Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Historia e Homoseksualitetit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
gjinkalla

gjinkalla


Numri i postimeve : 117
Join date : 09/05/2012

Historia e Homoseksualitetit Empty
MesazhTitulli: Historia e Homoseksualitetit   Historia e Homoseksualitetit EmptyTue May 29, 2012 7:39 am

Homoseksualë, lesbike dhe biseksualë të famshëm në histori

Historia e Homoseksualitetit Gayflagr

Në shoqërinë tonë ne shpesh pyesim veten:
a eshte heteroseksualizmi normal dhe homoseksualizmi anormal?
Historia është dëshmitare se te dyja jane pjese e nje jete normale.
Nga studimet antropologjike tregohet se homoseksualiteti ka qenë gjithmonë një shprehje e natyrshme e seksualitetit dhe ka ekzistuar në çdo kohë dhe në çdo kulturë.
Të dhënat më të hershme datojnë që nga 2500 p.e.s, ishte
praktikuar gjerësisht nga Sumerët, Hitejtë (1400 p.e.s) ku kodi i tyre duket
se ishte një ligj që autorizonte martesën midis meshkujve.
Etruskët i përkushtonin afreske te shumta homoseksualitetit. Kina ka një traditë të lashtë të dashurive homoseksuale; në Japonine feudale e gjejme te shprehur lirishem ndermjet Samuraive.
Nga Inkasit tek azteket, nga Siberia ne Amerika e Veriut, nga Oqeania ne Afrikë.
Homoseksualiteti mashkullor ishte edhe një element qëndror i organizimit shoqëror.
Në kontinentin tonë, poetët e lashtë tregonin dashurite "e ndaluara" te Cezarit, të Tiberit, të Kaligules etj. . Por le te hyjme pak me ne detaje per kete ceshtje kaq te diskutuar.


EGJIPTI I LASHTE

Homoseksualiteti ka ekzistuar qe ne fillimet e njeriut. Deshmite me te hershme vijne nga nje varr i lashte egjiptian, rreth vitit 2450 para Krishtit. Ky varr i perket dy zyrtareve mbreterore, Niankhknum dhe Khnumhotep, te vendosur ne nje menyre te tille sikur te ishin te martuar. Egjiptologet moderne po perpiqen ende te zbulojne nese ata ishin vellezer binjake, miq te ngushte, te dashur, apo te treja prej ketyre.
Ka ende prova te homoseksualitetit ne mitologjine e lashte egjiptiane. Ndoshta me e njohura eshte ajo e Horusit (perendise se Diellit) dhe Sethit, ku thuhet se kane qene nje cift intim i asaj kohe.

GREQIA E LASHTE

Greket e lashte ishin krejtesisht te qete dhe te hapur me homoseksualitetin. Greket e lashte besonin qe marredhenia midis nje burri dhe nje djali ishte ishte me e paster se te gjitha dashurite qe ekzistonin. Vec kesaj, fjala “lesbike” vjen nga ishulli i Greqise lindore, Lesbos. Ky eshte gjithashtu vendlindja e Safos (qe ka jetuar gjate viteve 600 pr.K). Ajo ishte prifteresha e nje kulti te dashurise femerore dhe kremtoi dashurine e nje femre per nje femer tjeter ne poema dhe ne shkrime te tjera.
Te Spartanet, homoseksualiteti ishte si nje pjese e pergatitjes se tyre ushtarake. Cdo ushtar e dinte qe ishte ideale te kesh nje te dashur me te vjeter qe ta trajnonte ate ne artet e luftes. Djalin e ri e konsideronin si “te dashur” ndersa burrin “dashnor”. I dashuri dhe dashnori do te ndesheshin balle perballe. Meqenese dashnori nuk donte te turperonte te dashurin, ai luftonte me fort.
Lojrat Olimpike e kane origjinen gjithashtu nga Greqia e Lashte. Ne fillim, konkurronin vetem meshkujt dhe ishin krejt te zhveshur. Edhe spektatoret ishin vetem meshkuj.
Aleksandri i Madh (356-323 BC) kishte nje lidhje te forte dashurie me shokun e tij te ngushte te femijerise, Hefestionin. Dashuria e tyre zgjati perjete. Saqe kur vdiq Hefestioni (ne 324 Pr.K) Aleksandri, nga dhimbja e madhe, ndenji gjithe naten duke qare mbi trupin e te dashurit te tij. Nga dashuria e tyre, Aristoteli (mesuesi i Aleksandrit) ka deklaruar se “nuk ka dashuri me te madhe se ajo ndermjet dy meshkujve”. Aleksandri pati gjithashtu nje lidhje sentimentale me Bogoasin, nje djale te pallatit mbreteror ne Babiloni.
Qarkullojne zera qe edhe poetet dhe filozofet e medhenj te Greqise se Lashte ishin homoseksuale. Ketu perfshihet Anakreani (563-478 Pr.K), Euripedi (480-406 Pr.K), Sofokliu (496-406 Pr.K), Sokrati (470-399 Pr.K), dhe Platoni (427-347 BC).

MITOLOGJIA GREKE

Edhe ne mitologjine e tyre, greket e lashte tregojne akte homoseksualiteti. Ne njerin nga mitet, princi i ri dhe bukurosh i Trojes, Ganimedi, u dergua ne Malin Olimp. Atje ai i sherbente dhe i mbushte kupen Zeusit i cili kishte rene ne dashuri me te. Gruaja dhe njekohesisht motra e Zeusit, Hera, nga xhelozia e madhe e vrau djaloshin Ganimed. Zeusi i pikelluar nga vdekja e tij e vendosi djaloshin ne qiell te njohur me emrin Ujori.
Nje tjeter histori eshte ajo e grindjes ndermjet Apollonit (perendise se diellit dhe muzikes) dhe Boreas (Eres se Veriut) per Hiasintusin. Ne nje version tjeter, ishte Zefirus (Era perendimore), ne vend te Boreas. Sidoqofte, te dy po grindeshin per kete dhe Hiasintusi zgjodhi Apollonin. Boreas u terbua fare nga inati dhe, ndersa Apolloni po praktikonte hedhjen e diskut, ai i fryu eres qe ta bente diskun te binte direkt e ne koken e Hiasintusit. Ai u vra menjehere. Apolloni nuk donte qe Hades (perendia e nentokes) ta merrte mikun e tij prandaj e ktheu ate ne lule, zymbyli.
Akili dhe Patrokli ishin gjithashtu nje cift intim. Te dy u rriten se bashku dhe ishin miq te ngushte (ndonese ne film paraqiten si kusherinj). Kur Hektori vrau Patroklin (i cili ishte veshur si Akili me parzmoren e tij), Akili u terbua fare. Sillej lart e poshte duke vrare njerez, perfshire ketu edhe Hektorin. Pak dite me vone, vdiq edhe Akili. Te dy miqte u varrosen se bashku per te kaluar perjetesine ne Ishullin e Bardhe. Me vone Aleksandri i Madh me te dashurin e tij te zemres, Hefestionin, vizitojne varrin e tyre dhe bejne homazhe.
Edhe Herkuli (Herakliu ne mitologjine greke) dhe miku i tij me i mire, Hilas, kishin nje marredhenie. Kur nimfa, Driope, rrembeu Hilasin, Herkuli u be si i cmendur. Sillej lart e poshte duke rrezuar pemet dhe duke vrare cdo gje qe i dilte perpara. Jasoni pati frike per vete, Argonautet e tij, dhe vet Argon prandaj i duhej ta bindte Herkulin te ikte larg. Herkuli nuk e pa kurre Hilasin.
Nje tjeter eshte historia e Demonit dhe Fintiasit (nganjehere Pitia). Fintiasi do te denohej me vdekje per dicka qe kishte bere, keshtu qe Demoni ofroi jeten e tij ne kembim te jetes se mikut te tij. Dionisi (perendia e veres) e pa kete veprim shume human dhe i fali te dy. Edhe Dionisi bente orgji me Orfeun (“njeriun e pare te dashurise midis meshkujsh”).
Jane gjithashtu edhe mitet e Orestit dhe Piladit, Narcisit (qe dashuronte vetveten), dhe Hermafroditit (i cili kishte lindur mashkull, me pas ishte bashkuar me nje nimfe, dhe me vone u be gjysem mashkull dhe gjysem femer).

ROMA E LASHTE
Edhe Roma e lashte ishte e hapur ndaj homoseksualitetit derisa erdhi Krishterimi. Jul Cezari (100-44 Pr.K) dhe Mark Antoni per shembull. Thuhet qe Cezari ka thene se do te ishte “bashkeshorti i cdo gruaje, dhe gruaja e cdo burri”. Ciceroni (106-43 Pr.K) ishte nje tjeter udheheqes politikan romak qe thuhej se ishte homoseksual.
Ishte gjithashtu edhe Perandori romak, Adriani (76-138 pas Krishtit), dhe djaloshi i bukur, Antinous (110-130) ku thuhej qe ishte dashuria e vetme e vertete e Adrianit. Shume njerez e krahasojne ende dashurine e ketyre te dyve me ate ndermjet Zeusit dhe Ganimedit. Kur Antinous vdiq ne menyre te mistershme ne ujrat e Nilit, Adriani u pikellua aq thelle saqe ndryshoi Boten Romake. Pas vdekjes se Antinousit, Adriani besonte se ai u be perendi, disa thone qe ishte Adriani qe e shpalli te tille ate duke e perkujtuar ate me statuja ne tere boten romake. Yllesia e Shqiponjes dikur mbante emrin e Antinousit me urdher te Adrianit, por me vone u ndryshua nga te krishteret. Sot ne bote Antinous mbahet si perendia (zoti) i te gjithe homoseksualeve te botes. Mendohet qe Adriani pati nje lidhje edhe me Mark Aurelin.
Disa poete homoseksuale te Romes se lashte ishin Horasi (65-8 pr.K), Ovidi (43 pr.K-17 pas.K), dhe Virgjili (70-19 pr.K). Virgjili e pranonte pasionin e tij per Augustin (Oktavianin) ne poemen e tij, Eklogat. Nje tjeter poet i Romes antike qe ishte homoseksual ishte Seneka (4?pr.K-65 ps.K). Ai pershkruante se si ishte “pasiv” i dashuri tij kur ata benin dashuri.

BIBLA

Edhe Bibla permban prova te homoseksualitetit midis Davidit dhe Xhonatanit. Te Samuelit 20:41, citohej, “…dhe kur djaloshi po ikte, Davidi u ngrit nga vendi, u perkul tri here me fytyre perdhe. Ata filluan ta puthnin njeri-tjetrin te perlotur, derisa Davidi qau me shume”.
Te Samuelit 1:26 citohej (pasi Xhonatani vritet), “i brengosur jam per ty, vellai im Xhonatan: teper i bukur, dhe i dashur ishe per mua. Dashuria jote ishte per mua me e madhe se dashuria per grate. Ashtu si nje nene e do djalin e saj te vetem, ashtu te dua dhe une ty”.
Disa te krishtere do te perpiqeshin te perdorin Levitikun 18:22 dhe 20:13 kunder homoseksualitetit. Aty thuhet “Mos u shtri me nje burre njelloj sic mund te shtrihesh me nje grua.” Thuhet gjithashtu qe njerezit nuk mund te veshin rroba te bera me dy materiale te ndryshme si pambuku dhe poliestra. Edhe te Ezekieli 18:5-18 citohet qe njerezit qe japin para me interes duhet te denohen me vdekje. Shume gjera qe do t’i konsideronim si te gabuara tani, ishin te lejuara ne Testamentin e Vjeter: flijimi i kafsheve, poligamia, femra si prone, dhe skllaveria.
Disa njerez diskutojne gjithashtu per shkaterrimin e Sodomit dhe Gomorres. Megjithate, ne citimin te Ezekieli 16:49-50 thuhet qe ata u shkaterruan per mos-mikepritjen e tyre, krenarine, pasurine, dhe mosperfilljen e nevojtareve.
Disa njerez tani besojne qe edhe Jezus Krishti ishte homoseksual, meqenese thuhet qe nuk u martua kurre (edhe pse nuk po perpiqem te bind askend per kete).

BRITANIA
Mendohet qe edhe mbreterit e hershem britanike ishin homoseksuale: Mbreti Richard I zemer-luani (1157-1199) dhe Filipi II (1165-1223) gjate aventures se tyre ne Kryqezaten (fushaten) e Trete. Ishin gjithashtu Mbreti Eduardi II (1284-1327) dhe Piers Gaveston te cilet ishin miqte te ngushte, deri ne intimitet.
Madje edhe i madhi William Shakespeare (1564-1616) dhe kompozitori Ludwig von Beethoven (1770-1827) thuhet qe ishin homoseksuale (gay).

ITALIA DHE FRANCA
Edhe disa nga artistet italiane te Rilindjes ishin homoseksuale. Ne liste perfshihet Donatello (1386-1466), Leonardo da Vinci (1452-1519), Rafael (1483-1520), dhe Mikelanxhelo (1475-1564). Njerezit tani thone qe edhe “Mona Liza” e Leonardos nenkupton te dashurin e tij me fytyre gruaje! Gjithashtu edhe Kazanova hyn ne kete mes.
Disa njerez diskutojne nese Zhan D’Arka (1412-1431) ishte lesbike apo jo. Ajo u betua qe e vogel se do te mbetej e virgjer. Ajo shkoi ne kryqezate (fushate) per te ndihmuar Karlin VII per te marre ate qe pretendonte ne fronin francez. Zhan D’Arka u dogj si magjistare dhe heretike ne 1431 dhe me vone u shpall shenjtore. Pothuajse cdo aspekt i historise se Zhane D’Arkes mbetet plotesisht i diskutueshem sot.

AMERIKA

Mendohet qe edhe Presidenti George Washington (1732-1799) dhe Alexander Hamilton (1755-1804) kane pasur nje lidhje homoseksuale. Me 3 Mars 1777, Washington punesoi Hamiltonin si sekretarin e tij personal. Hamilton pastaj u lejua te bente disa sherbime ushtarake. Ne 1789, Washington caktoi Hamiltonin si Sekretarin e pare te Thesarit te Shteteve te Bashkuara.
Ka fjale qe thone se Alexander Hamilton ka pasur nje lidhje me John Laurens (1754-1782) dhe e krahasonin veten me Demonin dhe Fintiasin (e mitologjise greke).
Edhe Presidenti Abraham Lincoln thuhet se ka pasur nje marredhenie homoseksuale me Joshua Speed. Njerezit mendojne qe ata kane qene partnere shtrati per disa vjet.
Gjate luftes se dyte boterore, Matematicieni britanik, theu sekretin e German code machine Enigma. Ai do te mbetej shpesh ne lenden e historise sepse ishte homoseksual.
Susan B. Anthony (1820-1906), aktiviste e te drejtave te barabarta, dhe Eleanor Roosevelt supozohet se kane qene lesbike ne te kaluaren, ashtu si edhe Florence Nightingale (1820-1910) dhe Amelia Earhart (1898-1937?). Emily Dickinson (1830-1886) shkroi per lesbizmin ne disa nga poezite e saj.
Pervec kesaj, ne vitet 1800, shkrimtaret Herman Melville (1819-1891) dhe Nathaniel Hawthorne (1804-1864) ishin miq intime. Melville i shkroi ne nje leter Hawthornes, “zemra jote rreh ne kraharorin tim dhe e imja ne tendin, dhe te dyja ne te Zotit.”
Aktoret dhe interpretuesit e se kaluares si James Dean (1931-1955), Rock Hudson (1925-1985), Charles Laughton (1889-1962), dhe Rudolph Valentino (1895-1926) njiheshin si homoseksuale ne kohen e tyre. Edhe kengetarja e talentuar, Janis Jopli dhe Joan Jett ishin lesbike.
Ka edhe plot njerez te famshem te kohes se sotme qe jane te hapur me seksualitetin e tyre. Keta jane Ellen DeGeneres, Anne Heche, Melissa Etheridge, k.d. lang, Elton John, Amy Ray dhe Emily Saliers i Indigo Girls, Chastity Bono (e bija e Sonny dhe Cher), Jodie Foster, Ricky Martin, George Michael etj.

FLAMURI I YLBERTE

Perpara flamurit me ngjyrat e ylberit, pak simbole te ndryshme perdoreshin per te perfaqesuar homoseksualet. Ne Viktoria, Angli, e gjelberta lidhej me homoseksualitetin. Pas trazirave te Stonewallit ne1969, perdorej ngjyra e purpurte (vjollce) dhe homoseksualet perdornin frazen, “fuqia e purpurte” per te treguar krenarine e tyre. Ne fillimet e viteve1980, ishte trekendeshi roze (pink). Trekendeshi roze u krijua per te dalluar meshkujt homoseksuale ne kampet e perqendrimit te Gjermanise Naziste.
Ne 1978, Gilbert Baker i San Franciskos percaktoi flamurin me ngjyrat e ylberit per te perfaqesuar krenarine (paraden) homoseksuale. Flamuri origjinal kishte tete ngjyra: roze, te kuqe, portokalli, te verdhe, jeshile, blu, indigo dhe vjollce. Keto ngjyra perfaqesonin seksualitetin, jeten, sherimin, diellin, natyren, artin, harmonine dhe shpirtin. Me pas flamuri ndryshoi ne vetem gjashte ngjyra (e kuqe, portokalli, e verdhe, jeshile, blu dhe vjollce) dhe akoma edhe sot perdoret si simbol i krenarise (paradave) te homoseksualeve (lesbike, gay, biseksuale, transeksuale). Madje eshte miratuar edhe nga Kongresi Nderkombetar i Krijimit te Flamujve.


Edituar për herë të fundit nga gjinkalla në Tue May 29, 2012 7:47 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjinkalla

gjinkalla


Numri i postimeve : 117
Join date : 09/05/2012

Historia e Homoseksualitetit Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Homoseksualitetit   Historia e Homoseksualitetit EmptyTue May 29, 2012 7:46 am

Homoseksualiteti egziston tek te gjitha kafshet

Dokumentar i plote i ndare ne 6 pjese













Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Historia e Homoseksualitetit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e vertete e nje djali

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Enigma-
Kërce tek: