Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sekreti i madh i jetes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Sekreti i madh i jetes Empty
MesazhTitulli: Sekreti i madh i jetes   Sekreti i madh i jetes EmptyTue May 15, 2012 11:28 pm

Sekreti i madh i jetes

Sekreti i madh i jetes 2Q==


Shumë nga sunduesit e së shkuarës e kanë ditur "sekretin" dhe e kanë përdorur atë.
Ai është mbajtur larg nga masat, në mënyrë që të kishin pushtet dhe të sundoni më lehtë mbi ta.
Njerëzit që e kanë ditur këtë, kanë qënë figurat më të mëdha historike: Platoni, Shekspiri, Njutoni, Ajnshtajni, Hygoi, Bet'hoveni, Linkolni, Emersoni etj të cilët e kanë ditur dhe e kanë përdorur sekretin. Dhe " sekreti " ka qënë çelësi i suksesit të tyre. Po bëhet fjalë për sekretin i cili të mundëson të kesh çfarëdo që të dëshirosh.
Kjo shpjegon atë që pse një grup i vogël njerëzish kanë patur pushtet dhe ndikim mbi një grup tjetër më të madh, të cilët për nga aftësitë dhe rrethanat mund të kenë qënë të barabartë. Ata dinin diçka, ata kuptuan "sekretin".
Zoti, Krijuesi i gjithësisë, e ka përsour krijmin dhe ka vendosur ligje që veprojnë mbi të. Këto ligje bëjnë të mundur që të mbretërojë rendi, rregulli dhe qëndrueshmëria.
Ne të gjithë punojmë me fuqi të pashtershme, ne të gjithë udhëhiqemi nga të njejtat ligje, kudo që të ndodhemi. Ligjet e universit janë gjithpërfshirëse, ato realizohen njelloj në çdo vend dhe në çdo kohë. Pas kësaj fshihet një sekret, dhe ty po të tregohet.
Sekreti është " LIGJI I TËRHEQJES ", një nga ligjet më të mëdhenj të universit, i cili mbretëron kudo në univers dhe që mundëson harmoni në çdo nivel të krijimit duke filluar që nga galaktikat gjigande, planetet e deri tek atomi dhe kuantet, grimcat me elementare të materies. Çdo nivel ka një bashkëveprim në bazë të këtij të cilin Zoti e vendosi mbi materien.

Por si funksionon kjo tek njeriu?

Njeriu është krijesa më e mrekullueshme në natyrë. Ai shfaq dukshëm madhështinë, urtësinë dhe përkryerien e arkitektit dhe Krijuesit të tij, Zoti të gjithësisë. Ndryshe nga krijesat e tjera, njeriu ka një dhuratë të paçmueshme e cila bën që të ketë diferencë të dukshme ndërmjet tij dhe krijesave të tjera, dhe e bën më superior se ato në shumë aspekte dhe kjo dhuratë është mëndja.
Mëndja është burimi nga ku lind sekreti. Gjithçka që vjen në jetën tuaj e tërhiqni ju aty, dhe ju e tërhiqni nga virtyti i imazheve që ndodhin në mëndjen tuaj.
Mënyra më e thjeshtë për ta kuptuar këtë është ta mendoni veten si një magnet, dhe ju tërhiqni çdo gjë që mendoni dhe e gjitha kjo përkthehet në tre fjalë të thjeshta: mendimet - bëhen - gjëra.
Mendimet kanë frekuencat e tyre dhe çdo mendim mund të matet sipas frekuencës që ka.
Nëse ju mendoni ose imagjinoni diçka, ai mendim transmeton sinjale magnetike në hapsirë në vija paralele që më pas rikthehen përsëri tek ju.
Pra nëse ju mendoni për gjëra pozitive, ato gjëra do t'i tërhiqni dhe do t'i merrni, pokështu e njejta gjë ndodh nëse mendoni gjëra negative.
Kur mendoni për gjërat që doni apo që nuk doni, dhe përqëndroheni tek ato me gjithë vëmendjen tuaj, "Ligji i tërheqies" do t'ju sjellë gjithmonë atë që mendoni.
Pra ai varet nga mendimet tuaja.
Gjëja që duhet të dini është se ligji i tërheqjes është gjithmonë në punë, ashtu siç është në punë edhe mëndja juaj. Çfarëdo që të mendoni për të kaluarën, të tashmen apo të ardhmen, ai është gjithmonë në punë dhe do të veprojë.
Nëse ankoheni për diçka, në fakt ju po e përkeqsoni atë edhe më shumë.
Kur përqëndroheni tek diçka me shumë pasion, e bëni atë të ndodhë edhe më shpejt, prandaj përqëndrohuni tek ato gjëra që dëshironi dhe jo tek gjërat që nuk i dëshironi. Nëse jeni pesimistë, ju tërhiqni rreth vetes njerëz dhe rrethana të ngjashme me atë që mendoni, prandaj kujdesuni dhe përqëndrouni vetëm tek ato gjëra që ju pëlqejnë, dhe që do të donit t'i kishit.
Krijimi vazhdon gjithmonë. Sa herë që një individ ka një mendim ose një mënyrë kronike të zgjatur të të menduarit, ai është përfshihet në proçesin e krijimit, diçka do të shfaqet nga ato mendime. Duhet të jeni optimistë në perspektivat dhe orientimet tuaja për të ardhmen, në mënyrë që të tërheqni rreth vetes njerëz, ngjarje dhe rrethana optimiste.
Ju mund ta shihni ligjin e atraksionit kudo.
Ju tërhiqni rreth vetes çdo gjë: njerëzit, punën, rrethanat, shëndetin, pasurinë, borxhin, gëzimin, makinën që ngisni, komunitetin në të cilin jetoni dhe i tërheq pas vetes si magnet. Atë që mendoni e sillni.
Jeta është manifestim fizik i asaj që keni në kokë. Fizika kuantike fillon duke u orientuar nga një zbulim shkencor që thotë se:
" Mëndja i jep formë gjësë që po perceptohet. "
Vetëm atëherë kur ne marrim informacion nëpërmjet pesë shqisave tona për diçka, atëherë ajo fillon të ekziston për ne. Ky është sekreti i materies.
Njerëzit duhet të dinë dy gjëra:
E para, është provuar shkencërisht se një mendim pozitiv është qindra herë më i fuqishëm se një mendim negativ.
E dyta është se falë Zotit ky ligj ka një realizim të vonshëm, që do të thotë se mendimet nuk bëhen menjëherë të vërteta, do të kishte probleme po të ishte kështu. Vonesa në kohë ju shërben. Ju lejon të rivlersoni, të mendoni për atë që doni dhe të bëni një zgjedhje më të lehtë dhe më të përshtatshme.
Shumica jonë tërheqin automatikisht, mendojnë se nuk kanë kontroll mbi asgjë, dhe ndjenjat e tyre i drejton "piloti automatik", pra gjithçka na vjen automatikisht. Nëse e dëgjoni këtë për herë të parë, mund të mendoni që tani do t'ju duhet të kontrolloni çdo mendim tuajin. Për ne është e pamundur të kontrollojmë çdo mendim që kemi.
Kërkuesit thonë që ne kemi rreth 60 000 mendime në ditë. Imagjinoni se sa të lodhur do të ndjeheshim po të kontrollonim të gjitha mendimet që do të na vinin. Por ka një mënyrë më të lehtë për ta bërë këtë, janë ndjenjat tona.
Ndjenjat tona na tregojnë se çfarë po mendojmë. Pra mendimet shkaktojnë ndjenja, ajo që po mendojmë po përkthehet në ndjenja.
Emocionet janë një dhuratë e pabesueshme për të na treguar se çfarë po tërheqim pranë vetes.
Kemi dy lloje ndjenjash: të mira dhe të këqija, dhe ju e kuptoni ndryshimin mes tyre sepse të parat ju bëjnë të ndjeheni mirë ndërsa të dytat keq.
Kryesorja është të keni ndjenja të mira dhe ju e dini kur vijnë, sepse ju bëjnë të ndjeheni mirë.
Ato janë: entuziazmi, gëzimi, mirnjohia, dashuria…
Kur përjetoni ndjenja të mira, do tërhiqni rreth vetes ndjenja edhe më të mira, dhe gjëra që ju bëjnë të ndjeheni mirë.
Ndërsa ndjenjat e këqija janë: pikëllimi, faji, inati, zemërimi…
Janë këto ndjenja që të bëjnë të pafuqishëm, ato janë ndjenjat e këqija. Përpiquni t'i largoni ato, përndryshe ato do t'ju shtohen edhe më shumë.
Nëse ndjeheni mirë po krijoni një të ardhme që është në rrugë të mbarë me atë që dëshironi.
Dhe nëse ndjeheni keq po krijoni një të ardhme që s'përputhet me atë që dëshironi. Pra ju do të merrni atë që ndjeni, jo thjeshtë atë që mendoni.
Prandaj njerëzit, si të ngrihen në mëngjes, ashtu u shkon edhe dita. Nëse e fillojnë ditën mbarë, janë të lumtur, me humor të mirë dhe nuk lejojnë që diçka tua ndryshojë humorin, do të tërheqin rreth vetes njerëz dhe rrethana gjithnjë e më të mira.
Po kështu, nëse ndjehn keq, do tërhiqin gjëra edhe më të këxxx. Pra mendimet dhe ndjenjat tuaja krijojnë jetën tuaj.

" Krijo universin tënd gjatë rrugës."
Wiston Çërçill

Është e rëndësishme që të ndjeheni mirë, sepse kjo ndjenjë është sinjali që shkon në univers dhe fillon të tërheqë më shumë, nga ai tek ju. Sa më shumë të ndjeheni mirë, aq më shumë do të tërhiqni gjëra që ju ndihmojnë të ndjeheni edhe më mirë dhe ju ngrenë lart e më lart.
Kur ndjeheni keq, e dini që këtë mund ta ndaloni ?
Mendoni diçka të bukur ose diçka që ju e dini më mirë se mund tjua ndryshojë gjendjen. Mendojeni atë dhe mbajeni në kokë dhe mos lini diçka tjetër t'jua largojë këtë. Bllokoni çdo gjë përveç këtij mendimi, dhe patjetër që do të ndjeheni më mirë dhe do ta përmisoni ndjeshëm gjendjen emocionale. Jeta mund të jetë absolutisht fenomenale, dhe ashtu do të jetë, kur të filloni ta përdorni sekretin.

Cila është detyra jonë në procesin e krijimit dhe cila është detyra e universit ?

Le të përdorim një metaforë. Mendoni për Aladinin dhe llambën e tij. Aladini e fërkon llambën dhe del xhindi. Xhindi i thotë gjithmonë një gjë: "Dëshira jote është urdhër për mua."
Merreni këtë metaforë dhe zbatojeni në veten dhe në jetën tuaj. Procesi krijues ka ekzistuar dhe do të ekzistojë edhe në të ardhmen.
Ai përbëhet nga tre hapa:
Hapi i parë është të kërkoni… T'ë përcaktoni se çfarë doni nëpërmjet mendimeve tuaja.
Hapi i dytë është të besoni… Besoni që tashmë është i juaji. Kini atë që quhet besim i patundur. Nuk është e nevojshme të dini se si do të realizohet kjo, juve ju duhet vetëm ta dëshironi. Shumë prej nesh nuk ja kanë arritur të dëshirojnë diçka, sepse nuk kanë mundur ta kuptojnë se si do t'ju ndodhë.
Nëse bëni pak kërkime, ata që kanë mundur të arrijnë diçka, nuk e kanë ditur se si do të ndodhë ajo. Ata dinin vetëm që do ta bënin. Ju nuk e dini se si do t'ju shfaqet dhe kjo s'ka shumë rëndësi për ju rëndësi kanë mendimet pozitive. Ajo që ju duhet është ndjenja e fortë e besimit se ajo gjë do të ndodhë dhe kjo do t'ju ndihmojë ta tërhiqni.
Shumicën e kohës kur nuk shohim gjërat që kemi kërkuar, zhgënjehemi, hidhërohemi dhe fillojmë të dyshojmë. Dyshimi të sjell një ndjenjë hidhërimi. Njiheni atë ndjenjë dhe zëvëndësojeni me një ndjenjë besimi të patundshëm. Unë e di dhe e kam të qartë se do të ndodhë … dhe do të ndodhë… kini pak durim dhe rezultatet do të shfaqen.
Hapi i tretë është të marrësh. Gjeneroni ndjenjat e idesë së të pasurit të asaj që doni. Bëni çdo gjë që do t'ju ndihmojë për ta pasur atë gjë. Duhet të ndjeheni mirë për këtë njësoj sikurse do të ndjeheshit kur ta merrnit atë gjë. Ju do të tërhiqni çdo gjë që do të kërkoni, prandaj mbani imazhet e asaj që doni. Mund t'ja filloni nga hiçi, dhe nga hiçi e pa asnjë mundësi rrugët do t'ju hapen.
Më pas, detyra juaj është të veproni sapo t'ju vijnë idetë, impulsi i brendshëm dhe rrethanat e përshtatshme pastaj veproni pa hezitim.
"Bëni hapin e parë në besim. S'keni pse t'i shihni të gjitha shkallët, vetëm bëni hapat e parë."
N. L. King

Sa kohë do të zgjasë realizimi dhe zbatimi ?

Nuk ka një rregullore që thotë se kjo do të zgjasë gjysmë ore, një ditë, një javë apo një muaj… kjo varet nga harmonia juaj me universin.
Dimensionet s'janë asgjë për universin. Në nivel shkencor, nuk është më e vështirë të tërheqësh diçka gjigande sesa diçka të vogël.
Universi ndodh gjithçka pa u sforcuar fare.
Bari nuk rritet me vështirësi, është planifikuar bukur, po kështu edhe lëvizja e planetëve gjigandë.
Gjithçka varet nga ajo që po ndodh, kështu që ne themi: " Kjo është e madhe, do të dojë ca kohë, kjo është e vogël do t'i kushtoj një orë kohë. Këto janë rregullat tona që i përcaktojmë vetë. Por sipas ligjeve të universit s'ka asnjë rregull, ju siguroni ndjenjat, dhe do të merrni përgjigje.
Njerëzit e fillojnë zbatimin e kësaj me gjëra të vogla. Për shembull: bëjeni qëllimin tuaj për të tërhequr një finxhan kafeje sot, dhe do ta tërhiqni.
Përfytyroni një bisedë me një mik të vjetër që keni kohë që s'e keni takuar. Dikush do të fillojë t'ju flasë për atë njeri, ai do t'ju telefonojë, ose do të merrni një letër prej tij.
Ose para se të shkoni në një vend me makinë ku keni problem me vendin e parkimin, mendoni një hapsirë që do ta gjeni për të parkuar. Dhe atë do ta gjeni ose do të prisni 1-2 minuta, dhe dikush do tjua lirojë një vend. Praktikojeni dhe do të habiteni se si do t'i gjeni vendet e parkimit.
Shumë njerëz ndjehen të bllokuar, të burgosur ose të izoluar nga rrethanat e tyre aktuale. Por sido që të jenë rrethanat tuaja, ky është vetëm realiteti juaj aktual. Dhe ky realitet do të fillojë të ndryshojë si pasojë e përdorimit të sekretit, pra ligjit të tërheqjes. Kur të doni të ndryshoni rrethanat, më parë duhet të ndryshoni mendimet dhe ndjenjat tuaja.
Nëse ju nuk prisni gjëra të bukura, ky mesazh dërgohet në univers dhe rezultatet do të jenë jo të këndshme. Ju e konfirmoni çdo ditë gjendjen tuaj.
Shumë njerëz e shohin veten e tyre dhe thonë: "ky jam unë". Nuk jeni ju, por jeni ai që keni qënë. Nëse shihni gjendjen tuaj aktuale, mund të mos keni shumë para, apo s'keni lidhjet që doni, ose shëndeti dhe forma fizike s'ju kënaqin, s'jeni ju ai, ky është rezultati i mendimeve tuaja dhe veprimeve që kemi bërë në të kaluarën.
Kur shikoni gjëndjen aktuale dhe e përkufizoni veten si të tillë, e dënoni veten që të jeni të tillë edhe në të ardhmen.
" Ne jemi rezultat i asaj që kemi menduar." Buda

Ç'mund të bëni tani për ta ndryshuar gjëndjen tuaj ?

Mund të përmendim dy-tre mënyra të thjeshta.
Së pari: filloni të bëni një listë gjërash për të cilat jeni mirënjohës.
Filloni me këtë sepse kjo jua ndryshon energjinë, fillon t'ju ndryshojë mendimet. Para këtij ushtrimi mund të jeni të përqëndruar në atë që nuk keni, në ankesat dhe në problemet që keni.
Kur ta bëni këtë ushtrim, do të filloni të shkoni në një drejtim tjetër, do të filloni të ndjeheni mirnjohës për gjërat për të cilat ndjeheni mirë.
Sa më mirënjohës të ndjeheni, aq më shumë gjëra të mira do të tërhiqni rreth vetes. Sepse kjo është ndjenja që duhet të keni dhe me të cilën duhet të zgjoheni çdo mëngjes. Mirnjohja është mënyra më e mirë për t'i shtuar gjërat e mira në jetë. Sapo të filloni të ndjeheni ndryshe rreth asaj që keni, dhe jeni mirnjohës, do të filloni të tërhiqni rreth vetes edhe më shumë gjëra të cilat i pëlqeni.
Zoti ka thënë: Nëse falenderoni (tregohuni mirënjohës), Unë (Zoti) do t'jua shtoj...
Kurani 14;7
Një shembull interesant për ligjin e tërheqjes është eksperimenti i realizuar mbi atletët olimpikë i quajtur: " Prova vizuale motorike ".
Gjëja interesante e kësaj prove ishte se u morën atletët olimpik dhe u lidhën me paisjet e sofistikuara. I kërkuana ta bënin garën e tyre vetëm me mendje.
Rezultatet ishin të pabesueshme. Gjatë garës të njejtët muskuj lëvizën në të njejtën sekuencë, ashtu siç do të bënin në të vërtetë.
Si është e mundur kjo?
Mendja s'e dallon nëse po e bëni vërtet garën, apo është thjesht stërvitje. Nëse keni qënë atje me mendje, do të shkoni edhe me trup.
" Kur përfytyroni, atëherë materializoni ".
Denis Uaiti (Psikolog)
Është ndjenja ajo që krijon tërheqjen, jo vetëm imazhi apo mendimi. Shumë njerëz mendojnë se nëse kanë mendime optimiste, ose nëse përfytyrojnë atë që duan kjo mjafton. Por nëse e bëni këtë pa u ndjerë i shpërblyer, pa jetuar një gjëndje gëzimi apo dashurie, nuk e krijoni fuqinë e duhur.
Përcaktoje qartë dhe me fuqi ndjenjën tënde dhe qëndroji besnik dhe i palëkundur asaj.
Kjo ndjenjë dhe ky vizion i brëndshëm, do të fillojë të jetë një dritare e hapur nëpërmjet së cilës fuqia e universit do të fillojë të shprehet tek ju.
" Se çfarë është kjo fuqi s'e di, di vetëm që ajo ekziston." B. Hill
Detya jonë nuk është të kuptojmë "si "- në, ajo do të dalë nga përkushtimi dhe besimi tek realizimi i saj. Ju do të doni ta bëni çdo ditë, por është kontradiktore fakti që kjo mund t'ju duket si një detyrë. Gjëja më e rëndësishme për sekretin është të ndjeheni mirë. Ju doni të ndjeheni i gëzuar nga ky proçes, doni të jeni në humor të mirë, të lumtur dhe në harmoni sa më shumë të jetë e mundur.
Ndryshimi i vetëm mes njerëzve që jetojnë në magjinë e jetës dhe atyre që nuk jetojnë kështu, është se njerëzit që jetojnë me magjinë e jetës kanë krijuar një manual jetese. Ata janë mësuar duke përdorur "ligjin e tërheqjes" dhe atyre u ndodhin gjëra magjike kudo që të shkojnë. Sepse ata kujtohen ta përdorin sekreti, dhe e përdorin atë gjatë gjithë kohës.
Disa njerëz e përdorin për pak kohë dhe janë të aftë, ata thonë; "jam i entuziazmuar, tani e mësova dhe do ta ndryshoj jetën." Por fillimisht rezultatet nuk duken në horizont, dhe sapo shfaqen rezultatet e para sipërfaqësore, dikush duke parë këto pak rezultate mund të thotë: " Kjo nuk bën " dhe e dini se ç'thotë universi ?
" Dëshira jote është urdhër për mua." Rezultatet ikin dhe gjëndja rikthehet si më parë. Bëni pak durim në mënyrë që të keni rezultate të plota.
" Imagjinata është gjithçka, parashikim i tërheqjeve të ardhshme." A. Ajnshtajn
Vendosni se çfarë do të dëshironit. Besoni se mund ta keni, besoni se e meritoni, besoni se është e mundur për ju. Pastaj mbyllni sytë çdo ditë për disa minuta, dhe përfytyrojeni atë sikur e keni.
Dilni nga kjo dhe përqëndrohuni te gjërat për të cilat jeni mirnjohës dhe falenderojeni Zotin për këto mirësi, gëzohuni, pastaj jetoni ditën tuaj. Transmetojani këtë mesazh në univers dhe rezultatet do të vijnë.
" Çfarëdo që të sajojë mendja e njeriut, muud ta arrijë atë." W. Klementston
Duhet t'i vini vetes një qëllim aq të madh sa që po ta arrinit do t'ju trulloste. Edhepse ju nuk shihni para jush asnjë mundësi, asnjë strategji, deklarojeni atë dhe besoni tek realizimi i saj, bëni sikur tashmë është e vërtetë dhe lëshojeni në univers, përfytyroni sikur qëllimi është arritur, dhe kjo do të ndodhë më pas. Ky sinjal i fuqishëm do të tërheqë pranë jush njerëzit, rrethanat, paratë, biznesin… suksesin tuaj.
Shumica e njerëzve duan të çlirohen nga borxhet, por kjo do t'ju mbajë me borxhe përgjithmonë.
Do tërhiqni atë që keni në mëndje.
Ju do të thoni: " Po mendoja të çlirohesha nga borxhet ". Nuk ka rëndësi nëse keni thënë "çlirim" apo "hyrje në borxhe". Nëse keni në mëndje borxhe, borxhe do të tërhiqni. Ankesat tuaja do tjua shtojnë problemin edhe më shumë.
Kur ju përqëndroheni tek mungesat, te gjërat që s'i keni, ankoheni për to në familje apo diskutoni për to me miqtë tuaj, në fakt s'do t'ja dilni kurrë, sepse filloni të tërhiqni më shumë nga ato që s'keni
Nëse doni bollëk dhe prosperitet atëhere përqëndrouni tek ato që doni.
P.sh nëse jeni mësuar me idenë: "Duhet punuar shumë për të fituar ca para", atëherë zëvendësojeni këtë me: "Paraja vjen lehtë dhe shpesh" pavarësisht se mendje juaj mund t'ju thotë: "Gënjeshtar, s'është e vërtetë".
Fillimisht në mëndjen tuaj do të fillojë të ndodh një "lojë tenisi" ndërmjet jush dhe mëndjes tuaj deri sa të triumfoni, dhe ideja e re të instalohet në mëndjen tuaj.
Shumë njerëz fitojnë shumë para, por rrethanat dhe lidhjet e tyre ta shpifin. Kjo s'është pasuri e vërtetë, mund t'i shkoni prapa parasë dhe të bëheni i pasur, por kjo nuk ju siguron atë që doni. Nuk po themi se paraja s'është pjesë e pasurisë, por ajo është vetëm njëra nga pjesët.
Ka dhe njerëz të tjerë që janë shpirtëror, por ata janë të sëmurë dhe trokë gjithmonë. Dhe as kjo s'është pasuri e plotë. Jeta supozohet që të jetë e bollshme në të gjitha fushat. Pasuria, shëndeti, puna apo njeriu që duam, nuk na sigurojnë gjithmonë lumturi. Sa e sa njerëz i kanë këto, por atyre i mungon lumturia. Por pse ndodh kjo ?
Kjo sepse nuk dijmë se ç'duhet të kërkojmë.
Pasuria e vërtetë është ajo që bashkon gëzimin, lumturinë e brëndshme me pasurinë dhe bollëkun e jashtëm. Duhet kuptuar se gjëndja e brëndshme është më e rëndësishme se e jashtmia, por të dyja janë të nevojshme dhe se balanca ndërmjet tyre sjell lumturinë e vërtetë dhe të qëndrueshme.
Në lidhjet me njerëzit dhe marrëdhëniet me ta, një pikë e rëndësishme është që ju të kuptoni veten.
Si prisni që dikush tjetër ta pëlqejë shoqërinë me ju, kur ju nuk e pëlqeni atë as vetë ?
A e trajtoni ju veten siç pëlqeni t'ju trajtojnë të tjerët ?
Ju bëni zgjidhje për veten tuaj, s'duhet të mendoni për tjetrin: " Ju më jeni borxhli, duhet të më jepni më tepër ".
Jepini më shumë vetes, gjeni kohë për t'i dhënë vetes që ta mbushni veten deri në limit, që të keni më bollëk dhe të merrni më tepër.
Atë që mendoni për veten, atë do ta tërhiqni.
Po të doni veten, do të doni edhe të tjerët.
Në lidhjet me njerëzit, ne jemi mësuar të ankohemi për të tjerët. Përqëndrohemi gjithmonë te tjetri, kjo është gabimi. Që një lidhje të funksionojë duhet të përqëndroheni tek gjërat që ju pëlqejnë tek tjetri.
Kur të përqëndrohemi te gjërat që na pëlqejnë, ato do të shtohen. Gëzimi juaj gjëndet brënda jush, përdoreni.

Ndikimi i mendimeve tona.

Është e rëndësishme të dimë që trupi ynë është produkt i mendimeve tona. Mjeksia shkencore po fillon të kuptojë se deri në ç'gradë natyra e mendimeve dhe emocioneve përcakton substancën fizike, strukturën dhe funksionin e trupave tanë.
Në artin kurativ njihet efekti "plasibo".
Supozohet që "plasibo" të jetë diçka që s'jep efekt në trup. Si p.sh një tabletë sheqeri, apo diçka tjetër.
I thoni pacjentit se ky ilaç ka një efekt të caktuar dhe ndodh që "plasibo" të japë atë efekt, madje edhe më tepër sesa mjekimi specifik për atë sëmundje. Është zbuluar që mëndja njerëzore është faktori më i madh në artet kurative, ndonjëherë më shumë se mjekimet.
Por kjo s'do të thotë se duhet ta mohoni mjekësinë, pasi format e shërimit janë të shumëllojshme. Çdo formë shërimi e ka një vend, dhe efektet e saj mund të janë provuar.
Ka me mijra diagnoza dhe sëmundje. Ato janë pika e dobët, janë rezultati i një gjëje, stresit. Kur i vini shumë presion zinxhirit, i vini shumë stres sistemit dhe njëra nga hallkat këputet, kjo ndodh edhe tek njeriu.
Filozofia jonë krijon sëmundje, për të na treguar se kemi një perspektivë të çekujlibruar që nuk ndiejmë dashuri dhe nuk jemi mirënjohës. Pra nuk tregohemi falenderues për mirësitë që kemi, por përqëndrohemi te e keqja dhe i harrojmë të mirat që na rrethojnë.
Kur një njeri shfaq simtoma sëmundjeje, ai mund t'i largojë këto me forcën e besimit dhe mendimet e tij pozitive. Ne kemi brenda vetes një program themelor, quhet vetëshërimi. Nëse ke një plagë, ajo mund të mbyllet. Po pate një infeksion bakterial, sistemi imunitar vepron dhe mund ta eliminojë atë. Sistemi imunitar është krijuar që trupi të shërojë vetveten.
Sëmundja nuk mund të jetojë në një trup që është në gjëndje të shëndetshme emocionale. Trupi juaj hedh me miliona qeliza çdo sekondë dhe krijon me mijra të tjera. Disa pjesë të trupit tonë zëvendësohen çdo ditë, pjesë të tjerat duan disa muaj, të tjerat disa vite. Por brenda pak vitesh do të keni një trup krejt të ri.
Nëse keni një sëmundje dhe po përqëndroheni te ajo duke i folur njerëzve për të, në fakt do të krijoni më shumë qeliza të asaj sëmundje. Përfytyrojeni veten duke jetuar në një trup shumë të shëndetshëm dhe lëreni doktorin të merret me të.
Kur një njeri përqëndrohet tek ajo që s'shkon mirë dhe tek simtomat e saj, do t'i përshpejtojë ato. Shërimi s'do të vijë deri sa ta zhvendosë mendimin e tij nga të qënit i sëmurë në të qënit i shëndetshëm, sepse ky është ligji i tërheqjes.
Mendimet më të lumtura të çojnë tek një biokimi më e lumtur. Një trup më i lumtur është më i shëndetshëm. Mendimet negative dhe stresi janë vërtetuar se përkeqësojnë trupin dhe funksionet natyrore të tij. Janë mendimet dhe emocionet tona ato që rimblidhen, riorganizohen dhe ndikojnë në rikrijimin e vazhdueshëm të trupit tonë.
Hiqeni stresin fiziologjik nga trupi dhe trupi do të bëjë atë që ka për detyrë, do ta shërojë veten, Zoti ka krijuar në trupin tonë sistemin imunitar i cili reagon ndaj çdo sëmundje. Kanë ndodhur çudira me këtë, janë shëruar sëmundje të rënda që nuk mendohej se mund të shëroheshin. Forca e besimi tuaj ju ndihmon të shëroheni. Njeriu shëndrohet në atë për të cilën mendon. Mendoni shërimin dhe ai do t'ju vijë.
Njerëzit kanë një tendencë, për t'i parë gjërat që duan, dhe thonë: " Po ajo më pëlqen, atë e dua ". Por ata shohin edhe gjërat që nuk i duan dhe i japin po aq energji, në mos edhe më shumë, me idenë se mund ta vulosin këtë, ta eleminojnë, dhe ta harrojnë.
Në shoqërinë tonë ne jemi të kënaqur me luftën kundër çdo sëmundjeje të rëndë, kunder luftrave dhe çdo fenomeni që nuk e duam. Gjërat në të cilat përqëndrohemi bëhen realitet.
Nëse jemi shumë të nevrikosur për një luftë që po vazhdon, konflikt apo vuajtje, po i shtojmë energji edhe më tepër asaj. Kjo krijon vetëm rezistencë.
Një shprehje e urtë thotë: "Asaj që i reziston, ajo insiston të ndodhë edhe më shumë." S'ka kuptim që t'i japim të gjithë energjitë tona problemeve tona.
Veproni ndryshe.
Nëse jeni kundër luftës atëherë ju jeni pro paqes.
Nëse jeni kundër urisë atëherë jeni pro njerëzve që të kenë më shumë për të ngrënë. Nëse jeni kundër një politikani të caktuar, atëherë jeni pro një kundërshtarit të tij politik. Pra përqëndrojini energjitë tuaja në drejtimin pazitiv të gjërave.
Shpesh zgjedhjet favorizojnë personin që njerëzit kundërshtojnët më shumë, kjo sepse ai po merr gjithë energjinë dhe vëmendjen e duhur.
Duhet të përqëndroheni tek ajo që doni, jo tek ajo që s'doni sepse kjo ju jep mundësi të thoni: ''Këtë e dua". Kur zëri dhe shikimi përbrenda bëhen më të thellë, më të qartë e më tingëllues se opinionet jashtë, e keni nën kontroll jetën tuaj.
Mësohuni të jeni i qetë, ta hiqni vëmëndjen nga ajo që nuk doni, dhe nga ngarkesat emocionale rreth saj. Përqëndrojeni vëmëndjen tek ajo që doni të përjetoni. Energjia rrjedh aty ku shkon vëmëndja. Nuk ndryshohet e keqja duke u përqëndruar tek ajo vetë, por tek e kundërta e saj, tek e mira.

Nëse të gjithë e përdorin sekretin nuk do të mbaronin të mirat ?

E bukura e sekretit të madh është se ka për të gjithë. Ekziston një gënjeshtër që vepron si virus në mendjen e njerëzve. Dhe kjo gënjeshtër është që s'ka për të gjithë, ka mungesë, kufizim dhe s'ka mjaftueshëm.
Zoti, Pronari i vërtetë i universit, është plot begati dhe mirësi. Ai ia dhuron mirësitë e Tij atij që dëshiron dhe begatitë nuk pakësohen kur i jep.
Gënjeshtra e pakësimit i bën njerëzit të mendojnë për frikë, zili e kopraci, dhe këto mendime bëhen përvoja e tyre. Pra bota ka pirë një pilulë makthi.
E vërteta është se ka më shumë të mira, ka më shumë ide krijuese, më shumë fuqi, më shumë dashuri, më shumë gëzim dhe e gjithë kjo fillon të vijë te një mëndje që e njeh natyrën e vërtetë.
Çdo mësues i madh që ka ardhur në këtë botë, na ka mësuar se Zoti e ka bërë të bollshme këtë botë dhe furnizimet e Tij janë të pashtershme per atë që i kërkon, por kjo varet nga forca e besimit tonë.
Kështu që kur mendojmë se burimet po shterojnë, gjejmë burime të reja për të arritur të njejtat gjëra. Edhepse themi se na mungon diçka, kjo ndodh sepse s'e hapim mendjen tonë për të parë çfarë kemi rrotull.
Kur të gjithë të jetojnë të drejtuar nga zemra, dhe në ndjekjen e asaj që duan, nuk kërkojnë të njejtat gjëra, kjo është bukuria e kësaj. Ne nuk duam të gjithë gjërat e mëdhaja, nuk duam të njejtin njeri, nuk duam të njejtën përvojë dhe të njejtat rroba, ne nuk duam të gjithë... thojeni ju.
Ka mjaftueshëm për të gjithë, nëse e besoni, nëse e fshihni, nëse veproni nëpërmjet tij do t'ju shfaqet, kjo është e vërteta.
Gjithçka që doni, hareja, gëzimi, dashuria, bollëku, prosperiteti është aty dhe është gati duke pritur që ta kapni. Duhet të jeni të uritur për të, duhet ta doni, duhet të keni qëllime, Kur keni qëllime dhe keni pasion për atë që doni, do t'ju vijë ajo që keni dashur.
Këtu qëndron edhe sekreti i lutjes tek religjonet, forca e besimit në realizimi e saj krijon energjinë e duhur dhe bën që ajo të realizohet, ndërsa dyshimi e ndërpret realizimin e saj.
Njihini gjërat e mrekullueshme rreth jush dhe bekojini ato. Nga ana tjetër për gjërat që s'po funksionojnë ashtu siç doni ju, mos harxhoni energji duke u ankuar apo duke fajsuar, përqafoni çdo gjë që doni dhe do të keni më tepër nga ato.

Ne dhe universi.

Nëse shikoni dorën tuaj, ajo ju duket e fortë, por nuk është e tillë. Nëse e merrni dhe e vendosni nën një mikroskop të përshtatshëm do të shikoni një masë energjie që dridhet. Gjithçka është e bërë nga e njëjta gjë, qoftë dora juaj, oqeani ose dhe një yll.
Gjithçka është energji. Për ta kuptuar më mirë: kemi universin, galaktikën, planetin dhe individët. Pastaj brenda nesh sistemet organike, qelizat, atomet dhe brenda atomit energji. Pra ka shumë nivele që mund të flasim, por gjithçka në univers është energji po të zbërthehet.
Pavarësisht se në ç'qytet jetoni, ju keni energji të mjaftueshme në trupin tuaj, një fuqi që mjafton për të ndriçuar qytetin tuaj për gati një javë.
Shumica e njerëzve e përkufizojnë veten nga ky trup i kufizuar. Kjo është gabim, ju s'jeni trup i kufizuar, edhe në një mikroskop jeni fushë energjie. Nëse mendoni se jeni veshje mishi që vini rrotull e keni gabim, jeni fushë energjie që vepron në një fushë më të madhe energjie. E gjithë fuqia vjen nga brënda prandaj ne mund ta kontollojmë atë.
Historitë e njerëzve janë të mbushura plot me ngjarje të mos-suksesit dhe problemeve të ndryshme. Kjo është histori e kujtdo nga ju, kudo që të ndodheni. Pyetja është se çfarë do të bëni tani, çfarë do të zgjedhësh tani ?
Sepse, ose do të përqëndrohuni te këto gjëra, ose te ato që dëshironi. Kur njerëzit fillojnë të përqëndrohen tek ajo që duan, ajo që s'duan zhduket. Njëra pjesë zgjerohet, tjetra zhduket.
E bukura e ligjit të tërheqjes është se ju mund t'ja filloni aty ku jeni. Mund të filloni të mendoni metëvërtetë dhe të gjeneroni një ton harmonik dhe të lumtur dhe universi do të fillojë t'i përgjigjet kësaj. Duhet të besoni se në univers ka bollëk, duhet të besoni se gjithçka shkon mirë për ty, ose duhet të besoni se nuk po plakeni por po rinoheni...
Dikush mund të mendojë: "Shumë e bukur por nuk e bëj dot", ose "Ai nuk do të më lërë ta bëj", "Nuk kam paratë e mjaftueshme për ta bërë", ose nuk e nuk e nuk… por çdo "nuk" është një krijim.
Kur mendoni për veten se mund ta bëni ose jo diçka, në të dy rastet keni të drejtë. Çdo gjë që ju bën të ndjeheni mirë, do të tërheqë edhe më shumë gjëra të mira.
" Ndiqni lumturinë tuaj, dhe universi do t'jua hapë dyert aty ku ka patur vetëm mure." J. Kenpbell
Kur ndiqni lumturinë tuaj, jetoni në një hapsirë konstante gëzimi. Ju i hapeni bollëkut të universit. Jeni të entuzjazmuar ta ndani jetën me ata që doni. Dhe entuzjazmi, pasioni, lumturia juaj bëhen ngjitës. Do jetoni në një realitet të ndryshm, në një jetë të ndryshme.
Dhe njerëzit do t'ju shohin e do të thonë: " Çfarë bën ti ndryshe nga unë. ", e vetmja gjë që ti bën ndryshe është se ti punon me sekretit. Atëherë mund të bësh e të kesh gjëra që dikur mendoje se ishin të pamundura.
Tani ne po hyjmë në një epokë të re, ku kufiri i fundit nuk është hapsira, por do të jetë mëndja. Shohim një të ardhme me potencial të pakufizuar, e mundësi të pakufizuara. Ne po përdorim jo më shumë se 5% të mendjes njerëzore. Dhe 100% e potencialit njerëzor është rezultati i shkollimi të duhur. Imagjinoni një botë ku njerëzit do të përdornin të gjithë potencialin e tyre mendor dhe emocional se sa e ndryshme do të ishte bota…
Njeriu është një qënie komplekse. Brenda tij fshihen energji dhe mistere ende të.pa zbuluara.
Njëri prej tyre është ky ligj që sapo shtjelluam.
Tani ju e keni forcën e duhur për t'i ndryshuar gjërat në drejtimin e duhur. Kapeni timonin e anijes dhe drejtojeni atë aty ku duhet dhe mos lejoni erën dallgët t'i japin drejtim anijes suaj. Bëhuni ju drejtues të jetës suaj dhe mos ja lini atë në dorë rastësisë. Ju mund t'i jepni jetës drejtimin që dëshironi, zgjidheni vetë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
 
Sekreti i madh i jetes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ligjet e jetes
» Aleksandri i Madh
» Ligjet e jetës dhe të vdekjes..
» Planeti tokë në rrezik të madh
» Sekreti i ecjes mbi prush

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~OKULTIZEM~ :: Spiritualitet-
Kërce tek: