Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Asnjë libër i shenjtë nuk ka zbritur nga qielli

Shko poshtë 
AutoriMesazh
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Asnjë libër i shenjtë nuk ka zbritur nga qielli   Tue Aug 28, 2012 9:12 am





Asnjë libër i shenjtë nuk ka zbritur nga qielli

Shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve Historike në Washington më në fund kanë publikuar rezultatet e studimit të tyre pas pesë vjetësh përkushtimi të madh.

Të prirë nga Julius Sanreso, shkencëtarët kanë mirëpritur arritjet e studimit dhe kanë thënë se do të ishte në interesin e atyre që besojnë në këto libra të pavlerë si religjione të organizuara ta pranojnë faktin se të gjithë librat fetarë janë shkruar nga dora e njeriut si një sistem kontrolli.

Vetëm ndaluni dhe mendoni për një moment, nëse ‘Zoti’ ose ‘një i dërguar i Zotit’ ka shkruar atë libër/biblën, si mund që shkrimet të kenë zbritur brenda një periudhe të shkurtër të historisë? Gjithashtu, kini parasysh se një shkrim njeriu në një copë letër, ose në disa copa letre, nuk është fjalë e ‘Zotit’. Nëse ato njëmend do të shkruheshin nga Zoti universal ose nga një entitet, librat nuk do të ishin kufizuar në disa drama të zakonshme paramesjetare, por do të përfshinin të gjithë historinë, universalitetin dhe shkencën. Zoti presupozohet se do të ishte universal dhe i pakufizuar në kohë. Gjuha është diçka që është krijuar nga njeriu. Zoti duhet të jetë i gjithëdijshëm, sikurse është universi, prandaj këto copëza të shkruara nga dora e njeriut, janë thjesht të këtilla, të shkruara nga një gjuhë njerëzore që ka krijuar gjepura për të kontrolluar burrat dhe gratë para mijëra vjetësh.

Po pse do të shkruante ‘Zoti’ diçka? Duhej të keni parasysh faktin se, edhe tani, ka njerëz besimtarë dhe njerëz të zakonshëm që janë mbyllur brenda një sistemi të kontrollit që është aq larg realitetit që pothuajse shkon deri në çmenduri. Nuk ka asnjë mënyrë racionale dhe shkencore se besimet e organizuara mund të kenë mjete të pakta të së vërtetës ose realitet faktik, për shkak të mënyrës sesi këta libra janë kufizuar në kohën e shkrimit të tyre. Prandaj, këta libra mund të shihen si alegori dhe fiksion historik, sikurse edhe si një leksion sesi miliona njerëz mund të kontrollohen me lehtësi.

Studimi i shkencëtarëve gjithashtu ka nxjerrë përfundimin se religjionet shpërblyese apo ndëshkuese, si sisteme kontrolli, kishin nisur të humbnin terren në shumicën e popullatës së botës dhe vetëm një numër i vogël i njerëzve fanatikë dhe maniakë të caktuar bartin flakët e kësaj gjuhe fetare.

“Loja është e zjarrtë në të gjitha religjionet, si mund që kjo të vazhdojë me ceremonitë e tyre qesharake? Priftërinjtë janë mashtrues, dhe atyre u duhet të dalin me disa zgjidhje alamet radikale për trikun e tyre magjik, mijëra vjet të vjetër. Njerëzit nuk janë të shurdhër dhe lehtësisht të manipulueshëm si para mijëra vjetësh, ata tashmë kanë fuqi arsyetimi dhe nuk mund të shohin botën nëpërmjet sistemeve të pakuptimta të kontrollit fetar”.

Problemi për liderët botërorë të politikës është se ngadalë, njerëzit që mbaheshin nën kontroll për mijëra vjet nga disa shkrime fiktive, mund të humbin papritur “besimin” e tyre të kontrolluar. Kjo mund të jetë bajagi e rrezikshme, sepse do të thoshte se këta njerëz papritur do të zgjohen dhe do ta kuptojnë se ata janë mashtruar për një kohë të gjatë nëpërmjet një hipnotizimi të organizuar.

“Duhet të sigurohemi se njerëzit që janë mashtruar për një kohë kaq të gjatë nga sisteme fiktive besimi që përfituan nga mbajtja nën kontroll e njerëzve, nuk zemërohen kur ta kuptojnë se ajo çka besojnë është një shkrim i pakuptimtë nga qenie njerëzore utilitare që përfituan prej kësaj gjuhe (të librave). Kjo mund të jetë e rrezikshme për shoqërinë, prandaj ne duhet ose t’i lëmë ata rehat në besimin e tyre fiktiv ose t’i mbështesim ata kur ta kuptojnë të vërtetën”, ka thënë shkencëtari Sanreso.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Asnjë libër i shenjtë nuk ka zbritur nga qielli
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Konspiracion-
Kërce tek: