Jeta
www.jeta.forumotion.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mosekzistenca historike e Krishtit dhe Pavlit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Mosekzistenca historike e Krishtit dhe Pavlit   Sat May 12, 2012 12:27 pm

Mosekzistenca historike e Krishtit dhe Pavlit


Shkrimi i mëposhtëm është nga Luixhi Kashioli, një italian ish-prift, tani ateist, autor i librit "Përralla e Krishtit". Kashioli është dëgjuar në media që prej 2002-it, kur ka ngritur asokohe padi kundër një prifti italian dhe krejt Kishës Katolike në Itali për shpifje dhe mashtrim të publikut duke e paraqitur "Jezusin" e mitologjisë hebraike të diasporës si person që ka ekzistuar dhe duke përfituar prej këtij mashtrimi.

Gjykata e Shkallës së Parë nuk e pranoi padinë, gjoja "për parregullsi" në formulim, kështu që autori e dërgoi në Gjykatë të Apelit e cila vendosi se padia ishte e rregullt. Pas kësaj kur padia u ridërgua në Shkallën e Parë për gjykim, gjykatësi e ricaktoi si të parregullt në shkurt të 2006-ës, madje vendosi dhe hetim si masë formale kundër Kashiolit. Autori ynë e vazhdoi betejën me stabilimentin fetar që kontrollon pjesë të tëra të shtetit italian dhe në mars padia u rivendos si e rregullt!

Kisha Katolike në Itali nuk dëshiron që padia të kalojë në gjykatë për të shmangur hapjen në publik të çështjes që mund të marrë përmasa botërore për nga forma në të cilën është ngritur. Kështu ajo po e lufton Kashiolin përmes gjykatësve në mënyrën e përshkruar më sipër.

Duke parë këtë qëndrim të gjykatave italiane, Kashioli e ka çuar çështjen përfundimisht në gjykatën e Hagës ku pritet të sqarohet nga gjyq ndërkombëtar. Akuzat e ngritura nga Kashioli, kundër priftit konkret dhe Kishës Katolike në tërësi janë "Abuso di Credulitá Popolare" dhe "Sostituzione di Persona".

ndiq nyjen, ndiq nyjen, ndiq nyjen

Vijon më poshtë pjesë nga argumentimi i Kashiolit se Jezusit dhe Pavli nuk kanë ekzistuar ndonjëherë, por janë personazhe fiktive të pedantëve fetarë. Përkthimi është i imi.


Letrat e Pavlit të Tarsit dhe Aktet e apostujve

Vendosja e letrave të Pavlit të Tarsit dhe e Akteve të apostujve në fund të kësaj trajtese kristologjike, megjithëse këto janë gjetur ndër shkrimet e shekullit të parë, ndodh për arsye se përmes figurës së Pavlit të Tarsit mund të bëhet një rikapitullim i përgjithshëm mbi krejt zhvillimet fetare që solli kristianizmi.


Cili ishte Pavli i Tarsit?

Duke marrë parasysh se i pari që foli për të ishte një farë Marcioni, kur gjatë vitit 140 solli letrat e tij në bashkësinë e Romës së bashku me ungjillin përkatës, s'mbetet tjetër veçse të kemi dyshime serioze mbi ekzistencën e tij (Pavlit), dyshime të cilat na konfirmohen dhe nga fakti se anjë dokument qoftë profan, qoftë fetar, nuk flet për të jashtë kuadrit të Akteve të apostujve, që sido që të jetë, nuk mund të konsiderohen prova historike, që prej çastit që janë shkruar rreth mesit të shekullit të dytë, pra, një shekull pas vdekjes së supozuar të tij, të cilën Kisha pohon se ka ndodhur në vitin 63, por në një mënyrë krejt arbitrare saqë e zhvesh nga çdo pikëmbështetje historike.

Pavli gjithashtu injorohet dhe nga Justini, apologjet dhe shkrimtar kristian, vdekur në Romë më 165, i cili ia përvesh konvertimin e paganëve në të krishterë, krejt apostujve (Apologjia I 39-45), dhe po njësoj nuk njihet ky Pavël as nga Papia, peshkop i Jeropolit (Azi e Vogël) në gjysmën e parë të shekullit të dytë, hamendësisht bashkatdhetar i tij, që shkroi një apologji rreth "Vendimeve të perëndisë", e po njësoj asgjë nuk përmendet as në letrat e Judës, të Jakobit të Voglit apo të Gjonit që normalisht do i binin të qenë bashkëkohëse meqënëse janë shkruar në gjysmën e dytë të shekullit të parë. I pari, pra që flet për të, është një farë Marcioni, filozof i Sinopit në Detin e Zi, i cili në 140 u paraqit në bashkësinë esene të Romës për të sjellë ungjillin e vet, e bashkë me të u solli po atyre disa letra të cilat pohoi se qenë shkruar nga një farë Pavli predikues që kishte njohur vetë dishepujt e Krishtit nga afër.

"Pavli, i panjohur në krejt shkrimet, qofshin këto profane, qofshin fetare, shfaqet vetëm në aktet e apostujve, një vepër kjo e vonë dhe tepër e rimodifikuar.

Ai mungon nga ungjijtë, mungon nga letrat e Jakobit e të Judës që i përveshen epokës së tij, nuk njihet nga Justini, apologjet e shkrimtar vdekur në Romë më 165, i cili ia vesh konvertimin e paganëve përjashtimisht 12 apostujve (Apologjia I 39-45) dhe po ashtu as nga vetë Papia, peshkopi i Jeropolit rreth 150-ës, që ishte aq i dhënë pas jetës së perëndisë" (Guy Fau. op. cit. pag. 65).

(...)

Ndërkaq fillojmë duke thënë se letrat e sjella nga Marcioni në bashkësinë esene të Romës gjatë vitit 140 së bashku me ungjillin e tij, duke pohuar se i kish shkruar një farë predikuesi sirian me emrin Pavël (Pal), i cili kish njohur dhe apostullin Pjetër, dëshmitar i drejtpërdrejtë i jetës së Krishtit, nuk qenë 14 siç pohon ende Kisha, por 10, duke vazhduar në konstatimin se vetëm 4 prej këtye mund ti veshen përfundimisht Pavlit, nëse gjykojmë nga tematika që përmbajnë e që do të përkonte realisht me kohën kur supozohet se ka ekzistuar, pra gjatë gjysmës së dytë të shekullit të parë.

"Letrat, me sa del nga kërkimet filologjike dhe historike e po ashtu zbatuar nga shkolla e Tybingenit, që i vishen Pavlit, janë vetëm katër: Letra romakëve, Letra galatëve dhe ato të dyja korintasve" (Josif Kryevelev. Analisi storico critica della Bibbia. Cap.9).

Ky pohim konfirmohet në mënyrë ende më specifike nga Renani:

"Letrat e sjella në Romë nga Marcioni, nuk qenë 14 siç pohon kisha, por vetëm 10, e më tej vetëm 4 prej tyre mund ti vishen epokës kur jetoi Pavli (Letra romakëve, galatëve dhe dy korintasve) me sa del nga hulumtimi interpretues i subjekteve që trajtohen në to, dhe të konfirmuara dhe nga analiza elektronike mbi fjalorin e shkrimeve, duke bërë madje dhe përjashtime për fragmentet e shumta që qenë futur dhe në këto të katra gjatë kohëve të mëvonshme". (Renan -S.Paolo introd.).

Dhe që të keni parasysh se çfarë falsifikimesh janë kryer mbi "letrat e Pavlit", shtojmë gjithashtu se të katrat në fjalë, dolën dhe këto me radhën e tyre të manipuluara dhe të falsifikuara aq sa e bënë dhe Goguelin të dalë të pohojë se dhe vetë dy letrat korintasve janë me radhën e tyre një çorbë e gatuar keq prej gjashtë letrash të tjera pararendëse (intr. Dhiata e Re) dhe Renanit të pranoje (S. Paolo. intr.) së bashku me Turmelin dhe De La Fosin (Rieder. pag 16), se në Letrën romakëve ka plot 5 të tjera përbërëse .

Me tërë këto falsifikime kryer mbi 4 letrat që mbahen për autentike, mund të përfytyrojmë se ç'bëhet me 10 të tjerat që u shkruan në vazhdim nga ithtarët e rrymave të ndryshme e iu shërbenin sipas rastit për të mbështetur secila më vete se ajo ishte e vërteta prej Krishti, pa folur më tej për katër të fundit që u redaktuan me plot siguri pas vitit 140 duke qenë se nuk bënin pjesë në ato që solli Marcioni në Romë!

"Bruno Baueri dhe përfaqësues të tjerë të shkollës hollandeze (A.D.Loman, A.Pirson e të tjerë), pohuan dhe këta secili në kohën e vet, se letrat e Pavlit nuk mund të konsideroheshin si autentike po ashtu si nuk mund të konsideroheshin autentike ato që i visheshin Gjonit, Pjetrit e Judës. Madje nuk bëhet fjalë fare për "letra" por për trajtesa teologjike të shkruara krejt pas periudhës kur thuhej se autorët e hamendësuar të tyre paskëshin rrojtur. Forma e korrespondecës iu dha në fakt për t'iu shtuar autoritetin e po ky qe dhe shkaku i përdorimit të emrave të apostujve për to." (J. kryevelev. op. cit. cap.9).

Dhe ende më tej:

"Manipulimet e kryera nga katolikët ndaj letrave të Pavlit janë fare të dukshme; ato fshehin në mënyrë ekstravagante aspektin e pavlizmit" (Quaderno del Circolo Renan. 4° trim.1960).

Përmes demaskimit të manipulimeve të kryera mbi shkrimet pavlike, e që janë kryer në plot ekstravagancë do të dalin dhe provat përfundimtare e të pakundërshtueshme për mosekzistencën historike të Jezusit.

(...)

"Nëse Pavli ka ekzistuar a jo, ne nuk na hyn shumë në punë, po dhe sikur të merrej që ka ekzistuar, ose ndonjë person tjetër në vend të tij, diçka është e sigurt, se në vitet 60 kur Kisha daton përfundimin e saj duhet përkundrazi shënuar lindja e saj. Ngjarjet e treguara nëpër letra e nëpër aktet e apostujve shfaqen vetëm në dhjetëvjeçarët që pasojnë!" (J.Kyevelev - op. cit. cap.9).

E siç ndodh gjithnjë me Kishën që sa herë përpiqet të ndreqë diçka prish një tjetër, kështu dhe në këtë përshtatje të ndodhive të treguara në Aktet e apostujve që cilat historia i sjell pas viteve 70 dalin sërish gabime fatale që ekzistojnë në "shkrimet e shenjta" si p.sh. në këtë rast datimi i gabuar i akteve na bën të pyesim se si ndodhka që Pjetri e Pavli që pohohet se vdiqën në 63-64 paskan mundur të mbajnë diskutime për subjekte të lindura pas vitit 70.

E duke rimarrë argumentin e lënë në lidhje me referatet e Pavlit e të Pjetrit, mund të themi se me sa del prej tyre, nga vetë pra shkrimet e shenjta, pikërisht me heshtjen e tyre për jetën e Krishtit ndodh që këta të pohojnë në mënyrën më ballore mosekzistencën historike të Jezusit.

"Diçka mjaft serioze ndodh me provat që nxjerrim prej Pavlit në lidhje me mosekzistencën e Jezusit: Pavli nuk interesohet kurrë për jetën tokësore të Krishtit të tij. Vetëm 14 vjet pas fillimit të predikimeve të tij më së fundi shkon në Jeruzalem, por dhe kësaj here jo për t'u informuar për jetën e Krishtit, siç normalisht duhet të kish bërë, nëse ky i fundit me tërë mend ekzistonte, por përkundrazi për të imponuar konceptet e veta për këtë çështje.

Mund të provohet kësisoj nëpërmjet një moskokëçarjeje të tillë tërësore, mosekzistenca e një fakti që pohohet se kish ndodhur?

Nga udhëtimi i tij në Jeruzalem, Pavli nuk sjell hiçgjë, asnjë hollësi të vetme, qoftë dhe më të voglën, për jetëshkrimin e Jezusit, nuk interesohet fare për vendet e shenjta, nuk bën as aludimin më të vogël për mrekulli që i visheshin Jezusit, nuk përmend asnjë Pilat, as Kaifa, as sinedri, as Erod, as vetë gratë e shenjta mes të cilave duhet të qe dhe vetë Maria, nëna e Shpëtimtarit (e cila nëse ndjekim rrëfimet e Kishës i bie të ketë qenë e pranishme në bashkësinë e Jeruzalemit aq sa madje kontribuoi në përpilimin e ungjillit të Lukës) e nuk bën asnjë aludim mbi pësimet a mbi vdekjen.

Sikur ky të kishte bindjen më të vogël për Krishtin e tij përmes informacionesh të marra nga dëshmitarë të ndryshëm që kisha pohon se ndodheshin në bashkësinë e Jeruzalemit, gjëja e parë që do bënte Pavli a nuk do të ishte marrja e sa më shumë prej këtyre informacioneve, për të njohur sa më mirë jetën e Krishtit? E pra, asgjë prej këtyre, ai vazhdoi të predikonte Krishtin e vet që i binte ta kish njohur përmes zbulesës duke mohuar krejt jetën e tij tokësore. A nuk është tërë ky një absurditet i papranueshëm?" (Guy Fau. op.cit.pag.71).

Dhe më tej:

"Kisha e ka ndjerë aq imponuese këtë moskokëçarje të Pavlit për informacione të drejtpërdrejta që duhet të kishte marrë gjatë këtij udhëtimi në Jeruzalem, saqë u përpoq ta ndreqë këtë duke rrasur në vetë letrën galatasve, një aludim për një udhëtim tjetër të mëparshëm që i binte të kish kryer Pavli, që të kishte kështu mundësinë të mbrohej se ai nuk ishte informuar për këto gjëra në udhëtimin e tij pas 14 vjetësh pasi ishte që më parë në dijeni të jetës se Krishtit. E këtu mbushet dhe kupa!

Ndërhyrja është aq e dukshme saqë nuk lë shteg për asnjë dyshim për këtë gjë, dhe përveç dhe vetë analizës interpretuese që e nxjerr si falsifikim, sërish as në këtë udhëtim të parë që na parashtrohet nuk sillet asnjë e dhënë për historicitetin e Krishtit, të cilin Pavli vazhdon ta injorojë tërë jetën e tij. Për më tepër nuk ka asnjë dorëshkrim rreth këtij udhëtimi të parë, të paktën deri te Irineu (fundshekulli i dytë) i cili duket se nuk di asgjë për vete. Mandej, vetë betimi i kryer nga falsifikatori: "Marr zotin dëshmitar se po them të vërtetën", a nuk bëhet për të na thënë se ja dhe prova se fragmenti është në fakt i falsikuar. Për çfarë arsyeje tjetër do ishte e nevojshme të futej nëpër shkrime një betim i tillë, nëse ajo që po thuhej nuk qe e gënjeshtërt?" (G.Ory- Quaderno del Circolo Renan- 1955).

Ky pra i bie të jetë Pavli, apostulli i kristianizmit të hershëm esen, Pavli mbështetësi i Krishtit filonian që u zhvillua në gjysmën e dytë të shekullit të parë në krijimin e përleshjeve të para përmes esenëve me prejardhje çifute dhe esenëve të përzier paganë që arritën kulmin me futjen e Eukaristisë, dhe që gjatë fundit të shekullit të dytë përcaktuan përfundimisht skizmën e plotë mes dy rrymave që i dhanë zanafillë dhe modelit të kristianizmit të Kishës

Pavli ishte një esen që predikonte një Krisht që e kishte kontaktuar përmes një zëri, po ashtu siç qenë esenë dhe Pjetër Cefa e Jakobi i vëllai, të cilët, i kundërvunë Krishtit të Pavlit jo një Krisht human siç normalisht duhet të ishte nëse do ta kishin njohur vërtet, por një Krisht imagjinar që i përkiste botës së ëndrrave e çudirave, gjëra që mohojnë kategorikisht çdo lloj pranie tokësore.

E megjithë përpjekjet e bëra për të fshehur të vërtetën me falsifikime, modifikime, shtesa e fshirje, Aktet e apostujve mbesin në tërë dokumentimin e tyre një broshurë thelbësisht esene. Majfton të lexojmë fragmentin e kreut të dytë në të cilin na paraqitet bashkësia e Jeruzalemit për të hequr çdo fije dyshimi mbi natyrën e saj esene.

(...)

Në vazhdim të ndarjes mes esenëve çifutë dhe atyre paganë që u përcaktua nga institucioni i shenjtërimit të Eukaristisë, bashkësia e Romës, në vendimin që kish marrë për t'i veshur Krishtit mishërimin tokësor duke përjashtuar teoritë gnostike, e përjashtoi Marcionin duke e shpallur heretik, por megjithatë duke ia mbajtur ungjillin dhe letrat pavlike, në mënyrë që të kishte mundësi të rindërtonte përmes tyre vetë ungjijtë e saj dhe doktrinën e saj.

Por megjithë punën e saj për t'i transferuar kristianizmit që po lindte, historicitetin e fesë esene, falsifikimet, mbishtesat, manipulimet që kryen nuk ishin të mjaftueshme e as aq të kujdesshme sa t'i zhduknin kontradiktat me të cilat janë mbushur ato përplot, kontradikta dhe anakronizma që na lejojnë të provojmë se Krishti i mishëruar krijohet si i tillë vetëm pas dëbimit të Marcionit nga bashkësia e Jeruzalemit, gjë që ndodhi në vitin 144.

Kisha, me fenë e re të krijuar pas vitit 150, duke mos patur asnjë dokument për të provuar ekzistencën e Krishtit e të kristianëve të viteve të mëparshme, që prej asaj date kërkoi t'i gjejë ato (siç ende bën me futjen e hundëve në dorëshkrimet e gjetura në Detin e Vdekur) duke përdorur çdo lloj mashtrimi: falsifikime të autorëve bashkëkohës të tyre, si p.sh. të Jozef Flavit, Tacitit, Senekës e të tjerëve; u shpikën prej hiçi autorë të cilëve iu veshën ungjij e shkrime të gjetura nga letërsia esene dhe pagane, u dogjën dëshmitë që binin ndesh me intrigat e tyre, iu vodhën esenëve konceptet e tyre fetare, traditat e tyre komunitare, si dhe vetë emrin "kristianë" që iu ishte vënë esenëve prej paganëve, ndonëse me kuptim denigrues.

Krijuan mbi Gjonin plakun (Cerintin) lindur e rritur në Efes e vdekur në 135, figurën e Gjon ungjillorit, shndërruan eskatologjinë luftarake të Apokalipsit nga një koncept që do ndodhte në atë kohë, në një koncept të përbotshëm gjykimi që do ndodhte në fundin e kohëve, bënë Filonin kristian dhe përshtatën dëshmorët e lëvizjes kryengritëse çifute si martirë të vetët; Mbi të gjitha u përpoqën të shuajnë nga faqja e dheut çdo gjurmë të esenëve që do të mund të përqeshte përpjekjet e tyre për t'i dhënë vetvetes bazën e nevojshme historike.

Kur kam pyetur dy priftërinj a njihnin gjë ç'qenë esenët, njëri më tha se i dinte për një fis jo shumë të njohur që kish kaluar nga Palestina dikur gjatë shekullit të parë p.e.s. e që u zhduk pa lënë gjurmë, kurse tjetri tha që s'ia kishte idenë.

Ndërmjet tërë personazheve që u përdorën nga Kisha si dëshmi për ekzistencën e Jezusit, fakti që Pavli fitoi një rëndësi mbi të tjerët është për shkak të karizmës që i dha këtij personazhi Marcioni, që e paraqiti atë si personazh historik, predikues të shpallur ekzistent në kohën e Pjetrit e Jakobit, dhe prej kësaj çdo fjalë që do të dilte që aty e tutje nga goja e këtij personazhi fitonte automatikisht autoritet dhe garanci vërtetësie.

Me falsifikimin e letrave të Marcionit të sjella nga Siria bashkë me ungjillin e tij, u shtuan dhe të tjera dhe Pavli nga fillimisht filonian, e pastaj gnostik, u shndërrua pa asnjë skrupull nga Kisha në mbështetës të një Krishti të mishëruar duke e bërë të shkruajë dhe në hyrjen e Letrës romakëve, dhe më pas në çdo "letër" tjetër:

"Unë jam Pavli, shërbëtor i perëndisë, thirrur për të qenë apostull, i zgjedhur për të lajmëruar ungjillin e perëndisë lidhur me birin e tij, lindur nga fara e Davidit sipas mishit..." (Rm. 1,1).

Me këtë frazë të futur si hyrje në të 14 letrat, Kisha i caktoi ato nën emrin e tij duke përligjur përdorimin e Pavlit si mbështetës të Krishtit-njeri që duhej imponuar kundër Krishtërve të tjerë pararendës, Logos filoniane e vizioneve të Shpëtimtarit gnostik. E kështu, lodër në duart e etërve të Kishës, Pavli bëhet figura që merr çfarëdolloj vetie që i jepet nga konceptet teologjike; Ja një shtyllë themelore e kristianizmit që do të bazohej mbi mishërimin e Jezusit.

"E ndërsa judejtë kërkojnë mrekulli e grekët kërkojnë dituri, ne predikojmë Krisht të kryqëzuar, skandal për judejtë e për grekët idiotësi" (Cor. 1,22).

Për t'u shënuar është se në këtë shprehje është përmbledhur tërë lufta që kristianët e Kishës së hershme duhet të bënin kundër esenëve çifutë, të cilët i akuzonin për skandal sepse i kishin dhënë Mesias një vdekje pa lavd, dhe kundër paganëve, që i akuzonin për idiotësi sepse pohonin se kryqëzimi ishte një shpikje e kryer për të mbajtur gjallë një Mesi mosekzistent, d.m.th. një Jezus që askush nuk e njihte, siç del dhe nga një fragment në vetë aktet e apostujve, ku një farë Apollo përpiqet të shpjegojë jo me përmendjen e fakteve të ndodhura realisht, por përjashtimisht me anë të "shkrimeve të shenjta" se Krishti i fesë së re quhej Jezus:

"Pasi mbërriti në Akadi, iu erdh tepër për ndihmë atyre që me anë të hirit qenë bërë besimtarë; në fakt, ai kundërshtonte me forcë judejtë (që mohonin ekzistencë historike të Jezusit), duke treguar me anë të Shkrimeve se Jezusi është Krishti." (At. 18,27)

(...)

Ekzistenca fizike e një qenieje, qoftë kjo dhe perëndi, nuk është më një çështje teologjie dhe besimi, por një realitet historik që duhet vlerësuar sipas ligjeve të realitetit dhe përmes një gjykate laike të mbështetur mbi arsyen dhe gjykimin e drejtë.

Përmes kësaj akuze nuk kërkojmë njohjen si mosekzistent të Jezusit perëndi apo mit që mbahet në jetë vetëm prej besimit, por vetë mosekzistencën historike fizike të Jezusit si njeri.

(...)

Nëse kjo provë nuk gjendet, nuk na sillet, është e qartë se ndodhemi përpara një mashtrimi madhor që ruhet me qëllim për të vazhduar e nxjerrë të mira materiale të cilat kanë dhënë dorën në krijimin dhe mirëmbajtjen e një prej perandorive ekonomike më të qëndrueshme të kësaj toke.


Mbyllje e shkurtër mbi historicitetin e "shkrimeve të shenjta"

Të poshtëpërmendurit vijnë pas vitit 150 sepse:

1. Marcioni, autor dy apologjish mbi kristianizmin, nuk ia ka idenë që ekzistojnë ungjij, duke aluduar vetëm nëpër shprehje e thënie të Jezusit që i përkufizon si "të shkurtra e lakonike".

2. Marcioni duke vazhduar të mbrojë Krishtin e tij gnostik pas dëbimit nga bashkësia e Romës, akuzon rreth vitit 170, se ungjijtë që po krijoheshin duke u mbështetur dhe tek ungjilli i tij, iu ishin përveshur me plot mashtrim personazheve apo apostujve të kohëve apostullore "Sub apostolorum nomine aduntur et etiam apostolicorum" ( Tertullian. Adversus Marcionem - IV,3). Nuk ka se kujt t'i referohet tjetër veç atyre të Markut e Mateut që qenë të parët që qarkulluan.

3. Justini, vdekur më 165, nuk ka idenë më të vogël për aktet e apostujve.

4. Nuk ka asnjë aludim në asnjërin prej ungjijve kanonikë në "Letrën e Barnabës", shkruar më 140, as në "Pastorin e Ermasit" të 150-ës, as në "Letrën korintasve" të shkruar nga Klementi në 150 në të cilën madje flitet për pësimin e Krishtit jo si fakt historik, por si një profeci që është përmbushur sipas Isaisë.

5. Në Didaki, dokument që vjen të jetë i shekullit të dytë, zbuluar në 1875, gjendet formula "Pater noster" dhe "Sermoni i malit" të dyja të origjinës esene, por hiçgjë që të fliste aty për katër ungjijtë (dokument i pastër esen).

6. I pari që flet për herë të parë për 4 ungjijtë është Irineu në 190-ën. Në fakt Luka dhe Gjoni u shkruan pas Markut e Mateut.

"Kjo heshtje prej të gjithë autorëve, qofshin të krishterë, qofshin profanë, për sa i përket ungjijve, është prova më e mirë e vonshmërisë së tyre dhe e redaktimit që iu janë nënshtruar. Këshilli vatikanas përveç pohimit të datave të këtyre, nuk ka ndryshuar hiçgjë në vërtetësinë historike duke i paraqitur thjesht si "vërtetësi e besimit" (Guy Fau- Opera citata, pag. 84).

Ungjijtë kanonikë nuk janë shkruar nga dëshmitarë okularë që jetuan në Palestinë, e as më tepër nga çifutë, të cilët mbahen rëndom për autorët e vërtetë. E kjo për shkak të gabimeve të shumta gjeografike që përmbajnë dhe për shkak të injorancës së plotë që tregojnë në lidhje me ligjet biblike. Vetëm Edel Smithi ka hasur mes tyre në 250 gabime (vepra e cituar më lart) dhe që të gjithë aq fatalë saqë bëjnë të tepërt çdo koment mbi falsifikimet e mëvonshme.

"Shkrimet e shenjta" nuk janë gjë tjetër veçse një përpilim ndodhish të thëna e të bëra që para epokës që i vishet Jezusit, një kopjim i pastër e rigoroz i librave të esenëve dhe të "Dhiatës së Vjetër", aq rigoroz saqë e bënë Shtojdelin të dalë e të thotë haptas ndaj teologëve kristianë:

"Do i isha mirënjohës atij teologu që do më sillte qoftë dhe një fjali apo fakt që ka të bëjë me Jezusin, prej të cilit unë nuk mund të provoj se kjo ka ndodhur e është bërë që para se ai të lindte" (Guighebert- Gesù- pag.49).

Askush nuk e hodhi hapin!

Duke marrë shtysë nga ungjijtë që i vishen katër ungjillorëve, me afirmimin teorik të natyrës njerëzore të Krishtit, të cilit iu dha dhe emri Jezus nga fundi i shekullit të dytë, çdo bashkësi që ra në dijeni të rrymës së kësaj lënde filloi të krijonte ungjillin e vet.

Në këtë anarki ungjijsh, në disa flitej për foshnjërinë e Jezusit, në disa për jetën e Marisë, dolën po ashtu një dorë ungjijsh çifutë që në kundërshtim me të tjerat e nxirrnin Jezusin, bastard mes një legjionari romak e një prostitue çifute, ku e mbanin për njeri të zgjuar por të lig e mashtrues saqë e njësonin me Satanain (te “Toledoth” prej nga rrjedh dhe "Ungjilli i getos”), e u shkua në këto drejtime me lloj lloj trajtesash që sa më shumë qartësoheshin si koncepte aq më shumë përçaheshin derisa Konstandini i mblodhi të gjitha kishat nën një ideologji të vetme. Vetëm pas këshillit të Nikesë (325) u vendos se cilat do të qenë "shkrimet e shenjta" të ashtuquajtura kanonike dhe cilat do shpalleshin të rreme dhe të pandjekshme.

Për të kuptuar mirëfilli se çfarë hataje bëhej me konceptet fetare të fesë së re, mjafton të themi se Apokalipsi, që fillimisht hyri në apokrife, u risoll tek kanoniket pas diskutimesh të shumta, vetëm në shekullin e VI-të!

Në këtë pikë pyetjes që lind se si arriti të imponohej kjo fe që buronte prej inkoherencave më absurde e anakronizmave më evidente, përgjigja i vjen prej dhunës së ushtruar nga Kisha kundër çdo kundërshtari, sidomos pas Teodosit, që në 380-ën e shpalli atë fe të regjimit, duke e njësuar me perandorinë.

Që prej aty një rrëke përndjekjesh, dhune, anatemash e mallkimesh u kryen kundër çdo kundërshtari e miliona kufoma u grumbulluan fshehur pas pluhurit të shekujve që pasuan këtë kryq që sot pretendon të na kalohet për "simbol qytetërimi e kulture perëndimore".

Origjinali italisht: ndiq nyjen


Në vazhdim të kësaj, një studiuese çifute pohon se as esenët nuk kanë ekzistuar ndonjëherë por janë shpikje e Jozefit, i cili përveç falsifikimeve që i kanë bërë kristianët e Evropës (duke i mujshuar Krishtin nëpër fragmente të veprës, pas vdekjes), paska qenë dhe vetë rrenacak me diplomë.

Citim:
Scholar Claims Dead Sea Scrolls 'Authors' Never Existed



Biblical scholars have long argued that the Dead Sea Scrolls were the work of an ascetic and celibate Jewish community known as the Essenes, which flourished in the 1st century A.D. in the scorching desert canyons near the Dead Sea. Now a prominent Israeli scholar, Rachel Elior, disputes that the Essenes ever existed at all — a claim that has shaken the bedrock of biblical scholarship.

Elior, who teaches Jewish mysticism at Jerusalem's Hebrew University, claims that the Essenes were a fabrication by the 1st century A.D. Jewish-Roman historian Flavius Josephus and that his faulty reporting was passed on as fact throughout the centuries. As Elior explains, the Essenes make no mention of themselves in the 900 scrolls found by a Bedouin shepherd in 1947 in the caves of Qumran, near the Dead Sea. "Sixty years of research have been wasted trying to find the Essenes in the scrolls," Elior tells TIME. "But they didn't exist. This is legend on a legend."

Elior contends that Josephus, a former Jewish priest who wrote his history while being held captive in Rome, "wanted to explain to the Romans that the Jews weren't all losers and traitors, that there were many exceptional Jews of religious devotion and heroism. You might say it was the first rebuttal to anti-Semitic literature." She adds, "He was probably inspired by the Spartans. For the Romans, the Spartans were the highest ideal of human behavior, and Josephus wanted to portray Jews who were like the Spartans in their ideals and high virtue."

Early descriptions of the Essenes by Greek and Roman historians has them numbering in the thousands, living communally ("The first kibbutz," jokes Elior) and forsaking sex — which goes against the Judaic exhortation to "go forth and multiply." Says Elior: "It doesn't make sense that you have thousands of people living against the Jewish law and there's no mention of them in any of the Jewish texts and sources of that period."

Elior's theory has landed like a bombshell in the cloistered world of biblical scholarship. James Charlesworth, director of the Dead Sea Scrolls project at Princeton Theological Seminary and an expert on Josephus, says it is not unusual that the word Essenes does not appear in the scrolls. "It's a foreign label," he tells TIME. "When they refer to themselves, it's as 'men of holiness' or 'sons of light.' " Charlesworth contends that at least eight scholars in antiquity refer to the Essenes. One proof of Essene authorship of the Dead Sea Scrolls, he says, is the large number of inkpots found by archaeologists at Qumran.

But Elior claims says these ancient historians, namely Philo and Pliny the Elder, either borrowed from each other or retailed second-hand stories as fact. "Pliny the Elder describes the Essenes as 'choosing the company of date palms' beside the Dead Sea. We know Pliny was a great reader, but he probably never visited Israel," she says.

Elior is braced for more criticism of her theory. "Usually my opponents have only read Josephus and the other classical references to the Essenes," she says. "They should read the Dead Sea Scrolls — all 39 volumes. The proof is there."



Kjo provon dhe një herë atë që kemi thënë dhe në VG për pedantët dhe problemet e tyre teknike, psikologjike etj. kur shkruanin "histori"...


Gjithashtu si shtesë ndaj çështjes, mund të përmend dhe përrallën pedante të kryqëzimeve romake, që e kemi trajtuar këtu: Hunjëzim apo kryqëzim. Këto nuk janë shtrembërimet e vetme të historisë nga pedantët. Ka sa të hanë qentë! Kohë të kesh e vullnet të mirë. Kjo specie është që ka shpikur histori, në vend që të shkruajë histori...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mosekzistenca historike e Krishtit dhe Pavlit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Djepat shqiptar dhe ritet tjera dhe foto historike
» Nga albumi i Jusuf Buxhovit:Foto historike
» LDK-ja kujton heronjtë e saj, Beteja e Loxhës ishte betejë historike
» Kronologjia e ngjarjeve që nga vitet 600 para Krishtit deri më sot

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Konspiracion-
Kërce tek: