Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Optimizmi ne jete

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Optimizmi ne jete Empty
MesazhTitulli: Optimizmi ne jete   Optimizmi ne jete EmptyFri May 18, 2012 5:08 pm

Optimizmi ne jete

Optimizmi ne jete Springgt

Gjithnjë e më shumë po dominon, po pranohet dhe po përkrahet mendimi se mënyra e jetës sonë, e në veçanti qasja pozitive ndaj saj, ndikon padyshim në të gjitha proceset psiko-fiziologjike, e më këtë drejtpërdrejt edhe në shëndetit tonë.

Qëndrimi optimist ndaj sfidave që na i parashtron jeta, pra prirja e individit për t’i parë gjërat nga këndvështrimi pozitiv, për t’iu qasur jetës me plotë gjallëri e hare, me guxim e besim në vete, me siguri e vendosmëri, pa pasur frikë nga vështirësitë që mund t’i shfaqen si pengesa të mundshme gjatë rrugëtimit të tij drejt realizimit të qëllimeve të përcaktuara... konsiderohet edhe shkencërisht si veprim shumë i dobishëm, bile edhe i domosdoshëm, në harmonizimin e balancës shpirt - trup; si burimi i vetëbesimit i atmosferës disponuese me efekte shumë pozitive dhe të dobishme , si për sukseset në veprimtari të ndryshme ashtu edhe për organizmin tonë në përgjithësi.

Në përditshmërinë tonë, pothuajse të gjithë e dimë, se optimistët, në krahasimi me ata që ne i quajmë pesimist, ata që ndjehen të pafuqishëm të reagojnë kur është e nevojshme, ata që i nënshtrohen pasivitetit... janë njerëz më aktiv në jetë, njerëz që, në një farë forme, e shikojnë jetën drejt në sy dhe i hedhin hapat me siguri dhe besim të plotë në vete. Pra, optimisti vlerëson dhe çmon aftësitë e veta, fuqinë e të menduarit pozitivisht, dhe i arrin qëllimet e caktuara, përderisa pesimisti është i bindur në pazotësinë e tij dhe gjithçka, në rrugëtimin e tij, e konsideron pengesë. Më e keqja është, që ai, nën pushtetin e pasivitetit, nuk merr asnjëherë mundin që të bëjë ndryshime në shprehitë e ngulitura në kokë, dhe me këtë ua trason terrenin patologjive shpirtërore siç janë fobitë, depresioni, neurozat etj.

Nuk duhet të pajtohemi me atë se njeriu lind optimist ose pesimist, se këto veti janë dukuri të pandashme të personalitetit ose të trashëguara gjenetikisht, edhe pse nuk mund të përjashtohet tërësisht një lidhshmëri në këtë kontekst. Optimizmi formohet, sikurse edhe pesimizmi dhe, natyrisht, edhe mund të ndryshoj në kohë, varësisht prej rrethanave. Nuk është edhe aq e vështirë të fillohet me krijimin e vetive pozitive, pra, për ta parë jetën nga prizma optimiste, e vështirë është që të ruhen në kontuinitet ato ndryshime. Kjo, përafërsisht ngjanë me dietën: lehtë është të hiqen disa kilogram, por e vështirë është që të ruhet pesha e arritur pastaj! E për ta ruajtur këtë vazhdimësi, njeriu që dëshiron t’i qaset jetës me optimizëm, duhet të punoj me veten, me egon e tij, me mendimet e tija, t’i ushtroj ato m’u sikurse atleti që përmes trajnimeve të rregullta arin ta ruaj freskinë trupore.

Ne si qenie njerëzore kemi dhuratën më të çmuar të mundshme nga Perëndia - jetën, lirin e skajshme për veprim... dhe tërësish varet prej nesh se si do t’i qasem asaj! Në këtë qëndron edhe dallimi esencial në raporte me gjallesat tjera. Urtaki më i madh i shekullit 20, Osho, në një ligjërim të tij, e shpalos shumë kapshëm, shumë bukur, shumë bindshëm qasjen e individit ndaj kësaj dukurie. Në pyetjen që i bëhet Oshos: “A është vallë jeta, megjithatë, e mjerë?”, në një pjesë të përgjigjes ai thotë:

“Jeta vetvetiu është pëlhurë e pastër. Ti mund të pikturosh mjerimin, por mund të pikturosh edhe lumturinë. Ti mund ta përdorësh këtë liri në mënyrën që jetës tënde t’ia sjell ferrin, e po ashtu edhe në mënyrën që mund t’ia sjellë bukurinë: mirëqenien, fatbardhësinë dhe diç parajsore. Krejt kjo varet nga ti.

Ti mund t’i lejosh vetes të bëhesh një lulëzim i mrekullueshëm i vetëdijes, por mund të bëhesh edhe robot. Por, mbaje në mend, ti e mban përgjegjësinë - vetëm ti, dhe askush tjetër.

OPTIMIST ËSHTË NJERIU QË NË AGIM I QASET DRITARES DHE THOTË: “MIRËMËNGJESI, ZOT!”

PESIMIST ËSHTË NJERIU QË I QASET DRITARES ME FJALË: “O ZOT, MËNGJES ËSHTË?”

Krejt varet nga ti. Ai është një, i njëjti mëngjes, ndoshta edhe e njëjta pamje, ndoshta edhe që të dy këta persona banojnë në të njëjtën dhomë - çdo gjë varet nga ata.”

Pra, optimisti i gëzohet kësaj dhurate hyjnore, i gëzohet rrezeve të para të diellit, i gëzohet agimit dhe është gjithnjë falënderues, prandaj edhe e përshëndet krijuesin e tij sapo t’i hapë sytë në mëngjes. Ai i qaset ditës së re, e me këtë edhe vet jetës, me plotë gjallëri, vullnet, besim e vendosmëri, sepse e vlerëson pambarimisht këtë dhuratë hyjnore, dhe qenia e tij ndjehet e disponuar, e gëzuar, e lumtur... dhe natyrisht edhe suksesi, edhe shëndeti por edhe dashuria do të jenë përherë në anën e tij. Ai është kreator personal i ardhmërisë së tij sipas arkitekturës së dëshiruar. Pesimisti, në të kundërtën: sapo të agon dita, mbulon kokën me jorgan, dhe fillon të mallkoj gjithçka... edhe rrezet e diellit... edhe vetveten!!! Ai që në mëngjes e bombardon veten me parandjenja të këqija, me mendime negative dhe me këtë e ngarkon të gjithë qenie e tij me mëri, mërzi, me trishtim duke trasuar kështu bazamentin që nga çastet e para të agimit, me pasiguri, me paaftësi, me mosbesim në vete për suksese të reja në ditën që e pret e me këtë edhe humbjen e shpresave për një ardhmëri të suksesshme, të gëzuar e të lumtur.

Optimisti i absorbon që në mëngjes rrezet e para të Diellit për të akumuluar energji të re dhe për ta zbrazur atë pastaj drejt caqeve të dëshiruara, përderisa pesimisti e refuzon atë energji, prandaj edhe njehet gjatë gjithë kohës i plogësht.

Optimisti gjen gjithnjë shtegun e duhur për të lëvizur drejt qëllimeve të veta, sepse posedon besimin e duhur në aftësitë e tija për t’iu kundërvu sfidave që mund t’i paraqiten gjatë atij rrugëtimi, përderisa pesimisti, me pasivitetin e vet, me mosbesimin në aftësitë e veta, me dyshime irracionale vë barriera duke i mbyllur edhe ato pak shtigje ekzistuese që mund ta nxjerrin në rrugën e suksesit. Dhe e gjithë kjo, nuk është asgjë tjetër, veçse produkt i mendimeve tona. Pra, ne, dhe vetëm ne me mendimet tona, jemi ata që e krijojmë vuajtjen ose lumturinë, dështimin ose suksesin, ose me fjalë të tjera: ferrin ose parajsën. Urtaku unë Daut Demaku në librin e tij “Sekreti i lumturisë” (të cilin mund ta shkarkoni falas në sektorin “Literaturë”), ndër të tjera shkruan: “Të gjitha ligjet e natyrës punojnë për të mirën e njeriut, vetëm njeriu punon kundër vetvetes. Zoti - (mençuria universale, fara hyjnore apo fuqia e natyrës – thoni qysh të doni) - njeriut ia ka dhënë TË GJITHA, pra, ia ka dhënë të drejtën të zgjedh e të merr çka të dojë dhe sa të dojë nga jeta e vet! Njeriu e ka LIRINË e madhe – dhuratë hyjnore: prej SHËMTIE deri në SHËNJTRI. Kjo është dhurata më e shtrenjtë e hyjnores për njeriun që, njeriu i gjorë, nuk DI ta përdorë.”

Megjithatë, njerëzit assesi nuk arrijë ta kuptojnë se burimi i të gjitha sukseseve ose dështimeve, i lumturisë ose mjerimit, i bukurisë ose shëmtisë, qoftë ajo trupore ose shpirtërore, gjendet brenda qenies së tyre, në të menduarit e tyre. Të menduarit është ENERGJI. Energji që vë ne aksion të gjitha mekanizmat e organizmit tonë. Mendimet janë zanafilla e çdo gjëje, e të gjitha proceseve psiko-fizike, e pasqyrimit të botës sonë, të brendshme apo të jashtme. Edhe optimizmi ose pesimizmi, nuk janë asgjë tjetër vetëm hallkë në këtë proces të të menduarit, pra qasje personale ndaj dukurive të jetës nga këndvështrime të ndryshme - optimisti e sheh jetën parajsë, përderisa pesimisti ferr! Po e konkretizoj këtë me një gotë të mbushur përgjysmë me ujë. Për optimistin gota është gjysmë e mbushur, për pesimistin gota është gjysmë e zbrazur! E njëjta gotë, e njëjta sasi e ujit - shikime (mendime) të ndryshme! Optimisti e sheh gotën me ujë gjysmë të mbushur pasi ai synon lartësitë, arritjen e majave - suksesin duke u mbështet në besimin në vete. Vizionet e tij, dëshirat e tija janë të brumosura me frymën e mendimeve pozitive dhe nga ky spektër ai e sheh dhuratën hyjnore - jetën si parajsë në të cilën kultivohet, mirësia, dashuria dhe lumturia e amshuar. Pesimisti e sheh, të njëjtën gotë, gjysmë të zbrazur, pasi vizionet e tij janë të zbehura, dëshirat e topitura, veprimet e pasigurta, besimi i humbur. Fryma e mendimeve negative i kundërvihet çdo shkëndije të mundshme të shpresës dhe në qenien e tij lëshon rrënjë mjerimi, mjerim i cili, të njëjtën dhuratë hyjnore, pra jetën, e kthen për të në vuajtje dhe ferr të vërtet.

Dhe nuk duhet këtu ndonjë llogari e komplikuar për të nxjerr konkluzion të drejtë për këto dy dukuri, për këto dy gjendje, po i quaj, komplekse të shpirtit.

E para - optimizmi, i sjell zemrës buzëqeshje, gëzim, shpresë e mbi të gjitha besim dhe siguri në hapat e hedhur drejt sukseseve të reja, dhe me këtë edhe i përballon ose sfidon vetit negative dhe gjendjet emotive që janë si burim bazë i situatave shtresuese duke krijuar kështu edhe imunitet të fuqishëm për organizmin, dhe njëkohësisht edhe shëndet më të mirë psiko-fizik.

E dyta -pesimizmi, helmon zemrën me paragjykime të gabuara, me mirazhe iluzive, frustracione paranojike, duke kultivuar në të vetëm gjendje pikëlluese, melankoli kontinuitive dhe me këtë edhe gjendje dëshpëruese, depresive, situata të rënda shpirtëror me pasoja shumë serioze për higjienën mentale dhe për shëndetin e tij në përgjithësi.

Këto që i shkrova më lartë nuk janë pjellë e imagjinatës sime, as teori të thata formale, por dukuri shumë reale të vërtetuar shkencërisht përmes eksperimenteve e bëra në shumë institute, laboratorë e klinika me famë botërore. Nuk po i cekë këtu rezultatet pasi nuk po dua ta ngarkoj lexuesin me llogari matematikore, thjesht, dëshira ime është të dërgoj një impuls sado të vogël deri te receptorët e vizitorit të nderuar të kësaj web faqeje, dhe t’ia bëjë të ditur se leva e marshit është në duart e tij, në mendjen e tij, dhe prej tij varet se kah do t’i jep asaj...

Bëhu optimist dhe përqafoje jetën - buzëqeshi i pari asaj që pastaj ajo të ta dhuroj buzëqeshjen e pafund ty - parajsën e vërtet. Mos harro: buzëqeshja është nektari i jetës dhe një zemër që ushqehet me këtë nektar nuk do t’i mungoj kurrë lumturia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
 
Optimizmi ne jete
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Foto qe kapen nje here ne jete
» Fundi i botës do jetë më 30 qershor
» Raca njerëzore mund të jetë qenia më inteligjente në univers!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~OKULTIZEM~ :: Spiritualitet-
Kërce tek: