Vendet ku jetojnë përbindëshat dhe fantazmatKu jetojnë krijesat e frikshme që u janë shfaqur njerëzve nëpër vite
Pyjet e kështjellat, ku kanë lindur legjendat që ngjallin frikë
Në vitin 2003, Loren Coleman hapi Muzeun Ndërkombëtar të Kriptozologjisë në Portland. Coleman thotë se shteti panoramik i Mejnit, me pyjet pa kufi ka kriptidët. “Ne kemi Këmbëmadhin që erdhi nga Kebeku. Gjithashtu, kemi luanët e malit dhe panterat e zeza që nuk supozohet të jetojnë këtu”, thotë Coleman. Muzeu ofron një panoramë të gjerë të krijesave të frikshme në një natyrë mahnitëse. Shumë njerëz drejtohen në “Loch Ness”, një liqen me ujë të pastër në malet skoceze në kërkim të një krijese të pakapshme dhe me gungë në kurriz. Ajo konsiderohet si një prej krijesave më misterioze dhe legjenda e saj daton që në shekullin e VI-të. Monstra tashmë është kthyer në një krijesë komerciale, duke qenë se ekzistojnë në shitje bluza dhe objekte të tjera me imazhin e supozuar të saj. E përshkruar si një krijesë e madhe në formë shimpanzeje, e mbuluar me gëzof të gjatë, për herë të parë shfaqja e Yetit është regjistruar në shekullin e 19-të. Ndërkohë që disa shkrimtarë e përshkruajnë pamjen e një Yeti si halucinacion të shkaktuar nga mungesa e oksigjenit në malet Himalaje, kjo nuk e shpjegon raportimin për këto krijesa në vendet e ulëta të rajonit. Ferma “Monte Kristo” është një tjetër vend i frikshëm. Kjo shtëpi e ndërtuar në fund të vitit 1800 thuhet se banohet nga fantazmat e dhjetë njerëzve që kanë vdekur aty. Ato përfshijnë një vajzë të mitur të pronarit, një shërbëtore shtatzënë, të cilën e shtynë nga ballkoni dhe të një kopshtari që u vra nga një vizitor që po vinte në jetë filmin “Psycho”.Thuhet se autori i “Kont Drakula”, Bram Stoker e ka bazuar romanin me vampirë në personazhin e princ Vladit, i cili jetoi në kështjellë në shekullin e 15-të. Stoker është frymëzuar pikërisht nga rrëfenjat për dhunën e princ Vladit. Kështjella shërben akoma si një prej vendeve më të frikshme në botë. Katakombet në Paris janë vend tjetër i frikshëm. Këto gurë të mëdhenj gëlqerorë janë strehë e trupave të zhvarrosur në shekullin e 18-të nga varrezat e tejmbushura. Radhë të tëra kafkash dhe kockash gjenden në mure dhe disa vizitorë pretendojnë se kanë parë fantazma e dëgjuar pëshpërimat e të vdekurve të zhvendosur.E vendosur në jug të Nevadës, Zona 51 është një zonë “top-secret” e qeverisë që shërben si vend për testime të ndryshme ajrore. Por njerëzit që banojnë rreth e rrotull shprehen të kenë parë vazhdimisht ndër vite UFO. Kjo dhe ka tërhequr shumë vizitorë nga e gjithë bota, të cilët shpresojnë të shohin ndonjë alien.
Muzeu Ndërkombëtar i Kriptozologjisë, Portland, SHBA
Në vitin 2003, Loren Coleman hapi Muzeun Ndërkombëtar të Kriptozologjisë në Portland. Coleman thotë se shteti panoramik i Mejnit, me pyjet pa kufi ka kriptidët. “Ne kemi Këmbëmadhin që erdhi nga Kebeku. Gjithashtu, kemi luanët e malit dhe panterat e zeza që nuk supozohet të jetojnë këtu”, thotë Coleman. Muzeu ofron një panoramë të gjerë të krijesave të frikshme në një natyrë mahnitëse.
Monstra “Loch Ness”, Skoci
Shumë njerëz drejtohen në “Loch Ness”, një liqen me ujë të pastër në malet skoceze në kërkim të një krijese të pakapshme dhe me gungë në kurriz. Ajo konsiderohet si një prej krijesave më misterioze dhe legjenda e saj daton që në shekullin e VI-të. Monstra tashmë është kthyer në një krijesë komerciale, duke qenë se ekzistojnë në shitje bluza dhe objekte të tjera me imazhin e supozuar të saj.
Yeti, Nepal dhe Tibet
E përshkruar si një krijesë e madhe në formë shimpanzeje, e mbuluar me gëzof të gjatë, për herë të parë shfaqja e Yetit është regjistruar në shekullin e 19-të. Ndërkohë që disa shkrimtarë e përshkruajnë pamjen e një Yeti si halucinacion të shkaktuar nga mungesa e oksigjenit në malet Himalaje, kjo nuk e shpjegon raportimin për këto krijesa në vendet e ulëta të rajonit.
Ferma “Monte Cristo”, Uellsi i ri jugor, Australi
Kjo shtëpi e ndërtuar në fund të vitit 1800 thuhet se banohet nga fantazmat e dhjetë njerëzve që kanë vdekur aty. Ato përfshijnë një vajzë të mitur të pronarit, një shërbëtore shtatzënë, të cilën e shtynë nga ballkoni dhe të një kopshtari që u vra nga një vizitor që po vinte në jetë filmin “Psycho”.
Kështjella “Bran”, Brasov, Rumani
Thuhet se autori i “Kont Drakula”, Bram Stoker e ka bazuar romanin me vampirë në personazhin e princ Vladit, i cili jetoi në kështjellë në shekullin e 15-të. Stoker është frymëzuar pikërisht nga rrëfenjat për dhunën e princ Vladit. Kështjella shërben akoma si një prej vendeve më të frikshme në botë.
Katakombet, Paris, Francë
Këto gurë të mëdhenj gëlqerorë janë strehë e trupave të zhvarrosur në shekullin e 18-të nga varrezat e tejmbushura. Radhë të tëra kafkash dhe kockash gjenden në mure dhe disa vizitorë pretendojnë se kanë parë fantazma e dëgjuar pëshpërimat e të vdekurve të zhvendosur.
Zona 51, Nevada, SHBA
E vendosur në jug të Nevadës, Zona 51 është një zonë “top-secret” e qeverisë që shërben si vend për testime të ndryshme ajrore. Por njerëzit që banojnë rreth e rrotull shprehen të kenë parë vazhdimisht ndër vite UFO. Kjo dhe ka tërhequr shumë vizitorë nga e gjithë bota, të cilët shpresojnë të shohin ndonjë alien.
Lugina e fjetur, Uorçester, Nju Jork, SHBA
Çdo tetor vizitorët mblidhen këtu për të parë një aktor që interpreton rolin e kalorësit pa kokë, sipas personazhit të romanit “Legjenda e luginës së fjetur”. Aty mblidhen shumë vizitorë, zakonisht ata që janë të pasionuar pas historive horror.
Macet fantazma, Uitfild, SHBA
Pyjet rreth “Spalding Inn” janë të mbushur me mace fantazma. Felinët fantazma, si panterat e zeza dhe pumat e bardha janë shfaqur gjithashtu në atë zonë. E nëse Këmbëmadhi dhe demonët e familjs së maceve s’janë të frikshëm sa duhet, atëherë mjafton të imagjinoni klithmat e maceve në një natë të errët mes drurëve.
Mothman, Uest Virxhinia, SHBA
Ai ka masën e një njeriu, ka krahë dhe disa sy reflektues. Ai është shfaqur fillimisht në mes të viteve ’60 dhe ai nuk është se ka bërë ndonjë gjë të madhe për të frikësuar njerëzit, edhe pse rrëzimi i një ure lokale iu delegua atij. Sidoqoftë, ky kriptid popullor ka qenë subjekt i shumë filmave dhe librave.