Sa përfiton Arabia Saudite nga “Haxhi” Shkuarja në Haxh për muslimanët është plotësimi i një ndër pesë kushtet që duhet çdo musliman t’i plotësojë. Mirëpo a e keni menduar se sa përfitime sjell kjo ngjarje për Arabinë Saudite?
Sipas disa të dhënave vitin e kaluar për vetëm dhjetë ditë në arkën e Arabisë Saudite ka pasur të ardhura prej afër 7.7 miliardë euro.
Restoranet, agjensitë turistike, kompanitë ajrore si dhe operatorët celularë kanë përfitime të mëdha, ndërsa qeveria arabe ka profit të madh fal tatimeve të mëdha. Në qytetin e shenjtë të Mekës, çmimi më i madh llogaritet të jetë marrja me qira e patundshmërive. Hotelet që janë në afërsi të vendit-qendër të haxhillëkut, për një natë paguajnë edhe deri 540 euro.
Edhe blerja e suvenirëve është një biznes që sjell përfitime të mëdha. Nuk të dhëna zyrtare se sa para hynë në këtë mënyrë, mirëpo flitet për afro qindra milion euro në vjet. Çmimet e suvenirëve në Mekë janë tepër të shtrenjta, edhe pse shumica e tyre importohen nga Kina.
“Nuk mendoj se pronarët e suvenirëve janë oportunistë. Unë mendoj se ne me blerjen e këtyre suvenirëve ne i ndihmojmë vëllezërve tanë që përfitojnë”, tha Abdel Rahma, një ndër haxhilerët.
Haxhi në Mekë organizohet për afro 1.400 vjet. Zyrtarisht në Mekë gjenden më shumë se dy milion haxhilerë, të cilët marrin pjesë nga e gjithë bota dhe sot janë mbledhur në Arefat për të përmbushur ritet e pelegrinazhit. Jo zyrtarisht, numri i haxhilerëve është edhe më i madh.