Religjionet dhe llojet e tyre
Religjioni (latinisht: religiare që don të thotë të lidhesh), si formë më e vjetër e vetëdijes dhe botëkuptimit njerëzor, konsiderohet si një lidhje e komunitetit të caktuar shoqëror të klanit, fisit, individit me një qenie mbinatyrore.
Religjioni është sistem i besimeve dhe ritualeve që i drejtohen një qenie supreme – të shenjtë. Religjioni ekziston që nga ekzistimi i njeriut dhe ka të bëjë me mënyrat e organizuara shoqërore të mendimit, ngjarjeve dhe veprimeve që aludojnë ne ekzistimin e supernatyrës.
Religjionet e para kanë qenë të formës anemiste (besimi në fuqitë hyjnore) dhe totemiste (besimi në ndonjë qenie, shtazë, bimë apo gjësend), por më pas formohen trajtat e tjera të religjionit të cilat janë politeizmi (besimi në shumë perëndi) dhe monoteizmi (besimi në një perëndi).
Ka shumë mendime e keqkuptime në definimin e religjionit.
Në komunitetet e para të njerëzimit përfytyrimet religjioze ishin të lidhura në mënyrë direkte me pasqyrimet ose shprehjet imagjinare të realitetit natyror e shoqëror, të fenomeneve natyrore, të lidhjeve të rrjedhës së tyre të shkaqeve e të fakteve si dhe marrëdhënieve shoqërore të atëhershme.
Përkufizimin e fesë, B. Wilson e jep edhe duke pohuar se çfarë nuk është feja.
Së pari, feja nuk mund të identifikohet me monoteizmin. Shumica e feve përfshijnë shumë perëndi e në disa fe të caktuara nuk ka fare zotër.
Së dyti, feja nuk mund të identifikohet me porositë morale. Ideja që zotët janë të interesuar se si sillemi në këtë botë është e huaj për disa fe.
Së treti, nuk është patjetër që feja të lidhet me shpjegimin se si bota u bë sikurse është. Së katërti, feja nuk mund të identifikohet me të mbinatyrshmen. Konfucianizmi ështëi lidhur me pranimin e harmonisë natyrore të botës.
Karakteristikat që i kanë të gjitha fetë janë se fetë përfshijnë një kompleks simbolesh, që revokojnë ndjenjat e nderimit ose frikës dhe janë të lidhura me ritualet ose ceremonialet. Ritualet e lidhura me fenë janë të shumëllojshme.
Veprimet e tyre mund të përfshijnë të folurit, të kënduarit, ngrënien e llojeve të caktuara të ushqimit, përmbajtja nga mosveprime të ndryshme etj. Edhe pse ekziston një numër i madh i feve, ato kanë një pikë të përbashkët: të adhurohet një qenie që ekziston mbi të gjithë pjestarët e tij.
SHUMËLLOJSHMËRIA E FEVE
ANIMIZMI
Animizmi është sistem i besimit që nuk pranon ndarjen e trupit dhe të shpirtit, të shpirtit nga materia. Kështu, është i bazuar në besimin se shpirtëra të tillë të personalizuara gjinden në kafshë, bimë dhe objekte tjera materiale, duke kryesuar në një shkallë ekzistencën e tyre. Kjo gjithashtu aludon edhe në atë se unifikimi i materies dhe shpirtit luan një rol në jetën e përditshme.
Fillimisht, shpirtërat ishin të sqaruara si shumë të ngjajshme me personat dhe tek më vonë, në religjionet jo-animiste në një drejtim të një zhvillimi ato humbin karakteristikën e tyre materiale dhe bëhen në një shkallë më të lartë të “gjallëruara”.
Antropologjisti Britanez Sir Edward Burnett Tylor në Kultura Primitive (1871) argumenton se ky besim është më primitivi dhe forma më esenciale e religjionit. Megjithëse animizmi në vetvete nuk është religjion në sensin e zakonshëm të Perëndimit, ai përmban burimin mbi të cilin religjionet janë ndërtuar.
Origjina
Shumë autoritete pranojnë se ideja e shpirtit është bërthama krijuese e sistemit animist, se shpirtërat janë vetëm shpirtëra që e bënë veten të pavarur, dhe se shpirtërat e kafshëve, bimëve dhe objekteve janë të ndërtuara në analogjinë e njeriut.
Psikologu Zigmun Frojd mendonte se njeriu primitiv erdhi me sistemin animist duke vështruar fenomenin e fjetjes (duke përfshirë edhe ëndërrat) dhe të vdekjes që aq shumë i përngjajnë atij, dhe duke u orvatur të sqarojnë ato forma. Pikëfillimi i teorizimit të këtillë duhet të jetë problemi i vdekjes. Atë që njeriu primitiv e vështronte si çështje natyrore ishte zgjatja e pakufishme në jetë – pavdeksia. Ideja e vdekjes u pranua më vonë dhe me dyshim.
Termi
Animizmi ishte term i përdorur nga antropologjisti Sir E. B. Tylor si teori e propozuar e religjionit në librin e tij Kultura Primitive të vitit 1871. Ai e përdori me domethënien “besim në shpirtëra” (mistik, supernatyror, joempirik ose qenie të imagjinuara).
Larmia
Sot, animizmi ekziston në shumë shtete si në Zambi, Republikën Demokratike të Kongos, Bangladesh, Indi, Gabon, Indonezi, Japoni, Laos, Papua Guinea e Re, Peru, Filipine, Kanada, Rusi, Suedi, Tailandë, dhe SHBA.
TOTEMIZMI
Totem është çdo qenie që vëzhgon ose ndihmon një grup njerëzish, siç janë familja, klani ose fisi.
Totemi përkrah grupe më të mëdha se sa një person. Në lidhje familjare dhe brez, nëse stërgjyshi apikal i klanit është jonjeri ai quhet totem.
Normalisht, ky besim shoqërohet me mitin totemik.
Megjithëse termi është i origjinës Ojibwa (Oxhibvej), besimet totemiste nuk janë të limituara për Indianët - Amerikanët Vendas. Totemizëm i ngjashëm është gjetur edhe në pjesë të tjera të botës duke përfshirë Europën Perëndimore, Lindore, Afrikën, Australinë dhe rajonin e Arktikut. Shqiponja e xhveshur mund të konsiderohet totem për njerëzit e SHBA-ve edhepse nuk mbart mitologji shpirtërore në këta njerëz.
Në kohët moderne, disa njerëz, që nuk janë të përzier në praktikimin e një religjioni fisnor, kanë zgjedhur të adaptojnë një shpirt kafshe – ndihmës personal që ka një domethënie të veçantë për ta të cilin ata e quajnë totem. Besimtarët në lidhje me këta kafshë ndihmës mund të ndryshojnë. Hajmalitë janë gjithashtu totem.
Disa Amerikan vendas dhe pasues të tjerë të fiseve fisnore kanë një vështrim të zbehur për të tjerët të cilën adaptojnë kafshë toteme, duke argumentuar se një joanëtarë nuk mund vërtetë të kuptojë totemizmin ndaras nga konteksti kulturor, dhe më e keqja, ajo paraqet një komercializim të religjionit.
POLITEIZMI
Politeizmi është besim ose adhurim në shumë zotëra. Rrjedh nga fjala greke poly+theoi, - shumë zotëra. Religjioni antik ishte politeist. Besimi në shumë zotëra nuk ndalon besimin në një qenie të gjithëfuqishme, të gjithdijshme, si zotërues dhe prind (shpesh mbret dhe baba) të zotërave dhe njerëzimit.
Në besimet politeiste, zotërat janë të kuptuar si personazhe komplekse me status më të lartë ose më të ulët, me aftësi, nevoja, dëshira dhe histori individuale. Këto zotëra nuk janë gjithmonë të portretizuara në mitologji si qenie të gjithfuqishme ose të gjithdijshme, më shpesh, ato janë të portretizuara si të ngjashëm me njerëzit (antropomorfik) në trajtimin e personalitetit të tyre, por me fuqi, aftësi, dituri dhe perceptim më të madh individual.
Perceptimet filozofike të zotërave janë të ndryshëm në mënyrën se si ato përshkruhen në mitologji. Në traditat filozofike zotërat shihen si të përjetshëm, të përkryer dhe të plotfuqishëm. Neoplatonizmi mësonte ekzistimin e “Njëshit”, Zot i mrekullueshëm. “Një është Zoti” Plotini 204-270 p.e.s.
Për politeistët, zotërat kanë epitete të shumta, sejcili me rol të veçantë dhe të rëndësishëm, dhe kanë gjithdije apo autoritet mbi një fushë të jetës dhe të gjithësisë. Zotërat e Grekërve përdoreshin për të ilustruar këtë: zot mund të jetë një zot i muzikës, si Apollo, perëndesha e një lloji të ushqimit Demetra, ose perëndesha e dashurisë Afrodita.
Një perëndi mund të ketë një rol të pjesërishëm në hierarkinë e zotit, si Zeusi, Perëndia baba, ose një zot mund të jetë një zot i emërtuar për një fenomen të caktuar gjeografik, kozmologjik, të një rajoni, vendbanimi, lumi ose familje por gjithashtu idetë abstrakte siç është liria – Dionisi.
Në mitologji, perënditë mund të kenë rradhitje të kompleksuar shoqërore. Për shembull ato kanë shokë dhe armiq, gra (Zeusi dhe Hera) dhe dashnor (jolegjitim) (Zeusi me bashkëshortet e tij dhe fëmijët), ato përjetojnë emocione njerëzore siç është xhelozia, teket ose zemërimi i pakontrolluar (lufta ndërmjet Tiamat dhe Marduk) dhe ata mund të praktikojnë pabesi ose të jenë të dënuar.
Ata mund të lindin ose të vdesin (veçanërisht në mitologjinë skandinave), por që të rilindin.
Politeizmi i referohet ndershmërisë së ‘shumë hyjnive’, ku sejcili është i njohur si i pamvarur, me personalitet të veçantë, jo si një aspekt ose lloj i diçkaje tjetër. Sistemet e besimeve politeiste kanë një numër të hyjnive ose qenieve të shenjta. Qeniet e shenjta mund të përfshijnë shpirtëra, qenie njerëzore, paraardhës, ‘zotëra të vegjël’.
Në kulturat politeiste, hyjnitë mund të ndien si kompleks personazhesh. Shumë prej tyre kanë aftësi ose mundësi të veçanta por nuk janë të kufizuara në to. Një hyjneshë mund të jetë për shembull ‘hyjneshë e drithërave’ ose ‘hyjni e thurrjeve’, megjithëse ajo mund të ketë interes të veçantë në këtë fushë, njejtë si njeriu që është muziciente, ai është gjithashtu anëtar i një familje dhe shoqërie, dhe është pjesëmarrës në debate politike.
Kultura parakristiane e Europës dhe në të vërtetë shumë kultura nëpër botë, kanë qenë dhe në të shumtën e rasteve kanë mbetur politeiste, dhe politeizmi është duke u gjallëruar në Perëndim, shpesh duke u shoqëruar me kthimin e teksteve të vjetra, ritualeve dhe mënyrës së jetesës që ato e përshkruajnë.
Religjionet e kohëve të fundit përfshijnë politeizmin helenist, disa forma të Wicca dhe Asatru .
Shpesh këto do të tentojnë të rekonstruktojnë ose të rivendosin një sistem specifik të besimit parakristian, duke studjuar historinë dhe arkeologjinë, shkrimet e vjetra (të cilët do të mirren ose jo si të shenjta) dhe kulturën që përfshinë ajo, të rikrijojnë një spiritualitet të gjallëruar që funksionon në botën e sotme.
Shembuj të teksteve të vjetra janë Iliada, Odisea dhe Epi i Gilgameshit, ose Eda , shkrime këto që u referohen hyjnive dhe qenieve të tjera jo njerëzore.
HINDUIZMI
Pjesa më e madhe e Hinduve adhurojnë paraqitje të pafundme të njëqenësisë përfundimtare (Brahman) nëpërmjet një shumice perëndish dhe perëndeshash, mbi 300,000 prej tyre. Këto manifestime të shumta të perëndive dhe perëndeshave mishërohen brenda idhujve, tempujve, guruve, lumenjve, kafshëve, etj.
Hindutë e shohin pozicionin e tyre në këtë jetë si të bazuar në veprimet e tyre në një jetë të mëparshme. Nëse sjellja e tyre e mëparshme ishte e keqe, ata mund të përjetojnë vështirësi të jashtëzakonshme në këtë jetë. Synimi i një Hinduje është të çlirohet nga ligji i karma-s...të mos vazhdojë të rimishërohet më.
Ka tri rrugë të mundshme për t'i dhënë fund këtij cikli të karma-s:
1. T'i përkushtohesh me dashuri njërit prej perëndive dhe perëndeshave hindu;
2. Të rritesh në njohuri përmes meditimit të Brahman-it (njëqenësisë)...të kuptosh se rrethanat në jetë nuk janë reale, se vetja është një iluzion dhe vetëm Brahman-i është real;
3. T'i përkushtohesh një sërë ceremonish dhe ritesh fetare.
Në Hinduizëm, një person ka lirinë të zgjedhë si të punojë drejt përsosjes shpirtërore. Hinduizmi ka edhe një spjegim të mundshëm për ekzistencën e së keqes dhe vuajtjes në botë.
Sipas Hinduizmit, vuajtja që përjeton çdo njeri, qoftë kjo sëmundje, ose uri ose fatkeqësi, është për faj të vetë personit, për shkak të veprimeve të tij të këqia, zakonisht në një jetë të mëparshme. Vetëm shpirti ka rëndësi i cili një ditë do të çlirohet nga cikli i rilindjeve dhe do të pushojë në paqe.
MONOTEIZMI
Në religjion, monoteizmi (nga greqishtja monos – një, dhe theos – Zot) është besim në ekzistimin e një hyjnie ose Zoti, ose në njëshmërinë e Zotit. Në kontekstin Perëndimor, koncepti i monoteizmit priret të dominohet nga koncepti i Zotit të Religjioneve të Abrahamit dhe konceptin Platonik të Zotit.
Sipërfaqësisht religjionet monoteiste edhe më tej mund të përfshijnë koncepte të pluralitetit të hyjnisë, për shembull Trinia në Kirshterizëm, ose nderimi i shenjtorëve, si dhe besimi në “shpirtërat më të vogël” siç janë engjujt dhe demonët.
Historikisht, monoteizmi shfaqet vonë ne Epokën e Bronztë në një proces gradual duke përfshirë nocionet henoteistike (devocion në një Zot por duke pranuar ekzistimin e zotërave të tjerë) dhe panenteistike (Zoti është krijues dhe/ose jep fuqi prapa Universit dhe është burim i moralit Universal).
JUDAIZMI
Judaizmi është më e vjetra e këtyre tri feve dhe i përket periudhës rreth 1000 vjet para Krishtit. Hebrenjtë e lashtë ishin endacakë që jetonin në Egjiptin antik dhe përreth tij.
Pofetët ose udhëheqësit e tyre fetarë pjesërisht i përshkruajnë idetë e tyre nga ekzistenca e besimeve fetare në rajon, por ndryshonin në besimin e tyre ndaj një Zoti të vetëm të gjithëfuqishëm.
Shumica e fqinjëve të tyre ishin politeistë. Hebrenjtë besonin se Zoti kërkonte bindje ndaj kodeve morale të rrepta dhe këmbëngulnin në pohimin për një monopol të vetvetes, duke e konsideruar besimin e tyre si të vetmen fe të vërtetë.
Deri në krijimin e Izraelit, pak vite pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, nuk kishte ndonjë shtet në të cilën Judaizmi të ishte fe zyrtare. Komunitetet izraelite mbijetuan në Europë, Afrikën Veriore dhe Azi, megjithëse ata shpesh janë persekutuar - duke arritur kulmin në vrasjen e miliona çifutëve prej nazistëve në kampet e përqëndrimit gjatë luftës.
Qëndrimi më i mirë Judaik për monoteizmin shfaqet në lutjet Shema, Dhjetë Urdhërat dhe Maimonidet – 13 Principet e Besimit.
Principi i dytë: “Zoti, Shkaku i gjithçkasë, është një. Kjo nuk don të thotë një i një çifti, as një si një specie, as një si në objekt që është bërë nga shumë elemente. Zoti është një unitet si asnjë unitet tjetër. Kjo është e thënë në Torah (Deuteronomy 6:4). “Dëgjo Izrael, ZOTI është hyjnia jonë, ZOTI është një”.KRISHTERIMI
Shumë pikëpmajje judaike u morën dhe u përfshinë si pjesë e Krishterimit. Jezusi ishte një izraelit orthodoks dhe Krishterimi nisi si një sekt i judaizmit; nuk është e qartë nëse Jezusi dëshironte të zbulonte një fe të veçantë.
Pasuesit e tij e konsideronin atë si Mesia – fjalë hebraike kjo që don të thoë “i shenjtëruari”, fjala greke për të cilin ishte “Krisht”. Paul, një qytetar romak greqishtfolës, ishte nismëtari kryesor i përhapjes së Krishterimit, duke e predikuar në Azinë e Vogël dhe Greqi.
Megjithëse fillimisht të krishterët u persekutuan egërsisht, perandori Konstandin e sanksionoi më në fund Krishterimin si fe zyrtare të Perandorisë Romake. Krishterimi u përhap duke u bërë një forcë mbizotëruese në kulturën perëndimore për dy mijëvjeçarët e tjerë.
Në ditët tona Krishterimi ka numrin më të madh të pasuesve dhe është përgjithësisht më i përhapur në botë. Mbi një miliard njerëz e konsiderojnë veten të krishterë, por ka shumë ndarje në kuptimin e teologjisë e të organizimit kishtar, degëzimet kryesore të së cilit janë Katolocizmi Romak, Protestantizmi dhe Orthodoksizmi Lindor.
Krishterimi deklaron besimin në një Zot. Historikisht, shumë kisha krishtere kanë mësuar se natyra e Zotit është një mister: derisa është unitet, Zoti gjithashtu manifestohet si tre entitete: Zoti si At, Zoti si Djalë dhe Zoti si Shpirt i Shenjtë (që kolektivisht quhet Trinitet), formula klasike e krishterimit “tre bëhen një”.
Natyra e vërtetë e Trinitetit mbahet si një mister i paspjegueshëm, i nxjerrur nga Testamenti i Ri, por është rezultat i debateve teologjike në Këshillin e Nikës më 325, e kodifikuar në vitin 381 dhe duke arritur zhvillimin e tij të plotë përgjatë punës së Etërve Kapadocian (Basili Fisnik, Gregori nga Nisa, Peter, dhe Gregori Naciancus, patrik i Konstantinopolit).
Sidoqoftë, disa kritik konsiderojnë se Krishterimi është formë e triteizmit. Derisa kjo mund të jetë e vërtetë në disa instanca, Krishterimi kuptohet si monoteism tripjesësh. Për çifutët dhe muslimanët, idea e Zotit si trinitet është heretike – konsiderohet i afërt me politeizmin.
“Unë besoj në një Zot” është çelësi i qëndrimit të Krishterëve.
Disa grupe Krishtere, siç janë Dëshmitarët e Jehovait dhe Uniteti i Rrëshajave, nuk mësojnë doktrinën e Trinitetit. Kisha Katolike Romake praktikon Respektimin e të Shenjtëve, që kritikët e quajnë formë e politeizmit.
ISLAMI
Islam don të thotë “Nënshtrim ndaj Zotit”. Në Islam, monoteizmi është absolutisht i qartë:
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
Islami si parim të vetin e pranon njëshmërinë dhe unitetin e Zotit, fjala Arabe për monoteizmin është Teuhid që do me thënë “të qenurit një” do me thënë i vetëm, vetëm një në numër.
Shehadeti (që do me thënë dëshmi, deklarim), ose kredoja Islame, është deklarimi i besimit në njëshmërinë e Zotit (Allah në Arabisht) dhe profetësinë e Muhammedit p.q.m.t.
Transliterimi i shehadetit është ky: “eshhedu en la ilahe il-lalla ve eshhedu enne muhammeden abduhu ve resuluhu” që në përkthim don të thotë: Besoj dhe deklaroj se ekziston vetëm një Zot – All-llahu dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij ”.
Kjo deklaratë dhe besimi konsiderohet si i pari prej Pesë Shtyllave të Islamit. I dyti është realizimi i pesë lutjeve çdo ditë (pesë namazet) që paraprihen me larjen ceremoniale (abdesin).
Gjatë faljes, të gjithë muslimanët kthehen kah qyteti i shenjtë i Mekës, pavarsisht se në cilin vend dhe sa larg janë ata. Shtylla e tretë është mbajtja e Ramazanit, agjërimi prej lindjes së diellit deri në perëndimin e tij, për një muaj rresht.
E katërta është dhënia e lëmoshës (Zekati) e shpallur në ligjin Islamik. Dhe shtylla e fundit është që çdo musliman, sipas mundësive së paku njëherë në jetën e tij të shkojë në haxhillëk në Mekë.
Në bazë të Islamit, “njëshmëria e Zotit” është mësimi primar i të gjithë profetëve dhe të dërguarve të Zotit (duke përfshirë këtu edhe Jezusin edhe Moisiun), që u dërguan njerëzimit si udhëheqës. Islami e konsideron trinitetin si politeizëm dhe si shtrembërim të porosisë origjinale të Jezusit për njëshmërinë e Zotit.
BUDIZMI
Budizmi ka hyrë në Kinë rreth shekullit të parë të erës sonë, filloi të përhapet gjerësisht pas shekullit të 4-të të erës sonë dhe është bërë gradualisht feja me ndikim më të madh në Kinë.
Budizmi kinez ndodhet në bazë të tre familjeve të mëdha të gjuhëve dhe mbi këtë bazë kemi budizmin e familjes së gjuhës Hane, budizmin e familjes së gjuhës tibetiane dhe budizmin e familjes së gjuhës Bali, ose budizmin jugor.
Numri i murgëve të këtyre tre grupeve të mëdha sipas familjeve gjuhësore ka arritur në 200 mijë. Tani në Kinë ka 13 mijë tempuj të hapur të budizmit, 33 shkolla budiste dhe afro 50 lloje botimesh budiste.
Budizmi tibetian është një degë e budizmit kinez, që është përhapur kryesisht në Rajonin Autonom të Tibetit, Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme, në provincat Çinhaj etj. Banorët tibetianë, mongolë, Ygu, Mënba, Luoba dhe Tu besojnë, në përgjithësi, budizmin tibetian dhe numri i besimtarëve të tij arrin në afro 7 milionë.
Budizmi jugor është kryesisht i përhapur në qarkun autonom Sisuanbana të kombësisë Daj, në qarkun autonom Dëhong të kombësive Daj dhe Gjinbo, në zonën Sëmao të provincës Ynan të Kinës jug-lindore.
Në budizmin jugor beson shumica e banorëve Daj, Bulang, Açan dhe Va. Numri i besimtarëve të tij arrin në mbi 1 milion. Kurse në budizmin Han besojnë kryesisht banorët Hanë, të shpërndarë në krahina të ndryshme të Kinës.
KONFUCIANIZMI
Ka qenë baza e kulturës së grupeve sunduese në Kinën tradicionale. “Konfuci” (forma e latinizuar e emrit Kung Fu-Tzu), jetoi në shekullin e VI p.e.s.
Sikurse themeluesi i Taoizmit Lao-Ce (Lao-Tsze), Konfuci ishte mësues dhe jo një profet fetar sipas stilit të udhëheqësve fetarë në Lindjen e Mesme.
Konfuci nuk shikohej prej ndjekësve të tij si Zot, por “si më i mençuri i burrave të mençur”. Konfucianizmi synonte të rregullonte jetën njerëzore sipas harmonisë së brendshme të natyrës, duke theksuar nderimin e thellë të stërgjyshërve.
TAOIZMI
Taoizmi është lindur dhe përhapur në Kinë. Ai filloi qysh në shekullin e dytë të erës sonë dhe ka një histori mbi 1800 vjeçare. Taoizmi është trashëguar nga adhurimi i natyrës dhe i paraardhësve në kohën e lashtë, ka pasur shumë fraksione në histori dhe më vonë është bashkuar në dy fraksione, si Quanzhën Tao dhe Zhëngyi Tao, që ushtrojnë ndikim në gjirin e banorëve të kombësisë Hane.
Për arsye se Taoizmi nuk ka ceremony dhe rregulla të rrepta të hyrjes së besimtarëve, pra është vështirë të numrohet numri i besimtarëve të tij. Tani në Kinë ka mbi 1500 tempuj doist dhe mbi 25 mijë murg e murgesha taoiste.
KLASIFIKIMI I LLOJEVE TË RELIGJIONIT
Duke e definuar religjionin, duhet të merret parasysh fakti se kemi disa lloje të religjioneve në botë.
Të gjitha janë të ngjajshme sa mundemi që në një kategori t’i quajmë religjione, por ato gjithashtu janë të ndryshëm që duke kërkuar në këto nënkategori do jetë e dobishme të kuptojmë për besimet fetare femonenin e religjionit.
Një gjë që është e rëndësishme të theksojmë është se këto kategori nuk janë të gjitha të veçanta. Kjo do të thotë se nuk ka rast ku një religjion duhet të jetë pjesë e një tjetri dhe nuk mund të jetë pjesë e cilitdo religjion tjetër.
Nuk është e pazakonshme për një religjion të jetë pjesë e një ose më shumë grupimeve. Kjo nuk do të thotë që të bëhet ndarja e religjioneve në grupe të ndryshme por të kuptojmë mënyrat se si manifestohet ajo në shoqërinë dhe psikologjinë njerëzore.
Çka janë Religjionet Natyrore
Karakteristikat dalluese, Besimet dhe Zbatimi
Sistemet e njohura si religjione natyrore shpesh janë të konsideruara besimet primitive fetare. “Primitiv” në këtë rast nuk i referohet kompleksitetit të sistemit fetar (sepse fetë natyrore mund të jenë shumë komplekse).
Në të vërtetë i referohet idesë se fetë natyrore janë ndoshta lloji më i hershëm i sistemit fetar i zhvilluar nga qenia njerëzore. Sot, religjionet natyrore në Perëndim priren të jenë shumë “eklektike”, kështu që ato mund të huazojnë nga varieteti i të tjerave, e më shumë nga traditat e vjetra.
Religjionet natyrore kryesisht janë të fokusuara në idenë se Zotërat dhe fuqitë e tjera supernatyrore mund të gjinden përmes përvojës direkte të ngjarjeve dhe objekteve natyrore. Besimi i saktë i hyjnive është i zakonshëm por jo i urdhëruar – nuk është e zakonshme për hyjnitë të trajtohen si metaforike.
Cilido që të jetë rasti, aty çdoherë ka pluralitet; monoteizmi nuk gjindet në religjionet natyrore. Është e zakonshme për këto sisteme religjioze të trajtojnë tërësinë e natyrës si të shenjtë ose madje si të perëndishme.
Një nga tiparet e religjioneve natyrore është se ato nuk mbështeten në shkrime të shenjta, profet individual, ose figura të veçanta fetare si simbole të tyre. Çdo besimtar trajtohet si i aftë për të kuptuar shenjtërinë dhe supernatyroren. Sidoqoftë, është ende e zakonshme në disa sisteme fetare të kenë shaman ose udhëheqës të tjerë fetarë që i shërbejnë shoqërisë.
Religjionet natyrore synojnë të jenë relativisht egalitare sa u përket pozitave të udhëheqësve dhe marrëdhënieve ndërmjet anëtarëve. Çdo gjë që është në univers dhe që nuk është e krijuar nga njerëzit është e besuar të jetë e lidhur me një tërheqje të ndërlikuar të energjisë ose jetës – fuqisë – që gjithashtu përfshinë edhe njerëzit.
Nuk është e pazakonshme që të gjithë anëtarët të konsiderohen si kler të një lloji (priftëresha dhe priftërinj). Marrëdhëniet hierarkike, nëse ato ekzistojnë, priren të jenë të përkohshme (për një arsye të veçantë, ndoshta) dhe/ose një pasojë e përvojës ose viteve.
Edhe meshkujt edhe femrat mund të jenë në pozita udhëheqëse, ku femrat shpesh janë si udhëheqëse në rituale.
Religjionet natyrore gjithashtu nuk ndërtojnë ndonjë ndërtesë të shenjtë të përhershme që u dedikohen qëllimeve fetare. Ato mund që ndërkohë të ndërtojnë ndërtesë të përkohshme për qëllime të veçanta, si shtëpizë mundimi, dhe ato gjithashtu mund të përdorin ndërtesat ekzistuese për aktivitetet fetare.
Duke folur në përgjithësi, sidoqoftë, vendi i shenjtë është në ambient natyror më shumë sesa në ambient të ndërtuar me tulla dhe llaç. Ndodhitë fetare shpesh mbahen në hapësirë të çelur, në parqe, në plazhe ose në male. Ndonjëherë bëhen disa ndryshime të vogla nëpër këto vende, si vendosja e ndonjë guri, por asgjë e përhershme.
Shembuj të religjioneve natyrore mund të gjinden në besimet moderne neo-pagane, besimet tradicionale të shumë fiseve vendore nëpër botë, dhe në traditat e besimeve të vjetra politeiste.
Një shembull i injorimit të religjionit natyror është deizmi modern, një besim i sistemit teist që ka lidhje me gjetjen e shenjave të një krijuesi, Zotin, në ndërtimin e natyrës. Kjo shpesh përfshin zhvillimin e një sistemi religjioz mjaft personal të bazuar në arsyet dhe studimet universale – kështuqë, shpërndan me karakteristikat e tjera të religjioneve natyrore si decentralizimi dhe një fokusim mbi botën natyrore.
Përshkrimet më pak mbrojtëse të religjioneve natyrore ndonjëherë argumentojnë se një veçori e rëndësishme e këtyre sistemeve nuk është harmonia me natyrën sikur që shpesh thuhet, por zotërimi dhe kontrolli mbi forcat e natyrës. Në “Religjioni Natyror në SHBA” nga Catherine Albanese (1990) argumenton se bile edhe besimi racionalist i Amerikës së hershme ishte i bazuar në impulsin për kontroll të natyrës dhe njerëzve jo elitë.
Madje edhe nëse analiza e Albaneses për religjionin natyror në Amerikë nuk është krejtësisht i saktë, duhet të pranohet se sisteme të tilla religjioze vërtetë përfshijnë “anën e errët” mbas retorikës së këndshme. Duket të ketë një tendencë drejt zotërimit mbi natyrën dhe njerëzve të tjerë që mund, megjithëse nuk duhet, të gjejnë shprehje të vrazhdta – për shembull Nacizmi dhe Odinizmi.
Çfarë janë religjionet Shfaqëse/Zbuluese
Karakteristikat dalluese, Besimet dhe Zbatimi
Gjithashtu e përshkruar edhe si Religjion Ligjdhënës, Religjionet Shfaqëse janë ato që gjejnë qendrën simbolike në disa vija zbuluese nga zoti ose zotërat. Këto zbulime normalisht mbahen në shkrimet e shenjta që na janë transmetuar neve nga profet të nderuar të zotit ose zotërave.
Sidoqoftë, shkrimet e shenjta nuk janë forma e vemte e shfaqjes që mund t’i jepet njerëzimit nga Zoti. Një formë tjetër e shfaqjes mund të përfshijë edhe mrekullitë që komunikojnë vullnetin ose dëshirën e Zotit.
Për shkak të kësaj, është e rëndësishme të kuptojmë se dallimi mes religjionit shfaqës dhe atij natyror nuk është gjithmonë i pastër – nuk do të mund të ishte e çuditshme për besimtarët ta konsiderojnë natyrën se është një shfaqje e Zotit për njerëzimin.
Religjionet shfaqëse kryesisht janë të varura në idenë e një zoti apo zotërave aktiv – duke u dhënë shfaqje njerëzimit i bënë ata aktiv në jetën dhe fatin e tyre. Një aktivitet i këtillë priret të marrë formën e mrekullisë ose duke shfaqur drejtëpërdrejtë nga një zot ose përmes profetit të zotit apo përfaqësuesit.
Religjionet shfaqëse në mënyrë tipike kanë strukturë hierarkike, si në udhëheqje ashtu edhe në marrëdhëniet në mes anëtarëve. Meqë fokusi është në shfaqjen hyjnore, disa anëtarë janë të caktuar si ndërmjetësues ndërmjet njerëzve dhe hyjnores; këta ndërmjetësues shërbejnë ose si kanal për vazhdimsi të shfaqjes hyjnore ose si interpretues autoritativ të shfaqjeve të kaluara.
Për shkak të natyrës së strukturuar të adhurimit shoqëror, religjionet shfaqëse ndërtojnë ndërtesa të përhershme për të shërbyer si hapsira të shenjta dhe si pika kryesore për shërbime fetare.
Në religjionet shfaqëse, detyra primare e njerëzve priret për të qenë të devotshëm dhe të dëgjueshëm për Zotin.
Pas gjithë kësaj, shfaqjet nga Zoti nuk janë të bëra pa arsye të mira: më tepër, ajo bëhet me qëllim që t’u komunikohen njerëzve gjërat që ata duhet t’i besojnë, gjërat që duhet t’i bëjnë, dhe qëllimet e Zotit për botën. Disa herë këto udhëzime mund të jenë të paqarta dhe disa herë tortura të veçanta. Atë që të gjithë e ndajnë është sidoqoftë kërkesë që duhet të jetë e zbatuar.
Çështja e urdhërave morale gjatë kohë ka qenë pikë e mosmarrveshjes mes adhuruesve të religjionit shfaqës dhe atij natyror. Përgjatë historisë, e veçanërisht gjatë shekujve XVIII dhe XIX adhuruesit e religjionit natyror ashpër kanë kritikuar ata të atij shfaqës për kodet e udhëheqjes së rreptë dhe të palëkundshme, që sipas tyre i çoi ata në ligësi dhe dhunë.
Adhuruesit e religjionit shfaqës u përgjigjen duke argumentuar se vetëm shfaqjet hyjnore mund të sigurojnë për njerëzimin udhëzime autoritative dhe të sigurta të bazuar në atë se çfar zoti apo zotërat kërkojnë nga ne.
Cilido zot i denjë për emrin duhet të jetë i aftë për shfaqjen dhe do të ishte e papranueshme të konkludojmë se shfaqja nuk është e dëshirueshme. Prandaj, është e argumentuar, se do të ishte gabim të mos pranosh shfaqjet si rezultate të shkëlqyeshme e bile edhe më qesharake të nënvleftësosh shfaqjet e qarta përpara neve.
Religjionet shfaqëse kryesore në botë sot përfshijnë Judaizmin, Krishterimin, Islamin dhe Sikizmin. Traditat e këtyre religjioneve mbështeten në përmbledhjet e veçanta të shkrimeve të shenjta që janë si shfaqje autoritative të burimit hyjnor.
Hinduizmi në fillim u përshkrua si religjion shfaqës për shkak të vendit të mirënjohur të Veda-s, por duket se kjoështë gabim. Hinduizmi, u përshkrua nga adhuruesit e vet si një “religjion i çliruar” (i nxjerrur) dhe arsyeshmërisht cekin se “Veda” thjesht don të thot “dituri e shquar nga parashikuesit
Çka janë Religjionet e Shpëtimit
Karakteristikat dalluese, Besimet dhe Zbatimi
Kategoria e Religjionit të Shpëtimit duket të jetë kryesisht një krijim i Krishterimit për shkak të theksit të saj në mëkat dhe shpëtim. Sidoqoftë, është një kategori që meriton vëmendje të madhe.
Religjionet e shpëtimit janë kryesisht të themeluara nga profet ose udhëheqës fetar që forjmonë një doktrinë që u sqaron njerëzve se si shpëtimi mund të arrihet. Legjitimiteti dhe autoriteti afatgjatë i këtyre profetëve shpesh është i varur në zotërimin e një shkalle të lartë të dhuntisë personale shpirtërore (karizëm), dhe ndonjëherë mundëisne për të bërë mrekulli – si duket shenjë e një përkrahje dhe miratimi hyjnor.
Përcjellësit e rrethit më të ngushtë rreth profetit gjithashtu pranojnë një shkallë të lartë të rrespektit dhe një status të rritur afërsisht me fuqitë e tyre për fuqinë dhe profetin e perëndisë. Kjo shpesh çon në sistem hierarkik në religjionet e shpëtimit. Shpesh hierarkia është shumë e formalizuar me trajnime dhe mesha të veçanta; ndnjëherë hierarkia është e mvarur në përvojën dhe mençurine e demosntruar.
Në religjionet e shpëtimit, ka kryesisht ndjenja të forta të paaftësisë, vuajtje dhe/ose mëkatim prej të cilave njerëzit duan të lirohen. Religjioni u ofron përgjigjen: ndonjëherë mund të na tregojë se ne duhet të shpëtojmë përmes fuqisë dhe dashurisë së Zotit, e ndonjëherë na tregon se shpëtimi mund të arrihet përmes disa përpjekjeve tona.
Cilido rast qoftë, disa përpjekje ose disa veprime janë të domosdoshme nga besimtari me qëllim që të arrijë shpëtim – kjo nuk është një dhuratë plotësisht e lirë, përndryshe nuk do të kishte nevojë për profet që t’u komunikojë njerëzimit mesazhin e shpëtimit.
Këto përpjekje shpesh janë të lidhura ngusht me rituale të sistematizuara dhe ceremoni që tregojnë zhvillimin afatgjatë të individit ashtu që ata lëvizin drejt shpëtimit të tyre përfundimtar. Kjo ka për qëllim të sistematizojë dhe të racionalizojë strukturën e tërësishme të jetës së personit dhe vështrimin e tyre mbi botën.
Ky vështrim kryesisht përfshinë doktrinat që kanë të bëjnë me vëllazërimin universal dhe dashurinë universale. Për dallim nga religjionet fisnore që janë të lidhura vetëm për anëtarët e një grupi, religjionet e shpëtimit janë të përshtatshme për gjithë njerëzimin sepse mesazhi i shpëtimit dhe shpengimi mendohet për gjithë njerëzimin, madje edhe nëse ajo në fillim i ishte dhënë vetëm një grupi të vogël.
Religjionet e shpëtimit kanë një theks të lart në kapërcimin e fiseve, racave, dhe kufijve etnik derisa gjithashtu nxitë prozelitizimin (kthyerjen në fe) me qëllim që të sjellin sa më shumë nga njerëzimi “në tufë” nga ata që do të jenë të çliruar nga vuajtja dhe mëkati.
Një pasojë e keqe nga ky fokusim mund të jetë depersonalizimi i vetë dashurisë. Në vend që të jesh i drejtuar drejt një individi si individ, dashuria drejtohet drejt abstraksionit “njerëzor”, nga e cila njerëzit janë vetëm anëtarë të rastësishëm.
Kjo ka përparësinë e kapërcimit të dallimeve të rastësishme në mes njerëzve që përndyrshe mundet të ndalojë ndjenjat vëllazërore, por ka mangësinë e mundësisë së dobësimit të fuqisë së këtyre ndjenjave.
Krishterimi nuk është vetem religjion i shfaqjes, por edhe i shpëtimit për shkak të shprehjes së rolit të Jezu Krishtit. Veç kësaj, mund të klasifikojmë edhe Budizmin si lloj të religjionit të shpëtimit për shkak të fokusimit në nevojën e gjetjes së lirimit nga rrethi i vdekjes dhe rilindja.
Me këtë rast, sidoqoftë, shpëtimi nuk vjen nga asnjë zot as nga ndonjë fuqi supernatyrore; në të vërtetë, shpëtimi arrihet përmes ndriçimit tonë të mendjes për natyrën e vërtetë të jetës dhe realitetit.
Çka janë Religjionet Sakramente (shenjta)
Karakteristikat dalluese, Besimet dhe Zbatimi
Fjala sakrament rrjedh nga latinishtja “sacramentum” që do me thënë “betim, gjë e shenjtë, mister”. Në Romën e vjetër, koncepti i referohej një betimi të besnikërisë nga ushtarët Romak kur ata hynin në ushtri. Përmbante një ceremoni të shenjtë e përcaktuar për tu bërë përshtypje rekrutëve të rinj për obligimin e tyre për Romën.
Sot, një sakrament është i shenjtë, ceremoni fetare që supozohet të sjell ca shenja të dukshme të prezencës së një zoti në mesin e besimtarëve dhe që ngulitë në to obligimet e tyre si besimtarë.
Si rezultat, religjioni sakrament është një që thekson ose vë në focus idenë se hyjnorja është prezente në objekte fizike në prezencë të besimtarëve. Kontakti dhe komunikimi me hyjnoren është kryesisht përmes atyre objekteve dhe ceremonive.
Objektet mund të jenë ikona fizike si statuja, ushqim si për shembull bukë dhe verë në Eukaristat Krishtere (lidhjet shpirtërore me Zotin), ose bile edhe sende të gjalla si lopët në Hinduizëm. Objekti në vetvete nuk trajtohet si hyjni; por ai ose është manifest i hyjnores ose bujtinë (e përkohshme) e hyjnores. Për shembull Çifutët e hershëm e ruanin Arkën e Kontratës si vend banimi i fuqisë së hyjnores pa e adhuruar atë si zot në vete.
Meqë fokusi është objekte materiale, aktivitetet fetare në religjionet sakramente përqëndrohen rreth ritualeve duke përdorur këto objekte. Objektet e shenjta (reliktet, statujat, kryqet) që ndonjëherë përdoren për të bartur substanca të shenjta (bukë, verë, dhe) janë të trajtuara me një nderim të veçantë (në mënyrën se si bartën, në mënyrën se si preken) derisa ritualet u shërbejnë për transmetimin e fuqisë së shenjtë ose mirësinë besimtarëve present (shpesh përmes një personi që shërben si mediator).
Meqë theksi është i vënduar në ceremony, është e zakonshme të kenë specialist apo autoritete fetare. Këta specialist mund të kenë pozita të përhershme të krijuara nga kierarkia fetare (si prifti) ose mund të kenë një status të përkohshëm që është vetëm sa për zgjatjen e ceremonisë.
Specialistët e përhershëm, sidoqoftë, janë më të përgjithshëm; në të vërtetë është e argumentuar se krijimi i autoriteteve të përhershme fetare është pjesërisht rezultat i zhvillimit të religjioneve sakramente dhe nevoja e tyre për persona të aftë në menaxhimin dhe administrimin e ritualeve sakramente.
Këta mediatorë qëndrojnë edhe në botën e shenjtë edhe në atë laike duke shërbyer si mediatorë ndërmjet njerëzimit dhe të shenjtës.
Shumë forma të Krishterimit janë shpesh të trajtuara si shembuj tipik të religjionit sakrament për shkak të përdorimit të objekteve dhe ritualeve që kanë të bëjnë me ato objekte. Sidoqoftë, këtu hyjnë edhe shumë religjione primitive dhe natyrore.
Ishte e zakonshme në një kohë për njerëzit të fokusohen në rituale sakramente për të siguruar vazhdimësinë e të reshurave të dobishme dhe korrjeve të mira. “Objektet” e shenjta mund të jenë një lum, një arë, ose disa vendqëndrime të tjera të shenjta, ku prezenca e të shenjtës do të banonte gjatë një ceremonie. Ritualet mund të jenë ato që theksojnë lidhjen ndërmjet ciklit të jetës njerëzore dhe ciklin e stinëve.
Qoftë funksioni i një kierarkie formale ose i varur mbi ndryshimet e stinëve, ritualet kryesisht shërbejnë për t’u ndihmuar të lidhin personin me grupin shoqëror dhe me sistemin fetar. Si pasojë, fokusimi në kungatat dhe ritualet sakramente ndihmojnë të përforcojnë fuqinë e autoriteteve fetare bile edhe kur statusi i tyre është i një natyre të përkohshme.
Një nga rreziqet potenciale në religjionet sakramente është fokusimi i tyre në objektet e shenjta ku prezenca e të shenjtës mund të lejojë një zhvillim të “idhujtarisë” nëse njerëzit besojnë se ato objekte janë të shenjta në vetvete. Një rrezik tjetër është e kundërta e kësaj kur njerëzit beosjnë se objektet e shenjta janë “simbole të thjeshta”, fuqi e mangët ose thjesht domethënie fetare.