Rrembimet nga jashtetokesoret, rrefejne njerezit..
Cynthias Lastrom
“Për herë të parë kam qenë e rrëmbyer në moshën e adoleshencës”. Ajo thotë se kur ishte rreth 30 vjeç pas rrëmbimeve të shumta babai i sajë ka marrë ADN e saj dhe e ka dërguar në qeveri.
Gjithashtu ajo thotë se ka takuar rreth 10 raca të ndryshme jashtëtokësore prej një race trupshkurtë e deri te një racë të cilët ngjasojnë me ujqërit. Pas të gjitha rrëmbimeve nga qeniet jashtëtokësore në një gjë Cynthia është e sigurt se asnjë qenie tjetër nuk ka provuar ta lëndojë të gjitha kanë qenë paqësore. Ajo thotë se ka hipur mbi anija të ndryshme të jashtëtokësorëve, ndërsa për në fund thotë se dashuria është ajo që sundon universin”.
Jeffery Kigan
Rrëmbimi i tij ka ndodhur 11 vite më parë në St. Louis, Misuri, në një bar vallëzimi ekzotik përderisa Jeffery shkoi të merrte pijet ai pa një person tek i afrohej me të zezë, por ai kishte një zë shumë të çuditshëm, ai dinte gjëra që vetëm unë i dija, ai e dinte kur do të vdisnin prindërit e mi dhe nga çka do të vdisnin. Ai më tha se kishte ardhur këtu për të më rrëmbyer mua, pastaj ata e rrëmbyen atë me një disk fluturues, Jefferyt i humbën ndjenjat kur u zgjua ishte në një lokal aty pranë, për 3 orë kishte qenë në atë disk, Ata thanë se babai im do të vdiste në vitin 2001 nga kanceri ai vdiq po atë vit po nga ajo sëmundje, ata thanë se nëna ime do të vdesë në vitin 2011 dhe ajo vdiq në atë vit, ato thanë se ti e di ku do të shkojnë prindërit e tu pasi të vdesin, por unë nuk e di, përfundoi Jeffery.
Jill Beler
Qeniet që rrëmbyen Jillin e quajnë veten para saj si qenie të pastra dhe se ishin një grup qeniesh për ta ndihmuar njerëzimin. Ata paralajmëruan që lloji i njeriut të jetë më i ndërgjegjshëm në këtë kohë, Jill thotë se ajo ka komunikuar me ata me anë të mendjes ajo i kupton qeniet jashtëtokësore mirë, ndërsa jashtë tokësorët e lexojnë mendjen e saj, përfundoi Jill.
Sebastian donovan
Ai thotë se kjo ngjarje ndodhi rreth 2 vite më parë përderisa ai po flinte në mes të natës erdhi një dritë e madhe e ndriçueshme, “kur i hapa sytë gjëja e parë që mendova ishte “Ata ekzistojnë” më pas në hyrjen e anijes jashtëtokësore ishte diçka me trupin e një fëmije gojën e vogël sytë të mëdhenj, hundën e vogël. Ata nuk bënë asgjë në mua ata vetëm më shikuan për rreth disa minuta dhe u zhdukën papritur dhe me shpejtësi të jashtëzakonshme, ju mundë të mendoni çfarë të doni por ja kjo është ajo çka më ka ndodhur mua.
Lisan Helger
Në derën time të gjumit dëgjova tek sa ecte dikush u zgjova e hapa derën pashë një person të shkurtër me trup me sy të mëdhenj, kam shikuar përsëri aty është shfaqur edhe një sikur ai pastaj jashtë dritares kam parë një dritë të madhe të gjelbër në formë trekëndëshi, kam filluar të bërtas dhe e kam mbuluar kokën me jastëk më pas ata u zhdukën, dëshira ime më e madhe është që kjo të jetë ëndërr por fatkeqësisht nuk është.
Jashtëtokësorët
“Gjuetia” më e madhe dhe më aktive për jashtëtokësorët dhe jetën jashtëtokësore ka nisur në vitin 1960, kur Frank Drake vendosi teleskopin e tij nga Virxhinia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejt yllit Tau Ceti. Ai ishte në kërkim të sinjaleve anormale të radios, që mund të dërgoheshin drejt Tokës nga planetë me jetë inteligjente. Ideja e tij më pas u vendos në themel të punës kërkimore shkencore të SETI-t, institucionit amerikan të lartpërmendur, domethënia e inicialeve të të cilit është: Instituti për Kërkimin e Inteligjencës Jashtëtokësore. Në këtë institut u vendosën radarët e parë dhe teleskopët e fuqive të mëdha dhe madje jo vetëm në këtë institut, por në pika të ndryshme të globit, në mënyrë që të vëzhgoheshin qiejt për të kapur ndonjë sinjal të mundshëm. Por për 50 vjet që nga themelimi i këtij instituti, qielli ka përcjellë vetëm heshtje. Për sa i përket “gjuetisë” së alienëve ajo është diçka që paraqet një numër komplikacionesh të natyrave të ndryshme. Njëra prej tyre është distanca. Nëse fqinji ynë më i afërt me forma jete inteligjente do të ndodhej 1000 vite dritë larg, neve do të na duhej një mijëvjeçar i tërë për të marrë një mesazh prej tyre dhe anasjelltas, për të dërguar mbrapsht një mesazh përgjigje. Mungesa e deritanishme e sinjaleve nga jashtëtokësorët nuk i ka dekurajuar astronomët dhe biologët (për të mos përmendur regjisorët e filmave) që të vazhdojnë kërkimet dhe fantazitë në lidhje me pamjen e mundshme që mund të kenë jashtëtokësorët. Në fillim të punës së SETI-t, astronomët ishin përqendruar në kërkimin e planetëve të ngjashëm me planetin tonë. Ideja ishte që duke qenë se kushtet në planetin tonë ishin të favorshme për lindjen e jetës, atëherë kushte të ngjashme gjetkë mund të ishin gjithashtu të favorshme për jetën. Pra në atë kohë u nisën të kërkonin një planet të ngjashëm për nga përmasat dhe përbërja me planetin tonë. Por, në fakt, tashmë është e qartë se nuk është e domosdoshme të jesh si Toka për të pasur jetë. Sigurisht që me kalimin e kohës u kuptua se nuk jemi ne kriteri për të vlerësuar mundësinë, apo mundësinë e jetës dhe se jeta mund të zhvillohej edhe në kushte tepër të ndryshme nga ato të planetit tonë, pra nga kushtet që ne i quajmë të mundshme për jetën. Kështu ndërsa tek ne, jeta ekziston në tokë dhe në det, në një planet gjigant gazi, për shembull, ajo mund të ekzistojë edhe në atmosferë. Paul Davis, një astrofizikan i Universitetit të Arizonës, argumenton se truri i jashtëtokësorëve mund të ketë një arkitekturë tërësisht të ndryshme nga ai njerëzor. Ajo çka për ne mund të konceptohet si e bukur dhe e mrekullueshme, për ta mund të ketë një kuptim tërësisht të kundërt. Është diçka që nuk mund ta parashikosh dhe, mbi të gjitha, nuk mund ta gjykosh nga një këndvështrim tërësisht njerëzor. Alienët janë alienë, nëse ekzistojnë dhe do të ishte gabim që të mendonim se janë si ne. Pa dyshim, që disa nga përgjigjet për rebuset e shumtë që rrethojnë këto çështje do të merren dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Kërkuesit që merren me këto çështje përditë janë astrobiologët që punojnë në një fushë që përditë po përsoset me daljen e teknologjive që mundësojnë thellësinë e këtyre kërkimeve në eksplorimin e hapësirës. Shkencëtarët kanë zbuluar planetët e parë ekstrasolarë në fillim të viteve ‘90 dhe deri më tani, numri i tyre është rritur ndjeshëm. Sot, shkencëtarët njohin 443 planetë që orbitojnë rreth 350 yjesh. Pjesa më e madhe e tyre janë gjigantë të mëdhenj gazi. Në vitin 2009, NASA, lançoi satelitin “Kepler”, i projektuar specifikisht që të kërkonte planetë të ngjashëm me Tokën. Gjeneratat e ardhshme të teleskopëve tokësorë, të tillë si ai që pritet të ndërtohet nga europianët e që do të ketë një shikueshmëri dhe depërtueshmëri jashtëzakonisht të lartë, mund të fillojnë punën e tyre pas 20 vitesh dhe fuqia e tyre do të arrijë që të sjellë pamje edhe të vetë atmosferës së planetëve që fokuson e madje do të bëjë edhe analiza kimike të elementëve të ndryshëm në kërkim të jetës. Instituti SETI, gjithashtu po merret edhe me ndërtimin e një aparati shumë të çmueshëm: Shigjeta Allen e financuar nga fondacioni “Paul Allen”, bashkëthemelues i “Microsoft” me një vlerë 11 milionë dollarë. Ai do të ketë 42 antena të fuqishme dhe 300 pjata satelitore. Gjatë gjithë viteve që SETI ka funksionuar dhe është marrë pikërisht me objektivin kryesor: atë të kërkimit të jetës jashtëtokësore, ai ka vërejtur me kujdes rreth 1000 sisteme yjorë. Por me futjen në përdorim të teknologjive më të fundit, ndër të cilat edhe ajo e sipërpërmendur, ky numër yjesh do të mund të kontrollohet për një periudhë 2 deri në 3-vjeçare.