Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rruga deri te drita

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Rruga deri te drita Empty
MesazhTitulli: Rruga deri te drita   Rruga deri te drita EmptyFri May 25, 2012 1:41 pm

Rruga deri te drita Zodiacal-light-sky-show-2010_25726_600x450
Një çift bashkëshortor gjatë tretmanit, duke vepruar me energji kulminante, tenton të harmonizojë vibracione që kanë nivele të ndryshme energjetike. Me vendosjen e baraspeshës ndërmjet tyre, trupit ia mundëson të marrë rrugën e shërimit. Është me rëndësi që personi i trajtuar të ketë qëndrim pozitiv për jetën dhe për rrethin, me këtë qëndrim “ai ia hap zemrën” procesit të shërimit.

Ky çift bashkëshortor, që udhëheq terapi grupore me përdorimin e energjisë kulminante, tregon se për tu “inkuadruar” në pranimin e energjisë kulminante, me të cilën nënkuptojmë shëndet, kënaqësi dhe qetësi, mjafton që të ulemi, duart t’i vendosim mbi gjunjë me shuplaka të kthyera përpjetë dhe të jenë paralel me këmbët si dhe t’i mbyllim sytë. Ky çift bashkëshortor është aplikues kryesor i terapisë së tipit të tillë. Terapi të tillë aplikojnë disa vite dhe nën tretmanin e tyre kanë kaluar me mijëra njerëz.

Përgjigjet në brendi të vetes

Ky çift bashkëshortor, burri me profesion të inxhinierit të gjeoteknikës dhe i hidroteknikës, kurse gruaja punëtore pedagogjike, viteve të fundit iu përkushtuan në tërësi çështjes që ata e quajnë “me energji kulminante deri te shëndeti, lumturia, drita e brendshme dhe qetësia”. Burri që në kohën kur interesohej për radiostezinë, para 15 vjetësh, kuptoi se njeriu është shumë me kompleksiv se ajo që paraqet trupi i tij fizik me të gjitha aftësitë e tij. Çdo njeri ka mundësi që, duke shfrytëzuar potencialet e veta, të zbuloj natyrën e vet të vërtet, pa marrë parasysh se ekzistojnë dallime të mëdha psikofizike ndërmjet njerëzve. Deri këtu ka arritur “rrugës së vet individuale”, duke shfrytëzuar dijen e filozofisë dhe teologjisë së lindjes dhe të perëndimit, por më së shumti duke kërkuar përgjigjet në vetvete dhe nga ai, bashkëbiseduesi, i cili banon në çdo qenie njerëzore.

Këtë bashkëbisedues në brendinë e njeriut, që shumë vet e konsiderojnë si diçka hyjnore në qenien tonë, sot gjithnjë e më shumë e quajnë “Uni i lartë” dhe është gjithnjë e më atraktiv në teknikat alternative psikoterapeutike -paraqet kanalin kryesor të komunikimit me energji kulminante, të cilën ky çift bashkëshortor e aplikon në tretmanët e veta.

Dijet që i kam fituar, deri tek unë kanë arritur me ndërmjetësimin e inteligjencës kozmike. Qysh si fëmijë kapja disa shenja që tregonin për gjërat që do të ndodhin. Më vonë këto sinjale morën formë të standardizuar, që më në fund të kapja paraqitjen vizuale për ngjarjet që do të ndodhin. Më së shpeshti më ndodh kur jam në një gjendje relaksimi të thellë, por edhe gjatë shëtitjes në natyrë. Kur m’u bashkëngjit gruaja, në fillim si medium, kuptuam se edhe ajo disponon aftësi të tillë. Dhe çdo gjë që sot dimë, e kemi arritur në kontakt me inteligjencën kozmike që është forcë udhëheqëse e llojit njerëzor në evolucionin vijues.

Ky çift në tretmanët e veta, me veprimin e energjisë kulminante në sistemin energjetik të njeriut, tenton t’i harmonizojë vibracionet me nivel të ndryshëm energjetik, dhe me vendosjen e ekuilibrit midis tyre, të krijojë mundësinë që trupi të marrë rrugën e shërimit. Me rëndësi është që personi nën tretman të ketë qëndrim pozitiv ndaj jetës dhe rrethinës, si dhe t’i hapë rrugë procesit të shërimit.

Specialiteti ynë është puna në të gjitha nivelet që e determinojnë njeriun. Me shikim të drejtpërdrejt, duke lexuar “aurën”, shohim punën e atyre organeve për të cilat flasin dijet shpirtërore, për trupat: fizik, astral, mental dhe shpirtërorë. Kështu i konstatojmë çrregullimet në sistemin energjetik të personit nën tretman, duke ia dhënë diagnozën pa mjete tjera ndihmëse.

Të hapet zemra

Pasi që të caktohet diagnoza, kalohet në terapi individuale, atëherë gruaja merr rol parësor, duke u sugjeruar ndërrimi e vendbanimit, ndryshimin ose plotësimin e menysë së ushqimit, përdorimin e bimëve shëruese dhe jep këshilla të tjera praktike.

Çdo person nën terapi individuale e përpunojmë mbi “qendra energjetike” veç e veç. Pastaj me saktësi konstatojmë se çka i duhet, gjë të cilën edhe ia rekomandojmë. Çdo person është individualitet autonom, andaj nevojat e banimit dhe të ushqimit janë të ndryshme. Dikush ka jetë të shëndosh dhe kualitative, edhe pse nuk e përdor mishin për ushqim, kurse për tjetrin mishi është i domosdoshëm. Mendoj se duhet vënë baraspesha mes elementeve Jin dhe Jang që janë në përmbajtjen e çdo ushqimi. Njerëzve të sëmurë u rekomandojmë që gjërat të cilat i përdorin për ushqim, së pari t’i “lajnë” në dritë dhe vetëm kështu të pastruara të futen në trup. Kështu njeriu do të largojë ndjenjën e vetmisë, prandaj do të bëhet i vetëdijshëm për praninë e energjisë që e rrethon.

Pas diagnoztifikimit dhe pas dhënies së orientimeve të para, bashkëshortet punojnë në grupe, seleksionimi i të cilave bëhet në bazë të çrregullimeve dhe problemeve që i mundojnë ata njerëz. Çifti paraqitet si kanali kryesor përçues i energjisë kulminante, e që do të arrijë deri te secili pjesëmarrës, i cili, në çoftë se është i hapur, imuniteti do t’i përmirësohet.

Pas tretmanit, të pranishmit ndjenjë ngrohtësi në shputa të këmbëve, rrymime në gjymtyrë, djegie të lehta dhe rrëqethje në pjesët që kanë dhembje, djersitje të lehta ose të sforcuara. Përveç tretmanit individual dhe grupor, aplikohen edhe tretmanë në distancë, në ditë që caktohen nga ora 21 deri 22.

Qendra energjetike e kurorës

Në këtë periudhë kohore ndaj personit veprojmë përmes qendrës energjetike të kurorës. Kurora e pranon energjinë kulminante dhe prej aty shpërndahet në të gjitha organet. Në atë çast, plotësisht jam i koncentruar në personin dhe çdo gjë që mendoj dhe e bëj, vepron në sistemin e tërësishëm energjetik të tij.

Personi lehtë mund të dallojë se ç’po ndodhë kur është nën tretman nga distanca. Trajtimi ndikon në forcimin e aftësive fizike dhe ndikohet në funksionimin e të ashtuquajturave mekanizma homeostatikë dhe vetëmbrojtës të cilët ndikojnë në përmirësimin e shëndetit. Qetësia mentale dhe vigjilenca e madha e brendshme, në nivel fizik, përcillen me pushim të thellë regjenerues, që organizmin e liron nga streset dhe ngarkesat. Gjatë tretmanit ai që e “hap zemrën” do të shërohet. Tretmani duhet filluar me dëshirë dhe me qëndrim pozitiv për çdo gjë. Shumë njerëz të cilët deri dje kanë kërkuar ndihmë nga ne, sot u ndihmojnë të tjerëve. A është e mundur?.

Njeriu nën tretmanin me energjie kulminante, me dëshirën që të gjejë qetësi, shëndet dhe fat do të mundohet që çdo ditë të punoj në drejtim të ngritjes individuale. Me një koncentrim, në brendi do të zbuloj forca dhe aftësi, të cilat gjendet te secili njeri, por që paraqiten, varësisht prej asaj se sa besohet në to. Njeriu i cili i ka zbuluar, me ushtrime të pareshtura, shpejt bëhet ish-pacient, andaj ka mundësi që të orientohet kah njerëzit e tjerë, kështu që në njërën anë i plotëson mungesat e veta, kurse nga ana tjetër u ndihmon të tjerëve. Me këtë fazë “orientimit ndaj të tjerëve” me rrugën e dashurisë ndaj të tjerëve, ndikojmë që qendra individuale të lëvizë nga vendi dhe të paraqitemi si përçues të dashurisë e cila paraqet energjinë kulminante dhe njëherit më të fuqishmen. Ky njeri ka mundësi që të bëjë hapin e tretë, të domosdoshëm drejt vetëngritjes, për të zbuluar një inteligjencë më të lartë, të cilën do ta ketë si idol.

Nuk mjafton të zhvillohemi vetëm me ushtrime psikike ose duke u ndihmuar të tjerëve, por duhet të tentojmë që të ngritemi në nivelin e dikujt, për të cilin konsiderojmë se ka nivel më të lartë se ne. Kjo paraqet dimensionin e ndërrimit dhe të përkushtimit ndaj një gjëje, dimensionin e kontemplacionit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
 
Rruga deri te drita
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~PARANORMALE~ :: Parapsikologji-
Kërce tek: