Magji për të mësuar të vërtetën
Për të zbuluar një të vërtetë të fshehur, vizato në një copë letër një trekëndësh të drejtë me një sy në qendër.
Në qendër të syrit mbishkruaj runën Os (në fomën e një F), që është runa e Odinit, perëndisë së magjikës me një sy. Mendo fort në personin që, në mendimin tënd, e fsheh të vërtetën nga ti, duke shtrënguar këtë hajmali në zemër, dhe thuaj:
Ai me një sy vështron nga froni i tij,
Syri i zjarrtë djeg faqen e gënjeshtarit.
Mbaje hajmalinë me vete, dhe herën tjetër kur ta takosh personin për të cilin dyshon që gënjen, shtruaji pyetjen që ke në mend. Do të dish nëse përgjigja është e vërtetë ose e gënjyer.