Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Titaniku

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Titaniku Empty
MesazhTitulli: Titaniku   Titaniku EmptyTue May 29, 2012 5:31 pm

Shkrimtari që shkruajti fatin e Titanikut, 14 vjet para tragjedisë

Titaniku Images?q=tbn:ANd9GcQ9wpVfrUcLTfU04fBmm0O4OtmzbX4Sb3IZml_YeAvGRUatzLiw

Titaniku, gjiganti dhe i pamposhturi i kompanisë britanike "White Star Line", ka qenë anija e parë e madhe dhe luksoze transatlantike të kohëve moderne. Falë bazës së tij teknike, ky kolos oqeanik duhej të kishte qenë ekstremisht i sigurtë dhe pikërisht për këtë arsye, kompania nuk e ndieu të nevojshme të vendoste një numër varkash shpëtimi të mjaftueshme për të gjithë pasagjerët.

Ky pallat luksoz pluskues u fundos në mënyrë të mjerueshme gjatë udhëtimit të parë të tij në natën e 12 prillit të vitit 1912 pas përplasjes me një ajzberg. 1500 pasagjerë humbën jetën.

Tregjedia e goditi shumë fort opinionin publik. Për një anije me sisteme sigurie avangarde, një tragjedi e tillë ishte tërësisht e paparashikuar.

Por, ndoshta e "paparashikuar" nuk është termi i saktë për t'u përdorur në këtë rast, meqenëse 14 vjet më parë, në vitin 1898, Morgan Robertson, një shkrimtar amerikan i cili shkruante libra marinarësh, publikoi një roman të titulluar "Futility", në të cilin përshkruhet me detaje të hollësishme, e ardhmja tragjike e Titanikut.

Që në fillim të librit mund të lexohen fraza shumë domethënëse të tipit: "Anija me avull Titan konsiderohej si një anije e pafundosshme. E pafundosshmja dhe e pamposhtura mbante në bordin e saj numrin minimal të varkave të shpëtimit të lejuar nga ligji".

Por, analogjitë impresionuese të dy anijeve, Titani imagjinar dhe Titaniku real, vazhdojnë edhe në faqet vijuese të romanit, të cilat janë ekzaminuar një për një me detaje. Më pas është publikuar libri i autorit Martin Gardner, i titulluar "The wreck of the Titanic foretold?" (Tragjedia e Titanikut e parashikuar?). Gardner nuk mendonte absolutisht se Robertson kishte parashikuar të ardhmen e Titanikut dhe në librin e tij shpreh se ngjasimet janë vetëm koincidenca dhe në përputhje me ligjet normale të statistikave të probabilitetit. Megjithatë, nuk ka lënë pa ekzaminuar detajet që e bëjnë Titanin një lloj fati të parashikuar të Titanikut pa anashkaluar sigurisht edhe dallimet ndërmjet tyre:

- Para së gjithash, anijet kanë pothuajse të njëjtin emër: Titan dhe Titanik.

- Titaniku ishte 882,5 këmbë i gjatë ndërsa Titani 800.

- Të dyja anijet ishin prej çeliku me 3 elika dhe 2 trarë të mëdhenj.

- Të dyja konsideroheshin si të pafundosshme për shkak të ndarjeve ujore: 19 tek Titani dhe 16 tek Titaniku.

- Titani kishte 92 dyer ujore, Titaniku 12.

- Të dyja konsideroheshin fjalë për fjalë "anija më e madhe për pasagjerë që është ndërtuar ndonjëherë".

- Të dyja mund të mbanin deri në 3.000 pasagjerë.

- Titani transportonte 3.000, ndërsa Titaniku 2.235.

- Titaniku kishte 66.000 tonelata vëllim uji të zhvendosur, Titani 45.000 të tilla

- Të dyja anijet kishin shumë pak varka shpëtimi: 20 Titaniku dhe 24 Titani.

- Titaniku udhëtonte me 22.5 nyje kur u përplas me ajzbergun, Titani me 25 nyje.

- Të dyja anijet e filluan udhëtimin e tyre në muajin prill.

- Të dyja u përplasën me një ajzberg dhe të dyja në mesnatë.

- Titaniku udhëtonte në qiell të hapur pa hënë, ndërsa Titani me mjegull të ndriçuar nga hëna.

- Të dyja anijet u fërkuan me ajzbergun në anën e djathtë të përparme.

- Të dyja përshkonin vijën që lidh New Yorkun me Anglinë.

- Për Titanikun ishte udhëtimi i parë i inaugurimit nga Anglia për në New York, ndërsa Titani përshkontedrejtimin e kundërt për herë të tretë.

- Të dyja anijet ishin pronë e një kompanie britanike me qendër në Liverpul.

- Në tragjedinë e Titanikut humbën jetën 1.520 pasagjerë, ndërsa tek Titani 3.000.

Ndoshta kjo listë e detajuar mund të duket pak e mërzitshme, por është e domosdoshme dhe e paevitueshme për të krijuar një ide rreth këtyre "koincidencave" shumë të çuditshme. Megjithatë, me një shikim të shpejtë duket qartë se numri i dallimeve mes dy anijeve dhe ndërmjet imagjinares dhe realitetit është më i vogël se ai i ngjashmërive.

Parashikuesit e fatit bëjnë një numër të madh parashikimesh, pasi e dinë se ndërmjet gamës së madhe shpesh të anashkaluar të gabimeve të tyre, do të ketë patjetër ndonjë parashikim që do të koinçidojë me realitetin. Por, në rastin e këtij romani të anlizuar mirë për vite me radhë nuk mund të jemi të sigurt që bëhet fjalë për koinçidenca. Ka kaq shumë fakte që përputhen në mënyrë të çuditshme me një realitet ndoshta të parashikuar të një tragjedie.

A mund të flitet me të vërtetë për "koinçidenca"?


Gardner, skeptiku dhe analizuesi i fakteve të librit të Robertson është tërësisht i bindur për këtë dhe jep një sërë argumentesh për të hedhur poshtë spekullimet e mundshme. Ai thotë se koinçidencat ndërmjet Titanit dhe Titanikut janë të shumta në numër pasi përveç rastësisë së thjeshtë, luan një rol shumë të rëndësishëm edhe arsyetimi logjik i ndjekur nga autori i romanit.

Duke dashur të shkrujë një histori rreth një katastrofe gjigante detare, ishte e thjeshtë të zgjidhte përplasjen me një ajzberg, pasi në ato kohëra ishte një rrezik shumë i frikshëm për detarët. Periudha më e rrezikshme për udhëtimet ishta pranvera, kur i ngrohti fillon të shkrijë akullin polar, duke formuar kështu ajzberg gjigantë pluskues. Në këtë mënyrë, ishte logjike që të zgjidhte muajin prill për katastrofën.

Ishte gjithashtu e logjikshme që kjo anije të konsiderohej në roman si e pafundosshme pasi një bindje e tillë i shton tragjedisë një ironi të hidhur, që e bën historinë më interesante dhe tërheqëse. Përsa i përket të dhënave të shumta teknike të anijes, që ishin gati identike me atë realen, është disi e vështirë të flitet për rastësi të thjeshtë. Këtë rast Gardner e shpjegon vetëm me një alternativë, që Morgan Robertson, shkrimtar tregimesh marinare, ishte padyshim tejet i informuar dhe i ditur për sa i përket teknikave detare.

Është e vërtetë që në kohën e tij, anijet nuk kishin ende karakteristikat avangarde dhe luksoze të Titanikut, por që në atë kohë mendohej të ndërtoheshin anije shumë të mëdha. Në këtë mënyrë, Gardner thekson edhe një fakt tjetër të rëndësishëm.

Më 17 shtator 1892, në gazetën "New York Times" ishte deklaruar ndërtimi i një anijeje të emërtuar "Gigantic", e cila në të vërtetë nuk u realizua kurrë, por në projektin e përshkruar në gazetë shfaqeshin të dhëna shumë të përafërta me ato të Titanit imagjinar.

Robertson mund ta ketë lexuar këtë lajm, duke e përdorur më pas si frymëzim ideal për detajet teknike të romanit të tij. Sipas argumentimeve të Gardner, legjenda e një tragjedie të parashikuar të Titanikut shkatërrohet duke u katandisur në një tërësi koinçidencash dhe dijesh teknike të shkrimtarit. Por, ka edhe një anë tjetër të medaljes...

Rastësi banale?

Njerëzit e shkencës sigurisht që e kanë vlerësuar shumë ftesën e Gardnerit për të përdorur logjikën dhe racionalizmin gjatë ekzaminimit të koinçidencave të habitshme midis Titanit dhe Titanikut. Në analizën e fakteve, në asnjë mënyrë nuk mund të shpërfillen principet e përllogaritjeve të probabilitetit dhe nuk mund të transportohesh emocionalisht nga historia mahnitëse e shkrimarit me aftësi parashikuese të fatit dhe në këtë rast të tersit.

Megjithatë, do të ishte gjithashtu gabim t'i japësh një fuqi kaq të madhe ligjeve të statistikës së probabilitetit. Nëse një majmun arrin që duke shtypur rastësisht shkronjat në tastierë të formojë fjalën "tani", nuk mund të çuditemi. Ka shumë probabilitet që të shtypësh katër shkronja rastësisht dhe të formosh një fjalë që ka kuptim. Por, nëse majmuni arrin të shkruajë "tani kam uri", do të ishte mëse e çuditshme, pasi probabiliteti që duke shtypur shkronja të rastësishme në tastierë, të formohet një sekuencë ose një fjali që ka kuptim, atëherë kjo do të ishte gati e pamundur.

Duke përdorur këtë analogji me romanin e Robertson, duhet të pranohet ideja se një numër kaq i madh koinçidencash nuk mund të jetë thjesht produkt i rastësisë. Megjithatë, Gardner në librin e tij na fton që të analizojmë jo vetëm rastësinë, por edhe arsyetimin logjik të ndjekur nga shkrimtari.

Ndoshta gjithçka është shumë e logjikshme, e megjithatë nuk ka mundësi që autori, gjatë shkrimit të romanit të gjendej përballë një sërë zgjedhjesh dhe taktikave logjike pa patur asnjë alternativë tjetër. Titani i tij mund të ishte përplasur me një anije tjetër, ose mund të kishte shpërthyer si pasojë e problemeve teknike të saj, ose madje të ishte përplasur me një shkëmb të pashënuar në hartë. Përplasja me ajzbergun nuk është e vetmja mundësi.

Përsa i përket serisë së çuditshme të koinçidencave në karakteristikat teknike të dy anijeve, Gardner insiston se autori i romanit mund të kishte lexuar fare mirë artikullin e "New York Times", në të cilin flitet për ndërtimin e anijes më të madhe të asaj kohë të emërtuar "Gigantic", projekt i cili nuk u realizua kurrë. Por, sa ngjashmëri ka Titani me Gigantic?

John Paul Eaton është personi që ka ndjekur studimet e mëdha rreth Titanikut. Ka shkruar libra rreth këtij argumenti dhe gjithashtu është këshilltar i Shoqërisë National Geographic dhe i dy muzeumeve detarë. Ky studioz i mirënjohur ka arritur në përfundimin se detajet teknike dhe shifrat e deklaruara për ndërtimin e Gigantic nuk janë të ngjashme me ato të përdorura nga Robertson për ndërtimin e anijes së tij imagjinare. Titani dhe Gigantic ngjajnë vetëm në shpejtësinë e tyre dhe në numrin e elikave, ndërsa gjatësia, kuajt fuqi dhe emrat e tyre janë të ndryshme.

Në këtë mënyrë, Eaton ka hedhur poshtë teorinë se Robertson ka përdorur artikullin e famshëm të "New York Times" dhe informacionet teknike që lidheshin me ndërtimin e Gigantic. Të dhënat tregojnë se Titani është shumë herë më i ngjashëm me Titanikun se sa me Gigantic e megjithatë, Gardner insiston se ka mundësi që në kohën kur Robertson ka shkruar romanin, kompania "White Star" të kishte bërë publik emrin dhe projektin e ndërtimit të Titanikut.

Natyrisht, ky është një dyshim që mund t'i vijë shumë njerëzve, por eksperti J.P Eaton nuk ka ndenjur pa e shprehur skepticizmin e tij rreth kësaj hipoteze, duke thënë se emri i anijes së re, pra Titanik, është bërë publik në vitin 1907, ndërsa romani është publikuar në vitin 1898 dhe sigurisht është nisur të shkruhet kohë më parë.

Por, a ka mundësi që ndonjë informacion të jetë përhapur fshehurazi para deklaratës zyrtare të kompanisë "White Star"? Edhe sikur kjo hipotezë të ishte e vërtetë, përhapja e fshehtë e informacionit nuk do të mund të mbërrinte kurrë në veshin e Robertson, pasi në kohën kur ai shkroi romanin e tij, Titaniku as nuk ishte ideuar dhe as projektuar. Eaton deklaron se ideja për realizimin e Titanikut përkon me të njëjtin vit kur është bërë publik emri dhe projekti i tij: viti 1907.

Pikërisht në atë vit u bë edhe takimi historik mes J. Bruce Ismay, president i "White Star" dhe Lord Pirrie, president i sipërmarrjes së ndërtimeve "Harland" dhe "Wolff".

Me gjithë studimet dhe ekzaminimet e shumta, shkencëtarët nuk kanë dashur të shprehin një opinion konkret rreth çështjes Titan-Titanik, në mënyrë që studimet e tyre të mos bëhen pre e spekullimeve dhe legjendave urbane.

Sigurisht që Gardner mund të ketë patur të drejtë për arsyetimet e tij e megjithatë është gjithashtu e çuditshme se si një shkrimtar i tetëqindës ka arritur të shkruajë një libër me kaq shumë koinçidenca me ngjarjen reale dhe me detajet teknike të ndërtimit të anijes. Janë shkruar shumë libra mbi katastrofa imagjinare që mund të kenë koinçiduar rastësisht me ndonjë reale.

Por, a mund të ketë ngjashmëri aksidentale kaq të saktë në detaje? Pyetja vazhdon të qëndrojë e hapur…


Nis kerkimi per fantazmat e ... Titanikut


Nje grup gjuetaresh fantazmash po planifikojne nje gjueti me permasa titanike per te pare nese njerezit qe u mbyten bashke me Titanikun akoma po jetojne shpirterisht ne skeletin e anijes se mbytur.

Ne prill 20 kerkues te veprimtarive paranormale priten te ndermarrin nje udhetim prej 960 miljesh qe nga bregu i Nju-Jorkut deri ne vendin ku eshte mbytur Titaniku ne vitin 1912 me shpresen se mund te kapin ndonje prove te zerave fenomenale elektrike ose sic quhen EVP ne menyre qe te vertetojne se njerezit qe vdiqen aty kane lene nje impresion psikik ne ate vend.

Mbytja ndodhi rreth 99 vjet me pare por kerkuesit me ne krye ekspertin e Titanikut William Brower shpresojne se mund te gjejne akoma prova se njerezit e mbytur jane akoma aty rrotull shpirterisht. Mathew Sandman Kelley po organizon nje ekspedite ne vendin e mbytjes se Titanikut ne menyre qe te vertetoje qe njerezit e mbytur aty nuk jane larguar pasi trupat e tyre nuk jane varrosur.

Ekziston nje teori se ne vendet ku kane ndodhur tragjedi apo trauma te medha njerezore ekzistojne mbetje spirituale ose emocionale - thote Brower i cili merret me studimin e Titanikut qe kur ka qene 5 vjec dhe ka pare nje film te quajtur Ngjallni Titanikun.

Kelley nje ish-shofer kamioni ne pension i cili po e organizon udhetimin ne kuader te shoqerise DEAD Direct Evidence After Death e cila do te thote evidenca direkte te pasvdekjes thote se EVP mund te jete e vetmja menyre shpjegimi i negativeve te fotografive. Kelley beson se ky udhetim do te trondise ujerat e qeta te kerkimeve paranormale.

Ne do te rikrijojme te njejten atmosfere qe ishte diten qe anija u mbyt. Do te hame darke ne te njejten ore qe u sherbye ne anije ate nate dhe do te degjojme ate muzike qe luhej ate nate - thote ai - por dua te qartesoj dicka...une nuk besoj se shpirtrat ekzistojne ne nuk po gjuajme shpirtra por po perpiqemi te vertetojme qe pas vdekjes ka mbetje te energjise emotive te te vdekurve.

Cdo kerkues qe do te marre pjese ne kete ekspedite ka arsye te forta por askush me shume se nje pilote e Marines Amerikane e cila quhet Angelica Harris. Xhaxhai i saj i madh vdiq ne Titanik - thote Brower - ajo do te hape nje klase mesimi mbi det ne vendin ku eshte mbytur Titaniku per nxenesit qe duan te studiojne rreth Titanikut.

Gjithsesi ekziston nje risk qe ekspedita mund te deshtoje perpara se te nise. Ne po perpiqemi te grumbullojme te pakten 83000 dollare fonde - thote Kelley - ne qofte se nuk gjenden fondet do ta shtyjme per ne vere udhetimin. Disa kompani na kane premtuar po shumica e tyre thone qe ta bejme punen pastaj po doli gje te na shperblejne.

Por njerezit qe besojne se fantazmat dhe shpirtrat ekzistojne nuk kane besim tek sipermarrja e Kelleyt. Terra King nje besimtare qe shkruan per rrjetin Sun ndashSentinel.com thote se te kerkosh per EVP fushebeteja ose vende fatkeqesish te medha eshte veprim johuman dhe joetik.

- Shume grupe kerkojne per zerat e te vdekurve por keto jane perpjekje te turpshme nese kryhen ne vende fatkeqesish e tragjedish - thote King. Por Kelley e lut King per mirekuptim. Ai thote se nuk do te bejme kerkime brenda ne uje as ne fundin e oqeanit. Ne thjesht do te qendrojme ne siperfaqe.


Hëna shkaktoi mbytjen e Titanikut

Titaniku Titanik


Një shekull pas tragjedisë së Titanikut, shkencëtarët kanë gjetur një fajtor të “papritur” për mbytjen e anijes: Hënën.

Të gjithë ata që e njohin historinë e mbytjes së superanijes së 100 viteve më parë, e dinë se ajo erdhi për shkak të përplasjes me një ajsberg.

“Një lidhje që ekziston mes Hënës dhe lëvizjes së ajsbergëve shpjegon se pse një numër i pazakontë i copave të akullit u gjend në rrugën e Titanikut natën e 15 prillit 1912”, thotë Donald Olson, fizikan në Universitetin e Teksasit.

Që nga koha kur ndodhi tragjedia e Titanikut, në të cilën vdiqën 1517 persona, studiuesit janë munduar të kuptojnë se pse kapiteni Eduard Smith i injoroi paralajmërimet për ajsbergë në zonën ku do të kalonte anija.

Ai ishte kapiteni më me përvojë i White Star Line dhe i kishte rënë kryq e tërthor disa herë Atlantikut të Veriut e njihej si lundërtar i kujdesshëm.

“Ajsbergët e Groenlandës si ai që goditi Titanikun zakonisht ngecin në ujërat e cekëta të Labradorit dhe Njufajndlendit dhe nuk mund të lëvizin drejt jugut pa u shkrirë mjaftueshëm që dallgët të munden t’i lëvizin”, thotë Olson.

Pra si ka mundësi që një numër i madh ajsbergësh gjendeshin në “rrugën” e anijeve, në ujërat e jugut.

Ekipi i shkencëtarëve u mbështet në spekulimin e oqeanografit Fergus Ud, i cili thoshte se një afrim i pazakontë i Hënës në janar të 1912-s mund të ketë shkaktuar dallgë aq të larta saqë shumë ajsbergë janë shkëputur nga Groenlanda dhe kanë lëvizur pa e ndryshuar madhësinë drejt ujërave ku kalonin anijet.

Olson thotë se një herë në shumë kohë, Hëna dhe Dielli vendosen në një linjë të tillë që forcat e tyre gravitacionale forcojnë njëra-tjetrën. Në atë kohë, Hëna kishte largësinë më të vogël nga Toka në 1400 vjet dhe afrimi maksimal ndodhi në 6 minuta të hënës së plotë.

Për më tepër, afërsia më e madhe e Tokës me Diellin ishte shënuar pikërisht një ditë më parë. Një konfigurim i tillë rriti efektin e Hënës në oqeane.

Sipas studimit të Olson, ajsbergu që u fut në ujërat ku lundronte Titaniku mund të jetë shkëputur nga Groenlanda në janar të 1912-s. Dallgët e larta të baticës, të shkaktuar nga kombinimi i fenomeneve astronomike, u kanë mundësuar ajsbergëve mbërritjen në ujërat ku lundronte Titaniku.

Shkencëtarët që kryen studimin shfajësojnë kapitenin Smith (edhe pse një shekull me vonesë) për vendosmërinë e tij për të lundruar natën e 15 prillit. Si një njohës i mirë i detit, ai nuk kishte arsye të besonte se ajsbergët që do t’i shfaqeshin përpara ishin aq të mëdhenj dhe të shumtë në numër.

“Në terma astronomikë, mundësitë që të krijohej një kombinim i tillë ishin 1 mbi….le të themi një shifër astronomike”, përfundon drejtuesi i ekipit që kreu studimin, i cili do të publikohet në prill në revistën “Sky & Telescope”.



Fundosja e Titanikut, kapiteni ndodhej në bar


Kapiteni i “Titanic”, trans-oqeanikut që u fundos në udhëtimin e tij të parë drejt Amerikës, ndodhej në barin e anijes në momentin që ajo u përplas me ajsbergun dhe jo në drejtimin e anijes.

Kështu të paktën zbulohet nga një letër e Emily Richards, e mbijetuar e tragjedisë në atë mbrëmje të ftohtë të 15 prillit të 1912-s.

“Pashë kapitenin Edward Smith në ambientet e barit në momentin e përplasjes, thotë ajo. Më pas anija nisi të anohej dhe gjërat rrodhën shumë shpejt”, thuhet në letrën e Richards dërguar në atë kohë familjes së saj.

Titanic u mbyt më 15 prill 1912 dhe në bordin e saj ndodheshin më shumë se 2200 persona, rreth 900 prej të cilëve anëtarë të personelit të shërbimit. Vetëm 710 persona, pasagjerë dhe disa pjesëtarë të ekuipazhit mundën t’i shpëtonin fatit tragjik.


Letra e shkruar në Titanik, mbërrin pas 100 vjetësh



Titaniku F1_15-letrat-balline-kuriozitete1331838346

Pasardhësit e një kirurgu të vdekur në tragjedinë e anijes Titanic, do të marrin një letër që paraardhësi i tyre e kishte shkruar pak para përmbytjes së anijes.

Mesazhin në familjen e John Edward Simpson, që jeton në Belfast, do ta sjellë një person ende i paidentifikuar, i cili e bleu atë letër në një ankand dhe do ta bëjë publike përmbajtjen e letrës.

Ankandi që u mbajt në Ishujt Long nuk pati asnjë blerës që ofroi çmimin minimal prej 34 mijë dollarëve.

Por në fund të ankandit, një blerës që preferoi të mbetej anonim, bleu letrën për një shumë që ende mbetet sekrete. Letra është shkruar në vitin 1912 dhe i drejtohej nënës së kirurgut.


Pamjet e Titanik-ut siç nuk e keni parë kurrë

Titaniku Tita


Fundosja e Titanikut ishte një ndër dramat më të mëdha e që mbahet mend mirë në histori ndërsa misteret nuk kanë reshtur mes shkencëtarëve dhe historianëve për vite me rradhë. Këto foto që keni rastin të shikoni do të botohen në numrin e prillit 2012 të revistës National Geographic. Në to secili prej jush mund të krijojë idenë se si duket gjigandi i dikurshëm në ditët e sotme në fund të detit. Nisur nga këto foto të realizuara nga teknologjia e lartë e përdorur nga një grup kërkimor “Woods Hole Eceanographic Institution” mund të imagjinoni qartë se çfarë ndodhi në 15 prill 1912.

Titaniku Article-2118217-124570EB000005DC-482_964x300

Titaniku Article-2118217-124570E3000005DC-697_964x432

Titaniku Article-2118217-1246254B000005DC-548_964x494


TITANIKU - Një mit tragjik që nuk fundoset

"I pafundosshëm": Me këtë përcaktim, një anije transatlantike me linja të përsosura fitoi detet pranë kantierëve të Harland & Wolff të Belfastit në 30 mars 1911. Superstrukturat dhe byku prej çeliku, 269 metra i gjatë dhe 28 metra i gjerë ishin përfunduar tashmë, por mungonte ende përgatitja e pjesës së brendshme, një operacion që do të kërkonte një vit të tërë punë me regjim të plotë.

Në planet e shoqërisë së anijeve britanike White Star Line ishte parashikuar që Titanik, siç quhej anija, të ishte shprehja maksimale e teknologjisë së kohës, përveçse transatlantiku më luksoz dhe i rehatshëm që kishte çarë ndonjëherë detet.

Ky i fundit kishte një binjak, Olympic, i nxjerrë pak më herët, por disa dallime të vegjël dhe disa përmirësime do ta bënin Titanikun majën e diamantit të flotës. Për shkak të shërbimit postar që anija do të kryente për llogari të qeverisë së Madhërisë së Saj, përveçse shërbimit për pasagjerë, iu shtua prefiksi Rm, sigël e "Royal Mail ship".

Luks dhe gabime projektimi

Kompletimi i bordit, që do të përfundonte deri në 20 mars 1912, parashikonte për klasin e parë disa suita presidenciale dhe mbretërore, me tre dhoma gjumi secila, përveç 34 apartamenteve të përbërë nga zona e ditës, salla e leximit dhe salla e duhanit. Për herë të parë një pishinë e mbuluar gjente hapësirë mbi një transatlantik, bashkë me plot katër ashensorë, një palestër dhe një banjë turke.

Të shumtë restorantet, nga të cilët njëri "a la carte" në klasin e parë: kuzhinat shkonin nga një anë në tjetrën, duke u zhvilluar përgjatë të gjithë madhësisë së këtij gjiganti të hekurt. Veshja e brendshme përbënte një prej tipareve dallues të Titanikut.

Orientimi arkitektonik në modë në atë kohë parashikonte një eklektizëm të përhapur: për këtë arsye, stile francezë të epokave të ndryshme u përzien me atë anglez, duke mos lënë mënjanë edhe atë të Rilindjes italiane dhe atë holandez, modern dhe antik.

Nga pikëpamja teknike, Titaniku paraqiste disa anomali në projektim, që deri në aksidentin tragjik të 14 prillit 1912 nuk shiheshin si të tilla, pak për shkak të budallallëkut, pak për teprim të vetëbesimit. Mbi të gjitha lopata e timonit ishte nën dimensionin e duhur dhe e krahasueshme, në nivel të sipërfaqes me atë të anijeve shumë më të vogla.

Veç kësaj, kjo shtesë e lëvizshme ndodhej në fatin e një helike katërshe që vihej në veprim nga një turbinë me avull e tipit Parson që, në raste emergjence, nuk do të mund të kthehej në të kundërt, por vetëm bllokohej, duke e reduktuar shumë efikasitetin e vetë timonit.


100 vjet pa Titanikun, ja objektet e gjetura nën oqean

Titaniku Monedha

Titaniku %C3%87ante

Titaniku 02

Titaniku Disa-objekte

Titaniku Disa-objekte

Titaniku Luge

Titaniku Objekte

Titaniku Objekte

Titaniku Ora+parfume

Titaniku Ora+parfume

Titaniku Fotografi

Titaniku Filxhan

Titaniku Filxhan



Mbetja e Titanikut – nën mbrojtje të UNESKO-s

Titaniku Titanic4_109171_4316


Mbetja e Titanikut këtë muaj do të merret nën mbrojtjen e UNESKO-s, pasi ka qëndruar në fund të Oqeanit Atlantik, për më tepër se 100 vjet.

Mbetja, e zbuluar në vitin 1985, qëndron në ujërat ndërkombëtare dhe nuk i nënshtrohet mbrojtjes së asnjë shteti.

Por, pas një shekulli, mbetja e anijes së fundosur i takoi juridiksionit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënujore nga viti 2009.

Anija britanike e udhëtarëve, Titanik, e kishte goditur një maje akulli në udhëtimin e saj të parë dhe është fundosur në thellësinë prej 4 mijë metrash në Njufundland, më 14 prill të vitit 1912. Me këtë rast e kanë humbur jetën 1514 udhëtarë, që ishin në anije.

Kjo mbetet njëra nga katastrofat më të mëdha të anijeve në kohën e paqes në histori.

100 vjetori i kësaj ngjarje tragjike po shënohet me zhvillime kulturore dhe historike në Britani dhe në Shtetet e Bashkuara, për ku lundronte anija.



Çka nuk dimë për Titanikun?



Titaniku TEKST,_12_prill_12_825721


Në 15 prill mbushet një shekull nga përmbytja e Titanic. Përmbytja shkaktoi mbi 1,500 viktima, por edhe u shndërrua në ngjarjen detare më të njohur në histori, që u përjetësua në filma, libra dhe dokumentarë të shumtë. Por, ka edhe shumë aspekte të tragjedisë që nuk dihen. Këto janë dhjetë prej tyre.

- Në mbrëmjen e 14 prillit, kur anija goditi një akullnajë, udhëtarëve në klasën e parë iu shërbye darka që përfshinte stridhe (kërmill deti), salmon i zier, filet viçi, qengj me salcë e nenexhik, çokollatë e shkrirë dhe puding. Çdo pjatë shoqërohej me lloje të ndryshme vere, pije alkoolike dhe puro ose cigare të shtrenjta.

- Në Titanic ekzistonte edhe gazeta ditore e anijes, ‘The Atlantic Daily Bulletin’, që përfshinte lajmet e fundit nga bursa, rezultatet e garave të kuajve dhe thashethemet e shoqërisë së lartë. Të gjitha lajmet transferoheshin me telegraf dhe pastaj shtypeshin në anije.

- Titanic ishte i pajisur me shumë pajime luksi, si hamam turk, bibliotekë, dhomë skuosh dhe pishinë me ujë të ngrohtë. Gjithashtu, anija posedonte edhe një sallë operacioni, të pajisur me pajisje për operacione të ndërlikuara.

- Në bordin e anijes ndodheshin disa prej njerëzve më të pasur dhe më të njohur në botë megjithëse munguan dy persona të rëndësishëm. Financieri J.P. Morgan dhe prodhuesi i famshëm i çokollatave, Milton S. Hershey, edhe pse i kishin nxjerrë biletat, në momentin e fundit e anuluan udhëtimin.

- Gati një muaj pas përmbytjes, aktorja Dorothy Gibson, e cila i mbijetoi katastrofës, interpretoi në filmin pa zë “E Shpëtuar nga Titaniku”, ku përshkroi rrëfimin e saj personal. Ishte ky filmi i parë, nga dhjetëra të tjerë që përshkruan fatin e anijes.

- Muzeu i Titanic, në Boston, është më i madhi që i dedikohet tragjedisë. Ai posedon një koleksion të rrallë, që përfshin barkat e shpëtimit, flamurin britanik të anijes, menynë e darkës, qilimi që ishte shtruar për udhëtarët e klasës së parë, letra e kartolina që udhëtarët kishin marrë me vete në bord, një kambanë që ishte vendosur në kuvertën e anijes, etj.

- Sipas gazetës britanike ‘The Mirror’, së fundmi është gjetur violina që i përkiste kryemuzicientit të grupit muzikor në kuvertën e anijes, që bëri muzikë deri në çastet e fundit para përmbytjes. Tashmë po bëhet ekspertiza e nevojshme për verifikimin e vërtetësisë së saj. Nëse del se violina vërtet është marrë nga fundi i detit, ajo mund të vlejë disa dhjetëra miliona dollarë.

- Ish-shtëpia e të mbijetuarës më të njohur, Margaret Braun, në Denver, është shndërruar në muze. Pas përmbytjes së Titanic, ajo bë e famshme si “e papërmbytshmja Moli Braun”. Në filmin me Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet, Braun ishte gruaja e vetme që luftonte me një marinar dhe që në fund ia doli të kthente një barkë për të marrë të mbijetuarit në det, përfshirë këtu edhe heroinën e filmit, Rose. Pakkush e di se kjo ishte ngjarje e vërtetë.

- E mbijetuara e fundit e Titanic’ut vdiq në vitin 2009. Milvana Dean ishte nëntë vjeç në kohën e tragjedisë. Ajo vdiq në moshën 106-vjeçare, disa muaj pasi që DiCaprio dhe Winslet u pajtuan që të paguanin shpenzimet për trajtimin e saj.

- Shumë burime pretendojnë se kënga që grupi muzikor në Titanic interpretoi para fundosje së anijes ishte “Afrohu o Zot Tek Unë”. Mirëpo, gjatë një interviste për ‘The New York Times’ (në vitin 1992) ,Harold Bride, i vetmi muzicient i mbijetuar i grupit, deklaroi se kënga e fundit ishte “Marshi i Vjeshtës”.

explorerunivers
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
 
Titaniku
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Enigma-
Kërce tek: