Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Thënie nga ateistët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Thënie nga ateistët Empty
MesazhTitulli: Thënie nga ateistët   Thënie nga ateistët EmptyWed May 30, 2012 1:23 pm

Thënie nga ateistët



Feja eshte e vertete per injorantin,e domosdoshme per sundimtarin,genjeshter per intelegjentin


Në fillesat e veta kristianizmi ishte thjesht një mishërim i bolshevizmit.


Më ngjan se (për mirë a për keq) argumentet e drejtpërdrejta kundër kristianizmit dhe teizmit rrallë japin efekt në popull; Liria e mendimit përparohet me shndritjen e mendjes e kjo shkon dora-dorës me zhvillimin e shkencës.


Sa herë që morali mbështetet mbi teologji, sa herë që drejtësia i mveshet autoritetit hyjnor, mund të përligjen e të kryhen gjërat më imorale, më të padrejta e më famëkeqe.


Secili do të sillet vetë si pagan, me të tjerët të sillen si kristianë.


A mund të jetë kush shenjtor nëse zoti nuk ekziston?


Nëse Krishti vinte sot, njerëzia as nuk do ta kryqëzonin. Do ta ftonin për darkë, do të dëgjonin ç'kish për të thënë e mandej do talleshin me to.


Në Bibël nuk janë pjesët që nuk kuptoj që më shqetësojnë, por ato që kuptoj.


Në gjeometri nuk ka sekte.

Sa i përket fesë, tërë njerëzit pranojnë pa pyetur besimin e të jatit, sipas zakoni, të paaftë për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra.


Bota mban dy kategori njerëzish: njerëz inteligjentë pa fe dhe njerëz fetarë pa inteligjencë.


Tërë problemi me botën është se idiotët dhe fanatikët janë aq të sigurt ndaj vetes, ndërsa të mençurit plot me dyshime.


Feja është kryevepra e artit të stërvitjes së kafshëve, sepse stërvit njeriun në atë se çfarë duhet të mendojë.


Kristiani i mirë duhet të ketë kujdes nga matematicienët dhe të gjithë ata që thonë profeci të rreme. Ka rrezik që matematicienët të kenë bërë marrëveshje me Dreqin për errësimin e shpirtit dhe për burgosjen e njeriut në vargonjtë e ferrit.


Nuk është dashuria e tyre për njeriun, por pafuqia e dashurisë së tyre që i ndalon kristianët e sotëm të na çojnë drejt e në turrën e druve.



Nuk ka aq dashuri e mirësi në botë sa të na lejohet ta shpenzojmë drejt qenieve imagjinare.


Shpjegimet misticiste konsiderohen si të thella. E vërteta është se nuk janë së paku as sipërfaqësore.


Lutja e agnostikut: "O zot, nëse ka zot, shpëtoma shpirtin, nëse kam shpirt".


Një Galileo në dymijë vjet mjafton.


Po të them se jemi të dy ateistë. Unë thjesht besoj në një zot më pak se ty. Kur të kuptosh pse ti përjashton tërë zotat e tjerë të mundshëm, atëherë do të kuptosh dhe pse unë përjashtoj tëndin.


Shumica e njerëzve parapëlqejnë më mirë të vdesin se sa të mendojnë; e në fakt ashtu dhe bëjnë.



S'ka absurditet, sado i madh qoftë, që të mos t'i ngulitet njeriut fort në kokë, nëse fillon t'ia imponosh atë para moshës 5-vjeçare, duke ia përsëritur vazhdimisht me ton tejet solemn.



Shiko njëherë parashikimin e motit para se të lutesh të bjerë shi.



Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.



Besimi është më i thjeshtë se mendimi. Ndaj dhe ka më tepër besimtarë se mendimtarë.



Një njeri i thotë Gjithësisë, "Ja, ekzistoj!" "Sidoqoftë", - përgjigjet Gjithësia, - "kjo nuk është se më ngjalli ndonjë ndjenjë detyrimi".



Të vërtetosh "Ungjijtë" me provë mrekullinë, është si të vërtetosh një absurditet me provë diçka që është kundër natyrës.



Kur shoh detarë, njerëz të shkencave natyrore e mendimtarë, njeriu është më i urti mes gjallesave. E kur shoh priftërinj, profetë e shpjegues ëndrrash, asgjë s'më vështirohet më keq se njeriu.



"Katër barnat" Nuk kemi ç'u frigohemi zotave. Nuk kemi ç'ndiejmë në vdekje. E mira mund të përftohet. E keqja mund të durohet.



Pra, dhe më e liga e të ligave, vdekja vetë, s'është asgjë për ne, sepse kur ne jemi vdekja s'është dhe kur vdekja është ne s'jemi.


Të thuash se "ligji i dytë i termodinamikës do të thotë se evolucioni s'mund të ndodhë", është si të thuash se "ligji i rëndesës do të thotë se zogjtë s'mund të fluturojnë".



Nëse 50 milionë njerëz besojnë një absurditet, prapë absurditet mbetet.


Prifti është mishërimi i rrenës.


Të dashur miq, Njeriu e krijoi zotin, jo zoti njeriun.



Gjithësia nuk u krijua as nga zotat, as nga njeriu, por ka qenë, është e do të jetë prore zjarr i pashuar.



Kristianët ngjajnë me një këshill bretkosash në kënetë, a me një sinod krimbash mbi një kodër bajgash tek kuakin e gërvijnë: "Për ne u krijua kjo Tokë!"



Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një.



Njeriu mund të ketë cilëndo fe që ka gjetur prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tinë, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej “tradhëtari”.



Hoxhallarë e priftën kena për gjithë qytetet e Shqipërisë, që për me i dalë zot besimit të vet derdhin gjakun e vet, për të shkuar në parrizë me duart të përlyeme me gjak të vëllait të vet dhe atje lart me gëzuar një jetë të këndshme me Papën, Focin, Muhamedin, shkurt me dreqin e me të birin.



Qëndrimi i shqiptarëve ndaj ritit përcaktohej në përgjithësi nga raporti që kishte riti me etnicitetin e vendit. Ata e ndiqnin atë deri në atë masë sa nuk cenonte individualitetin etnik.



Me qiejt mos u mbani, se nuk mbahen gjëkundi.


Të kemi besim vetëm në solidaritetin tonë kombëtar.


Të ndahet feja nga kombësia.


Po dhe Krishti ndë na thëntë Se – “jam grek, jakni pas meje”, Do t’i themi: - Pa mblidh mentë Se shqiptari s’vjen pas teje.


Pas Turqisë, armik e mirmosdashës i Shqipërisë është kisha greke.


Ay shqiptar që lë vëllezërit e tij e ndahet nga shqiptarët për t’u bashkuar me armiqt' e Shqipërisë i hequr prej besës, ay është tradhëtar, është armiku i kombit e mëmëdheut. Të këtillë, shqiptarë më mirë të mos jenë se të jenë. Këta duhet të vështrohen si armiq e jo si shqiptarë.


Shqiptar i vërtetë e i mirë është ay që vë gjithënjë e kurdo kombërinë përpara fesë, nuk ka vëllezër ata që ka në besën e tij, por ata që ka në kombësi të tij.


Ulemaja, dervishët e priftëria të mos përzien në mësimet e në shkollat.



Komunitetet fetare të jenë të ndara nga shteti. Myftiu i madh, eksarku e kryepeshkopi nuk duhen të përzihen veçse në punërat e fesë.



Shqiptari çka qenë kur kish besën e tij, besën e pellazgëvet, ay qe dhe si u bë i krishter, ay është edhe si mori besën e muhamedit. Besa s’e ka ndruar fare edhe kurrë, se vë gjithnjë kombërinë përpara besës.


Shqiptari është shqiptar përpara se të jetë mysliman a i krishterë.


Lereni më nj’anë fenë, Të shikojmë mëmëdhenë.


Shqipërisë nuk i duhen shkolla fetare, po shkolla kombëtare.



Kisha dhe xhamia na kanë përvëluar mushkritë, na kanë trullosur.


Fetë profetizojnë fundin e botës e mandej punojnë së bashku ta bëjnë realitet.


Mos u çuditni me kundërshtinë, përplasjet dhe urrejtjen midis këtyre tri feve: judaizmit, krishterimit dhe myslimanizmit. Kundërshtitë e tyre të brendshme ideologjike janë shumë herë më barbare se çdo tjetër. Të gjithë rivendikojnë për veten e tyre dhuratën e perëndisë, të pagabueshmen, uniken, duke i konsideruar të tjerët “dhen flijimi”, ndërsa vetveten shpëtimtarë të perëndisë. Fanatizmi i tyre i drejton drejt veprës që pëlqehet nga zoti i secilit që të të “shpëtojnë” me çdo mënyrë, qoftë dhe me prerje koke!


Pjesëtari i një fisi në Shqipërinë e Veriut në radhë të parë është shqiptar. Ai kurrë s’i ka përvetësuar mësimet e kristianizmit, as ato të islamizmit (flas vetëm për masat). Krishti dhe Muhamedi janë dy "gomerë magjikë" mbinjerëzorë, çdonjërin nga të cilët, po ta zbutësh, mund të bëjë çudira.


Për fetarët librat e fesë janë si licencat e programeve që askush s'i lexon, thjesht shkojnë në fund dhe shtypin "Pranoj".


Edhe sikur të kishte "zot", s'mendoj se do të ishte aq i fiksuar sa të fyhej nga ata që i vënë në dyshim ekzistencën.


Njeriu gjithnjë kërkon të gjejë shpjegim për gjërat që s'kupton e kur ndodh që s'gjen, e shpik.



Tre gjëra që feja i bën shumë mirë: Ndan, kontrollon dhe mashtron njerëzit.


Çka pohohet pa prova, mund të rrëzohet pa prova.



Besimi i verbër është dhurata më ironike që do të mund t'i bëhej "krijuesit" të inteligjencës njerëzore.
— Pa emër


Përderisa feja gabon në atë se nga erdhëm, sa mund të dijë se ku po shkojmë?
— Pa emër


Për shqiptarin, liria është tejet e vyer. Krishterimi e zhvendos problemin e lirisë në botë të përtejme dhe të pasigurta. Liri do të thotë atje nënshtrim ndaj zotit, siç na tregojnë fletushkat e krishtera. Shqiptarët nuk e kuptojnë këtë dhe më kot do të lodheni t'ua shpjegoni.
— Aristidh Kola



Fetë orientale karakterizohen nga reja e madhe e zotave hakmarrës e të tmerrshëm, prej të cilëve njeriu është i varur në përjetësi. Njerëzit atje janë të detyruar të kërkojnë mëshirën e shpirtmadhësisë së zotit, nën hijen e shpatës së tij, së cilës nuk i shpëton dot askush.
— Aristidh Kola



Feja e krishterë, myslimane, judaike, madje dhe ajo indiane, bazohen në ideologjinë e mëshirës. Mendoj se mëshira është alfa dhe omega e feve me prejardhje judaike. I luten me përulësi mëshirës së "zotit", që do të thotë se i luten me përulësi dhe mëshirës së kundërshtarit, të fuqishmit, të pushtuesit.
— Aristidh Kola



Besimtarët na thonë se çdo gjë duhet të ketë një krijues, por harrojnë të na thonë se si u krijua ky i fundit.
— Pa emër




Njerëzit rrallë (në mos kurrë) ëndërrojnë zota më të epërm se ata vetë. Shumica e zotave kanë sjelljen dhe moralin një fëmije të llastuar.
— Robert Hajnlajn



Kur është një ai që vuan nga iluzionet, quhet çmendi. Kur janë shumë syresh, quhet fe.
— Robert Pirsig



Nuk kam frikë nga vdekja. Kam qenë i vdekur për miliarda e miliarda vite përpara se të lindja dhe s'kam pasur as shqetësimin më të vogël.
— Mark Tuein



Frymëzimi i Biblës varet nga injoranca e atij që e lexon.
— Robert Ingersoll


Në fe dhe në politikë, besimet dhe bindjet e njerëzve janë thuajse gjithnjë të dorës së dytë dhe pranohen pa u hetuar fare.
— Mark Tuein



Shteti nuk ka asnjë të drejtë të lejojë këdo që të predikojë e t'i bashkohet çfarëdo feje që dëshiron.
— Papë Piu IX



Dikur thuhej se tërë bindjet fetare duhet të ishin të lira dhe të adhuroheshin lirisht në publik. Ne katolikët e kemi hedhur poshtë këtë ligj, sepse bie ndesh me kanonin katolik.
— Papë Piu VII



Njerëzit nuk bëjnë kurrë aq keq aq gëzueshëm se sa kur e bëjnë prej bindjes fetare.
— Blez Paskal



"Zoti është po aq i vërtetë sa dhe unë!", - kumboi zëri i tij dhe u qetësova sepse s'kish arsye se pse Plaku i Vitit të Ri të më gënjente...
— Pa emër



Njeriu i rëndomtë nuk di ç'të bëjë me jetën që ka, pale do dhe një tjetër të përjetshme.
— Anatol Frans




Teologjia kristiane nuk i kundërvihet thjesht frymës shkencore; I kundërvihet çdo lloj forme mendimi racional.
— Henri Menken



Teologji quhet përpjekja për të shpjeguar të panjohurën me anë të çka s'ia vlen të njohësh.


Nuk iu besoj njerëzve që dinë aq mirë çfarë kërkon zoti, se vërej që gjithmonë përshtatet me dëshirat e tyre!
— Suzën Enthëni



N.q.s. "zoti" kërkonte besim nga njeriu, atëherë për çfarë e shpiku arsyen?
— Pa emër



Dallimi mes një kulti dhe një feje është në sasinë e pronave.
— Pa emër



Nuk e kemi dëgjuar kurrë versionin e djallit, krejt librin e shkroi zoti.
— Anatol Frans




Idiotësia është shumë më e rrezikshme se e keqja, pasi e keqja të paktën pushon herë pas here.
— Anatol Frans




Gjithë fetë pjellin krim.
— Anatol Frans




Po them vetëm se një kishë me rrufepritës mbi çati tregon mungesë të madhe besimi.
— Dag Mak-Laud




Dikur zotat ishin të pavdekshëm.
— Pa emër




Sa herë që fetarët parashikojnë ditën kur do të vijë fundi i botës, "zoti" sikur e shtyn edhe ca...
— Pa emër



Fetari i vogël iu lut "zotit" për një biçikletë, derisa e kuptoi se feja nuk funksionon në atë mënyrë, kështu që vodhi një biçikletë dhe i kërkoi falje "zotit" për mëkatin...
— Pa emër



N.q.s. do të mund të arsyetoje dot me fetarët, s'do të kishte më fetarë...
— Pa emër



Feja e sotme është mitologjia e nesërme.
— Pa emër



S'kam nevojë për fe, kam ndërgjegje.
— Pa emër



...Dhe pastaj njeriu krijoi zotin.
— Pa emër



Zoti është një komik që luan para një publiku që ka frikë të qeshë.
— Volteri



Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli dhënësi i jetës do të ishte zoti im.
— Napoleon Bonapart




Mjeranët e shkretë i kanë mbushur mendjen vetes se do të jenë të pavdekshëm dhe do të rrojnë në përjetësi, nëse adhurojnë atë sofistin e kryqëzuar e nëse jetojnë sipas ligjeve të tij... e i marrin këto doktrina goja-gojës pa ndonjë provë të qartë. Kështu kur mashtruesit e sharlatanët hyjnë mes tyre, kaplojnë menjëherë pasuri të mëdha duke sunduar mbi këta leshko.
— Lukiani




Kisha thotë se Toka është e rrafshët, por unë e di që është e rrumbullakët, pasi kam parë hijen e saj mbi Hënë e më tepër besim kam tek një hije se sa tek kisha.
— Ferdinand Magelan





Në lidhje me zotat, nuk kam si ta di nëse ekzistojnë a jo e as se si janë.
— Protagora



Shenjtorët duhen konsideruar gjithnjë fajtorë derisa të provohen të pafajshëm.
— Xhorxh Orvell



Arsyeja duhet shkatërruar në gjithë kristianët.
— Martin Luter




Më tepër mundësi ka që t'i mësosh një gomari të lexojë, sesa të verbosh arsyen dhe ta çosh atë ku do ti, sepse arsyeja duhet mashtruar, verbuar e shkatërruar. Besimi duhet ta shkelë nën këmbë krejt arsyen, logjikën, kuptimin dhe çdo gjë tjetër që shikon se duhet zhdukur nga faqja e dheut dhe nuk duhet të dëshirojë asgjë tjetër veç fjalës së zotit.
— Martin Luter



Kushdo që dëshiron të bëhet kristian duhet t'ia çjerrë sytë arsyes së vet.
— Martin Luter



Nëse qétë e kuajt do të kishin duar të vizatonin, qétë do të vizatonin zota që ngjajnë me qé dhe kuajt zota që ngjajnë me kuaj.
— Ksenofani



Ndonëse ndokush është krejt mosbesues ndaj ekzistencës së zotave, nëse ka drejtësi të karakterit, ai e urren të keqen tek njeriu. Ky zët ndaj padrejtësisë nuk e lë atë të bëjë veprime të padrejta, e kështu tek i shmanget së padrejtës i bashkohet së drejtës.
— Platoni



Një pjesë e njerëzimit nuk beson fare në ekzistencën e zotave.
— Platoni




Vërtet e kam të vështirë të kuptoj se si do të donte ndokush që kristianizmi të jetë i vërtetë, pasi vetë gjuha e shkrimit thotë se njerëzit që nuk besojnë, gjë që përfshin babanë tim, vëllanë tim dhe pothuaj krejt miqtë e mi të ngushtë, do të dënohen. Kjo është një doktrinë e neveritshme.
— Çarls Darvin




Nuk besoj në besimet e predikuara nga kisha hebraike, kisha italike, kisha greke, kisha turke, kisha protestante e çfarëdo kishe tjetër që mund të njoh. Mendja ime është kisha ime.
— Tomas Pejn




Të arsyetosh me dikë që ka braktisur arsyen, është si t'i japësh mjekim një të vdekuri.
— Tomas Pejn



Nxehtë dhe ftohtë janë opinione; atome dhe hapësirë është realiteti.
— Demokriti



Krejt çka ekziston në gjithësi, është fryt i rastit dhe i domosdoshmërisë.
— Demokriti



Gjithçka ka shpjegim natyror. Hëna nuk është perëndi, por shkëmb i madh; dhe dielli një shkëmb i zjarrtë.
— Anaksagora



Ka diçka tejet të pashëndetshme në kristianizëm.
— Adolf Hitler




Kristianizmi i vërtetë, ai i katakombeve, merret me kthimin e doktrinës kristiane në realitet. Diç që shpie fare thjesht drejt shkatërrimit të njerëzimit. Nuk është gjë tjetër veçse bolshevizëm i përzemërt, nën një lustër metafizike.
— Adolf Hitler



Fakti pse bota e lashtë ishte aq e dëlirë, e çelët dhe e paqtë ishte sepse nuk njihte asgjë mbi dy mynxyrat më të mëdha: sifilizin dhe kristianizmin.
— Adolf Hitler



Goditja më e rëndë që ka pësuar ndonjëherë njerëzimi ishte ardhja e kristianizmit. Dhe bolshevizmi është fëmija i tij bastard.
— Adolf Hitler





Kristianizmi është një rebelim kundër ligjeve të natyrës, një protestë kundër natyrës. Në zbërthimin e vet më të skajshëm, kristianizëm do të thotë kultivim sistematik i dështimit të njeriut.
— Adolf Hitler



Nuk flasim për besim nëse themi se dy dhe dy bëjnë katër, as kur themi se toka është e rrumbullakët. Flasim për besim vetëm atëherë kur duam të zëvendësojmë ndjenjat për fakte.
— Bertrand Rasëll




Zoti i kristianëve mund të ekzistojë, po njësoj si dhe zotat e Olimpit, a të Egjyptit, a të Babilonisë. Por asnjë nga këto hamendje nuk është më e mundshme se të tjerat, madje ndodhen jashtë zonës së njohshmërisë, e kështu s'ka asnjë arsye se pse duhet të marrim ndonjërën prej tyre në konsideratë.
— Bertrand Rasëll



Nuk është si në "Bibël" se zoti e krijoi njeriun në imazhin e vet. Përkundrazi, njeriu e krijoi zotin në imazhin e vet.
— Ludvig Fojerbah



Pastorët thonë se na mësojnë të japim lëmoshë. Kjo është e natyrshme. Ata vetë jetojnë prej lëmoshëve. Tërë lypësit predikojnë se të tjerët duhet të japin.
— Robert Ingersoll



Kishat nuk kanë besim tek njëra-tjetra. Pse? Sepse e njohin njëra-tjetrën.
— Robert Ingersoll




Kleriku i parë ishte mashtruesi i parë që takoi idiotin e parë.
— Volteri



Zoti vdiq, zoti mbetet i vdekur dhe ishim ne që e vramë.
— Fridrih Niçe




Etiopasit thonë se zotat e tyre janë hundështypur e të zinj, trakasit i kanë të vetët sykaltër e flokëkuq.
— Ksenofani



Në parajsë, gjithë njerëzit interesantë mungojnë.
— Fridrih Niçe




Një shëtitje e rastit në pavionin e të çmendurve tregon se besimi nuk provon kurrgjë.
— Fridrih Niçe



I vetmi tempull që ndriçon është ai në flakë.
— Pa emër



Një tekst fetar nuk duhet kurrë t'i kalojë tri faqet. Nëse i kalon atëherë fillon e kundërthotë vetveten.
— Pa emër



Ekzistencializmi nuk është aq ateist sa të konsumohet duke provuar se zoti nuk ekzsiton. Përkundrazi, pohon se edhe nëse zoti do të ekzistonte, kjo s'do të ndryshonte kurrfarë gjëje.
— Zhan-Pol Sartër




Feja është krijuar nga njeriu për të kontrolluar individët mendjedobët, sepse në kohë mizorish dhe dëshpërimi këta e marrin fuqinë në numër.
— Benito Musolini





Me sapun pagëzimi është gjë e mirë.
— Robert Ingersoll




Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.
— Mark Tuein



Në kristianizëm as morali, as feja nuk bien në kontakt me realitetin në asnjë pikë.
— Fridrih Niçe




Tërë fetë janë themeluar mbi frikën e të shumtëve dhe zgjuarsinë e të paktëve.
— Stendali



Na ka shërbyer më së miri, ky miti i Krishtit.
— Papë Leoni X



Besimi nuk të jep përgjigje, thjesht të ndalon të bësh pyetje.
— Frater Ravus



Njeriu pa fe është si peshku pa biçikletë.
— Pa emër



Feja konsiderohet prej popullit të rëndomtë si e vërtetë, prej të mençurve si e rremë dhe prej sunduesve si e dobishme.
— Seneka i Riu




Për njerëzit që nuk iu pëlqen t'iu përqeshen besimet, ndoshta është më mirë të mos mbajnë besime aq qesharake.
— Pa emër



Jepi njeriut një peshk dhe do të ushqehet për një ditë. Mësoje të peshkojë dhe do të ushqehet për tërë jetën. Jepi një fe dhe do të vdesë urie duke u lutur për një peshk.
— Pa emër



Besimi kristian që prej zanafille është flijim, flijim i krejt lirisë, krejt krenarisë, krejt vetëbesimit të shpirtit; Është në të njëjtën kohë përulje, një vetërrënim dhe vetëgjymtim.
— Fridrih Niçe



Për sa kohë që prifti, ky mohues, shpifës dhe helmues profesionist i jetës, mbahet ende si një lloj i epërm qenieje njerëzore, atëherë nuk mund të ketë përgjigje ndaj pyetjes: "Ç'është e vërteta?"
— Fridrih Niçe



Besim do të thotë të mos duash të mësosh çka është e vërtetë.
— Fridrih Niçe



O njeri i patru, që nuk bën dot një krimb e megjithatë rri e bën zota me tepricë!
— Mishel de Montein



Feja është një pasojë e frikës. Për një pjesë të mirë të historisë njerëzore, ndoshta ka qenë një e keqe e nevojshme, por pse vallë ka qenë më tepër e keqe se sa e nevojshme? A nuk është vrasja e njerëzve në emër të zotit një përkufizim tejet i qëlluar i çmendurisë?
— Arthër Klark



Kristianizmi është feja më qesharake, më absurde dhe më e përgjakshme që ka infektuar ndonjëherë botën.
— Volteri



Tërë fetë janë bërë nga njerëzit.
— Napoleon Bonapart



Feja është nga sendet më të mira për të heshtur popullin e rëndomtë.
— Napoleon Bonapart




Tërë institucionet kombëtare kishtare, qofshin këto hebraike, kristiane a myslimane, s'më duken asgjë më shumë se krijime njerëzore, të ngritura për terrorizimin dhe skllavërimin e njerëzimit, për monopolizimin e pushtetit dhe të fitimit.
— Tomas Pejn




N.q.s. zoti foli, përse bota nuk është bindur?
— Përsi Sheli



Mund të bëj fare mirë pa zotin si në jetën time ashtu dhe në pikturën time, por ajo pa të cilën nuk mund të bëj dot, kështu tek vuaj, është diçka më e madhe se ç'jam dhe vetë, që është jeta ime, fuqia për të krijuar.
— Vinsent van Gog



Frika i solli zotat në botë.
— Petroni



Fakti se një besimtar është më i lumtur se një mendimtar, nuk do të thotë asgjë më shume se fakti që një i dehur është më i lumtur se një njeri i kthjellët.
— Xhorxh Bernard Sho



Këndvështrimi im mbi fenë është si ai i Lukrecit. E konsideroj fenë si një sëmundje të lindur prej frike dhe si një burim mjerimi të parrëfyeshëm për njerëzimin.
— Bertrand Rasëll



Mos u lut në shkollën time e as unë nuk do të mendoj në xhaminë tënde.
— Pa emër




Mos u lut në shkollën time e as unë nuk do të mendoj në kishën tënde.
— Pa emër




Klerikët e dinë që unë e di se ata e dinë se nuk dinë.
— Robert Ingersoll



Një njeri që sot do të ndiqte mësimet e Dhiatës së Vjetër, do të ishte kriminel. E nëse do të ndiqte rigorozisht mësimet e së Resë, do të ishte i çmendur.
— Robert Ingersoll




Duart që ndihmojnë janë fort më mirë se buzët që luten.
— Robert Ingersoll




Ky krim i quajtur "blasfemi" u shpik nga priftërinjtë me qëllim mbrojtjen e doktrinave që nuk qëndrojnë dot vetë.
— Robert Ingersoll



Me ç'mund të kujtoj, nëpër ungjij nuk ka një fjalë të vetme në lavdërim të inteligjencës.
— Bertrand Rasëll



Ose zoti do ta ndalojë të keqen, por nuk mundet; Ose mundet, por nuk do; Ose as nuk mundet dhe as nuk do. N.q.s. do, por nuk mundet, atëherë është i pazot. N.q.s. mundet, por nuk do, atëherë është dashakeq. Por n.q.s. zoti edhe mundet edhe do ta ndalojë të keqen, atëherë nga vjen e keqja në këtë botë?
— Epikuri



Kretin - m. sin. idiot, nga frëngjishtja "crétin", që në fillimet e saj do të thoshte "kristian".
— Pa emër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Thënie nga ateistët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ateistët janë më të ndjeshëm dhe më humanë!?
» Imagjinoni sikur ateistet ta braktisnin Ameriken
» Thenie motivuese
» Thenie mbi faljen
» Thenie te bukura

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~PARANORMALE~ :: Parapsikologji-
Kërce tek: