Titulli: Misteri i Kështjellës Koralore në Florida Wed Jul 04, 2012 8:09 pm
Misteri i Kështjellës Koralore në Florida
Në të gjithë botën gjenden monumente të cilët memoralizojnë dashurinë midis cifteve të dashuruar. Një ndër to është edhe Taj Mahal, i cili është ndërtuar nga Shah Jahan në memorie të gruas së tij, por nuk është i vetmi. Kështjella Koralore në jug të Floridës është një kopsht i modeluar me copa koralesh, ku përfshihet edhe një obelisk 12 metra të lartë. Të gjitha këto janë ndërtuar nga një emigrant lituanez në memorie të dashurisë për të fejuarën e tij që e braktisi përpara dasmës.
Kështjella është ndërtuar gjatë natës, pasi Edward Leedskalnin nuk dëshironte që dikush ta shikonte atë, dhe e vazhdonte punën e tij nën dritën e një feneri. Pjesa më e madhe e objekteve që gjenden në këtë kopsht janë të bëra me pjesë gjigande koralesh dhe shkëmbinj sedimentarë. Në mes të kopshti gjendet edhe një tryezë në formën e një zemre ku rrotull saj janë vendosur vende për tu ulur. Të eksplorosh Kështjellën Koralore është dicka e këndshme, ku në cdo objekt që do të shikosh ka një domethënie, duke treguar dhimbjen e dashurisë për ndërtimin tyre por edhe duke e shpjeguar atë me emrat e koraleve apo edhe dolomiteve. Kështjella Koralore gjendet rreth 30 minuta në jug-perëndim të Miamit.