Jeta Admin
Numri i postimeve : 533 Join date : 01/05/2012
| Titulli: Pashe engjujt me 11 shtator Wed Jul 04, 2012 7:27 pm | |
| Ish-oficerja e FBI-së: Pashë engjëjt më 11 shtatorNjë ish-nëpunëse e FBI-së, e cila ka kaluar shqetësime stresi post traumatik që lidhet me rolin e saj në hetimet e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ka shkruar një libër ku thotë se ka parë legjione me engjëj që ruanin zonën në Pensilvani ku u rrëzua avioni i rrëmbyer nga terroristët. Lillie Leonardi ishte një police e zonës së Pitsburgut përpara se të punonte për FBI-në. Ajo tha se e ka shkruar librin e saj, “Në hijen e një distinktivi: kujtime shpirtërore” për të inkurajuar njerëzit që humbën të afërm dhe ata që vazhdojnë të kërkojnë përgjigje mbi sulmet terroriste të asaj dite. Leonardi, tani 56 vjeç, thotë se ajo ishte e bindur që kishte parë engjëj dhe nuk e vë aspak në dyshim. Ajo që nuk kupton, që e ngre si pyetje edhe në libër, është përse asaj iu lejua t’i shohë engjëjt. | |
|