|
|
| Ti vlen! | |
| | Autori | Mesazh |
---|
sabit
Numri i postimeve : 57 Join date : 14/05/2012
| Titulli: Ti vlen! Fri May 25, 2012 1:06 am | |
| Verejte: Shkrimet e paraqitura ne kete teme nuk jane per te ofenduar askend, keto jane per ta kuptuar njeri tjetrin me mire dhe per te pare qe ne pa marr parasysh çfare kemi bere, kush jemi, sa vlejme.
-''Nese jeni te vetmuar dhe te lene anash,kujtoje shoqeria behet dhe nuk fitohet''.
-''Shoqeria eshte pasuria e nje njeriu te varfer dhe verferia e nje njeriu te pasur''.
-''Mos vlereso veteveten prit qe te tjeret tet vleresojn''.
-Jam i shemtuar! C'te beje Jo ti nuk je i shemtuar nese berthama jote eshte me e mire se siperfaqja e jashtme.
-Jam i bukur! C'te beje Bukuria jote vleresohet nese je edhe per nga brenda i bukur.
-Kam bere diqka te turpshme! Me askush s'me do? Jo ti ke gabuar,e gabimi behet per te mos u perseritur.Ti duhet ta nxjerresh nektarin tend te pazbuluar,qe te tjeret te shohin kush je.
Nuk jam i fuqishem! C'te beje Fuqia e njeriut eshte dituria jo forca.Ndodh qe forcen nuk mund ta zoterosh por diturin po shfrytezoje kete force qe ke. Mos harro se copez e madhe e dituris eshte sjellje. Paramendo sikur numri 1 eshte sjellja jote dhe numri 0 eshte dituria jote,shiko nese ti ke kete numer
1.000.000.000. nje milion gjithqka,cdo zero eshte nje dituri me shum
por paramendo sikur ti e ke diturin por sjelljen jo nuk e ke shikoje rezultatin tend
000.000.000. zero asgje,cdo zero vlere me pak.
-Genjej! C'te beje Ti ndoshta kenaqesh teksa genjen por lexoje me vemendje shembullin,paramendoje cigaren se eshte genjeshtera:
"Njeriu ndodhta kenaqet teksa pi cigare,por kujdes se cigarja do ti konsumohet dhe ne fund mund ti digjen buze,edhe pse tymi yt ka shkaktuar kollitje tek te tjeret"
Keshtu ndodh edhe me genjeshtren,i vetmi qe nuk do te gezohet ne fund eshte genjeshtari.
Jam i varfer! C'te beje Shum mire gezohem per ty ti ke motiv per te vazhduar jeten.
Pse?
Sepse ti ke deshira dhe endrra qe pret tet realizohen,kujto nese paradite je i varfer,mbasdite do te jesh i pasur.
-Jam i pasur! C'te beje Shum mire gezohem per ju.Por qe te jesh i pasur plotesisht te duhet edhe nje vegel e vogel per ty por e madhe per te tjere.
* Cila eshte ajo vegel une kam para te mjaftueshme dhe do ta blej.
Jo ajo nuk blehet por punohet.
* Mos u brengos une kam punetoret me te mire dhe te fuqishem.
Jo! Nuk te duhen punetoret por ti duhet ta ndertosh vete.
* Vetem ma thuaj ti se une e beje.
Qe ta besh duhet ta ndjesh!
*Cila eshte ajo.
Eshte xixellima e syve,eshte krenaria,eshte gjithqka,eshte ajo qe ti nuk mund ta blesh me para.
* Ti me the se eshte nje vegel e vogel,c'u be tash qe u bene shum vegla e thua gjithqka.
Ajo eshte trungu,e gjithqka jane deget e saja.
* Kush eshte ajo?
Ajo eshte dashuria. "Dashuria eshte toka" "Ti punon prandaj edhe nderton" "E fundit qe duhet te vleresohet eshte paraja" "Paramendo se sa mire eshte te ndjesh se ti do dike,dhe paramendo sa mire eshte te ndihesh se dikush te do"
"Dhuro dhe te dhurojne,e mos lejo ato rete e zeza te mbulojn trupin tend te cilat vijne si krahet e medha te kulcedres e ta fshehin diellin.Sepse pastaj te duket sikur ajo kuceder ne cdo moment mund ta hedh flaken e saj vdekje prurerse".
"Nese te jane mbeshtjellur punet me mire per ty,ky eshte motiv qe ti c'pshtjellesh,e motivi eshte shtytje per te jetuar"
"Ti je i drejt vetem nese drejtesia jote te le te varfer" "Ti je i sinqert vetem nese flet te drejten,sinqeriteti yt te bene te pasur"
Monologu i paraqitur eshte imagjinuar nga une. Ky eshte produkt imi per cdo keqkuptim me shkruani nese keni.
| |
| | | sabit
Numri i postimeve : 57 Join date : 14/05/2012
| Titulli: Re: Ti vlen! Fri May 25, 2012 1:06 am | |
| Poezia ne vijim është produkt i imi.Ka te beje me jeten dhe kthetrat e saja,kuptojeni se do dilni te pasur:
"Kjo eshte jeta"
E kam zërin,qe se dëgjoj, e kam këngën qe se këndoj, i kam sytë,qe me ta s'shikoj, kam shtëpine por se di ku banoj.
Jam i fjetur,por zgjuar rri, te shikoj ty por ai nuk je ti, jam i vdekur,por jetoj, jam ndalur por ende vazhdoj.
Jam poshtë por i zgjatur jam, ne dore kam orën por se di ku e kam, jam i ulur por po vrapoj, jam i gëzuar por prap vajtoj.
Jam ne ujë por ai po me djeg pak, jam i lirë por ne qafe kam një lak, jam me gjarprin qe me kafshon, jam ne helmin e tij qe s'më helmon.
Jam ne zjarrin qe me flladit, jam ne ferrin qe me mahnit, kam parajsën qe me shkaterron, e kam hënën qe s'më ndriqon.
E kam lotin por me buzeqeshje qaj, e kam lumturin qe me bënë me vaj, e kam ujin por me balte pastrohem, e kam te mirën por te keqes i afrohem.
Ne te thatë po shkruaj,por i lagësht jam, jam i ngopur por uri kam, e kam diturin por nuk di asgjë, e kam kete jete qe se di deri kur do te me vazhdoj më.
Ne fund një thënie qe vlen shumë per ata që mund ta deshirfrojn:
''E zeze është vetem ngjyra,mjerë ai qe e reflekton vetëm pasqyra''
Edituar për herë të fundit nga sabit në Fri May 25, 2012 1:08 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | sabit
Numri i postimeve : 57 Join date : 14/05/2012
| Titulli: Re: Ti vlen! Fri May 25, 2012 1:08 am | |
| Jeta te genjen
jeta eshte e brishte, jeta te rrefen shum here eshte e prisht.
Jeta te mashtron me kenaqesi te rrethon, jeta te verbon shumqka te besh te detyron.
Jeta eshte vullkan qe nga brenda te pervelon, jeta eshte uragan qe gjithkah te rrotullon.
Jeta eshte shkretetire qe udheton pa bileta, jeta eshte e veshtire qe te thumbon si e bleta.
Jeta eshte si guri qe me goditje thehet, jeta eshte uri qe me dhembje blehet.
Jeta eshte drite e ne brendesi eshte nate, fillon te behet e hirte gjersa te qon me gjate.
Te qon ne kenaqesi qe mund ti shijosh, ne ate pafundi qe pastaj ndihme te kerkosh.
Jeta eshte meteore qe me zjarr fluturon, sillet me vjet e ore e kur bie te shkaterron.
Lere qe ty te shkaterron por edhe te tjeret i lendon, edhe pse se beson jeta eshte iluzion.
Jeta eshte e till pra mos i mbani paj, ti verbon dy syte te gjoret ata qe jane dhene pas saj.
Ketu paraqitet jeta e brishte dhe e keqe por se shpejti do te vijn vargjet e saja me anen pozitive te saj.
Ne fund kjo thenie me vlere per ata qe e kuptojne: Mos e detyro token tet mbaj pa deshire,mos e detyro boten te sillet me veshtire. | |
| | | sabit
Numri i postimeve : 57 Join date : 14/05/2012
| Titulli: Re: Ti vlen! Fri May 25, 2012 1:09 am | |
| Më ka thanë Një plak i thinjur. Një plak Mjekërrbardhë, Mos u ngut shumë, O djalë, Se po dua ta them Një fjalë:
Nëse ke humbur Shëndetin Dije Shumëçka ke humbur Dhimbjet Ta bëjnë orën vrer Shëndeti Është me vlerë,
Nëse ke humbur Pasurinë Mos lejo Ngushtimi të të pushtojë Zanat e ka Kjo kurvë – pasurie Të vijë, të rrijë E të shkojë.
Por nëse ke humbur Guximin, Ke humbur Çdo gjë në këtë botë Se trimëria është, o bir Mjalta e jetës Në gotë.
Prandaj aty Ku të ka rënë koka Aty trupin drejtoje Ti bimë e fitimtarit Kryet lart në qiell E këmbët në tokë Se vetëm kokëlartit, Vetëm guximtarit I ka hije Jeta në këtë botë. Edhe kur varfëria Të copton, Edhe kur sëmundja Të sulmon Edhe kur vetmia Të robëron Edhe kur dhimbja Të shpon Edhe kur mërzia Të lëndon Edhe kur bota Të harron Edhe kur dëshpërimi Të rrëzon Kokën lart, Trupin drejtoje E kokën lart çoje Kokëlartin Edhe toka e nderon Se kokëlartin Edhe Zoti e don.
Kokën lart Në humbje Kokën lart Në fitim Se të gjitha Vijnë e shkojnë Mbetet zemra Që ka guxim.
Edhe njëqind herë Nëse përtoke Rrëzohesh Kurrë e kurrë Kurrë mos u dorëzo, Gjej fuqi e nisu Në beteja të reja Dhe hidhu në sulm E si lua e fito.
Dështimet janë Ndalesa Dështimet janë Pushimore Që si nëna fëmijën Të marrin përdore Dhe të çojnë Prej humbjes Drejt në fitore.
Prandaj Kokën lart, bir Edhe kur bota Ta bën me hile Edhe kur të duken Engjuj E të dalin gjarpërinjë me zile Edhe kur të gjithë Humbin mendjen E ty të akuzojnë Edhe kur të gjithë Fryhen prej hajnie E ty të injorojnë Edhe kur prindi yt Të hedhë përtoke Si letër të vjetër Edhe kur fëmija yt Të thotë hupë Unë dua dikend tjetër Edhe kur miku Të shikon dorën Mos ke për të Ndonjë dhuratë E nuk të sheh në sy E nuk të pyet Ç’është kjo lodhje, Ç’është kjo lëngatë?
Kokën lart, bir Ti je shtizë flamuri – dije Pasha emrin e Zotit Kokëlartit edhe vdekja I ka hije.
Ma dëgjo këtë fjalë Ti vajzë e re, Ti djalë i ri Nëse mban këtë fjalë Krejt bota është e jotja Dhe ti do të jesh NJERI. | |
| | | sabit
Numri i postimeve : 57 Join date : 14/05/2012
| Titulli: Re: Ti vlen! Fri May 25, 2012 1:10 am | |
| Ne vargjet ne vazhdim paraqitet deshira jote minuti yt i shum pritur qe ndoshta ti do vdisje per ate minute.
I lire eshte ai minute edhe toka pushon, edhe nese je per ngut diqka do te ndalon.
Qetesi ai kundermon e pushim simbolizon, avionin ne qiell e ndalon pezull e mban veq qe te pushon.
Rri shijoje kenaqesin se ne ate minute, gezimi te perbine e kur nuk e pret ta jep perjetesin.
Te vdesesh per te ia vlen por pasi qe minutin ta shijosh, te posa nnjohuren e gjen kur ta kuptosh se c'po ndjen.
Jane keto vargje te thena e asnje si te bema, se ai qe gjithmon tregon nuk vlen si ai qe vepron. (vazhdon)... Deshira e juaj eshte e shenjet,minuti yt eshte me vlere.
| |
| | | sabit
Numri i postimeve : 57 Join date : 14/05/2012
| Titulli: Re: Ti vlen! Fri May 25, 2012 1:10 am | |
| Pervoja ty te rrefen,perrallen qe ty ste perlqen,e ne gishta mund ti numerosh,pjese e perralles qe do ti shfletosh.
Nese une te jap dhurat,ti mua mi jep dy,ashtu siq mua ma dyfishon,dikush ty trefishin ta shton.
Eshte mire tet lavderojn,por jo se ke bukuri,eshte mire tet vleresojn se ti ke dituri.
Jetoje jeten me vlerat qe i ke...
Ti vlen! | |
| | | sabit
Numri i postimeve : 57 Join date : 14/05/2012
| Titulli: Re: Ti vlen! Fri May 25, 2012 1:10 am | |
| Brenda e per brenda kush e gjen si ndihem, brenda e me brenda disa ndjenja perzihen. Syri im i tret eshte ajo zemra, ajo eshte e vertet qe po bart shum emra. Sa here ulem e ngjitem sa here lodhem e djersitem, sa here qaj e buzeqesh sa here zemren e vesh.
Me kujtohesh ti...
Me kujtohen syte qe kurr s'ti kam pare me kujtohen plaget qe ty te paten vrare. Edhe pse ste njoh dhe kurr ste kam njohur, edhe pse s'te shoh dhe je e panjohur.
Ku je ti...
Te filloj tet kerkoj a thua a dot gjej apo me mire eshte te renkoj e ta le kete qe ndjej. A thua a do vish apo do harrosh a do mbetesh endrra e fildisht qe kurr sdo me takosh.
Pse s'je ketu...
A thua ku je apo pse po fshihesh, cfare ti me vete ke a thua ti si ndihesh.
Me mungon...
A thua ti me kerkon dhe nuk po me gjen, apo deshira te largon po te tjeret ku do jene. Ika nga te gjithe qe vetmia te me mbuloj ika nga te gjithe zemres time ti vajtoj.
Lotova...
Krahun vetvetes ia mbaja qe te behem me i forte per cdo dite syte me lot laja por cdo gje ishte e kot. Edhe syte flake me digjnin derisa u ngopa rrahjet e zemres sec me ndiqnin edhe pse ajo s'me pa.
U merzita...
Te lotosh eshte shume lehte te qeshesh me veshtire po te me therrte nje thike e mbrehte a thua do ishte me mire. Eca pak dhe zemres i thirra me jep ca gezim i thash, e di qe ti je me e mira dhe vetem ti trishtimin mund ta lash.
Shpresova...
Erdhi dita edhe per mua zemra nje te mire ma beri, mi dha ndjenjat qe i dua dhe vetem kurr s'me leri.
Buzeqesha...
U rilinda perseri se zemren e degjova, me nuk po mbaj meri edhe pse zemren se shikova. Ajo mua me dha ate qe askush nuk mundi, ajo mua me tha ende per ty s'eshte fundi.
Keshilla dhe vargje me vlere: ''Kur e,i vetmuar te jesh dhe telashe te kesh, degjoje zemren para se te gabohesh se zemra s'te le te pendohesh''
''Here e kurdo dielli yt do te lind e perendoj, here e kurdo zemra jote do qesh e do vajtoj.
TI VLEN | |
| | | sabit
Numri i postimeve : 57 Join date : 14/05/2012
| Titulli: Re: Ti vlen! Fri May 25, 2012 1:11 am | |
| Zotit tim
Le te me therrin se te kam ty le te me djegin se te kam ty.
Le te me tallin se te kam ty, askush s'ma di hallin se te kam ty.
Le te me qeshin se te kam ty, le te me zhveshin se te kam ty.
Le te mekatojn se je vetem ti, leri te gabojn se je vetem ti.
Le te ma marrin pasurin se ti je me mua, le te ma prejn besnikerin une kam keshillat tua.
Le te me nxjerrin syte se une ty te kam, le te me verbojn se une me ty jam.
Le te me pervelojn se une ty te kam, le te me masakrojn se une me ty jam.
Le te bjere shi se ti urdheron, le te fryje era se ti ashtu deshiron.
Le te qelet dhembja se ajo tundon, le te hapet plaga kur mekati sundon.
Le te ma marrin gezimin gezimi im je ti, le te ma marrin lumturin se une te kam ty.
Le te ndizet qielli me vetetime e bubullima. le te nxihet dielli me shira e katrina.
Se je vetem ti e si ty nuk ka, nga larg ndjej meshiren se ti don te miren.
OH...,zoti yne ti na udhezo MESHIRUES,MESHIREPLOT, rruges tende na dergo.
Asgje prej teje nuk dua, vetem qe ti te jesh i kenaqur me mua.
Thenie dhe vargje me vlere:
Askush nuk te ka thene, me shum se zoti, askush nuk te ka dhene me shum se FUQIPLOTI. | |
| | | sabit
Numri i postimeve : 57 Join date : 14/05/2012
| Titulli: Re: Ti vlen! Fri May 25, 2012 1:12 am | |
| Kendoj
Këndoj këngës që ende su këndua, këndoj letrës që ende su shkrua.
Këndoj tradhëtis që ende s'të ka tradhtuar, këndoj kënaqësis, që ende se ke shijuar.
Këndoj shiut që ende s'te ka pare, atij uji të qiellit që ende s'të ka larë.
Këndoj buzëqeshjes që ende nuk buzëqesh, këndoj moralt, që sa nuk të ka përqesh.
Këndoj harreses që ende s'të ka harruar, këndoj besës që ende s'të ka lëshuar.
Këndoj forcës ende pa e poseduar, këndoj aromës ende pa tu larguar.
Këndoj qiellit ende pa u tërbuar, këndoj atij diellit ende pa te përvëluar.
Këndoj së mirës ende pa të mbështjell, këndoj së keqes ende pa e vjell.
Këndoj malit ende pa u gjelbëruar, këndoj gjarprit ende pa të thumbuar.
Këndoj shumicës ende pa e mbledhur, këndoj pakicës ende pa e derdhur.
Këndoj vjedhjes ende pa të vjedh, këndoj zjarrit ende pa të djeg.
Këndoj drites që ende s'të ka ndriquar, këndoj errësirës, ende pa të mbuluar.
Këndoj syrit që ende s'të ka parë, këndoj vrasësit ende pa të vrarë.
Kendoj gjatësis ende pa u zgjatur, këndoj shkurtërsis ende pa e matur.
Këndoj lartësis ende pa u ngrit lart, këndoj ultërsis që ende s'të ka bart.
Këndoj Jetës ende mirë pa e jetuar, këndoj Vdekjes ende mirë pa të flijuar.
Përgaditu për Jetën se shumë shpejt të vret,përgaditu për Vdekjen se ende të pret. | |
| | | sabit
Numri i postimeve : 57 Join date : 14/05/2012
| Titulli: Re: Ti vlen! Fri May 25, 2012 1:14 am | |
| Thuaji Lamtumirë
Thuaji lamtumirë atij te vrazhdit trishtim, thuaji atij qe blehet me monedha se une gezimin zgjedha.
Thuaji lamtumirë asaj erresire, largohu thuaj se keqes se une jam pjese e se mires.
Thuaji lamtumirë asaj klithmes, mu largo thuaji frikes se s'jam pjese e asaj dridhmes.
Thuaji lamtumirë atij fundit, s'jam une me mbarimin se posa fillova fillimin.
Thuaji lamtumirë atij qielli te zi, ik largohu nga une vendi im s'eshte nder ty.
Thuaji lamtumirë atij te njelmit lot, se une zgjodha buzeqeshjen vetem lajmerohesh kot.
Thuaji lamtumirë ti asaj smires, une kam te urten i iku te veshtires.
Thuaji lamtumirë ti atij mekati, se nuk kam deshire te me zere inati.
Thuaji lamtumirë ti asaj drite, qe aq shum e do por ta kapesh nuk dite.
Thuaji lamtumirë Antidashurise duaj dhe te duan, per hire te miresis.
Urtesia e hap zemren e cdo njeriu qe te rrethon,nese ke urtesi urime atehere me te vertet TI VLEN. | |
| | | sabit
Numri i postimeve : 57 Join date : 14/05/2012
| Titulli: Re: Ti vlen! Fri May 25, 2012 1:15 am | |
| Gjej ate që do...
Kur ne nje udhekryq te jesh i lodhur e i dermuar. edhe pse askend s'do ta kesh ti prap sdo jesh i vetmuar.
Se vetmia tu nuk te lë ti ate e lë, kurr si tjetri mos bë edhe nese rrugen ta zë.
Thirre me gjithe fuqin rrugen qe ti e do, ndjeje per te krenarin e tet shkoj mos lejo.
Pyeti fjalet me thuaj kujt ti flas, pyeti duart kujt ti duartrokas.
Pyete miresine tek kush tet dergoje, pyete lotin per kend te vajtoje.
Pyeti kembet se ku po me qoni, pyeti mendet ku po me dergoni.
Pyete syrin cka duhet te shoh, pyeti ndjenjat kend duhet ta njoh.
Pyete zemren se ku te udhezon, pyete zemren nga kush te largon.
Digje rrugen qe ne gabim te qon, flake rrugen e te qash s'te lejon.
Fike pikellimn se ai s'te duhet dot, mbylle trishtimin sa nuk e ke bere shok.
Kur rrugen ta gjesh kujdes mos e nenqmo, me se miri kur te jesh vleren ia shto.
Thuaj faleminderit zemres dhe urtesis. thuaji faleminderit vetes dhe vetmise..
Thuaji po pendimit tek une mund te vish, se ti s'mund ti ikesh gabimit kete duhet ta dish.
Thuaji po pafatesis mund te te pranoj, edhe pse s'je pjese e kenaqesis dhe s'mund tet largoj.
Thuaji po lotit eja me vajto, se kur ti lutem zotit ti me simbolizo.
Thuaji o deshires se ty do tet kem, do jesh pjese e se mires kaq une mund tet them.
Thuaji jo genjeshtres ty nuk te dua, thuaji po te vertetes se ti je me mua.
Thuaji jo vrasjes as nuk nuk dot te posedoj, thuaji po dashuris qe sa me afer dot afroje.
Fjalet e mia degjo rrugen ti gjeje e sa me pak gabo, te miren mbaja afer teje.
Fikrro | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ti vlen! | |
| |
| | | | Ti vlen! | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|