Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lajme arkeologjike

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Lajme arkeologjike  Empty
MesazhTitulli: Lajme arkeologjike    Lajme arkeologjike  EmptyTue Jul 03, 2012 4:29 pm

Arkeologjike



Kafsha më e hershme, 585 milionë vite më parë


Lajme arkeologjike  Gjurme_bilateriani_uruguaj

Studiues nga Universiteti i Albertës, Kanada, kanë zbuluar prova fizike se kafshët kanë ekzistuar 585 milionë vite më parë, rreth 30 milionë vite më herët nga ç'ishte regjistruar deri më sot.

Zbulimi u bë nga gjeologu Ernesto Pekua dhe Natali Obet në shkëmbinjtë e Uruguajit. Ata gjetën gjurmë të fosilizuara njëcentimetërshe, që kafsha e ngjashme me kërmillin kishte lënë rreth 585 milionë vite më parë në një sediment balte.

Ekipi kërkimor përcaktoi se gjurmët ishin lënë nga një kafshë primitive e quajtur bilaterian (dyanësor), që dallonte nga format e tjera të thjeshta të jetës për nga simetria (pjesa e sipërme dallon nga pjesa e poshtme) dhe për nga gjurmët e veçanta.

Studiuesit pohojnë se gjurmët e fosilizuara tregojnë se muskulatura e kafshës trupbutë i mundësonte të lëvizte në sedimentet e fundcekëtinave të oqeanit. Motivi i lëvizjes tregon një përshtatje evolutive për të kërkuar për ushqim, që me radhën e vet duhet të ketë qetë ushqimi organik që përmbahej në sedimente.

Mosha e saktë e gjurmëve u përllogarit me datimin e moshës së shkëmbit vullkanik që kishte hyrë në shkëmbin baltor në zonën e ku u gjetën gjurmët. U deshën mbi dy vite për ekipin të verifikonte zbulimin duke kaluar dhe vlerësimin nga kolegë për të përcaktuar që mosha prej 585 milionë vitesh ishte e saktë.

Procesi i datimit u bë në dy faza ku në fazën e dytë u mblodhën më shumë kampione nga shkëmbi i fosilizuar në Uruguaj si dhe u zhvilluan një sërë seancash analize fazmatografike. Paleontologët pohojnë se për kafshët trupbuta nuk është e pazakontë që trupi t'u zhduket e t'u fosilizohen gjurmët.

Përpara këtij zbulimi, shenja më e hershme e ekzistencës së kafshëve ishte regjistruar rreth 555 milionë vite më parë në një zbulim të ngjashëm në Rusi.

Kurt Konhauser, gjeomikrobiolog në Universitetin e Albertës, Kanada, pohon se zbulimi i ri do të ngrijë pyetje të reja jo vetëm në lidhje me evoluimin e kafshëve, por edhe mbi kushtet mjedisore në të cilat evoluuan.

Konhauser shpjegon se sfida tani është "të gjejmë si evoluuan këto kafshë deri në atë stad sa ishin të afta të lëviznin e të gjuanin për ushqim".


Edituar për herë të fundit nga Edon në Tue Jul 03, 2012 4:37 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Lajme arkeologjike  Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme arkeologjike    Lajme arkeologjike  EmptyTue Jul 03, 2012 4:31 pm

Shpendët vijnë nga dinozaurët, pohojnë fosilet e reja

Lajme arkeologjike  Dinozaur-pupla_0

Zbulimi i pesë fosileve të reja dinozaurësh në Kinë konfirmon tezën se shpendët kanë evoluar nga dinozaurët, pohojnë shkencëtarët kinezë që kanë kryer zbulimin.

Fosilet e gjetura kanë struktura puplore ose të ngjashme me to, dhe rasti më i qartë mes tyre tregon praninë e katër krahëve dhe të këmbëve me pupla të dendura.

Zhu Zing, njëri prej shkencëtarëve pjesëmarrës në zbulim, do të sjellë hollësi të mëtejshme në Bristol në takimin e përvitshëm të Shoqatës së Paleontologjisë Kërbishtore.

"Këto gjetje të veçanta fosilesh na japin provat që na mungonin deri më tash", pohon Zhu Zingu. "Tashmë çdo gjë shkon në vendin e vet dhe lidhet me njëra-tjetrën."

Gjetjet datojnë deri në 151 milionë - 164 milionë vjet më parë duke qenë kështu më të hershme se dhe arkeopteriksi që mendohej si shpendi më i vjetër.

"Fosilet japin konfirmimin se hipoteza e dinozaurit-shpend është e saktë dhe gjithashtu mbështet idenë se shpendët kanë ardhur nga dinozaurët teropodë (grupi i grabitqarëve që përfshin alozaurët dhe velociraptorin)" - shton Zhu Zingu, nga Pekini.

Fosilet u zbuluan në krahinën e Liaoninit. "Ajo që të trondit është fakti se ishin të mbuluar me pupla kudo përveç sqepit dhe kthetrave," - pohon Zingu, duke përfunduar, - "është lloji i parë me pupla i njohur deri më tani, lloji më i hershëm me pupla. Çështja e parë për ne ishte a ishte fosile autentike, apo ndonjë truk, por pasi e shyrtuam me imtësi jemi të bindur se kemi të bëjmë me një lloj të vërtetë... Më të rëndësishmin për kuptimin e prejardhjes së shpendëve."

Fosilet do t'i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë dhe anën mekanike të fluturimit të këtyre shpendëve parakë. Gjedhet janë njoftuar si tipe të Anchiornis huxleyi-t. Hollësi të mëtejshme rreth tyre do të botohen në revistën "Nature".


Edituar për herë të fundit nga Edon në Tue Jul 03, 2012 4:36 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Lajme arkeologjike  Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme arkeologjike    Lajme arkeologjike  EmptyTue Jul 03, 2012 4:36 pm

Rikuperohet gjenomë njeriu e 7000 viteve më parë


Lajme arkeologjike  Gjenoma_7000_spanje_0

Një ekip shkencor nga Spanja ka rikuperuar për herë të parë në histori një pjesë të gjenomës së dy individëve që kanë jetuar gjatë mezolitit iberik rreth 7000 vite më parë. Mbetjet janë gjetur në zonën arkeologjike të La-Branja-Arinteros, në Spanjë. Rezultatet e studimit të botuara në revistën "Current Biology", tregojnë se popullsitë e sotme iberike nuk vijnë nga ky grup gjenetik.

Periudha e mezolitit njihet për zhvillimin e bujqësisë. Ndaj gjenoma e gjetur është më e vjetra në parahistori dhe tejkalon tashmë atë të Ëxit, njeriut të akullit, me 1700 vite.

Ekipi kërkimor ka rikuperuar për më tej dhe ADN-në e plotë mitokondriale të njërit prej individëve, me anë të së cilës do të mund të përcaktohet nëse popullsitë evropiane të mezolitit kishin njëtrajtësi gjenetike. Karles Laulesa-Foks, i Institutit të Biologjisë Evolutive (CSIC-UPF) thotë: "Këta gjuetarë kishin zakone endacake dhe kishin origjinë të përbashkët. Pavarësisht largësisë gjeografike, individë nga rajone që përkojnë sot me Anglinë, Gjermaninë, Lituaninë, Poloninë dhe Spanjën, ndanin të njëjtën vijë mitokondriale."

Të dhënat nga ADN-ja, që përfaqësojnë 1,34% dhe 0,5% të gjenomës së plotë të të dy individëve, tregojnë se nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me popullsitë aktuale të gadishgullit. Iberikët e mezolitit ishin më të afërt me popullsitë e Evropës Veriore, të cilët mund të kenë asimiluar pjesë të trashëgimisë gjenetike të këtyre gjuetarëve.

Zona arkeologjike La-Branja-Arintero u zbulua rastësisht në vitin 2006. Shpella për shkak të vendndodhjes në zonë të ftohtë malore, ka qenë vend i përshtatshëm për ruajtjen e mirë të ADN-së së individëve të lartpërmendur.

Sipas Laluesa-Foksit ky është vetëm nga rezultatet e para pasi qëllimi i ekipit është të rikuperojë ADN-në e plotë të këtyre individëve dhe ta krahasojë atë me të njerëzve të sotëm. Ai vijon duke thënë se : "Ardhja e periudhës së neolitit solli dhe zhvendosjen e popullsive dhe mund të ketë shkaktuar ndryshime gjenetike në gjenet që kanë lidhje me sëmundjet e reja infektive dhe me gjenet metabolike që kanë lidhje me ndryshimet në dietë. Prandaj krejt informacioni i nxjerrë nga kjo gjenomë do të jetë i një rëndësie absolute."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
samire

samire


Numri i postimeve : 20
Join date : 15/05/2012

Lajme arkeologjike  Empty
MesazhTitulli: Zbulohet vendbanimi më i vjetër në Evropë   Lajme arkeologjike  EmptyWed Oct 31, 2012 4:53 pm


Zbulohet vendbanimi më i vjetër në Evropë

Lajme arkeologjike  Vendbanimi_31


Një qytezë e fortifikuar me mure guri, pranë qytetit modern të Provadias, besohet se qendra e zbuluar ishte shtëpi e rreth 350 personave, të cilët jetuan rreth 4.700 vjet përpara lindjes së Krishtit, ose rreth 6 500-7 000 vjet më parë.
Qyteza ishte e specializuar për prodhimin e kripës dhe kjo shpjegon edhe një sasi të madhe ari të gjetur nën tokë disa kohë më parë në këtë zonë.
Qyteti është rreth 1 500 vjet më i vjetër se shenjat e para të qytetërimit helen ose ilir në Ballkan, transmeton koha.
Arkeologët kanë arritur të besojnë se banorët parahistorikë përdornin një minierë kripe brenda qytetit për ta tregtuar dhe për të konservuar ushqimet e tyre.
Në kohën që ata jetuan, kripa ishte një material me shumë vlerë, i krahasueshëm me arin e kohëve moderne dhe kjo shpjegon arsyet e mureve të larta mbrojtëse të gjetura.
Gërmimet e para nisën në vitin 2005 dhe deri më sot janë gjetur disa shtëpi dykatëshe, një varrezë, një seri objektesh shtëpiake, copëza të mureve, të strukturave të tjera mbrojtëse dhe një tempull i rrënuar.
Megjithatë, ekspertizat e detajuara dhe krahasimi i të dhënave historike ofruan një datë të saktë për periudhën e ekzistencës së qytezës së groposur nën tokë vetëm gjatë kësaj jave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajme arkeologjike  Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme arkeologjike    Lajme arkeologjike  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme arkeologjike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme interesante

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Enigma-
Kërce tek: