Kulti me tatuazhet 666: Fundi i botës do jetë më 30 qershorFundi i botës po afrohet, të jemi të saktë bëhet fjalë për 30 qershorin e këtij viti. Kështu beson një sekt i errët kristian, që ka ngritur billboards në mbarë Shtetet e Bashkuara për të njoftuar gjithkënd për këtë ngjarje.
Sekti tani ka nisur edhe një fushatë globale për të njoftuar për fundin që na pret. Ata thonë se më 30 qershor do të zhduken të gjithë njerëzit, përveç pasuesve të këtij sekti.
“Growing in Grace International” është sekti që i shtohet zërave se këtë vit do jetë fundi i botës. Sekti drejtohet nga Jose de Luis de Jesus, që hapur e quan veten antikrishti. Pasuesit e tij kanë të stampuar në trup tatuazhet 666.
Jesus nga Porto Riko thotë se është gabim të ndiqen mësimet e Krishtit, por duhen ndjekur mësimet e apostullit Pal, me të cilin ai thotë se është në kontakt direkt.