|
|
| Lajme interesante | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Re: Lajme interesante Thu May 31, 2012 12:23 am | |
| Mikrobet zbulojnë jetën e jashtëtokësorëve ?!Mikrobet që jetojnë në qoshet e sipërfaqes së akullit të Arktikut mund të ndihmojnë shkencëtarët për të gjetur dëshmi për mikroorganizma të ngjashëm me ato të planetit Mars, hënës së Jupiterit ‘Evropa’ apo të hënës së Saturnit. Shkencëtarët janë duke hetuar pjesët e qosheve që po largohen nga sipërfaqja e akullit në Tokë, në mënyrë që të studiojnë lirimet e Metanit që bëhen aty. Metani është gaz i pangjyrë dhe i ndezshëm, dhe është përbërësi kryesor i gazeve natyrale. Në planetin tonë, një pjesë e Metanit prodhohet në mënyrë abiotike, jo biologjike. Hetimi përmes këtyre pjesëve të akullit të Antarktikut bëhet pasi edhe në pjesë tjera të Sistemit Diellorë ndodhen këto copëza të njëjta. | |
| | | western
Numri i postimeve : 116 Join date : 05/05/2012
| Titulli: Re: Lajme interesante Thu May 31, 2012 8:57 pm | |
| Vdes duke bërë treshe, familja dëmshpërblehet 3 mln USD Familja e një personi që vdiq duke bërë një treshe ka fituar 3 milion dollarë dëmshpërblim pas padisë që ngriti ndaj një doktori që nuk e kishte paralajmëruar atë për aktivitet ekstrem fizik. Amerikani William Martinez, 31 vjeç, pësoi një atak kardiak nga eksitimi dhe aktiviteti fizik gjatë seksit me një grua dhe një mashkull tjetër. Një gjykatë dëgjoi se gruaja e përfshirë në aktivitetin seksual nuk ishte gruaja e tij. Avokatët e Martinez ngritën një padi ndaj mjekut Sreenivasalu Gangasani. Ai u akuzua se nuk e kishte paralajmëruar Martinez se nuk duhej të merrte pjesë në aktivitet fizike një javë pasi ai u vizitua për dhimbje gjoksi. | |
| | | gjinkalla
Numri i postimeve : 117 Join date : 09/05/2012
| Titulli: Re: Lajme interesante Fri Jun 01, 2012 10:04 pm | |
| Fiton BMW duke i qëndruar pranë 87 orë!Song Changjiang nga Kina ka fituar një BMW të re gjatë një gare të qëndrueshmërisë në të cilën morën pjesë 120 kandidatë. Ai person i cili mban dorën në një pjesë të veturës më së gjati do të fitonte. Kjo ishte sfida, të cilën Song e arriti ta fitonte pas 87 orëve! Konkurrentët kishin mundësinë për pauza 15 minutëshe çdo katër orë. Pas plotë katër ditë dhe tri netë Song më në fund u shpall fitues i garës kur konkurrenti tjetër i mbetur u dorëzua. "Fitova, por nuk ja vlejti!", tha Song, duke shtuar se, "Edhe nëse mbahen gara tjera për të fituar miliona nuk do të garoj më." | |
| | | gjinkalla
Numri i postimeve : 117 Join date : 09/05/2012
| Titulli: Re: Lajme interesante Fri Jun 01, 2012 10:17 pm | |
| India ndalon seksin nën 18 vjeç, do quhet përdhunim...ndia ka miratuar një ligj që ka ngjallur jashtëzakonisht shumë debate. Sipas ligjit të ri, është e ndaluar të bësh seks nën moshën 18 vjeçare. Në rast të kundërt, rrezikon 8 vjet burg për përdhunim. Nuk ka rëndësi nëse është seks mes dy adoleshentëve apo seks mes një të rrituri dhe një adoleshenti, sërish është e ndaluar me ligj. Në këtë mënyrë është rritur mosha e lejuar për seks me dy vite. Ndryshime të tjera kanë ndodhur në ligj, të cilat po ashtu kanë ngjallur debat. Deri më tani përdhunim quhej kur një mashkull fut penisin e tij në vaginën e një femre pa dëshirën e saj. Por me ligjin e ri do quhet përdhunim çdo penetrim me një objekt ose organ trupi, që futet në vrimën e një njeriu. Shumë aktivistë të të drejtave të njeriut thonë se ligji do e kriminalizojë më shumë shoqërinë. Ata po ashtu i druhen një problemi më të madh. Në Indi ka shumë vajza të martuara nën moshën 18 vjeç. Po ashtu numri i vajzave shtatzëna në këtë moshë është rritur ndjeshëm. Zhvillimet e shpejta ekonomike kanë ndryshuar krejt panoramën e Indisë | |
| | | gjinkalla
Numri i postimeve : 117 Join date : 09/05/2012
| Titulli: Re: Lajme interesante Thu Aug 23, 2012 4:52 pm | |
| Kafshohet nga kobra, e ndjek dhe e vret
E kishte kafshuar një kobër. I verbër nga inati, e ka ndjekur gjarprin dhe e ka kafshuar vetë derisa e ka vrarë. Ngjarja e pabesueshme, e raportuar nga e përditshmja “Annapurna Post”, ka ndodhur në një fshat të Katmandusë. Ka qenë vetë personi i kafshuar që e ka treguar. Mohamed Salmo Miya, 55 vjeç, është kafshuar nga gjarpri, por në vend që të mjekohej e ka ndjekur, e ka kapur dhe e ka kafshuar derisa zvarraniku ka ngordhur. “Mund ta godisja me një shkop, por zgjodha ta kafshoja me dhëmbë sepse isha i inatosur”, ka treguar burri për gazetën. Policia ka bërë të ditur se Miya, që ndërkohë është mjekuar dhe s’është në rrezik për jetën, nuk do të inkriminohet për vrasjen e kobrës pasi zvarraniku i vrarë nuk është në listën e llojeve në rrezik zhdukjeje në Nepal. | |
| | | Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Re: Lajme interesante Fri Aug 31, 2012 9:34 am | |
| Zbulojnë Pas 24 Vitesh Poshtë Divanit, Pusin MesjetarColin Steer, 61-vjeç dhe gruaja e tij, Vanessa, prej 24 vitesh jetojnë në shtëpinë e tyre në Plymouth të Britanisë, pa e ditur se poshtë saj ndodhet një pus i thellë, që është ndërtuar që në mesjetë. Madje, pusi ndodhet mu poshtë divanit ku dy bashkëshortët qendrojnë në kuzhinë. | |
| | | Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Re: Lajme interesante Sat Sep 08, 2012 12:12 pm | |
| Ndryshimet Klimatike Sjellin Specie Të Reja Në Detin E VeriutKandilë deti në vend të peshkut? Ndryshimet klimatike ndikojnë në ekosistemin e Detit të Veriut. Me ndryshimin e klimës është rritur edhe temperatura mesatare e ujit me 1,7 gradë celsius. Ishulli gjerman në Detin e Veriut Helgoland. Hulumtimet per detin kanë traditë këtu, shpjegon drejtorja e Institutit Biologjik në Helgoland Karen Wiltshire. Që në vitin 1873 janë testuar këtu mostra uji për temperaturën dhe përmbajtjen e kripërave. Nga vëzhgimet që u bëjnë kafshëve dhe bimëve që jetojnë në ujë që nga vitet 1960 studiuesit thotë Wiltshire kanë konstatuar, se me ndryshimin e klimës edhe temperatura mesatare e ujit është rritur me 1,7 gradë celsius. Deti i Veriut po ngrohet Së pari biologët dhe ihtiologët vunë re se disa kafshë që pas dimrit zakonisht vdisnin, tani mbijetojnë. Ata fillonin në pranverën e hershme që të ushqehen me bimë ujore para se ato të arrinin rritjen e duhur. Edhe drejtimi i erës dhe i rrymave detare në oqeane kanë ndryshuar. Gjithnjë e më shumë në Detin e Veriut derdhet nga Atlantiku ujë i qartë dhe shumë i kripur. Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, ekipi i Karen Wiltshire ka vëzhguar edhe një fluks organizmash të shumta që rriten në ujëra të ngrohtë. Heinz-Dieter Francke ka një çerek shekulli qe merret me jetën e qenieve detare në Institutin Biologjik në Helgoland. Ai tregon se vihet re një “ndryshim shumë i madh në spektrin e specieve”. Gjatë kësaj periudhe në rajon janë shfaqur rreth gjashtëdhjetë specie të reja thotë ai: gaforre, krimba, peshq dhe kandil deti, që më parë nuk ekzistonin në këto zona. Disa prej tyre i kanë sjellë njerëzit pa dashje nga zonat e largëta me klimë të ngjashme. Por shumica dërrmuese janë lloje speciesh që u pëlqen ngrohtësia dhe kanë ardhur dhe përhapur vetë nga jugu nëpër Kanalin e Lamanshës për në Detin e Veriut duke përfituar nga temperatura e ngrohta të ujit. “Ata i përpijnë të gjitha” Biologët zakonisht kënaqen kur vënë re një rritje në biodiversitetit, thotë Heinz-Dieter Francke. Por ndryshimi i klimës nuk ndikon njëlloj mbi të gjithë banorët e deteve dhe oqeaneve. Nëse specie që janë të ndërvarur nga njëra-tjetra – pra kafshët grabitqare dhe ato që bien pre e tyre – shfaqen edhe në raste të tjera, disa kafshëve u mungon ushqimi. Edhe zakonet e të ushqyerit të disa kandilave deti që kanë emigruar në këto zona e ndryshojnë gjithashtu ekosistemin, Karen Wiltshire shton: “Ato nuk bëjn naze, hanë çdo gjë, pa marrë parasysh nëse janë vezë peshku apo kandila të tjerë.” Ndryshimi i klimës ka efekt në tërë sistemin, nga organizmat më të vogla, deri tek peshqit e mëdhej dhe zogjtë e detit thotë Heinz-Dieter Francke. Në fund të fundit si hallkë e këtij zinxhiri është i prekur gjithashtu edhe njeriu. Disa nga peshq apo karkalecë deti, që janë një ushqim mjaft i preferuar për njerëzit, po zhvendosen në veri, ku uji është i ftohtë. Shumica e popullsisë botërore që është gjithnjë në rritje jeton në zona bregdetare. Prandaj, ndikimi i ndryshimeve klimaterike në zonat bregdetare është dhe më serioz, thotë drejtorja e Institutit Biologjik në Helgolan Wiltshire Karen. Prandaj vëzhgimet e vazhdueshme dhe afatgjata kërkimore si këto në Helgoland janë më të rëndësishme se kurrë për shkak të shpejtësisë, me të cilën depërtojnë organizmat e reja në ekosistem. | |
| | | samire
Numri i postimeve : 20 Join date : 15/05/2012
| Titulli: Re: Lajme interesante Mon Sep 24, 2012 7:17 am | |
| Këpucët që e gjejnë shtëpinëNjë këpucëtar anglez ka krijuar këpucën që ia gjen pronarit rrugën për në shtëpi. Sipas Albinfo, Falë një transmetuesi GPS të vendosur në të, këpuca elegante e këpucëtarit Dominic Wilcox e gjen me saktësi rrugën nga do të shkojë bartësi i saj. Dritat LED në maje të këpucës tregojnë se sa larg është caku dhe në çfarë drejtimi ndodhet ai. Si frymëzim për këtë inovacion, këpucëtarit i ka shërbyer një figurë e romanit “Magjistari nga Ozi”. (Personazhi i këtij romani, Dorotea e vogël, së pari i “rrihte” këpucët, të cilat pastaj e çonin atë në shtëpi). Më pas, në bashkëpunim me një ekspert të teknologjisë dhe me ndihmën e një fabrike lokale, Wilcox e ka bërë realitet ëndrrën e tij. Ende nuk dihet se a do të ketë prodhim serik të këpucëve me GPS dhe (nëse po) kur do të fillojë. | |
| | | gjinkalla
Numri i postimeve : 117 Join date : 09/05/2012
| Titulli: Re: Lajme interesante Fri Oct 19, 2012 2:29 pm | |
| Mafia serbe e teta, ajo shqiptare e nëntaMafia serbe radhitet si grupi i tetë më i fuqishëm mafioz në botë. Kështu pohon Interpoli, lista jopopullore e të cilit përpilohet sipas kritereve që ndërlidhen me ndikimin që kanë grupet e caktuara mafioze në krimin e organizuar, vrasje, tregti me narkotikë e armë, plaçkitje, etj. shkruan portali i gazetë kroate ‘Vecernji List’.
Mafia serbe, e cila udhëhiqet nga Klani tashmë i njohur botërisht i Zemunit, ka depërtuar në mesin e dhjetë grupeve më të fuqishme kriminale botërore për shkak se operon në dhjetëra shtete, dhe për shkak se në listat e Interpolit gjenden 350 pjesëtarë të saj.
Por, përkundër një numri mjaft të madh të pjesëtarëve të mafisë në shtetet ballkanike, këto shifra duken si lojë fëmijësh krahasuar me numrin e pjesëtarëve të mafisë bindshëm më të fuqishme në botë, që është ajo ruse. Mafia ruse numëron mbi gjysmë milion pjesëtarë, dhe kontrollon afro 70 përqind të ekonomisë ruse.
E dyta radhitet mafia italiane, me një “fitim” vjetor prej 100 miliardë eurosh, ndërkohë që në vendin e tretë të listës së Interpolit radhitet narko-karteli kolumbian. Krahas tregtimit me imigrantë ilegalë, edhe tregtia me kokainë del të jetë një ‘biznes’ fitimprurës për mafinë kineze – e cila supozohet se mban një të tretën e tregut të kokainës në botë – duke u radhitur kështu e katërta në listë.
Paralelisht, falë kontrollit të prostitucionit, pornografisë dhe lojërave të fatit, jakuzat japoneze, me afro 110,000 pjesëtarë, duket se me “meritë” e mbajnë vendin e pestë në listën e Interpolit. Vendi i gjashtë në listë është i rezervuar për mafinë meksikane, e cila pasohet nga mafia izraelite, që radhitet e shtata.
Në vendin e nëntë ndërkaq radhitet mafia shqiptare, specialitete të së cilës janë tregtia me narkotikë, armatim dhe me njerëz, pohon gazeta. Nënvizohet se pjesëtarët e saj e respektojnë kodeksin e tyre, të vjetër gjashtë shekujt.
Top-dhjetëshin e grupeve famëkeqe kriminale e përmbyll mafia e Xhamajkës, e cila këtë pozitë e siguroi falë vrasjeve tejet brutale dhe tregtisë me drogë. | |
| | | Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Re: Lajme interesante Tue Oct 23, 2012 11:48 am | |
| Itali, dënohen 6 shkencëtarë për shkak të tërmetit Një gjykatë italiane ka dënuar me nga gjashtë vjet burg gjashtë shkencëtarë dhe një zyrtar qeveritar për shkak se nuk kishin dhënë paralajmërimet e duhura në lidhje me tërmetin e vitit 2009 në të cilin vdiqën qindra njerëz. Që të shtatë, anëtarë të Komisionit Kombëtar për Parashikimin dhe Pengimin e Rreziqeve të mëdha, janë akuzuar për neglizhencë dhe sjellje joprofesionale.
Në tërmetin prej 6.3 shkallësh të Rihterit që goditi L'Aquila-n e Italisë në prillin e 2009-ës, u vranë të paktën 300 njerëz, u lënduan 1 mijë dhe u shkatërruan dhjetëra mijëra ndërtesa.
Prokurori Fabio Picuti dhe Roberta D'Avolio, kanë kërkuar dënimin nga katër vjet burgim për secilin anëtarë të komisionit, por gjykatësi Marco Billi, i ka dënuar ata me nga gjashtë vjet burgim.
Ata janë dënuar për vrasje nga moskujdesi, shkatërrimin e objekteve dhe shkaktimin e dëmtimeve të rënda, sepse një javë para tërmetit kishin lëshuar një komunikatë duke vlerësuar se nuk kishte rrezik nga tërmeti në L’Aquili.
Të akuzuarit janë mbrojtur me dëshmitë se tërmeti nuk mund të parashikohet dhe se me komunikatën e publikuar nuk kishin dashur të shkaktojnë panik | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajme interesante | |
| |
| | | | Lajme interesante | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|