Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Universi perplot mrekullira

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptyFri May 04, 2012 6:03 pm

Lajme te reja nga Universi





Universi perplot mrekullira Materia-e-erret-300x246



Vec nje shekull me pare,shkencetaret mendonin se krejt universi permblidhej ne galaktiken tone Udha e Qumeshtit.Megjithate,gjate shekullit te 20-te,perparimet e medha ne astronomi,fizike dhe teknologji zbuluan sa maramendes eshte kozmosi.Gjithashtu,disa prej zbulimeve kane treguar se sa pak dime.Per shembull,ne dekata e fundit astronomet kane kuptuar se nuk e dine nga cfare perbehet me shume se 90% e universit.Per me teper,zbulimet qe cuan drejt ketij perfundimi i kane bere shkencetaret te vene ne pikepyetje kuptueshmerine e tyre rreth bazave te vet fizikes.Sigurisht,keto ceshtje nuk linden sot.

Per shembull,nga fundi i shekullit te 19-te,fizikantet verejten dicka te cuditeshme per shpejtesine e drites.Ata zbuluan se ne lidhje me nje vrojtues,drita gjithmone udhetonte me te njejten shpejtesi,pavarsisht se sa shpejt levizte vrojtuesi.Por kjo nuk dukej logjike.Problemi u trajtua ne vitin 1905 nga Albert Ajnshtajni ne teorine speciale te relativitetit.Me kete teori ai tregoi se largesia (gjatesia),koha dhe masa jane relative.Pastaj,ne vitin 1907,fale nje shkendije te intuites,te cilen e quajti ''mendimi me i lumtur i jetes time'',Ajnshtajni filloi te hartonte teorine e pergjithshme te relativitetit,te cilen e botoi me 1916-en.Ne kete veper revolucionare,Ajnshtajni nderthuri bashke gravitetin,hapesiren dhe kohen,si edhe permiresoi shpjegimet e Isak Njutonit per fiziken.

Univers ne zgjerim

Duke u bazuar ne deshmite e asaj kohe,Ajnshajni mendonte se universi eshte statik,pra as zgjerohet,as tkurret.Gjithsesi,ne vitin 1929,astronomi amerikan Edvin Habell paraqiti prova qe tregonin se universi po zgjerohet.

Gjithashtu,Habelli hodhi drite rreth nje misteri te vjeter per disa njolla te ndriteshme te turbullta qe vereheshin naten ne qiell.Ato i quanin nebuloza ose mjegullnaja,ngaqe dukeshin si re gazi.Por,a gjendeshin brenda galaktikes sone keto mjegullnaja apo jashte saj,sic kishte thene ser Uiljam Hershelli (1738-1822) para nje shekulli?

Kur Habelli llogariti per here te pare largesine e njeres prej ketyre mjegullnajave,Mjegullnajes se Madhe ne yjesine e Andromedes,ai nxori perfundimin se kjo mjegullnaje ishte nje galaktike nje milion vite-drite larg.Pra ishte goxha larg nga Udha e Qumeshtit,e cila ka nje diameter vetem 100.000 vite-drite.Ndersa maste largesite e mjegullnajave te tjera,ai nisi te zbulonte permasat kolosale te kozmosit dhe zgjoi nje revolucion ne astronomi dhe kozmologji.

(Astronomia studion trupat dhe lenden jashtetokesore.Kozmologjia eshte dege e astronomise dhe,sipas THE WORLD BOOK ENCYCLOPEDIA,''studion strukturen dhe zhvillimin e universit,si dhe forcat qe veprojne ne te.Kozmologet perpiqen te shpjegojne si u krijua universi,cka ndodhur qysh atehere dhe cmund te ndodhe ne te ardhmen.'')

S'kaloi shume dhe Habelli verejti se universi po zgjerohet pasi dalloi se galaktikat e largeta largoheshin prej nesh.Gjithashtu vuri re se,sa me larg ishte galaktika,aq me shpejt largohej.Keto vrojtime nenkuptojne se dje universi ishte me i vogel se sot.Kur Habelli botoi vepren e tij novatore ne vitin 1929,hapi udhen per zhvillimin e teorise se Big-Bengut,per origjinen e universit.Sipas kesaj teorie,universi erdhi si rezultat i nje shperthimi kozmik rreth 13 miliard vjet me pare.

Sa shpejte ndodh zgjerimi?

Qe nga koha e Habellit,astronomet jane munduar ta matin sa me te sakte te jete e mundur shpejtesine e ketij zgjerimi,qe quhet edhe konstantja e Habellit.Pse eshte kaq i rendesishem njehsimi i saj?Nese llogaritnin sa shpejt po zgjerohet universi,kete mund ta perdorin per te llogaritur moshen e tij.Per me teper,shpejtesia e zgjerimit mund te nenkuptoje pasoja serioze per te ardhmen.Ne c'kuptim?Sipas arsyetimeve,ne rast se universi zgjerohet teper ngadale,graviteti do te fitoje e do te shkaktoe qe gjithcka te ngjeshet ne nje njesi te vetme te quajtur Big-Kranc.Nga ana tjeter,nese zgjerimi eshte teper i shpejte,universi mund te zgjerohet pambarimisht e te shperbehet krejt.

Ndonese matje me te sakta u kane dhene pergjigje disa prej pyetjeve,pyetje te tjera jane ngritur,per kuptueshmerine tone rreth materies dhe forcave themelore te natyres.

Energjia e erret dhe lenda e erret

Me 1998-en,kerkuesit gjeten prova se zgjerimi i universit po pershpejtohet,teksa studionin driten e nje lloji te vecante supernove ose ylli shperthyes.

(Yjet shperthyese quhen supernova te tipit Ia dhe per nje kohe te shkurter mund te ndricojne sa nje miliard diej te marre se bashku.Astronomet i perdorin keto supernova si standart per matjet.)

Fillimisht shkencetaret ishin mosbesues,por shpejt provat u shtuan.Natyrisht,ata ishin kureshtare se c'lloj energjie po e shpejtonte zgjerimin.Se pari,dukej se vepronte kunder gravitetit,dhe se dyti,nuk parashikohej nga teorite e kohes.Kjo energji misterioze eshte quajtur me vend energjia e erret dhe mendoni qe ajo mund te perbehet gati 75% te universit!



Sidoqofte,kjo energji nuk eshte e vetmja cudi e erret e zbuluar kohet e fundit.Nje tjeter dukuri u konfirmua ne vitet 80-te te shekulli te 20-te kur astronomet analizuan galaktika te ndryshme.Shpejtesia me te cilen keto galaktika,ashtu si edhe galaktika jone,rrotulloheshin rreth vetes,ishte aq e madhe sa,normalisht duhej te shperbeheshin.Pra,me sa duket,duhej te ekzistonte ndonje lende qe u jepte terheqjen gravitacionale te nevojshme.Po c'lende ishte kjo?Meqe shkencetaret nuk e dine,e kane quajtur lende te erret,pasi nuk thith,nuk leshon dhe as pasqyron ndonje sasi te dallueshme rrezatimi.Sa lende te erret ka ne univers?Llogaritjet tregojne se ajo mund te perbeje 22% a me shume te mases se universit.

Mendoni:sipas llogaritjeve te sotme,lenda e zakonshme ze rreth 4% te mases se universit.Dy enigmat e medha:lenda e erret dhe energjia e erret,duket se zene pjesen tjeter.Keshtu,gati 96% e universit mbetet mister i plote deri ne zbulimin e rradhes.
(Hipoteza per lenden e erret u hodh ne vitet 30 te shekullit te 20-te, dhe u vertetua ne vitet 80.Sot astronomet masin sa lende te erret mund te kete nje grumbull galaktikash,duke vrojtuar si e perthyen ky grumbull driten qe vjen nga objektet me te largeta.
Viti 2009 eshte quajtur Viti Nderkombetar i Astronomise dhe shenon 400 vjetorin e perdorimit per here te pare te teleskopit astronomik nga Galileo Galilei.)


Edituar për herë të fundit nga Jeta në Thu May 31, 2012 12:13 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptyFri May 04, 2012 6:04 pm

Perseri nje koment per lenden e erret

Universi perplot mrekullira Strange_spc_vacuum_energy_02




Një copëz qielli, e boshatisur nga galaktikat, mund të çojë në përfundimin se në këtë univers të pafund dhe misterioz, ekzistojnë disa lloje lëndësh të errëta. Lënda e errët, në qendër të Abell 520, një “tren kozmik anijesh të mbytura”, 2.4 miliardë vite dritë larg nesh, nuk “po sillet” sipas parashikimeve. Kjo sipas lajmeve të fundit të NASA-s të marra nga informacionet e Teleskopit Hapësinor Huble.

Lënda e errët është një substancë misterioze, që nga sa dihet deri më tani, ka mundësi që të përbëjë thuajse një të katërtën e universit tonë, por që me mjetet aktuale në dispozicion të shkencëtarëve, nuk mund të detektohet.

Sipas teorisë në lidhje me këtë lëndë misterioze, grupimet e lëndës së errët ose të ashtuquajturat “halo” krijojnë dhe formojnë qendra gravitacionale rreth të cilave krijohen thelbet dhe zanafillat e galaktikave. Kur galaktikat dhe grupimet e galaktikave përplasen me njëra-tjetrën, lënda e tyre e errët gjithashtu përplaset. Duke qenë se lënda normale tërhiqet gravitacionalisht nga lënda e errët, copëzat e shpërbëra të galaktikave duhet të vijnë zvarrë rrotull lëndës së errët, si qentë që nuk larohen më shumë nga zinxhiri i tyre.

Të paktën këtë e observuan astronomët në vitin 2006, në një grup galaktikash, që gjendej pikërisht në një moment të tillë si ai për të cilin po flasim. Ky vëzhgim shërbeu dhe shërben edhe sot për të shpjeguar mënyrën e funksionimit të lëndës së errët. Gjatë këtij observimi, astronomët që vëzhguan Abell 520 zbuluan se lënda e errët e kësaj mase galaktikore përqendrohej në një thelb të errët, që në fakt përmbante shumë më pak galaktika nga sa mendohej se ndodheshin në një sektor të tillë të universit.

Ajo që u pa më pas ishte se një pjesë e madhe e galaktikave, ndryshe nga sa mendohej, pas përplasjes ishin larguar tutje dhe nuk ishin grumbulluar në zemrën e lëndës së errët. Sipas shkencëtarëve që merren me studimin e kësaj lënde misterioze është shumë e vështirë, në fakt, që të shpjegohen saktësisht lëvizjet dhe zhvendosjet e lëndëve të tilla dhe trupave e masave qiellore që sillen rreth tyre.

Rezultatet e vitit 2006 ishin aq të papritura sa disa shkencëtarë, madje i mohuan ato. Por më pas një analizë e bërë nga Hubble i mbështeti vëzhgimet fillestare duke i lënë astronomët të çuditur dhe pa ndonjë shpjegim teorik të gatshëm. Si përfundim u dol me idenë se ndoshta ekzistojnë disa lloje lëndësh të errëta, por e gjithë kjo ende edhe sot e kësaj dite mbetet shumë spekulative…
Çfarë është lënda e errët

Në astronomi dhe astrologji, lënda e errët është aktualisht një lëndë e panjohur, që mendohet se është një pjesë e madhe e masës së universit. Kjo lëndë as emeton dhe as thith dritë, apo emetime të tjera elektromagnetike dhe nuk mund të shihet në mënyrë direkte me teleskopë. Mendohet se ajo përbën 83% të lëndës së universit dhe 23% të masës së energjisë. Lënda e errët erdhi në vëmendje të astrofizikanëve, për shkak të mospërputhjeve në masat midis objekteve astronomike.

Kjo u vlerësua nga efektet gravitacionale dhe përllogaritja e masës së ndritshme që ato përmbajnë. U përkufizua fillimisht nga Jan Oort, në vitin 1932, për të shpjeguar shpeshtësinë e yjeve në galaktikën tonë Udha e Qumështit, si dhe nga Fritz Zwicky , në vitin 1933, në lidhje me shpjegimin që i dha “masës së munguar” në shpejtësitë orbitore të galaktikave në grupet në të cilat ato ndodheshin. Vëzhgime të mëtejshme, ndërkohë, treguan ekzistencën e kësaj lënde në univers.

Në bazë të një konsensusi të vendosur nga astronomët, lënda e errët besohet se kryesisht përbëhet nga një lloj thërrmije nënbërthamore, e cila nuk është kapur dhe kufizuar. Kërkimet për këtë thërrmijë janë ndër sfidat më të mëdha të fizikës së sotme. Edhe pse përgjithësisht, ekzistenca e lëndës së errët është pranuar nga komuniteti i shkencëtarëve, ekzistojnë edhe shumë teori alternative që përpiqen të shpjegojnë anomalitë, për të cilat quhet përgjegjëse pikërisht lënda e errët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptyTue May 08, 2012 7:19 am

Shkencëtarët zbulojnë “ferrin e akullt”

Një ferr i akullt! Ky është përshkrimi që i bëjnë shkencëtarët dhe studiuesti e hapësirës përplasjes së rreth 2 mijë kometave në hapësirën e yllit Fomalhaut.

Universi perplot mrekullira 301815_399310970093777_236304299727779_1384366_1480447064_n


Femalhaut ndodhet rreth 25 vite dritë larg Tokës. Agjencia Europiane e Hapësiarës (ESA) thotë se në qiejt e këtij ylli përplasen çdo ditë dymijë kometa dhe temperatura shkon deri në 200 gradë nën zero.

Shkencëtarët e ESA-s dolën në këtë përfundim pas studimit të imazheve të përftuara nga sateliti Herschel dhe krahasimit të tyre me ato të kapura nga teleskopi i NASA-s, Hubble.

Fomalhaut cilësohet si një yll i ri me qindra-milionë vite jetë “mbi supe” (Dielli ynë ka 7 miliard vite jetë), është 25 mijë vjet dritë në distancë nga Toka dhe me përmasa sa dyfishi i Diellit tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptyTue May 08, 2012 7:25 am

ASTEROIDI 2012 EG5 RREZIKOI TË PËRPLASEJ ME TOKËN, KALOI SHUMË PRANË SAJ TE DIELEN E KALUAR..


Universi perplot mrekullira 305500_392874167404124_236304299727779_1363909_1553702948_n
Të dielën e kaluar, një asteroid me gjatësi 45 metra, iu afrua shumë pranë planetit tonë. Shkëmbi i hapësirës, me emër 2012 EG5, iu afrua Tokës në një distancë prej 230.000 km dhe në rast se do të binte, do të shkaktonte shpërthim, të ngjashëm me atë të një arme bërthamore.
Ky asteroid “ishte kapur” nga teleskopi Pan-STARRS 1 në Havai, më 13 mars. Ka diametër 1.8 metra dhe është projektuar që të kërkojë objekte të lëvizshme në hapësirë. Gjithashtu, teleskopi në fjalë përmban edhe kamerën më të madhe dixhitale në botë, me 1.400 megapixels.
“Përplasja e kometave dhe asteroideve nuk është e rrallë për planetin tonë. Por gjithsesi, goditjet e mëdha janë të rralla. Përplasja e fundit më e madha ka ndodhur para 65 milion vjetësh, dhe si pasojë erdhi zhdukja e dinosaurve”, sqarojnë shkencëtarët e NASA-
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptyTue May 08, 2012 7:32 am

Prejardhja jone, qenie jashtokësore!

Universi perplot mrekullira 542781_392396144118593_236304299727779_1362336_1517569965_n

Jemi qenie jashtokësore. Mjaft kërkuat për gjurmë të alienve, ata gjenden këtu në tokë. Ne jemi qeniet aliene të planetit. Shkencëtarët kanë zbuluar prova që mbështesin teorinë se pjesë të ADN-së tonë vinë nga thellësitë e hapësirës.

Njerëzit kanë zbuluar pjesë të ADN-së në meteorite që në vitin 1960, por shkencëtarët duhej të ishin të sigurt nëse materiali vinte nga hapësira apo ishte thjeshtë një ndotje nga jeta tokësore. Për herë të parë, kemi provat se pjesë të ADN-së janë krijuar në hapsirë.
Lajmi vjen nga Dr. Michael Callahan, studiues në NASA. Ai është drejtuesi i studimit të publikuar me punën e akademisë kombëtare të shkencës në Amerikë.

Ekipi gjeti Adeninë dhe Guaninë në meteoritë të pasura me karbon që vinin nga hapësira. Këto dy përbërës janë dy nga katër bazat që formojnë acidin Dezoksiribonukleik (ADN). Dy të tjerat janë Citozina dhe Timina. Bashkë të katër përbërësit janë baza e jetës në tokë dhe me shumë mundësi në vende të tjerë në Univers.

Ekipi i studiuesve arriti në konkluzionin se dy bazat nuk ishin ndotje nga jeta në tokë, duke qenë se ato ishin krijuar në një proces kimik jo-biologjik.

Sipas studimit, i jepet suport teorisë se një “kit” me pjesë të gatshme, i krijuar në hapësirë, është dërguar në tokë me meteoritët dhe ka sjellë si pasojë krijimin e jetës. Zbulimi implikon se blloqet e jetës, të gatshëm, janë shpërndarë në gjithë universin dhe mund të kenë krijuar jetën edhe në planetë të tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptyTue May 08, 2012 8:05 pm

Dikur, Marsi ishte i mbushur me ujë

Universi perplot mrekullira 577817_421165017908372_236304299727779_1435970_1961459616_n

Studiuesit të cilët kanë kryer studimin e të dhënave mbi shpërthimet vullkanike dhe sipërfaqes aktuale të planetit të kuq e më në fund kanë arritur në këtë konkluzion:

Dikur planeti Mars ka qenë i mbuluar nga uji njësoj si toka në ditën e sotme. Një nga arsyet pse uji nuk mund të egzistojë në Mars është sepse atmosfera e tij është më pak se 1% e densitetit të tokës.

Por, profesori Josef Dufek nga Georgia Tech University studioi prapa në kohë me miliarda vjet për të llogaritur këtë çështje dhe konstatoi se atmosfera e tij ishte 20 herë më e dendur në fakt. Sipas tij presioni i atmosferës ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sipërfaqes së Marsit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptyWed May 09, 2012 12:19 pm

Planeti është i mbuluar nga uji? Po, sa një flluskë..

Universi perplot mrekullira Earth-widescreen-wallpaper-20

Kur njerëzit flasin se si po mbarojnë rezervat e ujit, natyrisht e kemi të vështirë të besojmë për shkak se 70 përqind e Tokës është e mbuluar me ujë. Por agjencia qeveritare amerikane për studime gjeologjike ka treguar se e gjithë rezerva ujore e tokës mund të përfshihet në një flluskë 860 milje të gjerë. Shkaku: shtresa e mbuluar me ujë në tokë është shumë, shumë e hollë.

Dhe po të mendosh se 96 përqind e këtij uji është i kripur, atëherë gjërat bëhen edhe më të frikshme. Sepse është uji i ëmbël ai për të cilin kanë nevojë njerëzit, kafshët dhe bimët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptyFri May 11, 2012 12:17 am

Astronomët: 90% e galaktikava janë të padukshme....

Universi perplot mrekullira 540342_422729857751888_236304299727779_1440193_1140455928_n

Teleskopi Herschel i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, ka zbuluara se deri më tani, galaktikat e largët janë fajtore për mjegullën kozmike, në rrezatimin info të kuq.
Galaktikat janë disa nga objektet më të largëta dhe më pak të dobëta që ka mundur të diktojë teleskopi Herschel, duke hapur kështu një dirtare të re, në lindjen e yjeve në Gjithësinë fillesatre.
Astronomët, konsiderojnë se galaktikat janë dia triliardë, ndërsa ekzitojnë dhe shtatë triliardë nanogalaktia.

Kjo është llogaitja që bëjnë astronomët rreth objekteve në universin e dukshmëm (d.m.th brenda një distance prej 14 miliard vite dritë):

Ypersmini në universin e dukshëm = 10 milionë

Grupet e galaktikave në gjithësin e dukshëm = 25 miliardë

Galaktikat e mëdha në universin e dukshëm = 350.000.000.000
In e dukshëm = 7 trilirdë vite dritë larg

Yjet në universin e dukshëm = 30 miliardë trillion (3 × 10 ² ²)

Astronomët bëjnë me dije se ata mund të kenë nënvlerësuar numrin e galaktikave në disa pjesë të universit, madje deri në 90 për qind të tyre, sipas Mateut Hayes i Observatorit të Gjenevës, i cili udhëhoqi hulumtimin me instrumentin më të përparuara optik në botë – e teleskopi Very Large Evropian (VLT) në Kili, i cili ka katër gjigandët pre 8.2 metra.
Ata kthyen dy teleskopët gjigand, në një zonë të menduar mirë e të tudiuar me kujdes, për nga e hapësira e thellë të quajtur fusha GOODS-South.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptyFri May 11, 2012 3:59 pm

Vesta, zbulohet planeti i munguar i lindur para Tokes

Universi perplot mrekullira Images
“Krijimi i Vestas regjistrohet 4.5 miliard vite më parë, përpara formimit të Tokës”, shpjegojne specialistet

Një planet i vërtetë i lindur që përpara Tokës e që mbijetoi thuajse pa u cenuar, prej fillimeve të lindjes së sistemit diellor. Bëhet fjalë për asteroidin Vespa, një fosil astronomik, që falë të dhënave të mbledhura nga sonda Dawn, lejon nxjerrjen në dritë të momenteve të para të lindjes së një planeti, të cilit revista prestigjioze "Science" i ka dedikuar një hapësirë të gjerë, shoqëruar nga plot 6 studime.

“Krijimi i Vestas regjistrohet 4.5 miliard vite më parë, përpara formimit të Tokës”, ka shpjeguar Maria Cristina De Sanctis e Institutit të Astro Fizikës, autore e një prej artikujve të publikuar. Të dhënat e mbledhura mbi Vestën, asteroidin e dytë të sistemit diellor, mund të hedhin dritë mbi fillesën e formimit të sistemit tonë planetar dhe të planetëve në përgjithësi. Ky asteroid rezulton një farë embrioni planetesh, që ka mbetur i ngrirë në fazat e tij të para të formimit, duke i ofruar kërkuesve një panormë unike në llojin e vet, përsa i takon mekanizmave evolues të sistemit diellor.
“Vesta ka kryer hapat tipikë që kanë sjellë formimet e planetit, po ato që janë kryer edhe deri në formimin e Tokës – kanë shpjeguar specialistët -. Por ai nuk arriti dot të përfundojë rrugën e vet”. Faktikisht nuk arriti të kompletojë rritjen dhe mbeti shumë i vogël (vetëm 530 km në diametër), i shqetësuar nga prania e madhe gravitacionale e Jupiterit. Ndërkohë që thuhet se me shumë mundësi do të kishte arritur të shndërrohej në një planet të ngjashëm me Marsin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptyFri May 11, 2012 4:04 pm

Kapet nga teleskopi planeti qe ngjan me “super-Toke” (video)

Gjendet 40 vjet drite larg nesh dhe ka nje temperature prej 2000 grade celcius

Universi perplot mrekullira Images

Të pikasësh në mes të nxehtit të disa trarëve flakërues të një ylli është si të nxjerrësh një qiri të vetëm mes 10,000 të tillëve, mirëpo shkencëtarët kanë mundur të kapin me rreze infra të kuqe një planet 40 vjet dritë larg nesh. Gjithsesi, qeniet njerëzore nuk kanë gjasa të lëvizin drejt të ashtuquajturit “super-Toka” 55 Cancri E, me një temperaturë prej 2.000 gradë celsius, pasi aq sa e nxehtë është sipërfaqja e planetit, sa që aty mund të lëngëzohet çeliku.

Hulumtuesit e MIT dhe institucioneve të tjera thonë se në këtë planet mund të mungojnë sipërfaqet e pluhurit, akulli, ndërsa marrin përthithjen më të madhe të të nxehtit nga ylli mëmë, po aq sa oqeanët e errët të Tokës marrin ngrohje nga dielli.
Ky planet ka një masë shumë herë më të madhe sesa i yni, por është shumë më i lehtë sesa një gjigant i zjarrtë si Neptuni. “Cancri 55 E” është rreth 2 herë më i madh se Toka dhe 8 herë më robust, ndërkohë që vërtitja e tij përreth yllit të vet të quajtur “55 Cancri” zgjat vetëm 18 orë. Specialistët thonë se “Cancri 55 E“ mund të jetë shumë i ngjashëm me Neptunin, nëse Neptuni do të ishte në vend të Mërkurit dhe nëse atmosfera e tij do të vlonte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptyThu May 17, 2012 8:30 am

Per pak i shpetuam nje asteroidi!

Universi perplot mrekullira 546649_426349817389892_236304299727779_1452108_1191556265_n

Të dielën mbrëma shumë pranë Tokës (në largësi prej 191.500 kilometrash, që sipas llogaritjeve astronomike është “për një fije”) ka kaluar ‘Asteroidi 2012 JU’.
Sipas Huffington Post, asteroidi me gjerësi rreth 12 metra i është afruar shumë Tokës para se të zhdukej në hapësirë. (Hëna gjendet në një largësi prej 382.900 kilometrash nga planeti ynë, ndërkohë që ky asteroid ishte shumë më afër).
Fatmirësisht, ky asteroid, madhësia e të cilit llogaritet sa një autobus, nuk paraqiste ndonjë rrezik për Tokën, mirëpo është një paralajmërues se ekziston mundësia e goditjes me ndonjë nga mbetjet e Sistemit diellor.
‘Asteroid 2012 JU’ para dy muajsh ka udhëtuar nga Marsi në drejtim të Tokës, ndërsa tani ka vazhduar rrugën në drejtim të Jupiterit.
NASA aktualisht është duke përcjellë lëvizjen e 8.900 asteroideve në afërsi të Tokës duke shpresuar në zbulimin e rrezikut (në rast të ekzistimit të tij) para se të vijë te ne. (Kështu supozohet të ketë ndodhur para 65 milionë vitesh, kur janë zhdukur dinozaurët).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptySun May 20, 2012 8:35 am

Asteroidet kercenojne token

Universi perplot mrekullira 551030_428504273841113_236304299727779_1458874_587966635_n
47 mijë asteroidë kërcënojnë të godasin Tokën, 10 shtete në “gatishmëri”

Një ekip shkencëtarësh numëruan asteroidet të cilët mund të përbëjnë rrezik për Tokën. Gjithashtu, studiuesit krijuan një listë me shtetet, të cilat në rast rrëzimi të asteroideve do të pësojnë dëmet më të mëdha.

Kërkimi

Ekipi i shkencëtarëve të Universitetit të Southampton në kuadër të programit NEOWISE, bëri një studim mostër në botën e asteroideve të sistemit Diellor. Programi realizohet falë përdorimi të teleskopit hapësinorë WISE. Studiuesit vëzhguan 600 asteroid të cilët i përkasin grupit të sendeve hapësinore, të njohura ndryshe si NEO (Near Earth Objects), pra objekte që lëvizin në hapësirë rreth orbitës së Tokës. Nga këta asteroid, 107 pre tyre kishin diametër mbi 100 metra. Asteroid me dimensione të tilla, nëse rrëzohen në tokë, qoftë dhe në det, mund të shkaktojnë dëme të pallogaritshme.

Zbulimet dhe lista

Studiuesit llogaritën se ekzistojnë 47 mijë NEO, të cilët ka gjasa që në një moment në të ardhmen mund të rrëzohen në Tokë.
Nga këta 47 mijë objekte, studiuesit llogaritën se rreth 10% e tyre kanë diametër prej më shumë se 100 metër. Deri më tani, janë diktuar dhe po vëzhgohen me vëmendje nga astronomët, 1000 objekte me dimension më të madh se 100 metra.

Gjithashtu, shkencëtarët studiuan dhe pasojat në rast rrëzimi të një asteroidi të madh në planetin tonë. Krijuan madje, një listë me 10 shtete të planetit tonë, të cilët -siç konsiderojnë shkencëtarët- do të pësojnë dëmet më të mëdha.
Në listën e krijuar, ndodhen rajone dhe shtete, të cilat edhe pse një asteroid mund të rrëzohet në det, pra larg tyre, ata rrezikojnë të goditen nga një cunami që do krijohet nga dallgë e rrëzimit.
Në listë përfshihen shtet si, Kina, Indonezia, India, Japonia, SHBA, Filipinet, Italia, Britania e Madhe, Brazili dhe Nigeria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptyThu May 24, 2012 1:21 pm

Afër Tokës, asteroidi 140.000 tonë shkatërron satelitet në shkurt

Universi perplot mrekullira 534342_430917340266473_236304299727779_1467557_2046774763_n

Një asteroid i ri 45 metra i gjerë mund t’i afrohet kaq shumë tokës në muajin shkurt, sa mund të godasë satelitët e komunikimit. I zbuluar nga astronomët e observatorit “LaSagra” në Spanjë, “DA14” është vlerësuar të kalojë afër planetit duke dëmtuar rëndë satelitët gjeosinkronë më 15 shkurt 2013. Dhe ndërsa NASA ka deklaruar se shanset që ky satelit të godasë Tokën janë 0.031 për qind, nëse kjo ndodh, forca e shpërthimit të tij do të jetë 2.4 megaton, e ngjashme me ngjarjen misterioze Tunguska të vitit 1908, që shkatërroi qindra kilometra katrorë nga pyjet siberiane. Lëvizjet e asteroidit tashmë po monitorohen nga NASA. Guri hapësinor është llogaritur të peshojë rreth 140.000 tonë dhe, nëse godet Tokën (mundësia mund të jetë në 2020), shpërthimi i tij nuk do ta shkatërrojë botën, por do të marrë shumë jetë nëse bie në vende të populluara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptySat May 26, 2012 12:30 pm

Sa më e pandryshueshme duket Hëna, aq më shumë ajo ndryshon...

Universi perplot mrekullira 401745_431956916829182_236304299727779_1470445_1096458319_n

Sado që Hëna tregon e pandryshueshme dhe e pa lëvizshme, ajo kurrë nuk ka qenë ashtu siç tregon. Shkencëtarët e NASA-ës, janë munduar të përmbledhin një hipotezë ndryshimi në satelitin e Tokës, duke e paraqitur atë në një video mbresëlënëse.

Krateret dhe formacionet në sipërfaqen e Hënës, ndryshojnë nga herë.
Pra, “ndalesën” fenomenale, që bënë satelitin e tokës të duket thuaj se nuk ka evoluar kurrë, tashmë NASA me një punë të shkëlqyer të shkencëtarëve të saj vjen ta përmbysë, me videon e observatorit të saj: Lunar Reconnaissance Orbiter!

Falë punës së shkëlqyer të shkencëtarëve mund të shohim një pamje të plotësuar dhe një historik më bindës rreth evoluimit të Hënës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptySat May 26, 2012 12:32 pm

Sirenat e detit janë paraardhëset e njeriut!

Universi perplot mrekullira 543352_431913993500141_236304299727779_1470345_210301444_n

Shumë herë, detarët e lodhur, të “goditur” nga rrezet e forta të diellit si pasoj e ekspozimit të tyre shumë orësh, në të shkuarën kanë dëshmuar se kanë parë Sirena të notojnë në oqeane.
Por, dëshmitë e tyre ishin të dobishme vetëm për përralla-treguesit dhe për ata të cilët dinin se si të interpretoni një mit tërheqës që e adhuronin atë dhe ia shërbenin të tjerëve.

Tashmë shkencëtarët, thonë se është gabim mos besimi në to!

Studiuesit kishin arritur në përfundimin se qeniet e çuditshme që detarët shikonin, ishin gjitarë zhytës, që i përkasin familjes së sirenave të cilat shumë herë janë të njohura dhe si… lopët e deti.
Por, konkluzioni i tyre rezultoi i gabuar.

Një studim i ri, i kryer nga shkencëtarët, zbulon se pas legjendave të detarëve fshihet e vërteta: “Sigurisht që është një teori shumë radikale për zhvillimin e qenies njerëzore, por kemi përqasur legjendën e stërlashtë me një studim shumë të detajuar dhe shumë shkencor, ndaj dhe vërtet besojmë se kjo ka si bazë të vërtetën”, deklaroi Charlie Foley i Animal Planet, në edicionin e lajmeve të kanalit televiziv Fox.

Sipas teorisë së re, pra, ekzistonte dikur në tokë, një qenie majmuni zhytës, gjitarë, që jetonte në det dhe ngjante shumë me atë çka ne kemi në mendjet tona dhe e imagjinojmë dhe e quajmë “Sirena”./albobserver.com/

“Është shumë e komplikuar si teori, për vetë faktin se për dikë mund të duket shumë e pa imagjinueshme dhe vërtet mund të ekzistonin këto qenie. Le të kujtojmë se, evolucioni i njeriut mund të ketë lidhje direkte me detin. Është e sigurt se njerëzit prehistorik, jetonin në bregdet. Diçka e njëjtë me atë të Andertalëve, të cilët datohen deri 100.000 vjet më parë. Gjurmët e të cilëve janë zbuluar në shumë vende të ndryshme të botës, duke veçuar ato të Ballkanit jugor dhe perëndimor”, shpjegon Charlie Foley, duke theksuar se Sirenat janë një qenie paranjerëzore, e të njëjtës “racë”.

Ekipi i tij i studimit, e di shumë mirë se rezultati i tyre do të ngjalli shumë reagime të forta, pasi prezantojnë me një mënyrë më të specifikuar shkencërisht teorinë e zhvillimit të specieve në tokë.
“Ka shumë diferencë, midis nesh dhe gjitarëve prehistorik, por shumë karakteristika tona ne i ndajë me gjitarët e detit. Siç p.sh; rrjeta midis gishtave -të cilën në shumë gjitarë të tjerë prehistorik nuk ekziston- si dhe shtresa e yndyrës nënlëkurë dhe mungesa e pushit/qimeve në trup”, shpjegon Foley dhe thekson diçka shumë të rëndësishme: “Nuk ju bënë përshtypje se njerëzit kanë aftësitë e instinktit të notojnë dhe të[ kontrollojnë frymëmarrjen e tyre, kur ndodhen në det. Njerëzit mund të mbajnë frymëmarrjen deri në 20 minuta, më shumë se çdo kafshë tjetër tokësore”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptyTue May 29, 2012 3:57 pm

Gjurmë antike të jetës në planetin e kuq!

Universi perplot mrekullira 543761_434406706584203_236304299727779_1478212_1465197330_n

Blloqet themelore kimike të jetës, pra organikët e nevojshëm (jo biologjike) dhe molekulat, që në antikitet, e shumë më herët kanë qenë prezent në Mars. Ky ishte përfundimi i një studimi të ri shkencorë. Studimi u bazua në meteoritët e rrëzuar në tokë, të cilët u analizua dhe studiuan ne detaj nga shkencëtarët.

Shkencëtarët me në krye, Dr. Andrew Stil i Laboratorit të Gjeofizikës të Institutit të Shkencave Carnegie në Uashington, të cilët publikuan raportin në fjalë në revistën shkencore “Science”, sipas BBC dhe “New Scientis”, shkencëtarët pretendojnë se pas një analizimi të hollësishëm, karboni që u gjend në dhjetë meteorit të rrëzuar në tokë, vjen nga marsi, duke mbuluar kështu deri në katër miliardë vjet të historisë së gjeologjisë së tij.

Shkencëtarët përjashtuan mundësinë se bashkimet organike të karbonit tek meteoritët e hapësirës u “ndotën” nga ambienti tokësorë, kur ata u rrëzuan në tokë.
Karboni i meteoritëve të hapësirës, besohet se e ka prejardhjen nga shpërthime të mëparshme vullkanike të ndodhura në mars.
Në veçanti krijimi i gurëve si pasoj e ftohjes së magmës dhe jo nga mikrobe të stërlashta të marsit.

Sipas shkencëtarëve amerikanë, kjo përbën fakt, pasi në pjesën më të madhe të historisë së planetit, në sipërfaqen e tij vazhdojnë të zhvillohen procedura të organikës kimike, të cilat -të paktën në tokë- përbëjnë themelimin bazë për krijim e jetës.

Në deklaratën tij, Stil, pohon se studimi i ri, i përgjigjet me bindje dhe pyetjes fillestare se sa ekzistonte në mars në stad primarë, baza themelore dhe elementët kimikë për krijimin e jetës. Pyetja tjetër, e cila mbetet e pa përgjigjur dhe studimi tashmë drejtohet ndaj saj, është se nëse vërtet jeta lindi në planetin fqinjë dhe se çfarë ndodhi në vazhdim?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptyWed May 30, 2012 2:29 pm

Planeti në zhdukje, identifikohet nga NASA

Universi perplot mrekullira 35512_434999323191608_2007375165_n

Teleskopi i NASA-s Kepler kapi imazhe në 1500 vite dritë larg ku tregohet procesi i zhdukjes së një planeti. Zbulimi u bë nga shkencëtarët e Institutit Teknologjik të Masaçusetsit në Shtetet e Bashkuara.

Shkencëtarët thonë se planeti në zhdukje është në përmasat e Mërkurit. Temperatura në sipërfaqen e tij shkon deri në 2 mijë gradë celcius, temperatura që po e transformojnë planetin në një masë të madhe gazi e pluhuri, sikur të ishte një kometë.

Sipas shkencëtarëve, planeti i kanë mbetur më pak se 100 milion vite jetë. Shkencëtarët dhe astronomët prej vitesh mundohen të kapin planete dhe yje në mijëra vite dritë larg për të kuptuar më mirë universin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
xhogli

xhogli


Numri i postimeve : 19
Join date : 13/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Një unazë e e vecant kozmike rrethon galaktiken ton!   Universi perplot mrekullira EmptyTue Jun 05, 2012 3:47 pm

Universi perplot mrekullira Twist

Ekzistenca e një unazë të gazit dhe pluhurit në qendër të galaktikës sonë ishte i njohur shumë kohë me par per shkencëtet, të cilët deri tani kishin arritur të gjeni vetëm të vogla, segmente të shkëputura. Observatori i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, ​​me bashkëpunimin me NASA, arriti për herë të parë për të regjistruar të gjithë strukturën kozmike (në foto ESA / NASA / JPL-Caltech)."Unaza kozmik" është në thelb një re e dendur e gazit të ngrirë dhe pluhuri,e cila ka formen e nje rripi zona e te cilit eshte 600 vite drite larg.Gazi nxehte dhe pluhuri shfaqen në ngjyrë blu në foto me lart,ndërsa materialet e ftohtë janë të kuqe.
Unaza është përshkruar në të verdhë, të bërë nga gazi dhe pluhuri në vetëm 15 gradë mbi zero absolute. Zonat e ndritshme janë të dendur, dhe përmbajnë brenda tyre disa nga faqet më aktive për të formuar yjet të reja në galaktikës sonë.Një nga gjërat që impresionojne shkencëtarët është fakti se qendra e rrethit nuk është i njëjtë - siç pritej, me qendrën e galaksisë. Profesor Bruce Swinyard, Rutherford Appleton Laboratory, shpjegoi se ky zbulim ka ngacmuar komunitetin shkencor që tani është duke u përpjekur të deshifroj me karakteristika të rralla dhe unike të rrethit kozmike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptySat Oct 20, 2012 10:31 am

"Toka e dytë” u gjet tek ylli Alfa Centauri ?

Universi perplot mrekullira F.1020121620790_m

I fundit nga seria e planetëve që ne shpresojmë se aty mund të ketë jetë krahas neve në Tokë, është gjetur tek ylli Alfa dhe Beta Centauri, 4,37 vite drite larg prej Tokës, që e bënë të jetë ekzoplaneti më pranë nesh.
Ekzoplanetat janë të rëndësishme për shkak të shpresës se aty ka jetë siç e njohim ne: për shkak të pranisë së ujit e ndonjëherë vetëm për shkak të madhësisë. Gjatë dekadës së kaluar janë zbuluar qindra planetë, kështu që është e mundur që të gjendet një tjetër vend si Toka, që mund të jetë e banuar, thonë studiuesit.

Planeti i porsazbuluar është shkëmbor dhe masa e saj është shumë e ngjashme me të Tokës.

Masa e saj është sa 113 për qind e Tokës, orbita është paksa më ndryshe, meqë gjendet 25 herë më afër pozicionit nga dielli i saj. Ajo sillet nga qendra me gjashtë milionë kilometra, që është katër për qind e largësisë mes Tokës dhe Diellit, e 10 herë më afër se orbita e Merkurit.

Orbita e saj zgjatë 3236 ditë toke, ndërsa temperatura në sipërfaqe është 1200 gradë, që në fakt e bënë të jetë një shkëmbe i nxehtë qelqi.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë thonë se se planeti është i pabanueshëm, dhe se aspak nuk i ngjanë Tokës? Por, pse është i rëndësishëm atëherë? Astronautët thonë se prania e saj tregon se mund të ketë më shumë planetë si Toka.

Sipas të dhënave nga teleskopi hapësinor Kepler, ka ngjashmëri mes sistemeve të shumë planetëve, sidomos kur është fjala për ato shkëmbore. Shkencëtarët nuk janë vetëm në kërkim të planetëve të ngjashëm me Tokën, por edhe sistemet yjore që ngjajnë me Rrugën tonë të Qumështit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira EmptySat Nov 10, 2012 3:12 pm

Super-Toka, planeti i ri për njerëzit!

Universi perplot mrekullira F.1110155308565_210

Super-Toka është pjesë e një sistemi planetar i cili fillimisht është menduar se përbëhet prej tri planeteve, ndërsa së fundmi u zbulua se ky sistem përbëhet prej gjashtë planeteve.

Ndërkohë, tri planetet e para ndodhen shumë afër planetit të emëruar Super-Toka, i cili përmban ujë.
Njëri ndër planetet e reja ndodhet në pozitën e duhur me yllin e ri, që sipas shkencëtarëve që e zbuluan thuhet se ka potencial të jetë i banueshëm me njerëz.

“Ne jemi duke u udhëhequr nga teknika të reja të studimit të planetit, duke përfshirë edhe analizimin e gjatësisë valore për të zvogëluar ndikimin e aktivitetit të sinjalit nga ylli” ka thënë Mikko Tuomi, shkenctar i universitetit të Hertfordshire.
“Kjo mënyrë e re ka rritur ndjeshmërinë e analizave tona duke na shfaqur mundësinë e zbulimit të tri planeteve të ngjashme me Super-Tokën, vazhdoi ai.

Konstatimi i ri, i cili është edhe më interesanti, ëshë planeti “HD 40307” i cili ndodhet më së largu nga ylli i këtij sistemi, dhe posedon masë shtatë herë më të madhe se Toka jonë.
HD40307 rrotullohet rreth yllit në një distancë të ngjashme me orbitën e Tokës ndaj Diellit, kështu që posedon sasi të ngjashme të energjisë.

Në këtë planet, uji është në formë likuide dhe atmosfera stabile, faktorët kryesor që mbështesin ekzistencën e gjallesave janë plotësisht të mundura, dhe gjë që e forcon hipotezën e jetës në këtë planet është fakti që planeti mund të jetë duke u sillur rreth boshtit të vet, gjatë orbitmit të yllit të vet, duke krijuar ditën dhe natën, të ngjashme me ato të Tokës sonë.

“Ylli HD 40307 është një planet alla “xhuxhi plak” kështu që nuk ka asnjë arsye pse një planet me mundësi kaq të mira për ekzistimin e jetës, mos të përmbaj klimë të ngjashme me atë të planetit tone” ka thënë Guillem Anglada-Escude nga Universiteti i Goettingen. Planet tjetër i ngjashëm me planetin ne fjalë, “Kepler 22d”, është zbuluar më herët gjatë këtij viti.

Mirëpo ekziston një problem, sepse ky planet gjendet 600 vjet drite larg nga Toka, përderisa HD40307 gjendet vetëm 42 vite drite larg nga ne. Kjo do të thotë që mund të krijohet mundësia e observimit direkt të yllit mbrenda pak vjetëve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Universi perplot mrekullira Empty
MesazhTitulli: Re: Universi perplot mrekullira   Universi perplot mrekullira Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Universi perplot mrekullira
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pamje mahnitese nga Universi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Enigma-
Kërce tek: