Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Djali i pa deklaruar i Hitlerit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Djali i pa deklaruar i Hitlerit Empty
MesazhTitulli: Djali i pa deklaruar i Hitlerit   Djali i pa deklaruar i Hitlerit EmptySat May 05, 2012 9:09 am

Djali i pa deklaruar i Hitlerit

Djali i pa deklaruar i Hitlerit Hitler-loret





Imagjinoni sikur një ditë të zbulonit se babai që nuk e keni njohur kurrë është në fakt vrasësi më i tmerrshëm i historisë së njerëzimit. Kjo është historia e Jean-Marie Loret. Ai ka vdekur në moshën 65-vjeçare, në vitin 1985, asnjëherë nuk e ka takuar babain e tij, por ka luftuar me trimëri kundër forcave naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Historia e tij e jashtëzakonshme është bërë tashmë edhe më e besueshme falë disa provave imponuese që kanë dalë në sipërfaqe si në Francë ashtu edhe në Gjermani, të cilat janë publikuar në numrin e fundit të "Le Point" të Francës.

Hitleri mendohet se ka patur një histori pasionante me nënën e Loret, Charlotte Lobjoie në kohën kur ajo ishte vetëm 16 vjeç, në korrik të vitit 1917.

Edhe pse ai ishte duke luftuar francezët në afërsi të Seboncourt, në rajonin verior të Picardy të Francës, Hitleri udhëtoi drejt Fournes-in-Weppe, një fshat i vogël në afërsi të Lille. Pikërisht atje, ai u njoh rastësisht me zonjushën Lobjoie, e cila pas shumë kohësh i ka thënë djalit të saj: "Një ditë teksa kositja barin me vajzat e tjera, më zunë sytë një ushtar gjerman në anën tjetër të rrugës.

Djali i pa deklaruar i Hitlerit Hitler-sex-dolls%2Bhotona%2Bcom



Ai mbante në dorë një fletore dhe dukej sikur po vizatonte. Të gjitha vajzat u joshën prej tij, iu duk interesant dhe kërkonin të dinin patjetër se çfarë ishte duke vizatuar ky djalë misterioz. Mua më caktuan që t'i afrohesha dhe t'i flisja".

Çifti filluan të frekuentoheshin dhe patën një marrëdhënie pasionante të shkurtër që rezultoi me lindjen e Jean-Marie. Djali lindi në mars të vitit 1918, pasi ishte ngjizur gjatë një pasditeje të nxehtë korriku të vitit 1917.

Zonjusha Lobjoie më pas i ka thënë djalit të saj: "Kur babai yt ishte afër meje, gjë që në fakt ndodhte shumë rrallë, i pëlqente shumë të më nxirrte shëtitje në periferi. Por, këto shëtitje nuk para përfundonin gjithmonë mirë. Babai yt, i frymëzuar më shumë nga natyra fillonte të mbante fjalime të stërzgjatura, të cilat unë nuk i kuptoja.

Ai nuk fliste frëngjisht asnjëherë, vetëm gjermanishten e tij të egër dhe madje dukej sikur i fliste një audience imagjinare. Edhe sikur unë të arrija të flisja gjermanisht nuk do të isha kurrë e aftë të bisedoja me të, pasi historitë e pafundme të Prusisë, Austrisë dhe Bavarisë ishin tërësisht të panjohura për mua. Reagimet e mia ndaj bisedave të tij zakonisht e nevrikosnin babin tënd aq shumë saqë u mësova të mos reagoja më në asnjë lloj mënyre"...

Dhe keshtu vazhdon tregimi i i ish te dashures se Hitlerit,Zonjushes Lobjoie,per djalin e saj,qe nga te gjitha gjasat ai eshte djali sekret i Hitlerit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
 
Djali i pa deklaruar i Hitlerit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Eksperimentet e Hitlerit
» Historia e vertete e nje djali

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Enigma-
Kërce tek: