Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 A e njihni historikun e Shkembit te Kavajes...?

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
ALBANI-EXPLORER




Numri i postimeve : 1
Join date : 27/09/2012

A e njihni historikun e Shkembit te Kavajes...? Empty
MesazhTitulli: A e njihni historikun e Shkembit te Kavajes...?   A e njihni historikun e Shkembit te Kavajes...? EmptyThu Sep 27, 2012 5:00 pm


A e njihni historikun e Shkembit te Kavajes...?


A e njihni historikun e Shkembit te Kavajes...? 13338406

Shkëmbi i Kavajës është shkëmb i cili ndodhet në afërsi të gjirit të Durrësit. Shkëmbi është 160 metra i gjerë dhe 560 metra i gjatë. Sipas disa historinave mendohet që Beteja e Dyrrahut mes Çezarit dhe Pompeut të jetë zhvilluar pranë Shkëmbit të Kavajës.

Shkëmbi i Kavajes bën pjesë në monumentet natyrore të vendit tonë. Ai ndodhet në afërsi të fshatit Shkallnur, fare pranë bregut të detit, më një lartësi që shkon deri në 105 metra mbi nivelin e detit. Që nga kohërat më të lashta e deri më sot, vendi ka qenë dhe është mjaft i njohur, por arsyet kanë ndryshuar.

Dikur Shkëmbi i Kavajës ishte i njohur pikërisht prej faktit se ishte shkëmb, duke shërbyer në shekuj shërbyer si një fortesë natyrore e vendit, si vendi ku perandoritë më të mëdha të kohës zhvilluan betejat e tyre, vendi ku u ndeshën Pompeu me Çezarin, ndërsa sot ai njihet për plazhin shumë të bukur përgjatë bregdetit të tij.

Shkëmbi i Kavajës si monument natyror

Shkëmbi i Kavajës përfaqëson një gur konglomeratik dhe ranor me moshë miocenike, i modeluar nga era. Ai ka një gjatësi shtrirje prej 200 metra dhe është afro 100 metra i gjerë. Në pjesën e tij të sipërme dhe në shumë nga pjeset anësore vertikale masivi shkëmbor është i mbuluar me shkurre e pemë. Forma e tij e veçantë, gjelbërimi i përhershem, figurat që janë krijuar nga gërryerjet miljonavjecare të agjenteve atmosferikë dhe pozicioni ku ndodhet i japin Shkëmbit të Kavajes një pamje fantastike, duke krijuar një peisazh shumë tërheqës.

Fushëbetejë e ushtrive më të mëdha të kohës

Emri i Shkëmbit të Kavajës del në shumë legjenda që datojnë që nga kohët e lashta, por është edhe pjesë e fakteve historike, që na çojnë mbi 2 000 vjet prapa. Ultësira e ngushtë para Shkëmbit të Kavajës ishte thuajse rruga e vetme që lidhte pjesën veriore me të jugore të vendit, dhe kontrolli i masivit shkëmbor kishte rëndësi strategjike. Në të dy anët e Shkëmbit të Kavajës, në vitin 48 para erës sonë, është zhvilluar një nga betejat me të njohura të lashtësisë, ajo mes Çezarit dhe Pompeut.

Në atë kohë, Republika e Romës ishte përfshirë në një luftë civile, e cila ishte nisur nga Çezari për shkak se nuk u lejua të merrte pjesë në zgjedhje për konsull. Në vitin 49 para erës sonë ai hyri në Romë, i mbështetur nga legjionet e tij besnike, duke detyruar Pompeun që të largohej përtej Adriatikut, duke vendosur kampin e tij pikërisht pranë Shkëmbit të Kavajës. Çezari zbarkoi në më në jug dhe udhëtoi me ushtrinë e tij drejt kampit të Pompeut, duke e rrethuar.

Në verën e vitit 48 para erës sonë, dy ushtritë u përballën. Ndonëse u duk sikur Çezari u mund dhe u tërhoq, kjo ishte një taktikë e tij që e nxorri Pompeun dhe ushtrinë e tij nga kampi i fortifikuar, gjë që shënoi edhe fundin e Pompeut. Kjo betejë, e njohur në histori si beteja e Dyrrahut, që shënoi fillimin e fundit të Pompeut, ishte edhe momenti kur Roma u shndërrua nga republikë në perandori. Që mbi 2 000 vjet më parë njihej rëndësia strategjike e këtij masivi shkëmbor. Ai ka qenë edhe fushëbeteja e përplasjes së ushtrive bizantine dhe normane, në vitin 1081.

Në atë vit, normanët, nën drejtimin e Robert Guiskardit, zbarkuan në Ballkan dhe rrethuan Durrësin, që ishte kryeqyteti i Ilirisë, një provincë e Perandorisë Bizantine. Perandori Aleks Komnena I u përball me normanët jashtë Durrësit, betejë të cilën ai e humbi, duke e vënë thuajse gjithë Ballkanin jugor nën sundimn norman. Perandorisë Bizantine iu desh afro një shekull për ta rimarrë nën kontroll Durrësin. Shkëmbi i Kavajës vazhdoi të ishte objekt i një rëndësie të madhe ushtarake, duke u bërë edhe një “muzeu” i shpenzimeve ushtarake të pakufishme.

Gjatë dekadave të regjimit komunist, e gjithë zona përreth Shkëmbit të Kavajës ishte zonë ushtarake. Brenda tij u ndërtua një rrjet tunelesh të thella, ku ishin pozicionuar një bateri topash bregdetarë, me rreze veprimi deri në 27 kilometra, dhe disa reparte mjetesh të blinduara. Shkëmbi i Kavajës qe kthyer në një nga fortifikatat më të fuqishme të mbrojtjes së vendit nga imperialistët dhe revizionistët. Sëbashku me Ishullin e Sazanit, Shkëmbi i Kavajës ishte një nga dy pikat e papushtueshme të bregdetit tonë.

A e njihni historikun e Shkembit te Kavajes...? Thumbnail.php?file=shkembi_889595756

Pas vitit 1990, “perdja e hekurt” ra, duke rrëzuar njëkohësisht edhe telat me gjemba që rrethonin Shkëmbin e Kavajës dhe gjithë zonën përreth. Dalëngadalë, bregdeti i tij i bukur nisi të popullohej, hotele të shumtë nisën të ngrinin krye dhe të përshëndesnin pishat, që më parë ishin të pakalueshme. Njerëzit nisën të shijonin pushimet në rërën e mrekullueshme të bregdetit të Shkëmbit të Kavajës.

Por, shumë pak njerëz që vijnë në bregdet për të pushuar e dinë historinë e pasur të luftërave të zhvilluara në këtë vend, luftëra që kanë qenë vendimtare në historinë e botës në atë kohë. Në bregdetin e kësaj zone ka një hotel që mban emrin e Pompeut, por pak e dinë se pse është përdorur ai emër.

Në gjithë zonën përreth Shkëmbit të Kavajës, përfshirë edhe bregdetin, nuk ka asnjë lloj guide treguese për ngjarjet e mëdha që kanë ndodhur këtu, nuk ka asnjë tabelë për të treguar se këtu kaluan, u ndeshën dhe lanë kockat ushtarë nga gjithë bota. Shkëmbi i Kavajës sot është shembulli i zhvillimit të një zone turistike disi më mirë, krahasuar ka kaosin urban të Plazhit të Durrësit, por kjo është shumë pak ... turistëve u duhet ofruar shumë më tepër.

Shkëmbi i Kavajës – njësitë vendore që e administrojnë atë – duhet të bëjnë të mundur që turistët të vijnë jo vetëm për detin, por edhe për detin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gemin

gemin


Numri i postimeve : 13
Join date : 21/05/2012

A e njihni historikun e Shkembit te Kavajes...? Empty
MesazhTitulli: Re: A e njihni historikun e Shkembit te Kavajes...?   A e njihni historikun e Shkembit te Kavajes...? EmptyThu Sep 27, 2012 5:40 pm

Interesante!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A e njihni historikun e Shkembit te Kavajes...?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Enigma-
Kërce tek: