Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Xhelozia

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Xhelozia Empty
MesazhTitulli: Xhelozia   Xhelozia EmptyMon May 28, 2012 2:19 pm

Xhelozia

Xhelozia How-to-Deal-With-Jealousy


Kur luftoni kundër momentit, ju në të vërtetë luftoni kundër tërë gjithësisë. Në vend të kësaj, mund të vendosni që sot të mos luftoni kundër tërë universit, duke luftuar kundër këtij momenti. Kjo do të thotë se: PRANIMI I KËTIJ MOMENTI DUHET TË JETË I PLOTË DHE TËRËSOR. Ta pranoni botën siç është, e jo ashtu siç do të dëshironit jut ë ishte në këtë moment. Kjo është me rëndësi të kuptohet.
Mund të dëshironi që bota (dhe të gjitha në jetën lineare) në të ardhmen të duken ndryshe, por në këtë moment duhet ta pranoni siç është.
Kur ndiheni të penguar apo të shqetësuar shkaku I NDONJË NJERIU APO SITUATE, përkujtohuni që të mos reagoni në NJERIUN apo në SITUATËN veçse në NDJENJAT tuaja. Ato janë ndjenjat tua, kurse ndjenjat tua nuk janë gabim I HUAJ. Kur ta keni kuptuar këtë plotësisht, do të jeni të gatshëm që ta merrni përgjegjësinë për NDJENJAT tuaja dhe t’i ndryshoni ato. E nëse gjërat mund t’i pranoni siç janë, do të jeni të gatshëm ta merrni përgjegjësinë për situatën tuaj si dhe për të gjitha NGJARJET që i përjetoni si PROBLEME.
Kjo është qenësorja (esenca). Ndërkaq, në jetën linerare (në ekzistencë) shqetësimet janë ndër më të ndryshmet, që, kryesisht janë pasojë e jetës në sipërfaqe, në cekëtinë, pra në ekzistencë. Qenësia (esenca) është AKSION, sipërfaqja (ekzistenca, jeta lineare) është vetëm REAKSION.
Jeta në cekëtinë prodhon frikë të pakufishme si xhelozinë, urrejtjen, tradhtinë, vlerësimin, thashethemnajat…etj.
Xhelozia ndërtohet në krahasim. (Po të jetonte vetëm një njeri në botë, a do kishte xhelozi?). Por, xhelozia “ushqehet” nga frika. Pse jemi dhe pse bëhemi xhelozë? Sepse dikush (me diçka) është gjithnjë më i mirë se na… dikush është më i suksesshëm, më i bukur, më i pasur, më i ri…etj. Kur të krahasomi, atëherë, thellë në ne, një xixë e xhelozisë nisë të bulojë.
Në përgjithësi shpallja e fatlumërisë personale, të tjerët i bën xhelozë, sepse kur të krahasohen me ty, shohin veten e tyre. Prandaj, të mençurit e ruajnë fatlumërinë e tyre, (në cilëndo fushë të jetës) nuk e ekspozojnë, nuk kapërdisen.
Në dashuri, frika për humbjen e partnerit, e shkakton xhelozinë. Kjo frikë vazhdimisht rritet dhe dikur kalon e shndërrohet në sëmundje. Në këtë shkallë, xheloxia shndërrohet në ortek të borës, që rrënon e shkatërron dhe asgjë – nuk ndërton.
Është e çuditshme se në shkallën më të lartë të xhelozisë arrijnë njerëzit me MUNGESA. Ata që kanë dyshime (pse vetë nuk janë të pastër), ata që kanë pasiguri (sepse vetë kanë mungesa), ata që nuk kanë qëndrueshmëri (sepse vetë janë të dobët),.. zakonisht janë shumë xhelozë dhe nuk arrijnë ta sundojnë e kontrollojnë këtë ndjenjë rrënuese.

Por si mundet kjo “sëmundje”?

Hapi i parë, sikurse në çdo çështje tjetër që ju mundon, është ta pranoni se ekziston problemi. Shumica e njerëzve nuk ia dalin ta pranojnë se sjellja e tyre dhe perceptimi që ata kanë kundrejt partnerit apo një personi tjetër është irracionale dhe nuk është e bazuar, në shumicën e rasteve, në perceptim të drejtë. Atëherë, kur e pranon se ekziston problemi mund të gjesh motivimin e duhur për tu përballur me të dhe për të kërkuar ndihmë.
Hapi i dytë është ta kuptosh se pavarësisht se a je me atë person apo jo, a po e spiunon apo jo, a e kontrollon apo jo – asgjë mbi këtë tokë nuk mund ta garantojë besnikërinë e tij/sajë. Ai/ajo do të jetë besnik vetëm nëse ai/ajo do – jo për shkak se ti e kontrollon, i bënë presion apo e bënë të ndihet se është nën përcjellje.
Hapi i tretë është të punosh me veten dhe ta kuptosh këtë fakt: partnerit yt nuk është me ty për shkak se ti je xheloz/e, as për shkak të presionit që t’i ushtron mbi të që ai/ajo të të qëndroj besnik/e – Ai/Ajo është me ty për shkak të cilësive të tjera që ti posedon. Duke mos e shfaqur xhelozinë, ti manifeston karakteristikat e tua më të mira: vetëbesimin, pavarësinë, besimin në partnerin, logjikën e shëndoshë, pjekurinë, etj. Të gjitha këto janë shumë më atraktive sesa xhelozia e cila nuk mund të prodhojë kurrë rezultate të mira.
Hapi i katërt: Binduni se asnjë kompani sigurimi nuk mund të ofrojë garancion se lidhja juaj do të zgjas përgjithmonë. Andaj bëhuni real, kënaquni me gjërat që keni dhe mos mendoni për më të keqen – kuptojeni se partneri yt është me ty sepse ai/ajo ndjenjë diçka të thellë dhe JO për shkak se dikush (ti) e detyron.
Këto janë vetëm disa këshilla e natyrisht që duhet të punoni me veten nëse doni rezultate konkrete.
Është e vërtetë se ekziston edhe xhelozia pozitive! Sa e mrekullueshme dhe sa rezultate prodhon xhelozia pozitive do të na duhej t’i mbushim disa faqe me shembuj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Xhelozia Empty
MesazhTitulli: Re: Xhelozia   Xhelozia EmptyMon May 28, 2012 2:22 pm

Krahasuar me meshkujt, në përditshmërinë tonë mbisundon bindja se, femrat kanë më tepër prirje që në mënyrë më euforike dhe më agresive ta shfaqin xhelozinë e tyre. Besohet se, në këto situata të eskalimit të xhelozisë, femra është në gjendje që mashkullit t'i shkaktoj asi dëmi të paparaparë, saqë, një gjë të tillë, ai as që mund ta merr me mend, edhe pse ajo do të jetë thellësisht e bindur se me këto veprime i shkakton pasoja të mëdha në rend të parë vetes.






▪ Mendohet se intensiteti i kësaj xhelozie është aq i shprehur saqë ajo eksponohet me hakmarrje të paparë si ndaj armiqve të vërtetë, ashtu edhe ndaj atyre që për momentin janë të trilluar.Shikuar edhe historikisht, ne meshkujt gjithnjë kemi qenë të pirur që xhelozinë femërore ta madhështojmë ndoshta edhe më tepër se sa ajo është realisht, e në të vërtetë përherë kemi qenë viktimat e saj. Për shembull helenët e vjetër xhelozinë femërore e kanë cilësuar si një rrezik më të madh për meshkujt, se sa që mund të jetë vetë armiku më i përbetuar. Nëse në këtë kontest shërbehemi me tregime mitologjike nga Greqia Antike, nga 12 zotat e famshëm të Olimpit, do të kemi shembullin më tipik të perëndeshës HERA, gruas së Zeusit. Hera, ishte tejet e çmuar dhe e nderuar sepse ishte perëndesha e martesës dhe mbrojtësja e familjes. Nga fama e saj e madhe që kishte, ajo në mes tjerash, ka qenë e njohur edhe për xhelozinë e paparë ndaj bashkëshortit Zeusit, dhe metodave tejet të ashpra hakmarrëse ndaj të gjithë atyre që kanë qenë në shënjestrën e xhelozisë së saj. Kuptohet se, për këtë ekspansion të shfrenuar të xhelozisë tek Hera, një kontribut të madh i ka dhënë vetë bashkëshorti i saj Zeusi, i cili ka qenë i njohur për shumë afera dhe aventura dashurore. Pasi ajo ndjehej e tradhtuar, natë e ditë ka qenë e preokupuar me gjetjen e formave sa më të ashpra hakmarrëse si ndaj bashkëshortit të saj ashtu edhe ndaj dashnoreve dhe fëmijëve të lindur nga lidhjet jashtëmartesore.


Nga këndvështrimi i ynë i kohës së sotme, martesa në mes të Zeusit dhe Herës, si dhe shumë shembuj tjerë mitologjik të martesave të ngjashme, figurativisht paraqesin personifikimin e moralit të elitës së shoqërisë së atëhershme. Kjo na jep në dije, se gratë atëbotë, kryekëput kanë qenë të kufizuara në veprimet rreth shtëpisë dhe familjes, ndërsa meshkujt kanë pas liri dhe të drejta të pakufizuare. Një privilegje e tillë shoqërore, atyre ju ka mundësuar që shpesh të kenë afera të ndryshme dashurore dhe lidhje të shumta jashtëmartesore.


Një shembull tjetër tipik të pasqyrimit mitologjik të xhelozisë, kemi edhe te rasti i heroit të pamposhtur kombëtar helen HERAKI, i cili ka pësuar pikërisht nga xhelozia femërore.


Xhelozia si fenomen shoqëror dhe kryekëput e shprehur si karakteristik e gjinisë femërore, nuk ka qenë prezentë vetëm në mitologjinë e lashtë Greke, por ajo është prezent edhe në mitet e popujve dhe kulturave të ndryshme botërore nga historia e lashtë njerëzore. Ta zëmë, edhe trimi më i madh dhe legjendar i popullit german SIGUARDI, ka pësuar nga xhelozia e BRUNHILDëS së dashuruar në të, mu pse ai nuk është martuar me te. Ajo, përveç se e vret SIGUARDIN nga xhelozia, më pas bënë edhe vetëvrasje.





Vlerësimi nga këndvështrimi bashkëkohor i Xhelozisë


Në kohën e sotme bashkëkohore, xhelozia si fenomen sigurish që trajtohet nga një këndvështrim krejtësisht më të përsosur. Psikologët sinjalizojnë për shumë lajthime që mbizotërojnë edhe sot e kësaj dite rreth definimit të saj. Konstatimi themelor është se, xhelozia si një formë e sjelljes destruktive shoqërore, nuk mund të ndërlidhet kryekëput vetëm si karakteristikë e shprehur ndërmjet gjinive të ndryshme duke u pajtuar vetëm me konstatimin se, meshkujt në krahasim me femrat, ndryshe reagojnë dhe e shprehin këtë ndjenjë. Meshkujt ta zëmë dinë që në mënyra më perfide ta fshehin ose mbulojnë këtë ndjenjë, ndërsa femrat më janë të pritura që atë ta shfaqin pa marrë parasysh flagrancën e regjistrimit të saj nga të tjerët.


Sipas mendimit të psikologëve, përkatësia gjinore në asnjë mënyrë nuk mund të jetë relevante në përcaktimin e nivelit të shfaqjes së ndjenjës destruktive të xhelozisë, por në këtë drejtim, një rol të madh luan trashëgimia, struktura e personalitetit, gjendja mentale dhe shëndetësore e individit, shkalla e arsimimit, vetëdija sociale si dhe rrethi në përgjithësi. Pavarësisht nga cili faktor është shkaktuar xhelozia, ajo në veprim kurrë nuk duhet të konsiderohet si pa pasoja. Shpalosja e xhelozisë gjithnjë shkakton situata të pakëndshme dhe hakmarrëse, të cilat, varësisht nga personaliteti tek i cili apo cila shprehet, mund të ketë pasoja të ndryshme me përmasa katastrofave.


Më tej, ekspertët konstatojnë se xhelozia është një ndjenë instiktive me të cilën lind njeriu, por, dallimi qëndron se disa prej nesh jemi më imun ndaj saj, kurse të tjerët kanë më shumë prirje në shprehjen e saj .


Rrjedhat komplekse që e përcjellin një individ gjatë etapave të ndryshme zhvillimore të ngritjes dhe kompletimit të personalitetit të tij të tërësishëm, përgjithësisht luajnë një rolë tejet të rëndësishëm, si në intensitetin e shfaqjes, ashtu edhe në mënyrën e manifestimit të saj. Andaj, xhelozia dhe forma e veprimit, janë shprehje tërësisht individuale dhe kanë të bëjnë me faktorët e ndryshëm të cilët e përcjellin një individ gjatë formimit gradual të personalitetit të tij të tërësishëm.


Dhe, për fund të konstatojmë se, nëse një person ka një integritet të formuar, vetëbesim dhe besim tek partneri dhe marrëdhëniet reciproke, xhelozia kurrë nuk do të shkaktoj probleme edhe pse gjenetikisht, çdo individ në vete e bartë këtë ndjenjë të rrënjosur. Një person kështu i kompletuar, do të dijë më së miri se si ta kanalizoj dhe nivelizoj çdo shfaqje eventuale të çfarëdo ekspansioni të kësaj ndjenje të lindur instiktive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
 
Xhelozia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~OKULTIZEM~ :: Spiritualitet-
Kërce tek: