Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Top 10

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
gjinkalla

gjinkalla


Numri i postimeve : 117
Join date : 09/05/2012

Top 10 Empty
MesazhTitulli: Top 10   Top 10 EmptySat May 26, 2012 9:16 pm

Top 10 Top-10



10 Qyteterime


Të lashtët ishin më të avancuar



Top 10 Civizimetevjetra


Ashtu si një Indiana Jones në jetën reale, arkeologu rebel David hatcher Childress ka ndërmarrë shumë udhëtime të pabesueshme në disa prej qosheve më të vjetra dhe më të largëta të botës.

Duke shkruajtur në mënyrë shumë pjellore për qytete të humbur dhe qytetërime të lashtë, ai ka prodhuar jo më pak se gjashtë libra të gjatë (seritë e qyteteve të humbur), duke realizuar një kronikë të lavdive të kujtuara turbull për vendndodhje të fshehta që nga shkretëtira e Gobit deri tek Puma Punku në Bolivi, nga Mohenjo Daro në Ba'albek.

Këtë shkrim ekskluziv ai e ka ofruar vetëm pak kohë para se të nisej në një tjetër udhëtim për në Guinenë e Re në një tjetër ekspeditë arkeologjike.

1. MU-të e lashtë ose LEMURIA

Sipas shumë burimeve ezoterikë, qytetërimi i parë u zhvillua 78 mijë vjet më parë në kontinentin gjigant të njohur si Mu ose Lemuria dhe ai zgjati plot 52 mijë vite.

Ndonjëherë thuhet se janë shkatërruar prej tërmeteve të shkaktuar nga një zhvendosje e ploeve që ka ndodhur 26 mijë vjet më parë, ose afërsisht në vitin 24 000 para Krishtit.

Ndërkohë që MU nuk patën teknologji të lartë sa ajo që supozohet për qytetërimet e mëvonshëm, thuhet, megjithatë ata kanë arritur të kenë disa teknologji të përparuara, sidomos në ndërtimin e ndërtesave megalitike jetëgjata që ishin në gjendje t'u mbijetonin tërmeteve. Megjithatë, ishte shkenca e qeverisjes që thuhet se ka qenë arritja më e madhe e MU-ve.

Supozohet që të ketë patur një gjuhë dhe një qeveri. Arsimi ishte kyçi i suksesit të perandorisë dhe për arsye se çdo pjesëtar i saj ishte i mësuar me ligjet e universit dhe kish marrë trainim të plotë në një profesion apo zanat, rezultati ishte një prosperitet i mrekullueshëm.

Arsimimi i një fëmije ishte i detyrueshëm në moshën 21 vjeç me qëllim që të ishte i kualifikueshëm për në shkollën e qytetarisë. Kjo periudhë trainimi zgjati shtatë vjet; kështu, mosha më e herët kur një person mund të bëhej qytetar i perandorisë ishte 28 vjeç.

2. ATLANTIDA E LASHTE

Thuhet se kur u fundos kontinenti i Mu, oqeanet e të gjithë botës u ulën në mënyrë drastike teksa uji u derdh për në Basenin e ri të sapoformuar të Paqësorit. Ishujt relativisht të vegjël që kishin ekzistuar në Atlantik gjatë kohës së qytetërimit Lemurian ishin lënë të thatë prej oqeanit në tërheqje.

Toka që sapo kish dalë në sipërfaqe u bashkua me Arkipelagun Poseid në Oqeanin Atlantik për të formuar një kontinent të vogël. Ky kontinent quhet Atlantidë nga historianët sot, ndonëse emri i vërtetë i tij ishte Poseid.

Besohet se Atlantida e ka çuar teknologjinë në faza shmë të përparuara, shumë përtej asaj që ekziston në planetin tonë sot. Në librin "A Dweller On Tëo Planets", i diktuar fillimisht në vitin 1884 nga Filos Tibetiani një djaloshi të ri nga Kalifornia me emrin Frederick Spenser Oliver, si dhe në një pasues të këtij libri në vitin 1940, 'An Earth Dweller Returns", përmenden shpikje dhe pajisje të tilla si kondicionerët e ajrit për të përballuar vapën e padurueshme; llampat cilindrike pa ajër, tubat e kristalit të ndriçuar nga forcat anësore të natës; pushkë elektrike, armë që shfrytëzojnë energjinë elektrike si forcë shtytëse (armë të tilla përbëjnë sot një shpikje të kohëve të fundit); transportin me një binar; gjeneratorë uji, një instrument për kondensimin e ujit nga atmosfera; si dhe Vailx-ët, një anije kozmike që udhëhiqet nga forcat shtytëse dhe tërheqëse.

Edgar Cayce, në një lexim fliste për shfrytëzimin e aeroplanëve dhe të kristaleve apo të gurëve të zjarrit që përdoreshin për energji dhe zbatime të tjerë. Ai gjithashtu flet për shpërdorim të pushtetit dhe paralajmërimeve për shkatërrim në të ardhmen.

3. PERANDORIA RAMA E INDISE

Për fat të mirë, librat e lashtë të Perandorisë Rama të Indisë janë ruajtur, ndryshe nga ato të Kinës, Egjiptit, Amerikës Qendrore, Perusë. Shumë prej këtyre vendeve të lashta janë tani ose shkretëtirë, gëlltitur nga xhungla të dendura, ose në fund të ndonjë oqeani.

Megjithatë, India, pavarësisht shkatërrimeve nga luftërat dhe pushtimet, arriti të ruajë një pjesë të madhe të historisë së saj të lashtë. Për një kohë të gjatë, nuk besohej se qytetërimi indian e kish origjinën përpara vitit 500 para Krishtit, ose vetëm rreth 200 vjet para pushtimit të nënkontinentit nga Aleksandri i Madh.

Në shekullin e kaluar, megjithatë, qytetet jashtëzakonisht të sofistikuar të Mohenjo Daros (Kodra e të Vdekurve) dhe Harappa janë zbuluar në Luginën Indus të Pakistanit të sotëm.

Zbulimet e këtyre qyteteve i detyruan arkeologët të shtyjnë datat për origjinën e qytetërimit indian me mijëra vjet më herët.

Për habinë e hulumtuesve të kohëve të sotme, qytetet që kishin qenë zhvilluar shumë i bënë arkeologët më të spikatur të besojnë se ata ishin konceptuar në tërësinë e tyre para se të ishin ndërtuar: një shembull i hershëm i planifikimit urban. Edhe më mbresëlënës është fakti që sistemi hidraulik i ujërave të zeza në të gjithë qytetin e madh është më superior se ata të Pakistanit, Indisë dhe shumicës së vendeve aziatike sot.

4. QYTETERIMI OSIRIAN NE MESDHE

Thuhet se në kohën e Atlantidës dhe Ramas, Mesdheu ishte një luginë e madhe dhe pjellore. Ky qytetërim i lashtë, para Egjiptit dinastik, ishte i njohur si Qytetërimi Osirian. Lumi Nil dilte nga Afrika, ashtu si sot dhe quhej Lumi Stix.

Megjithatë, në vend derdhej në Detin Mesdhe, në deltën e Nilit në veri të Egjiptit, ai vazhdonte në luginë dhe pastaj kthehej në drejtim të perëndimit duke rrjedhur në pjesën më të thellë të Luginës së Mesdheut ku krijoi një liqen të madh dhe pastaj rridhte sërish ndërmjet Maltës dhe Sicili dhe më pas në jug të Sardenjës në Atlantik, në Gjibraltar (Kolonat e Herkulit).

Kur Atlantida u shkatërrua në një kaos apokaliptik, ky ndryshim kataklizmik në Atlantik ngadalë përmbyti pellgun e Mesdheut, duke shkatërruar qytete të mëdha Osiriane dhe duke i detyruar banorët të lëvizin në terrene më të lartë. Kjo teori shpjegon mbetjet e çuditshme megalitike që gjenden anembanë Mesdheut.

Është një fakt arkeologjik që ka më shumë se 200 qytete të njohur të fundosur në Mesdhe. Qytetërimi egjiptian, së bashku me atë Minoan dhe Mikenian në Kretë si dhe Greqia janë, në teori, mbetjet e kësaj kulture të madhe shumë të lashtë.

Qytetërimi ndërtoi struktura të mëdha që i rezistonin tërmeteve dhe kishte energji elektrike si dhe komoditete të tjera të zakonshme gjatë kohës së Atlantidës. Ashtu si Atlantida dhe Rama, ata kishin mjete ajrore dhe lloje të tjera transporti, shpesh të një natyre elektrike.

Gjurmët misterioze të qerreve të Maltës, të cilat shkojnë mbi shkëmbinj dhe nën ujë, mund të jetë pjesë e një linje të lashtë Osiriane tramvaji, ndoshta që shërbenin për të transportuar gurë drejt qyteteve që tani janë nën ujë.

Ndoshta shembulli më i mirë i teknologjisë së lartë të Osirianëve është platforma e mrekullueshme që është gjetur në Ba'albek, Liban.

Platforma kryesore është e përbërë nga shkëmbinjtë më të mëdhenj të latuar në botë, Muret e famshëm të gurit në Ba'albek. Disa gurë të veçantë janë 82 këmbë të gjatë dhe 15 këmbë të trashë dhe janë vlerësuar se peshojnë mes 1.200 dhe 1.500 tonë secili!

5. QYTETERIMI UIGER NE SHKRETETIREN E GOBIT

Thuhet se shumë qytete të lashtë kanë ekzistuar në kohën e Atlantidës dhe Ramas në qytetërimin e Uiger në shkretëtirën e Gobit. Megjithëse Gobi është tani një shkretëtirë, këto qytete ishin porte oqeani.

Edgar Cayce ka thënë dikur se në një qytet të humbur në shkretëtirën Gobi do të ishin zbuluar ashensorë, dhe ndonëse kjo nuk ka ndodhur ende, gjithësesi nuk është e përjashtueshme.

Vimanat dhe pajisje të tjera të avancuara thuhet se kanë qenë në përdorim në zonë Uiger dhe studiuesi i famshëm rus Nikolas Roerich thuhet të ketë parë një disk fluturues mbi Tibetin e veriut në vitin 1930.

Ndoshta mjeti fluturues ishte një Vimana e lashtë që vjen nga një qytet ende aktiv, duke përdorur teknologji Uiger, që ekziston në pjesën veriore të Tibetit apo shkretëtirën Gobi.

Eshtë thënë se Pleqësia e Lemurias, e njohur si Shkolla e Trembëdhjetë, zhvendosi selinë para se të ndodhte kataklizmi në pllajën e pabanuar të Azisë Qendrore që ne sot e quajmë Tibet.

Këtu ata themeluan një bibliotekë dhe shkollë të njohur si Vëllazëria e Madhe e Bardhë. Për shembull, filozofi i madh kinez Lao Tzu, i lindur në 604 p.e.s., fliste shpesh për Zota të Lashtë dhe urtësinë e tyre të thellë. Ai shkroi librin e famshëm "Tao Te Ching", ndoshta libri më popullor i shkruar ndonjëherë në gjuhën kineze.

Kur ai u largua përfundimisht nga Kina, aty nga fundi i një jete shumë të gjatë, udhëtoi në perëndim të tokës legjendare të Hsi Wang Mu. Sipas kinezëve të lashtë, kjo ishte selia e Të Lashtëve. A mund të ketë qenë kjo Vëllazëria e Madhe e Bardhë apo Shkolla e Trembëdhjetë e Mu-ve?

6. TIAHUANACO

Ashtu si në rastin e Mu dhe Atlantidës, ndërtimi në Amerikën e Jugut ishte në shkallë megalitike me teknikat poligonale të ndërtimit, projektuar për të ndërtuar mure të mëdhenj që i rezistonin tërmeteve.

Muret rezistentë ndaj tërmeteve ishin shumë të rëndësishëm në gjithë zonën e Unazës së zjarrit, në Mu-në e lashtë. Shtëpitë dhe ndërtesat e banimit janë ndërtuar nga blloqe megalitike prej guri.

Për shkak të rëndësisë së madhe që kultura i vinte mirëqenies së brezave të ardhshëm si dhe vlerësimin që kishin për rritjen graduale dhe të qëndrueshme të komunitetit, strukturat janë ndërtuar me mendimin që të rronin me mijëra vjet. Një shtëpi e ndërtuar me beton, dru dhe suva do të zgjasë njëqind vjet apo më shumë, në qoftë se mirëmbahet.

Shikoni ndërtimet megalitike të Egjiptit, Maltës, Perusë. Këto ndërtesa janë ende në këmbë sot. Cuzco, kryeqyteti i lashtë i Perusë, që ishte ndërtuar ndoshta para Incas-ve, është ende i banuar sot, pas mijëra vitesh. Në të vërtetë, shumica e ndërtesave të Cuzco sot në qendër të qytetit përfshijnë mure qindravjeçarë (ndërsa ndërtesat më të fundit të ndërtuara nga spanjollët tashmë janë shkatërruar).

Vetëm disa qindra milje në jug të Cuzcos shtrihen rrënojat fantastike të Puma Punku, në lartësitë e Altiplanos në Bolivi. Rrënojat e Puma Punku, rreth një milje nga rrënojat e famshme të Tiahuanacos, janë ndërtime masive megalitike që janë rregulluar si blloqe ndërtimi lodrash.

Çfarë lloj përmbysje kataklizmike mund të ketë bërë një gjë të tillë? Ky është lloj ndërtimi megalitik i bërë për të rezistuar për mijëra vjet, e megjithatë, blloqet 100 tonëshe janë shkatërruar veç e veç nga forca e madhe gjeologjike.

Me sa duket, kontinenti amerikano-jugor u godit befas dhe dhunshëm gjatë disa lloj kataklizmave, me shumë gjasë një zhvendosje polare. Një ish-kanal në nivelin e detit tani mund të shihet 13.000 metra lart në malet e Andeve.

Si dëshmi e mundur për këtë skenar, shumë fosile oqeani mund të gjenden pranë Liqenit Titicaca. Liqeni madje është i banuar nga të vetmit kuaj deti të ujërave të ëmbla që ekzistojnë.

7. MAJAT

Piramidat e Majave gjenden nga Amerika Qendrore deri larg në ishullin indonezian Java.

Piramida e Sukuh, në shpatet e malit Lawu pranë Surakartas në Javan qendrore është një tempull i mahnitshëm me zbukurime guri dhe një piramidë që do të ishte e njëllojtë me çdo piramidë në xhunglat e Amerikës Qendrore.

Piramida është praktikisht identike me piramidat e gjetura në vendin e lashtë Majan në Uaxactun, pranë Tikalit. Majanët e lashtë ishin astronomë dhe matematikanë të shkëlqyer, qytetet e hershëm të të cilëve kanë jetuar në harmoni të plotë agrare me tokën.

Ata kanë ndërtuar kanale dhe qytete-kopshte në të gjithë gadishullin e lashtë Jukatan.

Edgar Cayce përmend Mayat dhe teknologjinë e tyre në një libër: Sa për një përshkrim të mënyrës së ndërtimit të gurit: kemi gjetur se ishte një xham i madh cilindrik (si do të quhej sot); prerë e lëmuar në mënyrë të tillë që guri në majë të shërbente për centralizimin e fuqisë së përqendruar midis fundit të cilindrit dhe vetë gurit në majë.

Siç tregohet, të dhënat flasin për mënyra të njëjta ndërtimi në tre vende mbi tokë: në pjesën e mbuluar nga uji të Atlantidës, ose Poseidës, ku një pjesë e tempujve ende mund të gjenden nën rërën e fundit të detit, afër atij që njihet si Bimini, në brigjet e Floridës. Dhe (së dyti) në shënimet e tempujve që janë në Egjipt.

Gjithashtu (së treti), në shënimet që u përcollën në atë që është tani Jukatan, në Amerikë, ku këta gurë (për të cilët dihet shumë pak) janë duke u zbuluar tani, gjatë muajve të fundit.

Besohet se një Bankë e lashtë e të Dhënave ndodhet diku në rajonin e Majave, ndoshta nën një kompleks ekzistues piramidash, në një tunel të nëndheshëm dhe një sistem dhomash.

Disa burime thonë se, kjo depo dijesh të lashta mbahet në kristale kuarci që janë me një cilësi të jashtëzakonshme dhe në gjendje të mbajnë sasi të mëdha informacioni në një mënyrë të ngjashme me CD-të moderne.

8. KINA E LASHTE

Kina e lashtë, e njohur si Kina Han, thuhet se ka ardhur si të gjitha qytetërimet, nga kontinenti i madh Paqësor Mu. Kinezët e lashtë janë të njohur për karrot e tyre qiellore, si dhe prodhimin nefrit që ata ndanin me Mayat.

Vërtet, historitë e lashta kineze dhe të Mayave duken të lidhura ngushtë.

Antropologët kanë folur me prova për një ndikim Taoist në Amerikën Qendrore, duke treguar simbole dhe motive të dinastisë Shang (yin-yang është më i famshëm, por ka shumë më tepër) dhe më pas, duke i lidhur me artin dhe skulpturën Mayane. Nefriti ishte i një rëndësie të veçantë për kinezët Shang.

Deri tani, burimi i nefritit kinez nuk ka qenë gjetur. Pjesa më e madhe e tij mund të ketë ardhur nga Amerika Qendrore. Edhe burimi i nefritit të Amerikës Qendrore është një mister, shumë miniera të lashtë nefriti janë të pazbuluara ende.

Antropologet supozojnë se udhëtimet e kinezëve në Meksikë, midis 500-300 para Krishtit, mund të kenë patur lidhje me tregtinë Taoiste të kërpudhave magjike ose ilaçeve për jetëgjatësi.

Thuhet se kinezët e lashtë janë burimi i çdo shpikje nga letra higjienike, detektorët e tërmetit, kartëmonedhat, topat, teknologjia e raketave, metodat e printimit dhe mijëra sendeve të tjera, të teknologjisë së lartë.

Në 1959, arkeologët në Kinë zbuluan togëza rripash prej alumini të prodhuar mijëra vjet më parë. Alumini në përgjithësi është i përpunuar nga boksiti me energji elektrike!

9. ETIOPIA E LASHTE DHE IZRAELI

Nga disa tekste të lashtë si Bibla dhe libri etiopian, Kebra Negast, ne kemi rrëfime për teknologjinë e lartë të Etiopisë së lashtë dhe Izraelit. Tempulli në Jeruzalem thuhet se është ngritur mbi tre blloqe gjigande prej guri ndërtimi të ngjashme me ato në Ba'albek, Liban.

Sot, në këtë vend ekzistojnë Tempulli i Salomonit dhe Kubeja e Xhamisë së gurit, themelet e të cilit me sa duket arrijnë deri tek qytetërimi Osirian.

Ashtu si shumë ndërtime të mëvonshme fenikase, ndërtimi i tempullit që mban Arkën e Ujdisë dhe tempujt në Etiopi janë të fundmit tempuj, që janë ndërtuar prej guri megalitic. Tempulli i Madh, ndërtuar nga mbreti Salomon mbi rrënojat e tempullit të mëhershëm megalitic, ishte bërë për të mbajtur relike antike të njohur si Arka e Ujdisë.

Arka e Ujdisë thuhet se ka qenë një kuti gjeneratori elektrik që strehonte shumë objekte të shenjtë, duke përfshirë një statujë ari nga kultura të mëparshme që është quajtur E shenjta e të shenjtave.

Kjo kuti dhe statujë ari thuhet se janë hequr nga Dhoma e Mbretit në Piramidën e Madhe në Egjipt nga Moisiu, gjatë periudhës së Eksodit.

Shumë studiues besojnë se, Arka e Ujdisë, si edhe objekte të tjera të lashta, ishin në të vërtetë pajisje elektrike, disa prej të cilave adhuroheshin në tempuj si orakuj. Bibla tregon se si disa persona të paautorizuar do të preknin Arkën dhe do të elektrizoheshin në çast.

10. MBRETERIA AROI SUN E PAQESORIT

E fundit e listës së qytetërimeve të lashta është ajo e kulturës së lashtë e të panjohur të Mbretërisë Aroi Sun të Paqësorit.

Ndërsa, i ashtuquajturi kontinent i humbur i Mu u mbyt rreth 24.000 vjet më parë në një ndryshim të poleve, Paqësori u ripopullua më vonë nga një përzierje racore të të gjitha qytetërimeve, që vinin nga Rama, Kina, Afrika dhe Amerikat.

Një komb-ishull i përparuar, me sipërfaqe më të mëdha të tokës se sa janë aktualisht në Paqësor, u rrit rreth Polinezisë, Melanesias dhe Mikronezias.

Legjenda e lashtë në Polinezi ia atribuon këtë qytetërim të shquar Mbretërisë Aroi, që ka ekzistuar mijëra vjet para rizbulimit evropian të Paqësorit. Aroit thuhet se ndërtuan shumë nga piramidat megalitike, platformat, harqet, rrugët dhe të gjithë statujat në të gjithë Paqësorin qendror.

Kur disa prej më shumë se 400 kodrat me zhavorr në Kaledonian e Re u gërmuan në vitet 1960, shtyllat e betonit u studiuan dhe u konkludua se ishin ndërtuar para 5 120 pes dhe 10 950 pes.

Këto kolona të çuditshme betoni mund të gjenden në pjesën jugore të Kaledonias së Re dhe në Ishullin e Pishave.

Sipas banorëve të Ishullit të Pashkëve, statujat e ishujve ecnin ose ngriheshin në ajër në mënyrë që të lëvizin në spirale në drejtim të akrepave të orës përreth ishullit. Në ishullin e Pohnpeit, Micronesianët pretendojnë se gurët e qytetit njëmbëdhjetë milje katrorë ishin ngritur në vend.

Polynesianët e Zelandës së Re, Ishullit të Pashkëve, Hawaiit, Tahiti dhe të gjithë paraardhësit e tyre kishin aftësinë e fluturimit dhe do të udhëtojë përmes ajrit nga ishulli në ishull. A ishte ky fluturimi Atlantida ajrore që ndaloi në Maltë, Ba'albek, dhe Rama i destinuar për grumbullimin e largët në Ishullin e Pashkëve?


10 rruget vdekje-prurese..!!!


Sot ne bote pervec autostradave modrene dhe piktoreske,njihen dhe rruget e vdekjes.Keto rruge jane vdekjeprurese dhe te veshtira per tu kaluar nga automjetet,per aresye se ne disa mungon infrastruktura plotesuese dhe se disa ndodhen ne terrene teper malore.Ja disa prej tyre.

Rruga e Vdekjes "Bolivi"

Top 10 Bolivia-Road-of-Death-300x224
RrugA Yungas është një nga rrugët më të rrezikshme në botë për shoferët. Ajo shtrihet në Andet bolivianE, 70 km nga La Paz të Coroico, dhe shtrihet pothuajse 3.600 metra laretesi. Ajo ka kthesat shumë të ngushta formë u-je dhe greminA 800 metra te thella.

Rruga Siberiane e Rusise

Top 10 Russian-Siberian-Road-to-Yakutsk-300x201

Duke qenë autostrada zyrtare federale-qeveritare për në Yakutsk, ajo është e vetmja rrugë që mund te shkosh atje. Gjatë shirave kjo mund të jetë shumë e vështirë duke u mbuluar nga balta,te cilen e bën rrugë pothuajse të pakalueshme.

Rruga malore "ushtarake" Ruso-gjeorgjiane.

Top 10 Russian-Georgian-Military-Mountain-Roads-300x225

Zona ushtarake Sukhumi,me rrugen Gjeorgji ish-Bashkimi sovjetike është një rrugë tjetër shumë e rrezikshme. Shtrirë në Malet Kaukaz, nëse nuk keni aftësi të mëdha manovruese ajo behet shumë e vështirë per të kaluar nëpër këtë rrugë.

Rruga Nepal-Tibet dhe rrugët e Bangladeshit

Top 10 Nepal-Tibet-Bangladesh-Roads-300x209

Keto rruge jane ruajtur keq, rrugë rrënqethëse në zonë, ku shoferet e kamioneve dhe autobuseve duhet të navigojne me vështirësi për të marrë fshatra të vegjël. Një rrugë në Nepal, udhëheqëse nga Katmandu në Everest Base Camp eshte vertete shumë e rrezikshme,ku aksidentet dhe viktimat jane rrenqethese per cdo vit

Rruga Hiking Trail Turistike (Kinë)
Top 10 Most-Dangerous-Tourist-Hiking-Trail-China-300x216


Udhëtimet nëpër këtë rrugë mund të te japin një eksperiencë me të vërtetë rrënqethëse. Kjo është një zonë e rëndësishme-turistike të trafikut në Xian (Mt.Huashan). Pika turistike e varur prej druri eshte me te vërtetë nje arritje turistike rrugore, por kalimi neper te perben nje aventurë te vertete.

Tuneli Guoliang në Kinë

Top 10 Magnificient-Guoliang-Tunnel-Road-China-300x207

Kjo është një tjetër rrugë që mund të jetë mjaft të rrezikshme. Ajo kërkon një perqendrim të madhe në drejtimit të automjetit, mbasi ka mure masive shkëmbi në shumë prej tyre,dhe mund ta bëjë udhëtimin tuaj mjaft e rrezikshme.

Muri i tunelit është e pabarabartë dhe përbëhet nga të paktën 30 "dritaret" e formave të ndryshme dhe madhësive. Disa dritaret janë katror dhe disa janë të rrumbullakta dhe janë të gjatësisë dhe madhësi të ndryshme. Eshte mjaft e frikshme për të parë jashtë nga dritaret si ju mund të shihni një gropë në dukje të pafund poshtë dhe shkëmbinjtë qendrojne te varur nga lart.E ne fund të tunelit ju gjithashtu mund të shihni një fshat te varur në greminë.

Gorge Road Taroko në Tajvan (Chungheng)
Top 10 Taroko-Gorge-Road-Taiwan-300x180


Një tjetër nga rrugët mjaft te rrezikeshme e cila ka tunele shumë gdhendur në shkëmb, është rruga Gorge Taroka.

Pasubio (Vicenza),ne pjesën veriore të Italisë

Top 10 Pasubio-Vicenza-Northern-Italy-300x180

Kjo është një gjurmë e konvertuar per shëtitje dhe një rrugë e vjetër. Për pamjet e tij spektakolare, ajo është e preferuar ne kohe të nxehtë midis bikersave malore. Ajo gjithashtu ka tunele te ftohtë dhe ofron disa peripeci rrënqethëse.

Rruga nga Tibeti në Nepal: pika absolute

Top 10 Road_From_Tibet_To_Nepal_Sheer_Drops-300x184

Ka shumë pika rrënqethëse dhe kthesa të tmerrshme te rrugës nga Tibeti ne Kine (Lhasa) në Nepal (Kathmandu) - 1000 km i gjatë Lartesia e saj kalohet shtatë here ne 3500 metra dhe një kalim në rritje deri në 5000 metra.

"Rruga malore Halsema" në Filipine

Top 10 The-Halsema-Highway-Philippines-300x196

Highway Halsema, e njohur edhe si Road Baguio-Bontoc, kalon nëpër Luginën e Cordillereve Qendrore në ishullin Luzon në Filipine. Ajo është rreth 150 kilometra e gjatë dhe merr rreth 10 orë për të arritur ne qytetin Baguio të Sagada në një ditë të bukur. Ajo është e njohur për baltën rreshqitese, si dhe nga shkembinjte qe shemben

Rruga përshkon edhe nëpër disa nga krahinat më pak të njohurA në Filipine. Disa aksidente ndodhin nga autobusët këtu çdo vit dhe përmbysjet janë gjë e zakonshme. Ka edhe humnera absolute rënie ,mbi 1000 metra pa një mbrojtese hekuri. Rrugët janë të pakalueshme edhe në sezonin me shi.





10 fotot qe kane bere buje ne tere historine

1. Omarya Sanchez,1985


Top 10 7.-omarya

Omarya Sanchez, një nga viktimat e shpërthimit vullkanik Nevado Ruiz në vitin 1985, është fotografuar duke u përpjekur për të qëndruar e gjallë, pasi u bllokuar nën ujë dhe baltë nga muret e shtëpisë se saje. Ajo vdiq pas gati 3 ditë për shkak të hipotermi dhe gangrenë në moshen 13 vjeçare. Durimin e saj deri ne vdekje u shikua nga e gjithë bota.Vajza e varfër pak u përpoq të ishte trime dhe madje dha një intervistë. Në fund, ajo filloi të kete vegime duke thënë se ajo është vonë për shkollë,Kjo foto është marrë nga Frank Fournier jo shumë kohë para vdekjes së saj.

2.Ushtari i burgosur Irakian,2003


Top 10 12.-prisoner-of-war

Një i burgosur irakian i luftës përpiqet të ngushëllojë katër-vjeçarin djalin e tij në kampin bazë të ushtrisë amerikane.Djaloshi i vogël u frikësua në parë nga babai i tij i maskuar dhe me duart në pranga. Më vonë, duart e njeriut u liruan në mënyrë që të mund ta bëjë fëmijen e tij të ndjehet më mirë. Nuk ka asgjë me të keqe se një fëmijë që është i frikësuar apo vuan.


3. Budisti duke protestuar 1963


Top 10 3

Kjo foto u mor nga Malcolm W. Browne për Associated Press dhe tregon imazhin e një murg budist me emrin Thich Quang Duc qe po proteston kundër persekutimin e budistët nga qeveria e Jugut Vietnamese. Ai e vendosi veten në zjarr dhe vdiq pa bërë një tingull ose ndonjë lëvizje.

4.Femijet duke ikur, 1972


Top 10 11

Këta fëmijë janë duke u evakuuar pasi aeroplanët e Jugut Vietnamese aksidentalisht rane mbi ushtarët e Jugut Vietnamese dhe civilëve.

5. Tragjedia e gazit, 1984


Top 10 8.bhopal-tragedy-pablo-bartholomew

Kjo është foto e një njeriu duke varrosur fëmijën e tij pas katastrofës së Gazit ne Bhopal e cila u zhvillua në vitin 1984,ishte përgjegjës për vdekjen e më shumë se 15.000 njerëz. Kjo ka thyer zemra foto u bë simbol i tragjedisë.

6. Duke rene nga dritarja, 1975


Top 10 12

Stanley Forman u kritikua shumë për të marrë këtë foto të një gruaje dhe fëmijës së saj që biejne nga dritarja e apartamentit të tyre te djegur. .Nëna vdiq, por fëmija shpëtoi, pasi bie në trupin e nënës. Jam i sigurt që gruaja do të jetë e lumtur po të dinë se ka shpetuar femiju i saj



7. Dita e pare e shkolles se Dorotit, 1957



Top 10 13.-dorothy
Doroti është një nga studentët e parë të zeza që janë pranuar në shkollen e mesme. Ajo është tallur nga kolegët e saj të bardha dhe ishte rindare nga prindërit e saj, pasi vetëm 4 ditë të klasave të ndjekin, sepse ajo nuk mundi ti perballoje abuzimet me. Dr Edwin Tompkins, një mik i familjes dhe profesor në një kolegj të zi, është e drejtë tjetër të saj, por prania e tij nuk duket për të dekurajuar askënd.


8. Dora e foshnjes, 1999

Top 10 14.the-baby-hand-Aug.-19-1999

"Dora e foshnjes" është një nga fotografitë e famshme që tronditi botën. Ajo është marrë gjatë një operacioni bifidus spina nga photografi Clancy Michael. Ai ishte caktuar për të dokumentuar këtë operacion, por nuk pritej që të shohim dorën e vogël të foshnjes 21 javorshe,e cila gjate operacionit e kape dorene mjekut.Foto, botuar së pari nga SHBA sot qarkullojnë nëpër botë, si pjesë e polemikave në lidhje me abortin.

9. Femija duke vdekur,qe ndjeket nga nje korb, 1994

Top 10 15.Starving-Child-Vulture-Sudanese-child-1994

Historia e kësaj foto eshte tragjike nga fillimi deri në fund: Kevin Carter, 33-vjeçari fotograf mori ne shenje një vajzë te vogël që u shemb duke luftuar për të arritur në qendrën e ushqimit në jug të Sudanit. Vetëm pak ditë pasi fitoi Çmimin Pulitzer për këtë foto, ai kreu vetëvrasje, duke u shqetësuar nga gjërat e tmerrshme që ai shihte, apo, si disa kërkesave, nga faji për të mos bërë diçka për të ndihmuar fëmijën.Foto ka shkaktuar polemika të mëdha dhe shumë njerëz donin të dinin se çfarë i ka ndodhur asaj. Me sa duket, ajo arriti në qendrën e ushqimit dhe fotografi ndoqi zogun larg. Megjithatë, askush nuk e di nëse fëmija mbijetuar.Korbi eshte nje lloj grabitqari qe i han kufomat.

10. Viktimat e termetit, 1983



Top 10 10

Një nënë i gjen 5 foshnjet e saj të vdekur, pasi një tërmet i fortë kishte varrosur të gjallë.Foto, të marra nga fotografi Mustafa Bozdemir është ilustruar pesë nga 1.336 viktimat e tërmetit 7.1 shkallësh të cilat kane shkatërruar Turqinë në vitin 1983. Këta fëmijë ishin duke fjetur, ndërsa prindërit e tyre ishin duke i mjelje lopët, në orën 5 të mëngjesit, kur gjithçka ndodhi.Nje tjeter foto e famshme që tronditi botën, ky imazh zemer thyes është ende një nga mijëra figura të tilla në botë.





10 Vdekjet me te guximshme


Steve Irwin: I SHPUAR NGA NJË GJALLESË DETI
1. A është e mundur që ta hapim këtë listë e në të të mos përfshihet gjahtari i krokodillave Steve Irwin ?! Steve ka vdekur në mënyrën më të “çmendur” në vitin 2006, gjatë xhirimit të një dokumentari rreth “Vrasësit më të Mëdhenjë të Oqeanit” në Queensland. Ai ka vdekur pasi një lloj gjallese e detit i’a kishte futur mjetin e tij të mbrojtjes në formë bishti mu në zemër që edhe e la të vdekur në vend Steve Irëinin. Trimërinë e tij do ta kujtojmë gjithmonë.

Eleazar Maccabeus: I SHTYPUR PËR VDEKJE NGA NJË ELEFANT LUFTARAK
2. Në vendin e dytë ndodhet njeriu më arra të hekurit, po sikur edhe anëtarët e tjerë të familjes së tij. Gjatë revoltës së Mekabinit, kur çifutët u revoltuan ndaj sunduesve Seleudik dhe Sirian, Elazar e identifikoi një Elefant të luftës mbi të cilin besonte se gjindej Mbreti i Seleudikëve, Antiochus V. Pasi elefanti ishte shumë mirë i mbështjellur me mjete mbrojtëse në rast se dikush e sulmon, Elazari vendosi që ta rrezikonte jetën e tij për ta sulmuar elefantin duke u munduar t’ja fuste një shufër në stomak të elefantit. Po dhe pasi e bëri këtë elefanti u rrëzua dhe ra mbi Elazarin duke e mbytur atë por ai mbeti si një hero për fisin e tij!

Empedocles: U HODH Në GRYKË VULLKANI
3. Sipas disa legjendave thuhet se filozofi Empedocles ka vdekur duke u hedhur mbi vullkanin aktiv në Malin Etna në Sicili, në mënyrë që njerëzit të besonin se ai trupi i tij është zhdukur dhe se ai është kthyer në një Zot të pavdekshëm, sdq vullkani e hodhi një sandale të tij prapa duke e zbuluar mashtrimin. Një legjendë tjetër thotë që ai u hodh në vullkan për t’ju treguar dishepujve të tij që ai ishte i pavdekshëm. Ai besonte se do të kthehej mes njerëzish si një Zot pasi që ishte zhdukur nga zjarri. Ok kjo nuk i doli atij ashtu siç e mendoi, por ne prapseprapë po flasim për të, kjo e bën atë të pavdekshëm në një mënyrë!

J. G. Parry-Thomas: VDIÇ DUKE THYER REKORDIN BOTËROR
4. Në vitin 1927, vozitësi Vellsian J.G. Parry-Thomas, është munduar që ta rikthej rekordin mbi shpejtësinë më të madhe në tokë që i ishte marrur javë më parë nga Malcolm Campbell në plazhin e njejt në Pendine Sands. Makina e tij e tipit “Babs” ka funksionuar në atë mënyrë që zingjirët kanë qenë të lidhur me motorrin e më pas më rrota të gjitha të hapura para tij dhe ky ka qenë i mbuluar me një kapak për siguri! Në rrethin e tij të fundit gjerisa ai arriti të vendoste rekodrin e ri prej 171 MPH [270km/h] zingjiri u këput duke i’a prerë kokën mbrenda makinës!


Thích Quang Duc: DOGJI VETEN
5. E dimë që kjo nuk ishte mënyra më e mirë për të protestuar por ja që Thich Quang kështu bëri. Prifti Budist Vietnamez më 1963, u ul para një turme njerëzish në rrugen kryesore në Saigon, e mbuloi vetën me karburant dhe më pas i’a futi vetës flakën deri në vdekje. Ai po protestonte kundër administratës së presidentit Ngo Dinh Diem e cila po e shtypte religjionin Buddist!

Kenji Urada: U MBYT NGA ROBOTI
6. Pasi po punonte në një robot të prishur në depon e Kawasakit në Japoni, 37 Vjeçari, Kenji Urada kishte harruar që ta shkyqte atë. Gabim i madh! Roboti u zgjua dhe tha “Hasta La Vista” dhe goditi Kenjin duke e shëndrruar në mish të bluar me krahrorin e tij hidraulik. Ai vdiq, kjo është e tmerrshme por ne gjithmonë do ta mbajmë mend si njeriu i dytë të cilin e ka mbytur roboti! I pari ishte Robert Williams por jo i denjë që të futet në listën tonë.

Les Harvey: U MBYT NGA ROK n ROLLI
7. Edhe rok’n'Rolli i tepërt mund t’ju vras. Kjo pikërisht i ka ndodhur kitaristit skocez të grupit Stone The Croës, Les Harëey në vitin 1972 gjerisa po mbante koncert në binë e ka prekur një mikrofon me duar të djersitura dhe me atë rast e ka mbytur rryma.

Felix Faure: VDIQ NGA SEKSI
8. Më 1899, presidenti Francez Felix Faure vdiq në zyrën e tij pas një infarkti. Ky është tregimi zyrtar por shumica besojnë që ai ka vdekur në krahët e dashnores së saj 30 vjeqare Marguerite Steinhell derisa po bënte seks oral. Au revoir!

Georg Richmann: U MBYT NGA VETËTIMA
9. Richmann ishte një fizikant Gjerman që jetonte në Rusi. Në vitin 1753, ai krijoji një lloj aparati si xhitë i ngjashëm me atë të krijuar nga Benjamin Franklin një vit më parë. Ai ndodhej në një sallë gjatë një takimi të Akademisë së shkencave kur e dëgjoi një bubullimë, vrapoi tek shtëpia e tij për ta parë se si funksiononte aparati i tij. Gjatë eksperimentit ai ndodhej poshtë u paraqit vetëtima e cila e goditi në ballë. Ai vdiq por gjithmonë do ta kujtojmë si një njeri që qëndroi burrërisht para elektricitetit.

Franz Reichelt: VDIQ DUKE TESTUAR ZBULIMIN E TIJ
10. Që të gjesh trima aq sa i testojnë vet zbulimet e tyre janë të rralla, por këtu kemi një video të rrallë të Franz Reichelt i cili është xhiruar duke e testuar zbulimin e tij, një lloj parashute si lloj fluturakeje. Për ta demostruar efikasitetin e zbulimit të tij ai vendosi që të kërcente nga një lartësi prej 60 metrash nga kati i parë i Kullës Eiffel, që në atë kohë ishte ndërtesa më e lartë e ndërtuar nga njeriu. Parashuta dështoi që të hapej dhe Reichelt ra i vdekur përtokë.




10 aktivitetet më të çuditshme të hapësirës

Hapësira është një galaktikë e tërë çudirash. Ato variojnë që nga vrimat e zeza në miniaturë deri tek shtrembërimet e strukturës së hapësirës dhe kohës, që nga galaktikat që konsumojnë njëra tjetrën deri tek materia që as shihet dhe as diktohet në mënyrë të drejtpërdrejtë. "Newsweek" publikon 10 prej fakteve më të çuditshme të hapësirës.

1. Quasars

Drita e këtyre fenerëve të shndritshëm na vjen nga kufijtë e universit të dukshëm dhe i kujtojnë shkencëtarëve për foshnjërinë kaotike të universit. "Quasars"-ët çlirojnë më shumë energji se qindra galaktika të kombinuara. Supozohet se ato janë vrima të zeza gjigande në zemër të galaktikave të largëta.

2. Energjia e vakumit

fizika kuantike na tregon se në kundërshtim me atë që duket, hapësira boshe është një vatër gurgulluese me pjesëza subatomike "virtuale", të cilat krijohen dhe shkatërrohen vazhdimisht. Pjesëzat që largohen mbushin çdo centimetër kubik të hapësirës me energji që, sipas teorisë së relativitetit, prodhojnë një forcë antigravitacionale që e shtyn hapësirën. Askush s'e di çfarë e shkakton zgjerimin e përshpejtuar të universit.

3. Anti-materia

Pjesëzat që përbëjnë materien normale kanë anë të kundërta si gjithçka tjetër. Një elektron mban anën negative, por ekuivalenti i tij anti-materie, pozitroni, është pozitiv. Materia dhe anti-materia asgjësojnë njëra-tjetrën kur përplasen dhe masa e tyre kthehet në energji të pastër sipas ekuacionit të Ajnshtajnit "E=mc2".

4. Vrimat e zeza në miniaturë

Nëse një teori e re e gravitetit, "braneworld" është e saktë, atëherë të shpërndarë në sistemin tonë diellor janë me qindra vrima të zeza të vogla, secila me masën e një bërthame atomike. Ndryshe nga simotrat e mëdha, këto vrima të zeza në miniaturë janë mbetjet e lashta të "Big Bang"-ut dhe ndikojnë në hapësirë dhe kohë ndryshe, për shkak të lidhjes së ngushtë me dimensionin e pestë.

5. Sfondi i mikrovalëve kozmike

Të njohura si "CMB"-të, këto rrezatime janë mbeturin nga Big Bang, prej së cilit lindi universi. Në fillim është diktuar gjatë viteve '60 si një zhurmë radioje që buronte nga çdo vend në hapësirë. "CMB"-ja konsiderohet si një prej provave më të mira të teorisë së "Big Bang"-ut.

6. Materia e zezë

Shkencëtarët mendojnë se kjo përbën materien e universit, por as mund të shihet dhe as mund të diktohet në mënyrë të drejtpërdrejtë duke përdorur teknologjitë e momentit. Kandidatët variojnë që nga neutrinot me peshë të lehtë deri tek vrimat e zeza të padukshme. Disa shkencëtarë të tjerë e vënë në dyshim materien e zezë.

7. Eksoplanetet

Deri në fillim të viteve '90, të vetmet planetë të njohur në univers ishin ato pranë sistemit tonë diellor. Astronomët që nga ajo ditë kanë identifikuar më shumë se 190 planetë ekstrasolarë. Ata variojnë që nga planetët e gazit, masat e të cilëve janë shumë të vogla për të qenë yje, deri tek planetët shkëmborë. Kërkimet për një Tokë të dytë deri nuk kanë nxjerrë gjë.

8. Valët e gravitetit

Valët e gravitetit janë shtrembërime në strukturën e hapësirës dhe kohës të parashikuar nga teoria e Albert Ajnshajnit për relativitetin e përgjithshëm. Valët udhëtojnë me shpejtësinë e dritës, por janë kaq të dobëta sa shkencëtarët presin të diktojnë vetëm ato të krijuara nga ngjarjet kozmike kolosale.

9. Kanibalizmi galaktik

Ashtu si jeta në Tokë, galaktikat mund "ta hanë" njëra-tjetrën dhe të evoluojnë me kohë. Fqinja e "Rrugës së qumështit", Andromeda, për momentin po darkon me një nga satelitët e saj. Me qindra grumbullime yjore janë shpërndarë përgjatë Andromeda-s, mbeturinat kozmike të vakteve të kaluara.

10. Neutrinot

Neutrinot elektrikisht janë neutrale, pjesëza elementare që kalojnë përmes materies dhe nuk pësojnë asgjë. Disa prej tyre po kalojnë dhe në trupin tuaj ndërsa lexoni këtë. Këto pjesëza "fantazmë" prodhohen në zjarrin e brendshëm të flakëve, yjeve të shëndetshëm si dhe shpërthimeve supernova të yjeve që vdesin.




10 personalitet historike Gay

1.Leonardo da Vinci
2.Hitleri
3.Enver Hoxha
4.Ali Pashe Tepelena
5.Abraham Linkolin
6.Alan Turing
7.Aristoteli
8.Platoni
9.Aleksandri i madh
10.Nikola Tesla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjinkalla

gjinkalla


Numri i postimeve : 117
Join date : 09/05/2012

Top 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Top 10   Top 10 EmptyMon May 28, 2012 8:33 pm

10 Foto me bebe

Top 10 Baby1



Top 10 Baby2



Top 10 Baby3



Top 10 Baby4


Top 10 Baby52


Top 10 Baby6



Top 10 Bab


Top 10 5772142859_f1b3a7686e_z


Top 10 Baby9



Top 10 Baby10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjinkalla

gjinkalla


Numri i postimeve : 117
Join date : 09/05/2012

Top 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Top 10   Top 10 EmptyTue May 29, 2012 9:28 am

10 Pemët me te vjetra ne botë


1. Methuselah


Top 10 1.-Methuselah_Walk_USA_Ca.img_assist_custom-600x450

Mosha-4800 vite
Vendi-Nevada


2. Sarv-e-Abarkooh

Top 10 2


Mosha-4000 vite
Vendi-Abarkooh


3. Llangernyw Yew

Top 10 3.The_Llangernyw_yew.img_assist_custom-600x450

Mosha-4000 vite
Vendi-Britani e madhe


4. Alerce


Top 10 41

Mosha-3500 vite


5. The Senator

Top 10 51

Mosha-3500 vite
Vendi-Florida


6. The Patriarch


Top 10 6

Mosha-3000 vite
Vendi-Brazil


7. Alyshun

Top 10 7

Mosha-3000 vite



8. Old Chestnut

Top 10 8.-OLD-CHESTNUT.jpg-600x450

Mosha-4000 vite
Vendi-Sicili


9. General Sherman

Top 10 91

Mosha-2330 vite



10. Jhomonsugi

Top 10 Jhomonsugi-tree.jpg-custom-600x450

Mosha-7200 vite
Vendi-Yokushima
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Top 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Top 10   Top 10 EmptyThu May 31, 2012 12:47 am

10 Vendet me internetin me te shpejte ne bote





‘HuffingtonPost’ ka publikuar listën e vendeve që kanë internetin më të shpejtë në botë, listës i prin Korea Jugore, ndërkohë që pasohet nga Japonia e Hong Kongu.



1. Korea Jugore
2. Japonia
3. Hong Kongu
4. Holanda
5. Letonia
6. Zvicra
7. Irlanda
8. Republika Çeke
9. Romania
10.Franca
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Top 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Top 10   Top 10 EmptyThu May 31, 2012 12:54 am

10 Fakte te reja rreth tokes


10 fakte të reja rreth Tokës…

Duke pasur këtë gjë në mendje, shkencëtari, Joseph Stromberg, mendoi se është kohë e duhur që të kthehemi prapa dhe të kujtojmë 10 gjërat që kemi mësuar nga viti i kaluar i ‘Ditës së Tokës’ e gjer më tani.

Të dielën ishte 42 vjetori i ‘Ditës së Tokës’, ditë kjo që nismën e saj e ka nga viti 1970 me iniciativën për tw vetëdijesuar njerëzit rreth çështjeve të ambientit dhe që të demonstrohet sporti i publikut për mbrojtjen e shkencës.

Duke pasur këtë gjë në mendje, shkencëtari, Joseph Stromberg, mendoi se është kohë e duhur që të kthehemi prapa dhe të kujtojmë 10 gjërat që kemi mësuar nga viti i kaluar i ‘Ditës së Tokës’ e gjer më tani.

1. Specie ende të pa zbuluar ndodhen diku.
2. Ngrohja Globale është duke ndikuar në ngritje të çmimeve të ushqimit
3. Gazi natyral nuk është dhe aq i mirë
4. Fermat e erës në det të hapur janë të mira për biodiversitetin.
5. Kërpudhat shkaktojnë sindromën e ‘hundës së bardhë’
6. Oqeanet janë probleme më të mëdha se sa mendonim ne
7. Kafshët e mëdha të egra janë duke shpëtuar konfliktin në Afganistan
8. Pesticidet luajnë rol të rëndësishëm në shembjen e kolonive të bletëve
9. Ngrënia e mishit ngroh planetin
10. Miliona banorë të rrezikuar nga ndryshimet e klimës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
gjinkalla

gjinkalla


Numri i postimeve : 117
Join date : 09/05/2012

Top 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Top 10   Top 10 EmptyFri Jun 01, 2012 12:10 am

Smile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhogli

xhogli


Numri i postimeve : 19
Join date : 13/05/2012

Top 10 Empty
MesazhTitulli: Imazhet e kristaleve.   Top 10 EmptyMon Jun 04, 2012 10:11 am

foto nga pasuri minerale.Top 10 73338637Top 10 14944491Top 10 39544980[img][/img]Top 10 Crysta10Top 10 96521407Top 10 41433190Top 10 28225180[img][/img]Top 10 95317665Top 10 59885038Top 10 28049772Top 10 63864053Top 10 84617679Top 10 39177367Top 10 47408281Top 10 12709670
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhogli

xhogli


Numri i postimeve : 19
Join date : 13/05/2012

Top 10 Empty
MesazhTitulli: bukuria e planetit tone   Top 10 EmptyTue Jun 05, 2012 7:22 am

Top 10 P9130210
Top 10 Spileo10
Top 10 2_1_110
Top 10 Underw12
Top 10 Bryce_10Top 10 Kina10Top 10 Image018Top 10 Cappad10
Top 10 Rosia10Top 10 Tongar10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Top 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Top 10   Top 10 EmptyWed Jul 11, 2012 9:26 pm

Dhjetë shifra interesante për popullsinë në planetin tonë

Kombet e Bashkuara bëjnë me dije se shumë shpejt planeti ynë do ketë 9 miliard banorë. Ky numër do arrihet me shumë gjasë në fund të vitit 2050. Këta njerëz do ndajnë së bashku burimet e planetit tonë. Më poshtë gjeni disa shifra pikante për popullsinë në planetin tonë.



1. Aktualisht jetojnë më shumë se 7 057 608 000 njerëz në botë. Për krahasim: në vitin 1900 ishin 1,6 miliardë. Në vitin 2100 do ketë rreth 10,1 miliardë.

2. Me 1,346 miliardë njerëz, Kina është vendi më i populluar në botë. Pason India me 1,241 miliardë.

3. 52 përqind e të gjithë njerëzve jetojnë në qytet, në vitin 2050 do jenë 67 përqind.

4. Sipas OKB, Tokio me 37,2 milionë banorë është qyteti më i madh në botë. Vendin e dytë e mban Nju Delhi në Indi me 22,7 milionë.

5. Shenzen në Kinë është qyteti më rritjen më të shpejtë në botë (me 20,8 përqind në hapësirën kohore 1990 deri 2006), pasuar nga Nakuru në Kenia (13,3).

6. 61 përqind e të gjithë njerëzve jetojnë në Azi, 15 përqind në Afrikë.

7. Deri në fund të këtij shekulli 35 përqind e njerëzve do jetojnë në Afrikë.

8. Më shumë fëmijë lindin gratë në Niger, mesatarisht 7.5, në Uganda 6.6.

9. 925 milion njerëz vuajnë nga uria sipas OKB. 2.5 milion fëmijë vdesin çdo vit nga kequshqyerja.

10. 170 milion fëmijë vuajnë nga kequshqyerja që pengon rritjen e tyre siç duhet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
samire

samire


Numri i postimeve : 20
Join date : 15/05/2012

Top 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Top 10   Top 10 EmptyThu Jul 19, 2012 9:10 pm

10 godinat historike më të bukura në botë

Top 10 17473


Top 10 17474



Top 10 17475


Top 10 17476


Top 10 17477


Top 10 17478Top 10 17479Top 10 17480Top 10 17481Top 10 17482
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjinkalla

gjinkalla


Numri i postimeve : 117
Join date : 09/05/2012

Top 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Top 10   Top 10 EmptyThu Aug 30, 2012 7:33 pm

10 njerëzit më të zgjuar në botë!



Listën me 10 njerëzit më të zgjuar të botës bëri publike para pak kohësh sajti superscolar.org

Sipas renditjes dhe kualifikimit të listës, vendin e parë me IQ më të larët me 230 pikë, e zuri 36-vjeçari, matematikani Terence Tao, i cili ishte i aftë që në moshën 2-vjeçare të zgjidhte probleme dhe ekuacione matematikore. Mori doktoraturën në Universitetin e Princeton kur ishte 20-vjeç dhe u bë profesori më i ri në histori, në universitetin UCLA në moshën 24-vjeçare.

Në vendin e dytë, citon alb-observer.com, ndodhet 30-vjeçari Christopher Hira, me IQ 225 pikë. Ndërmjet arritjeve të tij, përfshihet dhe fakti se filloi të punonte për NASA-ën, kur ishte… 16-vjeç. Morri pjesë në hulumtimet e NASA-s për banimin e Marsit, si dhe mori doktoraturën e tij në Universitetin e Princeton në moshën 22-vjeçare.

I treti në listë radhitet dhe në grupin e 200-ës, vjen 50-vjeçari astrofizikani Kim Yong-Oungk, me IQ 210. Ai ka rezultatin më të lartë të zgjuarsisë në botë. Që në moshën dy vjeçare fliste katër gjuhë të huaja dhe u ftua nga NASA tl studionte në SHBA që në moshën 8-vjeçare.

Ndërsa listën, pohon alb-observet.com, e plotësojnë “djali i keq” Rick Rosner me IQ 192, ish kampioni i botës në shah, Garry Kasparov me IQ 190, miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft Paul Allen me IQ 170, shahistja Judith Polgar me IQ 170, matematikani i shumëvlerësuar, i cili martë në biografinë e tij disa dhjetëra çmime Sir Andrew Will me IQ 170 dhe artisiti i famshëm James Woods me IQ 180, i cili para se të apasiononohej me kinemanë, studionte algjebër në Universitetin UCLA dhe MIT.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Top 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Top 10   Top 10 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Top 10
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Enigma-
Kërce tek: