Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fantazmat

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Fantazmat Empty
MesazhTitulli: Re: Fantazmat   Fantazmat EmptySun May 27, 2012 12:59 am

Fantazmat

Fantazmat Fantaz11

Që nga tragjedia e Doruntinës, kur i vëllai Kostandini, u ngrit nga varri për të mbajtur amanetin, deri te filmat me fantazma, shpirtrat e të vdekurve janë shfaqur shpesh në kulturën dhe folklorin tonë.

Shumë njerëz kanë raportuar se kanë parë shfaqje të hijeve të panjohura si edhe të njerëzve të dashur apo të të afërmve.

Edhe pse prova përfundimtare për fantazmat mbeten të pakuptueshme, dëshmues të sinqertë vazhdojnë të raportojnë pamje, duke fotografuar deri madje duke komunikuar me fantazmat.

Fenomeni mund të përfshijë shfaqje, shqetësime me zhurma të mistershme, frymëmarrje të ftohta, tinguj hapash, zëra si edhe aroma të ndryshme.

Fantazmat janë fenomen tepër i diskutuar. Kritikët e dëshmitarëve okularë të fantazmave sugjerojnë se kufizimi i perceptimit njerëzor dhe shpjegimi i zakonshëm fizik mund të arsyetojnë shikime të tilla.

Për shembull, ndryshimi i trysnisë në një shtëpi mund të bëj dyert që të përplasen ose dritat nga një makinë kalimtare mund të reflektojnë përmes dritares natën.

Sipas hetuesit skeptik Joe Nickell: “…shikimi periferik është shumë i ndjeshëm dhe mund të mashtrohet lehtë, sidomos natën vonë, kur truri është i lodhur dhe ka më shumë mundësi t’i keqinterpretojë pamjet dhe tingujt. Mendohet që tingulli është një tjetër shkak për shikimin e fantazmave.

Frekuencat më të ulëta se 20 hertz quhen infra tinguj dhe janë normalisht të padëgjueshme, por shkencëtarët britanikë Richard Lord dhe Richard Wiseman kanë nxjerrë përfundimin se “infra tingujt mund t’i bëjnë njerëzit të ndjejnë prani të huaja në dhomë apo ndjenja të pashpjegueshme ankthi apo frike.

Helmimi me monoksid karboni, që mund të shkaktojë dëgjim të fuqishëm dhe halucinacione pamore, depresion dhe ndjesi të përgjithshme sëmundjeje dhe frike, është njohur si shpjegim i mundshëm për shtëpitë e pushtuara nga fantazmat, që nga vitit 1921”.

Disa kërkues, si profesor Michael Persinger, kanë arsyetuar se ndryshimet në fushat gjeomagnetike (të krijuara nga lëkundjet tektonike në koren e tokës apo në aktivitetin diellor) mund të stimulojnë tëmthat e trurit dhe të prodhojnë shumë nga përvojat e shoqëruara me fantazmat.

E gjithë kjo hipotezë është kundërshtuar dhe ka hapur një debat të gjerë.

Ndërsa hetuesit e fantazmave shpresojnë që një ditë të provojnë se të vdekurit mund të kontaktojnë me të gjallët, duke siguruar një përgjigje përfundimtare ndaj misterit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Fantazmat Empty
MesazhTitulli: Fantazmat   Fantazmat EmptySun May 27, 2012 12:58 am

A ekzistojnë fantazmat ?

Çfarë janë ato?

Fantazmat 24921110

Prej shekujsh janë bërë pjesë e realitetit tonë: Të pandjera, të frikshme apo invaduese, ato janë kudo. Secila me historinë e saj, dashuritë e saj, vuajtjet e saj. Por... çfarë janë fantazmat???

Nuk është e lehtë t'i jepet përgjigje kësaj pyetjeje. Nuk ekziston një përkufizim shkencor për to dhe askush nuk ka arritur akoma të japë një përkufizim bindës.

Megjithatë, ekzistojnë teori të ndryshme, por asnjëra prej tyre, nëqoftëse merret veçmas, nuk është në gjendje t'i shpjegojë të gjitha fenomenet që janë të lidhura me botën e spektrave.

Secila prej këtyre teorive të propozuara këtu, mund të ketë një themel logjik të vetin, por natyra e këtyre pranive magjepsëse dhe mbresëlënëse është e destinuar të mbesë mister për të gjithë ne. Asnjë nuk mund ta tregojë kurrë zgjidhjen e këtij rebusi... sepse.... ndoshta, një arësye e tillë nuk ekziston.
Teoria 1 (Nuk ekzistojnë)

Në bazën e kësaj teorie të parë, fenomeni i këtyre shfaqjeve të pazakonta do të fshihte një seri mashtrimesh, apo do të ishte i shpjegueshëm nëpërmjet ligjesh që rregullojnë fizikën dhe natyrën: Hungërima e tmerrshme e një pylli të prekur mund të gjenerohet nga era e cila, duke gjetur hapësirë midis trungjeve të pemëve, prodhon "tinguj" veçanërisht "spektralë".

Teoria 2 (Janë vetëm legjenda)

Ja pra, që atëherë fantazmat do të përhapeshim me lehtësi ekstreme nga një vend në tjetrin, nga një ekstrem i Tokës në tjetrin dhe secila prej tyre do të ishte thjesht frut i fantazisë popullore.

Tregohet, se njëfarë Frank Smith, provoi të shpikë një fantazmë duke treguar se në një molo të lumit Tamiz mund të takohej një klerik i vitit 1600. Rezultati? Disa prej njerëzve që vetë ai i intervistoi në ditët e mëpasme, u betuan se e kishin parë atë spektër tmerrues!!!

Teoria 3 (Janë vetëm haluçinacione)

Ato do të ekzistonin vetëm në mendjen e atij që është i bindur në shfaqjen e tyre. Kjo teori mund të adoptohet siç duhet vetëm në një kazistikë tejet të reduktuar.

Si mund të shpjegohet rasti në të cilin, një fantazmë u shfaqet shumë personave? Sigurisht, do të thoni ekzistojnë gjithmonë "haluçinacione kolektive"(në të cilat ai "që shikon", përfundon për ta transferuar në mënyrë telepatike imazhin tek të gjithë të tjerët), por veçantitë e shfaqjes mund të jenë krejtësisht të panjohura dhe të rezultojnë më pas si të sakta.

Një shembull i tillë shfaqet në rastet kur një njeri shikon fantazmën dhe nuk ka sesi ta njohë pamjen e të ndjerit, i cili shekuj më parë banonte në atë kështjellë të lashtë.

Teoria 4 (Janë një produkt telepatik)

Fantazmat nuk do të ishin shpirtëra personash tashmë të vdekur, por do të ishin një manifestim individësh akoma në jetë. Ata, nëpërmjet një "dyfishtëzimi" ndjesor të personit të tyre, do të dërgonin një mesazh në momente rreziku të veçantë (shfaqje krizash).

Teoria 5 (Janë shpirtëra personash të vdekur)

Kjo është padyshim teoria më romantike, por pse vallë një i vdekur do të duhej të argëtohej duke frikësuar me shfaqjet e tij të gjallët e gjorë?

Pse vallë duhet të qëndrojë në këtë Tokë, në vend që të migrojë drejt një jetë të re?

Mbi objeksione të tilla mund të replikohet akoma: Fantazmat, sipas Hans Holzer, do të ishin "Stay-behinds" (të mbetur prapa), sepse janë poshtëëruar nga vdekja e dhunshme. Sikur të ishte kështu, ata do të ishin akoma të pajisur me inteligjencë.

Atëhere, pse në shfaqjet e tyre shumica dërrmuese kryen veprime mekanike dhe të përsëritura? Nëse vërtetë janë shpirtëra, atëhere pse nuk prezantohen në dukje të thjeshta dhe eterike, por shfaqen të veshura me velin e epokës së tyre?

Teoria 6 (Janë regjistrime psiqike)

Peter Wnderwood, një prej Ghost Hunter-ave (gjahtarëve të fantazmave) më të njohur në botë, bënte të njohur mënyrën sesi spektrat kalojnë portat dhe muret, të cilat nuk ekzistojnë më, por që ekzistonin dikur.

Është njëlloj si të shikosh një film të vjetëruar që ritransmetohet në mënyrë ciklike. Atëhere, fantazmat do të ishin "fotografi" të mbetura, të ngulitura në filmin hapësirë - kohë.

Këto regjistrime do të verifikoheshin vetëm në vijimësinë e ngjarjeve, veçanërisht në komplekset e pikëpamjeve emocionale.

Kjo është arsyeja që shumë spektra riprezantojnë në shfaqjet e tyre gjendje të përcaktuara shpirtërore të tilla si, frikë, trishtim, ankth, dashuri, etj.

Jo të gjitha fantazmat manifestohen në të njëjtën mënyrë dhe kanë të njëjtat karakteristika. Një Ghost Hunter duhet të mësojë të njohë çdo "prani" të veçantë dhe duhet të dijë se me "kë", ose me "çfarë" ka të bëjë.

Vetëm kështu mund të shpresohet të arrihet ndonjë rezultat i mirë. Po ju, a do të dinit t'i dallonit? Ja, po ju paraqesim një guidë e vogël për t'ju ndihmuar.

Shkelje

Kolegët anglezë do t'i quanin "hauntings" (nga folja "to haunt", "të obsesionosh").

"Hija shkelëse" është absolutisht e kufizuar me një vend, apo me një objekt dhe është rasti më i famshëm dhe më klasik i të gjitha fantazmave. Shtëpia që e mban atë, quhet "shtëpi e shkelur ".

Shkeljet mund të kenë karakter malinj, ose mund të jenë krejtësisht josulmuese (dhe është ky, për të thënë të vërtetën, është rasti më i shpeshtë). Karakteristikë e kësaj lloj fantazme është sjellja e tyre.

Ato veprojnë sikur të mos e kuptonin se "bashkëjetojnë" me qënie të gjalla.

Nganjëherë shfaqen me linja të sfumuara, në raste të tjera paraqiten me aspekte fizike të mirëpërcaktuara. Shpesh arrijnë deri sa të shkëmbehen për njerëz në mish e kocka.

Të famshme janë rastet e të ashtuquajturave "Zonja të bardha" dhe të "Murgjërve".

Teatri i shfaqjeve të tyre nuk janë vetëm shtëpitë apo vendet e mbyllura, por janë të panumërta sinjalizimet e "vendeve të hapura", të cilat mirëpresin akoma mjaft hije të kësaj natyre.

Fushat e betejave apo përrenjtë, duket se janë më të interesuarat ndaj fenomenit, por ato që "shkelen" mund të jenë edhe objekte të caktuara të tilla si, porta, karrike, arkivole etj. Ato shpesh i ruajnë "fuqitë e çuditshme" të tyre edhe pse janë të transportuara larg vendit ku ndodheshin fillimisht.

Shpirtërat

Janë shpirtërat e njerëzve të vdekur që kthehen në vendet e tyre të origjinës për të kërkuar që të vihen në kontakt me të gjallët.

Për të komunikuar me ta, është zakon që të mblidhen në "senca spiritike" në praninë e një mediumi. Historikisht, kanë qenë dy vogëlushe amerikane (motrat Fox), ato që pohuan se mund të komunikohet me shpirtërat nëpërmjet një alfabeti të bazuar mbi goditjet.

Është për t'u nënvizuar sesi kjo teknikë ka lënë shenjë gjithandej. Duket sikur buron nga ajo thënia, "Nëqoftëse je, jepe një goditje !".

Poltergeist

Janë ndër më intrigruesit. Poltergeist, është i përcaktueshëm si një "shkelje" e përkohshme e karakterizuar nga zhurma të bezdisshme, lëshime objektesh të çdo lloji, spostime mobiljesh dhe të tjera akoma.

Është një lloj shpirti tallës, që argëtohet duke frikësuar banorët e shtëpive të interesuara ndaj fenomenit. Fjala Poltergeist, rrjedh nga gjermanishtja "polter" (zhurmë e madhe) + "geist" (fantazëm).

Një prej rasteve më të famshme është ai i njohur si "Shtriga e familjes Bell": Një Poltergeist i gatshëm për gjithçka që "shkeli" banesën e John Bell në vitin 1817, në shtetin amerikan Tennessee.

Përveç lëshimit të objekteve të ndryshme, ky entitet dëfrehej duke marrë me shpulla të gjithë familjen. Duke mos u kënaqur, argëtohej duke fishkëllyer ditë e natë, duke i thënë shprehje vulgare John Bell.

Ky i fundit u gjet i vdekur dhe i helmuar, sepse dikushi ose dikushja i kishte zëvendësuar fshehurazi shurupin e tij me një lëng vdekjeprurës.

Zëri i shtrigës u dëgjua akoma në dy raste: Pak pas vdekjes së John-it dhe gjatë funeralit të tij. Në rastin e parë përdori këtë shprehje: " - Është e kotë të zgjohesh, Jack! Kësaj radhe të kam rregulluar njëherë e përgjithmonë! ".

Kurse në rastin e dytë tha: "- Hajde, më jepni konjak! ". Edhe në Itali ka precedentë të ndryshëm. Midis të shumtëve, vëmendje e veçantë i duhet bërë një Poltergeist nga Napoli, i cili pasi ka shtrënguar një familje të largohej, vendosi, krejtësisht i kënaqur, që ta ndjekë nga pas.

Thonë se u pa të vallëzonte sipër mobiljeve të gatshme për transportim dhe midis një kërcimi dhe tjetri, u dëgjua që t'u drejtohej fatkeqëve të shkretë me këtë shprehje: "- Hajde të ikim në shtëpinë e re !".

Fantazmat familjare

Janë tipike të Irlandës (një prej vendeve më të shkelura absolutisht). Në Dublin do t'i quajnë "Banshee" (nga galikja "bean si", "grua magjistare") dhe janë të lidhura me një familje të caktuar.

Shfaqjet e tyre janë vërtet shqetësuese, për shkak të rënkimeve të tyre nokturne, të gjata dhe të tmerrshme. Nuk shfaqen shpesh, por duket se pamja e tyre është ajo e një gruaje me flokë të gjatë, të kuq dhe sy të gjelbër.

Karakteristika që i dallon, është ajo se dëgjohen vetëm nga anëtarët e familjes dhe paralajmërojnë një zi të afërt. Por Banshee-të janë të pranishme edhe në Skoci.

Duket që Banshee e dinastisë Airlie të Cortachy Castle, paraqitet me një rënie daulleje. Historia tregon se njëfarë Lord Airlie, vrau një daullexhi të ri duke e futur në instrumentin e tij muzikor dhe duke e hedhur nga muri. Qysh atëhere daullja fillon të bjerë kur është e afërt vdekja e një njërit prej armiqve të tij.

Fantazma kafshësh

Ka vërtet nga të gjitha llojet. Nga qentë e zinj të frikshëm, që vizitojnë shpesh Kështjellën Buckholm, në luginën Gala (Skoci), deri tek ata më të "zbutur" që banojnë mullirin Wilmington (Angli), ku u panë qenër, mace dhe lepuj fantazma.

Në Irlandë (pranë Killakee), duket se shfaqet fantazma e një maceje të zezë gjigande me sy të kuqe.

Në realitet, sipas disave, nuk do të kishim të bënim me një mackë, por me spektrin e një djalli të organizatës së lashtë të shtrigave të shekullit të XVIII-të, e të ashtuquajturit, Hell Fire Club.

Por fantazmat e kafshëve nuk janë gjithmonë kaq të frikshme. Shumë shpesh janë sinjalizuar fantazma kafshësh shtëpijake të sjellshme, madje thuhet se australiani William Courtney, dëgjoi për shumë kohë qenushin e tij.

Fantazma personash të gjallë

Eh, po! Nuk janë vetëm të vdekurit që shfaqen. Në fakt, ndodh që një individ akoma në jetë, të shikohet në një vend dhe pastaj të mësohet se kjo nuk mund të ishte absolutisht e mundur, pasi në atë ditë apo në atë moment të caktuar, subjekti ishte larg, ndoshta mijëra kilometra.

Fenomeni është i ngjashëm në shumë aspekte me "bivendndodhjen", domethënë, kur një person shikohet në shumë vende njëkohësisht.

Për shembull, imagjinoni që të vijë e t'i bjerë derës suaj postieri dhe të zbulohet në vijim të transferimit tuaj, të ndodhur ndoshta prej disa ditësh.

Shfaqje - kriza

Janë vërtet të veçanta. Janë shfaqjet e personave në vetë momentin në të cilin vdesin, apo janë duke u larguar nga kjo botë. I famshëm është rasti që i përket vitit 1918, i togerit të Royal Air Force, David McConnel.

Fantazma objektesh

Shkohet nga veshje të lashta tek armët, nga aeroportet tek velierat. Janë sinjalizuar hotele dhe shtëpi fantazma që shfaqen ose zhduken pa lënë edhe gjurmën më të vogël të ekzistencës së tyre (imagjinoni habinë e klientëve dhe të banorëve).

Midis rasteve të shumta, përmendim si shembull atë të autobusit fantazëm nr.7 të Kensington (Londër), autobus klasik dykatësh i kuq (siç e do tradita).

Në mes të natës mund të shikohej të kalonte i pashqetësuar përgjatë St. Mark's Road, në të njëjtën rrugë që nr.7 i vërtetë bënte gjatë ditës.

Kjo fantazëm provokoi incidente automobilistike vdekjeprurëse dhe hetimet përfunduan duke akuzuar për fajësi vetë fatazmën. Fantazma u zhduk në mënyrë definitive, kur Komuna vendosi që të zgjeronte St. Mark's Road.

Fantazma fallso

Në këtë kategori përfshihen të gjitha fantazmat që të tilla nuk janë. Mund të përmenden krijesat e folklorit si: Magjistare, djallushë, xhuxha, etj.

Veç kësaj, shpesh, fantazmat mund të kenë një shpjegim të tyrin logjik ose të lidhur me botën e natyrës.

Mund të bëhet fjalë thjesht për një gabim (një bllekaut i papritur elektrik mund t'i atribuohet veprimit të një Poltergeist), apo deri për një mashtrim (edhe në këtë rast precedentët nuk mungojnë).

Me zhvillimin e teknologjisë së sotme, fenomenet me mashtrim të sqaruar janë rritur në mënyrë eksponenciale. Zbatimet e sotme informatike mund t'i mundësojnë gjithsecilit mundësinë që të krijojë "efekte" sensacionalë në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Për këtë motiv, me qëllim që të dallohet normalja nga "paranormalja", një thirrje ndaj një "skepticizmi konstruktiv" të shëndoshë, mbulon një prerogativë të rëndësishme për studimin dhe analizën e këtyre fenomeneve të veçanta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
 
Fantazmat
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 10 vendet qe vizitohen nga fantazmat
» Fantazmat e te semureve me murtaje
» Fantazmat,video te verteta
» Fantazmat po e detyrojne shkollen te mbyllet
» Fantazmat qe vertiten ne Shtepine e Bardhe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~PARANORMALE~ :: Entitete-
Kërce tek: