Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Feja dhe morali-kendveshtrim ateist

Shko poshtë 
AutoriMesazh
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Feja dhe morali-kendveshtrim ateist Empty
MesazhTitulli: Feja dhe morali-kendveshtrim ateist   Feja dhe morali-kendveshtrim ateist EmptySat May 12, 2012 6:39 pm

Feja dhe morali i shoqerise-nga kendveshtrimi i ateisteve
Feja dhe morali-kendveshtrim ateist MuslimDM1511_468x310


Rënia e Komunizmit në Shqipëri u krijoji shumë njerëzve përshtypjen se po përballeshim me një zbrazëti vlerash. Të ashtuquajturat vlera të Komunizmit u përmbysën bashkë me sistemin. Tani nuk ishte më mëkat të vidhje sepse mungonte Partia e Punës që e dënonte vjedhjen. Por nuk ishte mëkat të vidhje edhe sepse ende nuk kishte zënë vend si duhet Feja, që gjithashtu e ndëshkonte vjedhjen. Prandaj i madh e i vogël u lëshuan të vjedhin. Apo jo? Natyrisht jo. Njerëzit e ndalonin veten që të vidhnin sepse vjedhja nuk është moralisht e pranueshme nga një shoqëri e shëndetshme. Kishte edhe nga ata që vidhnin dhe këta ishin ateistë, fetare dhe komunistë.

Eshtë tepër e vështirë të provohet se vitet e para të zbrazëtisë ideologjike (periudha pas rënies së komunizmit dhe para sulmit frontal të fesë) patën rritje të kriminalitetit apo veprave anti-shoqërore pikërisht për shkak të mungesës së besimit fetar. Përkundrazi, çmenduria e 1997-ës dhe babëzia që pasoi e goditën vendin në kohën kur gjeje më tepër kisha e xhami sesa banka; kur kryeministrat kishin mundësi të rimartoheshin të dielave në kisha, pasi i kishin kaluar të shtunat në kazino.

Pyetja është: A ka moral në qoftë se nuk ekziston Zoti? A ka moral në kushtet kur shembet komunizmi, apo çdo lloj tutele tjetër ideologjike e politike? A mund të jenë ateistët dhe njerëzit pa besim te feja të moralshëm, apo ata janë thjesht “njerëz me shumë fytyra, por pa sy” (si thotë Nexhit Yvejsi); mjeranë që kërkojnë “arratisje nga mendime tmerruese dhe dërmuese, kështu që fillojnë të kërkojnë strehim duke u dëfryer, duke u kënaqur me gjëra të kota dhe që sjellin largim nga realiteti siç janë barërat, alkooli, drogat dhe mjetet tjera shkatërruese si për individin, ashtu edhe për shoqërinë në tërësi”, sipas Arlind Gusinjës dhe që për të gjitha këto mëkate meritojnë që, dashtë zoti e ua bëftë jetën e shkurtë, sipas Zef Simonit?

Ndërsa fetarët përmbahen për të mos kryer veprime të pamoralshme nga frika e ndëshkimit hyjnor, ateistët e frenojnë veten duke u bazuar te arsyetimi. “Një i krishterë që beson se po nuk pate Zot s’ka kuptim t’i duash fëmijët, ka baza shumë më të dobëta sesa ai ateisti që beson se njeriu duhet t’i dojë fëmijët e tij jashtë dhe pavarësisht nga ekzistenca e Zotit”, thotë filozofi Mark Vuletic, te “Bazat Morale të Ateizmit dhe Kristianizmit”. Në këtë kuptim, ata që janë dyshues e mosbesues e kanë më të vështirë, sepse nuk gjejnë zgjidhje të gatshme, por e kërkojnë të vërtetën dhe moralen me anë të arsyetimit.

Pra, kjo jo vetëm që s’do të thotë se ata s’kanë moral, por tregon se morali i tyre mbështetet në baza logjike. Ateizmi ia çliron mendjen njeriut nga shumë kufizime; i krijon mundësi të gërmojë dhe të gjejë arsyet se përse ndodhin gjërat dhe i jep rastin t’i mbrojë parimet e veta duke vënë në përdorim arsyen.

Për shembull, kur ateisti mendon se tradhtia bashkëshortore është e gabuar si veprim, ai e arrin këtë përfundim vetëm pasi ka arsyetuar dhe është bindur se ajo dëmton marrëdhëniet midis çiftit dhe rrezikon të ardhmen e fëmijëve. Ndërsa fetari thjesht e sheh këtë gabim për shkak të fesë, sepse kështu është shkruar dhe sepse, po veprove në të kundërt, do të ndëshkohesh nga Zoti. Jo rrallëherë ata mendojnë se mund të ketë edhe mënyra për ta anashkaluar ndëshkimin, siç janë blerja e ndonjë falje mëkatesh në kishë, shtimi i numrit të faljeve apo dhënia e ndonjë dhurate. Nëse dikush bën plane për të vrarë dikë, atëherë është më mirë të gjejë arsye të forta logjike për ta frenuar veten, sepse jeta ka treguar se shumë pak vetë ndalen nga frika e ndëshkimit me Ferr. Në fund të fundit, po të ishte e mjaftueshme vetëm frika e ndëshkimit me Ferr, njerëzit dhe shtetet nuk do të kishin ngritur burgje dhe sisteme të ndërlikuara ligjore laike.

Shumica e njerëzve kanë norma morale që pak a shumë përputhen me kërkesat që ka shoqëria ndaj tyre. Këto norma morale nuk i ka shpikur feja. Feja dhe librat e shenjtë s’kanë bërë gjë tjetër veçse janë përpjekur t’i përshtatin dhe paraqesin ato si të tyret. Kjo shpjegon edhe ngjashmëritë dhe përputhjet midis feve kryesore monoteiste dhe librave të tyre të shenjtë (kujto përbashkësitë e Judaizmit, Krishtërimit dhe Islamizmit).

Zoti, Perëndia, Fuqia Hyjnore s’është gjë tjetër veçse mishërim i sistemit moral. Ky lloj Zoti – sistem moral, është tepër i brishtë. Ai mund të thërrmohet kollaj sa herë që njerëzit ndodhen nën presione të skajshme. Nuk janë të rrallë ata që e spërdredhin atë sipas interesave të tyre, duke e kthyer “Vullnetin e Zotit” në justifikim për veprimet që bëjnë.

Kur cinizmit të Zef Simonit i pëlqen që Migjeni të ketë vdekur herët, ai thotë “Kështu deshte Zoti, sepse ai ishte ateist.” Do të ishte me interes të dihej se si e shpjegon me këtë logjikë Zef Simoni faktin qe ai, Zoti i tij i Mirë dhe i Gjithëpushtetshëm, la monstra si Enver Hoxha të rrojnë në mes të të mirave, ndërsa shqiptarëve dhe shërbëtorëve të Zotit u dilte shpirti për hundësh. Përse Zoti i Zef Simonit donte ta merrte herët Migjenin dhe nuk pranoi të bënte të njëjtën gjë për Enver Hoxhën? Mos vallë Migjeni ishte më i keq?

Politikanët i drejtohen Zotit sa herë u duhet të marrin vendime ekstreme, si për shembull hyrjen në një luftë. Ata i drejtohen Zotit për të bindur veten dhe të tjerët se e kanë me vete atë (Zotin, domethënë moralin e drejtë). Thirrje të tilla për ateistët nuk kanë kurrfarë kuptimi. Ateisti e ka mendjen të lirë të gjykojë në bazë të parimeve të veta morale nëse një veprim politik, qoftë edhe një vendim për të hyrë në luftë, është i drejtë dhe i pranueshëm apo jo.

Përgjithësisht, mirëqenia dhe shkalla e arsimit të një vendi janë në përpjesëtim të zhdrejtë me përhapjen e besimit fetar. Siç e tregon edhe një studim i Qendrës Studimore Pew në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përqindja e popullsisë që e mendon fenë si të rëndësishme luhatet nga 97% në Senegal, në 11 % në Francë dhe në Republikën Çeke.

Me përjashtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përqindja e atyre që i japin rëndësi fesë është dukshëm më e ulët në vendet më të zhvilluara sesa në ato të pazhvilluara.
Nga pesë shtetet e para ku feja konsiderohet si e rëndësishme, katër kanë qenë të përfshira në konflikte të armatosura me bazë feje, domethënë në konflikte ku njerëz të një feje kanë qenë të angazhuar në vrasje masive të njerëzve të një feje tjetër. Ndërsa vendet ku më pak se 60% e popullsisë e sheh fenë si të rëndësishme, kanë qëndruar përgjithësisht larg konflikteve fetare, me përjashtim të trazirave Protestanto-Katolike në Irlandën e Veriut.

Duke komentuar këto të dhëna, zëdhënësi i ateistëve amerikanë, Ron Barrier, thekson: “Përfundimet vërtetojnë edhe një herë atë që kam përsëritur këto pesë vjetët e fundit. Duke qenë se ateistët kanë një kalibër më të lartë moral sesa morali fetar, është e logjikshme të mendohet se pjesëtarët e familjeve tona do të jenë më të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit sesa ndaj ndonjë kontrolluesi të padukshëm në qiell. Me ateizmin, burra e gra bëhen më të përgjegj-shëm për një familje të shëndoshë”.

Nuk ka të dhëna që të provojë se njerëzit besimtarë janë më të moralshëm se ata që nuk besojnë në fe. Pretendimet se ateizmi dhe mungesa e besimit e çoroditin shoqërinë dhe krijojnë kushte për anarki janë krejtësisht të pabaza dhe hamendësore. Shqiptarët janë në gjendje të krijojnë një shoqëri të shëndoshë, me norma morale dhe me ligje duke iu përmbajtur parimeve laike, duke e ruajtur të shkëputur fenë nga shteti, ashtu siç kanë bërë fatmirësisht që në fillimet e shtetit të tyre dhe duke i dhënë liri të plotë individit që të vendosë për parapëlqimet dhe besimet e veta. Ndërsa krerët e feve bëjnë mirë të ruajnë pozicionin e tyre, të mos shpifin të paqena dhe të sajojnë përralla me gogolë për të trembur dhe gënjyer njerëzit.

Shkalla e divorceve sipas feve

Një pjesë mjaft interesante e studimit është krahasimi i vartësisë midis feve dhe përqindjes së divorceve në Shtetet e Bashkuara.

Feja Përqindja e çifteve të divorcuar

- Çifutë 30%
- Të Krishterë Baptistë 27%
- Të Krishterë të tjerë 24%
- Ateistë, Mohues të Fesë 21%


FEJA

Anketimi i mëposhtëm i botuar në 19 dhjetor 2002 tregon se sa të rëndësishme e shohin fenë për jetën e tyre vetjake njerëzit në vende të ndryshme të botës. Sipas Qendrës Studimore Pew, anketimi nuk u lejua të zhvillohej në Kinë, Egjipt, Jordani dhe Liban.

Vendi Përqindja e të rriturve që mendojnë se feja është e rëndësishme

- Senegali 97
- Indonezia 95
- Nigeria 92
- India 92
- Pakistani 91
- Bregu i Fildishtë 91
- Mali 90
- Filipinet 88
- Bangladeshi 88
- Afrika e Jugut 87
- Kenia 85
- Uganda 85
- Gana 84
- Tanzania 83
- Angola 80
- Guatemala 80
- Brazili 77
- Hondurasi 72
- Peruja 69
- Bolivia 66
- Turqia 65
- Venezuela 61
- SHBA 59
- Meksika 57
- Argjentina 39
- Polonia 36
- Ukraina 35
- Uzbekistani 35
- Britania e Madhe 33
- Kanadaja 30
- Sllovakia 29
- Italia 27
- Koreja a Jugut 25
- Vietnami 24
- Gjermania 21
- Rusia 14
- Bullgaria 13
- Japonia 12
- Franca 11
- Republika Çeke 11
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Feja dhe morali-kendveshtrim ateist
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Feja drejt zhdukjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~OKULTIZEM~ :: Spiritualitet-
Kërce tek: