Çfarë është Syri i Tretë?Syri i Tretë është një mjet shumë i fuqishëm i shpirtit për të “parë”, “ndjerë” dhe “dëgjuar” realitetet e frekuencës më të lartë. Këto tre funksione të shpirtit janë të njohura si SYRI I TRETË!
Sa më shumë energji merr njeriu aq më shpejt aktivizohet Syri i Tretë.
Aktivizimi i Syrit të Tretë
Kur Energjia Kozmike rrjedh me bollëk, Syri i Tretë aktivizohet. Në këtë pikë, ia vlen të theksohet se çasti i aktivizimit të Syrit të Tretë na shkakton kruarje dhe tërheqje në pjesën e ballit.
Pastaj fillojmë:
të “shohim” ngjyra të ndryshme kalimtare tek vërtiten rreth nesh.
të “dëgjojmë” tinguj pëshpëritës, tinguj ecjeje.
të “ndihemi” sikur udhëtojmë në një tunel shumë të errët.
Përsosmëria e Syrit të Tretë
Kur trupi eterik pranon Energji të mjaftueshme Kozmike atëherë kemi përsosmëri të Syrit të Tretë. Pikërisht këtu, perceptojmë vizione shumë të qarta në këtë nivel “ekzistence” por edhe në nivele të tjera. Me përsosmërinë e Syrit të Tretë shohim më shumë gjëra të qarta nga ç’do shihnim me vizionin natyror.
Pra:
“Shohim” realitete të një frekuence tjetër.
“Shohim” gjëra që nuk janë të pranishme në botën e pesë shqisave.
“Ndiejmë” shumë gjëra që nuk i shprehim dot me fjalë.
“Dëgjojmë” zëra të brendshëm, tinguj instrumentesh nga frekuenca të tjera.
“Shohim” mjeshtra që nuk janë të pranishëm fizikisht.
“Shohim” mjeshtra në formë fizike, siç i njohim.
Pas më shumë meditimi:
“Shohim” mjeshtrin si Dritë ndriçuese. Akoma edhe nëse “shohim” dritë ndriçuese, jemi në gjendje të dallojmë tiparin e veçantë (identifikues) të tij.
Mund të “dëgjojmë” mesazhet e mjeshtrave.
“Ndihemi” sikur lëvizim në tunel dhe në fund bashkohemi me dritën.
Nëpërmjet përvojës së SYRIT TË TRETË arrijmë të mësojmë se për çdo pyetje ka edhe një përgjigje, të cilën zakonisht e marrim përmes “Mesazheve” nga Mjeshtrat ose duke “parë” realitete të një frekuence tjetër.
Me të gjitha këto:
Veprimet tona do të ndryshojnë.
Bindjet tona do të ndryshojnë.
Mirëkuptimi ynë do të ndryshojë.
Edituar për herë të fundit nga LaNiGc në Fri Apr 13, 2012 6:59 pm, edituar 1 herë gjithsej
LaNiGc
Numri i postimeve: 266
Pikët: 627
Reputation: 3
Join date: 23/03/2012
Mosha: 24
Vendodhja: DIGITAL OCEAN
Titulli: Re: Syri i Tretë? Fri Apr 13, 2012 6:52 pm
1- Chakra Rrenjesore
2- Chakra e Shpretkes (rituale)
3- Chakra Solar Plexus
4- Chakra e Zemres
5- Chakra e Grykes
6- Syri i Trete
7- Chakra e Kurores
Sejcila prej tyre personifikon dicka te caktuar si dhe ka ngjyren specifike.
1- Chakra e pare qe quhet Chakra Rrenjesore ose e Rrenjes ndodhet midis anusit dhe gjenitaleve dhe lidhet nepermjet kockes (gje qe besoj te gjithe e kane ndjere ne trupin e tyre ne ate vend). Ajo hapet nga larte poshte. Kjo chakra lidhet me instiktin e Mbijeteses, Sigurine dhe te qenit Realist ose me kembe ne toke sic i themi ne gjuhe me popullore. Karakterizohet nga ngjyra e kuqe
2- Chakra e dyte qe quhet Chakra e Shpretkes ose Chakra Rituale ndodhet mbi shpretke, ka nje ngjyre si te diellit dhe hapet nga brenda jashte ne mesin e saj. Librat sanskrit e zevendesojne chakran e dyte rituale me ate te shpretkes duke e vendosur ne kerthize ne vend te shprektes. Mbase kjo per shkak se shpretka paraqet rrezik ne trupin e njeriut nese nderhyhet ne te dhe eshte me e udhes qe te vendoset diku ku nuk perben rrezik. Personifikon Seksualitetin, Intimitetin dhe Emocionin. Ngjyra qe e karakterizon eshte portokallia.
3- Chakra e trete, ajo e quajtur Chakra Solar Plexus ndodhet rreth dy gishta me siper se kerthiza dhe lidhet direkt me trupin tone astral ose emocional. Nepermjet kesaj chakre ne thithim energjine diellore e cila ushqen trupin tone eterik i cili nga ana e tij furnizon dhe miremban me energji trupin tone fizik. Nga ketu gjenerojne ndjesite tona emocionale, sidomos ajo e 'parandjenjes'. Pra me pak fjale personifikon Energjine, Vitalitetin ose forcen jetesore dhe Deshiren e Pushtetin. Ngjyra qe e karakterizon eshte e verdha.
4- Chakra e katert qe quhet Chakra e Zemres eshte qendra e te gjithe sistemit tone te chakrave. Ndodhet ne mes te gjoksit ne te njejtin nivel dhe ne afersi te kavitetit te zemres dhe lidh tre qendrat me te Poshteme emocionale me tre qendrat me te Siperme mendore dhe shpirterore. Pra personifikon Dashuri, Shprese dhe Dhembshurine. Ngjyra karakteristike eshte e gjelberta me nje nuance te lehte boje roze.
5- Chakra e peste, ajo e Grykes ndodhet midis gunges se qafes dhe laringut, duke filluar nga vertebra e zverkut mbrapa molles se Adamit. Pra fillon ne nga vertebra e zverkut dhe hapet per nga jashte ne mes. Po ashtu eshte e lidhur nje me chakra me te vogel sekondare e cila gjendet ne qafe dhe hapet mbrapsht por duke qene se keto dy chakra jane kaq afer njera tjetres dhe te lidhura ngushte atehere jane bashkuar ne nje. Personifikon Kreativitetin, Komunikimin dhe Sherimin. Ngjyra karakteristike eshte blu.
6- Chakra e gjashte qe quhet Syri i Trete lidhet me gjendren pituitare e cila eshte nje gjender shume e vogel pa forme me nje madhesi prej 3 milimetrash ne diameter dhe ndodhet ne ball pothuajse nje gisht si gjeresi mbi kurrizin e hundes midis vetullave. Ketu eshte qendra e perceptimit te ndergjegjes. Eshte vendndodhja e fuqive tona mendore. Ne aspektin fizik eshte qendra me e larte komanduese e sistemit qendror nervor. Personifikon Mendjemprehtesine, Intuiten dhe Ndjesite Psiqike. Ngjyra e saj eshte e purpurte.
7- Chakra e shtate qe quhet Chakra e Kurores eshte po ashtu nje Sy i Trete. Ndodhet ne gjendren pineale e cila eshte nje organ mishtor jo me i madh se gjendra pituitare. Gjendra pineale ndodhet mbrapa dhe afer trupezes pituitare, pothuajse ne qendren e sakte te kokes, ne nivel te njejte me syte. Chakra e Kurores hapet nga poshte larte, ne maje te kokes. Ka nje fakt interesant mbi kete qender. Shkenca mjekesore duhet te vendose ne menyre perfundimtare influencen fizike qe kjo gjender ka ne trupin e njeriut (mbase pengohen nga fakti qe metafizike eshte pertej menyres se tyre rracionale te te menduarit). Ndonese perbehet nga ngjyrime te shumta prizmatike, kjo chakra eshte ne menyre dominante e dhunshme. Personifikon Ndergjegjen Kozmike, Ndricimin e Mendjes dhe te Kuptuarin. Ngjyra e saj eshte e bardhe.
Ja disa foto qe e ilustrojne me mire kete shpjegim
obite e teknikave medituese te Ajna Chakra (Syri i trete):
Dobite kryesore:
• Shton fuqine e intuites
• Jep dhe shton fuqite fizike
• Shton dhe permireson diturine
• Ofron qartesine e mendimeve, mendjehollesise dhe mencurise
• Mundeson qe te lidhesh me “inner guru” ose “unin e brendshem” per udheheqje dhe inspirim.
• Shton fuqine per te lexuar mendimet e te tjereve, detekton gjendjen energjetike delikate dhe vulgare tek te tjeret.
• Ndihmon rrjedhen e Energjise Kundaline ne qendrat me te larta.
Dobite dytesore:
• Jep mundesine per te pasur enderra lucide
• Mundeson komunikim jo-verbal
• Mundeson fokusim
• Permireson shikimin
• Ndihmon shendetin dhe te qenurit te shendoshe.