‘’Më pyesni se si u çmenda. Ja si : Një ditë, shumë kohë më parë se të lindnin shumë perëndi, u zgjova nga një gjumë i thellë dhe zbulova se të gjitha maskat e mia ishin zhdukur. Që të shtatë maskat që kisha bërë dhe kisha tretur brënda shtatë jetësh…
…Për herë të parë, dielli puthi fytyrën time të zhveshur dhe shpirti im mori flakë nga dashuria për diellin dhe nuk i doja tani më maskat e mia. Dhe në ekstazë thërrita ‘’ bekuar qofshin hajdutët që më vodhën maskat e mia. Kështu u çmenda.’’
Halil Gibran, ‘’I çmenduri’’
‘’NJIH VETVETEN’’. Këtë fjalë të urtë lexonte çdo vizitor i lashtësisë kur vizitonte tempullin e Apollonit në Delfi dhe brënda saj gjëndet thelbi i të gjithë Diturisë. Njeri, njihe vetveten!
Që nga vitet e largëta të lashtësisë, njeriu, përpiqej të njhte veten e tij, të njohë misterin e ekzistencës dhe të gjejë përgjigjje pyetjeve që e torturonin si : ‘’kush jam, nga ku vij, dhe drejt ku shkoj?’’.
Qytetërime të mëdha … Egjipti, Kina, India, Greqia, Roma, Amerika e Jugut, dhanë përgjigjje mbi këto peytje, përgjigjje të bazuara në njohuri të thella filozofike, shkencore dhe fetare.
Vitet kaluan … qytetërimet e mëdha ranë për të fjetur dhe sot, ne njerëzit e shekullit të XXI, besojmë se dimë shumë gjëra mbi njeriun, por gjithmonë do të mbajmë brënda shpirtit tonë këtë pyetje të papërgjigjur ‘’Unë kush jam, nga ku vij?’’ e cila do të pickojë çdo njeri të dijes.
Përpjekja e njeriut për të gjetur përgjigje mbi këtë pyetje quhet Kërkim Filozofik ose Shpirtëror.
Mësimdhëniet e lashta na thonë se njeriu përbëhet nga 7 trupa, që ndodhen në nivele të ndryshme – frekuenca të ndryshme – të Natyrës. Pra kemi përveç Vetëdijes së trupik fizik dhe 6 Vetëdije të tjera.
Dhe këtu takojmë përsëri numrin 7 duke njohur rëndësinë që ka ai në Univers. Kështu kemi 7 sisteme kristalore që përcaktojnë format e kristalizimit të mineraleve, 7 shtresat e atomit, 7 shtresat gjeologjike të tokës, 7 planetet, 7 ngjyrat e ylberit, 7 notat muzikore, 7 familjet e sistemit periodik të elementeve kimike, etj.
Le ti njohim këto shtatë mbartës të njeriut, duke filluar nga më i vrazhdi, nga mbartësi i shtatë dhe i fundit, që është trupi i tij fizik dhe që në filozofinë e brëndshme quhet mbartësi Eterofizik.
7. Trupi Eterofizik
Quhet kështu, sepse përbëhet nga dy elemente: nga forma e cila përcaktohet nga e quajtura energji eterike dhe nga lënda fizike. Do ta kuptojmë më lehtë me një shëmbull. Nëse do të merrnim një shkumës dhe do ta godisnim me diçka të fortë , derisa të bëhej pluhur, do të shohim se forma e parë (e shkumësit) është zhdukur, por vazhdon të ekzistojë lënda ose esenca e shkumësit. Kështu, çdo lloj gjëje kufizohet nga dy faktorë kryesorë: esencën, lëndën e tij dhe energjinë që organizon molekulat e kësaj esence sipas një forme të caktuar. Me të njëjtën mënyrë, trupi ynë përbëhet nga elemente materiale dhe nga një energji elektromagnetike ose më mirë ‘’eterike’’ e cila jep një formë ose një ndërtim të caktuar , dhe për këtë arsye trupin tonë e quajmë ‘’eterofizik’’. Energjia eterike është e padukshme me sytë tanë natyrale, ashtu siç është dhe energjia elektrike, por një njeri që kryen ushtrime përqëndrimi mund ta shikojë këtë energji mjaft lehtë. E quajtura makineri Kirlian, fotografon këtë energji eterike që rethojnë dhe mbajnë të bashkuar trupin njerëzor , duke treguar një stefan të ndriçuar shkëlqimi për rreth objekteve.
Në Egjiptin e lashtë e quanin trupin fizik, bashkë me organet e tij KAT, që do të thotë ‘’I fortë’’, diçka si dru, dhe njhnin shumë metoda me të cilat arrinin të mbanin të bashkuara këto energji eterike nga lënda trupore, në mënyrë që të mos tretej trupi (mumjet). Filozofët e Indisë e quanin Stula Zarira, që do të thotë mbartësi material.
6. Trupi Jetësor
Nëse ekzistonte vetëm trupi eterofizik tek njeriu, atëherë çfarë diference do të kishte midis një dore të bërë mumje në një mënyrë përfekte dhe një tjetër dore që i përket një njeriu të gjallë?
Është e qartë se ekziston një diferencë e madhe, e cila shprehet në nxehtësinë, në korrentet elektrike, në ngjyrën, forcën muskulore etj. Shkakun e brendshëm të këtyre shprehjeve mund ta quajmë jetë.
Niveli i dytë pas trupit Eterofizik, është trupi Jetësor, Energjik ose trupi Pranik, ashtu sikur e quante E. P. Blavatski në ‘’Doktrinën Sekrete’’. Në lindje, kjo Frymë Jetëdhënëse, ose energjia e jetës quhet PRANA.
Ky trup jetësor ujit të gjithë organizmin dhe ndodhet jashtë lëkurës së trupit 20 me 30 cm, rregullon shëndetin, gradën e aktivitetit dhe gjallërisë, duke marrë energjinë pranike nga mjedisi. Makineria Kirlian mund të fotografojë – përveç energjise eterike – këtë shkëlqim jetëdhënës, energjinë Pranike, të cilën shkencat bashkëkohore e quajnë Bioenergji.
Njeriu zotëron trupin e tij eterofizik të përbashkët me mbretërinë minerale, sepse bimët, përveç trupit të tyre eterofizik, kanë dhe një energji jetëdhënëse që shfaqet nëpërmes zmadhimit, lëvizjes dhe riprodhimit të tyre.
Dielli është burimi kryesor i energjisë Prana, por edhe disa bimë të caktuara dhe pemë, ashtu sikur pisha, gjithashtu dhe uji janë grumbullues të mirë të kësaj energjie.
Në Egjiptin e lashtë, këtë energji e simbolizonin me një enë balte në formë zemre, ku brënda saj ndodheshin lëngje jetësore dhe ujra, ndërsa në Indi e quanin Prana Sarira.
5. Trupi Sentimental
Është mbartësi i ndjenjave dhe i mallëngjimeve, të pasioneve dhe të dëshirave. Për arsye se është shumë i ndjeshëm dhe i ndryshueshëm nga influencat qiellore, u quajt në traditat Perëndimore trup astral, yllor, sepse është një pranues dhe një pasqyrë të energjive, dhe sidomos të energjive Diellore dhe Hënore. Me trupin Astral zemërohemi, hidhërohemi, gëzohemi, komunikojmë me botën jashtë nesh me një mënyrë më të nderlikuar nga një lëvizje e thjeshtë që zotëron mbretëria bimore.
Quhet gjithashtu dhe ‘’ Shëmbëlltyra Dyshe’’ ose idhull sepse përbën një kopje të saktë të trupit fizik, por me detaje dhe me shqisa më të shumëllojshme.
Funksionon si një urë midis njeriut të brëndshëm dhe mjedisit, nëpërmes atyre ‘’dyerve të hapura’’ të trupit që quajmë shqisa dhe të cilat përbëjnë një zgjatim të kësaj Shëmbëlltyre.
Kjo Shëmbëlltyrë ekziston më parë se lindja e foshnjes dhe është përgjegjës për formimin dhe karakteristikat e tij që do të jenë sikur ai është. Gjithashtu tejkalon kufinjtë e vdekjes fizike të trupit dhe ka një ekzistencë pasvdekjes, pavarësisht se të kufizuar, në një dimension ose botë të padukshme, që në Indinë e lashtë quhej Kama Loka, domethënë ‘’Bota e dëshirave’’, dhe grekërit e lashtë e quanin Hades.
I gjithë trupi astral, përrethohet nga një formë vezake që shkëlqen, si një stefan i ndriçuar, që quhet Aura. Brënda saj ekzistojnë ngjyra e ndryshme, forma dhe ndriçime, në një lëvizje të vazhdueshme, sikur të lundronin në një det me fortunë, të cilat tregojnë ndjenjat dhe mallëngjimet momentale dhe gjithashtu dhe elementet sentimentale të vazhdueshme të karakterit të njeriut përkatës. Për këtë një njeri që ka aftësinë e depërtimit (insight) në botën e padukshme mund të dallojë karakterin dhe jetën sentimentale të një njeriu, vetëm duke hedhur një sy tek Aura e tij. Në përgjithësi mund të themi se ndjenjat inferiore kanë ngjyra të turbullta dhe të errta, ndërsa ndjenjat superiore kanë ngjyra shkëlqyese dhe nuanca të qarta.
Trupi Astral mund të dalë jashtë trupit të tij eterofizik gjatë gjumit, nëpërmjet ëndrrave, por edhe kur njeriu është i ndërgjegjshëm i kësaj proçedure në një gjëndje vigjilente, dhe kjo proçedurë kërkon një kultivim dhe një ushtrim shpirtëror. Kjo proçedurë quhet Shfaqje Astrale, Yllore.
Shumica e fenomeneve parapsikologjike, si për shembull komunikimi telepatik, kryhen me ndërmjetësinë e Trupit Astral. Astrali ynë është krejt subjektiv dhe na bën që të shohim botën ashtu sikur jemi dhe sikur duam ne.
Egjiptianët e quanin këtë mbartës Vetëdije KA, ndërsa në Indinë e lashtë quhej Ligga Sarira.
4. Trupi Mendor Inferior ose Mëndja e përcaktuar
Quhet dhe Kama Manas, (domethënë mëndja e dëshirave: Kama – dëshirë dhe Manas – mëndje) . Është një Vetëdije njerëzore ekskluzive. Pavarësisht se disa nga gjitarët më superiore zotërojnë që mund të quajmë si një logjikë, ndryshimi me njeriun është shumë i madh.
Vetëdija mendore ka aftësinë të konceptojë gjërat mendore sepse ka aftësinë e të krijuarit të figurave, tu japë forma gjërave. Kur lidhet me fjalën Kama, dëshirën, ky mbartës Vetëdije është i aftë të shprehë ‘’ format e dëshirave’’ të Vetëdijes, ti organizojë ato dhe ti formojë në mënyrë që të mund të plotësohen. Kështu Mëndja, e zënë në kurth në rrjetën e dëshirave, bëhet egoiste, ekskluzive.
Të gjitha mendimet që kanë qëllime egoiste, që merren me botën e formave, i përkasin kësaj Mëndjeje Egoiste ose të Përcaktuar, Kama Manas.
Ky trup Mendor i njeriut ka një formë vezake, por është pak më i madh se Aura Astrale. Është edhe kjo e ngjyrosur me ngjyra të ndryshme, sipas fuqisë dhe llojit të mendimeve, të cilat marrin forma të caktuara, zakonisht të një tipi gjeometrik, si shumëshfaqja, që lundrojnë brënda Aurës, për rreth njeriut, dhe quhen skeptomorfoza. Kur njeriu zotëron një zhvillim të ulët mendor, nuk ekzistojnë në Aurën e tij ngjyra dhe forma të përcaktuara , por mbizotëron një përzierje e turbullt nga nuanca të ndryshme. Ndërsa zhvillohet, ngjyrat fillojnë të qartësoshen, fitojnë shkëlqim dhe zënë vëndin e tyre në Vezën Mendore, ndërsa figurat gjeometrike bëhen më të pastra.
Të katër këto trupë që pamë deri tani, përbëjnë Vetëdijet inferiore të njeriut ose më mirë Unit, janë veshjet e jashtme të Vetvetes Superiore, të cilat na lejojnë të jetojmë, të funksionojmë dhe të vijmë në kontakt me botën materiale, bioenergjike, psikologjike dhe mendore.
Traditat e brëndshme i lidhin këto katër trupa me katër elementët simbolike të Alkemisë: Tokë, Uji, Erë dhe Zjarr. Të gjitha së bashku përbëjnë PERSONALITETIN njerëzor, domethënë totalin e maskave ose mbartësve me të cilat Njeriu i Brëndshëm shfaqet në jetë, në ekzistencën e Botës së formave.
Simbolikisht shprehet me një Katror pasi është i një natyre katërshe. Këto katër trupa janë të vdekshëm, domethënë treten dhe shkatërrohen në fund të jetës.
3. Mëndja e Pastër ose Altruiste (Manas)
Është mëndja jo vetjake, ose mendimi abstrakt, i cili i lejon njeriut konceptimin e Ideve dhe të vërtetave më të mëdha Filozofike. E vërteta është se mëndja është një, por funksionon, sikur të ishin dy mbartës të ndryshëm Vetëdije.
Është ajo që i lejon njeriut të shikojë lart, ‘’drejt yjeve’’ dhe qe e bën të jetë me të vërtetë Njeri ( Greqisht Njeriu =Ano throsko = lartësohem, drejt nga lart).
Manas është trupi që na jep ndjenjën e Individualitetit. Është zëri ynë i brëndshëm, që na inspiron dhe na qorton. Tek ky trup ndodhen të gjitha ëndrrat tona heroike, virtytet, altruizmi, jovetësia dhe fisnikëria. Aty ndodhen dhe mendimet matematike dhe mendime të tjera superiore. Bëhet fjalë për esencën që mbush Gralin, ose kupën që kërkonin kavalierët e mbretit Artur.
Në Egjiptin e lashtë, kundërshtimi i këtyre dy shprehejeve të mëndjes dukej që në emrin që kishin. Mëndjen egoiste, me kateder zemrën, bashkë me pasionet dhe ndjenjat, e quanin AB dhe përbënte atë që quhet psikika e njeriut. Aty mblidheshin veprimet e mira dhe ato të këqija, që në mënyrë të lirë kryente njeriu. Ato peshoheshin në ceremoninë e pasvdekjes së ‘’ Peshimit të Zemrës’’ së të vdekurit. Mëndjen altruiste shpirtërore e quanin BA, përsmbrapshtja e AB, dhe e simbolizonin me një dallëndyshe që dilte nga goja e të vdekurit.
Nëpërmjet zhvillimit të këtij trupi, njeriu bëhet zot i kohës dhe vëndit, bëhet orakull, dhe rrjedha e kohës ndalon për të, pasi depërton në Përjetësinë Dinamike, në Qënien e Parmenidit, të Pakohshmin dhe të Pandryshueshmin.
2. Mbartësi Parandjenjësor (Intuitor) – Budi
Është mbartësi i Intuitës, parandjenjës, që nuk i nevojitet proçedura mendore për të arritur të Vërtetën, por e koncepton atë direkt. Është e njohur se ekzistojnë njerëz që kuptojnë shkrimet e shenjta në gjuhë që nuk kanë mësuar, njerëz që parandjejnë një shkatërrim në një vënd të caktuar të tokës etj. Këtë aftësi, që ‘’ fle ‘’ në thellësi të çdo njeriu, mund ta quajmë intuitë dhe mbartësi i saj është ‘’ Trupi Intuitor ose Depërtues’’ ose sikur e quajnë në Lindje, ‘’Trupi Budik’’. Budi në gjuhën sanskrite do të thotë Dritë, drita e dallimit, e Diturisë. Ka prejardhjen nga rrënja indoeuropiane VYD, që do të thotë Dituri dhe ka të bëjë me Bedet, librat e shenjtë të Indisë së lashtë.
Kur ky mbartës zhvillohet, atëherë thuhet se njeriu është i Ndriçuar, një njeri ‘’I Zgjedhur’’. Në nivelin kozmik është Herosi me krahë që përqafon gjithçka dhe i mban të bashkuara. Për atë nuk ekziston më dualizmi, ashtu si për Manas, sepse subjekti dhe objekti janë njësuar, përputhur tani me, Kërkuesi dhe e Vërteta tani janë bashkuar.
Për mbartësin Budi nuk ekziston më koha dhe vëndi. Janë të përbashkëta. Gjithçka është Një. Në Egjiptin e lashtë simbolizohej me Ibis dhe e quanin Aku. Ky zog lidhej me pjesën më të pastër dhe më të brishtë të shpirtit njerëzor, me dritën shpirtërore.
1. Shpirti ose Vullneti I Pastër (Atma)
Dhe trupi i fundit në këtë shkallë ngjitëse, përtej Budit, është Uni i vërtetë, Vëzhguesi i Heshtur, xixa e skajshme, Njësia, Shpirti, Principi Shpirtëror dhe superior i Njeriut, Zotëruesi i mbartësve. Për këtë arsye, nuk mund të quajmë Atman si një mbartës të njeriut. Është Njësia Shpirtërore, ‘’qënia’’ e vërtetë e krijesës që quajmë njeri. Në filozofinë Perëndimore është Individi, ai që nuk mund të ndahet e të copetohet, i pandryshueshëm, i pakohshëm, elementi hyjnor brënda njeriut. Dy fjalët, grekja dhe ajo sanskrite, kanë të njëjtën rrënjë dhe të njëjtën rëndësi. ‘’Vullnet për të qënë’’ është ndoshta shprehja më e përshtatshme për të intuituar se ç’është Atma.
Përbën qëndrën nga ku buron Qënia dhe Ekzistenca e njeriut, me gjashtë mbartësit e shprehjes së tij. Në këtë qëndër ose pikë, të pa dimensione ose kohë, bashkohet qënia e Njeriut me Qënien e Universit.
Atma është Zoti brënda Njeriut, fitimi i pafundësisë. Këtë vullnet për të qënë, Egjiptianët e lashtë e quanin Sahu ose Atmu ( veshja ndriçuese e Bekimit).
Mësimdhëniet Shekullore thonë, se Treshja Superiore Atma – Budi – Manas , është UNI HYJNOR i njeriut. Nuk gjëndet brënda kohës, të paktën ashtu siç e konceptojmë ne zakonisht, por ekziston dhe mbetet para dhe pas saj ose çdo lloj mishërimi tjetër. Është Individi.
Simbolikisht, figura më e përshtatshme për tu figuruar është Trekëndëshi, një por me tre anë të ndryshme.
Personaliteti është i vdekshëm, i ndryshueshëm, lind dhe vdes. Vetëm Treshja përbën atë që nuk vdes kurrë, elementin e përjetshëm dhe të pandryshueshëm, që gjëndet përtej jetës dhe vdekjes. Është Qënia, ajo që gjithmonë ekzistonte, ekziston dhe do të ekzistojë.
Midis personalitetit ose Katrorit dhe Treshes Shpirtërore ekziston sipas mësimdhënjeve të lashta, një ure, një lidhje e hollë, e cila simbolizohet me një fije të artë dhe quhet në gjuhën sanskrite ‘’Andakarana’’. Përbën një urë të hollë, të padukshme që të mund të kalojë Vetëdija e njeriut nga nivelet inferiore të Personalitetit, tek ato superiore të Unit Shpirtëror.
Që të kalojmë nga tretshmëria, në Patretshmëri, nga katrori në trekëndësh, do të thotë të bëjmë jetë sakrifice, të cilën mund ta quajmë dhe si fitimin e qënies sonë të brëndshme . Udha e Andakaranës, e urës së padukshme, është e ndërtuar me gurët e Virtyteve dhe arritjeve shpirtërore.. Ndërsa njeriu zhvillohet shpirtërisht, ndërton këtë Udhë me rezultatet e veprimeve të tija.
Kur njeriu fiton Vetëdishmërinë e pavdekshmërisë së tij, kur veprimet e tij bëhen altrusitike, dhe Shërben të Vërtetën, Drejtësinë, të Mirën dhe të Bukurën, domethënë i Shërben Zotit, atëherë ky njeri bëhet FILOZOF.