Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lajme interesante

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyMon May 07, 2012 11:11 am

Lajme interesante






Lajme interesante 9k=



















Është 88 vjeç, nuk heq dorë nga puna


Lajme interesante F.0507105737980_m

Shpërndarësi më i vjetër i gazetave në Skoci, Bill Aitken, vazhdon ta bëjë punën e tij edhe pse është 88 vjeç.
Ai zgjohet çdo mëngjes rreth orës gjashtë, në mënyrë që fqinjët e tij të mos mbesin të painformuar.

Aitken është pensionuar si automekanik, por para gjashtë vitesh ka filluar të shpërndajë gazeta, në mënyrë që t’i zbukurojë ditët e tij të pleqërisë.

Puna ia mundëson që çdo ditë të komunikojë me fqinjët në fshatin Newburgh në Aberdeenshire.

“Po, kam filluar para gjashtë vitesh dhe kjo punë më plotëson. Jam në gjendje që të dorëzoj 30 gazeta, që për fshatin tim mjaftojnë. Kënaqem me punën dhe nuk e kam në plan që ta ndërpres”, citon The Sun fjalët e 88-vjeçarit.


Hitleri ka qenë i varur nga kokaina dhe ka pasur jetë të keqe seksuale


Lajme interesante F.0507075819112_m
Sipas asaj që shkruan në kartonin shëndetësor të liderit nazist, Adolf Hitler, ai ka qenë i varur nga kokaina, ka pasur probleme me jetën seksuale dhe ka vuajtur nga fryrja e barkut.
Dokumentet tregojnë se Fuehreri kishte përdorur rreth 28 lloje barnash gjatë periudhës së shkatërrimit të ‘perandorisë’ së tij, ndërsa kokainën e ka përdorur “për të mjekuar sinuset dhe fytin”.

Ai ka qenë i njohur edhe për faktin se gjatë darkave me gjeneralët e tij ka lëshuar gazra për shkak të problemeve me fryrje të zorrëve.

Hitleri ka pasur probleme seksuale, prandaj i është injektuar edhe ekstrakt i spermës së demit në mënyrë që t’i përmirësohej epshi.

Dokumentet e zbuluara do të shfaqen në një ankand në Connecticut të Shteteve të Bashkuara.


Edituar për herë të fundit nga Jeta në Fri Jun 01, 2012 10:14 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyMon May 07, 2012 11:17 am

Festa për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi (Foto)


Një grua nga Britania e Madhe ka rrezikuar jetën teksa vizitonte një park kafshësh në Afrikën e Jugut, pasi ajo u sulmua nga dy leopardë të zbutur.
Start njofton se Violet D'Mello, së bashku me burrin e saj zgjodhën të udhëtonin në Afrikën e Jugut për të festuar ditëlindjen e saj të 60-të. Por dita e tyre shkoi tmerrësisht keq dhe për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi.

Lajme interesante Mello2

Gjatë momentit që D’Mello përkëdhelte kafshët, këto të fundit e kanë shtrirë atë në tokë dhe kanë filluar ta sulmojnë në kokë me dhëmbët e tyre të mprehtë.

Sapo kanë parë ngjarjen, turistët aty pranë janë afruar për t’i ardhur në ndihmë 60-vjeçares, duke trembur leopardët, të cilët më pas iu vërsulën një turisteje të vogël tetëvjeçare, duke e sulmuar atë nga këmbët. Fatmirësisht vogëlushja shpëtoi.



D’Melo së bashku me vajzën e vogël janë dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin dhe qepjet e nevojshme pas plagëve në kokë, këmbë dhe stomak



Alkooli që ju dehë dhe kthjellë brenda pak çasteve


Lajme interesante F.0504120514977_m
Në shitje ka dal shishja spërkatëse që ju deh menjëherë. Por, ju po ashtu do të kthjelleni shpejtë.
Shkencëtarët amerikanë e kanë zhvilluar një pajisje që do t'ju japë ndjenjën se jeni i dehur pas një spërkatjeje të vetme në gojën tuaj, ndërsa ky efekt mbaron për disa sekonda.

Spërkatësi ka 0.075 mililitra të alkoolit, ndërsa në pijet “standarde” janë 60 mililitra. Kështu, duhen pra afro njëmijë spërkatës të tillë që ta fusni brenda sasinë e njëjtë të alkoolit - si në rastin e dehjes “normale”.

Përparësia në këtë është kënaqësia në dehje, pa efekte të dëmshme të alkoolit në organizëm. Megjithatë, ky produkt mund të shkaktojë aksidente trafiku, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm me të.

Alkooli me spërkatës në Evropë do të kushtojnë 20 euro, ndërsa shishja ka sasi për 21 “spërkatje” apo dehje të shkurta!


Meshkujt po bëhen gjithnjë e më të bukur?


Lajme interesante F.0502132848613_m

Shkencëtarët thonë se njerëzit akoma vazhdojnë të evoluojnë – meshkujt bëhen gjithnjë e më të bukur dhe më inteligjentë, ndërsa këto karakteristika nuk kanë efekt të ngjashëm të femrat.
Sipas hulumtuesve, edhe në kohën moderne njerëzit i nënshtrohen seleksionimit dhe kjo ka bërë që meshkujt të duken gjithnjë e më mirë.

Ata po zhvillohen dhe po bëhen më atraktivë, më të bukur dhe më inteligjentë, në mënyrë që të jenë më të suksesshëm në riprodhim.

Studimi i realizuar nga shkencëtarët finlandezë pohon se seksi me më shumë partnerë rrit suksesin reproduktiv te meshkujt shumë më tepër sesa te femrat.



Mos ia merrni një femre telefonin

Lajme interesante Haude-1

Ish- Miss New Hampshire, Nicole Houde, është arrestuar nga policia dhe përballet me akuzën për sulm fizik ndaj të dashurit të saj.
Sipas raportit të policisë, 26-vjeçarja e ka grushtuar, shkelmuar, gërvishtur dhe kafshuar 33-vjeçarin, Scott Nickerson.

CBS Boston raporton se zënka ka filluar kur Nickerson e kishte akuzuar Nicolen për tradhti.

Në një moment, ai ia ka marrë telefonin dhe nuk ia ka kthyer. Kjo e ka nevrikosur aq shumë femrën saqë e ka sulmuar në të gjitha mënyrat e mundshme.

Intervista më e gjatë në histori (Video)

Kryebashkiaku i qytetit Invercargill (që gjendet në jug të Zelandës së Re), Tim Shadbolt, ka thyer rekord me intervistën më të gjatë në botë.
Intervista e dhënë për stacionin televiziv lokal, CUE TV, ka zgjatur 26 orë.

“Më pëlqen të flas, megjithatë asnjëherë më parë nuk kam folur kaq shumë për veten”, ka thënë rekorderi Shadbolt.

Me këtë rast, një përfaqësues i Librit të rekordeve Guiness ia ka dhënë atij dhe gazetarit Tom Conroy certifikatën për arritjen e rekordit.

Për më shumë, Shadbolt dhe Conroy kanë thyer rekordin edhe për transmetimin më të gjatë të drejtpërdrejtë në radio apo televizion.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyMon May 07, 2012 5:07 pm

Është 106 vjeç dhe akoma nuk e ka humbur virgjërinë e saj.

Lajme interesante Isabella_blyth
Isabella Blyth ka deklaruar se nuk është martuar asnjëherë dhe se nuk ka lejuar asnjë maskull në jetën e saj ta puthë në buzë. Ajo deklaron se nuk ka pasur dhe kohën që të ketë një të dashur dhe të kryejë marrëdhënie seksuale.

Isabella Blyth gjithë jetën e saj ja ka dedikuar punës si sekretare në një kompani whisky, mbasi mbaronte punën e saj, ajo shkonte dhe punonte në kishën e zonës si vullnetare .

Ajo shpjegon se nuk e ka ndjerë të nevojshme të kryente marrdhënie seksuale ,pasi ajo është besimtare e zjarrtë dhe se është me idenë që nuk mund të puthësh dhe të bësh dashuri me asnjë mashkull pa qënë e martuar më parë me të .Ajo e ka mbushur këtë mangësi që sipas saj nuk është dhe aq e nevojshme duke punuar gjatë gjithë javës dhe duke shkuar me mikeshat e saj për pushime gjatë fundjavave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyMon May 07, 2012 5:09 pm

Këtë njeri mund ta rrihni kur të dënoni, nuk dënoheni

Lajme interesante Riza-Gunay

Riza Gunay nga Turqia, është njeriu i parë dhe i vetëm në botë, që ka mundur të marrë një liçensë për ta rrahur njerëzit. Prej dy vjetësh, ai ka hapur një biznes për njerëzit e stresuar, të cilët mund ta godasin dhe rrahin atë, pikërisht për të shkarkuar stresin dhe lodhjen.

Shërbimet e tij përfshijnë katër metoda. “Thes i gjallë” është metoda e parë, metodë në të cilën klientët e tij mund ta rrahin pa kurrfarë rezistencë nga ky i fundit. Metoda e dytë i lejon klientët që t’i bërtasin dhe ta shajnë, pasi në këtë mënyrë largojnë stresin, frikën, dyshimin dhe ndjenjat e tjera negative. “Work Up” quhet metoda tjetër, gjatë të cilës ai me ritme të ndryshme dhe me biseda relaksuese i qetëson klientët. Metoda e fundit quhet “Dhoma për shkarkim”, ku Gunayn e gjuajnë me vezë, tortë dhe sende të ndryshme.

70% e klientëve të tij janë femra, ndërsa Rizai thotë se ka rreth 40 klientë në muaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyMon May 07, 2012 5:12 pm

E “harruan” në qeli, fitoi 22 milionë dollarë dëmshpërblim

Lajme interesante Stephen-Slevin-

Amerikani Stephen Slevin fitoi dëmshpërblimin me vlerë prej 22 milionë dollarësh, sepse pa u gjykuar kishte kaluar dy vite në burg i izoluar. Pasi më në fund iu kujtua autoriteteve, ai u lirua nga të gjitha akuzat.

Slevin ishte arrestuar më 2005 në New Mexico, me akuzën se kishte vozitur në gjendje të dehur. U dërgua drejtë e në qeli ku në dy vitet e ardhshme autoritetet thjeshtë “e harruan”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyMon May 07, 2012 5:16 pm

Japoni, lë 96 mijë euro në wc publike

Lajme interesante Wc-publike-300x225
Një japonez la një çantë me 10 milionë jen (rreth 96 mijë euro) në një wc publike të Tokios me udhëzimet se si duheshin përdorur këto para në mënyrë që të ndihmoheshin viktimat e tërmetit dhe cunamit që goditi Japoninë marsin e kaluar.

Një zëdhënës i bashkisë së Tokios deklaroi për AFP se çanta plastike u gjet më 22 shtator në një banjo publike të Sakados, në rrethinat e Tokios.

Bashkia do t’ia japë paratë Kryqit të Kuq nëse pronari i tyre nuk i kërkon brenda tre muajsh.

Canta kishte brenda një shënim ku lexohej: “Jam i vetëm. Nuk kam asnjë të ardhme kështu që këto para le t’i shërbejnë banorëve të Tohokut.”

Tohoku është një nga rajonet më të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyMon May 07, 2012 5:18 pm

Dhëndër në moshën 100 vjeçare

Lajme interesante Photo7


Kur amerikani Forrest Lunsway para 30 vitesh pyeti të dashurën e saj Rose Pollard për tu martuar me të ajo u përgigj “Po” por pas 30 vitesh. Më saktë, kur ai feston ditëlindjen e 100. Ashtu edhe ndodhi.

Pollard 90 vjeçare dhe partneri i saj 100 vjeçar pranuan para pak kohës t’i thonë njëri-tjetrit “Po” në Orange County në Californi dhe kështu u bënë qifti më i vjetër në botë që martohen. Me vite ata ishin në lidhje dhe e njihnin njëri-tjetrin, duke pritur ditën e martesës së tyre.

Këshilla e tyre për lidhje të mirë është shumë e thjeshtë. Ata thonë se është e domosdoshme që qifti të njihet mirë. “Jepni vetes kohë për tu njohur. Mësoni se a pëlqeni të njëjtat gjëra dhe të njëjtat vlera”, tha Rose.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyMon May 07, 2012 5:21 pm

Vdekja vjen kur të dyja anët e fytyrës bëhen identike


Lajme interesante Photo44

Psikiatër, patolog, doktor i filozofisë dhe mjekësisë, shefi i Katedrës së Mjekësisë Sociale në Universitetin shtetëror rus, Evgenij Çernosvitov, e ka dredhur Rusinë, Evropën dhe gjithë botën me teorinë se vdekja tek njerëzit mund të parashikohet pavarësisht nga sëmundjet apo vjetërsia.

Kjo teori është bërë me të vërtetë shumë e famshme. Profesori Çernosvitov e ka prezantuar teorinë – vdekja vjen kur të dyja anët e fytyrës bëhen simetrike!

Profesori rus gjithë jetën i studion fytyrat e njerëzve. Ai në banesën e tij ka koleksion prej disa qindra maskash njerëzore pas vdekjes së njerëzve, madje edhe të Pushkinit, Dostoevskit, Majakovskit, Eseinit, Napolonit.

Fytyrat e të vdekurve janë simetrike, thotë Çernosvitkov. Dihet që ana e majtë dhe e djathtë e fytyrës dallohen, por kur afrohet vdekje ato bëhen simetrike dhe kur të arrijnë simetrinë vjen vdekja.

Ai thotë se të rinj të cilët nuk kanë qenë të sëmurë, kurse kanë vdekur – fytyra para vdekjes është niveluar. Profesori tregon se si një polic i ri ia ka treguar fytyrën e vet se është simetrike. I ka thënë se kjo është vetëm teori, por djaloshi është vrarë vetëm disa orë më vonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyMon May 07, 2012 5:23 pm

Qyteti me 4 banorë


Lajme interesante Lost-Springs-300x224

Nëse ju pëlqejnë disa pushime të qeta dhe vende jo shumë të frekuentuara, atëherë duhet të shkoni në Lost Springs, në kontenë Converse të shtetit Wyoming.

Por, i vetmi rrezik është se mund të vuash nga vetmia në një vend të tillë sepse ka vetëm 4 banorë në këtë vend.

Regjistrimi i fundit i popullsisë tregoi se në Lost Springs jetojnë 4 persona, duke përfshirë edhe kryetarin e bashkisë, Leda Prince.

Ky vend ekziston që nga viti 1881 dhe arriti kulmin në vitin 1911 me 200 banorë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin punëtorë në miniera. Kur minierat u mbyllën, numri i banorëve të Lost Spring pësoi një rënie drastike.

New Amsterdam (Indiana) me 31 banorë dhe Monowi (Nebraska) me 2 banorë janë dy qytete të tjera në SHBA të cilat konsiderohen si më të voglat së bashku me Lost Springs.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyMon May 07, 2012 5:30 pm

Një kinez këmbëngul se një nga delet e tij ka lindur një qenush.

Lajme interesante Photo89

Këlyshi ka gojën, hundën, sytë, putrat dhe bishtin të ngjashme me një qen, por i ngjan një deleje nga “gëzofi”.“Kur e pashë për herë të parë u tremba sepse kam 20 vjet që mbaj dele dhe nuk kisha parë kurrë një krijesë të tillë. Është diçka midis deles dhe qenit”, u shpreh Liu, fermeri kinez i cili beson se delja e tij ka nxjerrë në dritë një qen.

Yue Guozhang, një veteriner kinez, thotë: “Është e pamundur që një dele të lindë një qenush. Ka mundësi që kjo krijesë të jetë vetëm një qengj anormal.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyTue May 08, 2012 6:56 am

“Kapet” përbindësh në Prespë i ngjashëm me atë Lochnes (video)

Lajme interesante Perbindeshi_prespa_330_230

Lajme interesante Perbindeshi_prespa_330_230

Edhe pse legjendat për shumicën prej nesh nuk janë të vërteta apo nuk merren në konsiderohet, vjen një moment kur aparati fotografik fokuson atë që deri dje të gjithë e konsideronim si fantazi të sëmur, si një legjendë të pa qenë, edhe pse e ardhur nga thellësia e kohës nga gojëdhënat e të parëve dhe pse për “ne” ajo përbën një apo thënë ne gjuhën e popullit “Gjepur/a”!
Duke marrë shkas nga fotografia e një çifti, në të cilën duket qartë në sfond pas tyre Përbindëshi i Prespës, gjigandi BBC dhe gazetarja Brida Didie, u gjendën liqenin e Prespës përrallore.
Çifti dëshirojë të fotografohej me sfond liqenin e bukur të Prespës dhe peizazhin… magjepsës.
Por, ata u befasuan kur lanë filmin, pasi në fotografi, pirish pas shpinës tyre në sfondin e fotografisë kishin “kapur” Përbindëshin e Prespës, i cili ngjanë me atë Lochnes.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyTue May 08, 2012 7:29 am

Gaddafi kishte një fiksim: të përdhunonte sa më shumë femra

Lajme interesante 552179_392785820746292_236304299727779_1363682_1424032120_n

Ai njihej si një njeri i pasionuar pas femrave, por detajet që po dalin tani në dritë janë shokuese. Mësohet se Muamar Gadafi, ish- lideri libian, ishte një përdhunues i pamëshirshëm. Një numër i madh femrash kanë rënë pre e tij.

Një dokumentar i RTL zbardh të vërtetat e frikshme. Kishte gra që kishin dëshirë ta takonin, por kur futeshin në zyrë apo në tendën e tij, ai i përdhunonte. Madje edhe truprojat e tij bukuroshe kanë rënë viktima të përdhunimit. Në reportazh shfaqen meshkuj që qajnë për shkak se u duhej të mbanin të fshehtë prej kohësh faktin që gratë ua kishte përdhunuar udhëheqësi. Edhe infermieret ukrainase të Gadafit kanë rënë pre e dhunës seksuale.

E megjithatë ai nuk ngopej. Me dhjetëra femra i vinin nga jashtë nga biznesmenë të ndryshëm si dhuratë. Po ashtu fiset i dërgonin rregullisht femra atij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyTue May 08, 2012 12:13 pm

Arrestohet Pastori i kishës. Seks me 4 vajza

Lajme interesante 380208_421107854580755_236304299727779_1435762_1902566752_n

Las Vegas. Një 55-vjeçar ish-pastor i një kishe ishte kapur si i arratisur në Meksikë në janar për shkak të përballjes me një gjykatë në Las Vegas me akuzat se ai ka keqtrajtuar seksualisht të paktën prej katër vajzave të reja në kongregacionin e tij nën maskën e këshillimit.

Otis Holland është akuzuar në gjykatë të hënën për krime të shumta seksuale dhe mund ta çojnë në burg për pjesën tjetër të jetës së tij.

Holland gjithashtu është akuzuar për komplot për të shkatërruar provat pasi policia e Henderson filloi hetimin në fillim të vitit 2011.

Holland ishte i njohur si këshillues në bashkësinë e kishave.

Ai u arrestua në 25 janar në Tijuana, Meksikë, pasi zhdukja e tij u theksua në emisionin televiziv "më të kërkuarit e Amerikës".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyTue May 08, 2012 12:15 pm

Arrestohet super killer-ja që terrorizoi Meksikën. Vriste për 760$

Lajme interesante 524280_421102601247947_236304299727779_1435749_2031263815_n

Emri: Maria Jimenez

Vjeç: 26

Profesioni: Vrasëse me pagesë

Çmimi për të vrarë: 760 dollarë

Policia meksikane e ka arrestuar 26-vjeçaren së bashku me bandën e saj ditën e djeshme. Mendohet se ajo ka kryer plot 20 vrasje, duke ndjellë panik dhe terror në vend. Dyshohet që ajo bënte pjesë në bandën e frikshme të Los Zetas, ndërsa me grupin e vet, përveç vrasjeve, kryente edhe trafik droge.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyFri May 11, 2012 12:20 am

Vajza 13 vjeçe zbulon “ilaçin” kundër lemzës

Lajme interesante 306178_422719064419634_236304299727779_1440172_1234509153_n

Të gjithë ne ndonjëhere gjatë jetës këmi pasë probleme me lemzën, që jo rrallë na ka tmerruar. Mirëpo, 13-vjeçarja Mallory Kievman, si duket e ka zgjidhë këtë problëm me të cilin ballafaqohemi. Mallory ka zbuluar ilaçin dhe atë me ndihmën e lëpiskës, transmeton INA njoftimin.

Vajza Mallory Kievman ilaçin kundër lemzës ka filluar ta kërkojë që para dy viteve. Ka tentuar që ta zgjidhë problemin që nuk ka mundur ta kontrollojë duke gëlltitë ujë deti, duke ngrënë sheqer, dhe duke pirë ujë me kokë teposhtë. Problemin asgjë nuk e ka zgjidhë. Megjithatë, ajo ka qenë këmbëngulëse derisa nuk ka rritur atë që ka kërkuar:suksesin!.

Sot, ajo tenton që ta komercializojë ilaçin e vet magjik, që quhet “Hiccupops”. E ka zbuluar në kuzhinën e prindërve të saj në Manchester, Connecticut. Pas disa provave dhe tentativave, gabimeve etj, Mallory në ilaçin e vet ka vendosur të përziejë lëpiskën, verën e mollëve, uthullën dhe sheqerin.

"Kjo shkakton dhe iriton shumë nerva në fyt dhe në gojë, që janë përgjegjës për lemzën dhe gjatë ngacmimit të lemzës. Në fakt, kjo stimulon nervat dhe kanalet dhe me ndihmën e tyre përcjell mesazhin e lemzës”-ka sqaruar vogëlushja 13 vjeçare për portalet elektronike. Shpikja-zbulimi i kësaj vajze që ua ka bërë publike opinionit u ka pëlqye shumë njerëzve që e kanë provuar dhe tani kjo vajzë do të ketë edhe ekipin e vet konsultativ që do të përbëhet nga studentët e Universitetit të Connecticut të cilët kanë studiuar ekonominë. Ata do ti ofrojnë tërë ndihmën që do të ketë nevojë kjo vajzë gjatë verës që vjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyFri May 11, 2012 12:23 am

E pabesueshme i riu u kthye ne femer pa asnje nderhyrje!!!

Lajme interesante 540517_422712374420303_236304299727779_1440156_1580536165_n

MacKenna ka deshiruar gjithmone te jete vajze.Duke u rritur, enderra e tij, u be realitet ne menyre natyrore!Pa asnje nderhyrje kirurgjikale apo terapi hormonesh, ndyshimi i gjinise i dedikohet nje mosbalancimit hormonal.19-vjecari sot Ryan, foli ne gazeten Britanike SUN per pervojen e tij.Sipas tij, kur ai ishte akoma ne shkolle, gjoksi i tij filloj te rritej dhe te pasmet e tij te rrumbullakoseshin ashtu si ndodhte me vajzat e tjera qe beja shoqeri.Transformimi im ishte i mahnitshem.Une kam qene nje djale floke kuq dhe u bera nje grua interesante.Une kurre nuk kisha qime ne fytyre, deklaroj Britaniku duke thekesuar se ishte shume me fat, sepse kishte miratimin e familjes dhe mbeshtetjen e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptySat May 12, 2012 1:51 pm

Kaliforni, frikë për presidentin Obama

Lajme interesante 525625_423685190989688_236304299727779_1443632_1804169511_n

Momente tensioni janë verifikuar të premten në Kaliforni në momentin e nisjes së “Air Force One” me presidentin Barack Obama në bord.

Dy avionë luftarakë janë thirrur të ngrihen në fluturim për t’i zënë rrugën një avioni të vogël që kishte hyrë gabimisht në zonën e “ndalim fluturimit” rreth avionit presidencial.

Dy avionët luftarakë, me t’u ngritur në ajër me urgjencë të madhe, i kanë prerë rrugën avionit të vogël dhe e kanë detyruar të ulet pranë aeroportit El Monte.

Sapo ka pushuar alarmi, avioni me presidentin e Shteteve të Bashkuara në bord ka mundur të fluturojë nga Los Anxhelos drejt Renos, në Nevada. Incidente të këtij lloji nuk janë të rrallë.

I fundit ndodhi në shkurtin e kaluar, kur Obama po fluturonte me helikopterin e tij “Marine One”. Helikopteri presidencial ndodhej edhe këtë herë në Kaliforni, kur papritur një avion i vogël “Cessna” ishte afruar papritur, duke shkaktuar alarmin.

Nga baza ajrore March Air Reserve, edhe këtë herë, u ngritën në fluturim dy “F-16”, që i prenë rrugën avionit të vogël dhe e shoqëruan deri në aeroportin Long Beach.

Të alarmuar agjentët e shërbimeve sekrete hipën në bordin e “Cessna” dhe gjetën rreth 20 kilogramë lëndë narkotike të tipit marijuanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptySat May 12, 2012 1:52 pm

DIVORCI I SHEKULLIT! Hillary dhe Bill Clinton marrin rruge te ndryshme

Lajme interesante 531194_423675417657332_1237851147_n

Ish-presidenti i Amerikes, Bill Clinton (65 vjec) dhe gruaja e tij (Hillary (64 vjec) po divorcohen.
Eshte revista Globe qe njofton se ata te dy vendosen te ndjekin rruge te ndryshme, pas me shume se 36 vjet martese.
Sipas revistes se cituar, Hillary Clinton, sekretare e shtetit ne SHBA, ka filluar te festoje ndarjen nga i shoqi prej nje muaji, kur u kap duke pire dhe kercyer ne nje klub te quajtur "Havana" ne qytetin kolumbian Kartagjene.

Mesa duket martesa e tyre ka pasur plasaritje prej shume kohesh, ndersa shume persona dyshojne se Hillary e shpetoji martesen me Bill, pas skandalit te mediatizuar ne te cilin ky i fundit ishte perfshire me Monica Lewinsky, vetem per te krijuar nje karriere ne politike dhe per tu shnderuar ne nje nga personat me influente ne Amerike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptySat May 12, 2012 7:21 pm

Familja me gjashtë gjenerata (FOTO)

Lajme interesante Gjyshja-1__clanak_big


“Nuk piu kurrë alkool apo cigare dhe gjithmonë kujdesej për të ngrënë shëndetshëm,” shton vajza e 88 vjeçares Molli

111 vjeçarja Mollie Wood ka shënuar një rekord, ndërsa është bërë stër, stër, stërgjyshe. Në këto foto duken gjashtë gjenerata. Familja nga Virxhinia, SHBA, është një rast i rrallë në botë. “Mamaja gjithmonë kujdesej për veten”, thotë vajza e Mollie-t, 88 vjeçarja Louise.

“Nuk piu kurrë alkool apo cigare dhe gjithmonë kujdesej për të ngrënë shëndetshëm,” shton ajo.

Mollie lindi në vitin 1901 në Charlottesville kur i pari automobil u duk në qytet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyMon May 14, 2012 12:24 am

Pentagoni eksploron “shpëlarjen e trurit”

Lajme interesante 542476_424610004230540_1215518037_n
Njerëzit që në lashtësi kanë synuar të kuptojnë sjelljet e tyre. Por, Pentagoni tashti është duke shkuar një hap më tej, pasi kërkon reagimin e saktë kimik në tru që bënë që njerëzit të jenë agresiv. Kështu, ata tentojnë t’i vënë njerëzit në kontroll.

A mund ta merrni me mend se çfarë mund të bëhet me këtë zbulim?!

Ndonëse tingëllon si skenar i një filmi të fantastikës shkencore, në Pentagon përnjëmend janë duke u përpjekur për të gjetur se çfarë saktësisht në tru e shkakton dhunën. Fjala është për një fushë relativisht të re të shkencës – neurobilologjinë e dhunës politike – në mënyrë që të hulumtohet më mirë sjellja e njeriut.

Në fakt, moti dihet se si rrëfimet kanë ndikim në psikikën e njeriut dhe se nga kjo formohet individi, por edhe identitetet e grupeve, nga të cilat lindin edhe aktet e dhunshme. Sigurisht, Pentagoni interesohet kryesisht në shkaktimin e dhunës në mendjen e njeriut. Por, këto përpjekje shumëkush i kanë interpretuar si një përpjekje që njerëzve t’u “shpërlahet truri”.

“Asnjëri prej nesh që punon në këtë hulumtim, as dikush tjetër, nuk punon për të rritur aftësinë e ushtarit që të vrasë njerëz apo të shpëlajë tru”, thotë njëri nga shkencëtarët, Paul Zak, i specializuar në neuroekonomi.

Shkencëtarët që punojnë në këtë program të diskutueshëm thonë se qëllimi i tyre është për të ndaluar konfliktet në botë, e jo për t’i kontrolluar njerëzit. Megjithatë, frika është nëse rezultatet e këtij studimi bien në duar të gabuara!

Ndoshta ideja fillestare është për të ndihmuar njerëzimin, por historia na ka treguar se si interesat personale shpesh transformohen në qëllime të këqija.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyMon May 14, 2012 12:25 am

Shitet aparati fotografik më i shtrenjtë në botë
Lajme interesante 582001_424631117561762_236304299727779_1446657_1070394723_n


Në Vjenë , në një auksion është shitur aparati fotografik më i shtrenjtë në botë. Bëhet fjalë për aparatin Leica nga viti 1923. Ky aparat është shitur të shtunën për 2 milionë e 160 mijë euro duke shënuar rekord të ri botëror sa i përket çmimit të një aparati fotografik.

Çmimi fillestar për këtë aparat ishte 300.000 euro. Firma Leica më 1923 i ka prodhuar gjithsej 25 aparatë të këtillë para se t’ia nis prodhimit serik të tyre.

Nga këta aparatë, janë ruajtur vetëm 12 sish, dhe për këtë shkak janë të vlerësuar te koleksionistët.

"Para një kohe relativisht të shkurtër ka qenë e paparamendueshme që një aparat fotografik të arrij çmimin mbi 1 milion euro”, ka konstatuar organizuesi i ankandit "Vestliht" në një komunikatë.

Vitin e kaluar është shitur një Leica nga seria 0 në ankand për 1,32 milionë euro.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyMon May 14, 2012 1:27 pm

“Festat e Berluskonit ishin një tubim prostitutash”

Lajme interesante 564969_424946120863595_236304299727779_1447971_970737646_n

Një nga të ftuarat në festat “bunga bunga” të Silvio Berluskonit ka rrëfyer përpara gjykatës në Itali se kishte mbetur e shokuar.

Melania Tumini, 26 vjeç, i përshkroi këto takime në vilën e Berluskonit në gusht të vitit 2010 si “një tubim prostitutash”.

“Vajzat i lejonin vetes që të prekeshin nga kryeministri,” tha ajo.

“Disa nga vajzat ishin me veshje infermieresh, të tjerat me uniforma policie”.

“Gjithmonë thosha se duhet të shkoja në banjo ose të pija një cigare sepse isha e shokuar dhe e turpëruar nga ajo që shihja”.

Nicole Minetti, një ish- shoqe e Tuminit, është nën akuzë se rekrutonte femra për festa, ndërkohë që vetë Berluskoni akuzohet se paguante për seks me një minorene.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyMon May 14, 2012 1:29 pm

Kopertina provokuese për Obamën: I pari president gay

Lajme interesante 581237_424942647530609_236304299727779_1447969_1131404917_n

Revista e njohur “Newsweek” ka publikuar sot kopertinën e edicionit të radhës, ku shfaqet presidenti amerikan, me një aureolë ngjyrë ylberi, ndërkohë që poshtë lexohet “Presidenti i parë gay”.

Revista e lajmeve po përdor deklaratat e Obamës për të etiketuar presidentin e martuar dhe me dy fëmijë.

Kjo duket një mënyrë për të tërhequr vëmendjen dhe për të shtuar shitjet.

Aq më tepër që rivalja e tyre, revista Time, kishte së fundmi një kopertinë po ashtu shumë të debatueshme, ku dukej një nënë që ushqente me gji fëmijën e saj 3 vjeç.

Revista vlerëson se deklarimi i presidentit Obama pro martesave homoseksuale ka qenë i kalkuluar. Deklarata e tij ka gjetur kritika, por edhe lavdërime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyTue May 15, 2012 3:33 pm

Tradhtia, i pret testikujt burrit 61-vjeçar, që vdes


Lajme interesante 398850_425608070797400_236304299727779_1449821_1015976786_n
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur nëLivornotë Italisë, ku 57-vjeçarja me origjinë gjermane, Brigitte Skudlarek, 57-vjeçare, ka torturuar bashkëshortin e saj 61-vjeçar, Gabrio Gentilini. Shkak për këtë janë bërë tradhtitë e shpeshta të këtij të fundit. Sipas burimeve të policisë, ajo e ka dëmtuar rëndë të shoqin në organet gjenitale, duke I prerë dhe testikujt. Madje, ajo i kishte shkaktuar lëndime të shumta atij edhe në vrimën anale. 61-vjeçari ka vdekur disa orë më pas i dergjur në një spital nëLivorno. Policia është duke e marrë në pyetje 57-vjeçaren, e cila pritet të akuzohet për vrasjen e të shoqit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyWed May 16, 2012 9:01 am

Qyteti ku njerëzit jetojnë më gjatë se kudo ...
Lajme interesante 531368_426015127423361_236304299727779_1451006_1411007231_n

Rreth 1 mijë njerëz të një qyteti, janë të bashkuar mes tyre nga një sekret shumë i vlefshëm: shëndeti i mirë dhe një jetëgjatësi e dukshme. Ai quhet Campodimele, dhe gjendet në krahinën e Lazios në Itali.

Ka qenë një ekip i shkencëtarëve nga Universiteti “La Sapienza” i Romës, i cili ka identifikuar tek ta një gen të përbashkët, që është në fakt edhe baza e faktit që ata jetojnë gjatë dhe kanë pak sëmundje.
Ekipi hulumtues, i koordinuar nga dr.Marcello Arca, ka bërë një shfaqje të plotë të karakteristikave klinike dhe gjenetike të banorëve të këtij qyteti të vogël vetëm 150 kilometra largnga Roma, të cilët rezultuan se kanë vlera veçanërisht të ulëta të kolesterolit në gjakun e tyre.

Studimi, i publikuar në revistën “Clinical endocrinology and Metabolism”, tregoi një mutacion në genin që sintetizon një proteinë të quajtur Angptl3.

Pikërisht, është kjo molekulë që vepron për heqjen e lipo-proteinave që bartin kolesterolin dhe trigliceridet në gjak. Kjo bën që këta njerëz, të kenë një lloj mbrojtje nga sëmundjet e zemrës dhe ato ishemike, por edhe ndaj diabetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyWed May 16, 2012 9:10 am

Hitleri shpëton nga anglo-amerikanët, vdes më 1962


Lajme interesante 543517_425940784097462_236304299727779_1450840_1364150167_n

Adolf Hitler dhe Eva Braun nuk kanë bërë vetëvrasje më 30 prill 1945, në bunkerin e Berlinit, por kanë ikur në Argjentinë ku kanë jetuar me dy vajzat e tyre deri në vitet ’70 të shekullit të kaluar, shkruajnë historianët ushtarakë të Britanisë, Gerard Williams dhe Simon Dunsten.
Sipas mendimit të Williamsit, shpëtimin e firerit nazist e kanë mundësuar SHBA-të dhe Britania e Madhe, të cilat si kompensim kanë marrë sasi të paimagjinueshme të parave dhe qasje tek teknologjitë sekrete gjermane.

Në librin e botuar tash së voni, “Ujku gri: Ikja e Adolf Hitlerit”, këto pohime mbështeten në dokumentacionin e shërbimeve amerikane dhe britanike, si CIA, FBI dhe MI5, por edhe dëshmive të familjes Einhorn e cila në Argjentinë ka pranuar çiftin Hitler.

Williams dhe Dansten thonë se Hitleri ka vdekur në Argjentinë në vitin 1962 dhe se në varrimin e tij kanë marrë pjesë shumë nazistë “të zhdukur”, ndërsa data e vdekjes së Eva Braunit nuk dihet. Sipas autorëve, fëmijët e Hitlerit jetojnë sot në Argjentinë.

Një pjesë e historianëve të “shkollës klasike” këto pohime i quan spekulime, por një pjesë e shkencëtarëve thonë se nuk ka dëshmi të forta mjeko-ligjore që Hitleri dhe Eva Braun kanë vdekur në bunker, dhe se pohimet për këtë janë të bazuara në dëshmitë e bashkëpunëtorëve që kanë mbijetuar. Është fakt se në bazë të mbetjeve nga të djegurat nuk është vërtetuar kurrë se a janë vrarë ata me revole apo janë helmuar.

Ushtari rus Churakov më 4 maj 1945 ka gërmuar dy trupat e djegur në oborrin e Fuhrerbunkerit, të cilat ishin aq shumë të dëmtuara sa që vetëm mjeku ka konstatuar se i përkasin një burri 50-60 vjeç dhe një gruaje 30-40 vjeçe. Se fjala është për çift të martuar, këtë e dëshmojnë bashkëpunëtorët: shërbëtori, radio-lidhësi si dhe sekretarja e stomatologut të Hitlerit.

Megjithatë, në vitet ’70 në shtypin gjerman është shfaqur një dokument i çuditshëm, i cili i atribuohet një prej nazistëve më të kërkuar, shefit të gestapove famëkeq – Heinrich Mueller. Me sa duket, ishte kjo deklarata e dhënë për shërbimet sekrete amerikane, e në të cilin nazisti thotë se Hitleri më 22 prill është zëvendësuar me kipcin e tij i cili është djegur më datën 30. Ky dokument është kontestuar nga SHBA-të, të cilat pretendonin se ishte falsifikim i hartuar nga KGB-ja sovjetike. Megjithatë, të njëjta shërbime kanë pohuar Mueller i ka mashtruar dhe se ka ikur duke ia bërë varrin vetes e duke e varrosur aty kipcin e tij.

Ndërkohë, janë gjetur edhe dëshmitë e ushtarëve sovjetikë të cilët thonë se Fuhrerbuker janë gjetur edhe dy trupa tjetër që në mënyrë të pabesueshme kanë ngjarë me Hitlerin.

Williams dhe Dunsten thonë se Hitleri dhe Eva Braun më 22 prill kanë ikur nga Berlini me aeroplanin të cilin e ka drejtuar Peter Baumgart. Ata kanë aterruar në Spanjë, ku janë futur në nëndetëse. Në Argjentinë janë pranuar nga familja gjermane Einhorn, e cila kishte një hotel në provincën e Kordobës. Aty çifti Hitler është strehuar në vitet e para pas largimit nga Gjermania.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyFri May 18, 2012 3:51 pm

Kirurgu: 10 mijë USD për atë që më prezanton vajzën e ëndrrave

Lajme interesante 540313_427621677262706_236304299727779_1456132_1574064173_n

Thuhet se Nju Jorku është një xhungël e vërtetë kur bie fjala për takimet dhe lidhjet.

Megjithatë një kirurg i diplomuar në një nga universitetet më të mira në SHBA është prova e qartë se pamja, statusi dhe siguria financiare nuk të japin shumë avantazh kur bie fjala tek femrat.

Doktori Emi Chynn, që është edukuar në Harvard, ka postuar një njoftim në një revistë studentësh të Universitetit të Kolumbias ku ofron 10 mijë dollarë për atë që e prezanton me femrën e ëndrrave të tij. 43 vjeçari shkruan: ‘Kërkoj një femër të zgjuar, të ëmbël dhe të dobët, rreth 30 vjeç, për martesë’.

Më përpara po ky kirurg kishte nxjerrë një njoftim, duke kërkuar një asistente personale, që do e ndihmonte të gjente një të dashur. Ajo do jetonte pa paguar qira dhe do kishte një pagë të mirë. Në rast se do i gjente të dashur, ajo do merrte edhe shpërblim cash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyFri May 18, 2012 3:52 pm

Carla Bruni, lidhje me ministrin e Jashtëm francez
Lajme interesante 525135_427628537262020_236304299727779_1456149_1377446548_n


Pavarësisht se është larguar nga pallati presidencial, Carla Bruni vazhdon që të jetë në qendër të mediave franceze. Sipas mediave, modelja dhe këngëtarja e njohur duket se ka pasur një lidhje të fshehtë dhe pasionante me ministrin e Jashtëm të sapoemëruar, Laurent Fabus. Kjo gjë pohohet nga ana e Valerie Benaim, që ka nxjerrë në treg librin “Historia e vërtetë e Carla-s dhe Nicola-s”. Lidhja e Carla-s me Fabus ka qenë para se të martohej me Sarkozy dhe thuhet se dihej nga të gjithë, por askush nuk fliste për të. Në libër flitet gjithashtu dhe për lidhjet e shumta të Carla-s, para se të mërtohej me Nicolas Sarkozy.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyFri May 18, 2012 4:02 pm

Lajm i tmerrshëm nga Holanda: Gjykata shpall të ligjshme Partinë e Pedofilëve!

Lajme interesante 536790_427654853926055_236304299727779_1456235_1362766419_n

Me një vendim krejt të papritur, një gjykatë lokale në Hagë e shpall të ligjshme Partinë e Pedofilëve (PNVD).

Ky vendim u bazua në lirinë e shprehjes, së të zgjedhurve dhe zgjedhësve dhe kështu nuk u vendos kufi në krijimin e kësaj partie. Madje ajo u njoh zyrtarisht edhe nga Qeveria e Holandës.

Pra, në këtë rast, liria e të shprehurit funksionoi kundër të drejtave të fëmijëve.

Qëllimi kryesor i kësaj partie është:

- Legalizimi i kontakteve seksuale mes të rriturve dhe të miturve 12 vjeç e lartë.

- Legalizimi i posedimit të materialeve me përmbajtje pornografike me fëmijë, për përdorim personal.

Pra, tashmë keqtrajtimet seksuale ndaj minorenëve do të mbrohen edhe me ligj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyFri May 18, 2012 4:07 pm

Pse nuk kemi kohe të studiojmë. .?
.
Lajme interesante 559543_427289593962581_236304299727779_1455087_1679995937_n

Gjatë vitit ne kemi 365 ditë për të studiuar.
52 prej tyre janë të diela, kështu që mbeten 313 ditë.
Ditëve të verës është tepër nxehtë për tu përqendruar tek mësimet, kështu që mbeten 263 dite.
Zakonish...t një person fle 8 orë në dite, që bëjnë 122 ditë në total, tani mbeten 141 ditë për të studiuar.
Ne shpenzojmë 1 orë në ditë duke bërë diçka që na pëlqen (hobi) që bën gjithsej 15 ditë në vit.
Kështu mbeten 126 ditë.
Ne shpenzojmë 2 orë duke ngrënë, që heq edhe 30 ditë.
Mbeten 96 ditë për të studiuar.
Gjatë vitit, 90 ditë i kalojmë jashtë.
Rrjedhimisht, mbesin vetëm 6 ditë për të studiuar.
Rreth 3 herë në vit jemi të lodhur, ndaj mbeten 3 ditë.
Kush ka kafshë shtëpiake, shpenzon 2 ditë në vit për ti shëtitur ato.
Ngel vetëm një ditë për të studiuar, që është ditëlindja jonë. . .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptySat May 19, 2012 4:12 am

Spektakli i radhës më 20 maj, eklipsi i diellit në Azi...
Lajme interesante 534779_427879583903582_236304299727779_1456747_2135709936_n
Të dielën, në datën 20 maj qielli do të ofroj një tjetër spektakël të jashtëzakonshëm, një eklips dielli. Ndryshe nga eklipsi total kur Hëna plotësisht errëson Diellin, në këtë rast mbulimi është i pjesshëm, për shkak se Hëna është e vendosur në anën e largët në orbitën rreth Tokës.

Pra, figura e tij do të duket më e vogël në qiell, duke u fshehur vetëm 88 për qind e diskut diellor. Efekti, megjithatë, është jashtëzakonisht mbresëlënës. Në Azi, Japoni dhe Amerikën e Veriut, mijëra njerëz janë tashmë në tension për të marrë pjesë dhe fotografuar ngjarjen. Eklipsi tjetër i dukshëm do të ndodh në vitin 2020. Por tashmë eklipsi i së dielës do të mund të shihet me anë të mjeteve të komunikimit në masë. Për të vëzhguar ngjarjen nga telefoni juaj, ose nga kompjuteri juaj mjafton vetëm të lidheni me faqet të cilat transmetojnë live. Shfaqja do të fillojë nga ora 21.30 dhe pjesa më e bukur e eklipsit do të duket në Japoni. Nga sajti Slooh ju mund të shihni të gjithë veprimtarinë, por edhe nga teleskopët në Kaliforni, Arizona dhe Meksiko.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptySat May 19, 2012 4:21 am

5 vdekje të çuditshme të ardhura nga…seksi

Lajme interesante 579669_427863320571875_236304299727779_1456687_692085421_n
Një turist amerikan turistik Robert Giles vdiq në një nga dhomat e hotelit Filipine në vitin 2001, teksa po i bënte fotografi pornografike një vajze 21 vjeçare.

53 vjeçari u eksitua aq shumë gjatë kohës që po shkrepte fotografi sa që pësoi atak kardiak.

Sandra Orellana vdiq pasi ra nga ballkoni i një hoteli në katin e tetë në Los Angeles teksa bënte seks me shefin e saj, Robert Salazer. Sipas Salazer, ata kishin qenë duke ndryshuar pozicion kur vajza humbi ekuilibrin e saj dhe u rrëzua nga kangjellat duke përfunduar në tokë nga lartësia e tetë kateve.

Çifti nga Pensilvania Toby dhe Kirsten Taylor të cilët përdornin rregullisht energjinë elektrike si pjesë të lojës së tyre seksuale, në janar të vitit 2008 gabuan, pasi burri aksidentalisht i shkaktoi një goditje vdekjeprurëse me kabllon e tharëses së flokëve.

Dy 34 vjeçar të virgjër të cilët po kryenin seks natën e tyre të parë të dasmës gjetën vdekjen. Sachi Hidaka dhe Tomio gruaja e tij vdiq nga sulmet e zemrës gjatë raportit të tyre seksual.

Widoer Frank Burton, 85 vjeç nga Hampshire e Britanisë e Madhe, u gjet i vdekur në vitin 2004, teksa kishte kryer një lojë seksuale, ku ishte i lidhur në organin gjenital.

Të moshuarit i ishte zënë fryma nga kapaku i tualetit gjatë zhvillimit të lojës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptySat May 19, 2012 4:22 am

Hakmarrjen e shqiptarëve “e vuan” edhe Liam Neeson
Lajme interesante 545634_427829133908627_236304299727779_1456624_2131455299_n

Filmi i tij “Taken” ishte një stuhi e vërtetë. Askush nuk priste që të grumbullonte aq para nëpër kinema dhe të nominohej për çmimin Oscar.

Në qendër të filmit është Liam Neeson, një agjent i CIA-s, të cilit i rrëmbejnë vajzën një grup trafikantësh shqiptarë.

Duke parë suksesin e filmit të parë, në tetor do të dalë “Taken 2”.

Vetë aktori Liam Neesen shpjegon se në filmin e dytë, i rrëmbyeri do jetë ai. Të afërmit e shqiptarëve të vrarë do marrin hak dhe do e rrëmbejnë atë, duke e sjellë në një fshat në Tropojë, prej nga janë më origjinë keqbërësit.

“Herën e parë u mora me shumë djem shqiptarë, trafikantë. Ata patën një fund të zi. Tani janë dajat, vëllezërit dhe baballarët e tyre që kanë një motiv për të gjetur këtë djalë. Dmth kësaj here i rrëmbyer jam unë. Ata e rrëmbejnë për ta turpëruar, e torturojnë dhe e dërgojnë në fshatin e tyre në Shqipëri, prej nga vinin djemtë e filmit të parë. Me ndihmën e vajzës sime, do mundohem të arratisem,” thotë Neeson.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptySat May 19, 2012 4:23 am

Momenti kur Zuckerberg u bë 19 miliard USD më i pasur

Lajme interesante 564984_427840397240834_236304299727779_1456645_672779731_n

Në total 82 milion aksione të Facebook u shitën brenda 30 sekondave nga nisja e tregtimit kur rrjeti social u hodh për herë të parë në bursë me një vlerë prej 104 milion dollarë.

Mark Zuckerberg i ra ziles së bursës dhe menjëherë e rriti pasurinë e tij me 19 miliard dollarë. Ai preferoi që të qëndronte në Kaliforni, në zyrat qendrore të firmës.

Aksionet u shitën me një vlerë 10 përqind më shumë nga sa pritej, rreth 42 dollarë për aksion. Por siç raporton BBC pati disa probleme teknike që fillimisht e shtynë hedhjen e kompanisë në bursë për gjysëm ore.

Menjëherë pasi aksionet në bursë u rritën, ato nisën të bien. Askush nuk e kishte parashikuar diçka të tillë, shkruan korrespondenti i BBC.

“Askush nuk e di nëse një firmë interneti e themeluar në një dhomë studentësh, do të provojë se vlen më shumë se 100 miliard dollarë, edhe pse pretendon se 13 përqind e popullsisë në botë kanë një llogari në Facebook,” shkruan BBC.

Në total rreth një e pesta e aksioneve të kompanisë do të dalin në shitje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyWed May 23, 2012 3:16 pm

Pushohet nga puna sepse ishte terheqese

Lajme interesante 481379_430285956996278_236304299727779_1465426_695019230_n

Amerikania Lauren Odes, 29 vjeç është pushuar nga puna me aryetimin se ishte shumë “hot” . Ajo punonte në një kompani të brendshmesh për femra e cila ishte në pronësi të hebrenjve ortodoksë .Menaxherët e kompanisë Native Intimates, i thanë asaj të vishej me rroba më të gjëra dhe të mbulonte sa më shumë gjoksin dhe ajo kishte pranuar. Por ndërsa kishte salë për të blerë rroba të tjera atë e kanë marrë në telefon duke i komunikuar se ishte e pushuar. “Ndoshta do ishte mirë të veshësh bluzat e të dashurit tënd,” i kanë thënë punëdhënësit. Madje njëri duke e ironizuar i kishte thënë se duhet të shqyrtojë mundësinë për të shtypur gjoksin, që të mos duket kaq i madh.
Tashmë Odes ka vendosur që të padisë firmën. Për këtë qëllim ajo ka marrë avokaten e njohur amerikane, Gloria Allred, për të luftuar për të drejtat e saj të cilat i janë shkelur duke e diskriminuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyWed May 23, 2012 3:20 pm

Pashë prindërit duke e mbytur motrën time

Lajme interesante 527670_430273096997564_236304299727779_1465364_1600677823_n

Motra e një adoleshenteje të vrarë në Britani në vitin 2003, ka dëshmuar në gjykatë duke thënë se ajo ka parë prindërit e saj duke e mbytur. Alesha Ahmed tregoi përpara gjykatës se si prindërit e saj, Iftikhar dhe Farzana Ahmed e mbytën vajzën e tyre 17 vjeçare duke i futur një qese plastike në gojë.

Ngjarja tragjike ndodhi në vitin 2003, por vetëm tani është zbardhur për shkak se motra ka vendosur të dëshmojë për krimin e rëndë.

Alesha po ashtu dëshmoi se si i ati i saj e kishte futur trupin në qese dhe më pas në bagazhin e makinës.

Trupi i dekompozuar i Shafilea-s u gjet në vitin 2004 në Cumbria.

Prindërit e saj e kanë mohuar krimin vazhdimisht.

Çifti dyshohet se vrau vajzën sepse ajo ishte ‘perëndimëzuar’. Ata besonin se sjellja e saj po turpëronte familjen e tyre.

Shafilea kishte dëshirë të shkonte në universitet dhe kishte një të dashur si vajzat e tjera të moshës së saj.

Por prindërit e kishin kërcënuar me dhunë dhe e kishin dërguar në vendlindjen e tyre, në Pakistan, për ta martuar me shkesi. Aty ajo u vetëhelmua dhe u soll për trajtim mjekësor në Britani. Shafilea u zhduk nga familja në shtator dhe nisi kolegjin dhe një punë part time. Por babai e rrëmbeu atë me taksi një ditë ndërsa po shkonte në shkollë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyFri May 25, 2012 2:27 pm

Masa cnjerezore ne Greqi: Nenat nuk mund te marrin te sapolindurit pa paguar taksen

Lajme interesante 542538_431489710209236_236304299727779_1468981_1692514442_n
Perfaqesuesit e nje spitali ne Greqi, aktiviteti i te cilit eshte renduar per shkak te masave shternguese te kursimit, i kane kerkuar te paguaje kostot e lindjes nje nene ne menyre qe te marre beben.

BBC News ne faqen e saj elektronike i kushton nje artikull te zgjeruar lajmit te ardhur nga Athina.

Behet fjale per nje shume prej 1.200 Euro aq sa kushton operacioni cezarian, shume e cila ndan nenen nga foshnja e sapolindur.

Drejtori i spitalit mohon akuzat, por kundershtaret politike te masave shtrenguse shprehen se eshte rasti i fundit i nje vendi ne te cilin sherbimet shendetsore u paralizuan nga detyrimet perkundrejt kreditoreve nderkombetare.
Gruaja, e cila u quajt Anna, deklaroi per BBC News:

"Spitali na kerkoi nje mal me para dhe zoteria e administrates na tha se duhet te paguajme te gjithe shumen ose ne te kundert nuk mund te merrnim foshnjen ne shtepi.

"Kush nuk do te trembej nga kjo? Sapo ke lindur dhe duan te te mbajne foshnjen nese nuk paguani. Nuk kane femije keta njerez?" shprehet Anna.

Me nje papunesi qe kalon 21% dhe taksa te reja "solidariteti" ne cdo muaj, shume greke kane mbetur pa asnjelloj sigurimi mjekesor, shprehet drejtori i organizates bamirese Medicins Du Monde e Greqise, Nikitas Kanakis.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyFri May 25, 2012 2:32 pm

DESHMIA: Studentja: Autobusi mbeti i varur në bordurë, por vajzat në panik prishën ekuilibrin...

Lajme interesante 536148_431518926872981_302954122_n

Një nga studentet e plagosura në aksidentin tragjik të ditës së hënë, Alma Deda nga Rrogozhina, thotë se autobusi ka mbetur i varur, por vajzat e kanë prishur ekuilibrin në panik e sipër. Duke folur për Shekulli, ajo sjell dëshminë e saj për ngjarjen.



Mund të na përshkruani momentin e rrëzimit të autobusit?

Po, e mbaj mend shumë mirë se çfarë ka ndodhur brenda atyre pak minutave. Unë isha në gjumë dhe pas dy minutash, pasi u zgjova, ndodhi gjithçka. U zgjova, u mbështeta në sedilje dhe po prisnim të ndalonim për të ngrënë diçka. Kaluam një kthesë të fortë dhe erdhi kthesa tjetër. Kur, në atë moment autobusi u fut nga ana e kodrës dhe u ndje një përplasje dhe zhurmë e fortë. Reaguam të gjitha duke bërtitur, ndërsa shoferi frenoi, por autobusi nuk ndalej. Autobusi ngeli nga njëra anë në ajër dhe nuk dinim më se çfarë po bënim.



Çfarë bëtë në atë moment?

Shoferi po bërtiste: Bo, bo, çfarë ndodhi. Mos lëvizni, mos dilni para autobusit se do të rrëzohemi, prisni sa tu hap derën, mos dilni para. Qëndroni në fund të autobusit, nuk duhet të peshoni para”. Por ne na kapi paniku dhe të gjitha u turrëm para autobusit pa vetëdije. Po të kishim qëndruar në fund, nuk do të binim. Shoferi u përpoq të hapte derën, por butoni që shtypte nuk po merrte komandë. Ai thoshte: Nuk punon, nuk punon. Ishte çështje sekondash, nuk di ç’të them. Autobusi u rrotullua dy herë derisa u rrëzua në fund.



Mbani mend gjë se ku u gjendët më pas?

Kur kemi rënë, unë dola jashtë autobusit. Me siguri që kam dalë nga xhamat. Unë shpëtova se autobusi u përplas në një vend që ishte si shesh i vogël dhe ngela aty, ndërsa autobusi vazhdoi të rrokullisej më vonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyFri May 25, 2012 2:33 pm

Bill Clinton me dy pornostare..

Lajme interesante 576319_431565436868330_236304299727779_1469174_728669153_n

Pas skandalit me Monica Lewinskin, Bill Clinton ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkëshorti i Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton kapet me dy pornostare.

Sikleti ka përfshirë sërish shtëpinë Clinton për shkak të një fotografie të publikuar në Twitter në të cilën Bill shfaqet mes dy pornostareve në një mbrëmje bamirësie në një kazino në Montekarlo, disa ditë më parë.

Në fotografi Clinton shtrëngon pas vetes Brooklyn Leigh, e vlerësuar gjatë vitit 2012 me çmimin Oscar në porno dhe me pornostaren tjetër Tasha Reign.

Mësohet se Leigh e postoi foton në Twitter ndërsa nuk dihet deri më tani asnjë reagim i ish-Presidentit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptySat May 26, 2012 12:24 pm

“Jezu Krishti” i Siberisë

Lajme interesante 536431_432166983474842_1888854455_n

Thellë në malet Taiga të Siberisë jeton Vissarioni, lider i një kulti, i cili i ngjason Jezu Krishtit dhe që pretendon se është zëri i Zotit. Ai njihet si “mësuesi” i 4.000 ithtarëve, i cili në shikim të parë duket krejtësisht normal. Me kalimin e kohës, megjithatë, ai nis të tërheqë vëmendjen me besimin e palëkundshëm në jashtëtokësorë dhe shkatërrimin përfundimtar të Tokës. E në gjithë predikimet e tij për UFO-t dhe Ditën e Gjykimit, ai përcillet me ovacionet e ithtarëve besnikë.

Ish-polici i trafikut, Sergei Torop, e quan veten “Vissarion” dhe thotë se është vetë Jezu Krishti, i cili sjell në Tokë zërin e Zotit, falë një përvoje mistike që e kishte përjetuar qysh në vitet nëntëdhjetë, kur e kishte “kuptuar” se në fakt është riinkarnimi i shpëtimtarit të shenjtë. “Jezu Krishti” siberian është bërë temë e një dokumentari të metrazhit të shkurtër të televizionit rus “Vice”.

Me flokët të gjatë, mjekrën të dendur dhe veshjen, Torop vërtet i ngjason fizikisht Jezu Krishtit dhe kjo gjë duket se është më se e mjaftueshme që mbi 4.000 ithtarët e tij të besojnë se ai është vërtet i biri i Zotit. Me këtë “dëshmi” megjithatë mjaftohen edhe dhjetëra e mijëra besimtarë të tij nëpër të gjithë botën, të cilët vetëm sa shkojnë e shtohen me kalimin e kohës.

Në shikim të parë, ata duken sikur njerëz krejtësisht normalë që shëtisin herë pas herë në të kaluarën, por kur njëherë anëtarët e këtij sekti nisin t’i shpjegojnë në mënyrë të hollësishme besimet e tyre, gjërat nisin të bëhen të çuditshme. Pas vetëm disa frazave, bëhet e ditur se rrëfimi ka nisur në një drejtim klasik sekti dhe më pas në të përfshihen edhe jashtëtokësorët dhe pritjet e Ditës së Gjykimit.

Torop është shembulli i fundit i adhurimit të “kulteve të personalitetit” në Rusi – një obsesion kombëtar që daton qysh nga ditët e Rasputinit. Si Lenini ashtu edhe Stalini ua kanë imponuar rusëve që të përqafojnë figurat e fuqishme dhe të adhurojnë besime fetare.

Kritikët në Rusi e kanë akuzuar Vissarionin se po e plaçkit komunitetin e tij luajal, për përfitime personale.

Gjatë viteve të fundit ai kishte udhëtuar në Francë, Itali dhe Holandë për të “konvertuar” besimtarë të rinj, edhe pse pretendon se vizitat e tij ishin sponsorizuar nga nikoqirët dhe se Kisha e tij nuk përfiton para.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptySat May 26, 2012 12:26 pm

Arrestohet shërbëtori i Papës, akuzohet për rrjedhje informacioni...

Lajme interesante 389707_432149500143257_480105361_n

Vatikani thotë se ka ndaluar një person, të dyshuar për rrjedhjen e një serie informacionesh konfidenciale tek media.

Sipas BBC, burimet anonime thonë se ai është shërbëtori personal i Papës.

I njohur me emrin “Vatileaks”, skandali pati trazuar Selinë e Shenjtë. Nga aty kanë rrjedhur informacione për korrupsion, keqmenaxhim dhe konflikte të brendshme.

I arrestuari ishte ndër të paktët njerëz me akses në dokumentet e Papës.

Lajmi vjen pak ditë pas largimit të presidentit të Bankës së Vatikanit. Arsyeja ishte se ai dysho
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptySun May 27, 2012 12:29 am

Një studim sizmik zhvendos datën e kryqëzimit të Krishtit...

Data e mundshme e kryqëzimit të Jezuit ndoshta është e Premtja e 3 Prillit të 33, pas erës sonë

Një studim i ri sugjeron se data Biblike e kryqëzimit të Jezuit në fakt është e mundshme për t’u konfirmuar.
Internacional Geology Review ka investiguar një tërmet që thuhet të ketë ndodhur në të njëjtën datë me kryqëzimin e Jezuit; që me shumë mundësi të ketë qenë e Premte, 3 Prill, 33 pas erës sonë.

Në Ungjillin sipas Mateut, Kapitulli 27 thotë: “Dhe Jezusi bërtiti edhe një herë me zë të lartë dhe dha frymë. Dhe ja, veli i tempullit u shqye në dy pjesë, nga maja e deri në fund; toka u drodh dhe shkëmbinjtë u çanë.”

Sipas Discovery News, gjeologu Jefferson Williams i Supersonic Geophysical dhe kolegët Markus SchWab dhe Achim Brauer të German Research Center for Geosciences, analizuan aktivitet sizmik në atë zonë duke studiuar tri bërthamat nga plazhi Ein Gedi Spa.

Kërkimi konfirmon se dy tërmete të mëdha kanë goditur zonën e specifikuar, një gjatë periudhës midis 26 para erës sonë dhe 36 pas erës sonë, dhe mund të jetë ajo së cilës i referohet Ungjilli sipas Mateut.

Gjithsesi, të dhënat e tërmetit nuk e konfirmojnë plotësisht këtë. Williams, Schwab, dhe Brauer pranojnë se tërmeti i përmendur në Ungjill mund të jetë alegorik, duke iu referuar tërmetit që ndodhi ca kohë pas kryqëzimit.
Ky tërmet do të kishte qenë mjaftueshëm i fuqishëm sa për të thyer guroret e Ein Gedi por jo aq sa për të garantuar një “të dhënë ende ekzistuese dhe ekstra-biblike”.

“Nëse mundësia e fundit është e vërtetë, kjo do të thotë se raporti I një tërmeti në Ungjillin sipas Mateut është një lloj alegorie,” shkruan International Geology Review.

Kërkime të mëtejshme po bëhen nga Williams dhe skuadra e tij të cilët tashmë po analizojnë raportin e errësirës nga mesdita deri në orën tre pas kryqëzimit. Tre nga katër Ungjij kanonikë konfirmojnë se errësira pushtoi ato tre orë të cilat mund të aludojnë për një stuhi ranore, sipas Williams.
Siç u raportua nga Discovery News, Williams po heton nëse depozitat e stuhisë ranore koinçidojnë me tërmetin e zonës së hershme të Jeruzalemit të shekullit të parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyMon May 28, 2012 2:06 pm

Të dehurin e zë gjumi në shina dhe i kalon treni sipër, por shpëton

Lajme interesante 401728_433709149987292_118891945_n

Një kanadez ka pirë aq shumë, sa e ka zënë gjumi në një shinë treni. Aq shumë kishte pirë, sa nuk e ka dëgjuar fare që mbi të ka kaluar edhe një tren, që në mënyrë të pabesueshme nuk e ka shtypur.

Calgary Herald, drejtuesi i trenit, tha se e kishte parë shumë vonë atë dhe nuk ishte mundur dot të ndalonte.

Më e bukura është se i dehur pas kësaj “u zgjua, u ngrit, mori birrën dhe shkoi. Dukej shumë i hollë, falë kësaj treni ka kaluar mbi të dhe nuk e ka prekur”, tha drejtuesi i trenit, që shprehet i habitur se si i dehuri nuk u përmend kur treni bubullinte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyTue May 29, 2012 5:03 am

Horror, kanibali i ha fytyrën një burri, e vret policia..

Lajme interesante 553523_433967053294835_236304299727779_1476699_1475362255_n

Një çiklist ka dëshmuar për momentin e tmerrshëm kur ai pa se si një mashkull i zhveshur po i këpuste copa mishi nga fytyra një personi tjetër. Ngjarja ndodhi buzë një rruge në Majemi, SHBA. Policia e qëlloi kanibalin, pasi ai refuzoi të ndalonte.

Çiklisti Larry Vega tha se kjo ishte gjëja më e tmerrshme që kishte parë ndonjëherë.

“Ky tipi po ia shqyente fytyrën atij në copa me gojën e tij. I thashë të largohej. Por ai vazhdonte të hante nga djali tjetër, duke i rrjepur lëkurën,” tha Vega.

“Një oficer policie erdhi dhe i tha disa herë të largohej nga aty. Por ai thjesht ngriti kokën me një copë mish në gojë dhe ulëriti,” vijon Vega.

Mendohet se kanibali ishte nën efektin e drogës LSD në atë momente.

Viktima e tij mendohet se ishte një i pastrehë. Ende nuk dihet nëse do mbijetojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyTue May 29, 2012 5:08 am

Vatikani eshte vend kurverie...15-vjeçarja e zhdukur në "festat e seksit"

Lajme interesante Orlandi-vatikan-skandal-seksi

Kryeprifti i "yshtjeve" në Vatikan ka pohuar në një gazetë italiane se një 15-vjeçare e zhdukur rreth 3 dekada më parë, ndërsa mendohet se eshtrat e saj janë gjetur në varrin e një gangsteri, ishte rrëmbyer për "festat e seksit" në Vatikan.

Prifti 85-vjeçar, Gabriel Amorth, i cili thuhet se ka kryer 70 000 "yshtje", ka folur ndërsa hetuesit vazhdojnë të ekzaminojnë varrin e gangsterit Enriko De-Pedis, në kërkim të Emanuela Orlandit.

Ekspertët e policisë intensifikuan punën javën e kaluar në varrin e De-Pedisit, pas një telefonate anonime në një emision televiziv, ku u tha se e vërteta për zhdukjen e Emanuelës në vitin 1983 do të gjendej atje. Në varrin e gangsterit janë gjetur eshtra që nuk i përkasin atij, por analizat nuk kanë përfunduar ende për të vërtetuar nëse janë të vajzës.

Ndërkaq kryeprifti Amorth, në një intervistë për “La Stampa” tha: "Ky është një krim me motive seksuale. Kjo është deklaruar më parë edhe nga i ndjeri imzot Simeone Duka, arkivist në Vatikan, të cilit i ishte kërkuar të rekrutonte vajza për festa me ndihmën e xhandarmërisë së Vatikanit. Besoj se Emanuela ka përfunduar në këtë qark. Nuk e kam besuar kurrë teorinë ndërkombëtare (rrëmbimin përtej detit). Kam arsye të besoj se ky rast është seksual. Ai ka çuar në vrasjen dhe fshehjen e trupit të saj. Përfshihet gjithashtu edhe stafi diplomatik i një ambasade të huaj në Selinë e Shenjtë."

Vatikani nuk ka reaguar rreth deklaratave të kryepriftit. Emanuela Orlandi sakaq ishte e bija e një punonjësi në Vatikan dhe trupi i saj nuk është gjendur ende. Muajin e kaluar, dioqeza e Romës me urdhër të Vatikanit lejoi zhvarrimin e eshtrave të De-Pedisit, kohë në të cilën bëri shumë përshtypje fakti që një mafioz ishte varrosur aty ku prehen krerët e kishës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyThu May 31, 2012 12:01 am

Lyhet me bojë jeshile, por zbulon se nuk hiqet më..

Lajme interesante 601508_435293563162184_236304299727779_1481235_966123956_n

Një brazilian i fiksuar pas personazhit vizatimor Hulk-u i Jashtëzakonshëm u lye me bojë jeshile për t’i ngjarë atij, por zbuloi më vonë se boja nuk hiqet më nga lëkura.

Ai u lye me bojë për një aktivitet, por u shokua kur erdhi momenti për tu larë. Makthi i tij u shtua më shumë kur zbuloi se ishte lyer me bojë që përdoret për raketa dhe nëndetëse. Ai u la 20 herë brenda një dite, por sërish asgjë. Tani ai druhet se mund të ketë ndonjë helmim në lëkurë, edhe pse nuk ka pasur asnjë simptomë deri tani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyThu May 31, 2012 12:23 am

Mikrobet zbulojnë jetën e jashtëtokësorëve ?!

Lajme interesante Arctic-ice-cave__clanak_big


Mikrobet që jetojnë në qoshet e sipërfaqes së akullit të Arktikut mund të ndihmojnë shkencëtarët për të gjetur dëshmi për mikroorganizma të ngjashëm me ato të planetit Mars, hënës së Jupiterit ‘Evropa’ apo të hënës së Saturnit.

Shkencëtarët janë duke hetuar pjesët e qosheve që po largohen nga sipërfaqja e akullit në Tokë, në mënyrë që të studiojnë lirimet e Metanit që bëhen aty.

Metani është gaz i pangjyrë dhe i ndezshëm, dhe është përbërësi kryesor i gazeve natyrale.

Në planetin tonë, një pjesë e Metanit prodhohet në mënyrë abiotike, jo biologjike.

Hetimi përmes këtyre pjesëve të akullit të Antarktikut bëhet pasi edhe në pjesë tjera të Sistemit Diellorë ndodhen këto copëza të njëjta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyThu May 31, 2012 8:57 pm

Vdes duke bërë treshe, familja dëmshpërblehet 3 mln USD


Lajme interesante Threesome_sex_600x450

Familja e një personi që vdiq duke bërë një treshe ka fituar 3 milion dollarë dëmshpërblim pas padisë që ngriti ndaj një doktori që nuk e kishte paralajmëruar atë për aktivitet ekstrem fizik.

Amerikani William Martinez, 31 vjeç, pësoi një atak kardiak nga eksitimi dhe aktiviteti fizik gjatë seksit me një grua dhe një mashkull tjetër. Një gjykatë dëgjoi se gruaja e përfshirë në aktivitetin seksual nuk ishte gruaja e tij.

Avokatët e Martinez ngritën një padi ndaj mjekut Sreenivasalu Gangasani. Ai u akuzua se nuk e kishte paralajmëruar Martinez se nuk duhej të merrte pjesë në aktivitet fizike një javë pasi ai u vizitua për dhimbje gjoksi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjinkalla

gjinkalla


Numri i postimeve : 117
Join date : 09/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyFri Jun 01, 2012 10:04 pm

Fiton BMW duke i qëndruar pranë 87 orë!

Lajme interesante Bmw-main_1520133a__clanak_big

Song Changjiang nga Kina ka fituar një BMW të re gjatë një gare të qëndrueshmërisë në të cilën morën pjesë 120 kandidatë.

Ai person i cili mban dorën në një pjesë të veturës më së gjati do të fitonte. Kjo ishte sfida, të cilën Song e arriti ta fitonte pas 87 orëve! Konkurrentët kishin mundësinë për pauza 15 minutëshe çdo katër orë. Pas plotë katër ditë dhe tri netë Song më në fund u shpall fitues i garës kur konkurrenti tjetër i mbetur u dorëzua.

"Fitova, por nuk ja vlejti!", tha Song, duke shtuar se, "Edhe nëse mbahen gara tjera për të fituar miliona nuk do të garoj më."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjinkalla

gjinkalla


Numri i postimeve : 117
Join date : 09/05/2012

Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante EmptyFri Jun 01, 2012 10:17 pm

India ndalon seksin nën 18 vjeç, do quhet përdhunim...

Lajme interesante 306102_436519443039596_115929074_n

ndia ka miratuar një ligj që ka ngjallur jashtëzakonisht shumë debate. Sipas ligjit të ri, është e ndaluar të bësh seks nën moshën 18 vjeçare. Në rast të kundërt, rrezikon 8 vjet burg për përdhunim. Nuk ka rëndësi nëse është seks mes dy adoleshentëve apo seks mes një të rrituri dhe një adoleshenti, sërish është e ndaluar me ligj. Në këtë mënyrë është rritur mosha e lejuar për seks me dy vite. Ndryshime të tjera kanë ndodhur në ligj, të cilat po ashtu kanë ngjallur debat. Deri më tani përdhunim quhej kur një mashkull fut penisin e tij në vaginën e një femre pa dëshirën e saj. Por me ligjin e ri do quhet përdhunim çdo penetrim me një objekt ose organ trupi, që futet në vrimën e një njeriu.

Shumë aktivistë të të drejtave të njeriut thonë se ligji do e kriminalizojë më shumë shoqërinë. Ata po ashtu i druhen një problemi më të madh. Në Indi ka shumë vajza të martuara nën moshën 18 vjeç. Po ashtu numri i vajzave shtatzëna në këtë moshë është rritur ndjeshëm. Zhvillimet e shpejta ekonomike kanë ndryshuar krejt panoramën e Indisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajme interesante Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme interesante   Lajme interesante Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme interesante
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Lajme arkeologjike
» Ura interesante
» Fakte interesante per dashurine
» Disa fakte interesante per henen e plote

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Enigma-
Kërce tek: