Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rrefime te frikshme

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
gjinkalla

gjinkalla


Numri i postimeve : 117
Join date : 09/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySun Jul 01, 2012 10:39 am

Puthja e vajzes


Rrefime te frikshme Images?q=tbn:ANd9GcQtHi_vR_d2Rh-wGrECa_GndW9B0ciqHE49oJZ1ZO9lnrGbTH3bwQ



Ne vitin 1947 nje djale ne Zvicer tregoi historine e tij ne nje media shume te madhe ne Zvicer.
Dola nga shtepia dhe po ikja per ne pune, kur dicka shume e pazakonte me ndodhi, nje vajze qe ishte afer meje mu afrua dhe me puthi ne qafe...
Nuk e kuptova pse e beri ate gje por me puthi dhe u largua. Me beri shume pershtypje ajo vajze, gjithesesi dhe me pelqeu puthja. Ate nate kur shkova te fle ne shtepi me turturonte ne enderr vajza qe me kishte puthur.
Ne enderra me thoshte qe ajo ishte puthja e vdekjes..Fillova te turturohem nate per nate me te njejtat enderra.
Nje nate ajo femer me del ne enderr dhe me paralajmeron per nje vrasje qe do ndodhte ne shtepine time, fillova te trembesha per keto qe po me ndodhin...Mbas 24 oresh vellai im u gjend i vdekur dhe kishte nje shenje buzekuqi ne qafe, nje puthje ne qafe....
Nuk u mor vesh se cfare ndodhi...Vajza vazhdonte te me dilte ne enderr dhe cdo gje qe ajo me thoshte ne enderr realizohej.
Djalit i vdiqen VELLAI, DHE SHOKU I TIJ ME I MIRE...
AI SHPESH DOLI NEPER EMISIONI QE TREGONTE PER GOCEN E MISTERSHME DHE PER ENDRRAT QE SHIHTE POR ASNJE SI MORI PER BAZE DEKLARATAT E TIJ....
AI U GJEND I VDEKUR 14 DITE MBAS DEKLARATAVE QE KISHTE DHENE PER SHTYPIN, DHE AI KISHTE SI DY TE TJERET TE NJEJTEN PUTHJE NE QAFE...
TE TRE TE VDEKUR NE TE NJEJTEN MENYRE ME NJE PUTHJE NE QAFE DHE TE GJENDUR NE SHTEPI NE KREVAT TE VETEM.

Policia nuk kishte mare per baze asnje nga keto te dhena qe ai i kishte thene perpara se te vdiste kur e kishin thirrur si deshmitar ne polici per vdekjet qe ndodhen njera pas tjetres....
EDHE SOT E KESAJ DITE KJO NGELET NJE NDER HISTORITE ME MISTERIOZE QE JANE ME FAKTE, ME VIDEO DHE ME DEKLARATA TE DHENA TE KETIJ DJALIT PERPARA SE TE VDISTE...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
muhameti




Numri i postimeve : 18
Join date : 14/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptyTue May 29, 2012 2:27 pm

a jan tverteta kto
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptyFri May 25, 2012 1:49 pm

Zhdukja e mistershme
Rrefime te frikshme Images?q=tbn:ANd9GcRBxgZrj2mQakgw6zRSWGTDLhMD8K5pogVPOEeDKiE-a53KNOyakw


Në verën e vitit 2006, familja Bardhi përgatitej për pushime verore. Babai i Kaltërinës, Dini, punonte si kreator në një ndërmarrje private te një investori të huaj, dhe për çdo vit shkonte për pushime në malet e Prevallës. Ishte rast i mirë që të ikte nga tollovia verore që e kaplonte qytetin e Prizrenit.
Kaltërina Bardhi ishte një vajzë dymbëdhjetë vjeçare dhe krejtësisht e zakonshme. Ishte e shoqërueshme. Në shkollë shkonte rregullisht me moshatarët e saj. I adhuronte orët e muzikës dhe ishte ndër më të mirat në seksionin e baletit. Kishte edhe një pasion të veçantë: fantastikën shkencore, për të cilën moshatarët e saj as që mendonin.
Në fillim kureshtjen e shuante duke lexuar tregime spirituale nga autor vendas, ndërsa shumë shpejtë imagjinatën e saj fëmijërore filluan ta preokupojnë shkrimtarë të njohur të fantastikës shkencore si Artur Klark e të tjerë. Imagjinata e saj pasurohej gjithnjë e më tepër dhe u zgjerua në kufij të paparë. Filloi të humb kuptimin për realitetin ekzistues, të cilën e vunë re prindërit e saj, ose së paku kështu dukej në shikim të parë!
- Mbrëmë kam lundruar mbi sistemin diellor, - shpesh tregonte Kaltërina në mëngjes kur zbriste nga dhoma e saj e gjumit. Nënë - vazhdonte ajo, kam udhëtuar nëpër hapësirën e pafund, e cila nuk është siç na duket neve nga Toka. Yjet, gjithashtu, nuk janë ashtu të bukur siç i shohim ne, kurse përreth dëgjohen zhurma që nuk i kam dëgjuar kurrë.
Nëna ia lëshonte një shikim serioz dhe me shqetësim i thoshte:
- Mirë Kaltërina, deri kur do të na mërzisësh me këto tregimet e tua?! Prapë ke parë ndonjë ëndërr fantastike?! Ta dish se do ta ndaloj t’i lexosh ato libra me fantazira!
Zakonisht e gjitha përfundonte në këtë mënyrë.
Në verën e vitit 2006, familja Bardhi përgatitej për pushime verore. Babai i Kaltërinës, Dini, punonte si kreator në një ndërmarrje private te një investori të huaj, dhe për çdo vit shkonte për pushime në malet e Prevallës. Ishte rast i mirë që të ikte nga tollovia verore që e kaplonte qytetin e Prizrenit.
Prevalla, një vend i qetë dhe plot gjelbërim, vend ky shumë i bukur dhe pitoresk, i rrethuar me kodrina mbi të cilat shtrihej një det i tërë pishash.
Me ta shkonte edhe gjyshja e Kaltërinës, zonja Mira. Ishte një plakë e çiltër dhe shumë shpirtmirë. E adhuronte mbesën dhe ishte në gjendje që gjatë pushimeve të verës, pa përtesë, t’i kushtonte asaj orë të tëra. Ishte fjalëmbël ndaj çdokujt. Kaltërina në jetën e saj kishte vend të veçantë, andaj edhe ajo e donte gjyshen pa masë.
Ditën e tretë të pushimeve, Kaltërina e kaloi duke shëtitur përjes pishave të mrekullueshme të Prevallës. Kur u kthye në kampshtëpizë , ende pa hyrë mirë brenda, e shqetësuar, pyeti të ëmën:
- A është e vërtet se unë kam një motër binjake?!
Nëna në atë çast lëshoi pjatat nga duart dhe me hidhërim pyeti gjyshën Mirë:
- Çfarë po fletë Kaltërina?!
Pastaj u kthye nga vajza:
- Ç’është kjo pyetje, bij ime?
Vajza në atë moment u habit dhe thjesht nuk dinte si të sillej dhe çfarë të thoshte.
- Asgjë...Nuk di pse hidhërohesh menjëherë!
Në fakt, nëna nuk ishte e hidhëruar, ishte e befasuar me pyetjen e saj, pasi që Kaltërina ishte lindur si binjake. Fëmija i dytë gjithashtu ishte vajzë, por mjerisht, nuk i kishte përballuar komplikimet e lindjes. Mirëpo ata nuk i kishin treguar kurrë Kaltërinës për motrën e saj. Thjesht, nuk kishin dashur që fëmijërinë e saj ta ngarkojnë me këtë çështje. Prandaj pyetja e saj ishte e papritur. Prej nga, si i ra ndërmend...
- Mirë bija ime, tanimë nuk jam e hidhëruar, - u mundua ta qetësonte, por dua të më tregosh përse më pyete?
- Këtë gjë ma tha një i panjohur tek shëtisja përmes pishave!...
- Si i panjohur?
- I panjohuri nga planeti Otila!...
- O zot, Kaltërina, prapë ti..., - Prapë ke filluar me fantazira?!
Vajza rrudhi krahët dhe me vrap u futë në dhomëzën e saj të vockël.
Thellë e prekur, Zana filloi t’i tregoj gjyshes Mira për fantazaitë që i kishte dëgjuar muajt e fundit nga Kaltërina. Por tregimi i sotëm ishte në kufi me realitetin. Vallë, nga kush ka dëgjuar për motrën e vet të vdekur?... Ranë dakord që këtë çështje ta hetoj me kujdes gjyshja.
Po atë natë, Kaltërina, me një butësi mahnitësi ia rrëfeu gjyshes tregimin për “të panjohurit nga planeti Otilo”.
- Është një burrë shtathedhur - tregonte vajza. Nuk dallon shumë nga ne, por prapëseprapë është disi më ndryshe. Më ka thënë që motra ime quhet Era dhe se jeton, atje me ata!...
- Era!... pëshpëriti plaka e hutuar. - Ti mendon se kjo është e vërtet?!
Kaltërina uli shikimin dhe me zë të ulët tha:
- Mendoj se po, gjyshe!
Gjyshja ishte shumë e durueshme.
- A të ka thënë diç tjetër?
- Më ka pyetur nëse kam dëshirë të takohem me motrën.
- E ti, çfarë i tha?
- Me siguri se po! M’i ka përkëdhelur flokët. Mirë më tha, në mbrëmje kur të zë gjumi do të shkojmë në Otila për ta takuar atë. Pas këtyre fjalëve u zhduk-
- Mirë shpirt, tani fli. Në mëngjes së bashku do e kërkojmë të panjohurin...
Gjyshja me butësi puthi Kaltërinën dhe, si gjithmonë, e mbuloi me kujdes. Fiku dritën dhe me hapa të ngadalshëm u drejtua nga veranda ku rrinin ulur Zana dhe Dini. U tregoi gjithë bisedën që kishte pasur me Kaltërinën. Ata të befasuar shikuan njëri tjetrin!
- Era`-sa nuk bërtit Zana.
- Tha se quhej Era?!
- Zot i madh, a është e mundur?! - tha Dini.
Emri Era ishte emër unikat të cilin e kishin sajuar prindërit disa ditë para se të lindnin fëmijët, pasi e kishin kuptuar se do lindnin vajza binjake. Do i pagëzonin: njërën Kaltërina dhe tjetrën Era. Për këtë vendim paksa të çuditshëm kurrë nuk i kanë treguar askujt, as gjyshja nuk ka qen e njoftuar. Kurse tani paraqitet i panjohur dhe...!?
- Zot i madh - pëshpëriti sërish Zana.
Po atë natë nga kampshtëpiza u zhduk përgjithmonë Kaltërina. U njoftuan të gjitha organet kompetente: policia, KFOR-i etj. U alarmua edhe Interpoli...por nuk zbuluan kurrë asgjë! As më të voglën gjurmë!
Vajza u zhduk nga dhomëza dhe nuk u lajmërua kurrë më. Mbase ka kaluar në dimension tjetër - në... zonën e muzgut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptyFri May 25, 2012 1:45 pm

Fati nga dhëmbët e ujkut
Rrefime te frikshme 27495_100001040902198_5848_n

Ai ka fituar tufën e deleve falë një fotografie që ia ka bërë një kalimtar rasti. Objektivi i fotografisë kishte fokusuar lotët e një fëmije, i cili qante pranë tufës së deleve, e të cilat ia kishin copëtuar ujqit. Ajo kope delesh ishte e gjithë pasuria e tij, që ia kishin lënë prindërit e varfër atij dhe binjakut tjetër, i cili vdiq që kur ishte në djep.
Prindërit ishin përpjekur që dy fëmijët binjakë t’i rrisnin me mundimet më të mëdha shpirtërore, por fati s’kishte qenë në anën e tyre. Në shtëpinë e tyre kishte dominuar një skamje e paskajshme. Ndihmë e vetme ishte ajo e fshatit, kur edhe patën tubuar nga një kokë dele për ta ngjallur familjen e dy binjakëve. Por, për fat të keq, pas një kohe, njëri nga binjakët vdes. Ndarja e binjakëve kishte pllakosur shpirtrat e prindërve dhe nga pikëllimi babai i tyre kishte gjetur vdekjen në krye të vitit. Vdekjet, e që ndodhnin çdo vit, kishin filluar të lënë frikë në nënën e tyre, e cila, edhe ajo, e priste në çdo moment që t’i vinte.
Jetonin në një shtëpi shumë të vjetër, e që i kishte vetëm dy dhoma. Në korridorin e saj ishin dy rrotë qerreje prej druri. Shtëpia ishte e lyer me baltë, përzier me kashtë. Pas një kohe, një stuhi e krijuar nga një erë e fuqishme, e kishte hedhur në zabel një pjesë të kulmit të shtëpisë. Binjaku, në ato momente të vështira, kishte qëlluar në oborr dhe era e kishte çuar disa metra larg, ku edhe kishte mbetur i varur në drurin e koshit të misrit.
Në krye të vitit kishte vdekur edhe e ëma e tij. Binjaku ishte vetëm katër vjeç kur kishte mbetur pa askënd. E tërë shtëpia kishte mbetur në kujdesin e tij, kurse pasuri të vetme i kishte gjashtë krerë delesh. Se kush do ta rriste fëmijën e mëshirës, ishte bërë debat në gjithë fshatin...

A ëndërroja të bëja shtëpinë time?

“Nuk e di as vetë si jam rritur te fqinjët e mi?! Nuk di kohën kur e braktisa shtëpinë time. Isha i vogël. Njerëzit kujdeseshin për mua, kudo që më shihnin. Nëna ime e dytë, gruaja e fqinjit që më rriste, e kishte një djalë, vetëm katër muaj më i ri se unë. Çdo gjë që ia jepte atij, ma jepte edhe mua. E kishte një bindje se nëse më ndante mua nga djali i saj, Zoti nuk do ta linte të gëzohej me fëmijët e vet. Bashkë me mua ishin edhe gjashtë krerët e deleve. Deri në moshën tetë vjeçare nuk e ndjeja dallimin mes meje dhe fëmijës së fqinjit, që e kisha më të afërmin nga mosha ime.
Aty nga mosha tetë vjeçare fillova të bëhem i dëshiruar. Nuk di pse, por ashtu ndjehesha... Unë tashmë kisha dëgjuar se një hallë e imja jetonte në Turqi, por nuk kisha shpresa se do ta takoja, se do ta njihja më për së afërmi. Edhe po ta takoja, unë isha një leckaman, sa kur më shihnin të tjerët, dukesha si fëmija më i gjorë në botë. Mendoja si ta bëja shtëpinë time, të paktën aq sa kishin prindërit e mi. Së paku, ajo shtëpi – kasolle po ta kishte kulmin, do të kthehesha për të jetuar aty.
Por, hapat e mi ishin të pamjaftueshëm që të bëja strehën time, sepse ende isha fëmijë. Natën mendoja si të bëhesha i rritur e të largohesha nga fqinji, ndërsa ditën më merrte gjumi, duke kullotur delet.

Kthimi i hallës

Një natë, meqë kisha fjetur vonë, më kishte ardhur në ëndërr një grua e gjakut të prindërve. Nuk kisha ide se kush ishte, vetëm e di se e doja shumë. E përqafoja dhe nuk i ndahesha dot nga përqafimi. Natën, në gjumë, tentova ta prekja atë grua, për ta përjetuar afërsinë e gjakut, por dora më mbeti e zgjatur. Ndjeva se kisha prekur dikë, por nuk kishte qenë halla, ajo ishte dora e djalit të fqinjave. Kur më doli gjumi ishte errësirë. U zhgënjeva pse nuk zgjati ëndrra edhe pak, që ta përjetoja ngrohtësinë e dikujt që e dëshiroja. Mbeta pa gjumë atë natë dhe në mëngjesin e asaj dite, teksa po i lëshoja delet, një grua me një burrë u panë në prag të shtëpisë ku jetoja. Ajo, me lot në sy, m’u afrua afër, më shikoi gjatë, pastaj më përqafoi. Burri që ishte me të i tha se mos e kishte gabuar shtëpinë, por ajo bëri me kokë se çdo gjë është në rregull. Unë shtanga dhe nuk dija se çka po ndodhte. Nuk kisha forcë t’i thosha kush jeni dhe kë po e kërkoni. Më në fund, ajo më pyeti se e kujt ishte shtëpia. I thashë se shtëpia ishte e F., i cili ka kohë që ka vdekur. Pastaj, i thashë se ka vdekur edhe gruaja e tij dhe një djalë i tyre. Prej tyre mbeti vetëm kjo kasolle, që po e shihni dhe një djalë i tyre.
“Ku është djali?”, më pyeti rrëmbyeshëm. “Unë jam ai, djali... Më morën fqinjat e u rrita te ta. Tash po i lëshoj delet”, i thashë. Më përqafoi aq fort, sa m’u bë sikur m’u ndal fryma. “Oh, të pastë halla! U bëfsh një katund…”, më tha, derisa i fshinte lotët që i rridhnin faqeve. Dhe, sa më shumë qante, aq më shumë më shtrëngonte... Dikur, kur u ngop së qari, më tha: “A e di kush jam unë? Jam motra e babait tënd. Po vij nga Turqia. Mos u kthefsha më atje po si paska pllakosur shtëpia jonë?!”, tha me zë të shterur.

Gëzimi i parë

Shkuam te fqinji dhe e njoha me “hallën” time. Të gjithë u gëzuan që ajo, më në fund, u kthye. Që atë ditë “halla” hapi derën e shtëpisë sonë, e cila nuk ishte hapur me vite... Hapja e derës së shtëpisë ishte gëzimi i parë pas daljes sime nga shtëpia, sepse përsëri do të isha në shtëpinë e lindjes, madje edhe me hallën time... Në ditën e parë që lëshova shtëpinë e fqinjit, ai m’i dha të gjashtë krerët e deleve. Pas më erdhi edhe këlyshi, Bardhoshi, i cili nuk ndahej nga delet, kudo që shkonin ato. I tha hallës se aq krerë delesh kisha kur më morën për të më mbajtur. “Mos u brengos për dele, sepse kam për të blerë edhe të tjera”, më tha halla.
U gëzuan të gjithë, sa për faktin se u çliruan prej meje, po aq se isha takuar me motrën e babait tim. Pas tri ditësh, kur edhe isha me dele në zabel, si çdo herë, më kishte zënë gjumi. Këlyshi nuk më kishte “shkundur” për t’më zgjuar nga gjumi. Kur u zgjova, delet nuk ishin askund. Dola buzë rrugës që i lidhte tri kodrat, e që ishin më të bukurat në ato anë... Pak më larg pashë këlyshin të ngordhur, pranë tij delet ishin të shtrira në tokë dhe të përgjakura. Ishin të prera në fyt. Të gjitha kishin përfunduar në gojë e ujkut. Fillova të qaja, të bërtas. U ndjeva i trishtuar. Zot, thashë me vete, çfarë paska ndodhur?! U trondita. Mbeta me lot në sy. Dhe, derisa qaja, erdhën disa njerëz me fotoaparat dhe më morën në objektiv. Ata shprehën keqardhje për dhimbjen time. Shënuan në fletoren e tyre vendin se ku kishte ndodhur krimi mbi tufën. Pas pak shkuan, duke më lënë një puthje në ballë. Kur u ktheva në shtëpi i thashë hallës se i kisha humbur të gjitha delet. Halla nuk e bëri të madhe. Më tha se e kemi humbë gjithë familjen, e lëre më delet.
Pas dy muajsh, në derën tonë trokiti një njeri. Ishte po ai që më kishte fotografuar. Tha se kishte publikuar pamjen time në shumë revista dhe gazeta. Kishte hapur një fond humanitar, ku njerëzit do të ndihmonin që t’i blija prapë delet. Dhe, pa u hamendur, nxori nga çanta një tufë parash dhe m’i lëshoi në dorë. “Ja, tash ke para për të blerë edhe pesëdhjetë dele…”, më tha, me një të qeshur ai.
Pas pak ditësh në oborrin e shtëpisë sime, vërtet, kullosnin 50 dele...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySat May 19, 2012 9:59 am

Mesazhi misterioz

Durim Krasi, tanimë një artist i njohur, as që i ka shkuar mendja se një ditë do të pranoj një mesazh nga e andejshmja, mesazh ky që do t’ia ndryshoj rrjedhën e jetës së tij.
Ishte shumë i kënaqur në momentin kur në një shfaqje artistike iu nda roli i artistit të njohur Gjon Belushi, i cili kishte vite që kishte ndërruar jetë (Gjoni është njëri nga dy vëllezërit Belushi me origjinë shqiptare).
Gjon Belushi ishte vetëm 33 vjeçar kur si pasoj e dozës së tepruar të heroinës, u nda nga kjo botë. Kjo ka ndodhur në një bungallo të hotelit “Marmont” në Los Angjelos të SHBA-ve, me 5 mars të vitit 1982.
Është çështje e fatit që edhe Durim Krasi nuk përfundoi në të njëjtën mënyrë: pinte aq shumë sa që e zinte gjumi nëpër ceremoni të ndryshme, humbiste vetëdijen dhe binte në komë, për pasoj përfundonte shpesh edhe në spital.
Durimi ishte shumë i pasionuar pas kinematografisë. Ai kishte një koleksion shumë të pasur të këtij zhanri artistik. Në veçanti i adhuronte artistët me origjinë shqiptare që kishin bërë emër deri në Hollivud. Edhe vet e kishte regjistruar në vitin 1997 degën e aktrimit, në Akademinë e Arteve në Prishtinë, dhe ishte treguar shumë i suksesshëm. Kishte arritur të bëhet ndër më të famshmit e gjeneratës së tij.
Mirëpo fatkeqësia filloi menjëherë pas luftës në Kosovë. Vizionet impozante që i kishte ëndërruar e planifikuar Durimi filluan të zbehen gjithnjë e më shumë. Mungesa materiale, mospërkrahja institucionale, injoranca shoqërore etj., për realizimin e projekteve kinematografike, të imagjinuara vite me radhë, por edhe traumat e luftës, filluan ta godasin ndërgjegjen e tij duke tronditur kështu seriozisht gjendjen shpirtërore. Gjithashtu, mundësia për të studiuar e krijuar jashtë Kosovës, për momentin ishte vetëm një iluzion...
Vullneti aq i fuqishëm i tij filloi të thyhet. Filloi të kthehet në stres, në ankth për të kaluar në depresion. Durimi filloi të luftoj me vetveten, por nuk arrinte ta mposhte atë ves të keq, të shëmtuar e të dëmshëm. Duke mos gjetur shteg në këtë ballafaqim, ai u dha përfundimisht pas alkoolit. Aq shumë u keqësua gjendja e tij sa që u dash të shtrihet me urgjencë në spital.
Dhe po atë natë, deri sa ishte në dhomën e përkujdesjes intensive, para tij u materializua figura e Gjon Belushit. Ishte i zbehtë, i veshur me rroba të verës që dukeshin mjaft të leckosura dhe i pakrehur. Durimi u habit për pamjen e tij, pasi ai ishte mësuar që, kur komunikonte në ëndrra, ta shihte atë elegant, prandaj edhe ia tërhoqi vërejtjen.
Gjoni, i hidhëruar dhe shumë nervoz ju drejtua se kjo ishte e gjitha që ka mundur të arrij.
- Durim, unë nuk kam kohë për mendimet e tua “intelektuale”. Po shkatërrohem ngadalë dhe me vështirësi po e mbaj edhe lëkurën që të mos pëlcas. Shikoma fytyrën, shikomi duart...
- Më thuaj gjon, a mund të të ndihmoj? - e pyeti Durimi.
Atëherë Gjon Belushi qeshi aq shumë sa që gati ra përtokë, e pastaj në moment e ndërpreu të qeshurën dhe foli me një zë ndjellakeq.
Ma punove mirë, shumë mirë, aq mirë sa që më për ne as në ferr nuk ka vend. Nuk dua të më sillesh nëpër këmbë - e ke të qartë? Ti nuk di as të mahitësh, as të zgërdhihesh as të pish as... asgjë. Kanë filluar të shkruajnë se ti nuk di as të aktrosh. Cili je ti? - një i pështyrë, një i dobët, një i pavlerë, një budalla, një palaço.
Durimi e dëgjonte me gojëhapur!
- Kam ardhur të të tregoj se jeta është sakrificë, se jeta është edhe luftë. Duhet të përballesh me çdo sfidë dhe të ngadhënjesh mbi gjithçka. Përveshu punës, shiko realitetin në sy, merri gjërat shtruar, pra vepro si të gjithë njerëzit e guximshëm të kësaj bote!
- E ke me shaka ti. Po ti? Ti çfarë ke...
Dhe ende pa e kryer fjalën, Gjoni ju përgjigj:
- Unë jam i vdekur, gjegjësisht ende jam duke vdekur. Edhe ti po vdes, mirëpo ke mundësi të mbetesh gjallë, ndonëse ti këtë, ndoshta nuk e meriton. Kam dëshirë të jetosh, , të bësh emër, të lësh vepra...
Në ato çaste në dhomë hyri motra kujdestare. E shikoi Gjonin dhe mbeti e habitur nga fakti se si kishte arritur të futët ai në dhomën intensive pa ra në sy. Filloi ta qortoi rreptë për shkak të tonit të lartë të zërit e të kësaj vizite aq të vonë, pasi po afrohej mesi i natës. E urdhëroi që ta lëshoj menjëherë dhomën dhe ta lë pacientin të qetë, pasi ai ishte në gjendje të rëndë dhe kishte nevojë për qetësi e jo për zhurmë.
Durimi nuk ishte i sigurt se çfarë në të vërtet ndodhi: ishte ëndërr, iluzion, halucinacion, fiksion...apo realitet. Me këto mendime dhe nën ndikim e medikamenteve e zuri gjumi.
Të nesërmen në mëngjes, kur erdhi vizita, mjeku gjithashtu e qortoi edhe Durimin për zhurmën e bërë dhe vizitorin e orëve të vona. Durimi mbeti i shtangur. Nuk i besonte veshëve të vet. Ishte ajo mbrëmë ëndërr apo kjo tani? Ishin ato iluzioni, halucinacione, fiksione, apo këto që po i dëgjonte tani nga goja e mjekut?!!!
Në raportin e motrës, mysafiri ishte përshkruar në përpikëri. Identik me Gjon Belushin, edhe pse ajo nuk e njihte atë.
Në fakt, kush ishte ky vizitor? Ishte vërtet shpirti i Gjoni? Ishte fantazma e tij? Ishte trupi eterik, trupi astral? Apo ishte e gjithë kjo vetëm një lojë neuronesh e asaj sfere, sa magjike e mistere, e quajtur tru?!!! Por raporti i motrës kujdestare. Po fjalët e mjekut. Po...
Fundi fundit që rëndësi ka seç ndodhi realisht atë mbrëmje - mendon sot Durim Krasi. E rëndësishme është se Gjon Belushi, me mesazhin nga e “andejshmja”, e kishte larguar atë nga rruga e dështimit, nga rruga e humnerës, nga rruga e ferrit, pra nga vet vdekja!
Durimi i kaloi 32 ditë në spital dhe doli i shëruar. Katër ditë më pas filloi të punoj në një film të ri. Vazhdoi dhe kreu me sukses edhe studimet e lënë përgjysmë dhe, nga një dështak i dikurshëm, Durimi arriti që të bëhet një aktor, por dhe regjisor shumë i famshëm. Sot, në qetësi të plotë e me optimizëm real, ai e pret ardhmërinë dhe sigurt e shpejtë po ngjitet drejt kulmit të karrierës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySat May 19, 2012 9:57 am

“Zonja e bardhë”

Është e qartë se fantazma e një femre antialkooliste, e quajtur “Zonja e bardhë”, kohë të gjatë ishte vizitore, madje edhe banore e bodrumit të një klubi të meshkujve në Penkoman, paralagje e Vullverhemtonit. Hapësira e madhe prej nja 300 m2 duket se i përshtatej fantazmës së quajtur “Zonja e bardhë”.
Cila është arsyeja që kjo fantazmë u shpall antialkooliste? Shkaku është i thjesht. Shumë herë mysafirët e klubit mbetnin pa birra. Por, pronari i klubit, Harri Arvin, dëshmonte se fantazma e gruas së panjohur e njihte mekanikën, pasi që me saktësi e dinte se si ta bllokojë aparatin për shpërndarjen e birrës. Birra në moment zhdukej dhe Harri, rubinetet në bodrum i gjente të mbyllura. Në atë rast i hapte, por rubinetet pas pak kohe ktheheshin në pozicionin e përparshëm. Brenda një muaji kjo gjë ka ndodhur 22 herë. Për në bodrum ekziston vetëm një hyrje dhe nuk ka mundësi të hyj askush pa u vërejtur. Mbyllja e rubineteve ishte telashja më e madhe që e bënte fantazma e gruas së bardhë. Vajza 18 vjeçare, e bija e pronarit të klubit, tregon se çfarë ka vërejtur derisa qëndronte në krye të shkallëve të bodrumit: “Unë pashë një grua, në dukje e përhimët, të ulur mbi një fuqi. Në atë moment u shastisa. Më shpejtësi të madhe kaloi nëpër bodrum dhe u zhduk”.
Prej atëherë fantazma e gruas së bardhë nuk është parë asnjëherë...

Shtëpia e mallkuar

Meri Mek Fadjen ishte një 27 vjeçare, e cila së bashku me djalin Benin dhe bashkëshortin Benediktin kishin qenë duke jetuar në një kamp-shtëpizë kur Kuvendi i qytetit Skantorp (në Angli) ua dhuroi një shtëpi në lagjen Avenia Vivien. Por, që në ditët e para të banimit në atë shtëpi filluan të ndodhin gjëra të çuditshme në të. Ngjarjet e mëvonshme treguan se në atë shtëpi banonte, së paku, edhe një fantazmë, nëse jo më tepër. Ëndrrat për një jetë të qetë u bënë të pamundshme në këtë shtëpi, prandaj Mek Fedjenët ia dërgojnë një lutje organeve të pushtetit lokal në mënyrë që t’ju bëjnë të mundur vendosjen e tyre në ndonjë lokal tjetër.
nkthet e tyre në lidhje me fantazmat në atë shtëpi u bënë aq dramatike sa që ishin shkaktari kryesor i humbjes së fëmijës së tyre të lindur para kohe, thonë Mek Fedjanët.
Një ditë Meri ishte duke pushuar në dhomë. “Në atë moment vërejta figurën (fantazmën) që shikonte në drejtim timin nga xhamat e derës së kuzhinës”, - thotë zonja Meri dhe shton: “Kurse një herë tjetër e pashë këtë fantazmë në dhomën e pritjes. Kishte dukjen e një të riu me flokë ngjyrë kafeje dhe tesha të kafta. Kaloi nëpër dhomë dhe doli drejt nga dritarja, kurse mua i tërë trupi më dridhej. Edhe të nesërmen në mbrëmje ndjeva prezencën e çuditshme të tjetërkujt, por asgjë nuk vërejta. Në raste tjera ka pasur trokitje dhe “rraptimë” në mbrëmje. Sendet binin nga tavolina pa asnjë arsye ose shkak. Në një rast mbulesa e tavolinës ishte shprishur dhe dukej sikur dikush ishte duke qëndruar mbi të...”
Edhe e ëma e Merit Mek Fedjenit, për disa muaj sa kishte qëndruar në vizitë te vajza e saj në këtë shtëpi, shumë herë ishte tronditur nga ngjarjet e pakuptueshme dhe shqetësuese. Meri tregon edhe për ngjarje në lidhje me djalin e saj katërvjeçar, i cili ishte shurdhmemec dhe i cili katër herë për një natë u zgjua nga gjumi duke bërtitur. Në fytyrë ishte i zbehur dhe dridhej, duke ia shtrënguar fortë dorën së ëmës. “Vetëm sikur të mund të fliste, sigurisht do të tregonte se në këtë shtëpi ekziston diçka e çuditshme dhe e tmerrshme”, - thotë Meri Mek Fadjen. Bashkëshorti i Merit, Benedikti, i cili punonte në një fabrikë të çelikut, ishte skeptik ndaj këtyre ngjarjeve. Mirëpo edhe ai në një rast dëgjoi trokitje të cilat dukej sikur vinin nga kamini (vendi i zjarrit).
Shtatë familje e kishin braktisur dhe kishin ikur nga kjo shtëpi e mallkuar. Kurse vizitorët nga ko shtëpi largoheshin të tronditur.
“Më kanë treguar për të riun i cili para ca vitesh ishte mbytur në këtë rrugicë dhe jam e sigurt që shpirti i tij qëndron në këtë shtëpi”, - konstaton Meri, duke e kujtuar figurën e të riut që e kishte parë në dhomën e saj të pritjes.

Koncerti i mesnatës

Xhin dhe Bil Dankanin, një mbrëmje nga gjumi i qetë i zgjoi tingulli i një muzike të çuditshme. Ashtu të përgjumur qëndruan mbi krevat, dhe të habitur e shikoni njëri-tjetrin. E tërë kjo ngjarje zhvillohej në një shtëpi të vjetër, nga koha viktoriane në qytetin Koventri, të cilin, këta dy, e kishin marr me qira. Tingujt vinin nga kati përdhes dhe tingëllonin sikur dikush i binte instrumentit të stërvjetruar - lahutës. Kur morën guxim dhe zbritën poshtë për të parë se çfarë po ndodhte, më së pari shikuan se mos vallë dikush e kishte prekur pianon që ishte aty, por mbulesa e pianos ishte e mbyllur, prandaj nuk kishte mundësi për t’u prekur.
“Për një moment më shkoi mendja se macja kishte mundur të hyjë në piano, por kur e hapëm atë, pamë se në të asgjë nuk kishte. Që nga ajo kohë fantomi maestro “mbajti” rreth njëqind koncerte në atë dhomë. Në moment tingëllonte sikur dikush kalonte me gishta nëpër telat e harpës. Vetë muzika nuk e kishte tingullin e muzikës moderne. Sapo hynim në atë dhomë muzika ndalej... Para dy vjetëve, kur u vendosëm në këtë shtëpi, askush nuk na e ka përmendur këtë muzikant fantom, por jam i sigurt se kjo gjë ka ndodhur edhe më herët”, - mundohet të sqaroj z. Xh. Dankanin.
Përveç këtyre fantom koncerteve, dëgjohet edhe një e rrahur e fortë dhe gërvishtje në derë. Kurse në një shitore të vogël, që ndodhet afër, në mënyrë të pakuptueshme ndizen dhe fiken dritat. Se për çfarë është fjala, këtë nuk e di askush!

Fantazma “Alisa”

Sju Grift, 21 vjeçare, fotomodele nga Kensingtoni (Angli), e cila ka pasur kontakt me të “përtejshmit” tregon: “Në këtë shtëpi jetoj plot nëntë muaj. Në një rast kam parë fantazmën e një vajze të veshur si Alisa nga bota e çudirave. Ishte simpatike dhe kisha përshtypjen se edhe unë i pëlqeja asaj. Me mua jeton edhe shoqja ime, 20 vjeçare, Megi Mensfild, gjithashtu fotomodele.
Kur bie nata, shpirti i vashës së panjohur, të quajtur “Alisa”, shpesh bënë mahi të vogla si me rastin e rrotullimit të lusterit ose sendeve në akuarium ua ndërron vendin. Në shtëpi ka lodra për fëmijë, si ariu i madh i punuar nga plishi, të cilin Alisa e do shumë dhe shpesh luan me të. Por me këto mahi të vogla ne jemi mësuar dhe e duam fantazmën tonë të vogël” - shprehet Z. Grift.

Mes hutisë psikike dhe çorientimit emocional pyes vetën sa gëzim ka shkaktuar vdekja e një djaloshi si X……,tek vrasësit . X…… ishte i hijshëm nga pamja,ai kishte qenë mes flakëve të luftës kur shumë kush moshatar të tij bënin plazh në bregdet, ai rridhte nga një familje që ka emër për të mirë që jo gjithkush mund ta arrij, prandaj besoj se duhen të kenë qenë të shumta dollitë që janë ngritur dhe defet që janë rrahur nga ekstaza për vdekjen e tij.
Le ti duket përrallë tërë botës kjo që po e them por nëse këta njerëz edhe do mund ti shpëtojnë ligjeve njerëzore, do të jenë ligjet e pandryshueshme dhe perfektë Hyjnore që do ta ngrijnë në buzë buzëqeshjen e atyre që e vranë X…. e këtyre, ashtu si që do ta transformojë në vajë dënesje, buzëqeshjen cinike të atyre që e bënë që të futet në dhe trupi i njomë i Y…. të atyre,
Në emër të një krenarie rebele, në emër të një patriotizmi të rremë,në emër të një drejtësie të Zotit, njerëz që vuajnë nga mania e hakmarrjes dhe paraliza e shpirtit nuk zgjedhin as kohë,as hapësirë, as rrethanë për të plotësuar orekset e shfrenuara shtazarake që më pas diku në gjysmë errësirën e dhomës fshehtas botës dhe të rrethuar nga djajtë e tyre bashkëpunëtor, të bindur se nuk janë askush dhe nuk kanë asnjë vlerë,ti drejtohen një pasqyre të thyer për ti thënë vetës ,sa i madh je ,, pa mundur ta mashtrojnë thelle brendinë e tyre që e dinë mirë se ata janë një hiq që në rrugën e ndershme nuk kanë mundur të arrijnë asgjë.
Vrasësit e X…. dhe Y…. nuk kanë ardhur nga ferri, ata nuk janë hije që zhduken në agun e mëngjesit, janë njerëz si në që jetojnë mes nesh, Ata nuk ndjejnë as dashuri as mëshirë dhe as dhembje për tronditjet dhe vuajtjet që na shkaktojnë. Prandaj e kemi detyrë që secili nga në që mund të ndihmojë që të frenohen këta shpirtra të shitur tek e keqja, ta bëjnë këtë, sepse më e madhja mëshirë për të pamëshirshmit është të jemi të pamëshirshëm ndaj tyre. Ata po na dëmtojnë të gjithëve, ata po mbjellin tek fëmijët tanë ndjenjën e më të fortit, ndjenjën e hakmarrjes dhe vetëgjyqësisë, a ta po mundohen të na kthejnë mbrapa, ne terrin dhe mjegullën nga e cila po mundohemi të dalim.
Vrasësit janë njëjtë, janë të gatur prej një brumi,mund ti fusim në një thes, qofshin ata sa do larg njeri tjetrit, njihen apo s’njihen ne mes vete ata përsëri janë të bashkuar sepse i bashkon krimi, që të dy kanë duart e lyra më gjak të pafajshmish, e të vrarit e pafajshëm, janë bashkë, ata na thonë një mesazh që edhe të verbëritë e shohin, edhe të shurdhët e dëgjojnë, mesazhin e tyre nuk e dëgjon vetëm shpirtrat e shitur se janë të hutuar pas dollive e janë verbuar pas hyzmetit që i bëjnë të keqes !
Në njërin nga librat e shenjtë thuhet : ,,Ai që vret një njëri të pafajshëm, është njësoj si ta vras tërë njerëzimin,,. Me zë të përvajshëm, me dhembje në shpirt për vrasjet e njerëzve të pafajshëm, drejtojë duart e plogështa nga qielli dhe i lutem të madhit Zot që ti bëj shqiptarët dhe tërë njerëzimin që të mos e shohin të pafajshmin si fajtor !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySat May 19, 2012 9:55 am

Drama e Altinës



Mendohet se vdekja nuk është akt i çastit, por një proces shkallë-shkallë. Bile disa, që kanë pësuar vdekje klinike, pohojnë se ata kanë dëgjuar dhe parë gjithçka që është zhvilluar rreth tyre. Ndoshta edhe sytë e Altinës, me atë shikim të ngrirë por që shkëlqenin edhe në minutat e fundit të ndarjes nga kjo botë, shikonin këtë proces. Arritën ta shohin atë gjak të huaj që po derdhej rrëke nga trupi i saj i gjymtuar dhe i mbërthyer mes timon dhe karriges. Gjakun e huaj që nuk u bë kurrë i veti. Gjakun, i cili nuk ia dhuroi jetën, por vdekjen.
Raportet mes dy të rinjve të dashuruar, Florit, djaloshit biznesmen nga qyteza e Sharrit dhe Irmës, bukuroshes nga Prizreni, kohët e fundit duket se nuk qëndronin edhe aq shkëlqyeshme. Flori jo vetëm që ishte njeri paksa i çuditshëm, por ishte edhe mjaft xheloz. Megjithatë, Irma e dashuronte.
Një mbrëmje korriku, të vitit 2007, ata ishin ftuar në ditëlindjen e një miku të tyre. Një festë e këndshëm mes shokësh dhe miqsh. Pas disa orësh dëfrimi me pije, këngë e vallëzim, mes këtyre dy të rinjve plasi sherri. Ata filluan të grinden. Më saktë, Flori ishte i dehur dhe në atë gjendje e kishte fyer rëndë Irmën për shkak të një bisede që ajo kishte zhvilluar me një të pranishmi tjetër. Nga xhelozia, ai i kishte quar që te dy në dreq të mallkuar dhe ashtu i dehur ishte larguar me shpejtësi nga festa. Por as që e kishte kuptuar se çfarë dhembje i kishte krijuar kësaj vajze të sinqertë dhe të ndershme. Irma e dëshpëruar, rrëmben çelësat e automjetit të saj dhe niset pas tij. Ashtu nën presion psikik, fillon të vozisë me shpejtësi shumë të madhe. Pas disa minutash ajo humb kontrollin mbi automjet dhe në dalje të qytetit të Prizrenit, ndeshet drejtpërdrejt me një shtyllë betoni. Matësi tregonte shpejtësinë prej 114 km/h. Vdekja kishte pasuar aty për aty.
Kaluan rreth pesë muaj nga fatkeqësia ku humbi jetën Irma. Flori pothuajse kishte braktisur tërë veprimtarin në biznesin e tij. Kishte filluar të pi alkool me të madhe. Aq shumë kishte pësuar ndryshime psikike por edhe fizike sa që në fytyrën e tij në njomë kishin filluar të paraqiten rrudhat e para.
Një mbrëmje dhjetori, rreth orës 8 të mbrëmjes, Flori po kthehej nga Prizreni për në vendbanimin e tij në Sharr. Ai ishte në kërkim të lidhjeve të reja për ta ringjallur sërish biznesin, pasi materialisht qëndronte mjaft dobët. Në dalje të qytetit, mu aty ky kishte humbur jetën e dashura e tij, takoi një vajzë e cila jashtëzakonisht përngjante me Irmën. Jo në dukje, në fizionomi, por në lëvizje, në qëndrim. Nuk foli asnjë fjalë, por në vete ndjeu një lloj fuqie mistike të asaj vajze që vepronte mbi të. Këmbët vetvetiu prekën pedalet e frenimit dhe makina ndaloi pranë saj.
-Të kam pritur - i tha vajza, që tanimë ishte afruar pranë xhamit të makinës, dhe buzëqeshi mu ashtu sikurse buzëqeshte bukuroshja Irma. Gjithashtu, ajo bëri një lëvizje me dorë duke i larguar flokët nga balli, po në të njëjtën mënyrë siç e bënë edhe Irma.
Florit filloi t’i thahej fyti.
-Kush je ti? -e pyeti ai me duke belbëzuar.
-Nuk e di -përgjigjet vajza dhe, duke iu afruar edhe më, e puthë Florin.
-A më ke pritur? -foli sërish vajza.
-Ty? -tërhiqet Flori mbrapa sikurse ta kishte puthur e ndjera.
-Nuk të kam pritur... -zëri i tij nga frika filloi të bëhet më i vrazhdë dhe me i lartë.
-Po ti ke vdekur... Nga dola tani?
-Nga mosekzistenca, ndoshta... -i ktheu me të rreptë vajza dhe filloi të largohet në drejtim të qytetit.
Flori mbeti i shtangur duke e shikuar vajzën. Nga prapa ishte kopja e përsosur e Irmës. Pastaj me shpejtësi hapi derën, vrapoi dhe iu afrua të panjohurës. E kapi për kraharorë dhe rrëmbyeshëm e ktheu kah vetja. Sytë e saj ishin mbushur me lot. Vajza po qante në heshtje. Flori e shikoi me habi. “Kështu qante vetëm Irma” - tha vetmevete dhe pa e kuptuar as vet se si, filloi ta pushtoj me puthje nëpër gjithë fytyrën duke pëshpëritur:
-Epo, erdhe prapë...Më në fund... Tani do më falësh për të gjitha... Irmushja ime... Dhe në puthje e sipër, vajza e largoi me vrull Florin duke i thënë:
-Nuk jam unë ajo, nuk jam... A po më kupton, nuk jam unë... dhe vrapoi tek parkingu i taksive që ndodhej pak më lart, afër një qendre të madhe tregtare. Hyri në taksi dhe u zhduk. Flori mbeti i shtangur në vend...

Drama e Altinës

-Askënd nuk mund ta fajësoj. Por as që kam kujt t’ia drejtoj gishtin. Gjithçka filloi kur vajzës sime Altinës, në maj të vitit 2007, iu bë transfuzion i gjakut gjatë një operimi në spitalin e qytetit, ku ajo kishte humbur shumë gjak -rrëfen nëna e saj. Gjithnjë e mundonte ky gjak i huaj dhe disa herë më kishte thënë: “Nënë, nuk do të mësohem kurrë me këtë gjak”. Unë mundohesha ta bindja: “Bija ime, a është më mirë të vdesësh? Mendo pak edhe për mua dhe për babanë. Të kemi të vetmen”. Ajo qante, duke pohuar me kokë.
Muajt e parë pas operimit gjithçka filloi kah e mbara. Bile Altina filloi të shkojë sërish edhe në korin qytetit si më parë. Mirëpo, kur erdhi dimri fillova t’i vërej tek ajo disa veprime të çuditshme. Një natë e takova me gisht të prerë. Ishte shtrirë në divan dhe dukej sikur po flinte. Ajo po gjakosej e në anën tjetër po flinte! Vrapova me të shpejtë: “Altina bija ime, zgjohu ta lidhi gishtin”. Ajo mu përgjigj sikur të ishte në ndonjë lloji transi: “E pse ta lidh? Le të rrjedh i tëri... Nuk mund ta duroj më...” Fillova ta shkund: “Altina, çfarë po fletë, a je në vete?” Pastaj pasuan edhe ndodhi të tjera të çuditshme. Një mëngjes më zgjoi zëri i saj. Ajo po qante dhe gjëmonte. Vrapove drejtë në dhomën saj. Ajo po flinte, dhe në gjumë murmuriste: “Flori, pse po sillesh ashtu? Ti e di se unë nuk mundem pa ty...Unë të dua...”
Kush ishte ky Flori? Altina nuk kishte pasur kurrë dashnorë. Kishte shoqëri të pakët dhe mes tyre nuk ishte ndonjë me këtë emër. Pas disa javësh vërejta mbi tavolinën e saj një fotografi të një djaloshi të cilën e kishte prere nga një revistë, nga faqja e marketingu. Si me humor i thashë: “A është ky Flori?”. “Po” -mu përgjigj. “E ku banon ai? Si u njoftove me të?” -e pyeta sërish. Por Altina vetëm më shikoi dhe nuk foli asgjë.
-Edhe unë e kamë dëgjuar disa herë këtë emër nga Altina -thotë babai i saj. Një herë derisa ajo ishte në banjë dhe po bënte tush, në moment thirri më zë të lartë: “Flori, ku po shkon?”. Nuk i vura kësaj rëndësi të madhe, por një ditë e pyeta: “Altina, kush është ky Flori? Ku banon ai?”. Ajo mu përgjigj prerë: “Në gjakun tim baba...” E vërejta se ajo nuk po tallej. Atëherë u drejtova për në spitalin e qytetit. Në raportin mjekësor të Altinës figuronte edhe emri i Irmës, si dhuruese e gjakut. Ajo kohë më parë, bashkë me shokët dhe shoqet e institutit privat, ku studionte, kishin shkuar vullnetarisht për të dhuruar gjak. Dhe gjaku i saj i ishte injektuar Altinës. Pastaj nga familja e Irmës, arritëm të kuptojmë se Flori kishte qenë i dashuri i saj. Në ato momente një ndjenjë e frikshme ma kaploi trupin.
E njëjta shpejtësi, e njëjta shtyllë!
Altina nuk posedonte patentë shoferi, dhe as që kishte mësuar ndonjëherë të voziste automobil. Por atë ditë të ftohtë janari, u zgjua më herët se zakonisht - në ora 5 të mëngjesit. Mori çelësat e makinës së babait nga palltoja e tij dhe u nis drejt “Golfit” që qëndronte i parkuar në oborrin e shtëpisë. Hapi derën e automobilit, u fut brenda dhe ndezi motorin. U nis drejt magjistrales për Sharr, dhe pas pak minutash arriti në dalje të qytetit të Prizrenit. Shtypi pedalin e shpejtësisë deri në fund dhe drejtoi timonin kah shtylla e betonit që gjendej skaj rrugës. Me shpejtësi të madhe u përplas drejt në të. Sytë e saj shikoni si të ngrirë por me plotë shkëlqim gjakun që po rridhte nga trupi i saj. Gjakun të cilin ajo kurrë nuk e deshi. Gjakun e huaj që urrente pa masë. Fytyrën e saj e përshkoi një buzëqeshje e lehtë. Dukej sikur Altina ishte çliruar nga ai makth që e mundonte që nga transplantimi i gjakut të Irmës. Nga pushtetit i atij gjaku vrastar.
Dëshmitarët thonë se ajo frymoi disa dhjetëra minuta. Ata nuk mund t’i ndihmon, pasi automjeti ishte dëmtuar aq shumë sa që nuk ishte i munduar asnjë veprim, përveç alarmimit të ndihëm së shpejtë, policisë dhe zjarrfikësve.
Mendohet se vdekja nuk është akt i çastit, por një proces shkallë-shkallë. Bile disa, që kanë pësuar vdekje klinike, pohojnë se ata kanë dëgjuar dhe parë gjithçka që është zhvilluar rreth tyre. Ndoshta edhe sytë e Altinës, me atë shikim të ngrirë por që shkëlqenin edhe në minutat e fundit të ndarjes nga kjo botë, shikonin këtë proces. Arritën ta shohin atë gjak të huaj që po derdhej rrëke nga trupi i saj i gjymtuar dhe i mbërthyer mes timon dhe karriges. Gjakun e huaj që nuk u bë kurrë i veti. Gjakun, i cili nuk ia dhuroi jetën, por vdekjen.
Kur arriti ndihma, Altina nuk frymonte më. Kishte ndërruar jetë. Akrepi i matësit të shpejtësisë kishte ndaluar në 114 km/h. E njëjta shpejtësi e njëjta shtyllë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptyTue May 15, 2012 3:18 pm

Dashuri por e pafat


Flitej në fshat se dashuria mes Qetsorit dhe Blerinës ishte më e fuqishme se vet vdekja e saj. Dhe kjo dashuri e pastër dhe e çiltër kishte mbajtur edhe më tej, edhe pas vdekjes së saj, të fuqishme lidhjen mes tyre... derisa u bashkuan në amshim - tha xha Garipi dhe thithi thellë cigaren e pastaj heshti. Heshta edhe unë një kohë të gjatë i thelluar në mendime për këtë dashuri të pafat.


- Kur mbaroi lufta e dytë botërore shumë nga tanët ikën jashtë vendit për të siguruar kafshatën e gojës. Dikush ia mësyni Turqisë, dikush Allamanit e dikush Amerikës. Disa u kthyen e disa nuk erdhën kurrë më - fillon rrëfimin xha Garipi, goxha i shtyrë në moshë por me një kujtesë të mrekullueshme.
- Jeta është gjithçka dhe asgjë... dhe asnjëra ditë nuk është e njëjtë sikurse tjetra. Njeriu kurrë nuk e di çfarë e pret të nesërmen. Ja p.sh. edhe takimi me ty. As në ëndërr nuk e kam parë se ne te dy, ti nga qyteti e unë nga malësia e Sharrit, sot do të njoftohemi, shoqërohemi dhe bisedojmë për këtë ngjarje që ka ndodhur 50 vjet më parë - tha xha Garipi dhe duke ndezur cigaren tjetër, vazhdoi rrëfimin:
-Jetonim në këtë fshat të vogël. Atëherë kishte edhe më pak frymë, tani janë ndërtuar shumë shtëpi të reja. Në fund të fshatit jetonte e veja Sanije me vajzën e saj Blerinën. I shoqi kishte ndërruar jetë para ca vitesh. Ishin shumë të sjellshme dhe punëtore si bletët. Kishin një shtëpi, pak tokë dhe disa krerë bagëtie të vogla dhe të mëdha. Jetonin mirë për kushtet e asaj kohe.
Të gjithë e dinim se Blerinës i vërtitej Qetsori - një djalosh shumë i dashur, i bukur por edhe i hareshëm i lagjes sonë. Nuk kishte ditë që Qetsori, kinse me punë, nuk kalonte pranë kësaj shtëpie... Kur iki edhe ky për Amerikë, e përcollëm të gjithë deri në fund të fshatit, bile edhe Sanija me të bijën Blerinën.
Nuk kaluan as dy vite dhe Blerina ndërroi jetë! E ëma, Sanija, e prekur tej mase edhe nga kjo humbje, u sëmurë rëndë - luajti mendsh. E dërguan në një spital, thoshin “special”, ku pas një viti ndërroi jetë edhe ajo. Nuk e dimë se ku e varrosën, por në fshat nuk e sollën. Shtëpia e tyre mbeti e shkret - nuk ka banuar askush më aty.
Ishte ditë vere kur dëgjova se Qetsori ishte kthyer nga Amerika. Kishin kaluar 6 vite që kur ai kishte ikur atje. E takova në lokalin e fshatit, një shitore e vogël të cilën e kishim si vendtakim. Nuk kishte mbetur asnjë gjurmë nga ajo fytyrë e bukur dhe gazmore e atij djali. Dukej i mërzitur. Rrinte në mendime. Pasi u përshëndetëm dhe u përqafuam, e pyeta:
-Kur ke ardhur Qetsor dhe a je mirë më shëndet?
-Jam kthyer këto ditë, e sa për shëndet, që po më pyesësh, që kur kam arritur nuk ndihem mirë!
Në fillim mendova se nuk kishte fituar para, pasi shumë nga tanët e kishin përjetuar një fat të tillë - ishin kthyer me duar në xhepa. Për ta ngushëlluar, por edhe për t’i dhënë pak vullnet, i thash:
-Nuk është krejt tek paraja. Me rëndësi që ti je kthyer gjallë dhe shëndosh. Je i ri dhe jetën e ke përpara. Shikona neve këtu si po gjallërojmë!... Ndoshta do të vijnë ditë të mira edhe për ne.
-Nuk është në pyetje paraja, miku im - më ndërpreu ai. E porositi nga një birrë dhe më ftoi që të dalim jashtë lokalit. U ulëm në një copë druri pishe që e kishin gdhendur dhe i kishin dhënë formën e ulëses dhe ai filloi rrëfimin e tij:
-Mjaft kam fituar në Amerikë o Garip. Kam punuar dhe kursyer mjaftë para. Diçka tjetër mua më mundon dhe nuk më jepet as të jetoj. Nuk kam besim në askënd, vetëm në ty. Ty të kam pasur gjithnjë shokë të zemrës, prandaj edhe po të rrëfehem.
Kur arrita në Prizren, ora ishte diku rreth 21:00. Askush nuk e dinte se unë kisha ardhur. Ishte vonë dhe në këtë kohë nuk kishte më transport publik për Sharr. Pasi kisha mjaft para dhe nuk doja ta kaloj natën në qytet, mora një taksi dhe u nisa për në fshatin tim të lindjes. Kur arritëm në hyrje, unë zbrita nga taksi dhe u drejtova drejtë shtëpisë së Blerinës. Ti e di që unë atë e doja, dhe gjatë gjithë kohës sa isha atje, vetëm në të kam menduar. Kur u ndamë për herë të fundit, i kisha premtuar se do të kthehem shpejt nga Amerika, dhe kur të vijë, do ja dhuroj një qafore ari me një gurë xhevahiri në mes, ndërsa Sanijes, një shami mëndafshi nga më të shtrenjtat. Dëshiroja, edhe ta shohë Blerinën, por edhe t’i befasoj me ardhjen time. Kur u afrova tek shtëpia, edhe pse ishte bërë paksa vonë, Sanija qëndronte para derës. I habitur e përshëndeta dhe ajo më ftoi brenda. Në dhomë e takova edhe Blerinën. Desha ta përqafoj, por m’u kujtuan traditat tona dhe unë u përmbajta. Kur ua tregova dhuratat u gëzuan shumë, saqë Sanija, pasi e shpalosi, më puthi në ballë. Pastaj u ngritë dhe, më kujtohet shumë mirë, mori një shtambë me dhallë dhe tri gota. Ndjehesha tejet i lumtur që isha me Blerinën... dhe te tre biseduam deri vonë.
Kur më përcollën tek dera, dëgjova këngën e gjelave - ishte bërë mëngjes. Nuk më ftuan që të vij sërish! Dhe kjo më befasoi. Kur arrita në shtëpi, nëna dhe babai veç ishin zgjuar. Pasi u përshëndetëm dhe përqafuam me shumë mall, por edhe dashuri, u futëm brenda. Ma shtruan mëngjesin me qumësht të ngrohtë, që kishte kohë që nuk e kisha kërkuar, megjithatë, mendja nuk më ndahej nga Blerina. Derisa haja, babai më shikonte me habi por nuk fliste. Pasi hëngra mëngjes, u tha anëtarëve të tjerë, që tanimë ishin zgjuar të gjithë, që të largohen nga dhome se kishte diçka personale për të biseduar me mua.
-Biri im - më tha, ti ke arritur mbrëmë, këtë e di, se nuk ka mjet qarkullues kaq herët, sidomos në këto anët tona. Por më thuaj, ku ke qëndruar gjithë natën?
-Po baba - i thash, kam ardhur mbrëmë. Ti e di që unë e kam dashur Blerinën dhe para se të ik për Amerikë, i kam premtuar diçka. U ktheva së pari tek ajo shtëpi për ta përmbushur atë premtim. Kemi ndenjur deri para mëngjesit.
Kur i dëgjoi këto fjalë, babai u shqetësua shumë, dhe pak si me nervozë m’u drejtua:
-Qetsor, biri im, ti kurrë nuk më ke gënjyer?!
-Nuk po të gënjej as tani baba. Është e vërtet, unë isha mbrëmë tek Blerina.
-Por ato kanë vdekur, që te dyja, para disa vitesh biri im -më ktheu babai.
Unë mbeta gojëhapur! Pastaj ai filli të më tregoj për tragjedinë që e kishte goditur atë familje bujare.
Në brendinë time sikur diçka pëlciti. Nuk mund të qëndroja më dhe u nisa menjëherë drejt shtëpisë nga e cila sapo isha kthyer. Babai më ndoqi prapa. Tanimë dielli kishte lëshuar rrezet mbi fshatin tim. Kur iu afrova shtëpisë pash se gjithkund përreth saj kishin mbirë barishte. Dritaret ishin të mbyllura... gjithçka dukej e boshatisur! Nuk ndjehej frymë e gjallë në atë mjedis. Hapem derën dhe u futëm brenda. Gjithçka brenda e kishte mbuluar pluhuri: dyert, dritaret, muret, tavolinën... vetëm në karrigen ku unë isha ulur nuk kishte pluhur. Nuk kishte as në karrigen e afërt, në pjesën ku unë kisha mbështetur krahët e mi. Mbi tavolinë qëndronin dhurata e mia: qaforja prej ari dhe shamia e mëndafshtë. Pranë tyre ishte vetëm gota ime e zbrazët nga e cila kisha pirë disa orë më parë. Nuk ishte as shtamba as gotat tjera! M’u kujtua se unë Sanijes, shaminë ia kisha dhënë të mbështjell në një letër të shkëlqyese me ngjyrë të argjend. Ajo e kishte hapur, e kishte shikuar dhe menjëherë e kishte vënë në kokë. Tani ajo qëndronte e palosur bukur mbi tavolinë, ndërsa letra e shkëlqyer ishte mbi dysheme.
I mblodha të gjitha, dhe dolëm nga shtëpia....
-Këtu e përfundoi rrëfimin Qetsori dhe, pa u përshëndetur, u ngritë dhe iku i thelluar në mendime - tha xha Garipi, që deri më tani kishte pirë disa cigare një pas një.
Nga ajo ditë, Qetsori ndryshoi i tëri. I ikte çdo kontakti me njerëz. Njerëzit që vinin për ta takuar befasoheshin me heshtjen e tij. Pas ca kohe, heshtjen e thelloi edhe me mua. Nuk donte të më takonte. As me anëtarët e familjes nuk bisedonte. Pas disa muajsh u mbyllë tërësisht në vete, sikurse të kishte jetuar në ndonjë botë tjetër. Me të hollat që i kishte kursyer ndërtoi një përkujtimore të madhe nga graniti mbi varrezën e Blerinës. Pranë saj ndau edhe ca vend për trupin e tij. Të gjithë u habitën me këtë gjest dhe pëshpëritej çmos nëpër fshat por edhe rrethin.
Pas dy vitesh vdiq edhe ai vetë. Thonë se prindërit e shitën qaforen e arit me gjithë gurin e xhevahirtë dhe me ato të holla i ndërtuan përkujtimore edhe djalit të tyre - ngjitur me atë të Blerinës.
Flitej në fshat se dashuria mes Qetsorit dhe Blerinës ishte më e fuqishme se vet vdekja e saj. Dhe kjo dashuri e pastër dhe e çiltër kishte mbajtur edhe më tej, edhe pas vdekjes së saj, të fuqishme lidhjen mes tyre... derisa u bashkuan në amshim - tha xha Garipi dhe thithi thellë cigaren e pastaj heshti. Heshta edhe unë një kohë të gjatë i thelluar në mendime për këtë dashuri të pafat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Kontaktoi me engjullin e tij   Rrefime te frikshme EmptySat May 12, 2012 7:43 pm

Kontaktoi me engjullin e tij
Rrefime te frikshme 009

Ferizaj, Rruga “Bashkimi”. Një shtëpi e thjesht, njëkatëshe. Është njëra prej shtëpive, ku jeton M.B. me familje. Tash ka vëllain, nënën, si dhe tre fëmijët e të vëllait, që gjithsej përbëjnë shtatë anëtarë të familjes. Babai ka disa vjet që i ka vdekur.
Një përvojë e pasur mistike e karakterizon jetën tij. Dhe kjo përvojë zuri fill që në moshën e tij 12-13 vjeçare. Është mbi 40 vjeçar.
-Jetonim në Ferizaj, - rrëfen M., - por ishim të ardhur nga fshati J., disa kilometra larg Ferizajt. Kishim ardhur në qytet disa vjet më parë, por unë kisha shumë dëshirë të shkoja në fshat tek të afërmit tanë: axhallarët, kushërinjtë. Një ditë e luta babanë të më lëshojë dhe, hyra në autobus, shkova. Autobusi shkonte gjerë te shkolla e fshatit dhe aty kthehej, kurse unë duhej të udhëtoja edhe një pjesë të rrugës për të arritur në lagjen time. Ishte një ditë e nxehtë vere. Mesi i ditës, asgjë nuk lëvizte rrugës. Dëgjohej vetëm zëri i dalldisur i gjinkallave, ngjitesha i vetëm rrugës, nëpër pyllin e këndshëm. Degët dhe degëzat e drunjve lëvareshin mbi rrugë, duke i falur një freski rrugës nëpër të cilën kaloja këtë mes të ditës verore.
Dhe kështu arrita tek livadhet e lagjes sime. Edhe disa qindra metra më larg ndodheshin shtëpitë. Në një çast, përpara m’u fanit një plak me kosë në dorë, një plak i thinjur dhe i keq. -Ku shkon? -më tha. Tek axha! -i thashë. Ktheu! Ktheu! -më tha -dhe m’u hap me kosë që të prente. Jam kthyer dhe kam filluar të vrapoj teposhtë, andej nga pak qaste më parë erdha me aq dëshirë. Por ai më vinte prapa, gjithnjë me kosën lart dhe me shikimin kërcënues drejtuar kah unë. Fillova të shpejtoj edhe më tepër, sa që kur arrita pranë xhadesë, pothuaj isha pa frymë. Mua mu duk se ai ende më vinte prapa, por kur në fund mblodha forcat dhe ktheva kokën të shikoj, pash se më nuk ekzistonte. Hapa sytë të shohë mirë, por kot. Figura që pak çaste më parë dhe e shihja me sytë e mi, tashmë ishte zhdukur në çast. Prej atëherë, pra prej asaj dite e këndej shëndeti im pothuaj mori teposhtën...

I merrej goja

-Po, -në rrëfim inkuadrohet e ëma; pas këtij rasti s’i punonin këmbët më. S’ecte dot. Disi e lëshoi gjaku. Dhe e dërguam në spital. Mjeku konstatoi se ka neurozë të madhe, dhe gjakun e kishte të dobët... Ndërkohë filloi të qante vazhdimisht. Iu tek një vaj, pa ndonjë arsyeje, që si ndalej dot. Qante ditën dhe natën. Dhe gjendja i keqësohej dita -ditës më tepër...
Kështu kalonin ditët, javët, muajt. Gjendja i përmirësohej pak kohë, pastaj prapë i keqësohej edhe më tepër. Një ditë, iu shfaq një fenomen i pazakonshëm. Filloi t’i merrej goja. Dhe defekte gjë s’kishte, vetëm se bllokohej psikikisht, dhe për një kohë nuk mund të fliste dot. Por ajo që këtë fenomen e bënte tepër interesant dhe të pazakonshëm ishte fakti se ai e dinte me orë, me minuta e sekonda kur do t’i ndalej, por edhe kur do t’i lëshohej goja. Ose anasjelltas, në ora “kaq” do të më vijë të folurit. Madje, kur i zgjaste me kohë të gjatë bllokada dhe ai shihte se ne po merakoseshim, kërkonte lapsin dhe letrën dhe na shkruante orën kur do t’i kthehej të folurit. Dhe pikërisht në orën që e shënonte, i vinte goja.

Shihte ngjarje frikësuese

-Bile, -rrëfen i vëllai S. -nuk mund t’i besoja dot këtij fenomeni e as të vëllait tim. Aq më dukej e pamundshme kjo, sa fillova të dyshoja, mos vallë, është kah e shikon orën tinëz nesh. Dhe, t’u siguruar, mora orën e shtëpisë dhe orën e xhepit të babait dhe i fsheha me dorën time. Përsëri ndodhte e njëjta gjë. Ai kishte orën e vet biologjike, që se gënjente fare. Por është, mendoj, me interes të theksoj se, gjatë asaj kohe sa nuk mund të fliste, qetësohej tepër. Ishte pothuaj tjetër njeri. Kurse, kur i vinte goja, ishte shumë i shqetësuar...
Një natë gushti, kah fundi i viteve të ’70, sëmundja e tij po arrinte kulmin. Gjatë gjithë asaj kohe ne ishim në shqetësim dhe në pasiguri të përhershme. Kur i ndalej të folurit dhe ne nuk mund të qetësoheshim, gjersa nuk normalizohej. Atë natë, kah ora 19:30 na lajmëroi se: “Se në orën 9, respektivisht “+ më ndalet goja, kurse më vjen në ora 1:05 min.” Dhe siç u thashë, orët i pata fshehur, e mbetej të shihja se a do e qëlloj saktësisht kohën kur e paralajmëronte. Saktësisht në 21 i filloi bllokada psikike. Paralajmërimi i tij ishte plotësisht i saktë. Dhe ne duhej të rrinim të zgjuar deri në ora 1:05 , kur duhej t’i zhbllokohej të folurit. Por atë natë ishte disi më i shqetësuar se herëve tjera. Gjatë gjithë kohës disi trembej dhe ishte i stërkequr, kurse kur afrohej ora një filloi të stërkeqej edhe më tepër. Disi ishte i frikësuar. Lëshonte disa klithma në vete, strukej dridhej, plotësisht na krijohej përshtypja se është duke parë diçka, një ngjarje të tmerrshme, një zhvillim të frikësueshëm... Kot i flisnim, e pyetnim ç’ke, ai s’mund të përgjigjej dot. Ndaj, s’na mbeti tjetër, por të prisnim orën 1:05, kur paralajmërimi ishte se duhej “t’i vinte” goja. Dhe vërtet në ora 1:05 min. pasoi zhbllokimi i sistemit të folur...

Katër kontakte me engjëllin e blertë

-Rreth orës një të natës - u kapën do me mjekra prapa derës. Ishin të shkurtër, patulakë të vërtet, por me do mjekra të gjata dhe të tmerrshme. Ata asgjë nuk më bënin, por i rrihnin disa fëmijë të mirë. Fëmijët ishin të vegjël dhe simpatik. Kurse ata i shqelmonin dhe i maltretonin pa mëshirë. Kjo më shqetësonte dhe dridhesha... Natyrisht, këta i shihja vetëm unë, të afërmit e mi nuk mund të shihnin, meqë ata ishin të padukshëm për ta. -rrëfen M...
Dhe pikërisht në kohën kur ata pleq të shëmtuar silleshin ashtu keq ma ata fëmijë të vegjël, kur kryenin atë akt mizor, e unë s’kisha mundësi t’u ndihmoja, prandaj stepesha e dridhesha nga shqetësimi - nga hapësira e panjohur zbriti një “njeri” i mirë, i madh dhe me rroba të blerta, kurse nën krah, respektivisht në mes të dy krahëve kishte flatra... Ai, pasi zbriti, i rrëmbeu ata ame mjekra, i rrahu, i shqelmoi dhe i nxori përjashta. Pastaj, posa i largoi . m’u drejtua mua. Por kokën disi nuk ia shihja dot, vetëm trupin, rrobat e blerta dhe flatrat në mes krahësh. Me zë të but e qetësues, më foli: “Kjo u krye, t’i s’ke për t’u sëmurë më. Prej sot do të jesh mirë. Por po të fillosh të shkruash dhe t’u ndihmosh njerëzve. Do t’u bësh mirë të gjithëve, pos atyre që kanë lindur të sëmur¨...”
Dhe ky ishte kontakti i parë me “engjëllin” tim. Nga jo kohë pata katër kontakte me të. Gjithnjë, sa herë që më shfaqej, më udhëzonte rishtazi. Më jepte këshilla të reja, si të sillesha dhe ç’duhej të bëja. Herën e dytë më udhëzoi: Fillo të shkruash dhe lajmëroji njerëzit se mund t’u ndihmosh. Se ti do t’u bësh mirë të gjithëve, përpos atyre që kanë lindur të sëmurë. Dhe do të shkruash në kapakun e maxhes. Por, e ke të ndaluar të të shohin të tjerët kur shkruan. Madje, as anëtarët e familjes. Mund të t’i shohin shkrimet vetëm prindërit, askush tjetër. Dhe, e ke të ndaluar të shkruash të enjten. Çdo ditë tjetër po, pos të enjtes. Dhe e ke të ndaluar të kërkosh të holla. Me ato që ata vet t’i japin, mjaft do tu bësh idaren...”

Kur shkruaja -ai ishte me mua

Për disa javë, sa më zgjati kjo përvojë, siç thash, pata katër herë kontakte me të. Madje, në fillim, kur më vinin njerëzit për të shkruar, sa herë që shkruaja, mbi kapakun e maxhes, ai rrinte me mua. Ishte prezent. E shihja, ia ndija praninë, ia dëgjoja zërin, por, siç ju thashë edhe më parë, disi kokën nuk ia shihja dot. Zërin ia dëgjoja si nga traka e kasetofonit...
Por, një ditë, ishte pikërisht e enjte, ndërsa, ja që unë s’e kisha parasysh në ato momente, më erdhi një shok, po ashtu i Ferizajt, me disa vajza të axhallarëve të vet. Kërkoi t’i shkruaj njërës. Kishte probleme të rënda shëndetësore, ndërsa disa muaj më parë, ishte martuar... dhe, fatkeqësisht, pranova t’u shkruaj, krejtësisht i pavetëdijshëm se është ditë e enjte, ditë në të cilën, siç thashë, e kisha të ndaluar të shkruaja... Prej asaj dite, pra, plotësisht pas një muaji nga fillimi i të shkruarit, më është ndërprerë kontakti me “engjëllin” dhe nuk kam mundur më t’i shkruaj kujt. Prej asaj dite më kurrë nuk m’u ka shfaqur. Dhe natyrisht, pas një kohe, sëmundja ime prapë filloi. Prej atëherë e deri më sot, më nuk kam mundur të shërohem plotësisht...
Dhe vërtet, prej asaj dite e deri më sot kanë kaluar shumë kohë. M. Është rritur dhe është bërë burrë, por kurrë nuk është ndjerë plotësisht mirë. Pavarësisht se përherë ka qenë nën kontrollin e mjekëve, efekti nuk ka qenë i plotfuqishëm. Tani mbetet të pritet e shihet, se kur përsëri, engjëlli i tij do të rishfaqet që tani ai t’i marrë më seriozisht mesazhet e tij dhe, ndoshta, do të ndjehet përfundimisht i liruar nga pesha e kësaj përvoje të parealizuar mistike, të cilat i ndodhin vetëm njerëzve të caktuar, atyre që posedojnë një senzibilitet të theksuar, apo ndoshta atyre që në karmën e vet e kanë të inkorporuar edhe domosdoshmërinë e një përjetimi të tillë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySat May 12, 2012 7:40 pm

Miranda jetonte e vetëm në shtëpinë lukzose që gjendej në Wollishofen, një lagje shumë e njohur e Zürich-ut, me pamje piktoreske nga liqeni... Kishte ardhur si pesëvjeçare me familje në Zvicër, dhe pasi kishte përfunduar studimet, ishte punësuar si menaxhere në një bankë të njohur të vendit. Martohet me Florin, një ekonomist i diplomuar, dhe pas disa vitesh jetë të lumtur martesore, Florin e godet një sëmundje e rënd nga e cila edhe, pas disa muajsh, ai ndërron jetë! Kjo e traumatizon rëndë shpirti e Mirandës! Sikur të mos i mjaftonte e gjithë kjo, asaj i vdes edhe nëna pak muaj më vonë... Buzëqeshja kishte kohë që nuk ishte stacionuar në fytyrën dhe zemrën e saj... Optimizmi i jetës sa vinte e zbehej... edhe vullneti për punën, po ashtu... Nuk i interesonte më as menaxhimi i saj i suksesshëm... as kapitali... E ndjente edhe ajo këtë dobësi, por nuk mund ta luftonte... i mungonte energjia, fuqia, dashuria për jetën... dhe e dorëzuar para kësaj sfide, kërkoi edhe ndihmën e psikologes...
E shtypi në teledirigjues butonin Off të TV-s dhe, e thelluar në mendime, po shkonte drejt dhomës së gjumit që gjendej në katin e dytë. Kishte kaluar mesnata... Para se ta fik dritën e korridorit, e hodhi shikim drejt pasqyrës së madhe dhe të bukur që gjendej përball, mu pranë dhomës së gjumit ku dikur, përmes saj, sodiste me shumë ëmbëlsi përqafimet dhe puthjet e Florit derisa ai e bartte në krahë për në dhomën e ëndrrave... Frikshëm klithi kur në pasqyre, pas saj, pa një fytyrë të një gruaje tjetër që dukej e tmerrshme - e mbuluar në gjak... e masakruar... Ktheu kokën prapa... nuk kishte asgjë... Shikoi sërish pasqyrën, fytyra nuk ishte më aty! Fiku dritën shpejt dhe u fut në dhomë.
Të nesërmen vizitoi sërish psikologen dhe i tregoi për ndodhin e mbrëmshme e bindur se ajo që kishte përjetuar, nëse nuk ishte lloj halucinacioni, ishte një realitet i tmerrshëm. Mjekja u përpoq ta qetësoj duke e lidhur rastin me ndikimet enorm të krizave emocionale që e kishin goditur nga tragjeditë e njëpasnjëshme, e që tek ajo dukshëm kishin lënë gjurmë të thella psikike. I dha edhe tableta qetësimi.
Natën e dytë vendosi të ik më herët në botën e gjumit, aty ku edhe gjente prehje shpirti i saj... Dyshonte se mos vallë kishte kaluar pragun e normalitetit... iluzione, halucinacione, apo ishin këto shenjat e para të çmendurisë. Kishte frike se, pas humbjes së bashkëshortit dhe nënës, do ta humbë edhe mendjen... Dhe sërish u ngjitë shkallëve duke u mbajtur për parmak hekuarsh të dekoruar, sikur të kërkonte mbështetje dhe guxim nga ta. Kishte vendosur që mos të shikonte në pasqyrë. U afrua tek dhoma e gjumit, dhe kur deshi ta fik dritën e korridorit, sytë e tradhtuan, dhe shikimi i saj u përball më pasqyrën! Sërish ajo fytyrë e përgjakur e asaj gruaje pas saj... E tmerruar nga frika u fut shpejtë në dhomë, mbylli derën dhe u shkreh e tëra në vaj.
Natën e tretë, e thyer moralisht, shpirtërisht e fizikisht, qëndroi në dhomën e fjetjes... nuk zbriti poshtë në sallon për të shikuar TV-n... as edhe lajmet e mbrëmjes që i përcillte vazhdimisht!
Diku në mesnatë e zgjoi zhurma e thyerjes së një xhamit që erdhi nga salloni... U zgjua frikshëm... ndezi dritë pranë krevatit... mblodhi veten dhe u afrua pranë derës... Dëgjoi me kujdes dhe pas pakë e hapi derën. Një dorë e fuqishme e mbërtheu nga qafa... dhe më kot përpiqej t'i shmangej asaj duke goditur me duar e shqelma dhe klithur e bërtitur me sa fuqi që kishte... dhe kur sulmuesi, që tashme e mbante fuqishëm nga mbrapa, afroi thikën për ta goditur në qafë, ajo veç ishte e kthyer kah pasqyra... dhe në atë moment shikimet e te dyve u takuan në pasqyrë... në vend të fytyrës së Mirandës, ata panë fytyrën e masakruar të asaj gruaje... Sulmuesi i tmerruar e lëshoi Mirandën, dhe në panik e sipër, u përplasë mbi parmakë të shkallëve dhe ra poshtë... ashtu i lënduar filloi të ik.... Miranda menjëherë alarmoi policinë të cilët edhe e kapën shpejtë sulmuesin, pasi nga lëndimet e pësuar, ai nuk kishte arritur të lëviz edhe aq larg...
Për policinë ky edhe nuk ishte një person i panjohur! Para ca kohësh kishte ikur nga burgu, në të cilin vuante dënim të rënd për shkak të vrasjes së një gruaje tjetër...
Dy ditë më vonë, derisa po intervistohej nga policia për rastin, Miranda mbeti gojëhapur dhe e shtangur, kur në fotografinë që e kishte para vetës mbi tavolinë, njohu viktimën... Ishte po ajo fytyrë e tmerrshme e asaj gruaje të mjerë, të cilën e kishte masakruar ky kriminel, fytyrë që ia shpëtoi jetën dhe, që nga ajo natë, nuk u paraqitë asnjëherë më!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptyThu May 10, 2012 2:23 pm

Mos fleni me dritare hapur

Rrefime te frikshme Images?q=tbn:ANd9GcTc0f9w81n8pGrO9QDsf7JCZ9Hf9-26eQqwS77oBBq2YJy4lIhw

Nje cift i ri i sapomartuar ne Gjakove kishin vendosur ta blenin nje shtepi.

Pasi qe ishin marrevesh me shitesit e shtepise ata sot duhet te vinin per ta pare shtepine dhe erdhen trokiten ne dere dhe u doli nje vajze e vogel me kemishe nate e u tha: "hyni hyni" burri e pyeti ku e ke baban e nene, vajza i tha s'jane ketu por tash do te vijne, ejani hyni, gruaja i thote se ne kemi ardhur per ta shikuar shtepin se duam ta blejm, vajza iu kishte thene hyni se une ua tregoj shtepin se prinderit e mi vetm sa nuk kane ardhur.

Ata hyn dhe vajza po ua njoftonte shtepin, cifiti i sapomartuar ishin te kenaqur dhe thane se do e blejn shtepin, por prinderit e vajzes ende nuk kishin ardhur, vajza e vogel u kishte ofruar te uleshin dhe po u sherbente ciftit pije.

Ata priten e priten por prinderit e vajzes nuk erdhen dhe vendosen te largoheshin.U pershendeten me vajzen e vogel dhe ia dhane numrin e telefonit e adresene e shtepise e i thane kur te vijne prinderit tuaj thuaji te na telefonojn, mire u tha vajza e vogel dhe mbylli deren.

Te sapomartuarit duke dale ne oborr pane se erdhen prinderit e vajzes te cilet ishin veshur me te zeza, burri mirdita zoteri ne jemi ata qe te telefonuam dite me pare dhe jemi te interesuar ta blejme shtepine tende, babi i vajzes oh po tha tash me kujtoheni ejani tjua tregojme shtepine, gruaja jo ska nevoje e kemi pare ishte e mrekullueshme dhe vendosem ta blejm, nena e vajzes çfare si keni hyre ne shtepi, gruaja na ka treguar çdo detaj te shtepise tuaj vajza juaj e vogel.

Nena e vajzes kishte filluar te qaje kurse babi i vajzes tha ska mundesi sepse vajza jone ka vdekur mbreme dhe sot e kemi varrosur ne sapo erdhem nga varri i saj, vajza jone e vetme vdiq mbreme sepse e kishte ngrene nje gjarper dhe e gjithe kjo per faj te drites te dhomes se saj te cilien e kemi lene te hapur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptyThu May 10, 2012 2:19 pm

Burri i cuditshem


Rrefime te frikshme Images?q=tbn:ANd9GcQbOis0RiGM126yysJyiOItv72ofSjdE8DCTpiCwe_pHZYnPY5g

Këtu në Kukës egziston nje burrë me fuqi thuajse hyjnore,
Kam pasur nje lokal me qera dhe ai vinte shpesh, nuk e kuptoja pse sa here qe ai vinte i gjith lokali më boshatisej, ai rrinte te pakten 1 ore aty dhe meqe isha vetem me te ndo1 fjale duhej te flisnim me nj-tj, njs nga biseda qe bera me te ishte shum njeri i mirë. Por nuk e dija se c'ndodh me te kur ai pinte alkol ai shnderrohej ne nje kafshe (bishe )pas dy dopje raki, merrte fuqi te papare i vinte natyrshem dhe po ta ngacmonte njeri, mendja i thoshte se duhet ta vriste patjeter.
Kur e pyeta nje klient me tregoi te gjitha bemat e atij te meparshme dhe me tha te kem kujdes nga ai njeri.
Kaluan disa dite dhe kurioziteti me shtyu ta pyesja vete sepse kundra mendimit te te tjereve e afrova shume dhe e bera shok, ai me tha se nese me kerkonte alkol absolutisht nuk duhej ti jepja,
kur e pyeta se si te ndodh qe shnderrohesh ne nje njeri qe duhet te te kemi frik, ai me tha se ne moshen 20 vjeqare kishte qene duke shkuar per ne shtepi dhe diqka e bardhe si hije me nje thike te mprehte i kishte bllokuar rrugen , i kishte hequr bluzen dhe e kishte qare tek te dy krahet me thiken e cila theksoi se ndriqonte, qe nga ajo kohe tha ai nuk e di ndihem njesoj ndersa kur pi, nuk jam une ai qe veproj por eshte diqka tjeter qe ndodhet brenda meje, dhe kur po me tregonte keto historite e tij vereva 7e syte e tij po beheshin kuq si gjaku, ai me kerkoi menjehere raki, une i thash se nuk mund ti jepja dhe se me ishte mbaruar sa per ta qetsu, ne ate moment ai qohet dhe iken ne nje lokal tjeter ku i kishin dhene per te pire, dikush i kishte fol (a u lodhe) dhe e kishte kap ai me njeren dor ne ajer nga fyti, askush nuk kishte guxuar ti afrohej edhe pse e shihnin tek ja kishte nderprere frymemarrjen dhe gati do vdiste atij. Dikush merr nje drru ne forme baseballi dhe i bie 5 here me sa fuqi qe kishte ne koke, i trullosur e leshon ate , dhe e kap ket qe i bie ne shkop, e hedh nga fundi i lokalit dhe perplas me murin tek dalja, lokali i gjate rreth 40 m, pastaj del jashte te kerkoje diqka qe ti bjeri atij njeriut te shtrir pertoke shikon makinen e tij nje Fouristrade ML Dhe e kthen permbys, asnje polic nuk guxon ti afrohet boshatiset fare rruga ku ecte ky, nuk gjen asgje perveq nje dege plepi te cilen kercen nga toka 5m per ta kapur, pastaj futet perseri brenda per te bere masaker por lokali ishte boshatisur.
Dhe sot e kesaj dite kur e shikoj me flet dhe i flas, fundja eshte mir te kesh nje shok te tille Very Happy <-- kjo eshte nje histori e vertete, per te gjith ju qe nuk e besoni pyesni dike tjeter nga Kukesi dhe do ju tregoje per te mbase me shum histori e bëma te atij njeriu te shumicen e cilave une nuk i di.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptyThu May 10, 2012 2:16 pm

Gjyshi im para disa kohesh kur ka qen i ri punonte nje nje minjere bashke me disa shoke te tije.....puna mbaronete ne oren 11 te darkes..GJYSI IM E KISHTE SHTEPINE GJYSEM ORE LARG SHOKEVE TE TYRE EDHE KESHTU GJYSMEN E RRUGES AI E BENT VETEM...nje dite tek po kthej ne shtepi vetem...shikone ne ane te rruges disa gra qe ishin veshur me te bardha edhe po hidhnin valle...ne mes tyre qendonti nje burre edhe gjyshi im e njohu(ishte kusheriri i tij)i tmerruar shkon me vrap ne shtepi edhe meson lajmin e keq se kushuriri i tij para pak castesh kishte vdekur....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptyThu May 10, 2012 2:15 pm

Tregimet e nje te ” CMENDURI”

Rrefime te frikshme Images?q=tbn:ANd9GcQw1mbweSwbvxReSOWlPw82S5OvinGs78Wxn3WuOUnDBwjpQOjf


Ne vitin 1978 ne nje vend nje france jetonte nje njeri.Ishte i lene pas dore sepse ishte i varfer dhe familja e tij nuk jetonte.Ai e kaloi pjesen me te madhe te jetes se tij duke u endur rugeve.Ne moshen 48 vjec ai gjeti pune si roje varrezash ne ne fshat.Varrezat ku punonte ky person ishin famekeqe per historine e tyre.Thuhej se ato varreza ishin mallkuar shum kohe me perpara, por asnje se dinte historine e vertete.Ai kaloi aty rreth dhjete vjet nga jeta e tij, dmth aty hante aty jetonte aty flinte.Pas kesaj kohe personi filloi te tregonte histori te ndryshme qe sipas tij ndodhnin naten ne varreza.Historite qe tregonte kishte persona qe i besonin kishte te tjere qe ju dukeshin qesharake.Pas disa kohesh ai le punen duke thene qe ishte kercenuar se do vdiste po te qendronte me aty.Pasi le punen ai fillon tju tregoje njerzve ngjarjete tmerrshme dhe gjerat e tmerrshme qe kishte pare aty deri sa nga ata qe thote perfundon te merret me force per tu mbyllur ne nje spital psikiatrik.Me 5 prill te 1989 ai ngrihet nga gjumi ne 23.30 duke uleritur ne spital.Ai ju thote doktoreve qe duhet te shkonin tek varrezat dhe te largonin personin qe punonte aty sepse sonte do vdiste.Ata nuk e besojne ate dhe qeshen me ato qe thote.Te nesermen roja gjendet i vdekur ne varreza dhe nuk zbulohet asnje rrethane mbi shkakun e vdekjes.Pas 10 ditesh njeri nga doktoret vendos qe te konsultohej me te dhe ti bente disa pyetje qe te shikonte gjendjen e tij.Pas disa pyetjesh qe i ben doktori , personi i thote qe dinte daten e vdekjes se tij, ne keto momente doktori cmendet dhe e le ne gjysem takimin me te.Njeriu ne fjale nuk kishte ditur asnjehere te shkruante dhe te gjithe e dinin kete.Pas nje muaji ate doktoret e shikojne tek po shkruante nje leter.Aty ai kishte vendosur daten e vdekjes se tij e cila ishte pas tre ditesh , gjithashtu aty kishte vendosur daten e vdekjes se doktorit qe ishte pas 48 ditesh.Doktoret marrin letren e lexojne dhe nuk ja tregojne askujt ate.Fiks pas tre ditesh ai vdes dhe fjalet e fundit qe thote ishin ” Nuk jam i cmendur, te cmendur jeni ju qe nuk me besoni”.Pas 48 ditesh vdes doktori nga nje infarkt kardiak ne zyren e tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptyTue May 08, 2012 9:16 pm

Historia e anijes më të frikshme

Rrefime te frikshme 2426f9f3

Ekziston një dokumentacion mbi shumë shtëpi të "shkelura" dhe deri automobilë të "mallkuar", si ajo që pa vdekjen e Arqidukës Franc Ferdinand dhe të gruas së tij Sofia Çotek më 18 qershor 1914 në Sarajevë, por që qe protagoniste edhe e shumë episodeve të tjera tragjike për përdoruesit e saj.

Edhe për anijet e "mallkuara" ekziston një kazistikë e pasur, por asnjë episod nuk e kalon në tmerr ndodhinë e anijes ruse "Ivan Vassili", që në Nëntëqindën qe protagoniste e një lundrimi haluçinant që përfundoi me vdekjen nga ana e ekuipazhit.

Kjo që e bën këtë rast veçanërisht mbresëlënës është se marinarët "ndjejnë" në mënyrë të pastër praninë në bord të një diçkaje, të një identiteti që u shkaktonte atyre sulme të pashpjegueshme paniku e ankthi dhe që dukej se kërkonte çdo radhë sakrificën e një viktime njerëzore.

Sikur vetë e Keqja të ishte ngjitur në bord, njëlloj me një udhëtar klandestin, me qëllimin e saktë të shkatërrimit të jetëve të shokëve të lundrimit të paditur.

Një anije tregtare

Më 1897, kantierët e Shën Petërburgut asistuan në lëshimin e një anijeje tregtare prej druri dhe hekuri, me vela dhe me avull, siç përdorej rëndom në epokë: skafi ishte prej hekuri dhe kuverta prej druri; posedon katër direkë dhe dy oxhakë, me një makinë me avull trefazore që i siguron një shpejtësi lundrimi prej 8 nyjesh dhe një autonomi prej 2500 miljesh.

Është "Ivan Vassili", profili elegant dhe karakteristikat e mira teknike të së cilës e bëjnë një anije të admirueshme të marinës perandorake ruse. Në fillim, asgjë nuk të bën të mendosh se ajo është e destinuar të bëhet me e famshmja e të frikshmeve e të gjitha anijeve të "mallkuara" në historinë e lundrimit.

Pse 5 vjet e zhvilloi aktivitetin e saj ekskluzivisht në Detin Balltik, pa i kaluar asnjëherë ngushticat Kategat e Skagerak që të fusin në Oqeanin Atlantik të hapur.

Gjërat ndryshuan më 1903, kur me rritjen e tensionit politik midis Rusisë dhe Japonisë dhe dendësimit të reve të zeza të konfliktit ruso-japonez, qeveria e Petërburgut vendosi që ta përdorë si mjet transporti për të furnizuar me material luftarak ushtrinë e ndodhur në Lindjen e Largme.

Udhëtimi nga Kronshtadi në Vladivostok, në Krahinën Detare në Detin e Japonisë, është në vetvete një ndërmarrje detare jo e pakët, edhe në kohë paqeje, për të cilën janë të nevojshme përvoja dhe forca e karakterit: bëhet fjalë për një rrugë prej 20000 miljesh nëpërmjet tri oqeanesh të globit dhe, për pasojë, kërkon perfomancën si të njerëzve, ashtu dhe të makinave.

Bëhet fjalë për të njëjtin lundrim që do të kryejë midis viteve 1904 e 1905 skuadra detare e Admiralit Roozeventski, e nisur drejt betejës së Cushimës dhe fatit tragjik të saj. Komandanti, një skandinav me emrin Sven Andrist, duket se i posedon cilësitë e nevojshme për ta përfunduar me sukses ndërmarrjen.

Edhe komandanti i dytë, Krist Hanson, është suedez, ndërsa ekuipazhi është pjesërisht skandinav e pjesërisht rus. Gjatë javëve në të cilat "Ivan Vassili", duke kaluar Detin e Veriut, zbret përgjatë Atlantikut, gjithsesi nuk ndodh asgjë e veçantë, por pasi ka kaluar Kepin e Shpresës së Mirë dhe ka hyrë në Oqeanin Indian, fillojnë të verifikohen episode të frikshme dhe të pashpjegueshëm.

"Gjëja" e mallkuar në bord

Fillimisht bëhet fjalë për ndjesi akoma të vagullta dhe të pasakta, për një shqetësim, për një nervozizëm që përhapen midis ekuipazhit pa shkaqe të dukshme ose, të paktën, pa shkaqe të shpjegueshme.

Bëhet fjalë për një shqetësim që i detyrohet perceptimit se përveç njerëzve dhe materialeve të destinuara për Port Artur, avamposti rus në gadishullin Liao Tung në Detin e Verdhë, është edhe dikush apo diçka tjetër në anije.

Kapiteni i anijes fillimisht mendon se lajmet gjithnjë e më kërcënuese që vijnë ngë fronti i politikës ndërkombëtare janë përgjegjës, të paktën në një masë të caktuar, të një shqetësimi të tillë: me Japoninë tashmë në pragun e hyrjes në luftë kundër Rusisë, njerëzit kanë pothuajse ndjesinë se po shkojnë me këmbët e tyre drejt gojës së luanit.

Por shumë shpejt duhet ribesuar: politika nuk qëndron ose qëndron fare pak me atmosferën e shqetësimit në rritje që po përhapet në bord. Bëhet fjalë për diçka tjetër, për diçka totalisht të ndryshme.

I ndryshëm edhe nga supersticioni i mirënjohur që mbizotëron në ambientin marinar, ku ka prirje të mendohet se dhe një albatros i thjeshtë apo një incident banal në ceremoninë e lëshimit mund t'i sjellin fatkeqësi të përjetshme një anijeje të caktuar dhe, në rastin e "Ivan Vassili", nuk ka pasur incidente të kësaj natyre as në karrierën e mëparshme të saj, as sinjale të interpretueshëm në kuptim kërcënues në portet e prekura apo gjatë udhëtimit.

Ajo që po ndodh nuk të çon në asgjë të njohur, bile duket se ka origjinën nga një sferë misterioze që nuk është as ajo e kushteve normale të ekzistencës, që nuk duket as "njerëzore". Papritmas, ekuipazhi "ndien" praninë e "diçkaje" në bord, diçka apo ndoshta "dikë", pa arritur të shikojë asnjeri dhe megjithatë duke parandjerë një ndjesi të ftohti të shoqëruar nga terrori, ankthi, tensioni i padurueshëm.

Në pamundësinë e përcaktimit më mirë të një pranie të tillë, evazive, megjithëse shumë e fortë, do të kufizohemi ta quajmë "Gjëja": një gjë e ardhur nuk dihet se nga, nuk dihet se si dhe që duket se ka dalë drejtpërsëdrejti nga një tregim me terror i Howard Phillips Lovecraft.

Shkruan Vinent Gedis, një historian i mistereve të detit: "Nuk dihet se çfarë ishte (dhe ndoshta kështu është akoma); fillimisht provokoi ndjesinë e papritur e pasjes afër të dikujt, pasuar nga një terror ngrirës, paralizues, që hiqte çdo lloj energjie, sikur të ishte thithur nga një pompë thithëse e përbindshme.

Nganjëherë mund të shquhej një krifë pak e ndritshme dhe e zbehtë, pak e ngjashme me atë të një qenieje njerëzore.

Por çfarëdo gjëje të ishte, padyshim që ndodhej në bord". Valët e para të frikës pasojnë njëra tjetrën dhe bëhen gjithnjë e më të fuqishme. Megjithatë, në njëfarë mënyre, anija vazhdon të avancojë përgjatë rrugës së përcaktuar, kalon Ngushticat e Insulindisë (Arqipelagun Malez) dhe, tashmë në Paqësor, ngjitet përgjatë Detit të Kinës.

Marinarët e turnit të natës janë më të frikësuarit: ata ndiejnë në mënyrë shumë të qartë se "Gjëja" është shumë afër, por vetëm në pak raste arrijnë të shquajnë një figurë jo të qartë që zhduket midis varkave të shpëtimit, duke rrezatuar një lloj shkëlqimi të dobët.

Mund të jetë një figurë njerëzore, por askush nuk është i sigurtë; gjëja e vetme e sigurtë është se ajo, edhe kur tretet midis hijeve të natës, nuk do të largohet: është gjithmonë në bord, në ndonjë vend midis bashit dhe kiçit, ndoshta sipër kuvertës apo ndoshta poshtë saj.

Terror dhe vdekje pambarim

Tashmë nuk mungon shumë nga porti rus më i afërt, baza ushtarake e Port Arturit. Prej kohësh fokistët kanë hedhur në kaldajat e nxehta karburantin e grumbulluar në bunkerët e caktuar dhe ka qenë e nevojshme që t'ju drejtohet thasëve suplementarë të qymyrit për të kryer pjesën e fundit të lundrimit.

Me kalimin e deteve tropikalë, "Ivan Vassili" po ngjitet drejt lartësive të mesme dhe klima, veçanërisht netëve, dora dorës bëhet më e freskët.

Megjithatë, është në një natë të kthjellët e të qetë kur tragjedia, prej kohësh e pritur dhe gjithmonë e shtyrë, ka shpërthyer.

E shoqëruar nga një ndjenjë e papritur ftohtësie, një valë paniku e cila nuk ishte ndier kurrë më parë fillimisht kap të gjithë ekuipazhin dhe e shpërndan si një fole milingonash të çmendura: të dridhur nga terrori, njerëzit vrapojnë në të gjitha drejtimet, luten, ulërijnë, dëshpërohen.

Duket se "Gjëja" i ka kapur me kthetrat e saj të mëdha të padukshme dhe i përplas sa andej këtej, në mënyrë mizore, siç bën macja kur luan me miun. Në një moment të caktuar një marinar, i paaftë që t'i rezistojë tensionit të patolerueshëm, hidhet në det, duke u zhdukur shumë shpejt midis valëve.

Atëhere, sikur një lodhje vdekjeprurëse, e panatyrshme të kish infektuar të gjithë ekuipazhin, duket se qetësia kthehet në bord, më shumë se qetësia, një ndjenjë sfilitjeje e pakuptueshme, plogështie të errët. Është sikur "Gjëja" me vdekjen e atij fatkeqi e kish ngopur urinë e saj monstruoze për viktima.

Të paktën për momentin: por të gjithë parandjejnë se bëhet fjalë thjesht për një armëpushim. E shkarkuar një pjesë e materialit në Port Artur dhe e furnizuar me qymyr, "Ivan Vassili" i ngre sërish spirancat për të kompletuar pjesën e fundit të lundrimit shumë të gjatë të saj që duhet ta çojë në bazën kryesore ruse të Lindjes së Largme, atë të Vladivostokut.

Asgjë nuk ndodh ditën e parë të lundrimit pas nisjes dhe asgjë në të dytën, por të tretën shpërthen një tjetër sulm i "Gjësë" dhe sërish i gjithë ekuipazhi është dërrmuar. Sërish ulërima, të qara, lutje; sërish një vrapim i pakuptimtë në çdo drejtim; sërish një marinar hidhet në det, takim me vdekjen.

Dhe, njëlloj si radhën e parë, duket se kjo tragjedi e fashit për pak kohë entitetin e lig të ngjitur në bord; të sfilitur, të habitur, njerëzit hidhen në një lloj dorëzimi fatalist.

Megjithatë, sapo anija futet në portin e shumëpritur të Vladivostokut (fjalë për fjalë, "Pushtuesi i Lindjes"), destinacion final i lundrimit shumë të gjatë, 12 njerëz nga ekuipazhi tentojnë në mënyrë të dëshpëruar që të zbresin në tokë për ta braktisur anijen e "mallkuar".

Askush nuk duket i gatshëm që të qëndrojë në bord qoftë dhe një sekondë më shumë: në fakt, nuk kanë dashur të presin as hapjen e dyerve të ngarkimit. Por nuk e mendonin kështu autoritetet ruse, për të cilat udhëtimi i "Ivan Vassili" nuk mund të konsiderohej aspak i përfunduar.

Për pasojë, policia portale i kthen në mënyrë të pamëshirshme këta njerëz të terrorizuar dhe i detyron që të kthehen në bord, pavarësisht lutjeve dhe përgjërimeve të tyre, si bagëti të çuara tek kasapi.

Ndërsa pjesa tjetër e materialit shkarkohet në molot e Vladivostokut, marinarët e anijes fatkeqe mbahen nën mbikëqyrje të fortë. Urdhri laksativ është që asnjë të mos e braktisë këtë kurth lundrues, në asnjë mënyrë. Ndoshta, autoritetet portale nuk u besojnë tregimeve pa lidhje dhe, në të vërtetë, shumë pak të kuptueshëm të ekuipazhit.

Ose ndoshta momenti i vështirë politik nuk lejon asnjë vonesë apo dobësi, duke qenë se detyra të tjera e presin anijen tragjike. Tani "Ivan Vassili" duhet të niset për në Hong Kong të Kinës dhe nga aty të vazhdojë në drejtim të bregut lindor të Australisë.

Një kreshendo tmerresh të parrëfyeshëm

Kalimi nga Vladivostoku në Hong Kong nëpërmjet Detit të Japonisë, Ngushticës së Koresë, Detit të Kinës Lindore, Ngushticës së Formozës dhe Detit të Kinës Jugore është një makth në kuptimin e vërtetë të fjalës.

"Gjëja" është gjithmonë në bord, bile tashmë duket e papërmbajtshme. 4 njerëz humbën jetën gjatë valëve të terrorit që u derdhën të pakontrollueshme, me shpeshtësi tashmë gjithnjë e më të madhe: 3 marinarë dhe vetë komandanti.

Dy prej marinarëve u vetëvranë, ashtu si kolegët që i kanë paraprirë; i treti vdiq nga frika: zemra e tij nuk i duroi provës të cilës i ishte nënshtruar.

Përsa i përket kapitenit, Sven Andrist, që deri më atëhere kishte arritur deri diku të ruante një hije autoriteti midis këtyre njerëzve të terrorizuar, besnik ndaj detyrimit të tij, nuk i reziston më tej tensionit të padurueshëm dhe hidhet në det, duke preferuar vdekjen ndaj ankthit pa emër dhe pa fytyrë që e përndjek.

Kur më së fundi anija e stërmunduar futet në portin britanik të Hong-Kongut, i marrë me qira nga qeveria kineze në vitin 1898 për një periudhë 99-vjeçare, asgjë dhe askush nuk mund të pengonte që pothuajse i gjithë ekuipazhi të zbarkonte menjëherë dhe të largohej turravrap nga anija e "mallkuar".

Në bord nuk mbeti njeri tjetër me përjashtim të komandantit të dytë, Christ Hanson, i cili mori përsipër funksionet e komandantit, dhe vetëm 5 marinarë, të gjithë skandinavë, me sa duket më pak supersticiozë se kolegët e tyre rusë apo ndoshta më të lidhur pas oficerit të tyre.

Patjetër, me një ekuipazh kaq të reduktuar nuk është e mundur të rifillohet udhëtimi drejt Sidneit, ku "Ivan Vassili" duhet të marrë një ngarkesë leshi të çmuar australian.

Prandaj Hanson impenjohet për të rekrutuar një ekuipazh të ri kinezësh dhe arrin të vërë së bashku diçka që i ngjan, sa duhet për të ngritur sërish spirancat dhe rivënë në lëvizje drejt Filipineve dhe më pas, duke kaluar ekstremitetin juglindor të Guinesë së Re, brigjet e Australisë.

Për pak duket se personeli i ri, i paditur për sa kish ndodhur në bord muajt e mëparshëm, nuk ndien sugjestione të veçanta negative.

Por komandanti i ri, pikërisht në afërsi të mbërritjes në Sidnej, i paguan një çmim të lartë kurajoz apo kokëfortësisë së tij: nxjerr pistoletën nga kasaforta e kabinës së tij, e vë në tëmth dhe vdes në çast.

Sipas një versioni tjetër, më pak të besueshëm, var vetën në një tra; gjithsesi, vdes i vetëvrarë pak përpara se të mund ta fusë "Ivan Vassili" në portin australian.

Më përpara akoma se anija të ketë përfunduar manovrat për t'u ankoruar në molo dhe hedhur spirancën, ekuipazhi fillon që ta braktisë sikur të ishte nga një zjarr në bord. Brenda pak kohe nuk mbetet më asnjë. Skandinavë dhe kinezë nuk duan ta dijnë më dhe mbi anijen e "mallkuar" nuk mbetet veçse një njeri, që nuk do të dijmë nëse është më i humburi apo më i guximshmi.

Bëhet fjalë për njëfarë Harry Nelson, që nuk do t'i dhurojë "Gjësë" fitoren dhe mbetet me kokfortësi në bord; kushedi, ndoshta shpreson që të sigurojë një shpërblim të majmë nga autoritetet ruse nëqoftëse do të arrijë ta çojë në atdhe anijen me ngarkesën e saj me vlerë të madhe ekonomike.

Për katër muaj të mirë ajo mbetet pa lëvizur pranë molos së Sidneit: zërat qarkullojnë me shpejtësi nëpër tavernat e portit dhe deri midis australianëve të ashpër është vështirë të gjendet ndonjë që guxon të sfidojë mallkimin pa fytyrë që duket se qëndron sipër vullnetit të njerëzve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySun May 06, 2012 6:22 pm

Rrefime te frikshme 267562_227428837288395_186724184692194_713008_6900525_n

Ne nje fshat te vogel te Kosoves nje vajz e re behej nen per her te pare . Ajo ishte teper e lumtur per faktin qe do te lindte nje femij dhe gezimi i saj shprehej qart . Burri i saj ishte nje person i mrekullueshem , qe cdo femer do ta donte si personin qe deshiron te kaloj jeten . Kur femija lindi u zbulua nga mjeket qe ai kishte nevoj per shum perkushtim dhe kujdesje te vecante . Kur femija arriti moshen 3 vjec shkon i afrohet nenes se tij dhe i thot qe ishte i semure . Nena e nenvlersoj kte gje dhe e merr te birin e perqafon . Pas disa minutash ajo largohet nga dhoma dhe kur kthehet gjen te birin e saj pa jete te shtrir tek dyshemeja . E tronditur fillon te qaj e te bertas me te madhe sa qe gjith fshati perfundoj tek shtepia e saj . Kaluan disa vite dhe nena e shkrete nuk pranonte te kishte serish femij te tjere . Bashkshorti i saj ja mbush mendjen dhe pas disa kohesh ajo lind serisht nje djal te vogel dhe gezimi i saj rritet jasht mase . Kur djali mbushi 1 vjec nenes i shfaqet ne enderr djali i saj i 1 . Dhe ajo e tronditur nis duke qare . I biri e qeteson dhe i thot : " Mami ti e di qe te dua shum por un ktu ku jam ndihem shum i vetmuar prandaj un kam ardhur te te them qe dua te marr edhe vellackon tim te vogel me vete por sdua qe ti te merzitesh . Aty ku un jetoj tani esht nje vend teper i bukur dhe un dua qe dikush te jet pran meje . " Djali e perqafon te jemen dhe ajo zgjohet nga gjumi shikon foshnjen e saj te vogel i cili po flinte gjum i qet dhe ne boten e tij te bukur . Pas disa kohesh po afronte ditelindja e djalit te par dhe nena ishte teper e stresuar ne ato dit . Ne oren qe djali kishte lindur foshnja e vogel dha shpirt ne krahet e nenes se tij . E pikelluar nena qan e bertet gjer ne ate pike qe po kalonte ne cmendi . Ne mbremje von nena ndegjon zerin e dalit te saj qe i thot : " Mami te faleminderit shum , mos u merzit un dhe vellai im jemi te lumtur tashme . " Nena e shkret qan dhe lotet qe po i dilnin ishin lot gezimi . Ajo nuk lindi me femije dhe jetoj pjesen e mbetur te jetes me bashkshortin e saj . Varri i saj dhe i bashkshortit te tij ndodhen afer varrit te femijeve dhe tani jetojn te lumtur si nje familje e vertet ne boten qe atyre ju perkiste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySun May 06, 2012 6:21 pm

Rrefime te frikshme 261813_227469943950951_186724184692194_713103_4446907_n

ishte nje vajze duke ecur naten ne rruge x tu kthyer ne shtepi dhe nje djale i vogel i doli perpara dhe i tha:syte e mi,ku jane syte e mi?vajza ia futi vrapit x ne shtepine e saj dhe kur shkoi atje nena nuk ishte ne shtepi...ajo shkon ne dhomen e saj dhe sheh perseri djalin qe i thote:syteeeeeeeeeeeeee...dua syteeeeee.....vajza tmerrohet dhe papritur humb shikimin.iu erresua cdo gje qe kishte perpara..ajo merr nenen saj ne telefon dhe i thote:nën eja shpejt te lutemmmmmm...nuk mund te shoh....nga ana tjeter e celularit u degjua nje ohh mooooos jo perseriiii...kur nena vjen ne shtepi i tregon se kur lindi ajo ishte e verber....mjeket kerkuan nje pacient x te dhuruar syte por asnje nuk doli vullnetar...madje as nena e vet...por ne spital nje djale i vogel sapo kishte vdekur dhe ia moren atij syte...atehere vajza e kuptoi kush ishte ai djale...ajo nuk mund te shihte me sepse djali rimori syte....edhe sot vajza eshte e verber.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySun May 06, 2012 6:20 pm

Eshte nje histori ka ndodhur ne nje qytet skocise.Behet fjal per nej femer qe quhej Ashley.Ne moshen 20 vjec ajo martohet dhe pas dy vjetesh ajo lind nje femjei.Tashme ato ishin nje familje e lumtur qe perbehej nga tre persona.Por kjo lumturi vazhdon deri me dt.06.06.1966 kur ne oren 6 te mengjesit vret femijen e saj duke e coptuar ate dhe duke ja ndar gjymtyret ne copa.Ashley arrestohet nga policia per krimin makaber,dhe nga qdo person kerkohet denimi me vdekje per te sepse nuk ishte nje njeri por nje bishe.Ashley thoshte gjithnje qe ka qen e urdheruar nga mbreti i saj ta bente kete veprim dhe nuk mund ti mohonte ati dhuraten qe i kishte kerkuar,edhe pse dhurata ishte femia i saj.Pas 5 vjetesh ajo lirohet nga burgu duke rezultuar nga mjeket e semur psiqike.<span> </span>Ajo qendron tre vjet ne nje spital psikiatrik dhe me pas testet qe i bejne e nxjerrin ate nje person pa probleme.Ajo shperngulet nga qyteti i saj dhe shkon te jetoje diku tjeter,ku njihet me nje perspn me te cilin martohet.Kishin kaluar rreth 10 vjet kur Ashley priste serisht te behej nene nuk kalojne as 4 muaj nga lindja dhe me dt.06.06.1976 ne oren 6 te mengjesit historia perseritet duke e bere serisht te njejten gje me femijen e saj.Ashley perserit krimin makaber te bere fiks 10 vjet me pare,duke vrare femijen e saj 4 muajsh.Ato qe deklaronte pas vrasjes ishin po te njejtat qe kishte deklaruar 10 vjet me pare.Nje mauj me pas ne nej takim ne polici i shoqi gjen menyren per at vrare ate duke then qe ajo ishte misherimi i djallit.Pas vdekjes se Ashleyt thuhet qe ne lagjen e vogel ku jetonte shfaqej shum shpesh nje hije e zeze ne oborret e shtepive ku kishte femije te vegjel deri ne moshen 1 vjeq.Pas ketyre ndollive pothuaj 90% e banorve shperngulen nga lagjia e mallkuar.thuhet se edhe sot e kesai dite lagjia periferike eshte e shkret dhe en te jetojne shum pak banore.Gjithashtu thuhet qe cdo pevjetor te vrasjes se femijeve te saj varri i saj gjindet i mbuluar nga gjarperinj te zinj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySun May 06, 2012 6:20 pm

Kjo histori qe do ju tregoj behet fjale per gjyshen time ...Gjyshja ime ne kohen e me parme kishte shum pune shtepie ajo lante naten rrobat, enet, te gjitha, edhe ujin e nxehte e hidhte ne oborr.Nje nate nga ora 2 e nates ajo mbraoi se lari edhe u fut ne shtepi kyci deren edhe u fut ne krevat mes femijeve, te gjith femijet edhe burri saj ishin ne gjume kurse ajo kishte ftohte se ishte shum lodhur nga puna, pastaj ajo degjon zhurmen e braves se dres qe kercet edhe shmanget nga frika, dicka hyn ne sallon, nje grua e gjatt me rroba te zeza edhe i thote gjyshes time: ti ke ber shum gabime edhe nuk meriton te jetosh, gjyshja nga te dridhurat me koken poshte te batanija i thot cfare kam ber?? ajo i pergjigjet: ti ke djeg cdo nate shpirterat me ujin e nxehte qe ke hedhur edhe une do te marr shpirtin e nje prej femijeve te tu...Gjyshja ime fillon e qan, e veshtron gruan me te zeza gjyshja ime dhe i thote. te lutem mos bej asgje tu lutem me fal, ajo shikon qe po sheh femijet dhe i thote, te jete hera e fundit qe do kryesh kshu lloj gabimeshh ...gjyshja ime ma ka then vet kete histori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySun May 06, 2012 6:19 pm

Rreth viteve 75-80 ne diber nje kamionisti i prishet kamioni ne mes te rruges. Aty nuk kishte as shtepi es ndonje qe kalonte. Zbret ky dhe mundohet me e rregullu po hic, nuk ndizej. Aty vjen nje plak. - a me merr dhe mua,- i thote ky. Po te marr po me eshte prish kamioni e nuk ndizet,-i thote shoferi. Po provoje prap, i thote plaku. Hypin keto, fut celsin ky ndizet. Vazhdojne rrugen duke bere muhabet mesojne qe kishin nje mik te perbashket. Arrijne ne nje zone qe njihej tre teqet dhe ky plaku i thote: ketu do zbres, po mi bej shume te fala atij shokut, me ka marre malli kam vite pa e pare. Zbret plaku e shoferi vazhdon rrugen. Kur arrin ne qytet takon ate mikun e plakut e i jep te falat. Habitet ky,- e pamundur thote,- ai ka shume vite qe ka vdek. Jo e kam taku, si paska vdek, habitet dhe shoferi. Po ku zbriti i thote ky. Te tre teqet, i thote. Aty ishte pikerisht vendi ku ishte varrosur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySun May 06, 2012 6:19 pm

Rrefime te frikshme 259930_227773863920559_186724184692194_714570_5624378_n

Nje nate nje vajze nga nje vend i larget ishte e shtrire ne krevat dhe po
kendonte nje kenge me ze te larte…Sapo e degjoi mamaja i bertiti dhe i tha qe ta mbyllte dhe te futej ne gjume!!Ajo ngaqe nuk e merrte gjumi nderronte anen disa here!!!Njehere sapo u kthye ne te majte pa nje grua me nje fustan te shthurur dhe ne vendin ku eshte e supozuar te jete fytyra kishte thjesht nje vrime te zeze!!Ajo ishte e ulur mbi nje karrige qe lekundej…Vajza u frikesua shume dhe mbylli syte qe te mos shihte me asgje!!!Te nesermen pa shenjat ku kishte qene e vendosur karriga lekundese e gruas pa fytyre!!!Ajo dhome duhej te kishte qene e zoteruar nga shpirtrat sepse asaj shpesh i shfaqej po e njejta grua dhe degjonte zera te frikshem vdekjeje!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySun May 06, 2012 6:18 pm

Rrefime te frikshme 267644_227817117249567_186724184692194_714692_2513865_n

Njehere dy shoqe po rreshqisnin me patina(rroshlla).Ato qendruan jashte deri ne oren 23:00 dhe degjuan ca zhurma qe dukeshin sikur nje njeri.Kur shikuan mbrapa pane nje njeri ne fund te rruges.Te dyja bertiten aq shume sa munden.Ato i hoqen patinat dhe ndaluan tek 100-metershi tjeter.Njera shikoi mbrapa dhe pa nje drite shume te madhe por tjetra nuk e pa. Ajo mendoi se ishte drite e makines por jo sepse ishte shume me e ndritshme se drita e makines.Pastaj te dyja pane personin qe po vinte ne trotuarin ku ishin ato. Te dyja u frikesuan pastaj edhe tjetra pa driten.Pastaj i hoqen patinat dhe hyren ne shtepine e njeres.Naten e kaluan aty e ne mes te nates degjuan disa zhurma ne shtepi.Edhe pse shume te frikesuara shkuan te kontrollonin dhe gjeten nje leter ku shkruante:”Nese mendoni se mund te me shpetoni e keni gabim.”Ato ishin shume te frikesuara dhe degjuan zhurmen perseri.Papritmas degjuan se dritarja u hap dhe u frikesuan tmerresisht shume.Shkuan te flene dhe mbyllen deren me qeles.Ne mengjes ato e harruan fare njeriun dhe sa doli njera nga dera pa njeriun me nje sepate ne dore dhe ai ia keputi njerin vesh.Ajo bertiti nga dhimbja dhe i ra te fiket,njeriu shkoi tek tjetra dhe ajo u zgjua dhe e pa njeriun me sepate dhe i ra te fiket menjehere sepse ai ishte edhe me shume gjak gjithashtu.Kur u zgjuan ato e pane veten ne spital dhe pas 3 javesh te dyja rane ne koma dhe ashtu e kaluan pjesen tjeter te jetes.Vrasesi nuk u gjet kurre por nga letra policia supozonte qe vrasesi ishte nje njeri i cmendur qe po ate nate ishte arratisur nga spitali per te semure mendore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySun May 06, 2012 6:17 pm

Rrefime te frikshme 260464_228283470536265_186724184692194_716112_3352621_n

Para disa vitesh, 4 ose, ne nje fshat te Gramshit ndodhi vdekja e nje vajze te re rreth te 30 e pamartuar, se ishte njeri shendetlig. Halla ime shkon ne varrim se e kishte te afert nga burri.
Dallohej qe te shpise nk kishin ndonje pikellim te madh se ne nje fare menyre e prisnin se ajo ishte shendetlige.
Behet varrimi. Gjithcka mbaron si duket.
Por, mbas 2 ditesh nje bari qe po kulloste bagetine aty prane varrezave ndigjon disa bum bum dhe ulerima te mugeta nga varret, si fillim ai tmerrohet por degjon qe zhurma vinte nga varri i ri..
Zhurma shtohej dhe ne tmerr e siper bariu hap varrin me duar, gropen.
Vajza del e cliruar dhe e gjalle.!!
Mjeket dhane shpjegim se ajo kishte qene ne nje stad komatik, pothuajse e vdekur, prandaj dhe oksigjeni ne arkivol i kish mjaftuar.
Ajo kaloi nje traume, dhe sot eshte ende gjalle dhe me mire se me pare.

Historia eshte 100% e vertete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySun May 06, 2012 6:16 pm

Ishte duke qendruar ne kompiuter (laptop) ne dhomen e saj,gjithcka si zakonisht pasi po fliste me shoqen e saj me te ngushte,,ishte dimer dhe po behej shume ftohte ne dhomen e saj keshtu qe e mori laptop-in ne sallon duke u ngrohur me nje gaz te thjeshte,,,papritur degjoi nje zhurme ne dhomen e saj ktheu koken nga ana tjeter por mendoi se ishte nje gje krejt e parendesishme,,ne fakt ishte dicka qe duhej ti kishte mbetur mendja pasi po fillote te ndjente dicka prapa vetes , ktheu koken por asgje ,,ne fakt u tremb keshtu qe shkoo te beja nje dush.Ndezi ujin dhe po lahej dhe floket po i shlonin nje ngjyre te kuqe pasi po me ie ngjyra e flokeve qe i kishte te lyera…por vuri re qe boja e kuqe spo mbaronte dhe po friksohej shume,,,ishte e tmerruar sa mori cdo gje qe kishte aty per tia hequr flokeve ate boje po qante e po merrej me floket ,,aty e kuptoi qe uji qe po binte ishte gjak dhe papritur u mbulua e gjitha me gjak,vaska filloi te mbushej me gjak,, po bertiste ,qante e ishte e tmerruar,mundoi te dilte por shkeli dicka ne vaske kur beri nje hap saqe u tmerrua me shume ,u mundua te dinte se cfare kishte shkelur dhe e pa qe ishte nje vajze me floke te gjata te zeza me sy te bardhe me nje fustan te zi gjysem te shqyer e me fetyre me te qara e te gervishtura …bertiti aq shume se desh i ra te fiket nga frika ,,iu duk si e vdekur dhe i kishte syte e bardhe te hapur qe po shihnin ate gjate gjith kohes …sapo u mundua perseri te dilte ajo u zgjua dhe i kapi njeren kembe nuk levizi pasi u paralizua nga tmerri ajo papritur iu shfaq perpara syve me syte e saj te bardhe ,,i mbylli syte ,,dhe pas pak kohesh e gjeten vajzen te vdekur ne vaske te mbuluar nga gjaku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySun May 06, 2012 8:39 am

Natën kur hëna mungoi


Tek ulësja e tij e zakontë afër ngrohjes pinte në heshtje çajin në gota xhami. U ulëm përreth tij dhe nëna ime e filloi bisedën duke u munduar të thyente këtë atmosferë të rëndë. Bëhej një bisedë me ndërprerje, e vijonte me pauza, ndërsa ai rrinte në heshtje. Motra ime e vogël po mundohej të nxirrte një hurmë nga kutia... ishin hurma të njoma, të ngjitura dhe me ngjyrë mjalti, tamam nga ai lloji që ai i pëlqente... ajo më thirri mua që t’i nxirrja hurmat... ndërsa unë me humor i thashë: Ti e fillove këtë, ti mbaroje.- Atëherë ajo me zemërim më tha: -Jo, ti do ta bësh!- Jo, ti – ia ktheva unë.

Shtëpia u trazua nga lëvizje të shqetësuara, telefoni nuk ndalej së cingëruari, ndërsa zëra të përzier ngriheshin në heshtje. Të gjithë po rrinim të trishtuar, të frikësuar dhe të dëshpëruar. Si të mos ishte ashtu, kur çështja kishte të bënte me atë njeri? Të gjithë ishim të trishtuar dhe të frikësuar përveç tij, ai qëndronte ashtu si çdoherë që ishim mësuar ta shohim, i buzëqeshur, i ngrohtë dhe durimtar.

Tek ulësja e tij e zakontë afër ngrohjes pinte në heshtje çajin në gota xhami. U ulëm përreth tij dhe nëna ime e filloi bisedën duke u munduar të thyente këtë atmosferë të rëndë. Bëhej një bisedë me ndërprerje, e vijonte me pauza, ndërsa ai rrinte në heshtje. Motra ime e vogël po mundohej të nxirrte një hurmë nga kutia... ishin hurma të njoma, të ngjitura dhe me ngjyrë mjalti, tamam nga ai lloji që ai i pëlqente... ajo më thirri mua që t’i nxirrja hurmat... ndërsa unë me humor i thashë: Ti e fillove këtë, ti mbaroje.- Atëherë ajo me zemërim më tha: -Jo, ti do ta bësh!- Jo, ti – ia ktheva unë.
Ai buzëqeshi dhe tha: -Ju jeni si Fatmiri dhe Fatmira!- Thashë më vete: oh, çfarë fatmirësie, ai sërish po flet, sërish iu kthye tregimeve të lezetshme, ai qenka mirë pra! Buzëqesha dhe thashë: -Çfarë thotë tregimi i Fatmirit dhe Fatmirës?

Të gjithë ngritën kokën me ngazëllim të madh, ai na u kthye prapë! Rrufiti edhe një herë çajin dhe ma dha gotën që t’ia mbush përsëri. Pastaj nisi:
- Fatmiri dhe Fatmira ishin burrë e grua dhe jetonin në varfëri të skajshme. Ata nuk kishin më shumë se një raft me hurma, mirëpo ato ishin të thata dhe të vjetra, ndaj ishte e vështirë nxjerrja e tyre. Ata u grindën duke i kërkuar njëri-tjetrit nxjerrjen e hurmave derisa u pajtuan që të mos flasë njeri: kush flet i pari ai detyrohet të marrë përsipër nxjerrjen e hurmave.

Filloi loja e heshtjes... vazhdimisht e shikonin njëri-tjetrin me shikim gllabërues... kaloi një udhëtar pranë tyre dhe i përshëndeti, por asnjëri nuk ia ktheu përshëndetjen! O njerëz, jam një udhëtar që po vdes nga uria, çfarë keni për të më dhënë?
Prapë, nuk mori asnjë përgjigje për kërkesën e tij përveç disa shikimeve të heshtura. Fatmiri zgurdullonte sytë e tij drejt Fatmirës dhe Fatmira gjithashtu i zgurdullonte drejt Fatmirit.- Rrufiti prapë çajin dhe vazhdoi tregimin: - Kur njeriu pa hallin, zbrazi raftin me hurma dhe iku me shpejtësi. Atëherë Fatmira shikoi Fatmirin duke dashur t’i thotë t’i shpëtojë hurmat... ashtu që bërtiti: Fatmir... hurmat... kape njeriun! Fatmiri buzëqeshi dhe tha: Humbe! Tani t’i detyrohesh t’i nxjerrësh hurmat nga rafti!

Na bëri të qeshim mendjelehtësia e këtyre dy bashkëshortëve, buzëqeshëm sepse ai buzëqeshi... dhe kështu biseda ecte si një ujë i pastër dhe i kulluar. Krejt papritur ai sërish heshti dhe kapi kokën me duar. E kuptuam se ishte një tjetër dhimbje koke... dëshpërimi u kthye përsëri, por ai nuk ankohej, nuk ofshante, as nuk e shprehte dhimbjen. Gjatë gjithë kohës ai përsëriste “Subhanallah – Vetëm Allahu është pa të meta” dhe “La haule ue la kuvete ila bilah – Nuk ka lëvizje dhe as forcë pa ndihmën e Allahut” dhe i thoshte ato me zë. Atëherë e kuptonim se dhimbjet ishin rritur dhe mundimi i ishte shtuar. Në këtë hall me një dhembshuri dashamiri e pyesnim: -A je mirë? Mirë jam, mirë! – na thoshte ai me vendosmëri. -Mirë jam me lejen dhe ndihmën e Allahut, falënderimi i takon Allahut në çdo gjendje.
Në errësirën e natës, rrotullohesha në shtrat, mundohesha më kot të fle, por pa rezultat. Pastaj u ula dhe e ndeza dritën, mora një libër dhe e hapa të lexoj, por shumë shpejt m’u mërzit dhe e mbylla. U shtriva dhe shikoja tavanin e dhomës kot e kot. Pasiguria kaploi zemrën time, ndërsa dhimbja po më shtrydhte shpirtin. O Zoti im! Çfarë të bëj?!...

Ashtu në qetësi, në veshët e mi u përvodh një zë tingëllues, i ëmbël që lexonte ajete nga Shpallja e të Urtit. Po, ai është...
E njoh këtë zë shumë mirë, që kur isha vashë e vogël e dëgjoja këtë zë çdo natë. E shikoja si qëndronte në këmbë me përulësi duke u falur, duke u lutur dhe duke qarë, por nuk mund të paramendoja se po e dëgjoj edhe sonte! Si ka mundësi në këtë gjendje? Kur po e përcillja më kaploi një rehati e lezetshme, qetësi e çuditshme dhe shkova në gjumë të thellë.

Të nesërmen filloi udhëtimi drejt ilaçit, nga një mjek te tjetri, nga një spital në spitalin tjetër dhe filluam të dëgjojmë zëra të pasigurt që thoshin: “mjeku nuk e di sëmundjen e tij”, “i dha vetëm një bar qetësues”, “mjeku tjetër është më i mirë, pse nuk e dërgojmë tek ai”, “duhet ta dërgojmë te spitalet e kryeqytetit, janë më të mira”...

Debat që na ngulfate vazhdimisht, mendime kundërthënëse, dyshim dhe pasiguri... u ktheva nga ai dhe e pashë të qetë, symbyllur duke bërë tesbih me gishtat e tij. Nuk e di si mund ta durojë këtë? Ku e gjen ai këtë sabër?
Midis mbrëmjes dhe mëngjesit të shndërrohesh nga njeri i aftë e i mbështetur në vetvete, njeri i lirë që lëviz si të duash dhe kur të duash, njeri i shëndoshë dhe aktiv në një trup krejt dhimbje që ecën pa kontroll nëpër një botë krejt zhurmë dhe potere, duke u mbështetur në krahë të tjetrit... është një ngarkesë shumë e rëndë që nuk e bartin as malet.

Sot pasdite u vendos ta dërgojmë për mjekim në kryeqytet. Nëna filloi të përgatisë sendet e duhura me gjithçka që i nevojitej, si dhe nuk reshte duke e urdhëruar që të hante disa kafshata para udhëtimit. Ha, që dje nuk ke shtyrë asgjë në gojë përveç pak... pije këtë qumësht të përzier me mjaltë, është i lehtë për lukthin... ja një gjevrek të lezetshëm... apo dëshiron të përgatis një përshesh të lehtë me kos...?
Pas gjithë kësaj këmbëngulje, ai mori gotën, rrufiti njëherë dhe me kaq u mjaftua. Ne vërtiteshim dhe ecnim përreth tij kot e kot, pa asnjë qëllim. Merrnim ndonjë teshë... e palosnim... pastaj e shpalosnim... futnim një këmishë në çantën e tij, pastaj e nxirrnim dhe fusnim një këmishë tjetër. E mbushnim çantën pastaj e zbraznim sërish, për të kuptuar nëse kemi harruar diçka dhe e mbushnim prapë, por pas pak çasteve e zbraznim edhe një herë...
Erdhi momenti për të ikur... u ndalëm te dera në rresht... e puthëm në ballë disa herë dhe mezi i shprehnim lutjet, që nuk i thoshim të plota dot... rrahjet në gjoks i duronim me vështirësi dhe u ndalëm të këqyrim si po hipën në veturë. Ngriti dorën dhe me një buzëqeshje të ngrohtë na përshëndeti, hipi në veturë, e mbylli derën dhe nuk shikoi mbrapa fare. Vetura humbi në horizont, ndërsa ne mbetëm koçanë te dera duke ndenjur të zbrazët.
Në mbrëmje, secili nga ne shkoi te shtrati i vet me qetësi dhe u mbështoll me plafin e vet duke u shtirë se është në gjumë të thellë, por në realitet më i lumturi do të ishte ai që do të bënte vetëm një gjumë të lehtë, por si do të ndodhte e gjitha kjo kur lumturinë e përcollëm nga shtëpia në atë çast që e përcollëm atë. Tashmë vendi i tij ishte i zbrazur dhe shtrati i tij i braktisur. Nuk e kuptuam madhështinë e pranisë së tij në jetën tonë, përveçse kur e humbëm atë. Ai ishte i pranishëm çdoherë për shkakun tonë saqë prania e tij ishte gjë e ditur, e kryer dhe realitet i domosdoshëm i jetës tonë.

Më kujtohet kur vëllai i vogël qante natën nga dhimbja e këmbës. Ai zgjohej dhe i frynte duke i lexuar suren Fatiha derisa qetësohej dhe flinte. Nëse jo, e merrte me veturë që ta qetësonte derisa të rehatohej. Vëllai im qante çdo natë dhe ai vepronte kështu çdo natë. Të gjithë e dinim, pavarësisht a ishte i lumtur, i mërzitur, i ngushtuar, i sëmurë, i gëzuar, me nevojë apo çfarëdo gjendje... e dinim se ai ishte pranë. Për ne çdoherë ai ishte gjoks i mbushur plot me dhembshuri, mendje me peshë, zemër e mirë, mendim i qëlluar dhe i përgatitur kurdoherë për ndihmë dhe pjesëmarrje.
Nata m’u duk e gjatë dhe pambarim, shtyllat e shtëpisë më dukeshin të dëshpëruara dhe sikur po qanin, u ngrita, ecja dhe po kërkoja por nuk e dija çfarë...

Kalova pranë dhomës së motrës, e cila ishte mbështjellë brenda plafit të saj, ndërsa një zë i dhimbshëm dilte me zor nga brenda. Si t’i jap gajret asaj, ndërsa edhe unë kam të njëjtin hall? Dhoma e vëllait kishte dritë dhe pasi trokita hyra brenda. Ai po luante me celularin, kurse unë e pyeta: Pse nuk fle? Është bërë vonë... Ai ma ktheu me një zë duke u munduar ta bëjë të fortë dhe burrëror: Nuk më flihet. Pastaj shtoi: Po ti, pse nuk ke fjetur akoma, a nuk është vonë?
Më befasoi më këtë pyetje, u ndala pak dhe i thashë: Unë... unë do të fle tani. Por desha t’ju shoh a jeni mirë të gjithë para se të fle.
Ne jemi mirë, të lutem na lër të qetë nga kontrolli policor i natës,– ma ktheu ai me një vendosmëri serioze dhe aspak i prekur nga situata. O sa zemër të fortë, sa shpirt të ngurtë! A nuk humbi edhe ai atë që ne humbëm? Kapa dorezën e derës për ta mbyllur dhe papritur dëgjova: -Mos ki frikë, do të shërohet!

E shikova vëllanë... i pashë sytë e tij të mbushur me lot, që do të rridhnin nëse ai nuk do t’i mbante me forcë. E mbylla derën me shpejtësi dhe ika drejt sallonit të madh. Aty vërejta derën e mbyllur te dhoma e nënës time, një gjë e pazakontë. U afrova dhe ja po dëgjoj një zë më të lartë... ajo ishte duke dëgjuar valët e radio Kuranit Fisnik. Domethënë edhe ajo nuk paska fjetur, desha të trokas, por preferova të tërhiqem. U ktheva te dhoma ime, u hodha në shtrat... por ndjeja zbrazëti dhe rrënim... djegie të ashpër në brendi dhe zjarr që merrte flakë, dhimbje lodhëse, shpirt të dëshpëruar, heshtje vrasëse... dhe qetësi të gërditshme.
Menjëherë m’u duk sikur po e dëgjoja. Zë tingëllues dhe i ëmbël që lexonte ajetet e Kuranit me përulësi. Shikova orën e varur në mur... po, ai është ai... tamam kjo orë... i njëjti zë.

Kërceva me lehtësi dhe u nisa drejt vendfaljes së tij, aty te salloni i madh pranë drurit të madh që e kishim blerë për zbukurim, aty ku falej gjithmonë... gjeta sexhaden e tij të vjetërsuar, të cilën nuk dëshironte ta ndërronte assesi. Sexhadja ende ishte e shtruar drejt kibles dhe anash kishte Kuranin Famëlartë në format të madh.
Për herë të parë, që kur kam njohur kuptimin e jetës i gjej këto dyja të vetme, pa praninë e tij. Kështu që me një përulësi që e mësova nga ai, qëndrova mbi sexhaden e tij, ktheva fytyrën drejt Shtëpisë së Lashtë, ndërsa lotët lagnin fytyrën time dhe pikonin mbi sexhaden e tij. U luta me gjithë shpirt: O Zoti im! Ruaje babanë tim dhe bëje të na kthehet me shëndet!


Edituar për herë të fundit nga Jeta në Thu May 10, 2012 2:12 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySun May 06, 2012 8:36 am

Ngjarje ne Prizeren


Në shtëpinë tonë filluan të ndodhin disa fenomene misterioze. Fenomene të pashpjegueshme e të çuditshme. Madje, aq të çuditshme, sa për njeriun që nuk ka pasur rast t’i përjetoj këto, vërtet mund të jenë edhe të pabesueshme. Ashtu, siç kanë mundur të jenë të pabesueshme edhe për ne, para se të na binin në kokë...

Në lagjen “Tusus” të Prizrenit ndodhet shtëpia e Akip Shahinit nga Prizreni, ku qe shumë vite me radhë, xha Akipi jeton me plakën e tij dhe me katër djem, të gjithë të martuar, që së bashku me reja dhe nipa e mbesa, përbëjnë gjithsej 24 anëtarë të familjes.
Një familje e qetë, me djem të mbarë e punëtorë, dhe një shtëpi “e gjallë”, siç do të thuhej në popullin tonë - janë karakteristikat e para që të bien në sy kur, për të parën herë, ndodhesh në këtë familje. Katër shtëpi në një oborr i kanë ndërtuar ata të xha Akipit, pa meshkuj në botën e jashtme, por vetëm me punën e mbarë që këtu e bëjnë. Respektivisht, djemtë e xha Akipt kanë dy gjellëtore: një në Prizren dhe një tjetër në Pejë, ku fitojnë mirë. Kurse xha Akipi ka edhe tokë pune...Dhe të gjitha premisat materiale janë të favorshme, që do të duhet të mundësonin një jetë të qetë familjare dhe një kënaqësi në gjithë atë begati e në gjithë ato të mira materiale, por - një hall që i ka rënë mbi kokë kësaj familjeje, nuk u lë qetësi e as kënaqësi shpirtërore anëtarëve të saj Në foto shihet regalli i djegur, pothuajse plotësisht i dëmtuar, në dhomën e Ali Shahinit, i shkaktuar nga duart e padukshme dhe e pashpjegueshme përmes mendjes dhe logjikës

Problemet lindën pas një viti martesë

Qe tri vjet me radhë reja e djalit të vogël, Nafija, me prejardhje nga K. Është e sëmurë rëndë nga një sëmundje shpirtërore. Kurrë më parë nuk ka qenë e sëmurë. Edhe një kohë pas martesës me Aliun nuk pati kurrfarë probleme. E çonin mirë dhe kishin harmoni me njëri-tjetrin. Problemet e tyre lindën pa u mbushur një vit i plotë në martesë. Nafija filloi ta humbte vetëdijen. Respektivisht ajo binte në një gjendje të ndryshuar të vetëdijes dhe ajo gjendje zgjaste jo pak kohë... shpeshherë edhe nga disa orë.
Në fillim, natyrisht, iu drejtuam mjekut - fillon rrëfimin hallemadh Aliu. Neuropsikiatri, pas dëgjimit indiferent të përshkrimit të sëmundjes nga ana jonë, Nafijes i preferon t’i bënte gjithë analizat dhe incizimin e kokës në EEG. Dhe, çuditërisht, të gjitha analizat e trurit e të trupit i dolën mirë, pos konstatimit nga ana e mjekut se “është pak nervoze”... Dhe i dha disa barëra për qetësim.Sakaq, mbretëria e sëmundjes në Nafijen mbeti e paprekur. Sulmet vazhdonin. Nafija binte edhe më tej në gjendje të ndryshuar të vetëdijes dhe ndjehej tejet keq. Forca të panjohura negative e sulmonin, e mundonin, e lodhnin...Madje edhe e rrihnin... E rrihnin shpinës dhe këmbëve!...

Në shtëpi ndodhin fenomene misterioze

Njëkohësisht me këtë, në shtëpinë tonë filluan të ndodhin disa fenomene misterioze. Fenomene të pashpjegueshme e të çuditshme, - shton Aliu. Madje, aq të çuditshme, sa për njeriun që nuk ka pasur rast t’i përjetoj këto, vërtet mund të jenë edhe të pabesueshme. Ashtu, siç kanë mundur të jenë të pabesueshme edhe për ne, para se të na binin në kokë...
Së pari filluam të ndjenim një prani të qenieve të padukshme. Në fillim na dukej sikur dikush po ecte nëpër ballkone, ose dëgjonim rënie, sikur dikush kërcente nga ballkoni poshtë. Pastaj dëgjonim hedhje gurësh, goditje me gurë. Goditjet sidomos i ndodhnin Nafijes.Të them të drejtën, në fillim edhe ne ishim shumë të befasuar e në një dilemë të madhe: T’u besonim atyre fenomeneve të çuditshme, të pakapshme për mendjen e logjikën, apo të mos u besonim... T’u besonim, si t’u besonim, kur asgjë me sytë e ballit nuk shihnim, asgjë s’vërenim konkretisht. Të mos besonim, si të mos besonim, kur për një kohë të caktuar, dëgjonim zhurmat, trokitjet, rrapëllimat, hedhjet e gurëve, ecjen e dikujt... Me një fjalë, pandërprerë shihnim, dëgjonim dhe përjetonim manifestimet e çuditshme, mahnitëse, që shkaktoheshin nga qenie të padukshme, misterioze, si të thuash, ireale, por që manifestimi i veprimeve të tyre ishte real dhe ne e dëgjonim, e shihnim dhe e përjetonim në mënyrë reale e të pakontestueshme...Në fillim na ka ndodhur që, kur kemi shkuar në dhomë, t’i gjejmë rrobat e nxjerra nga raftet, ku ishin të paluara, e të vendosura në mes të dhomës, në dysheme. Valixhet i gjenim të hapura, pa i prekur kush nga anëtarët e familjes, por, ajo çka ishte më e keqja, më pastaj rrobat e nuses do t’i gjenim të prera e të dëmtuara. Të prera si me gërshërë,. Si t’i kishte prerë me dorë njeriu. Ndoshta gjatë kësaj kohe na janë asgjësuar rroba me vlerë prej disa mijëra markash në këtë mënyrë të pashpjegueshme. Pastaj, e gjenim arin e prishur. Ose e gjenim të përdredhur e të lakuar ose të prerë... Dhe atë si me zhiletë, sa në shikim të parë, nuk mund të vërehej se ishte i prerë, vetëm kur e kapje me dorë, ndahej...Por, ndërkohë, ne, që kishim hall të madh, kurse mjeku nuk mund të na ndihmonte, filluam të kërkojmë ndihmë tek disa milexhionë, falltarë e hoxhallarë të ndryshëm - kyçet në bisedë xha Akipi. Një nga ata, nga fshati Lubinjë e Epërme bëri që Nafije të tregonte se kush po e sulmonte, kush po e mundonte e kush po e rrihte. Ua zinte në gojë emrat. Fliste me to, grindej. Tregonte se ç’i thoshin... Fatkeqësisht, ajo që i paraqitej, që e sulmonte kështu e që i bënte këto të zeza ishte gruaja e vëllait tim...,ofshau ai.Në foto shihet pasqyra e thyer nga forcat e panjohura. Familja Shahini nuk kanë shpjegim se si ka ndodhur kjo, ata vetëm e kanë parë se është thyer nga një dorë e padukshme, në pranin e tyre dhe kanë mbetur të nemitur...

Katër herë u kallën dhomat

Është interesant, se gjithnjë e paralajmëronin se çdo të ndodh. I thoshin se kemi për t’i prerë rrobat, të cilat edhe i preheshin. Pastaj, i thoshin se kemi për t’i djegur dhe ato digjeshin. Katër herë na janë djegur dhomat. Dhe atë gjithnjë ditën. Dy herë jemi djegur paradite. Një herë në kohë dreke dhe një herë vonë pas dite. Është interesant se herën e parë, kur ka ndodhur ndezja, dera ishte e mbyllur përbrenda, e askush nuk ishte brenda. Madje, kur e kemi thyer derën, dhe e shtynim për ta hapur, një forcë e çuditshme e shtynte nga parapa. Disi nuk na linte të hynim brenda. Tri herë, i kemi shpëtuar gjërat pak më mirë, herën e katërt na është djegur, madje edhe regalli. Dhe ashtu, të djegur, e kemi edhe sot e kësaj dite...Por më tepër kishim frikë se do të na i digjte fëmijët, - thotë xha Akipi. Prandaj, rregullisht Aliu i ka ndërruar dhomat, me shpresë se ndoshta në dhomën tjetër nuk do t’i ndodhte gjë, edhe pse kot...Njëherë, madje, i janë prerë rrobat që i kishte të veshura. Bluzën, veç kur ia pamë të prerë prapa, në shpinë, dhe mbetëm të nemitur... - kyçet prapë Aliu. Dy herë diçka e panjohur më ka grithur edhe mua në ballë. Isha duke punuar në gjellëtore, dhe, kur një qastë, paqëllimshëm shikohem në pasqyrë, shoh, shoh një vijë, një të grithur pjerrtas ballit, pa ndonjë rast dhe pa ndonjë mundësi që të grithesha askund... Edhe kjo (tregon për të shoqen), ka qenë dy herë e prerë në dorë, pa ndonjë rast. Veç kur ia shihnim gjakun...

Prania e vazhdueshme e qenieve të padukshme

Kurse, vazhdimisht kemi pasur zhurma të ndryshme: të trokitura në dyer, dritare, regall... Disa herë janë thyer dritaret dhe atë çuditërisht, nga ana e brendshme, d.m.th. krahu i brendshëm i dritares... Disa herë ma kanë marr orën e zgjimit, të cilën e lë afër për t’u zgjuar, kur kam për të shkuar në punë... Pastaj, sërish ma kthenin!...Njollat e gjakut që shpërthyen në mur në çastin kur Nafija e ka “sulmuar” me energji (në gjendje autohipnotike) dhe “asgjësuar” njërën nga qeniet misterioze.Por të gjitha këto që i thamë ( e që nuk) janë sigurisht pak, megjithatë, nuk paraqesin gjithë atë që kemi përjetuar brenda kësaj kohe, brenda këtyre tri viteve, prej kur Perëndia na e çoi këtë hall mbi kokë... - kyçet, përsëri, në bisedë xha Akipi. 74 vjet i kam bërë - vazhdon, kurrë nuk kam parë këso gjërash. Dëgjuar nga të tjerët, se dikujt i ka ndodhur po, veç në familje të ngushtë dhe në farefis nuk na ka ndodhur. Tash Zoti na ka dërguar, pse na i ka dërguar, Ai e di...- përfundon xha Akipi dhe shpreson, megjithatë, se do të bëhet mirë. Dhe ne e ngushëllojmë, se, si çdo gjë që është kalimtare në këtë jetë edhe kjo do të jetë kalimtare dhe do të bëhet mirë...Tani tërë familja shpresat i kanë përqendruar tek A. Kolgeci, një person që pa kursim përpiqet t’u ndihmoj njerëzve të shërohen me metoda alternative, kryesisht përmes sugjestionit dhe hipnozës. Kolgeci e ka mësuar Nafijen, pas disa seancave hipnotike, që kur ta sulmojnë ato krijesa të liga, ajo, gjithnjë duke e konsultuar “udhëheqësin e vet shpirtërorë”, të dijë si të mbrohet, madje edhe t’i sulmoj ato me energji pozitive...Sipas sugjerimeve të Kolgecit, dy -tri ditë para se ta bënim këtë bisedë, ajo i kishte “sulmuar” ato dhe atë kryesoren e kishte “asgjësuar”. Sipas rrëfimit të Nafijes, ajo e kishte asgjësuar plotësisht “trupin” e saj! E kishte parë saktë këtë. Por, që çudia të jetë më e madhe, at qastë që ka ndodhur ky “asgjësim” në njërin mur të dhomës, çuditërisht, ishin paraqitur njolla të vërteta gjaku...! Gjurmët e tij akoma ndodheshin në murin e dhomës, të cilat miku im S. Krasniqi, i fotografoi, për t’i pasur si dëshmi të një sensacioni të vërtet misterioz.[/size][/b]


Edituar për herë të fundit nga Jeta në Thu May 10, 2012 2:12 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySat May 05, 2012 8:11 pm

Vërria e djallit!


Qenia e natës në vendin e quajtur Vërrie, sot e njëqind vjet më parë, ka mbetur enigmë dhe për shkak të saj as sot e asaj dite nuk mund të ecet lirshëm bregut të Vërrisë. Nuk dihet saktë nëse Djalli i Gjarprit jeton aty, apo është zhdukur. Ajo që thuhej se në kraterin e një shpelle ai kapërdinte delet, ka tmerruar njerëzit...

Para njëqind vjetësh, në bregun e quajtur Vërria, dy vetë, teksa zbrisnin nga mali, me ta kishte ecur fillimisht një hije njeriu dhe pastaj hija ishte shndërruar në formë kafshe. I madhi i kishte bërtitur hijes, por kjo nuk ishte larguar deri te vendi i quajtur Therra e Kulumrisë. Secili prej tyre kishte pranuar se ajo pamje u ishte shfaqur edhe netëve të tjera... Por, askush nuk u kishte besuar. Madje, shumëkush në fshat kishte thënë: “Po i besoni filanit, a?!”.
Pas disa ditësh tre të tjerë, për kureshtje, kishin mësyrë malin, duke marrë me vete edhe pushkët... Me të arritur te vendi i quajtur Kulumriat, që shënonte edhe fillimin e vendit të quajtur Vërria, hija kishte filluar t’i përcillte. Njerëzit i kishin folur, e më pas edhe i kishin drejtuar pushkët nga hija. Pas dhjetë metrash hija, nga një pamje njeriu ishte shndërruar në gjarpër, i cili kishte ecur barkas, duke krijuar zhurmë të padurueshme. Pas pak kishte marrë pamje tjetër... Krejt kjo i kishte përcjellë deri te maja e bregut të Blinit, ku thuhej se ai e kishte nën kontroll.

Djalli merr kontrollin!

Pas tre muajsh, figura që u quajt Djalli i Gjarprit, filloi ta marrë nën kontroll gjithë Vërrinë bregore. Ai mbyti dy dele dhe i futi në zgafelle. Pastaj, grabiti edhe dele të tjera. Nuk dukej asgjë, por delet zhdukeshin! Natën i përcillte njerëzit, por nuk u vërsulej...
Në këtë mënyrë, Vërria mbeti djerrinë, sepse njerëzit nuk guxonin të silleshin andej pari me bagëti.
Pas disa vjetësh në fshat erdhi një i huaj, që e kishte lëshuar fshatin e vet, sepse ishte në bela me fqinjin e vet dhe kërkoi strehim në Vërri. Fshatarët i kishin treguar ngjarjen dhe problemin me Djallin Gjarpër, por ardhacaku nuk u besoi. Në natën e tretë të vendosjes aty, pronarit të ri i ishte gjuajtur shtëpia me gurë tërë natën. Në natën tjetër Djalli Gjarpër kishte gjuajtur shtëpinë nga afërsia. Pas një jave të gjuajtjes së shtëpisë, ishte dukur vetëm si hije, me duar njeriu. Kur pronari ia kishte drejtuar pushkën, hija ishte shndërruar në gjarpër dhe kishte filluar të zvarritej.
Ishte një luftë e përnatshme me të, sa pronari ishte lodhur. Kishte ftuar gjithë fshatin, gjahtarët, por nuk kishin gjetur zgjidhje. Asnjëherë nuk kishin mundur ta gjuajnë me pushkë, sepse nuk u shkrepnin pushkët! Ai, pastaj, kishte braktisur shtëpinë dhe e kishte lënë Vërrinë nën mëshirën e kohës. Prej asaj kohe Vërria është e pasigurt për ecje dhe shëtitje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySat May 05, 2012 8:09 pm

SHTËPIA QË VIZITOHET NGA QENIET MISTIKE

U dëgjua një zë: “Fatmir”! e dëgjuam unë dhe motra. Dil, dikush po thërret!- më tha motra. Dhe dola. Shikova së pari në vrimën e derës. Pranë derës shiheshin këmbët e dikujt. Gjithnjë i kam parasysh: pantollone të hekurosura bukur, teget, çorapët e bardha dhe këpucë të zeza. E hapa derën. Mirëmbrëma! Nuk foli gjë.

Kjo shtëpi ndodhet në Shkup, në rrugën: Sheshi “Brigada Sulmuese Kosovaro-Maqedonase”, Topansko Polje. Në të jetojnë 8 anëtarë familjeje. Ishin edhe dy vajza tjera, të cilat në ndërkohë u martuan. Por, fenomenet mistike, që e përcjellin këtë shtëpi ende, edhe sot e kësaj dite, ishin aktuale edhe atëherë kur Adifeti e Myrveti akoma ishin të pamartuara.
Kjo shtëpi është njëra prej atyre, jo edhe gjithaq të pakta në rruzullin tokësor, që disi është e mbështjellë me një vello misterike. Pothuaj herë pas here këta njerëz e këtë shtëpi e vizitojnë qenie misterioze, të paidentifikueshme që i sheh ndonjëri apo disa nga anëtarët e familjes. Ato paraqiten, rëndom, në figura të panjohura njerëzish. Nuk flasin, por lëvizin, ecin, ndihen. Thjesht: priftojnë...dhe pastaj zhduken, duke lënë pas trazime të ndryshme në shpirtin e këtyre njerëzve të thjesht, të cilët thua se janë mësuar me to, me praninë e tyre misterioze, që kurrë nuk mund ta shpjegojnë, por që ata thjesht e ndjejnë, e përjetojnë... Dhe heshtin për të tëra këto... Vetëm rrallë, kur ndodh që, spontanisht, në ndonjë rast, të hapen bisedat e këtilla, ata, pas një maturie të gjatë, fillojnë t’i shpalosin përjetimet e tyre... Dhe, me atë rast, dëgjuesi mbetet i mahnitur nga begatia e kësaj përvoje mistike.
Ja, si rrëfen, në një mënyrë posaçërisht atraktive vajza e dytë e Tefik dhe Halide L., Adifetja, rreth tridhjetë vjeçare, e cila tashmë është martuar, por nuk ka fëmijë:
-Prindërit nuk ndodheshin atë natë në shtëpi. Ishim vetëm ne dy motrat e mëdha, si dhe vëllezërit e motrat më të vogla. Vëllai i madh, Fatmiri, kishte dalë në qytet. Ne rrinim. Dikush shikonte programin, motrat dhe një vëlla më i vogël luanin letra, e kështu më radhë. Ora ishte afër tetë e mbrëmjes. U dëgjua një zë: “Fatmir”! e dëgjuam unë dhe motra. Dil, dikush po thërret!- më tha motra. Dhe dola. Shikova së pari në vrimën e derës. Pranë derës shiheshin këmbët e dikujt. Gjithnjë i kam parasysh: pantollone të hekurosura bukur, teget, çorapët e bardha dhe këpucë të zeza. E hapa derën. Mirëmbrëma! Nuk foli gjë. Para meje qëndronte një djalë i ri, i veshur bukur, siç thashë pantollone e sako teget, çorapët e bardha, që i dalloheshin qartë, dhe këpucë të zeza. Një frizur të qartë e të bukur. Por nuk fliste gjë. Urdhëroni! Kë kërkoni? - e pyes. Nuk më kthente përgjigje. Në ndërkohë doli motra në derë të shtëpisë. Fillova t’i flasë maqedonisht, mendova se mund të mos e dijë gjuhën shqipe. Mirëpo, prapë asgjë nuk foli. Motra zuri po më pyet nga dera e shtëpisë: kush është, çik, ai? Nuk di! - thash. Nuk po përgjigjet... Dhe, në këto çaste unë kokën e ktheve kah motra, gjersa i ndërrova këto fjalë. Kur ktheva kokën përsëri kah figura e njeriut të panjohur, më nuk ishte aty!
Motra tani erdhi aty. Ku është, çik? Për një çast nuk ishte askund. Por kjo nuk vonoi as disa sekonda. Një çast më vonë se kjo: unë dhe motra e shihnim të panjohurin, disa metra më larg, në një livadh apo më mirë t’i themi një copë lëndinë e kulluar, ku ishte shtrirë në profil, me kokën e ngritur, të mbështetur në shuplakën e dorës, dhe vetëm na shikonte përsëri...
Tashmë jemi alarmuar. Natyrisht, një frikë e papërmbajtur zuri të burojë nga thellësitë tona. Kemi ftuar gruan e fqinjit të parë, që e kemi tepër pranë. Vetëm një mur na ndan me të. Dhe dolën ata, fqinji, gruaja e tij... Dhe vajzat. U treguam. Por tanimë nuk shihnim asgjë as ne as ata. I panjohuri u zhduk andej prej nga edhe erdhi disa çaste më parë, në të panjohurën...
Pastaj në rrjedhën e rrëfimeve lëshohet me takt të matur e ëma e Adifetit, Halidja:
-Ishim atëbotë ende në Gazaibabë (lagje e Shkupit, ku banonin dikur, para se të shpërnguleshin në Topansko Polje). Xh. e kisha ende në djep. Ishte akoma i vogël. Bëja punët e shtëpisë, si zakonisht ne femrat, që kurrë nuk mund të themi se i kemi kryer, siç bëni ju meshkujt me punët tuaja. Isha pikërisht në dhomën ku ishte djali. Ajo është një dhomë e gjatë, disi në formë të një salloni, djali ishte në fund ë tij, te dritarja. Një hije, porsi drita e pasqyrës, kur e lëshon dikush, erdhi prej së jashtmi. Dhe, gjithnjë e lëvizshme, si e gjallë (e di ju mund të çuditeni, por është mëse e vërtet) erdhi, hyri brenda në dhomë, u soll nëpër dhomë në lartësinë e tavanit dhe, papritmas, shkoi e ra mbi djalë. Ra mbi djalin që flinte në beshik... Djali bërtiti dhimbshëm. Kur shkuam të shohim - nga një vijë të hollë gjaku kishte në hundë e në buzë, që lëvareshin teposhtë. Kokën e kishte pak të kthyer anash, pikërisht andej nga ishte bartur gjaku...
Prej kësaj ngjarjeje kaluan shumë vite. Tani Xh. u bë 7-8 vjeçar. Tash e kisha për gjini vajzën tjetër. Dhe tashmë nuk banonin më Gazibabë, por patëm kaluar në Topansko... Isha duke i thënë gji vajzës, siç thashë. E ulur në dysheme pranë djepit, vajza me gjithë djep e ofruar tek gjini. Disi çlodhesha dhe shikoja shkujdesur në oborr. Para kisha pompën e ujit. Pranë saj - korita. Një koritë e thellë betoni. Në çast, krejt befas, një njeri me të bardha ndodhej në koritën e pompës. Ishte krejt në të bardha. Zgurdullova sytë. Vetëm shikoi këndej...Dhe zuri të sharrojë teposhtë. Sharronte gradualisht, thua e përpinte toka. Në çastin kur u zhduk, kur sharroi tërësisht - një tym i bardhë “gufoi” përpjetë. Të nesërmen kam shkuar për t’i dhënë djalit tjetër, A. inxheksion. Kur jam kthyer nga ambulanca - po në atë vend Xh. 7-8 vjeçar m’u kishte sëmur. Ishte ligur keq... Dhe prej atëherë e deri më sot ai vuan nga epilepsia. Kurrë më nuk u shërua. Dhe u sëmurë pikërisht aty ku, një ditë më parë, u duk e u zhduk, në mënyrë misterioze, njeriu në të bardha. Te korita, ku një çast më parë laja rrobat, pranë pompës së ujit... Gjithnjë besoj se sëmundjen e pashërueshme djalit tim ia solli krijesa e panjohur, që buroi nga e panjohura dhe u zhduk në tymin e bardhë e të panjohur...
Edhe Naseri rrëfen si, disa herë, ka ndodhur të priftojë dikush kah dritarja e ballkonit, dhe kur kemi dalë askush nuk ishte. Madje, një herë thotë e pamë unë dhe daja im M. B. Nga Ferizaj që kishte ardhur për të bujtur. Kur dolëm, nuk kishte asgjë në ballkon, as në oborrin që shtrihej tej ballkonit, pos një gjethe, që s’ishte nga oborri ynë, që çuditërisht prehej në shkallë. Gjethe të tilla ndodhen vetëm në parkun që ndodhet mjaft larg...
Kurse Halidja, më vonë, na rrëfen se ende sot e kësaj dite, vajzës sime më të vogël, 12 vjeçare, Gyldenit, i paraqiten dy vajza të vogla e, siç thotë, me flokë të gjata deri nën bel. Flokët e gjata e të bardha, që herë pas here ua bëjnë me dorë në njërën anë. Dhe kur i paraqiten, vajza bërtet, na tregon: ja, ja ku janë! Ato dy çikat e vogla!...Që, si i përshkruan ajo janë simpatike, por nuk flasin asgjë., pos që herë pas here lajmërohen nga e panjohura dhe zhduken prapë në të panjohurën, duke i shkaktuar Gyldenit të vogël një shqetësim të lehtë, kurse të tjerëve një preokupim, që e panjohura nuk i lë t’ia gjejnë një zgjidhje logjike...

Kur jemi tek anëtarët e familjes, mendojmë se e vlen të theksohet se edhe kryefamiljari i kësaj familjeje, Tefiku, ka disa vite është paralizuar dhe i është marrë edhe goja. Tani shpeshherë i duket se është dikush në shtëpi, por do të tregoj e s’mundet dot, meqë, siç thamë, paraliza ia ka marrë edhe gojën...Krejt ajo që ai dëshiron t’ua rrëfejë të pranishmëve -i takon të panjohurës...
Dhe, siç thamë, kjo shtëpi ndodhet në Shkup. Dhe, herë pas here, këta njerëz e këtë shtëpi e vizitojnë qenie misterioze, të paidentifikueshme, por pa dyshim reale. Ata, që, eventualisht, mund të kenë dyshim në tërë këtë që u rrëfye besnikërisht për shtëpinë e mbështjell me vello mistike, qeniet e dimensioneve tjera, një ditë, pa dyshim do t’i vizitojnë edhe ata dhe atëherë me siguri do të binden, por atëherë domosdo do të jetë vonë...



Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySat May 05, 2012 8:09 pm

Zhdukja e mistershme


Në verën e vitit 2006, familja Bardhi përgatitej për pushime verore. Babai i Kaltërinës, Dini, punonte si kreator në një ndërmarrje private te një investori të huaj, dhe për çdo vit shkonte për pushime në malet e Prevallës. Ishte rast i mirë që të ikte nga tollovia verore që e kaplonte qytetin e Prizrenit.
Kaltërina Bardhi ishte një vajzë dymbëdhjetë vjeçare dhe krejtësisht e zakonshme. Ishte e shoqërueshme. Në shkollë shkonte rregullisht me moshatarët e saj. I adhuronte orët e muzikës dhe ishte ndër më të mirat në seksionin e baletit. Kishte edhe një pasion të veçantë: fantastikën shkencore, për të cilën moshatarët e saj as që mendonin.
Në fillim kureshtjen e shuante duke lexuar tregime spirituale nga autor vendas, ndërsa shumë shpejtë imagjinatën e saj fëmijërore filluan ta preokupojnë shkrimtarë të njohur të fantastikës shkencore si Artur Klark e të tjerë. Imagjinata e saj pasurohej gjithnjë e më tepër dhe u zgjerua në kufij të paparë. Filloi të humb kuptimin për realitetin ekzistues, të cilën e vunë re prindërit e saj, ose së paku kështu dukej në shikim të parë!
- Mbrëmë kam lundruar mbi sistemin diellor, - shpesh tregonte Kaltërina në mëngjes kur zbriste nga dhoma e saj e gjumit. Nënë - vazhdonte ajo, kam udhëtuar nëpër hapësirën e pafund, e cila nuk është siç na duket neve nga Toka. Yjet, gjithashtu, nuk janë ashtu të bukur siç i shohim ne, kurse përreth dëgjohen zhurma që nuk i kam dëgjuar kurrë.
Nëna ia lëshonte një shikim serioz dhe me shqetësim i thoshte:
- Mirë Kaltërina, deri kur do të na mërzisësh me këto tregimet e tua?! Prapë ke parë ndonjë ëndërr fantastike?! Ta dish se do ta ndaloj t’i lexosh ato libra me fantazira!
Zakonisht e gjitha përfundonte në këtë mënyrë.
Në verën e vitit 2006, familja Bardhi përgatitej për pushime verore. Babai i Kaltërinës, Dini, punonte si kreator në një ndërmarrje private te një investori të huaj, dhe për çdo vit shkonte për pushime në malet e Prevallës. Ishte rast i mirë që të ikte nga tollovia verore që e kaplonte qytetin e Prizrenit.
Prevalla, një vend i qetë dhe plot gjelbërim, vend ky shumë i bukur dhe pitoresk, i rrethuar me kodrina mbi të cilat shtrihej një det i tërë pishash.
Me ta shkonte edhe gjyshja e Kaltërinës, zonja Mira. Ishte një plakë e çiltër dhe shumë shpirtmirë. E adhuronte mbesën dhe ishte në gjendje që gjatë pushimeve të verës, pa përtesë, t’i kushtonte asaj orë të tëra. Ishte fjalëmbël ndaj çdokujt. Kaltërina në jetën e saj kishte vend të veçantë, andaj edhe ajo e donte gjyshen pa masë.
Ditën e tretë të pushimeve, Kaltërina e kaloi duke shëtitur përjes pishave të mrekullueshme të Prevallës. Kur u kthye në kampshtëpizë , ende pa hyrë mirë brenda, e shqetësuar, pyeti të ëmën:
- A është e vërtet se unë kam një motër binjake?!
Nëna në atë çast lëshoi pjatat nga duart dhe me hidhërim pyeti gjyshën Mirë:
- Çfarë po fletë Kaltërina?!
Pastaj u kthye nga vajza:
- Ç’është kjo pyetje, bij ime?
Vajza në atë moment u habit dhe thjesht nuk dinte si të sillej dhe çfarë të thoshte.
- Asgjë...Nuk di pse hidhërohesh menjëherë!
Në fakt, nëna nuk ishte e hidhëruar, ishte e befasuar me pyetjen e saj, pasi që Kaltërina ishte lindur si binjake. Fëmija i dytë gjithashtu ishte vajzë, por mjerisht, nuk i kishte përballuar komplikimet e lindjes. Mirëpo ata nuk i kishin treguar kurrë Kaltërinës për motrën e saj. Thjesht, nuk kishin dashur që fëmijërinë e saj ta ngarkojnë me këtë çështje. Prandaj pyetja e saj ishte e papritur. Prej nga, si i ra ndërmend...
- Mirë bija ime, tanimë nuk jam e hidhëruar, - u mundua ta qetësonte, por dua të më tregosh përse më pyete?
- Këtë gjë ma tha një i panjohur tek shëtisja përmes pishave!...
- Si i panjohur?
- I panjohuri nga planeti Otila!...
- O zot, Kaltërina, prapë ti..., - Prapë ke filluar me fantazira?!
Vajza rrudhi krahët dhe me vrap u futë në dhomëzën e saj të vockël.
Thellë e prekur, Zana filloi t’i tregoj gjyshes Mira për fantazaitë që i kishte dëgjuar muajt e fundit nga Kaltërina. Por tregimi i sotëm ishte në kufi me realitetin. Vallë, nga kush ka dëgjuar për motrën e vet të vdekur?... Ranë dakord që këtë çështje ta hetoj me kujdes gjyshja.
Po atë natë, Kaltërina, me një butësi mahnitësi ia rrëfeu gjyshes tregimin për “të panjohurit nga planeti Otilo”.
- Është një burrë shtathedhur - tregonte vajza. Nuk dallon shumë nga ne, por prapëseprapë është disi më ndryshe. Më ka thënë që motra ime quhet Era dhe se jeton, atje me ata!...
- Era!... pëshpëriti plaka e hutuar. - Ti mendon se kjo është e vërtet?!
Kaltërina uli shikimin dhe me zë të ulët tha:
- Mendoj se po, gjyshe!
Gjyshja ishte shumë e durueshme.
- A të ka thënë diç tjetër?
- Më ka pyetur nëse kam dëshirë të takohem me motrën.
- E ti, çfarë i tha?
- Me siguri se po! M’i ka përkëdhelur flokët. Mirë më tha, në mbrëmje kur të zë gjumi do të shkojmë në Otila për ta takuar atë. Pas këtyre fjalëve u zhduk-
- Mirë shpirt, tani fli. Në mëngjes së bashku do e kërkojmë të panjohurin...
Gjyshja me butësi puthi Kaltërinën dhe, si gjithmonë, e mbuloi me kujdes. Fiku dritën dhe me hapa të ngadalshëm u drejtua nga veranda ku rrinin ulur Zana dhe Dini. U tregoi gjithë bisedën që kishte pasur me Kaltërinën. Ata të befasuar shikuan njëri tjetrin!
- Era`-sa nuk bërtit Zana.
- Tha se quhej Era?!
- Zot i madh, a është e mundur?! - tha Dini.
Emri Era ishte emër unikat të cilin e kishin sajuar prindërit disa ditë para se të lindnin fëmijët, pasi e kishin kuptuar se do lindnin vajza binjake. Do i pagëzonin: njërën Kaltërina dhe tjetrën Era. Për këtë vendim paksa të çuditshëm kurrë nuk i kanë treguar askujt, as gjyshja nuk ka qen e njoftuar. Kurse tani paraqitet i panjohur dhe...!?
- Zot i madh - pëshpëriti sërish Zana.
Po atë natë nga kampshtëpiza u zhduk përgjithmonë Kaltërina. U njoftuan të gjitha organet kompetente: policia, KFOR-i etj. U alarmua edhe Interpoli...por nuk zbuluan kurrë asgjë! As më të voglën gjurmë!
Vajza u zhduk nga dhomëza dhe nuk u lajmërua kurrë më. Mbase ka kaluar në dimension tjetër - në... zonën e muzgut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySat May 05, 2012 8:08 pm

Fati nga dhëmbët e ujkut


Ai ka fituar tufën e deleve falë një fotografie që ia ka bërë një kalimtar rasti. Objektivi i fotografisë kishte fokusuar lotët e një fëmije, i cili qante pranë tufës së deleve, e të cilat ia kishin copëtuar ujqit. Ajo kope delesh ishte e gjithë pasuria e tij, që ia kishin lënë prindërit e varfër atij dhe binjakut tjetër, i cili vdiq që kur ishte në djep.
Prindërit ishin përpjekur që dy fëmijët binjakë t’i rrisnin me mundimet më të mëdha shpirtërore, por fati s’kishte qenë në anën e tyre. Në shtëpinë e tyre kishte dominuar një skamje e paskajshme. Ndihmë e vetme ishte ajo e fshatit, kur edhe patën tubuar nga një kokë dele për ta ngjallur familjen e dy binjakëve. Por, për fat të keq, pas një kohe, njëri nga binjakët vdes. Ndarja e binjakëve kishte pllakosur shpirtrat e prindërve dhe nga pikëllimi babai i tyre kishte gjetur vdekjen në krye të vitit. Vdekjet, e që ndodhnin çdo vit, kishin filluar të lënë frikë në nënën e tyre, e cila, edhe ajo, e priste në çdo moment që t’i vinte.
Jetonin në një shtëpi shumë të vjetër, e që i kishte vetëm dy dhoma. Në korridorin e saj ishin dy rrotë qerreje prej druri. Shtëpia ishte e lyer me baltë, përzier me kashtë. Pas një kohe, një stuhi e krijuar nga një erë e fuqishme, e kishte hedhur në zabel një pjesë të kulmit të shtëpisë. Binjaku, në ato momente të vështira, kishte qëlluar në oborr dhe era e kishte çuar disa metra larg, ku edhe kishte mbetur i varur në drurin e koshit të misrit.
Në krye të vitit kishte vdekur edhe e ëma e tij. Binjaku ishte vetëm katër vjeç kur kishte mbetur pa askënd. E tërë shtëpia kishte mbetur në kujdesin e tij, kurse pasuri të vetme i kishte gjashtë krerë delesh. Se kush do ta rriste fëmijën e mëshirës, ishte bërë debat në gjithë fshatin...

A ëndërroja të bëja shtëpinë time?

“Nuk e di as vetë si jam rritur te fqinjët e mi?! Nuk di kohën kur e braktisa shtëpinë time. Isha i vogël. Njerëzit kujdeseshin për mua, kudo që më shihnin. Nëna ime e dytë, gruaja e fqinjit që më rriste, e kishte një djalë, vetëm katër muaj më i ri se unë. Çdo gjë që ia jepte atij, ma jepte edhe mua. E kishte një bindje se nëse më ndante mua nga djali i saj, Zoti nuk do ta linte të gëzohej me fëmijët e vet. Bashkë me mua ishin edhe gjashtë krerët e deleve. Deri në moshën tetë vjeçare nuk e ndjeja dallimin mes meje dhe fëmijës së fqinjit, që e kisha më të afërmin nga mosha ime.
Aty nga mosha tetë vjeçare fillova të bëhem i dëshiruar. Nuk di pse, por ashtu ndjehesha... Unë tashmë kisha dëgjuar se një hallë e imja jetonte në Turqi, por nuk kisha shpresa se do ta takoja, se do ta njihja më për së afërmi. Edhe po ta takoja, unë isha një leckaman, sa kur më shihnin të tjerët, dukesha si fëmija më i gjorë në botë. Mendoja si ta bëja shtëpinë time, të paktën aq sa kishin prindërit e mi. Së paku, ajo shtëpi – kasolle po ta kishte kulmin, do të kthehesha për të jetuar aty.
Por, hapat e mi ishin të pamjaftueshëm që të bëja strehën time, sepse ende isha fëmijë. Natën mendoja si të bëhesha i rritur e të largohesha nga fqinji, ndërsa ditën më merrte gjumi, duke kullotur delet.

Kthimi i hallës

Një natë, meqë kisha fjetur vonë, më kishte ardhur në ëndërr një grua e gjakut të prindërve. Nuk kisha ide se kush ishte, vetëm e di se e doja shumë. E përqafoja dhe nuk i ndahesha dot nga përqafimi. Natën, në gjumë, tentova ta prekja atë grua, për ta përjetuar afërsinë e gjakut, por dora më mbeti e zgjatur. Ndjeva se kisha prekur dikë, por nuk kishte qenë halla, ajo ishte dora e djalit të fqinjave. Kur më doli gjumi ishte errësirë. U zhgënjeva pse nuk zgjati ëndrra edhe pak, që ta përjetoja ngrohtësinë e dikujt që e dëshiroja. Mbeta pa gjumë atë natë dhe në mëngjesin e asaj dite, teksa po i lëshoja delet, një grua me një burrë u panë në prag të shtëpisë ku jetoja. Ajo, me lot në sy, m’u afrua afër, më shikoi gjatë, pastaj më përqafoi. Burri që ishte me të i tha se mos e kishte gabuar shtëpinë, por ajo bëri me kokë se çdo gjë është në rregull. Unë shtanga dhe nuk dija se çka po ndodhte. Nuk kisha forcë t’i thosha kush jeni dhe kë po e kërkoni. Më në fund, ajo më pyeti se e kujt ishte shtëpia. I thashë se shtëpia ishte e F., i cili ka kohë që ka vdekur. Pastaj, i thashë se ka vdekur edhe gruaja e tij dhe një djalë i tyre. Prej tyre mbeti vetëm kjo kasolle, që po e shihni dhe një djalë i tyre.
“Ku është djali?”, më pyeti rrëmbyeshëm. “Unë jam ai, djali... Më morën fqinjat e u rrita te ta. Tash po i lëshoj delet”, i thashë. Më përqafoi aq fort, sa m’u bë sikur m’u ndal fryma. “Oh, të pastë halla! U bëfsh një katund…”, më tha, derisa i fshinte lotët që i rridhnin faqeve. Dhe, sa më shumë qante, aq më shumë më shtrëngonte... Dikur, kur u ngop së qari, më tha: “A e di kush jam unë? Jam motra e babait tënd. Po vij nga Turqia. Mos u kthefsha më atje po si paska pllakosur shtëpia jonë?!”, tha me zë të shterur.

Gëzimi i parë

Shkuam te fqinji dhe e njoha me “hallën” time. Të gjithë u gëzuan që ajo, më në fund, u kthye. Që atë ditë “halla” hapi derën e shtëpisë sonë, e cila nuk ishte hapur me vite... Hapja e derës së shtëpisë ishte gëzimi i parë pas daljes sime nga shtëpia, sepse përsëri do të isha në shtëpinë e lindjes, madje edhe me hallën time... Në ditën e parë që lëshova shtëpinë e fqinjit, ai m’i dha të gjashtë krerët e deleve. Pas më erdhi edhe këlyshi, Bardhoshi, i cili nuk ndahej nga delet, kudo që shkonin ato. I tha hallës se aq krerë delesh kisha kur më morën për të më mbajtur. “Mos u brengos për dele, sepse kam për të blerë edhe të tjera”, më tha halla.
[table:dc56 style="TABLE-LAYOUT: fixed" cellSpacing=0 cellPadding=5 width="100%"][tr][td vAlign=top width="85%" height="100%"][b]U gëzuan të gjithë, sa për faktin se u çliruan prej meje, po aq se isha takuar me motrën e babait tim. Pas tri ditësh, kur edhe isha me dele në zabel, si çdo herë, më kishte zënë gjumi. Këlyshi nuk më kishte “shkundur” për t’më zgjuar nga gjumi. Kur u zgjova, delet nuk ishin askund. Dola buzë rrugës që i lidhte tri kodrat, e që ishin më të bukurat në ato anë... Pak më larg pashë këlyshin të ngordhur, pranë tij delet ishin të shtrira në tokë dhe të përgjakura. Ishin të prera në fyt. Të gjitha kishin përfunduar në gojë e ujkut. Fillova të qaja, të bërtas. U ndjeva i trishtuar. Zot, thashë me vete, çfarë paska ndodhur?! U trondita. Mbeta me lot në sy. Dhe, derisa qaja, erdhën disa njerëz me fotoaparat dhe më morën në objektiv. Ata shprehën keqardhje për dhimbjen time. Shënuan në fletoren e tyre vendin se ku kishte ndodhur krimi mbi tufën. Pas pak shkuan, duke më lënë një puthje në ballë. Kur u ktheva në shtëpi i thashë hallës se i kisha humbur të gjitha delet. Halla nuk e bëri të madhe. Më tha se e kemi humbë gjithë familjen, e lëre më delet.
Pas dy muajsh, në derën tonë trokiti një njeri. Ishte po ai që më kishte fotografuar. Tha se kishte publikuar pamjen time në shumë revista dhe gazeta. Kishte hapur një fond humanitar, ku njerëzit do të ndihmonin që t’i blija prapë delet. Dhe, pa u hamendur, nxori nga çanta një tufë parash dhe m’i lëshoi në dorë. “Ja, tash ke para për të blerë edhe pesëdhjetë dele…”, më tha, me një të qeshur ai.
Pas pak ditësh në oborrin e shtëpisë sime, vërtet, kullosnin 50 dele...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySat May 05, 2012 8:07 pm

Plaku që paralajmëronte tragjedinë


Ai që sinjalizon të keqen, shkatërrimin dhe katastrofat, është në rrethinën tonë. Vetëm një gjë nuk dihet: Pse nuk jetoi më gjatë se tri ditë njeriu që bisedoi me plakun - lypës?
Plaku i rëndomtë, nuk flet vetëm shqip, ani pse kasollja e tij është në malet tona. Njëri më tha se ka folur me të dhe se ai i ka treguar shumë gjëra, për të cilat njerëzimi s’ka dijeni, por nuk mundi t’i shprehte të gjithat, që ka dëgjuar nga plaku, meqë pas tri ditësh vdiq. Plaku i rëndomtë është një njeri, i cili nuk të lë përshtypjen e një të dituri. Ai është gjithnjë në lëvizje dhe ka një shpejtësi mistike në rrugëtimin e tij. Misioni i tij është i qartë: T’i tregojë njerëzimit gjithë atë se çka do të ndodhë...

A do të rrafshohet me tokë Kaçaniku?

Bedriu e kishte takuar plakun e rëndomtë në hyrje të malit të ahut të lartë, në Sharr, dhe ishte mahnitur nga tregimi i tij për zhvillimet e përgjithshme natyrore. Por, për fat të keq, pas tri ditësh vdes. Në ditën e takimit, Bedriu, derisa po e dëgjonte plakun, kishte menduar se rrinte me ndonjë të krisur dhe gjithë kjo kishte rezultuar me një hamendje të tij se kush ishte ky njeri i panjohur? Në fund të tregimit, plaku ishte zhdukur. Bedriu ishte habitur nëse i kishte folur dikush apo e gjithë kjo kishte qenë vetëm ëndërr...
Ai i kishte thënë atij se kodra që ishte pranë rrezikonte gjithë qytezën e Kaçanikut, do të shembej. Dhe, pas pak ishte zhdukur malit si vetëtima. Po i njëjti plak, një ditë para tërmetit të fuqishëm në Shkup, në vitin 1963, u kishte thënë njerëzve, në Urën e Gurit, se nesër ndodh tërmeti më i madh ndonjëherë në këtë anë! Ai rrinte ulur mbi urë dhe përngjante në lypës. Ishte i parruar, me rroba të vjetra. Bërtiste me të madhe se nesër do të ndodhte tërmeti më i madh, por askush nuk ia zinte për të madhe, duke menduar se kanë të bëjnë me ndonjë të krisur! Dhe, të nesërmen, vërtet, ndodh tërmeti më i fuqishëm ndonjëherë në Shkup, i cili përmbysi çdo gjë! Pas tërmetit e kishin kërkuar plakun, që të mësonin nga ai se ku e kishte ditur se do të ndodhte tërmeti, por plaku më nuk ishte mbi Urën e Gurit, mbi lumin Vardar.

Paralajmërimi për Cunamin

Në bisedat e shumta, që janë dëgjuar pas tragjedisë së Cunamit, në vitin 2004, paraqitet, gjithashtu, i njëjti personazh. Një ditë para se të ndodhte tragjedia më e madhe e njerëzimit në historinë e re, plaku - lypës ishte ulur nën hijen e një palme bregdetare dhe u thoshte njerëzve se nesër do të ketë një tragjedi. E kishte përsëritur me mija herë të njëjtën gjë derisa ajo edhe ndodhi.
Të nesërmen, ata që kishin mbijetuar, e kishin komentuar se tragjedinë e kishte paralajmëruar një plak-lypës, i parëndësishëm.
Të mbijetuarit e kishin kërkuar plakun e parëndësishëm, por kot. Asnjë gjurmë e tij nuk ishte!
Ai, së fundi, është parë sërish në “Malin e egër” të Azerbajxhanit, duke thënë se provat me raketat e reja bërthamore do ta shkatërrojnë tokën. Detonimet do ta çajnë tokën dhe do ta lëvizin ujin. Niveli i ujit do të rritet për shkak të ndryshimeve gjatë rrotullimit të tokës...
E, se a do të ndodhë kjo gjë, mbetet të shihet, sepse deri më tash nuk ndodhi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySat May 05, 2012 8:05 pm

GJAKU VRASËS


Mendohet se vdekja nuk është akt i çastit, por një proces shkallë-shkallë. Bile disa, që kanë pësuar vdekje klinike, pohojnë se ata kanë dëgjuar dhe parë gjithçka që është zhvilluar rreth tyre. Ndoshta edhe sytë e Altinës, me atë shikim të ngrirë por që shkëlqenin edhe në minutat e fundit të ndarjes nga kjo botë, shikonin këtë proces. Arritën ta shohin atë gjak të huaj që po derdhej rrëke nga trupi i saj i gjymtuar dhe i mbërthyer mes timon dhe karriges. Gjakun e huaj që nuk u bë kurrë i veti. Gjakun, i cili nuk ia dhuroi jetën, por vdekjen.
Raportet mes dy të rinjve të dashuruar, Florit, djaloshit biznesmen nga qyteza e Sharrit dhe Irmës, bukuroshes nga Prizreni, kohët e fundit duket se nuk qëndronin edhe aq shkëlqyeshme. Flori jo vetëm që ishte njeri paksa i çuditshëm, por ishte edhe mjaft xheloz. Megjithatë, Irma e dashuronte.
Një mbrëmje korriku, të vitit 2007, ata ishin ftuar në ditëlindjen e një miku të tyre. Një festë e këndshëm mes shokësh dhe miqsh. Pas disa orësh dëfrimi me pije, këngë e vallëzim, mes këtyre dy të rinjve plasi sherri. Ata filluan të grinden. Më saktë, Flori ishte i dehur dhe në atë gjendje e kishte fyer rëndë Irmën për shkak të një bisede që ajo kishte zhvilluar me një të pranishmi tjetër. Nga xhelozia, ai i kishte quar që te dy në dreq të mallkuar dhe ashtu i dehur ishte larguar me shpejtësi nga festa. Por as që e kishte kuptuar se çfarë dhembje i kishte krijuar kësaj vajze të sinqertë dhe të ndershme. Irma e dëshpëruar, rrëmben çelësat e automjetit të saj dhe niset pas tij. Ashtu nën presion psikik, fillon të vozisë me shpejtësi shumë të madhe. Pas disa minutash ajo humb kontrollin mbi automjet dhe në dalje të qytetit të Prizrenit, ndeshet drejtpërdrejt me një shtyllë betoni. Matësi tregonte shpejtësinë prej 114 km/h. Vdekja kishte pasuar aty për aty.
Kaluan rreth pesë muaj nga fatkeqësia ku humbi jetën Irma. Flori pothuajse kishte braktisur tërë veprimtarin në biznesin e tij. Kishte filluar të pi alkool me të madhe. Aq shumë kishte pësuar ndryshime psikike por edhe fizike sa që në fytyrën e tij në njomë kishin filluar të paraqiten rrudhat e para.
Një mbrëmje dhjetori, rreth orës 8 të mbrëmjes, Flori po kthehej nga Prizreni për në vendbanimin e tij në Sharr. Ai ishte në kërkim të lidhjeve të reja për ta ringjallur sërish biznesin, pasi materialisht qëndronte mjaft dobët. Në dalje të qytetit, mu aty ky kishte humbur jetën e dashura e tij, takoi një vajzë e cila jashtëzakonisht përngjante me Irmën. Jo në dukje, në fizionomi, por në lëvizje, në qëndrim. Nuk foli asnjë fjalë, por në vete ndjeu një lloj fuqie mistike të asaj vajze që vepronte mbi të. Këmbët vetvetiu prekën pedalet e frenimit dhe makina ndaloi pranë saj.
-Të kam pritur - i tha vajza, që tanimë ishte afruar pranë xhamit të makinës, dhe buzëqeshi mu ashtu sikurse buzëqeshte bukuroshja Irma. Gjithashtu, ajo bëri një lëvizje me dorë duke i larguar flokët nga balli, po në të njëjtën mënyrë siç e bënë edhe Irma.
Florit filloi t’i thahej fyti.
-Kush je ti? -e pyeti ai me duke belbëzuar.
-Nuk e di -përgjigjet vajza dhe, duke iu afruar edhe më, e puthë Florin.
-A më ke pritur? -foli sërish vajza.
-Ty? -tërhiqet Flori mbrapa sikurse ta kishte puthur e ndjera.
-Nuk të kam pritur... -zëri i tij nga frika filloi të bëhet më i vrazhdë dhe me i lartë.
-Po ti ke vdekur... Nga dola tani?
-Nga mosekzistenca, ndoshta... -i ktheu me të rreptë vajza dhe filloi të largohet në drejtim të qytetit.
Flori mbeti i shtangur duke e shikuar vajzën. Nga prapa ishte kopja e përsosur e Irmës. Pastaj me shpejtësi hapi derën, vrapoi dhe iu afrua të panjohurës. E kapi për kraharorë dhe rrëmbyeshëm e ktheu kah vetja. Sytë e saj ishin mbushur me lot. Vajza po qante në heshtje. Flori e shikoi me habi. “Kështu qante vetëm Irma” - tha vetmevete dhe pa e kuptuar as vet se si, filloi ta pushtoj me puthje nëpër gjithë fytyrën duke pëshpëritur:
-Epo, erdhe prapë...Më në fund... Tani do më falësh për të gjitha... Irmushja ime... Dhe në puthje e sipër, vajza e largoi me vrull Florin duke i thënë:
-Nuk jam unë ajo, nuk jam... A po më kupton, nuk jam unë... dhe vrapoi tek parkingu i taksive që ndodhej pak më lart, afër një qendre të madhe tregtare. Hyri në taksi dhe u zhduk. Flori mbeti i shtangur në vend...

Drama e Altinës

-Askënd nuk mund ta fajësoj. Por as që kam kujt t’ia drejtoj gishtin. Gjithçka filloi kur vajzës sime Altinës, në maj të vitit 2007, iu bë transfuzion i gjakut gjatë një operimi në spitalin e qytetit, ku ajo kishte humbur shumë gjak -rrëfen nëna e saj. Gjithnjë e mundonte ky gjak i huaj dhe disa herë më kishte thënë: “Nënë, nuk do të mësohem kurrë me këtë gjak”. Unë mundohesha ta bindja: “Bija ime, a është më mirë të vdesësh? Mendo pak edhe për mua dhe për babanë. Të kemi të vetmen”. Ajo qante, duke pohuar me kokë.
Muajt e parë pas operimit gjithçka filloi kah e mbara. Bile Altina filloi të shkojë sërish edhe në korin qytetit si më parë. Mirëpo, kur erdhi dimri fillova t’i vërej tek ajo disa veprime të çuditshme. Një natë e takova me gisht të prerë. Ishte shtrirë në divan dhe dukej sikur po flinte. Ajo po gjakosej e në anën tjetër po flinte! Vrapova me të shpejtë: “Altina bija ime, zgjohu ta lidhi gishtin”. Ajo mu përgjigj sikur të ishte në ndonjë lloji transi: “E pse ta lidh? Le të rrjedh i tëri... Nuk mund ta duroj më...” Fillova ta shkund: “Altina, çfarë po fletë, a je në vete?” Pastaj pasuan edhe ndodhi të tjera të çuditshme. Një mëngjes më zgjoi zëri i saj. Ajo po qante dhe gjëmonte. Vrapove drejtë në dhomën saj. Ajo po flinte, dhe në gjumë murmuriste: “Flori, pse po sillesh ashtu? Ti e di se unë nuk mundem pa ty...Unë të dua...”
Kush ishte ky Flori? Altina nuk kishte pasur kurrë dashnorë. Kishte shoqëri të pakët dhe mes tyre nuk ishte ndonjë me këtë emër. Pas disa javësh vërejta mbi tavolinën e saj një fotografi të një djaloshi të cilën e kishte prere nga një revistë, nga faqja e marketingu. Si me humor i thashë: “A është ky Flori?”. “Po” -mu përgjigj. “E ku banon ai? Si u njoftove me të?” -e pyeta sërish. Por Altina vetëm më shikoi dhe nuk foli asgjë.
Edhe unë e kamë dëgjuar disa herë këtë emër nga Altina -thotë babai i saj. Një herë derisa ajo ishte në banjë dhe po bënte tush, në moment thirri më zë të lartë: “Flori, ku po shkon?”. Nuk i vura kësaj rëndësi të madhe, por një ditë e pyeta: “Altina, kush është ky Flori? Ku banon ai?”. Ajo mu përgjigj prerë: “Në gjakun tim baba...” E vërejta se ajo nuk po tallej. Atëherë u drejtova për në spitalin e qytetit. Në raportin mjekësor të Altinës figuronte edhe emri i Irmës, si dhuruese e gjakut. Ajo kohë më parë, bashkë me shokët dhe shoqet e institutit privat, ku studionte, kishin shkuar vullnetarisht për të dhuruar gjak. Dhe gjaku i saj i ishte injektuar Altinës. Pastaj nga familja e Irmës, arritëm të kuptojmë se Flori kishte qenë i dashuri i saj. Në ato momente një ndjenjë e frikshme ma kaploi trupin.
E njëjta shpejtësi, e njëjta shtyllë!
Altina nuk posedonte patentë shoferi, dhe as që kishte mësuar ndonjëherë të voziste automobil. Por atë ditë të ftohtë janari, u zgjua më herët se zakonisht - në ora 5 të mëngjesit. Mori çelësat e makinës së babait nga palltoja e tij dhe u nis drejt “Golfit” që qëndronte i parkuar në oborrin e shtëpisë. Hapi derën e automobilit, u fut brenda dhe ndezi motorin. U nis drejt magjistrales për Sharr, dhe pas pak minutash arriti në dalje të qytetit të Prizrenit. Shtypi pedalin e shpejtësisë deri në fund dhe drejtoi timonin kah shtylla e betonit që gjendej skaj rrugës. Me shpejtësi të madhe u përplas drejt në të. Sytë e saj shikoni si të ngrirë por me plotë shkëlqim gjakun që po rridhte nga trupi i saj. Gjakun të cilin ajo kurrë nuk e deshi. Gjakun e huaj që urrente pa masë. Fytyrën e saj e përshkoi një buzëqeshje e lehtë. Dukej sikur Altina ishte çliruar nga ai makth që e mundonte që nga transplantimi i gjakut të Irmës. Nga pushtetit i atij gjaku vrastar.
Dëshmitarët thonë se ajo frymoi disa dhjetëra minuta. Ata nuk mund t’i ndihmon, pasi automjeti ishte dëmtuar aq shumë sa që nuk ishte i munduar asnjë veprim, përveç alarmimit të ndihëm së shpejtë, policisë dhe zjarrfikësve.
Mendohet se vdekja nuk është akt i çastit, por një proces shkallë-shkallë. Bile disa, që kanë pësuar vdekje klinike, pohojnë se ata kanë dëgjuar dhe parë gjithçka që është zhvilluar rreth tyre. Ndoshta edhe sytë e Altinës, me atë shikim të ngrirë por që shkëlqenin edhe në minutat e fundit të ndarjes nga kjo botë, shikonin këtë proces. Arritën ta shohin atë gjak të huaj që po derdhej rrëke nga trupi i saj i gjymtuar dhe i mbërthyer mes timon dhe karriges. Gjakun e huaj që nuk u bë kurrë i veti. Gjakun, i cili nuk ia dhuroi jetën, por vdekjen.
Kur arriti ndihma, Altina nuk frymonte më. Kishte ndërruar jetë. Akrepi i matësit të shpejtësisë kishte ndaluar në 114 km/h. E njëjta shpejtësi e njëjta shtyllë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySat May 05, 2012 10:57 am



Nje enderr e vertete


Rrefime te frikshme 523447_408726489155434_408494695845280_1443837_521626944_n



''Kete ender e kam pare ne vitin 94 dhe ka qene muaji shtator. Ne ato koha rrija ne shtepi dhe nuk punoja se isha shtatzane . Ora duhet te ishte rreth 11 e paradites dhe me kishte kapur gjumi. Shikoj ne ender sikur me sollen burrin me barrele poshte dritares te vdekur dhe i kishin vene fasho tek koka ne mes, dhe tek kembet.

Jam tmerruar dhe jam ngritur me vrap nga krevati. Me hipi si ankth dhe po prisja burrin te vinte se kishte dale ne qytet. Mbas ndonje ore ne shtepi vjen i vellai i tij dhe me thote mos u tremb se burri tend eshte vrare pak tek kemba.ne ate moment vjen dhe ai kur e shikoj kishte fasho edhe tek koka edhe ne mes . Edhe ne kembet.

Dhe e pyeta kur ndodhi kjo me ktheu prgj dhe ishte e njejta ore qe une kisha pare ate ender. Por me e cuditshmja eshte se po ate dite vdiq edhe djali i kunatit qe rrinim bashke. Po te njejten dite une pyeta dhe nje plake qe dinte nga endrat dhe me tha zoti e ruajti ate dhe mori femijen. Eshte shume e vertete une shoh endra rralle dhe i kam frike se me te shumtat me dalin. Dhe kur bie gjume lutem mos shoh endra.''
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme EmptySat May 05, 2012 10:55 am

Rrefime te frikshme 7972713-a-spooky-old-haunted-house-on-a-moonlit-night--3d-render


Rrefime te frikshme


Rrefime te frikshme 398828_408724099155673_408494695845280_1443833_18069946_n

Njehere ishte nje kasap i quajtur Harri qe jetonte ne nje fshat ne Wyoming ne vitin 1964!!.Ai kishte nje grua te quajtur Elisa.Ajo ishte shume e lige dhe shume e dobet nga shendeti,ndersa Herri ishte i madh,dhe shume i trashe,dhe drejtonte dyqanin e tij “Mishi i famshem i Herrit”!!.
Nje dite djali i Herrit,Majkelli,po e ndihmonte ne dyqan. Majkelli ishte 17 vjec dhe kishte nder mend te shkonte ne nje kolegj ne Gjorgjia.Ne diten e fundit ne qytet,ai vendosi tta ndihmonte babane.Ai po grinte mishe ne nje grirese te madhe mishi,kur aksidentalisht ra brenda.Harri,qe po priste mish aty afer,pa djalin duke rene aty.Ai bertiti dhe vrapoi per ta nxjerre Majkellin jashte.Por ishte shume vone.Majkelli ishte grire i teri aty dhe ai nuk mund te bente asgje!!.
Herri,akoma i shokuar,nuk dinte sa cfare te bente.Ne fillim deshi te therriste 911-ten por mendoi se tani trupi ishte zhdukur!!Shpejt,ai vendosi te mbulonte gjerat dhe te mos tregonte!!
Shpejt,e kapi shume uria…!!Keshtu,ai vendosi te hante mishin e Majkellit!!Mendoi se ishte shume e shijshem dhe e dergoi ne shtepi per ta ngrene me gruan dhe e hengren te gjithin!!
Ne kohen e gjumit,Elisa pyeti Harrin se ku ishte Majkelli. Ai genjeu dhe tha se ai tanime ishte nisur…Elisa,e deshperuar tha se do te donte qe ai te ishte ne shtepi dhe te provonte mishin e shijshem!!
Eventualisht,njerez filluan te zhdukeshin ne qytet!!
Nderkohe,Shitorja e Harrit vetem po shiste dhe shiste!!. Te gjithe e donin ate mish dhe blenin cdo dite me pako.Nje dite,ate e zuri uria aq shume,saqe vrau Elisen,gruan e tij. Tani,disa kishin filluar te dyshonin ne Harrin.Por shumica e njerezve menduan se ai ishte thjesht shume njeri i sjellshem per te kryer nje akt te pashpirte te atille!
Gjithsesi,nje nate nje djale i shendoshe shkoi ne dyqan per te blere ca mish!!Harri menjehere u mundua ta grije!!Djali disi ia arriti te ike duke i kafshuar gishtin dhe sigurisht qe ju tregoi prinderve se cfare i kishte ndodhur!!.

Diten e ardhshme te gjithe fshati i shkuan ne dyqan!!
Nuk dihet se cfare i kane bere atij!!Disa thone e kane rrjepur dhe i kane hequr lekuren!!Disa thone se ai eshte ngrene nga fshataret
Por nuk dihet e verteta e sigurte!!


Edituar për herë të fundit nga Jeta në Wed May 09, 2012 8:29 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Sponsored content





Rrefime te frikshme Empty
MesazhTitulli: Re: Rrefime te frikshme   Rrefime te frikshme Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rrefime te frikshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muzike te frikshme
» Aeroportet me te frikshme ne bote
» Shtepite me te frikshme ne bote

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~PARANORMALE~ :: Entitete-
Kërce tek: