|
|
| Thenie nga Njerezit e medhenje | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Thenie nga Njerezit e medhenje Fri May 11, 2012 1:22 pm | |
| Thenie nga Njerezit e medhenjeThenie nga Abraham LinkolinDhe në fund, nuk numërohen vitet e jetës tuaj... Por jeta gjatë viteve tuaja...(Abraham Linkolin) Pothuajse të gjithë mund t'u bëjnë ballë vështiresive, por nëse doni të testoni karakterin e një njeriu, jepini pushtetin.(Abraham Linkolin) Vlerat e njeriut nuk maten nga sa ai mund të jap, por nga sa ai jep. Vendi ynë nuk mund të jetë i pasur materialisht e i varfër shpirtërisht. Ne jetojmë mu në mes të alarmeve; shqetësimi e mbulon të ardhmen; ne presim një katastrofë të re sa herë që lexojmë gazetën. Le të kemi besim se drejtësia jep fuqi dhe në këtë besim, le të guxojmë që deri në fund të bëjmë detyrën tonë siç ne e kuptojmë. I gjithi që unë jam, ose dëshiroj të jem, i dedikohet engjëllit tim, Nënës. Unë i shkatërroj armiqtë e mi kur i bëj ata shokë. Nëse doni vërtetë që të bëni dikë të bashkohet me kauzën tuaj, duhet t'i demonstroni mbi të gjitha se jeni sinqerisht një mik i tij. T’i besosh secilit është rrezik, por të mos i besosh askujt është më rrezik. Askush nuk ka aq memorie të fort sa tja arrij tja dali mban duke gënjyer. Une ec ngadalë, por asnjëherë nuk bëj hapa prapa. Trëndafilat, zambakët, karafilat, të gjitha lulet thahen, çeliku dhe hekuri thyhen, por shoqëria e vërtetë as thahet, as thyhet. Amerika nuk do të shkatërrohet kurrë nga të huajt. Nëse rrëzohemi dhe humbim lirinë tonë, këtë shkatërrim do ia sjellim vetes. Evitoje famën nëse do të jetosh në paqe.
Edituar për herë të fundit nga Jeta në Sat May 12, 2012 8:03 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Re: Thenie nga Njerezit e medhenje Sat May 12, 2012 8:00 pm | |
| Thenie nga Pulo Coelho
Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm. Dhe duhet të bëjnë ç’është e mundur për të mbetur kështu. Çdonjeriu i janë dhënë dy cilësi: fuqia dhe talenti. Fuqia e udhëheq të takojë fatin e tij. Talenti i tij e detyron të ndajë me të tjerët elementët më të mirë që ai zotëron. Çdonjeri duhet të dijë se kur duhet të përdorë njërën apo tjetrën. Çdonjeriu i është dhënë një virtyt: aftësia për të zgjedhur. Për atë që nuk përdor këtë virtyt, shëndërrohet në mallkim – dhe të tjerët do të zgjedhin gjithmonë për të. Çdo njeri ka Mitin e tij Personal për të materializuar dhe ky është shkaku për të cilin ai vjen në këtë botë. Miti Personal shfaqet tek entusiazmi i tij tek gjithçka që ai bën. Çdo njeri duhet të njohë dy gjuhë: gjuhën e shoqërisë dhe gjuhën e shenjave. E para shërben në komunikimin me të tjerët, ndërsa e dyta shërben për të shpjeguar mesazhet nga Zoti. Çdo njeri ka të drejtë të kërkojë kënaqësinë – domethënë atë që i jep gëzim atij dhe jo medoemos dhe të tjerëve. Çdo njeri duhet të mbajë të gjallë brënda tij flakën e shenjtë të "çmendurisë". Dhe duhet të sillet si një njeri i zakonshëm. Gabimet e vetme që konsiderohen si serioze janë si në vazhdim: mosrespektimi i të drejtave të tjetrit, paralizimi nga frika, ndjenja e fajtorit, të kujtosh se nuk meriton as të mirat dhe as të këqijat që të ndodhin në jetën tënde dhe të jesh frikacak. Të duam armiqtë tanë , por të mos bëjmë aleanca me ta. Ata ndodhen në rrugën tonë për të testuar shpatën tonë dhe meritojnë vlerësimin e betejës sonë. Ne duhet të zgjedhim armiqtë tanë dhe jo anasjelltas. Të gjitha fetë udhëheqin tek i njëjti Zot dhe të gjitha meritojnë të njëjtin respekt. Nëse e ndien nevojën; qaj! Është mirë që të qash deri në lotin e fundit sepse vetëm atëherë mund të rikthehesh e të buzëqeshësh. Kur u linde, ti qaje ndërkohë që të gjithë rreth teje qeshnin. Ndërtoje jetën në mënyrë të atillë që kur të vdesësh të jesh i vetmi që qesh ndërkohë që të gjithë të tjerët të jenë duke qarë. | |
| | | Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Re: Thenie nga Njerezit e medhenje Sun May 13, 2012 1:35 pm | |
| Thenie nga 2PacMamaja ime më thoshte gjithmonë:"Në qoftë se nuk gjen dot një arsye për të jetuar, atëherë bën mirë të gjesh një arsye për të vdekur". Realiteti është i gabuar. Ëndrrat duhet të jenë të vërteta. | |
| | | Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Re: Thenie nga Njerezit e medhenje Sun May 13, 2012 1:37 pm | |
| Thenie nga Adolf HitlerGjithmonë është më e vështirë të luftosh kundër besimit se sa kundër njohurisë. Jeta është një komedi për ata që mendojnë, dhe një tregjedi për ata që ndjejnë. Besnikëria, përkushtimi dhe heshtja duhet të jenë baza për një komb të madh. Suksesi është i vetmi mjet për të gjykuar atë që është e mirë ose e keqe. Në qoftë se fitoni, nuk keni nevojë për të shpjeguar ... Në qoftë se humbni, nuk duhet të jeni aty për të shpjeguar! | |
| | | Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Re: Thenie nga Njerezit e medhenje Sun May 13, 2012 1:41 pm | |
| Thenie nga Pablo Pikaso
Çdo vlerë pozitive ka çmimin e saj në terma negativë…gjenia e Anjshtajnit çoi te Hiroshima. Arti nuk bëhet për dekorim. Por është një armë ofensive ndaj armikut. Artistët e mirë kopjojnë. Artistët e shkëlqyeshëm vjedhin. Arti është gënjeshtra që na lejon të kuptojmë të vërtetën. Kush dëshiron të mësojë diçka gjen mënyrën; kush nuk dëshiron të mësojë, gjen arsyen. Kompjuterat janë të kotë; dinë të japin vetëm përgjigje. | |
| | | Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Re: Thenie nga Njerezit e medhenje Sun May 13, 2012 1:44 pm | |
| Thenie nga Leonardo Da VinciAtje ku vdes shpresa, lind zbrazëtia. Do të vij një ditë, në të cilën, vrasja e një kafshe do të konsiderohet njësoj si vrasja e një njeriu. Njeriu kalon gjysmën e parë të jetës së tij, duke shkatëruar shëndetin dhe gjysmën e dytë duke kërkuar të shërohet. Kam fyer Zotin dhe njerëzimin sepse vepra ime nuk arriti cilësinë që duhet të kishte arritur. Mjerë ai nxënës që nuk ia kalon mësuesit të tij. Syri është dritarja e shpirtit. Ashtu si hekuri oskidohet nga mospërdorimi, edhe joaktiviteti shkatërron intelektin. Ashtu sikurse që një ditë e kaluar mirë të sjell gjumë të rehatshëm, po ashtu edhe një jetë e kaluar mirë sjell vdekje të qetë. Kush i vetëm është, i vetvetes është. | |
| | | Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Re: Thenie nga Njerezit e medhenje Sun May 13, 2012 1:50 pm | |
| Thenie nga Faik KonicaNumëri i trimave ka qenë kurdoherë më i madh nër njerës të pa gdhendur e të pa mësuar, se nër njerës të ditur. Këta të fundit kanë mjaft shkaqe ta duan jetën. Le të mos flasim kundër trimërisë. Ajo i ka sjellë liritë që gëzon bota dhe ajo prapë është e zonja t’i shpëtojë popujt e mposhtur nën zgjedhë. Për të gjykuar mirë një njeri në histori, duhet ta gjykojmë jo mbas mendimeve të kohës së sotme, po mbas kohës ku ay vetë u rrit, u suall e rrojti. Idealizmi, zotrinjë, munt të dalë vetëm nga dy burime: a nga një kulturë e lartë, a nga një vojtje e përbuzëshme. Me gjith' të ligat e tija, shqiptari ka në funt të zemrës një dashuri të shëndoshë për lirinë. Njerëzit e paditur, në shumicë, rrojnë më tepër se të diturit, se këtyre u punon nat’ e ditë mëndja e ashtu u prishet më shpejt organizmi. Njeriu për njeriun është ujk, shqiptari për shqiptarin akoma dhe më ujk. Po të mos ishte Feja Islame, Kombi Shqiptarë do të ishte shumë më i madh, po nuk do te ishte më Shqipëtar. I huaji s'mund veçse të pranojë çmimin që një komb i vë vetes së tij. Ky komb nuk mësohet e nuk kulturohet nëpërmjet lavdit, por nëpërmjet kritikës. Bota është atdheu i madh i çdo njeriu të kuptuar. Një njeri i mendjes ka nevojë për siguri dhe për dinjitet. Është nevojë të përpiqen atdhetarët e vërtetë të largojnë cmirën nga zemrat e tyre e të qasen më tepër njëri tjetrit. Kur e ke këmbën jashtë greminës është e lehtë të japësh këshilla. Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët. Ati im që je në qiell mshelma gojën kur skam asgjë për të thënë! | |
| | | Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Re: Thenie nga Njerezit e medhenje Mon May 14, 2012 6:14 pm | |
| Thenie nga CiceroniDashuria është orvajtja për të formuar një miqësi të frymëzuar nga bukuria. Liria është pushteti natyral i njeriut për të bërë çfarë i pëlqen, për aq sa kohë ai nuk ndalet prej forcës së ligjit. Gjërat e mëdha arrihen jo me muskuj, shpejtësi apo shkathtësi, por mendjen e thellë, forcën e karakterit dhe gjykimin. Ju them se aftësia e të arsyetuarit pa qenë i shkolluar shpesh e ka çuar njeriun te lavdia dhe virtuti se shkollimi pa aftësitë natyrale. Të folurit shkurt është magjia e vërtetë e elokuencës. Kjo vlen si për seantorin, ashtu edhe për oratorin. Padituria është nata e mendjes, një natë pa yje e pa hënë. Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt. Biseduesi duhet të ketë kujdes çka flet, në çfarë vendi flet, dhe në çfarë mënyre flet. Shtet nuk shemben nga varfëria por nga pa edukata. S'kemi lindur vetm për veteveten. | |
| | | Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Re: Thenie nga Njerezit e medhenje Wed May 16, 2012 3:59 pm | |
| Thenie nga Ajnshtajni1. Kur mbërriti ne SHBA, Ajnshtajnit, si te gjithë emigranteve te tjerë, i dhëne një pyetësor për te kompiluar. Nder te gjitha pyetjet te cilave i duhej dhëne përgjigje, njëra pyeste: “Cilës race i përkisni?”. Dhe ai iu përgjigj: “Racës njerëzore”. 2. Ne qofte se Teoria ime e Relativitetit do te jete e vërtetë, Gjermania do te thotë se jam gjerman ndërsa Franca do te thotë se jam qytetar i Botes. Nëse teoria nuk do te jete e vërtetë, Franca do te thotë se jam gjerman ndërsa Gjermania do te thotë se jam hebre. 3. Është me e lehte te thyesh një atom sesa një paragjykim. 4. Derisa te ketë njerëz do te ketë luftëra. 5. Çmenduri është te besh gjithmonë te njëjtën gjë dhe te presësh rezultate te ndryshme. 6. Sëmundje shume e keqe racizmi. Por mbi te gjitha e çuditshme: sëmur te bardhet, por vret te zinjtë. 7. Kompjuterët janë shume te shpejte, precize dhe budallenj. Njerëzit janë shume te ngadalte, shume pak precize dhe inteligjente. Se bashku përbejnë një fuqi qe e kalon imagjinatën. 8. Bota është një vend i rrezikshëm, jo për shkak te atyre qe bëjnë veprime te keqja por për shkak te atyre qe shikojnë pa thënë gjë. 9. Nuk e di se me çfarë lloj armesh do te luftohet ne Luftën e Trete Boterore, por di qe ne te Katërtën do te luftohet me gurë dhe me shkopinj. 10. Ndryshimi midis gjenialitetit dhe budallallëkut është se gjenialiteti ka limit. 11. Paqja nuk mund te mbahet me force, por mund te arrihet vetëm duke kuptuar njeri-tjetrin. 12. Jeta është si te ecësh me biçiklete: ne qofte se do te jesh ne ekuilibër duhet te lëvizesh. 13. Nuk e ke kuptuar me te vërtetë një gjë nëse nuk je ne gjendje t’ia shpjegosh gjyshes tende. 14. Nuk mendoj asnjëherë për te ardhmen. Ajo arrin aq shpejt… 15. Mos u shqetëso për vështirësitë e tua ne matematike, te siguroj se te miat janë akoma me te mëdha. 16. Nuk mund te zgjidhet një problem me te njëjtin mentalitet qe e ka krijuar atë. 17. Asgjë nuk është me praktike se një teori e mirë. 18. Për sa kohe qe ligjet e matematikes i referohen realitetit, ato nuk janë te qarta, dhe për sa kohe janë te qarta, ato nuk i referohen realitetit. 19. Ne qofte se do te lindja përsëri, do te bëhesha hidraulik. 20. Ne qofte se te dhënat dhe teoria nuk përputhen, ndrysho te dhënat. 21. Ne qofte se ne momentin e pare një ide nuk është absurde, atëherë nuk ka asnjë shans qe ajo te realizohet. 22. Është me mire te jesh optimist dhe t’a kesh gabim sesa te jesh pesimist dhe te kesh te drejte. 23. Vetëm dy gjera nuk kane kufij, Universi dhe budallallëku njerëzor, dhe për te parin nuk jam i sigurt. 24. E rëndësishme është te mos ndalosh se beri pyetje. 25. Te gjithë e dine qe një gjë është e parealizueshme, derisa arrin një qe nuk e di dhe e realizon. | |
| | | Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Re: Thenie nga Njerezit e medhenje Wed May 16, 2012 4:15 pm | |
| Thenie nga ButaKush mposht veten është fitues i çdo beteje. Çdo njeri është autor i shëndetit ose sëmundjes së tij. Asnjëherë në botë urrejtja s’ndalet përmes urrejtjes, urrejtja ndalet përmes dashurisë. Është e lehtë të flasësh për varfërinë nëse nuk je i pasur. Kush nuk ka plagë në duar, mund ta prekë pa frikë helmin. Helmi nuk depërton dot atje ku nuk ekziston plaga; ashtu siç nuk ekziston mëkat për atë që nuk ka kryer të tillë. | |
| | | Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Re: Thenie nga Njerezit e medhenje Wed May 16, 2012 4:18 pm | |
| Thenie nga Martin Luter KingMë e rëndë se zhurma shurdhuese e njerëzve të dhunshëm është heshtja e frikshme e njerëzve të ndershëm. Nuk mund të ekzistojë zhgënjim i madh atje ku nuk ka një dashuri të madhe. Me dhunë mund të vrasësh atë që urren por nuk e vret dot urrejtjen. Kemi mësuar të fluturojmë si zogjtë e të notojmë si peshqit, por nuk e mësuam dot kurrë artin e bashkëjetesës si vëllezër. Jeta më mësoi diçka të rëndësishme: që lirinë nuk e jep kurrë vullnetarisht shtypësi: atë duhet ta kërkojë i shtypuri. | |
| | | Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Re: Thenie nga Njerezit e medhenje Fri May 18, 2012 4:39 pm | |
| Thenie nga Napoleon BonapartaFati është grua. Po e latë t'iu ike sot mos mendoni se do e gjeni nesër. Njeriu mund të ndalet duke u ngjitur, por jo kur bie. Fati i ardhshëm i fëmijës çdoherë është vepër e nënës. Që të kuptoheni nga të tjerët duhet tu flisni atyre përballë. Anarkia është shkalla e parë e pushtetit absolut. Për mua është më e dashur të bëj një betejë sesa një provim. Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë. Kush kërkon lumturi në lluks dhe në jetën e shthurur i ngjan atij që pëlqen dritën verdhacuke të qiriut nga shkelqimi i diellit. Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord. Më shumë vlen një armatë gomarësh me luanin në krye, se sa një armatë luanësh me gomarin në krye. Për të marrë duhet të dish të japësh. Pamundësia? Fjalë që gjendet vetëm në fjalorin e torollakëve. Pushteti absolut nuk ka nevojë të gënjejë. Jam i rrethuar nga klerikët të cilat vazhdimisht përsërisin se mbretëria e tyre nuk gjindet në këtë botë, por duart e tyre ende shtrihen në çdo gjë që mund të rrëmbejnë. Kurrë mos e ndërprit armikun tënd kur është duke gabuar. | |
| | | Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Re: Thenie nga Njerezit e medhenje Sun May 20, 2012 9:09 am | |
| Thenie nga AristoteliLiria e tepruar, që të bëj çdo kush atë që do, nuk do të jetë në gjendje të largojë të kqijat e asnjë njeriu. Shpresa, është ëndrra e atyre që janë zgjuar. Kush me ndërgjegje hidhet në rrezik për hir të mirësisë dhe nuk i frikësohet atij, është i burrëruar dhe pikerisht kjo është burrëria. Sekreti i humorit është befasia. Është e lehtë të kryhet një veprim i mirë, por jo e lehtë të fitohet një zakon i përhershëm i kryerjes të një veprimi të tillë. Të ushtrosh lirisht mendjen, ja liria e vërtetë. Tek gjithçka e natyrës ka diçka të mrekullueshme. Bëjmë luftë për të jetuar në paqe. Si të sillemi me miqtë? Ashtu siç do dëshironim që ata të silleshin me ne. Një qytet i madh nuk duhet të ngatarrohet me një qytet të popullarizuar. Njerëzit e mençurë mësojnë edhe prej armiqëve të tyre. Ai që ka vetëdije gjithmonë, punon me qëllim të caktuar. Shoku i vërtetë është një shpirt që jeton ne dy trupa. Të pasurit janë vetiakë dhe të pa ndershëm, prandaj janë të dëmshëm për shoqëri. Kushtojini rëndësi të veçantë edukimit të rinisë. Një neglizhim sado i vogël në këtë drejtim, do të na kushtojë mjaft shtrenjtë. Njeriu i ditur nuk kërkon lumturinë por mungesën e dhimbjes. | |
| | | Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Re: Thenie nga Njerezit e medhenje Mon May 21, 2012 7:05 pm | |
| Thenie nga Benjamin FranklinLigjet e butë rrallë përfillen; ligjet e ashpëra rrallë zbatohen. Shumë njerëz vdesin njëzet e pesë vjeç dhe varrosen kur janë shtatëdhjetë e pesë vjeç. Më mirë shko në shtrat pa ngrënë se të zgjohesh me borxhe. Kujtohu jo vetëm t’i thuash gjërat e duhura në vendin e duhur, por shumë më tepër të lësh pa thënë gjërat e gabuara në momentin tundues. Kushtetuta e SHBA nuk e garanton lumturinë, vetëm kërkimin e saj. Duhet ta arrish vetë lumturinë. Janë tri gjëra tejet të rënda: çeliku, diamanti, dhe njohja e vetes. Tre veta mund ta mbajnë një sekret vetëm nëse dy prej tyre kanë vdekur. Një shtëpi nuk është banesë nëse nuk ka ushqim dhe zjarr për mendjen dhe për trupin. Një perandori, si një tortë e madhe, është më e lehtë të kafshohet anash. Pa drejtësi, guximi është i dobët. Miqtë, ashtu si peshku, fillon t'ju vijë era pas tre ditëve. Ti rebelohesh tiranve do të thotë ti bindesh Zotit. Një e vërtetë gjysmake shpesh është një gënjeshtër e madhe. Në qoftë se doni të njihni të metat e një vajze, mburreni para shoqeve. Kush heq dorë nga liria për të pasur siguri, nuk meriton më, as lirinë dhe as sigurinë. A e dini cila është tragjedia më e madhe e jetës sonë? Është se plakemi shumë shpejt dhe bëhemi të urtë shumë vonë. Kush është i zgjuar? Ai që mëson nga të gjithë. Kush është i fuqishëm? Ai që zotëron pasionet. Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur. Po kush është ky? Asnjëri. Ai që mendon se paraja bën gjithçka; për paranë bën gjithçka. Kush ka durim mund të ketë ç'të dojë. Nëse do të dish vlerën e parasë, lyp një borxh. | |
| | | Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Re: Thenie nga Njerezit e medhenje Thu May 24, 2012 2:01 pm | |
| Thenie nga Ismail KadarePopujt librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë. Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, larg Atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë! Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë. Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre. Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe. Të falësh nuk do të thotë të harrosh. Ne mund të jemi gjithçka, veç një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Thenie nga Njerezit e medhenje | |
| |
| | | | Thenie nga Njerezit e medhenje | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|