Jeta
www.jeta.forumotion.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kosova mban larg elementët radikalë islamikë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Kosova mban larg elementët radikalë islamikë    Mon May 28, 2012 4:29 pm

Kosova mban larg elementët radikalë islamikë



Për shekuj, islami në Kosovë ka qenë konsideruar i moderuar, duke mos pasur ndikim mbi jetën publike, por i praktikuar privatisht. Sot, megjithatë, frika nga përhapja e predikuesve e literaturës të myslimanëve fundamentalistë është një pjesë e realitetit të Kosovës, ndërsa shtetasit e huaj mund të hyjnë ende në vend pa një kërkesë për vizë që nga prania e NATO-s, nga viti 1999.

Opinion bërësit e Kosovës thonë se islami tradicional i vendit nuk do të bjerë nën ndikimin e pikëpamjeve radikale, ndërsa qëndrimi pro-perëndimor ndryshon.

Në një vend me mbi 90 për qind e popullsisë myslimane, feja nuk luan një rol të madh, deklaron thuhet në raportin e Departmentit të Shtetit të SHBA-së për Lirinë Fetare për vitin 2011.

"Feja nuk është një faktor i rëndësishëm në jetën publike. Retorika fetare kryesisht ka munguar nga ligjërimi publik në komunitetet myslimane e pjesëmarrja në xhami është e ulët; megjithatë, shfaqjet publike të veshjeve e kulturës konservatore islamike, ndoënse ende jo të shpeshta, janë rritur," tha raporti, shkruan SETimes.

Habibe Berisha, një teolog islamike, pretendoi se islami në Kosovë nuk është i kërcënuar nga islami radikal, vahabizmi ose salafizmi (rrymë militante e islamit suni).

"Islami midis shqiptarëve, turqve, boshnjakëve e të tjerëve në Kosovë është thjeshtë privat, jo i përzier me jetën tonë publike, sepse ka shqiptarë të orientimit të ndryshëm fetar, (myslimanë, katolikë të krishterë, të krishterë ortodoksë e të tjerë) dhe me qëllim që të ruhet uniteti kombëtar, populli e trajton fenë si një çështje private. Por kjo nuk do të thotë se institucionet nuk duhet t'u përgjigjen kërkesave të komuniteteve fetare", tha Berisha.

Ai shtoi, megjithatë, se qeveria e Kosovës duhet të zgjidhë pozitën ligjore të komuniteteve fetare të saj.

"Komunitetet fetare të Kosovës nuk janë të regjistruara ligjërisht; kanë probleme me pagimin e taksave, regjistrimin e pronës e detyrime të tjera dhe qeveria duhet ta zgjidhë këtë. Ajo gjithashtu duhet t'u përgjigjet kërkesave të komuniteteve fetare. Raporti i Departamentit të Shtetit tregon disa çështje që duhet të zgjidhen", tha Berisha.

Arbër Fetiu, një studiues në Qendrën Ndërkombëtare për Fenë e Diplomacinë në Uashington DC, tha se qeveritë e Kosovës, Shqipërisë e vendeve fqinjë duhet të miratojnë politika liberale ndaj komunitetit mysliman e komuniteteve të tjera gjithashtu.

"Nëse vendet ku myslimanët shqiptarë jetojnë ndjekin politika diskriminuese ndaj tyre, duke prishur parimin e neutralitetit të [shtetit] ndaj feve, kjo detyrimisht do të prodhojë një pakënaqësi për të shtypurit e një dukuri e tillë do të ishte e qartë në cilindo komunitet etnik apo fetar ku janë subjekte të strukturave mbizotëruese" ,tha Fetiu për SETimes.

Ai shtoi se se ata që janë pjesë e një ligjërimi radikal në Kosovë nuk gëzojnë mbështetjen e komunitetit të gjerë.

Seb Bytyçi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Politikës Ballkanike me qendër në Prishtinë, tha se islami radikal si një ideologji mund të gjejë vend kudo në botë, por argumenton se shqetësimi lidhur me mirëqenien e njerëzve parandalon ideologjitë ekstremiste.

"Rruga e vetme më e mirë që të parandalohet rritja e ideologjive ekstremiste është të përmirësohet standardi i jetesës e të rrënjoset një rrjet i sigurisë shoqërore që nuk lejon vend për njerëz me motive të ulta që të vendosin rrënjë ... Politikanët e intelektualët duhet të bëjnë më shumë për të nxitur meritat e një shoqërie liberale, duke përfshirë shprehjen e një ideologjie konservatore të rrymës së përgjithshme", tha Bytyçi.

Ai vuri në dukje se komuniteti salafi i Kosovës është i vogël, që ndjek kryesisht islamin suni.

Sipas Kastriot Krasniqit, një studiues në Qendrën për Studimin e Zgjidhjen e Konfliktit me qendër në Prishtinë, Kosova nuk është një shënjestër për terrorizmin islamik.

"Mund të ketë individë që priren ndaj organizatave të përfshira në terrorizëm, por janë minimalë e nuk përbëjnë një kërcënim për Kosovën ose rajonin. Ballkani Perëndimor nuk është një shënjestër, sepse vendet nuk kanë ekonomi të qëndrueshme e pesha ndërkombëtare politike është e kufizuar. Konsideroj ekstremizmin e djathtë e nacionalizmin kërcënimet më të rrezikshme sesa islamin radikal", tha Krasniqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kosova mban larg elementët radikalë islamikë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Murat Jashari: Kosova drejt humnerës
» Ramiz Dërmaku:KOSOVA, TAHIR ZEMAJ DHE KORBAT E KOMBIT
» ME GRYKË PUSHKE KËNDON KOSOVA
» Enver Bytyçi - Kosova digjet, Beogradi dhe Tirana krihen!
» Bleta Gashi:Kush është vajza nga Kosova që tentoi t’i bashkohej ISIS?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Konspiracion-
Kërce tek: