Njoftim alarmant: Planeti i tokës në rrezik të madh!
“Shfrytëzojmë 50% më shumë burime nga ato që toka mund të prodhojë ndaj nëse nuk ndryshon diçka, deri në vitin 2030, nuk do të na mjaftojnë as edhe dy planetë tjera” është mesazhi shqetësues që është publikuar nga Fondi botëror për mbrojtjen e natyrës.
Shumë eksploatime të resurseve natyrore, shumë harxhime dhe numri gjithnjë e më i madh i banorëve, e sjellin tokën në rrezik-shkruan në raportin e vitit 2012 të “Planetit të gjallë”, të cilin e ka publikuar ËËF, organizata më prestigjioze joqeveritare në botë për mbrojtjen e natyrës.
Siç është shprehur Jim Leape, drejtori kryesor i WWF-së, ''jetojmë sikur të kishim edhe një planet tjetër në dispozicion. Shfrytëzojmë 50% më shumë burime nga ato që toka mund të prodhojë ndaj nëse nuk ndryshon diçka, deri në vitin 2030, nuk do të na mjaftojnë as edhe dy planete tjera” është mesazhi shqetësues që është publikuar nga Fondi botëror për mbrojtjen e natyrës.
Jonathan Baillie nga Shoqata zoologjike në Londër, që është bashkautor i kumtesës, ka porositur se mospërfillja e kësaj diagnoze mund të ketë pasoja të rënda për njerëzimin. ''Mundemi ta rikthejmë shëndetin e planetit vetëm nëse përqendrohemi në rrënjët e së keqes: rritja e numrit të banorëve dhe harxhimet e tepruara të resurseve”-ka thënë ai.
Komunikatën që bëhet publike çdo të dytin vit, formalisht e ka prezantuar astronauti holandez Andre Kuipers, i cili aktualisht është në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë (ISS).
''kemi vetëm një tokë, bëjmë presion të padurueshëm ndaj planetit tonë, ndërsa në duhet ta shpëtojmë atë, të shpëtojmë shtëpinë tonë”-ka thënë Andre Kuipers.