10 ngjarjet me konspirative ne bote
Nga vrasja e Kennedy-t, ekzistenca e alienëve e deri tek operacionet e fshehta. Ngjarjet më të rëndësishme diskutohen më shumë, e si pasojë lindin dhe derivate e variante të ndryshme të këtyre historive. Disa ngjarje historike ofrojnë terren më të përshtatshëm për lindjen e teorive konspirative.Kjo për shkak të elementëve të panjohur dhe të paqartë në to. Një prej teorive të përjetshme konspirative është vrasja e presidentit amerikan, John F. Kennedy.A u vra me të vërtetë nga Lee Oswald ai? Pasuesit e teorive konspirative mendojnë se Osëald ka qenë thjesht figurë e përdorur.Por, prova për të kundërtën nuk ka.Teoricienët konspirativë vënë në dyshim dhe uljen e Neil Armstrong në Hënë.Skeptikët dhe të pasionuarit pas teorive konspirative pretendojnë se qeveria amerikane, në përpjekje për t’ia kaluar rusëve në garën hapësinore e ka falsifikuar uljen në Hënë. Sipas teorisë së famshme konspirative thuhet se Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin e kanë kryer misionin e tyre hënor në një vendxhirim sekret, ose në kodrat e Hollivudit, ose në zonën 51.
Një teori tjetër mjaft e famshme ka të bëjë me shoqëritë sekrete. Nëse do të ishit anëtar i elitës globale do e dinit tashmë këtë: Bota udhëhiqet nga një grup i vogël i fuqishëm dhe sekret. Shumë prej njerëzve të thjeshtë kanë dëgjuar se në vitin 2004, të dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë ishin anëtarë të shoqërisë sekrete “Skull and Bontes”, shumë prej anëtarëve të së cilës janë ngjitur në rangje të larta. Por kjo shoqëri është diçka e vogël, krahasuar me shoqëritë sekrete misterioze që thuhet se kontrollojnë gjithë botën. Sipas teorive konspirative, më e fuqishmja nga këto shoqëri është “Illuminati”, një sekt që thuhet se kontrollon botën.Termi “teori konspirative” përdoret zakonisht nga studiuesit dhe në kulturën popullore për të identifikuar një lloj folklori të ngjashëm me legjendën urbane, veçanërisht një tregim shpjegues, i cili ndërtohet me cene të caktuara metodologjike. Termi përdoret gjithashtu për të mohuar pretendime të përdorura nga kritikët, apo për t’i klasifikuar këto pretendime si të pavlefshme për t’u marrë në konsideratë. Por kjo nuk do të thotë se të gjitha teoritë konspirative janë fabrikim.
Ka një sërë teorish, të cilat kanë rezultuar më pas të vërteta dhe janë kthyer në fakte e ngjarje të ndodhura realisht. Një prej tyre është operacioni “Northwoods”.
Disa teoricienë, si Charles Pigden, argumentojnë se realiteti i këtyre konspiracive duhet të na paralajmërojë ndaj mohimit rastësor të një teorie konspirative.
Pigden, në artikullin e tij “Conspiracy Theories and the Conventional Wisdom” argumenton se teoritë konspirative jo vetëm që ndodhin, por se çdo anëtar i arsimuar i shoqërisë beson në të paktën një prej tyre.
Autorë dhe botues si Robert Anton Ëilson dhe Disinfo përdorin teori konspirative të vërteta siprovë të asaj që një komplot i fshehtë mund të arrijë. Duke bërë kështu, ato përpiqen të demonstrojnë se etiketimi “teori konspirative” s’do të thotë domosdoshmërisht se një teori është false.
Vrasja e John F. KennedyPresidenti Kennedy u vra më 22 nëntor 1963 nga dy plumba, një në kokë dhe një në qafë, teksa udhëtonte me një limuzinë të hapur në Dallas. Lee Harvey Oswald u akuzua për vrasjen e tij.Dyshimet mbi shpjegimin zyrtar se Oswald ishte personi i vetëm përgjegjës për vrasjen e presidentit amerikan, të cilat vazhdojnë sot e kësaj dite të diskutohen. Ekzistojnë një sërë teorish konspirative, asnjë prej të cilave s’është provuar.
Në vitin 1979 doli teoria se ndaj Kennedy-t kishte pasur të paktën katër të shtëna nga drejtime të ndryshme.
Mbulimi i sulmeve të 11 shtatoritQë prej vrasjes së John F. Kennedy-t nuk ka pasur një histori tjetër të ngulitur aq shumë në mendjet amerikane, ose një histori që të krijojë aq shumë teori konspirative, sa sulmet e 11 shtatorit.Ndërkohë që videot dhe fotografitë e dy aeroplanëve që përplasen me dy kullat binjake janë të famshme në gjithë botën, bollëku i informacioneve vetëm ka nxitur krijimin e teorive.Sipas një sondazhi të vitit 2006 nga Zogby, 42 për qind e amerikanëve mendojnë se qeveria “ka fshehur ose ka refuzuar të hetojë të dhënat kritike mbi ngjarjen”.
Zona 51 dhe AlienëtPasuesit e teorive konspirative besojnë se në Zonën 51, një bazë ushtarake e “Air Force” në Nevada, gjenden rrënojat e një anijeje aliene.
Sipas teorisë konspirative, shkencëtarët e qeverisë riprodhojnë teknologjinë e avancuar të alienëve. Kjo teori është ushqyer më shumë nga deklaratat e shumta të njerëzve në këtë zonë që pretendojnë të kenë parë UFO, apo dëshmia e një koloneli në pension të ushtrisë, i cili thotë se ka pasur akses ndaj materialeve jashtëtokësore.
Të tjerë, besojnë se qeveria studion udhëtimin në kohë në Zonën 51.
Paul McCartney ka vdekurSipas një teorie konspirative, kur mbretëresha Elizabetë i dha titullin e fisnikërisë Paul McCarntney-t, në vitin 1997, në fakt nuk ishte ai, por dikush që i ngjan dhe jeton në vend të tij.“Paul ka vdekur” është një legjendë urbane, sipas së cilës Paul McCartney ka vdekur në një
aksident automobilistik në vitin 1966 dhe është zëvendësuar nga një sozi me zë të ngjashëm.Sipas atyre që e besojnë këtë teori, të dhënat për një fakt të tillë gjenden në vargjet e errëta të këngëve dhe imazhet e dyfishta në kopertinat e albumeve.Më e njohura prej tyre është kopertina ku Paul është i vetmi që ecën zbathur dhe pak jashtë
rreshtit.
Shoqëritë sekrete kontrollojnë botënNëse do të ishit anëtar i elitës globale do e dinit tashmë këtë: Bota udhëhiqet nga një grup i vogël i fuqishëm dhe sekret. Shumë prej njerëzve të thjeshtë kanë dëgjuar se në vitin 2004, të dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë ishin anëtarë të shoqërisë sekrete “Skull and Bontes”, shumë prej anëtarëve të së cilës janë ngjitur në rangje të larta.
Por kjo shoqëri është diçka e vogël, krahasuar me shoqëritë sekrete misterioze që thuhet se kontrollojnë gjithë botën.Sipas teorive konspirative, më e fuqishmja nga këto shoqëri është “Illuminati”, një sekt që thuhet se kontrollon botën.
Ulja në hënë s’ka ndodhurKanë kaluar dekada që kur Neil Armstrong hodhi “hapin e tij të madh për njerëzimit”, nëse kjo ka ndodhur. Skeptikët dhe të pasionuarit pas teorive konspirative pretendojnë se qeveria amerikane, në përpjekje për t’ia kaluar rusëve në garën hapësinore e ka falsifikuar uljen në Hënë.
Sipas teorisë së famshme konspirative thuhet se Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin e kanë kryer misionin e tyre hënor në një vendxhirim sekret, ose në kodrat e Hollivudit, ose në zonën 51.
Elvis Presley nuk ka vdekurEkziston një teori konspirative, sipas së cilës, Elvis Presley nuk ka vdekur në vitin 1977. Shumë fansa këmbëngulin se ai është akoma gjallë dhe se ai është fshehur për arsye të ndryshme. Ka pasur raste kur dy tabloide kanë botuar artikujt mbi “jetën” e Presley-t pas vdekjes në detaje,duke përfshirë një këmbë të thyer nga një aksident me motor e deri tek “vdekja e vërtetë” në mes të viteve ’90.
Operacioni “Northwoods”Teori konspirative përfshin një plan të Shefave të Stafit për të krijuar një fushatë sulmi ndaj njerëzve si në Majemi, ku njerëzit do të qëlloheshin në rrugë, varkat që vinin me emigrantë nga Kuba të mbyteshin, të hidheshin në erë anije amerikane dhe avionë dhe të fajësohej Kastro dhe Kuba për të krijuar kështu justifikimin e sulmit ndaj këtij vendi.Sipas teorisë, refuzimi i Kennnedy-t për aprovuar këtë plan ka çuar në vrasjen e tij.
Bashkimi i Amerikës VerioreBashkimi i Amerikës Veriore është një bashkim teorik rajonal i Kanadasë, Meksikës dhe SHBA, i njëjtë në strukturë me Bashkimin Evropian, që mund të përfshijë një valutë të përbashkët të quajtur “amero”.
Sipas teorisë konspirative, tre vendet po planifikojnë të themelojnë diçka të quajtur Rendi i Ri Botëror. Tre vendet e kanë mohuar këtë teori në mënyrë të vazhdueshme.
Princesha Diana është vrarëPavarësisht hetimit zyrtar nuk është gjetur asnjë e dhënë e një komploti të mundshëm nga MI6 apo njësi të tjera për vrasjen e princeshës dhe Dodi Fayed në vitin 1997. Sidoqoftë spekulimet vazhdojnë.
Sipas teorisë konspirative, elementë në shërbimet sekrete britanike vendosën se lidhja e Dianës me Fayed ishte kërcënim për monarkinë dhe si rezultat, për qeverinë britanike.