Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
gjinkalla

gjinkalla


Numri i postimeve : 117
Join date : 09/05/2012

Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit Empty
MesazhTitulli: Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit   Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit EmptyTue Jul 03, 2012 8:51 pm

Pas 35 vitesh hiqet emri i diktatorit.


BERAT - Pas 35 vitesh hiqet emri i diktatorit.

Për rreth 35 vite, beratasit dhe kushdo që hynte në qytet dallonte në malin e Shpiragut parullën me emrin ENVER.

Germat e mëdha dukeshin me kilometra larg, falë punës disavjeçare për të realizuar një vepër që u gdhend në shkëmb. Por, prej 1 jave emri i diktatorit nuk është më. Një grup të rinjsh janë ngjitur në lartësitë e Shpiragut dhe kanë nisur punën për të zëvendësuar emrin e Enver Hoxhës me fjalën anglisht NEVER , për t’i thënë “Kurrë” atij sistemi !


Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit 165866_382319248499669_1389104901_n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
muhameti




Numri i postimeve : 18
Join date : 14/05/2012

Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit Empty
MesazhTitulli: Re: Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit   Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit EmptyWed Jul 04, 2012 1:56 pm

Keshtu i perbuzur si Enveri do perfundoj edhe Sali Berisha,me ndihmen e zotit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Antin




Numri i postimeve : 21
Join date : 07/05/2012
Location : Zvicer

Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit Empty
MesazhTitulli: Re: Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit   Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit EmptyThu Jul 05, 2012 10:44 am

Veteranë e përfaqësues të PK-së: Tentojnë të fshehin historinë.
Ndryshimi i parullës “Enver” në malin e Shpiragut me fjalën anglisht “Never” (kurrë) ka sjellë reagimin e veteranëve dhe komunistëve të Beratit. Ata e cilësojnë iniciativën për zëvendësimin e parullës si një ndër veprimet hakmarrëse ndaj figurës së komandantit të tyre, Enver Hoxha. “Për ndërtimin e asaj parulle u desh shumë mund e djersë, pasi duhej gërryer shkëmbi. Mali i Shpiragut është shumë i shenjtë, që prej Luftës Nacionalçlirimtare, kur kjo zonë ishte baza e luftës, si dhe mbështetja e forcave partizane. Parulla me emrin e udhëheqësit nuk e meriton këtë veprim të ulët. Pse shpejtohen kaq shumë këta persona për të eliminuar sa më shumë veprat dhe punën e një drejtuesi 50-vjeçar, i cili e mori Shqipërinë nga moçali e malarja, luftoi kundra shumë ushtrive të cilat e shkatërruan Shqipërinë prej kohësh. Edhe në kohën e Enverit kishte shumë të rinj, të zgjuar dhe të ditur. Ata jo se kishin frikë, por vlerësonin punën e bërë të atij sistemi me në krye Enverin”, u shprehën ata. “Historia është një histori që do të jetojë, e mirë apo e keqe qoftë. Brezat e ardhshëm duhet ta njohin atë. Pikërisht ata dolën në jetë nga universitetet që ndërtoi Enveri”.
Rrapo Sina, sekretar politik i Partisë Komuniste, thotë se të sulmosh figurën e Enver Hoxhës do të thotë se nuk je shqiptar. “Shqiptarët vetë, edhe pas 22 vjetësh po jetojnë me kockat e Enverit, duke shitur hekurishtet e industrisë që krijoi ai. Ky ishte Enver Hoxha, që sot i shkatërrojnë varrin, i prishin parullat”. Ndërsa veterani i luftës Anastas Arbëri shprehet se historianët duhet të thonë të vërtetën për të kaluarën e mos të nxiten nga bindjet politike. “Jemi të befasuar nga ndryshimi i parullës. Parulla ‘Enver’ nuk trembte njeri”, tha veterani. Reagimet vijnë një ditë pas publikimit të faktit të ndryshimit të parullës me emrin e diktatorit pas rreth 35 vitesh dhe zëvendësimin me fjalën “kurrë” në anglisht. Sipas iniciatorëve që janë ngjitur në malin e Shpiragut, ky ndryshim dhe zgjedhja e fjalës “Never” bëhet me qëllim që shoqëria të mos pranojë kurrë kompromise me kundërvlerat.

jeta dhe vepra e Enverit ne kete link: http://www.enverhoxha.info/shqipe/libra.php
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjinkalla

gjinkalla


Numri i postimeve : 117
Join date : 09/05/2012

Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit Empty
MesazhTitulli: Re: Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit   Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit EmptyFri Sep 28, 2012 11:23 pm

Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit 430117_534510596574950_643228068_n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit Empty
MesazhTitulli: Re: Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit   Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pas 35 vitesh hiqet emri i Enverit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Konspiracion-
Kërce tek: