Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share
 

 Çfarë rëndësie ka "besimi"?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Astrologu

Astrologu

Numri i postimeve : 13
Join date : 06/05/2012

Çfarë rëndësie ka "besimi"? Empty
MesazhTitulli: Çfarë rëndësie ka "besimi"?   Çfarë rëndësie ka "besimi"? EmptyWed May 09, 2012 4:18 pm

Çfarë rëndësie ka "besimi"?


Besimi është diçka shumë e rëndësishme për fenë. Saqë shpesh edhe vet feja thirrët besim. Te feja sa më e madhe të jet mungesa e dyshimit aq më i lart do jetë vlerësimi. Bile shumë fe e kundërshtojnë ashpër mosbesimin. Shembulli më i përshtatshëm për këtë kishite me qenë "monoteizmi i lindjës të mesme". Kjo përfshinë tri fetë e mëdha monoteiste judaizmin, krishterimin dhe islamin. Meqë kam më shumë njohuri për islamin, do e zgjedhi këtë fe për diskutim.

Të gjithë e dimë se sa ka rëndësi besimi për fenë islame. Të gjithë e dimë se shumica e Kuranit është e mbushun me fjalë kundërshtuese për mosbesimin. Bile sipas Kuranit jobesimtarët do dënohen mizorisht me vuajtje të mëdha e të përhershme pavarësisht nga mirësia. Pra sado i përshtatshëm, i urtë, paqësor, njerëzor e i dhembshur e fisnik të jet në sjellje një person- nëse ai nuk ka besu në Allahun si një e i vetmi zot e Muhamedin si pengamerin e tij të fundit, ai ka për me u dëbu në Xhehnem.

Por pse kaq shumë rëndësi paska besimi këtu? Ose të pyesim së pari se çka është besimi?

Cka është besimi? Një përkufizim i mirëfillët do ishte:

"Gjendje psikologjike në të cilën një individ mban disa premisa edhe propozicione (apo me një fjalë, GJYKIME) si të vërteta."

A nuk po tingëllon si diçka e thjeshtë? Përderisa jemi të vetëdishëm për ndryshimet kulturore e të besimeve të ndryshme e të shumta rreth botës, kjo dukët diçka e thjesht po. Pavarësisht nga dallimet në besime, gjithë besimtarët e cilës do fe kanë një ngjajshmëri të madhe. Secili prej tyre pohon për fenë e vet si më të saktën, më të drejtën, më të vërtetën, më të pastërtën, më të përsosurën, MË TË MIRËN.

Shumë edhe mundohen me e dëshmu këtë në mënyra të ndryshme të paarsyeshme. Me dhunë, qëndrime gjykuese (shpesh pa bazë), nënvlerësimeve e tallje me të tjerët, halo efekte (gjykime të shumicës duke u mbështet në një pakic) nga disa vlera të pranueshme, etj. Prania e paragjykimet dhe mekanizmat mbrojtës të theksum leht vërehën në diskutime nëse ato ndodhin ndonjëherë. Dhe të skajshme janë rastet kur dikush ka arrit në përfundim dhe është pajtu dhe e ka pranu njërën pikpamje.

Në shkrimet e ardhshme ka me paraqit diskutime të mbështetuna në fjalët kuranore lidhje me këtë çështje, dhe do kjartësojmë rëndësinë e Kuranit për besimin.
Formimi i besimit dhe llojet e gjykimeve

Kjo dukuria e besimit tingëllon edhe më e thjeshtë kur i njohim shkaqet e saj. Pra si krijohet besimi? Besimi krijohet prej pohimeve dhe mohimeve të lidhjeve mes dy apo më shumë dukurive apo sendeve. Kjo formë e të menduarit quhet Gjykim. Pra ne gjykojmë para se të besojmë. Por ku mbështetem kur gjykojmë?
Meqë po flasim për të gjykuarit psikologjik e jo Logjik (nendega e filozofisë). Ne mund ti përmendim pesë lloje kryesore të gjykimeve të cilat u vërejtën prej eksperimenteve të shumëta psikologjike. Kemi:

(I) të gjykuar të mbështetun në të dhënat perceptive që ka nivelin më të lart te besueshmërisë sepse ka të bejë drejtpërdejt me shqisat tona: (të parit, të dëgjuarit, të prekurit, të shijuarit, nuhatja); psh ne pohojmë se "këtë që po e lexoj shfaqet në ekran të kompjuterit".

(II) të gjykuarit i mbështetun në të kuptuarit e domosdoshmërisë logjike p.sh nëse treni lëviz më shpejt sesa automobili, e aeroplani më shpejtë se treni, atëhere aeroplani është më i shpejt se automobili.

(III) të gjykuarit mbështetun në autoritetet e ndryshme, autoritet mund të jetë shkenca, feja, prindërit apo role të ndryshme sociale. Shumë zakonisht njerëzit gjykojnë njejt sikur një autoritet meqë ka besim se ai autoritet e di më mirë dhe i njeh disa lidhje më mirë përderisa neve do na duhet më shumë kohë e punë për me i zbulu ato.

(IV) të gjykuarit mbështetur në përvojën subjektive. Psh, "më shumë mund të punoj natën sepse koncentrohem më leht". Te ky gjykim hasim një nivel më të ulët besueshmërie.

(V) të gjykuarit e mbështetun në lidhjet e ndjenjave ndaj një lëndë. psh "Ngjyra e kuqe është më e mira".

Tash a të mendohemi se ku mund ti mbështesim gjykimet për me e pranu një fe të tillë. Në perceptive? Sigurisht se jo. Përderisa nuk mund ta shohim apo masim zotin apo krijesat tjera mitike apo vende që përmenden në letërsitë fetare. Në domosdoshmërinë logjike? Sa më pak që përdoren mekanizmat mbrojtës kundër përjetimeve të sikletshme nga ai që dëshiron dhe pret që feja me qenë e sakta- aq më lehtë e kupton se feja ka mospërputhje të mëdha me shkencën apo realitetin në përgjithësi. Mjaft vetëm kem diskutu në këtë degë.

Pra këto dy themele të cilat janë të domosdoshme për diskutimet shkencore, nuk janë ato ku feja mbështetet më tepër se pak.

Ku besimtarët zakonisht mbështetën është autoriteti. Besimi që ata e pranojnë zakonisht mund të jetë i përafërm nga ndikimi i familjes apo ndikimi i shumicës në shoqërinë që e rrethon. Ndërsa ndihet i pafuqishëm me e mohu si pakic, ai më përpara e mëson interesimin në te për me ju përshtat ati rrethi që e marrin aq seriozisht dhe e çmojnë mbështetjen shumë.

Dhe ndërsa lexuesi e përgatit vetën mendërisht të lirohet nga dyshimet, ai nuk do e gjenë vështirë ti ngjall vetit ndjenja frike e adhurimi në njëfar mënyre e gjitha kjo duket si sugjestion përderisa lexuesi nuk bën ballë ati burimi të dhënash. Dhe kështu i pranon dhe e zhvillon një tërësi mbrojtëse për to për ta ruajtur vetrespektin.

E as gjykimet e mbështetuna në ndjenja nuk përjashtohen nga ndikimi kryesor. Këtu mund të ndikoj po ashtu edhe përvoja ku individi mëson ta parapëlqen fenë e pranuar nga shoqëria e tij. Interesi i tij ndaj fesë do ju vlerësohet e tu shpërblehet nga ai rreth, dhe do pranohet shumë më lehtë në atë rreth porsa kjo sjellje ju forcohet. Në të kundërtën, individi e gjenë më vështir ti plotësoj disa nevoja nga ai rreth përderisa nuk u përshtatët.

Mere shembull konkret ndryshimin e kulturave. Në çdo shoqëri, feja zyrtare zhvillohet më së miri përderisa tjerat ose dobësohen ose zhvillohet tepër ngadal përkohësisht e gjithnjë jasht vëmendjes, kujdesit, apo vetëdijës të asaj shoqërie.

Dhuna e mizoritë në fjalët kuranore kundër jobesimtarëve

Këto kemi goxha kërcënime kuranore për ata të cilëve kjo gjendje psiqike (besimi) nuk i përputhet me kërkesat e saj. Bile shuma e fjalëve të tilla përbëjnë shumicën e Kuranit. Këto kërcënime apo premtime kan qëllim që të n'gjallin frigë te lexuesi që të mos largohet, e të parapëlqen me i përjashtu dyshimet. Dhe kjo ka ndikim të madh meqë nëse kjo metod nuk ish përdor, islami nuk kish mbijetu.

Fjalë të njejta apo së paku me kuptim të njejt në thelb përsëriten tepër shpesh nëpër të gjitha surret. Kjo është e barabartë me fuqinë e sugjestionit. Dhe unë për fjalët që dukën më të pazakonshme kam vendos një përshkrim subjektiv në kllapa. Të gjitha të tjerat përmendin kundërshtime ndaj JOBESIMTAREVE. Nëse ja hedh një sy, e kupton se gati fare nuk përmendët dëbimi i vrasëve apo vjedhësve e mashtruesve a si do ti quajmë ata që kanë bërë sjellje të dëmshme ndaj të tjerëve. Kudo që përmendet Ferri përmenden edhe jo besimtarët.

Nëse nuk ke Kuran pranë, mundësh me e gjet në internet Kuranin shqip përmes të cilit mundësh me i gjet këto fjalë. Numri i parë paraqet surën, ndërsa tjetri paraqet vargun.

Nëse ja hedh një shikim gjitha këtyre fjalëve, ke me e vërejt se të gjitha mundën me u përmbledh në pak rreshta. Jo besimtarët kan me u pendu por vonë, një botë e zjarrtë është përgatitur për ta, ata kan me pi ujë të vluar e ka me ju djeg lëkura dhe prap ju mishërohët për me vazhdu vuajtjen për gjithmonë, vetëm rrobërit e njëmend të Allahut i shpëtojn kësaj fatkeqësie, Allahu i përmbyti të gjithë pos Nuhit dhe familjën e tij, Në Sodom Allahu vriti të gjithë pos Lotit dhe familës së tij, Allahu mallkoi egjiptianët e Faraonin(nuk përmendet as cilin), Allahu është më i forti, Krishterët dhe Hebrenjtë (prej të cilëve rrjedh Islami) janë gabim dhe kan me u ndëshku, luftoi jobesimtarët, Allahu shkatërroi shumë qytete e farefisni (kjo qindra here përmendet), idhujtarët janë të padrejt, mos beso në zot tjetër se të qoj në Ferr... e kësi fjalë.

Të gjitha këto përsëritën vazhdimisht duke e mbush Kuranin. Dhe pikërisht këto fjalë e kan ndikimin kryesor të nxitjes së besimit. A nuk është kjo mënyra më e paarsyeshme dhe më e shëmtume dhe e marrëzishme.


2:62:24
2:39, 90
2:85
2:104
2:114
2:119
2:126
2:162
2:167
2:178
2:191-2 (kjo fjalë urdhëron vrasjen e jobesimtarëve)
2:206
2:217
2:221 (kjo fjalë kërcënon me dëbim në Xhehnem ata që martohen me jobesimtar)
2:257
3:4
3:10
3:12
3:19
3:21
3:24
3:77
3:85
3:86-88
3:91
3:105-6
3:116
3:131
3:151
3:162
3:176
3:177
3:178
3:188 (besimi i paraprinë bamirësisë/ndihmës)
3:196
4:14
4:18 (për jobesimtarë dhe ata që kthehen në çastin e fundit)
4:30
4:37
4:56
4:76 (luftoj jobesimtarët se gjithnjë luftojnë për djallin?!!)
4:89 (ndalohet shoqërimi me jobesimtarë dhe urdhërohet vrasja e tyre)
4:91
4:115
4:119-121
4:137 (kurrë nuk do falen ata që u paraqitën labil në besim)
4:140
4:150-151 (duhesh të besosh gjithçka që tha Allahu dhe pengameri i ti, përndryshe do dëbohesh n'Ferr)
4:160-1 (kundër hebrenjve)
4:168-169
5:5
5:10
5:33 (ndëshkimi i luftëtarëve që kundërshtuan Muhamedin)
5:36
5:37
5:41 (Allahu i nxit disa njerëz të mekatojnë e pastaj i ndëshkon?!!)
5:45
5:72 (kundër krishterëve)
5:73 (kundër krishterëve)
5:80 (Dëbohen myslimanët që shoqërohen me jobesimtarë)
5:86
6:5
6:11
6:6 (Shumë gjenerata u shkatërruan nga Allahu)
6:27-28 (gjithë jobesimtarët janë gënjeshtar?!!)
6:49
6:70
6:93
6:113
6:125
6:128 (përpos të përzgjedhurve të Allahut, të gjithë kan me u dërgu në zjarr)
6:157 (Mosbesimi është mëkati më madhi)
7:36
7:38
7:39
7:40-41
7:44
7:50
7:64
7:71 (Dëbohen ata që nuk besuan sakt)
7:72
7:78
7:83-84
7:90-91
7:93
7:95-99
7:136
7:152
7:164 (Pse ti predikojmë farefisi që Allahu do ta shkatërron dhe ta ndëshkoj?)
7:167 (kundër jobesimtarëve Hebrenj)
7:179
8:7 (shkatëroni jobesimtarët)
8:12
8:14
8:15-16 (Ata që në luftë tërhiqen nga jobesimtarët kan me u dëbu)
8:35


8:36
8:37
8:50 ("shijoje ndëshkimin e djegies" i thonë engjujt jobesimtarëve)
8:59-60 (jobesimtarët janë armiq)
9:3
9:5 (Vriti idhujtarët kudo që ti gjesh)
9:17 (kundër paganëve)
9:34 (kundër krishterve dhe hebrenjve)
9:49
9:60
9:63
9:68
9:73 (Luftoni jobesimtarët ashpër)
9:74
9:79
9:81-83 (ata që nuk pranojn me ja dhan jetët dhe pasurinë Allahut kan me u djeg në Ferr)
9:90
9:95 (Myslimanët e rremë e të pavrarë nga myslimanët, kanë me u dëbu në Ferr)
9:97-98
9:101
9:109
9:113 (mos u lut për idhujtarët as për familje)
9:123 (Luftoi jobesimtarët)
10:4
10:7-8
10:13
10:27
10:45
10:54
10:70
10:73
10:88 (Musa pyet Allahun tua vështirëson zemrat egjiptianëve që të mos besojnë derisa të vie fatkeqësia)
10:95-97
11:8
11:48
11:82-83
11:106-7
11:119
13:5
13:18 (Ata që nuk i përgjigjen Allahut dëbohen)
13:33-34
13:35
13:41
14:2
14:16-17
14:21
14:22
14:27-29
14:30
14:49-50 (lexoje këtë!)
15:39-43
16:26
16:27-29 (jobesimtarët janë të lig dhe kan me u dëbu në Ferr)
16:85
16:88
16:94
16:104
16:106 (Dëbohen ata që humbën besimin në IslamIndinjada e Allahut është mbi ta)
17:8 (Ferri është burgu i jobesimtarëve)
17:10
17:16
17:17
17:18
17:39
17:63
17:97-98
18:29
18:52 (kundër krishterëve)
8:53
18:55
18:59
18:100
18:102 (Allahu i mirëpret jobesimtarët në Ferr)
18:104-105 (punët e mira të jobesimtarët janë të kota, ata kan me u djeg)
18:106
19:35-37
19:69-70
19:74
19:75
19:77-79
19:83 (Allahu dërgon djajtë te jobesimtarët që ti hutoj)
19:86
19:98
20:6 (Allahu shkatërroi shumë qytete e popuj që nuk besuan)
20:15 (populli qante për mëshirë por Allahu mëshiruesi mëshirbërësi vrau të gjithë)
20:48
20:74
20:127
20:128
21:6
21:29
21:39-40
21:77
21:97-99
22:1-2 (Kur fatkeqësia vie, gratë kan me vuajt abortime, ndërsa burrat kan me u shtir si të pitë)
22:15
22:18
22:19-22
22:25
22:45
22:47
22:51
22:55
22:57
22:72
23:27
23:74-77
23:103
23:104
24:57
25:19
25:26-27
25:34
25:36
25:37
25:42
25:65
25:68-69 (Dëbohen në Ferr ata që i qajnë tjetër zoti)
26:124-139
26:201
26:213 (ata që besojn në tjetër zot kan mbarru)
27:4-5
27:51
27:90
28:40-42
28:58
28:62-64 (kundër krishterëve)
29:23 (nuk ka shpresë e as mëshirë për jobesimtarët)
29:25 (kundër paganëve)
29:29
29:53-55
29:68
30:59
31:6-7 (Dëbohen ata që nuk i drejton të tjerët te Allahu)
31:23-24
32:13
32:14
32:20 (Ata që mohuan zjarrin kan me u djeg gjithmonë)
32:22 (Më e keqja që mundësh me bërë është ti mohosh zanafillat e Allahut)
33:8
33:25-26
33:60-61 (Ata që Kundërshtojnë Islamin kan me u therr)
33:64-65
33:66-68
34:5
34:8
34:12
34:33
34:38
34:41
34:46
34:51-52
35:6
35:7
35:36-7
36:8-10 (Allahu i ka VERBERU jobesimtarët që MOS TA SHOHIN TE VERTETEN, meqë kan me u djeg prapseprap)
36:31
36:43 (nëse Allahu është në disponim të tillë, ai do i përmbyt të gjithë)
36:63-4
37:22-23 (edhe gratë e jobesimtarëve kan me u dëbu në Ferr pavarësisht si u sillën)
37:31-38
37:55
37:57 (Ke mbarrue po nuk i pëlqeve Allahut)
37:62-68
37:82
37:127-8 (Vetëm rrobërit e njëmend të Allahut kan me i shpëtu fatkeqësisë)
37:136
37:162-3
37:176-9
38:3
38:8 (Dëbohen ata që DYSHOJNE)
38:14
38:26
38:27
38:79-85 (Allahu lejoj Iblisin ti largon mashtron njerëzit që ta mbushin Ferrin; përveç atyre rrobërve të njëmend)
39:8 (Thuaj jobesimtarëve të kënaqen TANI, se mandej kan me vuajt përgjithmon)
39:13
39:15-16
39:19
39:24
39:25
39:26
39:32
39:47
39:54-55 (Dorëzoju Allahut para se të dëboj ai)
39:56-59
39:71-72
40:5
40:6
40:18
40:22
41:41-42
40:43
40:46
40:47
40:49-50 (kot lutën jobesimtarët në Ferr)
40:60
40:63 (jobesimtarët janë të korruptuar)
40:70-72
40:73 (kundër krishterëve)
40:74
40:76
40:84-85
41:15-16
41:19-20
41:24 (jo-myslimanët kanë me vuajt zjarrin dhe nuk ka mëshirë për ta)
41:27-28
41:40
41:50
42:7
42:16 (MOS DISKUTO për Allahun përndryshe -FERRI)
42:21
42:26
42:34
42:42
42:44-46
42:45
43:37-39 (Dëbohen ata që largojnë njerëz prej Islamit)
43:55 (Egjiptianët e zemëruan Allahun, të gjithë i fundosi)
43:65-66 (Dëbohën ata që DISKOTOJNE)
43:74-75
43:88-89
44:11-16
44:43-48
44:56 [Myslimanët u shpëtuan nga fatkeqësia e Ferrit, të tjerët kan mbarru)
45:7-8 (jobesimtarët janë gënjeshtar mëkatues)
45:9-10 (Ata që bëjnë shaka me zanafillet e Allahut kanë me u dëbu në Xhehnem)
45:11
45:34
46:20
46:21
46:25
46:27
46:31 (Nëse i beson Muhamedit, atëhere ke me vuajt më pak... hahahaha)
46:34
47:4
47:8-9 (Allahu ka me i mallku jobesimtarët dhe çvlerësu veprat e tyre)
47:12
47:15
47:23
47:27
48:6 (Pason Ferri nga Allahu nëse ke mendu një mendim të keq për te)
48:13
48:17
48:25
48:29 (Këta të Muhamedit janë mizor ndaj jobesimtarëve dhe të mëshirshëm ndaj vetës)
50:26 (Ata që besuan zot tjetër dëbohen në një fatkeqësi të shëmtume)
50:30
50:36
52:11-16 (Kan me u djeg ata që e mohojnë ekzistencën e Ferrit)
52:18
52:27
54:46-48
54:51 (Allahu shkatërroi shumë popuj, por a ka kush që i kujton më?)
55:35
56:51-54
55:43-44
56:92-94
57:13-14 (Në Ferr ata që nuk besojnë apo dyshojnë!)
57:15
57:19
58:4
58:5
58:8
58:14-15 (kërcënim kundër shoqërimit me jobesimtarët)
58:16-17 (pason fatkeqësia e turpshme për ata që largojn të tjerët nga Islami)
59:2-3
59:13 (jobesimtarët i frikësohen besimtarëve më shumë se Allahut... hahaha)
59:16-17
61:10 (Ata që besojnë do i shpëtojnë Ferrit)
64:5
64:10
66:6
66:9 (tregohu i ashpër ndaj jobesimtarëve, ata kan me shku në Ferr gjithësesi)
67:6-7
67:28
68:15-16
69:30-35
70:15
70:1-30
27-28
70:36, 44
71:25
71:26 (Noah pyeti Allahut ti përmbyt gjithë jobesimtarët)
72:15-17
72:23
73:11-13
74:9-10
74:16-17
74:27-29
74:31
75:20-29 (Ata që i kushtojnë vëmendje kësaj jete e jo pas vdekjes, kanë me u djeg në Xhehnem për gjithmonë)
76:4
77:16
77:19, 77:24, 77:28, 77:34, 77:40, 77:45, 77:49 (atë ditë kur jobesimtarët shkatërrohen)
78:21-30
78:40
79:37-39 (Ata që i japin kësaj jete më rëndësi se tjetrës kan me u djeg në Ferr përgjithmonë)
82:14-16
83:10-17
83:29-36
84:11-12
84:22-24
85:4-5
87:12-13
88:2-7
88:23-24
89:11-13
90:19-20
91:14
92:14-16
96:13-18
98:6 (Jobesimtarët janë KRIJESAT ME TE KEQIJAT)
101:1-11
102:5-7 (Allahu ka me i djeg njerëzit e mandej i pyet për knaqësinë)
104:4-6 (disa të pasur kan me u djeg në Ferr)


Fjalë me kuptim të njejt kemi edhe në fe tjera. Cilës ti trembna e ti besoj përderisa as njëra nuk ka gjë mëshumë se tjetra? ...të gjitha janë pran një mundësie shumë të madhe që të jenë të shkruara nga vet njeriu, e pse jo edhe me një njeri me vështirësi psiqike?



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Çfarë rëndësie ka "besimi"?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~EZOTERIZEM~ :: Astrologji-
Kërce tek: