Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si ti zgjidhni mallkimet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Si ti zgjidhni mallkimet Empty
MesazhTitulli: Si ti zgjidhni mallkimet   Si ti zgjidhni mallkimet EmptyMon May 14, 2012 2:53 am

Si ti zgjidhni mallkimet

A keni qenë ndonjë herë në situatë për t’ia dëshiruar dikujt thënien: „Të raftë murtaja në qafë“? Apo, pasi të jeni zemëruar, t’i thoni dikujt: „Dreqi të marrtë“! Kësolloj „dëshirash të sjellshme“ kemi sa të doni, veçanërisht kur të na zemërojë a hidhërojë dikush.

Mirëpo, kur themi diçka të tillë nga zemërimi, në realitet nuk mendojmë ashtu siç jemi shprehur. Veprojmë kështu vetëm sa për ta shfryrë vrerin tonë nga barku. Prapseprap, nuk duhet të harrojmë se nuk këtë mënyrë shkaktojmë të ashtuquajturin mallkimin me të menduar.

Për këtë arsye, ne ezoterikët i refuzojmë këto vepra të pakëndshme e të ulëta. Ne mendojmë pozitivisht , kështuqë edhe armiqve më të ashpër u dëshirojmë të shkojnë në paqe rrugës së tyre.

Mik i nderuar, edhe vet mua më ndodh që të zemërohem e hidhërohem pa masë. Në raste të tilla i them vetes me mend apo duke i pëshpëritur : „Paqja qoftë me ty!“ Unë nuk i lejoj vetes kurrnjëherë të bij në nivel aq të ulët sikur të ndonjë njeriu të lig e dashakeq. Ndaj, ju kisha këshilluar edhe juve të veproni si unë.

Për fat të keq, ekzistojnë njerëz që mendojnë mjaft seriozisht, madje edhe me dashakeqësi të madhe kur shajnë e mallkojnë. Këtu dua t’ju tregoj se si qëndron puna me mallkimet dhe magjepsjet, me magjinë e zezë dhe, para së gjithash, se si të mbroheni nga ato.

Gjat jetës së vet, çdo njeri, në të shumtën e rasteve pa vullnet, ka pasur rast të ballafaqohet/takohet me armiq të vet. Ndoshta edhe ju vet keni dëgjuar për thënien: „ Nuk mund të jetojë në paqë as njeriu më i sjellshëm në botë, nëse kjo nuk do t’i pëlqente komshiut dashakeq“.

Gjate hulumtimeve dhe analizave të panumërta nga fusha e parapsikologjisë deri në ditët e sotme është ardhur në konstatim se një numër mjaft i madh njerëzish lëngojnë nga mallkimet dhe magjepsjet, disa lëngojnë madje që nga fëmijëria apo rinia e hershme.

Këto ndodhin për shkak se ekziston ndonjë njeri, pa marrë parasysh se çka e shtyen atë njeri të veprojë ashtu, i cili ju urren me gjithë zemër, ndërkaq ju as që jeni në dijeni për një gjë të tillë. Ky njeri mund të jet ndonjë psikopat apo njeri neurotik, i cili ju çon mendime dashakeqe, vetëm e vetëm pse ia keni prerë rrugën ndonjëherë pa pahir.

Mund të jet edhe ndonjë konkurrent juaji në biznes, të cilit ia keni marrë ndonjë punë të madhe para hundës së tij e ai nuk mund të pajtohet assesi me një gjë të tillë. Mund të jet edhe ndonjë mikeshë juaja, e cila ka dashtë të jetë së bashku me dashnorin a bashkëshortin që e keni ju tash.

Mund të jet edhe ndonjë grua ziliqare nga fqinjësia, që ka shtëpi/banesë më të vogël se tuajën apo burri i saj nuk ka arritur të bëj karrierë sikurse i juaji. Shembuj të tillë kemi deri në pafund, kurse të goditurit nuk janë në gjendje të hetojnë që është duke ju drejtuar dikush mallkime, meqenëse nuk janë në dijeni se i kanë bërë pikë faji dikujt.

Në rastet e tilla mund t’ju ndodhë që papritmas të ndjeheni shumë keq. Të keni ndjenjën e frikës së pashpjegueshme, të jeni të kapluar nga ndjenja e pashpresë, të keni buçitje (pingërimë) në veshë, pengesa në të pamur, të keni ndonjë topth të enjtur në qafë, tension të lartë të gjakut, probleme me të rrahurit e zemrës, kaplim djersitjeje, probleme në të përbirë...të gjitha këto mund t’ju ndodhin herë pas here duke e zëvendësuar njëra-tjetrën.

Pastaj shkoni prej një mjeku te tjetri duke marrë përgjigje të njëjtë nga të gjithë mjekët: „Nuk keni asgjë. Jeni plotësisht i shëndoshë“. Gjithashtu edhe analizat laboratorike janë të njëjta pa ndonjë gjetje organike që do ta kishte dëshmuar gjendjen tuaj të keqe shpirtërore.

Ndërkaq, nga ana tjetër, juve për çdo ditë e më shumë ju zë taksirati dhe fati i mbrapshtë.

Madje edhe ato punë, të cilat kishit mundur t’i kryenit pa asnjë problem e në mënyrë të vetkuptueshme para ca vitesh, tani ju shkojnë huq dhe nuk gjeni këshillë se si duhet të vazhdoni. Kjo nuk ka të bëjë aq me magjinë e zezë sa ka të bëjë me mallkime e magjepsje. Në këtë rast sigurisht se kemi të bëjmë me valë negative të të menduarit që na i dërgon dikush, jeta e të cilit përbëhet vetëmse nga urrejtja dhe hakmarrja ndaj dikujt.

Sejcili njeri, i cili me vetëdije të plotë përqendrohet në ndonjë njeri tjetër, me qëllim për t’i bërë keq (dëm) atij, të gjithë energjinë e vet e drejton në drejtim të këtij sulmi ndaj atij personi që e ka në shënjestër. Në këtë mënyrë është në gjendje të dërgojë vibracione dashakeqe.

Mirëpo, ky njeri nuk është kujtuar edhe për diçka tjetër. Vibracionet e liga që ia ka dërguar dikujt, të gjithat, pa as një përjashtim, do t’i kthehen vet atij, madje edhe si shumë më të këqia e më të rrezikshme se ato që ia ka dërguar dikujt. Kështu, ky njeri nuk do të mund të ndjehet mirë kurrë në jetën e vet e madje edhe do të shkojë duke u ndjerë gjithnjë e më keq.

Çdo njeri është shkaktar (i të keqes) i vetvetes, këtu nuk ka përjashtime. Ata që veprojnë e mendojnë kështu, në të shumtën e rasteve vijnë nga një shtresë mjaft e ulët e zhvillimit të tyre. Ata i bren inati, urrejtja, xhelozia, smira, zemërimi dhe, para së gjithash ata i bren dëshira për hakmarrje.

Ky është një rreth vicioz. Sa më shumë mallkime që bëjnë, aq edhe më shumë goditje të fatit i kthehen atyre mbrapa. Pastaj, përsëri iu ngriten ndjenjat e dashakeqësisë duke e krijuar një spirale që nuk merr dot fund. Në këtë mënyrë, nga këta njerëz do të drejtohen valë pas valeje sulmuese ndaj dikujt dhe të cilat do t’u kthehen atyre mbrapa më furishëm se sa janë nisur.

Tani shtrohet pyetja: Ku është arsyeja dhe shkaku për të na dëmtuar neve dikush me anë të këtyre mendimeve dashakeqe ndaj nesh? Shkaku qëndron te intenziteti i madh i mendimeve dashakeqe të tyre, të cilat edhe arrijnë deri te ne.

Ndryshe nga ata që mallkojnë një herë e shkurt, për shkak se kanë qenë të zemëruar për një çast, njerëzit e tillë në kokat e tyre kanë dëshirë për hakmarrje ndaj dikujt natë e ditë, pa ndërprerje. Ata nuk mendojnë në asgjë tjetër pos që të dërgojnë, dërgojnë, dërgojnë.

Kur të jemi të sulmuar në mënyrë permanente nga mendimet dashakeqe, në këtë mënyrë do të vijmë në situatë ku na duhet të luftojmë kundër problemeve të vërteta me nervat, kundër problemeve tona psikike të cilat mund të shkojnë aq larg sa që të mund të na zmprapsin nga rruga jonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
 
Si ti zgjidhni mallkimet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~OKULTIZEM~ :: Magji-
Kërce tek: