Jeta
www.jeta.forumotion.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Satanizmi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
gjinkalla

avatar

Numri i postimeve : 125
Join date : 09/05/2012

MesazhTitulli: Satanizmi   Mon May 21, 2012 4:34 pm

Satanizmi





Satanizmi, është pjellë e hebreizmit, gjegjësisht ka lind nga sektet e fshehta kabaliste hebreje.

Gjerë në shekullin VIII është zhvilluar si një sekt i fshehtë hebrenj, kurse më vonë pasi që ndahet nga hebreizmi bëhet një forcë me ndikim në masoneri. Ritualet sataniste janë pjesë përbërëse të ritualeve masoniste. Këto rituale i gjejmë tek Satanistët-masonistët eminent të Amerikës dhe Evropës si Albert Pike (Kulti Bafomet), Jelena Blavacka ("Luciferianizmi"), Alister Krowli.

Përshëndetje sataniste

Në shekullin XIX francezi me prejardhje hebrenje Elifas Levi, formon sektin satanist. Duke vërejtur se magjia është burim i fuqisë, ai vëmendje të posaçme i kushton seksit dhe narkotikëve.

Viteve të 40' të shek. XIX, lajmërohet edhe një sekt satanist nën ndikimin e së cilës vepron "Kisha Karmila".

Element kryesor i ritualeve sataniste sikurse i paraardhësve të saj -sekteve sekrete hebrenje janë ritualet që përcjellen me gjakderdhje.



Satanistët sikurse paraardhësit e tyre, hebrenjtë të frymëzuar në Tevrat konsiderojnë se gjaku i viktimave të pafajshme shërben si garancë kryesore e suksesit në ritualet ku adhurohet satana dhe i shërbehet atij.

Sipas mësimeve Kaballiste, nga të cilët rrjedhin Satanistët, gjaku nuk është vetëm simbol i jetës, por edhe vet jeta: në gjak gjendet energjia e cila në momentin e vdekjes lirohet dhe e cila mund dhe duhet të shfrytëzohet për fall dhe magji.

Alister Kroulli



Alister Kroulli, mason-satanist i njohur thotë: "që të arrihet efekt maksimal shpirtëror, është e domosdoshme që viktima të ketë fuqinë më të fortë dhe më të pastër. Kështu që fëmijët e gjinisë mashkullore të cilët janë "të pastër dhe pa mëkate janë viktima ideale. Pothuajse në të gjitha rastet viktima njerëzore është mjeti më i mirë që të fitohet forca magjike"[2]

Pamje nga një prej ritualeve sataniste

Ky ritual i vrasjeve dhe "veprimi magjik" përmes gjakut të viktimave, me qëllim të adhurimit dhe shërbimit të satanës, tek Satanistët quhet "mesha e zezë". Këto mesha për herë të parë i hasim në gjysmën e dytë të shek.XVII dhe fillimit të shek. XVIII. Për kryerjen e këtyre meshave, Satanistët kishin ftuar priftërinjtë katolikë të cilët ishin përjashtuar nga kisha. Një nga këta, ish prift, satanisti Gvidburg, përshkruan se si ishin mbajtur këto mesha. Femra lakuriqë shtrihej në krevat, duke lëshuar poshtë kokën dhe këmbët. Në gjoksin e saj vendosnin një peshqir me kryq, kurse në stomak vendosnin një gotë. Prifti Gvidburg, pastaj e prente me thike fytin e foshnjës në barkun e nënës dhe mbushte gotën me gjak. Trupin e fëmiut e ruanin, në mënyrë që nga ai më vonë të bënin pluhurin magjik![3]

La Vey i fotografuar para yllit satanist

Sot "meshat e zeza" kanë karakter "më profesional". Janë përpunuar edhe më shumë detajet e kultit Satanist. Në vend të krevatit, i cili përdorej më herët, taçh përdoret "oltari Satanist", i cili është i gjatë rreth 2m dhe i gjerë rreth 1 m. Nën "oltar" vendoset femra lakuriqe, kryesisht prostitutë. Në barkun e saj vizatohet pentagrami-pesë vijat e të cilët simbolizojnë: tokën, ajrin, zjarrin, ujin dhe shpirtin. Gjithashtu në "oltar" vendosen qirinj me ngjyrë të zezë, të cilët i bëjnë me yndyrën e fëmijëve të pakryqzuar. Gota të cilën e shfrytëzojnë satanistët mund të bëhet nga cilido metal, përveç atij të arit i cili është i ndaluar. Në gotë përzihen vera dhe urina e prostitutës. Gjatë kohës së ritualit, mund të shfrytëzohet edhe shpata si simbol i forcës dhe mjet me të cilin është mbyt viktima. Prapa "oltarit" vendoset kryqi por në anën e kundërt.



Siç shkruan doktor Simpson, pediatër nga Los Angjelos: "duhet pranuar se aktet e dhunës sataniste ndaj fëmijëve janë një realitet shumë i hidhur. Ky është një problem shumë i madh për të cilin mjekët urgjentisht duhet t'ia tërheqin vëmendjen opinionit"[4]

Në fillim të viteve 90' nëpër kanalet e radio dhe televizioneve amerikane është emetuar një reportazh, në të cilin thuhej se në SHBA për një vit mungojnë 40.000 fëmijë, kurse çdo vit në këtë vend gjinden 5000 fëmijë të vdekur-identiteti i të cilëve nuk dihet.

Kur është fjala tek femijët e zhdukur, problem mjaftë të madh paraqet edhe mungesa e fëmijëve të humbur në Shqipëri. Në një raport të Agjencisë së Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, bëhet e ditur se 5000 fëmijë shqiptarë janë trafikuar vitet e fundit për në Greqi dhe Itali.[5] Edhe pse ekspertët antitrafik bëjnë të ditur se shumica e viktimave të trafikut janë romë dhe jetim dhe se destinacioni i këtyre femijëve kryesisht është lypja në rrugë ose trafikimi i organeve të tyre, prapë se prapë nuk përjashtohet mundësia e viktimizimit të tyre për qëllime të sektit satanist. Ky dyshim nuk është i pabazë kur të merret parasysh fakti se në Shqipëri në vitin 2005, vetëm gjatë 4-mujorit të parë kanë ndodhur më tepër se 30 vetëvrasje, shifër kjo që është disa herë më e lartë se në të njëjtat periudha të viteve të kaluara.

Në mënyrë të veçantë bie në sy numri i vetëvrasjeve të shkaktuara në radhët e moshës deri në 18 vjeç, ku 8 prej tyre janë nën moshën 14 vjeç, shifër kjo e padëgjuar ndonjëherë në vendin tonë. Pas këtij alarmi të vetëvrasjeve të fëmijëve janë mbledhur përfaqësues nga Ministria e Rendit Publik, e Arsimit dhe Prokuroria e Përgjithshme që të hetojnë të gjitha rastet e vetëvrasjeve. Për pjesën më të madhe të rasteve, janë hedhur dyshime se këta të mitur ishin besimtarë të sekteve të ndryshme fetare, e prej tyre më i përfoluri ishte sekti i "Dëshmitarëve të Jehovait".[6]

Në anën tjetër, me prostitutat amerikane kryhet një biznes shumë specifik-ato shërbejnë si inkubatorë të foshnjave, të cilat u shiten satanistëve për "meshat e zeza". Në fund të viteve 80', Satanistët për këto foshnjë ofronin 3000-5000 dollarë.

Mirëpo, fatkeqësisht nuk janë vetëm fëmijët viktima të vrasjeve sataniste në ritualet e tyre. Ithtarët amerikan të djallit, gjatë ritualeve të tyre, shpesh për viktima kishin zgjedhur edhe nga mesi i njerëzve të rritur. Kështu që në vitin 1986, të gjithë Amerikën e kishte tronditur rasti i vrasjes rituale të A. Perry. Kjo vrasje kishte ndodhur në kishën memoriale të universitetit Stanford në Kaliforni.

Sipas deklaratave të shërbyesve kishtarë "ky kishte qenë një ritual satanist"[7]

Vrasja kishte ndodhur në hapësirën e "oltarit". Rreth viktimës Satanistët kishin vendosur qirinj. Policisë i kishte shkuar për dore që ta zbulojë vetëm njërin nga vrasësit-satanist, i cili quhej David Berkoviq.

Hulumtuesi i kësaj problematike Oleg Platonov kishte vizituar personalisht këtë kishë: "e kam vizituar personalisht këtë kishë, e cila është relativisht e madhe, ndriçimi është i dobët, muret i ka të trasha dhe paraqet vend ideal për mbajtjen e "meshave të zeza". Kjo kishë është shumë afër Institutit të Huverit, në arkivin e të cilit kam punuar në vitin 1996 dhe 1997, prandaj kam pasur rastin që për së afërmi t'i përcjell disa ngjarje që janë zhvilluar aty. Këtë kishë shpesh e vizitonin edhe homoseksualët. Aty priftërinjtë protestantë rregullisht kryenin ritualet e "martesave të meshkujve homoseksuale dhe lezbejkave". Aty mblidheshin qindra homoseksual dhe lezbejka nga qytete të ndryshme të SHBA-ve. Duke lidhur "martesën", prifti qëndronte në të njëjtin vend në të cilin satanistët kryenin vrasjet rituale".



Satanisti më i njohur i shek. XX dhe themelues i kishës sataniste ishe hebreji me prejardhje hungareze Anton Shandor Lavej, i lindur në vitin 1930. Ky ishte nxënësi shpirtëror i Aleister Crowlit. Sikurse edhe mësuesi i tij, Lavej mision të tij kryesor e konsideronte shkatërrimin e religjioneve si besime në një Zot, kështu që të ketë pasues të tij më shumë të cilët do t'i shërbejnë djallit.

Duke u bazuar në shkrimet e Krowlit, Lavej kishte përmbledhur dy libra të cilat shërbejnë si njohuri themelore të çdo satanisti bashkëkohor: "Bibla Sataniste" dhe "Rituali Satanist", kurse në vitin 1966 shpall veten themelues të kishës sataniste. Në mars të vitit 1970 kisha sataniste pranohet në Këshillin Nacional kishtar të SHBA-ve.

Hulumtuesi i satanizmit Jefrry Stefan, konsideron se ekzistojnë shtatë shkallë të afrimit tek satana.

Në shkallën e parë gjinden falltarët dhe ata që merren me forma tradicionale të magjisë.

Në shkallën e dytë. Stefan thotë se gjenden ata që konsumojnë alkool, narkotik dhe që merren me muzikë të zhanrit "Hard-rock".

Ky hulumtues mendon se shkallën e shtatë dhe të fundit e përbëjnë satanistët e nivelit më të lartë e që quhen Iluminist- "ithtarët e pastër të satanës". Ata vullnetin dhe personalitetin e tyre plotësisht ia kushtojnë satanës.

Tempulli kryesor i kishës sataniste në SHBA, viteve të 70-ta dhe 80-ta, gjendej në rrugën Kalifornia në San Francisko. Më vonë ky tempull transferohet në Los Angjelos, mirëpo aktivitetin e tij edhe më tutje e vazhdon aty.

Lavej prej San Franciskos, shpërngulet në Izrael ku jetoi duke studiuar mësimet e Talmudit dhe Kabalës, për të cilat e informonte vajzën e tij Karla, që e zëvendësonte atë në Amerikë dhe njëkohësisht ështe një nga aktivistët kryesorë të satanizmit në Amerikë. Lavej ka vdekurnë vitin 1997.

Sipas të dhënave që ofron hulumtuesi Satanist Joseph Brennan, në SHBA kanë ekzistuar rreth 8000 "tubime" sataniste, në të cilat kishin marrë pjesë rreth 100.000 satanist.[8]

Satanistët amerikan kanë shumë filiala të organizatave të tyre nëpër shumë shtete të Evropës Perëndimore, Amerikës Latine, Kanada, Australi, Zelandë të Re etj.

Përpos degës amerikane Sataniste ekzistojnë edhe degë tjera si:

• "Asociacioni ndërkombëtar Luciferian"

• "Shoqata ndërkombëtare Druide e ritualit Kelt".

Kjo shoqatë e cila ka qendrën në Angli, është më masovike dhe numëron rreth 5 milion anëtarë.

Vlen të theksohet se kjo shoqatë ka strukturë sipas principit masonist dhe me të drejton Lozha e Madhe.

Me shoqatën ndërkombëtare "Druide" është i afërt i ashtuquajturi "Rendi i Gjelbër" në Francë. Anëtarët e këtij Rendi quhen luciferian të "traditës Kelte".

Satanistët i kushtojnë kujdes të posaçëm rinisë. Ata rinisë i premtojnë kënaqësi seksuale, pasuri, fame dhe ndikim apo fuqi më të madhe.

Hulumtuesi Jefrry Stefan shkruan: "Satanisti, pasi që vendos kontakt me një adoleshent, pas një kohe e thërret në takim ku i premton drogë dhe seks gratis. Pastaj e fotografon në situate komprometuese (p.sh. në gjendje të droguar dhe këtë fotografi shfrytëzon për ta shantazhuar). Takimet zbavitëse "party" ose "zhurka" mbahen me përcjelljen e muzikës së rëndë "Heavy Metal". Në një gjendje të tillë të dehjes narkotike, kjo muzikë depërton në ndërdije, në atë mënyrë që njeriu identifikohet me fjalët dhe ritmin e këngës të cilën e përjeton thellë".

Kurse Joseph Brennan, shpjegon rastin e një vajze 18 vjeçare e cila quhej Suzan dhe që ishte bërë sataniste: "gjatë dy viteve ajo ishte një prostitute në një grup Satanist. Suzana thoshte se kishte pasur marrëdhënie intime me meshkujt në atë grup, e madje ndonjëherë për një kohë të shkurtë me disa prej tyre njëkohësisht, dhe siç thotë Suzan ky ishte një ritual për "nderë të satanës".

Në pyetjen se çka e kishte shtyrë të merrte pjesë në këso rituale, Suzana përgjigjet se kishte pasur shumë mos-harmoni dhe probleme në familje. Shpesh kishte pasur konflikt me babin. Pas një kohe kishte hyrë në një krizë shpirtërore, dhe kishte ndjerë veten të tepërt në atë shtëpi. Në atë mornent lajmërohet një i ri i cili fillon të "kujdeset" për te. Vajza dashurohet në te dhe ai bëhet një ujdhesë e qetë ku ajo mund të fshihet prej furtunave të forta, kështu që, për të qenë vazhdimisht afër tij, ajo ishte në gjendje që t'i sakrifikoj të gjitha. Prandaj edhe kur kishte kuptuar se ai ishte satanist, pa kundërshtuar fare kishte shkuar pas tij sepse mendonte se në atë mënyrë mund t'i dëshmonte dashurinë që kishte ndaj tij dhe ta forconte atë dashuri. Kështu si pasojë e kësaj dashurie të cilën e kishte ndërruar për dashurinë familjare, Suzan bëhet një prostitutë, trupi i së cilës shërbente për kryerjen e ritualeve sataniste!

Satanizmi sot ka depërtuar thellë në jetën e rinisë amerikane. Para gjykatave amerikane, vazhdimisht zhvillohen procese gjyqësore në lidhje me satanizmin dhe vrasjet rituale, ku fajtorë kryesorë janë Satanistët e rinj.

T'i lexojmë disa shembuj të cilët kanë ndodh viteve të fundit të shek XX:

-Një grup Satanist i të rinjve amerikanë kishte organizuar vrasje rituale të 15 njerëzve, krim që ia kishin kushtuar satanës. Sipas fjalëve të dëshmitarëve procesi i eks-humacionit kishte qenë shurnë i tmerrshëm. Shumë policëve gjendja shëndetësore iu kishte keqësuar dukshëm kur kishin parë se çka kishin bërë satanistët me viktimat e tyre.[9]

-Rasti dytë ka të bëjë kur dy adoleshent nga Los Angjelosi, 17 vjeçari Riki Kaso dhe 18 vjeçari Himi Trojano, për vrasje rituale kishin zgjedhur viktimë, 17 vjeçarin Hari Lowers. Vrasësit, e kishin vrarë viktimën në mënyrë të njëjtë mizore.

-Në Floridë, 19 vjeçari Honatan Kantero ishte gjykuar me burg të përjetshëm për shkak të vrasjes së nënës së tij, Patrishe En. Pasi që e kishte vrarë, mbi trupin e nënës kishte cituar lutje për nderë të satanës. Honatan e kishte prerë nënën në fyt dhe pothuajse tërësisht ia kishte prerë dorën e majtë. Vrasësi për okultizmin kishte mësuar nëpër librat okultiste, dhe lutjen të cilën e kishte bërë mbi trupin e nënës së vrarë e kishte lexuar në libra të tillë. Ajo lutje ishe: "Sunduesi im Satanë, ti e din se e kam shkatërruar këtë grua, këtë qenie që më ka lindur. Në këtë mënyrë e kam përfunduar pushtetin e saj mbi vetëdijen time. Ajo ka humbur lidhjen me mua dhe prej tash është bërë një gjarpër i thjeshtë dhe që tani gjendet në një nivel të ulët të të qenurit të saj ."[10]

-Në tetor të vitit 1986, gjykata në Okllahoma kishte gjykuar 17 vjeçarin Sin Sellers për tri vrasje: nënës së tij, njerkut (burrit të nënës së tij), dhe një shitësi në një shitore të afërt. Në sirtarin e vitrinës së tij shkollore, Sellers mbante "Biblën Sataniste". Në ditarin e tij që e quante "Libri i Errësirës" Sellers kishte shkruar : "Në emër të Satanës, Sunduesit të Tokës dhe Mbretit të Gjithësisë, ftoj forcat e errësirës që në mua të derdhin forcat e tyre". Provat të cilat janë nxjerr në hetuesi, dëshmonin për mësime dhe atribute të ndryshme sataniste siç ishin "Libri i Errësirës", "Marrëveshja e përgjakët e lidhur me djallin", "Hard-Rock" e gjithashtu edhe filmat horror. Çfarë roli negativ luajnë dhe sa fatal munden me qenë filmat me përmbajtje kriminale, më së miri na tregon statistika të cilën e kanë përgatitur studiuesit amerikan, Teeters dhe Reineman. Këta dy shkencëtarë, në studimin e tyre kanë vërtetuar se 49% të të rinjve të anketuar, kanë dashur të disponojnë me armë zjarri dhe t'i përdorin ato në të njëjtën mënyrë dhe për të njëjtat qëllime sikurse që përdoren në filmat e shikuar, 28% të delikuentëve të mitur, kanë thënë se mënyrën e vjedhjes e kanë mësuar nga filmi, dhe 20% të delikuentëve të anketuar për delikte të dhunës, e sidomos të dhunës seksuale kanë deklaruar se kanë qenë të inspiruar nga përmbajtjet e filmave që i kanë shikuar dhe se në veprimet e tyre kriminale janë përpjekur që në tërësi t'i kopjojnë dhe imitojnë protagonistët e filmave të shikuar.[11]

Natyrisht se këto raste sa janë shumë trishtuese, aq janë edhe brengosëse. Rastin që do ta lexoni në vijim është rrëfim i një vajze të re nga Mitrovica:

"Kam qenë në moshën 15 vjeçare, kur kishte filluar të më hynte në gjak Satanizmi. Kisha dëshirë të madhe të informohesha më shumë për këtë sekt, por nuk mund të gjeja ndonjë bibël për njohuri më të thella për ritualet e tij. Informatat e para për satanizëm i kani marrë nga interneti, ku edhe jam njoftuar me një anëtarë të nacionalitetit serb. Në fillim kemi qenë vetëm ne të dy, dhe ai më mësonte se çka duhet bërë. Veprimi i parë që kam ndërmarrë ka qenë ai kur kemi shkuar te varrezat. Aty kemi marrë një mace të cilën e kemi prerë dhe gjakun e saj e kemi pirë së bashku me shokun tim. Njëkohësisht me gjakun e maces, në 6 vende kemi vizatuar simbole sataniste-pentagrame. Më vonë, në dorën time të djathtë e kam vizatuar pentagramin dhe kryqin mbrapsht (anti-christ). Kohë pas kohe, prapë shkonim te varrezat dhe duke shpuar buzët tona, pinim gjakun e njeri-tjetrit. Gjatë kësaj kohe vishesha vetëm me tesha të zeza, dhe nuk kam njohtë as nënë, as babë, as motër, as shoqëri, as shkollë përveç Satanës dhe shokut tim. Tash fatmirësisht kam filluar të kthehem në rrugë të mbarë. Por më duhet të pranojë se e kam shumë vështirë. Vazhdimisht hasi në ngacmimet e Satanës. Këto ngacmime i përjetojë në forma të ndryshme, si shqetësime të thella shpirtërore, cytje të ndryshme tc Satanës, zëra dhe thirrje që t'i kthehem adhurimit të tij, ëndrra përplot me ankth, etj, etj. I këshilloj të gjithë të rinjtë, që mos të bëhen viktima të Satanës apo të ndonjë shoqërie të keqe. Të pasojnë rrugën e drejtë të Zotit, e cila është rruga e vetme që shpie në lumturi në këtë botë dhe botën tjetër".

Për shumicën e të rinjve kontakti i parë me satanët paraqet festa "Halloween"[12], e cila në të vërtetë është një ritual pagan dhe që i kushtohet "sunduesit të vdekjes" satanës.

Gjatë kohës së kësaj feste pothuajse e gjithë popullata amerikane merr pjesë në ritualet duke i imituar të vdekurit, duke u veshur si të vdekur dhe duke kërkuar lëmoshë për ta. Gjatë kohës së ritualit "Trick or Treat" (Dredhi ose Dhuratë), amerikanët këto dhurata ia dhurojnë shpirtrave të të vdekurve të cilët janë të lidhur me satanën. Prandaj edhe jo rastësisht kisha sataniste amerikane e ka shpallur këtë ditë festë të saj. Është tragjedi se edhe në Kosovë kjo festë ka filluar të festohet. Më 31.10.2005. në mbrëmje në sheshin "Nëna Terezë" në Prishtinë, një grup fëmijësh dhe të rinjsh të maskuar me maska tipike sataniste kanë festuar "Natën e Shtrigave", e njohur ndryshe edhe si ''Halloween"!

Në shumicën e sekteve sataniste rock muzika e sidomos "Rocku i rëndë" paraqet një delirium ritual me të cilin adhurohet satana.

Kjo muzikë si një ndër komponentët kryesor të mas-kulturës (kulturës masovike) të Perëndimit, është armë shumë e fortë e këtyre sekteve për degjenerimin e rinisë. Një ndër themeluesit dhe "mbreti i rock muzikës", Elvis Prisli, mburrej me përkatësinë e tij hebrenje.[13]

Elvis Prisli, i cili ishte edhe narkoman e edhe homoseksual, paraqiste një figurë tipike sataniste. Pas vdekjes, këtij satanisti i ngritën shumë përmendore në SHBA dhe Izrael. Një nga këto përmendore gjendet edhe në Tel Aviv dhe ajo shërben si pelegrinazh i rinisë hebrenje.[14]

Siç shkruan hulumtuesi i satanizmit John Tod:

"Të gjitha pllakat e rock muzikës që i kushtohen djallit, janë të incizuara sipas principit të njëjtë. Shfrytëzohet një ritëm i cili i përgjigjet aktit seksual.[15] Njeriun përnjëherë e kaplon një ndjenjë e shqetësimit, e cila shpesh përcjellët me histeri... Nëse njerëzit një kohë i nënshtrohen këtyre tingujve, ata më vonë bëhen më shqetësues, më depresiv e pastaj edhe më agresiv.

Ai i cili ka durim t'i dëgjoj tekstet e kësaj muzike, shpejt do te përfundoj se mesazhi i tyre është: të kundërvyerit e shoqërisë, prindërve, dhe vlerave tjera tradicionale të shëndosha.

Lirimi i të gjitha potencialeve seksuale, apo shfrenimi seksual tek njeriu, është kusht i domosdoshëm që të prodhohet anarkia, e cila nga ana e saj kontribuon vendosjen e dominimit botëror të satanizmit".

Shumë prej rock këngetarëve, në këngët e tyre haptas e shprehin adhurimin e tyre ndaj Satanës. Kështu p.sh. legjenda e kësaj muzike, John Lenon me grupin e tij "Beatles" i drejtohet me fjalët: "Liroj njerëzit menjëherë, bëje këtë menjëherë, ne jemi duar hapur në ajër... Duam që të klithim lutjen për ty, liroje qenien njerëzore... emri yt është 666".

Edhe kinematografia botërore sot është e mbushur me filma të cilët shikuesit i imponojnë gjithnjë e më shumë skena fantastike të cilat kanë të bëjë me fuqinë dhe "ndihmën" e djallit. Këta filma dëshmojnë se kinematografia, sikurse edhe muzika, janë në bashkëpunim apo në shërbim të forcave të errëta-djajve apo demonëve, e të cilët së bashku kujdesen që të ndikojnë sa më shumë në deformimin e vlerave njerëzore. Keanu Reeves dhe regjisori Francis Lawrence kanë deklaruar se gjatë xhirimit të trilerit "Constantine" kanë ndier praninë e fuqive mbinatyrore. Reeves dhe Lawrence kanë deklaruar gjithashtu se gjatë xhirimeve të filmit ekipi realizues është përballur me probleme të pashpjegueshme, në veçanti gjatë realizimit të skenave me engjëjt dhe demonët. Lawrence ka përmendur me këtë rast dhomën e psikoterapisë (e ndërtuar enkas për film) në të cilën pjesëtarët e ekipit realizues, brenda kësaj dhome, janë ndier më të hareshërn dhe nganjëherë të sëmurë. Të gjithë thonin se diçka e çuditshme ka ndodhur.[16]

Përpos muzikës sataniste, sot në botë luan rol të madh edhe literature mistike-sataniste, e cila nuk është kufizuar vetëm në atë të veprave të Krowlit dhe Lavejit. Përpos këtyre dy autorëve, sot ekzistojnë edhe shumë autorë perfid, që veprat e tyre në rend të parë ua kushtojnë intelektualëve. Në mesin e tyre janë: Karlos Kastanede, Gustav Majrink, Umberto Eko, Kristofer Fauler, Stiven King, pastaj futuristi Artur Klark, Danil Andrejev, etj.

Në Perëndim, shumë muzicientë, artistë, poetë, etj., pasi që kanë hyrë në këtë botë mistike-sataniste, më vonë kurrë më nuk ia kanë arritur që t'i kthehen jetës normale. Nën ndikimin e këtij opiumi mistik, shumë prej tyre kanë vdekur nga narkotikët. Mijëra njerëz, për fatin e të cilëve kurrë nuk do të dihet, kanë kryer vetëvrasje duke ra nën ndikimin e djajve, duke lexuar librat e Karlos Kastanedes!

Vetëm në SHBA, punimet e këtyre Satanistëve janë botuar me miliona tirazh, duke përfshirë edhe "botimet e xhepit".

Është shumë indikative se lëvizja sataniste, pothuajse gjithnjë kishte pasur përkrahjen e heshtur nga ana e kryetarëve amerikan-mason. Mirëpo, duke filluar që prej kryetarit Reagan, kjo përkrahje ka fituar karakter oficiel, kështu që Reagani në vitin 1987, publikisht pranon "rolin e rëndësishëm të satanistëve në jetën bashkëkohore amerikane"[17]

Ronald Reagan, njëkohësisht ishte përpjekur që gjatë zgjedhjeve në SHBA, të përfillen interesat e votuesve satanist. Në këtë kontekst administrata e Reaganit solli disa vendime, me të cilat ishin zgjeruar të drejtat e satanistëve:

-Që nëse Satanistët hyjnë në shërbime shtetërore dhe në Qeveri, interesat e tyre të mos shkelen;

-Që të ftohen në konsultime tek kryetari dhe organet qeveritare "okultistët, nekromanët dhe falltarët" amerikanë më të njohur;

-Që në materialet dhe dokumentet shtetërore të mos gjenden fjalë ose shprehje të cilat ofendojnë ndjenjat e satanistëve.[18]

Për disa nga anëtarët e kabinetit të tij, këto vendime kanë qenë festë e vërtetë. Sikurse në "Helloween", katër nga këta anëtarë, nga gëzimi janë dehur aq shumë sa që të zhveshur lakuriq kanë vallëzuar mbi tavolinë.[19]

Praktikën dhe traditën e Reaganit, sa i përket çështjes së konsultimeve zyrtare shtetërore me okultistët e specializuar në fusha të ndryshme, e kanë vazhduar të gjithë presidentët pas tij.

Sot, fatkeqësisht, situata e përgjithshme botërore dhe klima kulturore janë shumë të përshtatshme për veprimin e Satanistëve. Njerëzit i kanë hapur sytë nga toka kurse nga qielli po i mbyllin gjithnjë e më shumë. Gjithnjë kemi më shumë kulturë horizontale, masovike dhe imituese e gjithnjë e më pak kulturë vertikale dhe burimore. Njerëzit vazhdimisht kërkojnë kënaqësi trupore dhe jetë të lehtë edhe pse jeta e tyre shpirtërore është gjithnjë më e zbrazët. Të mashtruar pas këtyre kënaqësive në rini, e harrojnë pleqërinë dhe vdekjen e pashmangshme e cila i kthen prapë te Krijuesi. Besojnë se janë të arsimuar dhe të informuar në nivelet më të larta, në anën tjetër Zotin dhe armikun e tij më të madh, Satanën, nuk i njohin fare, kurse Parajsës dhe Ferrit nuk i besojnë. Njëjtë sikur nihilistët- me besime dhe qëndrime të njëjta.

Lenini, Stalini, Hitleri, Fidel Kastro, Tito, Enver Hoxha, Pol Poti, Sadam Huseini dhe shumë diktatorë të tjerë, duke vrarë miliona njerëz të pafajshëm i kanë shërbyer satanizmit (janë ushqyer me gjakderdhje...) duke u fshehur me maskën e komunizmit, nazizmit, si dhe të gjitha ... izmave tjerë, sundimit autokrat ose reforrnave shoqërore radikale etj.

Liderët shtetërorë anekënd botës premtojnë përparim në shoqëri, kurse në të vërtetë shkaktojnë korrupsion, shkatërrimin e moralit dhe kriminalitet, e që këto tri dukuri sociopatologjike, të rrezikshme, me përmasa më të vogla apo më të mëdha, i përjetojmë të gjithë në në Kosovë.

Njerëzimi, kohë të gjatë shkon pas kurtheve të cilat i përgatitin ato qarqe që i kanë përgatitë këta liderë të lartpërmendur dhe vazhdojnë t'i përgatitin këso lloj liderësh dhe satrapësh bashkëkohor.

Një prej këtyre kurtheve që kanë përgatitur këto qarqe, është periudha e Renesancës, të cilën periudhë të gjatë të gjithë e madhërojnë pa e ditur në esencë se ajo periudhë është fokusuar në zhvillimin e artit dhe shkencës, kurse në anën tjetër ka qenë periudha më e errët kur njerëzimin e ka larguar nga Zoti, krijesën nga Krijuesi dhe që gjithnjë e më shumë njeriu kthehet nga njeriu-mbështetja dhe ngushëllimi më i dobët për njeriun.

Ky ka qenë një kthim i lehtë dhe i fshehtë në drejtim të antivlerave, të cilat në esencë janë qëllimi i satanës. Ithtarët e satanës, apo satanistët këtë ia kanë arritur duke i mohuar dhe luftuar vlerat shpirtërore. Këta satanistë, të cilët e kanë pranuar apo nuk e kanë pranuar përkatësinë e tyre ndaj satanës publikisht kanë qenë: Adam Wajshaupt, Markiz de Sad, Allister Krowlli. Shandor Levej etj. pas këtyre vijnë Satanistët tjerë, megjithëse jo të deklaruar: filozofët Niche, Shopenhauer, Marks, Zhan Poll Sartër, që kanë qenë mason ateist ose psikologët ateist (ndoshta është më me vend të quhen antiteist, dmth antiZot), Frojdi, Skineri etj të njohur si emancipues seksual, feminist pastaj inovator të ndryshëm pornografik etj, etj.[20]

Prandaj të gjithë këta në drejtimet e tyre kane lënë gjurmë, të cilat kanë për pasojë që njerëzimin bashkëkohor i cili fatkeqësisht nuk mendon dhe analizon por vetëm pason dhe imiton, e kanë shtyrë në një kurth të satanës! Për këtë qëllim në fillim të shekullit të kaluar është themeluar organizata, apo Fondi për shkatërrimin e religjioneve, me emrin Lucifer Trust.

Për ta fshehur natyrën dhe qëllimin e vërtetë, ia ndërrojnë emrin në Lucis Trust.

Selia e kësaj organizate gjendet në New York, kurse qendrat tjera i ka edhe në Londër dhe Gjenevë. Filozofia e kësaj organizate është teozofia, pikëpamja humaniste-okultiste mbi botën. Lucis Trust është organ i KB që merret me statistikën e popullsive të botës, duke pasur për detyrë kontrollimin numerik dhe në këtë kontekst ta zvogëlojë numrin e popullsisë në botë!

Themelues i Lucis Trust është Helena P. Blavacki. Ajo ishte anëtare e lozhës masoniste franceze Grand Orient, e cila ishte nën kontrollin direkt të iluministëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Satanizmi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Konspiracion-
Kërce tek: