Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Të fshehtat e Masonerisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Të fshehtat e Masonerisë Empty
MesazhTitulli: Të fshehtat e Masonerisë   Të fshehtat e Masonerisë EmptyFri May 11, 2012 11:43 am

Të fshehtat e Masonerisë


Të fshehtat e Masonerisë Mysteries2

Shtëpia botuese “Bota Shqiptare” hedh në treg një tjetër libër interesant dhe intrigues për lexuesit që janë të interesuar të dinë më shumë për shoqëritë sekrete, vëllazëritë masonike dhe konspiracionet që ndodhin në botë, “Të fshehtat e Masonerisë” të autorit prestigjioz Laurence Gardner. Ky libër bën pjesë në kolanën “Të vërteta të fshehura” që është paraprirë nga librat e suksesshëm: “Kush e sundon botën?” të Jim Marrs, “Kodet Magjike” të Texe Marrs, dhe “Sekreti më i Madh” i David Icke. Në këtë libër autori na paraqet origjinat misterioze të vëllazërisë më enigmatike, më me ndikim dhe më të diskutuar të botës perëndimore. Sipas botuesit Genti Gjonaj, me botimin e këtij libri, tashmë masoneria në Shqipëri do të dekodohet, sepse autori i këtij libri të rrallë, ka qenë antar i Masonerisë dhe ka milituar për një kohë të gjatë në Masoneri dhe temën e këtij libri e ka përballuar me një sy kritik. Laurence Gardner, thotë botuesi Gjonaj, ka studiuar historinë, strukturën organizative dhe praktikën, në kontekstin e thellimeve të mëdha, në brendësinë e të cilave kanë dalë gjithmonë lidhjet me Masonerinë, të dobëta apo të forta qofshin. Këto kërkime e kanë çuar autorin e librit të përballojë, duke i studiuar thellë, tema si institucionet kalorsiake, shoqëritë filozofike dhe të tjera grupe që, në rrjedhën e shekujve, kanë ushtruar një ndikim të thellë mbi strukturat monarkike dhe qeveritare.
Që nga koha kur, rreth 300 vjet më parë, në vitin 1717 u themelua e para Lozhë e Madhe angleze, librat kushtuar Masonerisë kanë qenë të shumtë. Botohen me vazhdimësi të rregullt dhe gjenden me sasi nëpër raftet e librarive të vendeve si Anglia, Amerika, Franca dhe të tjerë akoma. Ky prodhim i konsiderueshëm i përket dy kategorive të mëdha: librat e shkruar nga masonët dhe ata jo të shkruar nga masonët. Në këtë rastin e fundit mundet ende të bësh dallim midis botimeve pro e kundër dhe, sidoqoftë, bëhet fjalë për shkrime të bazuara mbi “thuhet”. Librat e përpiluar nga masonët u drejtohen, në përgjithësi, lexuesve masonë. Edhe pse, nganjëherë, marrin një ton pak autoritar, bëhet fjalë për tekste të lidhura me doktrina të ndryshme dhe shpesh kushtuar ndonjë aspekti të veçantë doktrinar, me interes të pakët – për të mos thënë hiç – për një lexues të rregullt e të përgjithshëm.
Në literaturën e specializuar lexohet dendur se Masoneria nuk është aspak një shoqëri e fshehtë dhe kjo gjë është padyshim e vërtetë, pasi është e vështirë të mos e dish që ekziston dhe se nuk kërkohet asnjë fshehtësi për pranimin në të. Në realitet, bëhet fjalë për një argument të pathemeltë, si të kërkosh të ndash qimen klasike më dysh, sepse njëri prej angazhimeve masone është pikërisht ai që anëtarët duhet “t`i ruajnë sekret dhe të mos i zbulojnë” aspektet e dijes që është në fuqi brenda lozhës. Dhe kështu që, edhe pse nuk bëhet fjalë për një shoqëri të fshehtë, është sigurisht një shoqëri që dikton heshtje dhe, për të huajt, ky qëndrim është i barasvlershëm me fshehtësinë.
Parimet bazë të Masonerisë janë të shumta dhe pozitive, por anomalia më e veçantë qëndron në faktin se praktika masone rrjedh nga shkenca të lashta, që sot nuk mësohen më. Kremtohen ceremoni dhe mësohen rituale, por, përballë gjithë kësaj madhështie, deklarohet se sekretet, mbi të cilat bazohet shoqëria, kanë humbur tashmë prej shumë kohësh.
Masoneria, në formën e saj moderne, lindi në shekullin XVIII si një vëllazëri me parime të shëndosha, me synimin që të mblidhte dhe të ruante atë çka mbetej ende prej arkivave të lashta të dijes njerëzore; por ky hap i fillimit pati jetë të shkurtër. Shumë shpejt, lëvizja masone ndryshoi pikësynim, duke u shndërruar në një institucion me sfond shoqëror me qëllime ndihmëtare e mirëbërëse, duke kërkuar gjithmonë megjithatë t`i qëndronte besnike respektimit të praktikave dhe ritualeve që e kënaqnin dhe që ishin besnike ndaj ideve filozofike thelbësore. Sot – ndonëse në përgjithësi e perceptuar si një shoqëri e fshehtë – nuk është larg së vërtetës të pohosh se Masoneria moderne nuk duket se ruan ndonjë gjë misterioze, as, aq më pak, ndonjë dije që të paraqesë gjurmën e ndonjë fshehtësie të vërtetë. Megjithatë, të fshehura midis thellësive të analeve rilindase që kanë mbërritur gjer tek ne, nuk janë të pakta pikat e interesit dhe të studimit që – nëse ndoshta të pakuptuara 300 vjet më parë – sot janë kthyer me prepotencë në skenë dhe në qendrën e interesit të shkencës moderne, në kërkim të frymëzimeve të reja, që rrjedhin nga e kaluara e lashtë.
Në këto faqe të librit, lexuesi do të ndjekë një rrugë hulumtimi të bazuar mbi informacione të dokumentuara, të nxjerra nga konsultimi me materiale arkivore të çmuara, me vetë atë që Kushtetuta masone thotë se ka humbur që prej më shumë se 300 vjetësh. Do të ballafaqojë veprimtarinë e lozhave të sotme me veprimtarinë e lozhave të dikurshme, me qëllimin për të verifikuar se në ç`mënyrë Masoneria aktuale ka ndryshuar dhe është manipuluar deri në atë pikë sa të pranojë se vetë ajo ka harruar mësimet nga të cilat ka zënë fill. Vëllimi ndahet në tri pjesë. Në pjesën e parë autori merr në shqyrtim aspektet e lidhura me pushtetin, me politikën, me intrigat dhe me konspiracionet që kanë shënuar evoluimin e Masonerisë. Në pjesën e dytë përqendrohet më shumë në veçoritë mbi ceremonialët, mbi njohuritë alkimiste, mbi lidhjet me institucionet kalorsiake dhe filozofinë. Në pjesën e tretë, më në fund, fragmentet e ndryshme të fjalëkryqit kombinohen në një formë të vetme dhe zbulohet jo vetëm se në ç`mënyrë kanë humbur sekretet origjinale të Mjeshtërisë, por edhe pse ka ndodhur kjo dhe, ajo që ka më shumë rëndësi, çfarë ruante.
Të shumta janë simbolet dhe ikonat e përdorura nga Masoneria; disa janë shumë të njohura, të tjerat më pak të njohura. Por, midis të gjithave, paradoksalisht, më i fuqishmi është ai më pak i njohur prej të huajve: një rreth me një pikë në qendër . Siç do të kemi mundësi ta shohim, qëllimi i fundit i shoqërisë fillon tek kjo shenjë e thjeshtë, origjina e së cilës humb në thellësinë e shekujve. Do të zbulojmë edhe se çelësi i fundit i Masonerisë prehet në një vend dikur me rëndësi të madhe brenda shoqërisë, në Kapitullin e Harkut Mbretëror. Edhe pse Kapitulli është objekt zgjedhjeje të lirë brenda vëllazërisë, pikërisht në këtë ritual të veçantë (i dalluar nga tre shkallë parësore) shkëlqen mbi të gjitha trashëgimia e vërtetë e mesazhit mason, edhe pse Harku Mbretëror ka qenë shpërfillur me lezet nga establishmenti i Lozhës së Madhe për të paktën 96 vjet që nga themelimi i saj. Shumë ithtarë kanë pyetur veten mbi faktin se përse Arka e Aleancës paraqitet në stemën simbolike të Lozhës së Madhe të Bashkuar të Anglisë, duke qenë se nuk përbën ndonjë çast domethënës në përparimin nëpër shkallët që ithtari ndërmerr në praktikën e Mjeshtërisë. Kuptimi është shumë i qartë, sepse dikur kjo relike e çmuar përbënte një domethënie të thellë, e barabartë me Gurin Filozofal, apo me viçin e artë që Moisiu, në rrëzë të malit Sinai, e dogji për ta kthyer në pluhurin misterioz.
Synimi i autorit është, pra, që të arrijë të gjejë zanafillën e qëllimeve të vërteta, autentike të formalizuara nga Masoneria e lashtë, e natyrshme, kur u themelua në vitin 1717. Bëhet fjalë, në praktikë, për kërkimin e një dijeje të natyrës filozofike dhe të një fjale çelës të lashtë, që është quajtur e humbur, që lejon të hapim peshtafin e këtij thesari ekzoterik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
 
Të fshehtat e Masonerisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Konspiracion-
Kërce tek: