Jeta
www.jeta.forumotion.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kush janë Masonët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Kush janë Masonët   Sun May 27, 2012 1:10 am

Kush janë Masonët



“Nëse dëshirojmë që të gjitha civilizimet njerëzore t’i nënshtrojmë për disa qëllime tona më të “LARTA”, së pari do t’ua marrim fuqinë e mendimit të lirë, duke i ndarë kështu nga natyra e vërtetë që kanë.

Me shkurtimin e krahëve të fuqisë së tyre të lirë mendore dhe shpirtërore, vëmendjen dot t’ua fokusojmë në gjërat e parëndësishme sporadike”

Ky është parimi i përgjithshëm i masonerisë botërore që veten e konsideron si shtresë më e lartë dhe më e privilegjuar konspirative që sundon me tërë njerëzimin-ELITA.

Andaj, asnjë luftë dhe krizë e madhe botërore, marrë së bashku edhe konfliktin aktual të gjoja dy civilizimeve (Lindjes-islame dhe

Perëndimit-krishterë) nuk është aspak realiteti i rrethanave të caktuara shoqërore, por është ELITA ajo, që përmes këtij koncepti dhe me një mënyrë tejet të sofistikuar manipulon me shumicën.

Nëse provizorisht shëtisim në kalendarin e ngjarjeve të rëndësishme historike që kanë pasur përmasa globale, si arsyetim i ndodhjes së tyre, zakonisht do ta kemi shpjegimin sipas një logjike botërisht të pranuar akademike, e cila përmes propagandës së fuqishme masive, nga njëra anë, dhe procesit të organizuar dhe kontrolluar mirë të arsimit, nga ana tjetër, vazhdimisht na është imponuar si e vërtetë.

Por, a kemi menduar ndonjëherë se karshi këtij realiteti, për të cilën jemi të bindur se është ashtu, mund të ekzistoj edhe ndonjë e vërtetë tjetër alternative?

A ka mundësi që të gjitha këto realitete historike me ndikime dhe përmasa të gjëra shoqërore, të janë të shkaktuara artificialisht dhe nga ndonjë qendër e madhe e fuqisë botërore? Nëse përgjigja është pozitive, atëherë kush mund të jenë ata që na imponojnë realitetin kolektiv të bindjeve tona që ne i kemi?

Janë, ATA, elita shoqërore që kontrollon të gjitha nivelet globale me përmasa botërore.

Janë ATA, sundimi i disa më të zgjedhurve që nuk jemi mësuar t’i shohim në opinion , sepse rolin e tyre medial e kanë gjithmonë aktorët tjerë të kurdisur.

Janë ATA, që për vete mendojnë se në botë ekzistojnë vetëm “NE” dhe “të tjerët”.

Janë mu ATA që ndoshta dikush i ka emërtuar si;”MASONËT”, “MURATORËT E LIRË”...e kush e di se si tjetër. Por, sido që t’i kemi emërtuar, ATA thjesht janë ELITA.

Sikur na del, ATA vërtetë janë të padukshëm, por tejet të fuqishëm. Disponojnë jo vetëm me ushtri të sofistikuar për “lojëra me zjarre” , por gjatë paqes, gjithnjë në veprim, kanë në dorë: propagandën, mediat, paratë, bankat...

ATA janë zotërues të luftës, dhe meritorë të paqes. Kreatorë të krizave, dhe pushuesit e tyre. ATA janë arkitekt të “RENDIT TË RI BOTËROR”

TRI PRINCIPET E ELITËS PËR SUNDIMIN E BOTËS

Dija është pushtet. Shfrytëzimi i njerëzve është shumë i thjeshtë kur ti ke pak më tepër njohuri nga se kanë ata. Edhe pse njohuritë tona janë të shumta, ekzistojnë zonat ku ne nuk dimë asgjë.

Kjo ndodhë, pikërisht, pse ne nuk e kuptojmë se sa të rëndësishme janë emocionet dhe se ne jemi gjithnjë në kontrollin e emocioneve të shtypura.

Kjo ndodh për shkak se pjesa më e madhe e njerëzve nuk dinë atë që dinë një pjesë më e vogël, pra faktin se gjërat e mëdha kontrollohen nga gjërat e vogla.

Nëse e shikojmë historinë e perëndimit dhe të disa personaliteteve të rëndësishme (që nga Pitagora e deri tek Njutoni) do të shohim se të gjithë ata ishin të mrekulluar nga OKULTIZMI.

Fjala okultizëm, e shpjeguara fare thjeshtë, do të thotë “e fshehtë” dhe pjesa më e madhe e njohurive misterioze fshihet në tekstin dhe simbolikën e librave më të falshëm fetar të botës , përfshirë edhe Biblën dhe Kur’an-in.

Shumë principe të përgjithshme nga këto vepra janë të kuptueshme dhe të pranuara nga masat por në to ka mjaft gjëra që mbeten të fshehta dhe të cilat ne nuk i dimë. Andaj ELITA, e njeh mirë OKULTIZMIN dhe në mënyrë të perfeksionuar shërbehet me principet e tij.

Në vazhdim do t’iu parashtrojmë tri principe simbolike me origjinë nga okultizmi, përmes së cilave shërbehet ELITA gjatë vënies së kontrollit të vetë mbi njerëzimin. Këto tri principe janë: PRINCIPI I PIRAMIDËS, SPIRALES dhe SATURNIT.

- PIRAMIDA - në masoneri përfaqëson një formë të strukturës politike dhe ekonomike që i lejon një grupit të vogël të njerzëve të kontrollojnë një grup më të madh.

Nëse e paramendojmë një piramide dhe në të një strukturë organizative, do të shohim se ata që janë në maje të piramidës kanë fuqinë dhe pushtetin e kontrollit më të madh, nga ata që janë gjithnjë e më poshtë ka fundi piramidal .

Në maje të saj është syri që sheh, vëren dhe regjistron çdo gjë. Me këtë princip piramidal, sot funksionojnë shumë organizma shtetërore , ushtarake dhe korporatat e mëdha botërore.

- SPIRALA- përfaqëson evolucionin që ndodh përmes një veprimtarie natyrore ciklike. Pamja rrethore e spirales i referohet natyrës ciklike të sistemeve jetësore, ndërsa mënyra se si spiralja lëviz nga qendra e saj çdo herë sa rrotullohej, paraqet forcën evolutive që lëvizë në mënyrë periodike.

ELITA ka nisur veprimtarinë e vetë me pak pushtet, por me shumë njohuri. Dhe, pak nga pak, sikur tek rrotullimi i spirales, e ka kthyer njohurin e vetë të madhe në pushtet. Ajo, në mënyrë permanente investon asetet e veta që t’i rris ato dhe kështu në vazhdimësi, derisa ta kontrolloj tërë botën dhe njerëzimin.

- SATURNI - përfaqëson simbolikën e kufizimit të lirive të të tjerëve. Sa ma pak dinë të tjerët dhe masat, aq më e fuqishme është edhe ELITA. Kjo simbolikë okultiste përfaqësohet me këtë domethënie për shkak të rrethit të tij unazor që e mbështjellë këtë planet, ndërsa figurativisht nënkupton kufizimet.

KUSH JANË ELITA BOTËRORE?

Në një analizë të publicistit të mirënjohur amerikan ADAM PHILIPS, të publikuar më 15.02.1999, me rastin e festës së “Ditës së kryetarit” në “Zëri i Amerikës”, në mes tjerash konstatohej se, që nga viti 1789 dhe presidentit i parë i SHBA-ve, George Washington e deri më sot, nga numri i gjithmbarshëm i kryetarëve që kanë qenë në krye të timonit të këtij shteti të fuqishëm botëror, janë edhe 14 kryetarë tjerë që pa dyshim ishin MASONË.

Që nga Koha e Washingtonit e deri më sot, masonët kanë arritur të futen në të gjitha nivelet e strukturave politike dhe ekonomike të rëndësishme vendimmarrëse, si ato amerikane ashtu edhe botërore.

Sipas të njëjtit autor, vlerësohet se masonët ve organizuar mirë dhe tejet konspirativ, përmes degëve dhe nëndegëve të tyre hierarkike, janë të shpërndara në të gjitha shtetet e botës dhe numërojnë 4,5 milion anëtarë.

Hulumtuesi i pavarur britanik DAVIT ICKE, në librin e vetë “Dhe e vërteta do të na lirojë” paraqet tabelën e hierarkisë sunduese të fuqisë ELITE dominuese të botës. Sipas këtij autori hierarkia e ELITËS botërore duket kështu:

- Në vendin e fundit, ose të parë nga fundi, është i gjithë njerëzimi;
- Në vendin e dytë nga fundi, rangohen MEDIAT E SHKRUARA DHE ELEKTRONIKE;
- Më PAS organizata e kombeve Të BASHKUARA;
- Unioni Evropian dhe blloqet e tregtisë globale (nafat etj);
- Grupi i Bilderbergut (përbërë nga personalitetet më të shquara të elitës politike botërore. Ndryshe në opinion kjo quhet si “Qeveria në hije”);
- Instituti Mbretëror Anglez për Punë të Jashtme;
- Këshilli Amerikan për Punë të Jashtme;
- Komisioni Trelaterar (SHBA-të, Shtetet e zhvilluara të Evropës perendimeore, Japonia nga Lindja);
- Tryeza e Rrumbullakët;
- (në vazhdim autori lë disa nivele të zbalta) ;
- Më pas renditen organizata e fshaftë “Kalorësit e Maltës” (në dukje shoqatë humanitare bamirëse që kultivon traditën mijëvjeçare të ndikimit politik dhe ushtarak në botë. Si anëtarë në rrodhët e saj kurorëzohen vetëm pjesëtarët e familjeve tradicionale aristokrate evropiane) ;
- SKULL & BONES (Vëllazëri okuliste e më të përzgjedhurve);
- ILUMINATËT, ose “Të përndriturit” ( po ashtu shoqëri, vëllazëri e një rrethi më të ngushtë e më të përzgjedhurve);
- Komiteti 300 (Asociacion i ndërtuar nga pjesëtarët e 13 familjeve më të pasura të botës);

Të gjitha këto institucione, vazhdon më tutje autori, “de jure” duken se janë publike dhe veprimtaria e tyre nuk është jashtë vëmendjes së opinionit të gjerë, por “de facto”, JO EDHE AQ!??

Në prapavijën e transparencës së tyre, fshihet një veprimtari tejet konspirative e orientuar kah interesat e ngushta të grupeve ELITE.

Sa më shumë që të shkohet kah “maja e piramidës”, numri i rrethit të ndikimit ngushtohet vetëm në disa individ. Thuhet në dy apo tri prej tyre..

Por, sido që të jetë-KUJDES! Sot në Kosovë është bota që sundon përmes UNMIK-ut, dhe në këto momente tejet të rëndësishme për fatin historik të Kosovës, patjetër fjalën kryesore do ta ketë mu kjo ELITË e sipërcekur.

Kornizat e rendit të ri botëror kaherë janë përcaktuar nga ATA, andaj , nuk duhet t’na befasoj asgjë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.forumsq.net
 
Kush janë Masonët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kusari- Lila: Ja kush deshi të mëvrasë, pazari për ekzekutimin tim u krye në Gjakovë
» Kryqi i Kuq Shqiptar: Kush dhuron gjak shpëton një jetë
» IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ÇLIRIMIN E KOSOVËS-KUSH PO PËRPIQET TA FALSIFIKOJË HISTORINË
» Shyhrete Behluli është sëmur !
» Hilmi Saraçi: Masakra serbe në Studime të Poshtme (Martiraj) 1998-1999

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Konspiracion-
Kërce tek: