zbuluar ne kompleksin arkeologjik te Xultun, arkeologet e udhehequr nga William Saturn i "Boston University", duke e publikuar kerkimin ne revisten "Science".
Mesohet se neper dhoma ka piktura, qe regjistrohen ne vitin e 2-te pas Krishtit (me te vjeter se kodet e shkruar mes 1300-s dhe 1521-shit). Imazhet shfaqin figura njerezore dhe cikle henore e planetare, bazuar ne llogarite e cikleve astronomike te Mayave; kalendari cerimonial Tzolkin prej 260 ditesh; kalendari diellor Haab prej 365 ditesh; cikli prej 584 ditesh i planetit Venus dhe cikli prej 780 ditesh i Marsit.
Mes te gjithe zbulimeve ne dhomen arkeologjike, nuk ka asnje shenje vecanerisht ne kalendarin Maya, se bota perfundon ne vitin 2012, por thuhet vetem se perfundon nje nga ciklet e kalendarit. Saturn ka shpjeguar se "eshte njesoj si numeruesi i kilometrave te nje makine, qe zerohet dhe rinis nga fillimi. Keshtu perfundon edhe nje nga kalendaret Maya dhe me pas rifillon nga e para, duke shenuar fundin e njerit dhe rihapjen e nje cikli tjeter" (giornale)