Jeta
www.jeta.forumotion.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Për Halloween,Ballkani frikësohet në Prishtinë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Për Halloween,Ballkani frikësohet në Prishtinë   Thu Oct 18, 2012 5:58 pm

Për Halloween,Ballkani frikësohet në Prishtinë



Në gjithë botën më 31 tetor do të ‘festohet’ një prej netëve më të veçanta të vitit, është Halloween, apo ajo që quhet ndryshe në zhargonin tonë Nata e Shtrigave. Kësaj radhe, kjo natë në vendin tonë do të vijë më ndryshe, shumë më ndryshe nga vitet e kaluara.
Prishtina do të jetë qendra e organizimit më të madh në rajon për Halloween. Kjo pasi një ekip i madh prej më shumë se 100 personash po merret me organizimin e kësaj mbrëmjeje të jashtëzakonshme.

Project X quhet ekipi që qëndron prapa këtij organizimi që pritet të jetë madhështor, për faktin se në të janë angazhuar njerëz nga fusha të ndryshme, për një mbrëmje që kërkon impenjim të veçantë.




“Project X Halloëeen është një grup prej mbi 100 aktivistësh që kanë marrë përsipër që më datë 31 tetor, Prishtinës t’i ofrojnë një ngjarje të madhe komplet e formatit më ndryshe nga Halloweenët e mëparshëm. Vendi i përzgjedhur për këtë organizim është parkingu i brendshëm i Pallatit të Rinisë ose salla e djegur sportive e Pallatit të Rinisë me kapacitet të jashtëzakonshëm”.

“Dyert do të hapen në orën 21:00 deri në ora 05:00. Biletat do të kushtojnë 10 euro përfshirë dy pije. Biletat do të jenë në shitje para Neë Bornit në natën e Eventit, si dhe mund të porositen online në http://halloween-projectx.com/porosit.html.Kostumi dhe maskimi i pjesmarrësve për këtë ngjarje është i obliguar”, shkruan në komunikatën e dërguar nga ekipi i Project X.




Në këtë mbrëmje pritet të ketë dekorime në një skenografi të shoqëruar nga një koreografi e jashtëzakonshme e pa parë më parë, ndërsa akrobacionet, muzika me deejayt më të mëdhenj në vend, efektet e veçanta, efektet vizuale me Led dhe plot befasi të tjera vetëm sa do ta bëjnë këtë mbrëmje më madhështore.

Kjo ngjarje pritet të jetë prej më mëdha në rajonin tonë, duke përfshirë edhe gjithë Ballkanin, pasi në Prishtinë pritet të mblidhen me mijëra njerëz për këtë mbrëmje.

Kur? – Halloween, 31 tetor – ora 21:00

Ku? – Te parkingu prapa Pallatit të Rinisë – salla e djegur sportive

Kapaciteti? – 5000 mijë persona

PSE? – Sepse asnjëherë më parë nuk është organizuar një ngjarje e tillë. Led Screens, efektet vizuale dhe skenografia ashtu si akrobacionet do të jenë pjesë e veçantë. A po tutesh?



Eventi në Facebook - Project X Halloween
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.forumsq.net
 
Për Halloween,Ballkani frikësohet në Prishtinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Frank Shkreli:Sekretarja e Shtetit Klinton në Tiranë dhe në Prishtinë
» Faruk TASHOLLI - NË SELANIK, TE SHTËPIA E HASAN PRISHTINËS

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~PARANORMALE~ :: Entitete-
Kërce tek: