Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Enver Hasani dhunon studente

Shko poshtë 
AutoriMesazh
gjinkalla

gjinkalla


Numri i postimeve : 117
Join date : 09/05/2012

Enver Hasani dhunon studente Empty
MesazhTitulli: Enver Hasani dhunon studente   Enver Hasani dhunon studente EmptySun Sep 09, 2012 8:23 pm

Enver Hasani flet gjuhen e armikut,ate serbe

Enver Hasani dhunon studente Enver_hasani

Kryetari i Gjykata Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani, në dy-vjetorin e themelimit të kësaj gjykate, doli para medieve dhe u prononcua në gjuhën serbe, me arsyetimin se nuk ka përkthim të mirëfilltë dhe kështu ka vazhduar deri në fund të fjalimit të tij hyrës, ndërsa vetëm pyetjeve të gazetarëve iu është përgjigjur në gjuhën shqipe. Por për ta bërë këtë situatë edhe më paradoksale, gjatë fjalimit të Hasanit, përkthyesi në të njëtën kohë ua përkthente gazetarëve në shqip fjalimin e tij.

Kështu veproi Enver Hasani në dy-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me ç’rast priti një delegacion me përfaqësues të gjykatave kushtetuese nga Kroacia dhe Mali i Zi.

Lidhur me punën e kësaj gjykate për dy vjet më radhë, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani tha se vendimet që i ka marrë deri me tani kjo gjykatë, kanë qenë të drejta, të cilat e kanë vënë bazën e sundimit të ligjit, duke bërë siç tha ai “ndarjen e rreptë të pushteteve”.

“Unë besoj se me vendimet që i ka marrë Gjykata Kushtetuese deri më sot, i ka vu parametrat bazik për sundimin e ligjit në vendin tonë, ndarjen e rreptë të pushteteve, respektimin e të drejtave të njeriut, barazisë së të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Më tej Hasani ka shtuar se kjo Gjykatë deri më tash e ka ruajtura pavarësinë e saj, duke marrë vendime të drejta dhe në përputhje me Kushtetutën, duke mos u ndikuar nga jashtë prej askujtë.

I pyetur nga Kosovapress se pse Gjykata Kushtetuese gjithmonë pret që t’i dërgohen kërkesat kur shkelet Kushtetuta, e pse të mos jetë kjo Gjykatë pararojë e Kushtetutës, Enver Hasani tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund të levizë pa pasur iniciativa nga dikush nga jashtë Gjykatës.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund të vihet vetë në lëvizje. Në ish-Jugosllavi ka ekzistu dhe disa vende e kanë, shumë të rralla, përshembull Hungaria, por që ajo të ne nuk është e parapame me Kushtetutë dhe ne nuk mund të vihemi në lëvizje”, tha ai dhe shtoi se këtë praktikë e kanë pjesa më e madhe e vendeve të rajonit, të cilat synojnë futjen në Bashkimin Evropian.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës deri më tash i ka trajtuar 342 kërkesa, prej të cilave 233 janë të zgjidhura, kurse në pritje të zgjidhjes janë edhe 109 kërkesa.

Kjo Gjykatë me vendimet e saj ka rrëzuar nga posti i presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiun, pas kërkesës së dy deputetëve të pavarur të Kuvendit të Kosovës, Driton Tali dhe Naim Rrustemi, se Fatmir Sejdiu ka bërë shkejte të Kushtetutës, duke i mbajtur të dyja postet, edhe si president edhe si kryetar i LDK-së, dhe pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, kjo e fundit kishte vendosur në të mirë të kërkesës së deputetëve.

Po kështu kishte vepruar edhe me rastin e zgjedhjes së Behxhet Pacollit president i Republikës së Kosovës, ku vetëm 35 ditë pas zgjedhjes së tij në këtë post, Gjykata Kushtetuese ia mohon Behgjet Pacollit postin e presidentit të shtetit. Me aktgjykimin e shpallur nga kjo Gjykatë, vendimi i Kuvendit të Kosovës i datës 22 shkurt 2011, me të cilin Pacolli u zgjodh president i Republikës së Kosovës, u gjykua si jokushtetues.

Ndërsa në një vendim tjetër, pas një kërese të dërguar nga Qeveria e Ksoovës për të sqaruar imunitetin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kjo Gjykatë “zhveshi” nga imuniteti të gjihtë të zgjedhurit e popullit, duke mundësuar arrestimin e tyre në çdo kohë, përveç kur ata gjenden në seancë plenare. /kosovapress/



http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,65424

Enver Hasani sex per note



Edituar për herë të fundit nga gjinkalla në Mon Dec 01, 2014 5:49 pm, edituar 2 herë gjithsej (Reason for editing : Permes kesaj videoje,shihet se si Enver Hasani qihet!)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Enver Hasani dhunon studente
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Konspiracion-
Kërce tek: