Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Magjia e zeze dhe ndikimi i saj Empty
MesazhTitulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj   Magjia e zeze dhe ndikimi i saj EmptySat May 05, 2012 8:24 pm

Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Magjia e zeze dhe ndikimi i saj 864412ea-3c36-47c4-bf08-35d978f70fad

Kohën e fundit të gjithë jemi dëshmitarë se shumica e njerëzve për shumë sëmundje, brenga jetësore, çrregullime të ndryshme psikike dhe shqetësime shpirtërore, kërkojnë ndihmë nga terapeutët laikë të metodave alternative të shërimit.

Kur në jetën e përditshme ballafaqohet me situata të këtilla, edhe skeptikut më të madh, me një edukatë të fortë materialiste, dyshimi i parë intim që do t'i bie ndërmend është: "Mos jam vallë nën ndikimin eventual të magjisë së zezë?!"

Jo vetëm tek ne shqiptarët, por frika nga magjia e zezë ekziston dhe ka ekzistuar përherë, edhe tek të gjithë popujt tjerë, pa marrë parasysh shkallën e zhvillimit të tyre kulturor dhe civilizues. Nëpër shumë shtete të Evropës së sotme si dhe në kontinentet e tjera, ekzistojnë dhe përherë kanë ekzistuar kulte të ndryshme, të cilat e kultivojnë magjinë e zezë. Ato janë bashkësi dhe shoqata të ndryshme që veprojnë legalisht, gjysmë-legalisht, ose të fshehura pas ndonjë shkolle të ushtrimit dhe të edukatës psikike. Këto kulte dhe shoqata kanë një numër të madh anëtarësh, e shpesh në mesin e tyre gjenden edhe personalitete të larta të jetës shoqërore-politike.

Bie fjala HITLERI, themeluesi i nazizmit famëkeq, ka qenë anëtarë aktiv i një sekti të magjisë së zezë në Gjermani e ashtuquajtur "TULLA". Edhe simboli nazist i kryqit të thyer është simbol magjik që ka prejardhjen nga simbolet e magjisë së Egjiptit të lashtë.
Edhe pse njohuritë për magjinë e zezë në Kosovë dhe tek populli shqiptar në përgjithësi, janë nga lashtësia, fatkeqësisht, kjo frikë, edhe sot e kësaj dite, me përmasa të mëdha është e shprehur ende tek gjeneratat tona të reja. Përveç termit të popullarizuar "magji e zezë", për këtë dukuri, në popullin tonë mund të dëgjojmë edhe termet: "sehire", "të bame" etj.

ÇKA ËSHTË, NË REALITET, MAGJIA E ZEZË?

Magjia e zezë është ndikimi psikik i një personi në personin tjetër nga larg, pa dijeninë e tij, me qëllim që atij ose ndonjë anëtarit tjetër të familjes, t'i shkaktohet dëm apo çfarëdo e keqe. Magjia e zezë kryhet nga personi i caktuar që disponon aftësi të jashtëzakonshme të ndikimit psikik nga larg dhe quhet magjistar. Këta persona, aftësinë e veprimit përmes magjisë së zezë, e kanë të lindur, të trashëguar nga njeri prej të afërmve (zakonisht prej prindërve) ose të arritura me ushtrime të caktuara mentale si pjesëtar i ndonjë kulti të magjisë së zezë. Praktika ka treguar se magjistarët që aplikojnë magjinë për qëllime negative, aftësitë e tyre i kanë vërejtur tek pas tejkalimit të ndonjë krize mentale, prandaj me plot të drejtë mund të konstatojmë se ata janë njerëz psikikisht të sëmurë.
Magjistari, zakonisht ritualin e caktuar të magjisë së zezë e kryen me porosinë e personit të tretë dhe për këtë veprim realizon të mira të konsiderueshme materiale.

Rituali i magjisë së zezë mund të kryhet në mënyrë direkte, ku mjafton vetëm emri, emri i njërit prind, mbiemri dhe mosha e viktimës, si dhe në mënyrë indirekte, përmes sendit të caktuar fizik ndërmjetësues. Si send ndërmjetësues fizik, zakonisht kërkohet: fotografia e viktimës, copa e thoit, qimja e flokut, copa e veshjes intime që është bartur një kohë të gjatë nga viktima, gjaku te femrat nga një vatë higjienike e mbeturinës menstruale, unaza etj.

Njëra ndër veprimet më të rëndësishme të bërjes së magjisë së zezë është parafytyrimi tejet i qartë i ngjarjes. E keqja që duhet t'i ndodhë viktimës duhet të vizuelizohet qartë nga magjistari në pëlhurën filmike të paramenduar si figuracion psikik. Pasi të kryhet ky ritual, përdorohet metoda tjetër e mbushjes emocionale të ngjarjes së paramenduar dhe, së fundi, e tërë kjo si formë tejet e fortë energjetike bartet (induktohet) tek sendi fizik i viktimës. Po të bëjmë krahasime, ky veprim përafërsisht është i njëjtë sikurse tek magneti aktiv, i cili pas fërkimit me forcën e vet magnetike, magnetizon në metal tjetër. Më pas, sendi fizik i viktimës ku është kryer rituali induktiv i magjisë, i dorëzohet porositësit duke i sugjeruar që atë ta vendosë diku afër vendit ku më së shumti qëndron viktima gjatë ditës: tavolinisë së pupnës, shtratit të fjetjes, pragut të shtëpisë etj.

Kur jemi tek format energjetike të induktimit psikik, vetëm të konkretizojmë se, kjo energji mentale që e përdor mendja gjatë koncentrimit të fortë dhe induktimit të saj kah sendi i caktuar, nuk është energji e ndonjë forme kinetike që e njeh fizika e jonë si shkencë, por kemi të bëjmë me një energji nga dimensionet astrale të absorbuara përmes gjendjes së koncentruar të transit psikik. Pasi që kjo energji nuk mund të regjistrohet nga asnjë instrument sado i sofistikuar matës, mu për këtë shkak, magjia si mënyrë e ndikimit psikik tek të tjerët nga larg, mohohet prej shkencës zyrtare si një besëtytni e kotë paganë. Nëse do të arrihet ndonjëherë deri te një zbulim i ndonjë instrumenti të tillë, atëherë pa dyshim se kjo do të jetë arritja më e madhe e njerëzimit. Kjo do të na mundësonte që lehtë të regjistrohen dhe të lexohen edhe mendimet e të tjerëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
 
Magjia e zeze dhe ndikimi i saj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Magjia e bardhe dhe ajo e zeze
» Ndikimi i henes se plote tek kriminelet
» Mjeksia dhe magjia
» Magjia tek shqiptaret
» Magjia e përfitimit të dashurisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~OKULTIZEM~ :: Magji-
Kërce tek: