Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sa reale jane fotot dhe videot per UFO-t..?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Sa reale jane fotot dhe videot per UFO-t..? Empty
MesazhTitulli: Sa reale jane fotot dhe videot per UFO-t..?   Sa reale jane fotot dhe videot per UFO-t..? EmptySat May 05, 2012 8:37 am

Sa reale jane fotot dhe videot per UFO-t..?




Sa reale jane fotot dhe videot per UFO-t..? Images?q=tbn:ANd9GcSLG65YNkX0PtHoWzCaKWfURaNxRi079icTbakI-ESY9T7HkgQj



Ai qe merret me hetimin e objekteve te paidentifikuara eshte i detyruar te jete konciz, mbi te gjitha me dokumentet qe rezultojne te jene fryt i manipulimeve ose modifikimeve, disa here jo te qellimshme, here te tjera totalisht me dashje. Transmetohen çdo jave shume foto dhe video, shpesh me kerkesa per t’i analizuar ne se ato foto jane te pa manipuluar.

Fenomeni i in-camera tricks (efekte qe ndodhin drejtperdrejt gjate shkrepjes apo perdorimit te aparatit) jane nje nga teknikat me te bindshme per prodhimin e ufo-genjeshtrave. Si fillim, mundesojne te shohim qarte negativin(ose file/dokumentin) origjinal dhe te verifikojme qe nuk eshte nenshtruar asnje lloj manipulimi, qe shton shume autoritetin origjinal te fotos: ben efekt kur degjojme qe “ekspertet kane egzaminuar foton dhe nuk kane gjetur asnje shenje manipulimi apo modifikimi”, sikur thjesht kjo te perbente nje fakt per egzistencen jashtetokesoreve.

Siç dihet, gjithnje mungesa e modifikimit te negativit apo te file-it dixhital nuk do te thote qe fotografia apo videoja nuk permban truke apo mashtrime.

Duhe te themi nje gje, in-camera tricks ndonjehere verifikohen spontanisht: nje person i padyshueshem ben nje foto nga pas dritares, nuk ve re se ne xham ka nje pike uji, nje pjesez pluhuri, ndonje pjese tjeter te huaj (truri yne eliminon automatiksiht informacionet e paduhura ose te padobishme/parendesishme qe transmetojne syte), dhe kur rishikon foton qe ka bere ve re nje objekt te mistershem te cilit nuk di tijape shpjegim.

Kjo mund te ndodhe nje me insekt, nje shpend ne sfond, situata ne te cilat objektivi eshte ne hapesira te medha dhe fiksohet nje objekt ne modalitetin makro. Rezultati eshte qe objekti eshte akoma me misterioz sepse, siç thote deshmimtari, “nuk ishte e dukshme kur bera foton”, duke i dhene keshtu objetit karakteristiken e padukshmerise dhe misterit, por qe njekohesisht behet i dukshem, duke mos ditur saktesisht si, nga syri i aparatit fotografik/video. Siç kemi pare me ufo plazmoide dhe derivate poltergeist paranormale.

Ne kesi rastesh, autori i imazhit mund te jete plotesisht i besueshem, diçka qe komplikon akoma me shume gjerat, sepse shpesh serioziteti i personit dhe habia e vertete e tij largojne çdo dyshim.

Akoma me e veshtire eshte te zbulosh truket e qellimshme te krijuara nepermjet nje “in-camera Tricks” qe shpesh zbulohen vetem pas pranimit te autorit per mashtrimin.

Kemi shume shembuj per kete. UFO ne forme trekendeshi i Moskes, qe levizte mbi kryeqytetin rus, i cili ishte nje objekt i ngjitur ne dritaren e nje makine dhe filmuar vazhdimisht duke dhene pershtypjen e nje objekti qe leviz.

Nje cope xhami e vendosur ne nje kend te caktuar, xhami i makines, nje hapsire drite permes xhamit, jane shume te perdorura per truke iluzioniste. Dhe perdorimi i efektit te pikes se ujit, me nje foto profesionale, mund te rezultoje shume sugjestiv ne syte e atij qe e shikon.

Sa me e ulet eshte cilesia e fotokameres, aq me e lehte eshte te marresh rezultatin e deshiruar. Fotokamerat e celulareve, per shembull, kane nje thellesi fushe shume te madhe, ne kete menyre fokusojne si objektet ne plan te pare (qe marrin konture te sakta dhe “realistike”), ashtu dhe sfondin. Nje aparat i mire me teleobjektiv ose me rregullim te zoomit e ka shume te veshtire te replikoje te njejtin efekt.

Eshte evident impakti emotiv qe mund te kene keto foto apo video ne nje kontekst ku nuk jepen shpjegime se si jane filmuar apo fotografuar objektet, duke lene shkas per gjykime te çfaredo lloji.

Keto veprime qofshin ato te qellimshme apo jo duhet te analizohen dhe demaskohen me shume force.

Padyshim, jo e gjithe ufologjia eshte vetem truke dhe veprime te papergjegjeshme., por nevojitet qe te njihen keto lloj veprimesh (te qellimshme ose jo) per te perjashtuar dokumente ufosh te paverteta, ne menyre qe ata reale te kene me shume vlere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
 
Sa reale jane fotot dhe videot per UFO-t..?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush janë Masonët
» Ateistët janë më të ndjeshëm dhe më humanë!?
» Sa jane te verteta ngjarjet biblike
» Shtetet ateiste jane me paqesoret ne bote
» Ndryshim kalendari? Por cilet jane ata qe e kërkojnë?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~PARANORMALE~ :: Ufologji-
Kërce tek: