Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mbi zanafillën e pellazgëve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
samire

samire


Numri i postimeve : 20
Join date : 15/05/2012

Mbi zanafillën e pellazgëve Empty
MesazhTitulli: Mbi zanafillën e pellazgëve   Mbi zanafillën e pellazgëve EmptyMon Aug 27, 2012 8:09 pm

Mbi zanafillën e pellazgëve


Mbi zanafillën e pellazgëve 223995_335113023235407_553273223_n


Koncepti ZOT dhe vijimësia e tij në kulturën Shumero-Pellazge, nën dritën e shqipes; Ç’na tregon shenja e Zotit në emblemën e Skënderbeut? Aksioma “Shqipja mund të na e Shqipërojë mjaft saktë historinë e lashtë”, bëhet e tillë, pra aksiomë, për arsye se gjenden një pafundësi shembujsh në terma të ndryshëm nga e tërë lashtësia që e provojnë këtë. Kemi emra planetësh, emra zotash, toponime, onomastikë, heraldikë, etj., që duke u zbërthyer në fjalëzat e shqipes, na shprehin cilësitë përkatëse të njohura prej burimesh të tjera historike apo teologjike, duke na i rivërtetuar ato në rrugë gjuhësore etimologjike dhe, më kryesorja, me ndryshime fonologjike shumë të pakta, pra, me një shqipe të kuptueshme edhe sot. Dua të përmend këtu punën kolosale të bërë nga dijetari i madh, Spiro Konda, në etimologjinë shqipe të toponimisë së Ballkanit e veçanërisht të Azisë së Vogël dhe Lindjes së Afërt Antike, përfshirë edhe Asiro-Babiloninë, pasardhësen e Akadit dhe Shumerit të lashtë. Analiza e termit pellazg është shembulli i parë që duhej përmendur për arsye të rëndësisë së tij për identitetin tonë. Ky term në literaturë gjendet kryesisht në tri format e përmendura: Pelasg/Pelasgji, Pelarg, Pelashti. Duke pasur parasysh migrimet e ndryshme të popujve antikë mund të themi se të dhënat historiko epike që kemi për Pellazgët si popull i ardhur nga vendet e Lindjes së Afërt Antike gjatë dyndjeve indoeuropiane të fundit të mijëvjeçarit të tretë (2500-2000 pr.k), rivërtetohen me anë të zbërthimit etimologjik të vetë këtij termi, të të tria formave të tij. Këtu dua të bëj një parantezë lidhur me opinionin që ekziston, për të cilin ka edhe përpjekje të studiuesve të ndryshëm, se Pellazgët ishin autoktonë në vijimësi. Dua t’ju kujtoj studimin e njohur të Teki Selenicës, botuar asokohe (1928) edhe në frëngjisht, se “Pellazgët, kur erdhën në Ballkan e Europë, e gjetën popullsinë vendase në nivelin e jetesës në shpella.” Gjithashtu, Zitçini në librin Planeti i 12-të shprehet se “kultura e Lindjes së Afërt Antike ka mbërritur në Europë me rreth dy mijëvjeçarë vonesë”. Nga ana tjetër, me nivelin e sotëm të zbulimeve arkeologjike në zonën e Ballkanit, siç na thotë edhe profesori i nderuar Shaban Demiraj në librin e tij “Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët”, nuk mund të nxirren përfundime shkencore shteruese për shkak të materialeve tepër të pakta e sporadike që kemi në dispozicion, dhe për mendimet tepër të lëkundura e të kundërta të studiuesve për to. Ndërkohë që materiali arkeologjik i gjetur në Lindjen e Afërt, i pakrahasueshëm për nga sasia (mbi 700.000 pllaka në kunjiform pa llogaritur mbishkrimet e ndryshme dhe vulat cilindrike) e veçanërisht për nga cilësia tepër e lartë, e bën të padiskutueshme tani për tani, tezën se Shumerët ishin qendra e qytetërimit të lashtë më cilësor të njohur deri sot. Finesa, përpunimi, konceptimi, kompleksiteti, ndërlikimi dhe shpesh edhe cilësia e realizimit të shkrimit kunjiform dhe objekteve të tjera na flasin për nivelin e lartë të qytetërimit që e përdori atë. Nga kultura Shumere trashëgojmë “të parat” në mjaft fusha: rrotën, shkrimin, matjen e kohës, këndeve, kalendarin, astronominë e zhvilluar në hollësi e saktësi të papërfytyrueshme për 4.000-2.000 pr.k. Pra, për ne shqiptarët do ishte më e zgjuar të përpiqeshim ta zbulonim zanafillën tonë si të lidhur me një qytetërim të tillë fisnik, dhe jo me çdo kusht të kërkonim të ishim autoktonë edhe përpara se të vinin këtu Pellazgët hyjnorë. Nuk ka kuptim të kërkojmë të jemi pasardhës të një kulture me nivelin e jetesës në shpella. Gjuha, e madje edhe kultura jonë na lidh me kulturën madhështore Shumero-Pellazge e jo me skutat e panjohura të lashtësisë së pafund.
Kështu pra, tre termat e mësipërm na tregojnë se Pellazgët vinin nga Larg (PeLarg), se ishin ata që Lanë Dheun apo Gjirin e të parëve të vet, Dheun e Lashtë, për arsye që nuk dihen me siguri, por që na i bën deri diku të qarta studiuesi i madh Zitçin në librin “Planeti i 12-të”.
Nga të dhënat që kemi për kulturën e madhe Shumere, del se ajo i ka fillimet që prej Neolitit, në përputhje me ç’na thotë Pausania. Danaosi, bir i Deukalionit, thoshte se ishte pellazg, bir i Tokës së Lashtë. Krenaria e tij na tregon rëndësinë e kësaj prejardhjeje dhe madhështinë e asaj kulture, ashtu siç na thotë Zitçini. Gjithashtu sipas Asiusit nga ishulli Samos (ku jetuan plot filozofë të tjerë të mëdhenj të lashtësisë), Pellazgu ngjante me hyjnitë dhe kish lindur nga Toka e Zezë, kjo fare mirë mund të nënkuptojë një zonë naftëmbajtëse, siç na e shpjegon Zitçini, ku nafta bulëzon në sipërfaqe të tokës duke ia ndryshuar ngjyrën në të zezë. E kjo ka qenë situata e Mesopotamisë para 4000 apo 6000 vjetësh, zonë që edhe sot ka aq shumë naftë. Edhe Pauzania na i përsërit thëniet e Asiusit: “Pelasgu, ai që ngjante me hyjnitë, ka lindur nga toka e zezë, mbi majat e maleve të larta, dhe është fillim i racës së njerëzve.”
Në njërën prej letrave që kam patur kënaqësinë e madhe të shkëmbej me studiuesin e madh Zitçin, ai shkruan:
“Me sa di unë, besohet se Shqiptarët erdhën nga malet Zagros (të Mesopotamisë, kufiri Iran-Irak) dhe gjuha e tyre vjen nga Shumerishtja”.
Pra, ashtu siç na rrëfen Asiusi i Samosit, “Pellazgët kanë lindur në tokën e zezë, mbi majat e maleve të larta”. Pellazgët apo Shqiptarët, ndoshta si shumë nga europianët e sotëm, lindën në malet Zagros të Mesopotamisë, më pas u bënë bujq e blegtorë dhe erdhën këtu në këto vise të Ballkanit, duke sjellë me vete artin e bujkut (arë-bërës = Arbër) dhe qytetërimin e tyre të mrekullueshëm, që prej mijëvjeçarit të tretë pr.k., mbi 4000 vjet më parë.
Raca Shumero-Pellazge, siç duket qartë nga figurat e mëposhtme, paraqet karakteristikat mesatare të popullsisë shqiptare, ballë i lartë e jo i dalë, hundë me pak kurriz, buzë të vogla jo të trasha, fytyrë paksa e gjerë, sy të mëdhenj, që janë po ato të tipit brakicefal të kafkës, vini re edhe mënyrën e mbajtjes së flokëve me gërsheta të thurur mbi flokë, traditë e përdorur edhe sot nga gratë në malësitë tona të veriut.Dua të theksoj, gjithashtu, se rezultatet më të qarta e më të sakta në një krahasim të Shqipes me gjuhën Shumere, mund të arriheshin nga vetë studiuesit që shqipen e kanë gjuhë amtare, sepse “vetëm ata mund ta zotëronin në nivelin sinkronik e diakronik si dhe dialektor” (Sh.M.Ömer, 2008) të nevojshëm për të bërë të mundur gjetjen e lidhjeve më të shumta me një gjuh kaq të lashtë. Shumerologjia mund t’i shërbente shmangies përfundimtare të problemit të “pakapërcyeshëm” të dokumentimit të ndryshimeve fonologjike të Shqipes. Mundësia e ndryshimeve tepër të pakta fonologjike që vihen re gjatë krahasimit të Shqipes dhe Shumerishtes, na flet për një gjuhë të fortë e të arrirë. Qëndrueshmëria tregon se ajo ka arritur të jetë mjaft e shkurtër duke e shprehur mjaft qartë, saktë e shpejt një mendim të caktuar. Fjalët e shumta njërrokëshe (veçanërisht folje), e madje deri në morfema me një fonemë, na tregojnë pikërisht këto cilësi të saj. Gjithashtu, në krahasimin me një gjuhë kaq të lashtë si Shumerishtja, çdo gjuhë IE do ishte pothuaj në të njëjtat kushte dokumentimi me Shqipen, vini re se gjuha Sanskrite është dokumentuar pas 1500 pr.k. Nga ana tjetër, dallimet thelbësore me gjuhët e afërta gjeografikisht, “janë përcaktuar tashmë përfundimisht.” (Hayes,2000). Shumerishtja na jep çelësin më të saktë etimologjik për Shqipen, e na siguron burimin më të lashtë, zanafillor, për dokumentimin e saj.
Tani le të marrim në analizë një term nga më të rëndësishmit e kulturës njerëzore atë që na paraqet konceptin ZOT. Vetë ky term shqip, me ndihmën e Shumerishtes, mund të zbërthehet nga ana etimologjike në fjalëzat e shqipes:
Z ~ sh = (a)sh = asht/është, AT, pra: ZOT = Ësht-AT. Dhe siç e dimë, zotit në dokumentat teologjike si p.sh. Bibla, i drejtohemi me fjalët “Ati ynë që je në Qiell”, gjë që na e mbështet etimologjinë e mësipërme.

Zoti kryesor i panteonit shumer që përbëhej nga 12 zota quhej AN. Ky term shkruhej në kunjiform me shenjën , e cila kishte kuptimin Zot, Yll, Qiell. Shenja lexohej logografikisht në disa forma : DI-NGIR, DI-MIR,SHAR,IL, MARDUK, BËL, NIBIR, si dhe në formën rrokjore: AN. Në shqip fjala “zot” dhe mbiemri “i zoti” janë pothuaj të njëjta. Ndërsa në shumerisht shenja zot, ka leximet dingir ose dimir. Këto të fundit me anë të shqipes mund të zbërthehen si: Di-ngir = di-ngirë = di-nginjur, ose “i nginjur me dije” apo që “Di-mirë”, që është “i zoti”. Ky arsyetim na paraqet një lidhje të drejtpërdrejtë etimologjiko-semantike të termave Zot dhe “i zoti” mes gjuhës shqipe e shumere, duke na dhënë konceptin e thjeshtë, Zanafillor, për Zotin si “Ai që është i nginjur me Dije”, që di mirë, që është “i zoti”, është Ati, është Gjithçka-Ditësi.
Në Pellazgjisht gjejmë një vijimësi të qartë të këtij koncepti. Sipas Spiro Kondës në “Shqiptarët dhe Problemi Pellazgjik” f.53, Zoti quhet DIPATUR, pra, kemi përsëri konceptin shumer Di-ngirë, Di-mirë, GjithçkaDitës.
Vini re se emri Shumer është ai me të cilin e quanin pasardhësit Babilonas këtë vend. Vetë shumerët e quanin “Ki-e-Ngir, që në shqip do kuptohej “tokë e nginjur”, e begatë. Edhe Shumeru, termi babilonas, ka qenë lexuar Shum-Ara ~ Tokë e Begatë (në fjalorin shumerisht-anglisht tëUniversitetit Pensilvanisë,USA– jepet leximi “eru = ara”). Ky arsyetim përbën një mbështetje edhe për ç’ka thamë për termat Di-ngir dhe Di-patur.
TermiILduket qartë se është njëlloj në shqip, – IL=Yll.
Termi AN na paraqet Zotin, qenien hyjnore (qiellore) apo qiejt. AN~Anë, skaj (nga ku mund ta ketë prejardhjen fjala përkatëse anglisht “sky” që lexohet skaj) na jep konceptin e më të largtës, skajit të hapësirës. Sipas Zitçinit, koncepti Qiell për të lashtët shënonte brezin e asteroidëve, quajtur edhe “byzylyku i rrahur”. Duke arsyetuar mbi bazën e shqipesdelse qielli i parë, kubeja e qiellit, paraqet skajin apo kufirin e planetëve të “brendshëm” të sistemit diellor. Koncepti i hapësirës paraqet Qiejt që feja i numëron deri te i shtati. Këta të fundit mund të nënkuptonin orbitat e elementëve të sistemit diellor përtej Tokës, nga ku del se planetit të 12-të duhej t’i përkiste qielli i shtatë e i fundit, d.m.th. ana, AN-i, qielli apo skaji më i largët i sistemit tonë diellor.
Duke patur parasysh këtë arsyetim dhe mbi bazën e rregullit fjalformues në Shumerisht, mund të nxjerrim etimologjinë e numrit SHTATË në shqip: Shtatë ~ Sht-At ~ (ë)sht-At = Ësht-AT. Pra, siç thamë më lart SHTATA Ësht AT-i, është numri i Zotit AN, i Planetit të 12-të. Zitçini na tregon se gjatë festimeve të vitit të ri në Shumerin e lashtë, realizohej një procesion festiv, pika kulmore e të cilit ishte mbërritja te “KI-SHATA”, e cila në shqip përkon me “Dheu i Shtatë”, pra, Planeti i 12-të.
Duket si fantashencë por janë mundësitë të jetë shkencë.
Në shqip termi AN ka edhe kuptimin An = mitër, bark. Burimi i zotit, prejardhja e tij janë gjithësia/ hapësira /e largëta që lidhet me “anë” në shqip; Koncepti i Krijuesit lidhet me kuptimin e dytë An=mitër (shihni fjalorin e madh të shqipes). Vijimësia e këtij koncepti të Zotit si krijues gjendet edhe për Zeusin; “O Zeus Dodonas e Pellazgjik”: Zeus ~ Zëus ~ Zë-asht, Zënës asht = Ngjizës asht = Krijues = AN.
SHAR paraqet sipas Zitçin, Zot/Planetin Nibiru/Nibira/Bël apo Marduk; Nibira~Ni-bir-asht, një bir i diellit, antar i sistemit diellor. Sipas Zitçin në librin Planeti i 12-të, Shar/Nibiru ishte planeti që u ndesh me Tiamat, e prej kësaj përplasjeje, lindi Toka e Asteroidët, apo Toka (Ki) dhe Qielli (Kum-mbi-asht ose Ki-Lart ~ Ki e La ~ QI-E-L(a) = Qiell). Planeti Shar ka katër satelitë që rrotullohen si “erëra” rreth tij, pra i ngjan një sharre rrotulluese, që sipas Epikës së Krijimit “e çau më dysh Tiamatin,” pra termi Shar=sharrë mund t’i përshtatet mirë. Shenja kunjiforme , veç yllit, të sjell në mend idenë e atyre katër satelitëve që rrotullohen rreth një qendre. A gjendet ndonjë gjurmë e këtij koncepti shumer të Zotit në historinë tonë që të na vërtetojë zanafillën dhe vijimësinë tonë Shumero-Pellazge?
Një PO e sigurtë!
Shenjën e Zotit e gjejmë në heraldikën e Ilirëve, të stilizuar ndryshe, edhe me gjashtë cepa, por që siç duket paraqet të njëjtën ide të rrotullimit, si në shpjegimin e termit SHAR~sharrë. Shikoni luftëtarët ilirë, me shenjën e AN-it në mburojat e tyre, dhe stilizimet e ndryshme të kësaj shenje. E njëjta shenjë e Zotit është përdorur nga gjermanët dhe, po ashtu, është simboli i përdorur në flamurin anglez.
Shenja e Zotit na del saktësisht në versionin Shumer si pjesë përbërëse e heraldikës së Kastriotëve. Stema e Skënderbeut, elementi më përfaqësues i tij, na tregon se heroi ynë kombëtar kishte dije të qarta e të sakta mbi zanafillën e kombit Shqiptar. Vendosja e shenjës Shumere për Perëndinë kryesore. AN, gjithçka-ditësin, Dingir – Di nginjur – Di mir, apo SHAR, në pjesën e sipërme apo në krye të stemës mbi shqiponjën dykrenore duket se përfaqëson saktë, dijenitë e Skënderbeut për zanafillën dhe prejardhjen tonë. Kujtojmë këtu elemente të tjerë të heraldikës së Skënderbeut si përkrenarja me dhinë Amalte dhe emri/titulli që e lidhte me Aleksandrin e Madh. Nga ana tjetër edhe Shqipja Dykrenore ka qenë element përbërës i Vulës së Ninurta-s, (the ëise one = Ni i Urt asht) birit trashëgimtar të Enlil-it apo Enjllit Engjëllit, që prej mbi 3000 vjet pr.k. (Zitçin – Planeti i 12-të) dhe jo thjesht imitim i heraldikës së Bizantit, siç e mendojnë disa studiues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mbi zanafillën e pellazgëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Mitologji-
Kërce tek: