Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Histori Shqiptare

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyTue May 08, 2012 8:50 am

Shqipëria shtrihet deri në gjirin e Artës dhe kufizohet me Thesalinë; shqiptarët, ilirët e lashtë

Histori Shqiptare Shqiperia_sotme-1-

Shqipëria, një krahinë e madhe në jug të Dalmacisë dhe Serbisë, në veri të Livadhiasë, në lindje të Adriatikut dhe në perëndim të Maqedonisë e të Thesalisë, 135 milje në gjatësi dhe 70-90 milje për së gjeri. Banorët e saj, të quajtur nga turqit Arnautë, janë pasardhës të Ilirëve të lashtë.

Janina, ose Joanina – qyteti kryesor i Shqipërisë – është një qytet i madh dhe i begatë. Ngrihet së bukuri, vendosur në anën e një liqeni, duke patur para saj një fushë me gjatësi 12 deri në 14 milje, e mbuluar me pemë dhe kopshte. Popullsia 40.000.

Pindi, tashmë Metsovo, është një varg i gjatë malesh të larta që shtrihen nga lindja në perëndim, dhe që ndajnë Thesalinë nga Shqipëria. Në disa vende ai ngrihet në lartësinë 6000 ose 7000 këmbë.

Arta, një qytet në Epir, shtrirë anë një lumi me të njëjtin emër.
Arta, një Gji, në Shqipëri, zgjatet në mënyrë të konsiderueshme në brendësi të tokës; por nga shkëmbinjtë e saj dhe pirgjet e rërës është shumë i rrezikshëm për lundruesit.

Shqipëria, një krahinë e përbërë nga dy vilajetet e Adriatikut. Shqiptarët etnikë, janë një racë e guximshme. Shumica e tyre janë të krishterë; ata në jug përkrahin ritin Lindor, ndërsa ata në veri, të quajtur mirditorë, futen në Kishën Katolike Romake. Në brendësi, shumë, u bënë muhamedan me nënshtrimin e vendit të tyre nga turqit. Popullsia 1.200.000.

Parga, një port në Shqipëri, me një kala thuajse të pathyeshme, e paharrueshme për heroizmin e banorëve të saj në luftë me Ali Pashanë, 1806-1819. Popullsia 5000.

Preveza, një port në Shqipëri, në hyrje të Gjirit të Artës. Popullsia 8000 .
Koordinatat - 38,56 V. 20, 46 L
Alexander Stewart
Gjuha shqipe ishte gjuha e ilirëve të lashtë, pjesës më të madhe të maqedonasve, dhe ndoshta e gjithë Greqisë
Edgar L. Wakeman

Venecia e shek 5 p.e.s banohej nga Venetët, që ishin Ilirë gjuha e të cilëve përfaqësohet nga shqiptarët

Rreth shekullit të pestë para Krishtit, Venecia ishte e populluar nga Venetët, që, sipas kërkimeve të Palit, ishin Ilirë, gjuha e të cilëve përfaqësohet tanimë nga shqiptarët.
Isaac Tylor

Ilirët, banorët më të lashtë të Italisë; i dhanë emrin Sicilisë; Henetët ose Venetët, fiset e fundit ilire që hynë në Itali

Ilirët, të cilët ishin me origjinë trakase, e kishin rrënjosur veten që nga epokat më të largëta, në brigjet e Adriatikut, mes Panonias, Norikumit dhe Epirit, dhe mendohet të kenë hyrë në Itali gjashtëmbëdhjetë shekuj para kohës së krishterë. Ata përbëheshin, siç besohet, prej tre fisesh, d.m.th., Liburnët, Sikuli, dhe Henetët ose Venetët.

Vendbanimi i parë i Liburnëve, për të cilët nga disa shkrimtarë mendohet të kenë qenë banorët më të lashtë të Italisë, ishte në mes të Alpeve dhe Adixheve. Ata më pas kapërcyen lumin Po, dhe u përhapën përgjatë brigjeve perëndimore të Adriatikut, por presioni i kolonive të reja nga veriu i detyroi ata që të shkojnë më në jug, drejt krahinave të “Terra di Bari”, dhe “Terra di Otranto”, ku ata u ndanë në tre degët, Iapig, Peuketi dhe Kalabri. Fisi i cili ndoqi në vijim Liburnët ishte Sikuli, me origjinë nga kufijtë e Dalmacisë.

Ata morën në zotërim Italinë qendrore deri në Tiber, me përjashtimin të zonave në Adriatik që Liburnët i kishin pushuar më parë; por të detyruar nga zotërimet e tyre të reja dhe nga shtrirja e tejskajshme e gadishullit, te i cili u dëbuan nga banorët e rinj, ata kapërcyen ngushticën e Mesinës dhe kolonizuan anën lindore të Siçilisë, të cilës ata i dhanë emrin e tyre. Kjo ngjarje, sipas Hellanikusit, i cili është cituar nga Dionisi i Halikarnasusit, u zhvillua tetëdhjetë vjet para marrjes së Trojës; por Tukididi e vendos atë në një periudhë të mëvonshme. Henetët ose Venetët, fiset e fundit ilire që hynë në Itali, u vendosën në veri të lumit Po, ku ata e ruajtën gjatë pavarësinë e tyre kundër dyndjeve Gale, kur vërshuan në Italinë veriore, rreth fundit të shekullit të gjashtë para erës sonë.


Edituar për herë të fundit nga Jeta në Wed May 30, 2012 12:02 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyTue May 08, 2012 8:53 am

Erdogan: Shqiptarët kanë të drejtën e krijimit të shtetit të madh shqiptarë

Histori Shqiptare Lajme-erdogan_351019173-300x174
” Erdogan ka kërcënuar me shpërbërje të Maqedonisë dhe gjithe Ballkanit nëse te drejtat e shqiptarëve nuk merren parasysh.”

Kryeministri turk Erdogan në një intervistë për kanalin shtetëror turk deklaron se Turqia do mbeshtesë vëllezerit shqiptarë nësë do jetë e nevojshme edhe me trupa ushtarakë, ai shtoj më tej se populli Shqiptar ka të drejtën e vetëvendosjes per krijimin e një shteti të madh Shqiptar, dhe se UÇK nuk është organizate rebele-terroriste por vullneti i shqiptarëve për të mbrojtur trojet e tyre.

Erdogan ka kërcënuar me shpërbërje të Maqedonisë dhe gjithe Ballkanit nëse te drejtat e shqiptarëve nuk merren parasysh. Ai shtoi se trupat kombëtare turke jane në gadishmeri dhe do ndihmojnë shqiptarët për çlirimin e trojeve shqiptare. Kjo deklaratë ka bere qe ministrat e jashtëm grek dhe sërb të reagojne ashper.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyTue May 08, 2012 8:55 am

Sfera e çuditshme e gjetur në rrugën Rrëshen-Kalimash

Histori Shqiptare 523938_290186541061389_136416486438396_10598428_1017497561_n

Kjo sferë gjendet sot pas godinës së Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Ka ardhur aty prej së largu, nga fshati Gziqi i Mirditës. Është gjetur atje në vitin 2007, kur firma Bechtel&Enka po bënte punimet për segmentin e rrugës Rrëshen-Kalimash.

Sapo është vënë re nga punonjësit, është trajtuar si një objekt i çuditshëm e mistik, një ekipë gjeologësh e panë atë dhe ngelën të habitur. Një vit më vonë kjo sferë u soll në Tiranë, me qëllim bërjen e analizave dhe përcaktimin se çfarë ishte dhe nga se ishte formuar. Ka një rrumbullakësi gati-gati perfekte dhe është gjetur nën tokë. Ajo konsiderohet e rrallë nga specialistët dhe ende e pa shpjegueshme për vendin e gjetjes dhe prejardhjen.

Hamendësimet e gjeologëve janë të ndryshme, mund të jetë llavë jastëkore e formuar 160 deri 145 milionë vjet më parë, por edhe mund të jetë krijuar nga dora e njeriut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyTue May 08, 2012 8:57 am

Zbulohet varri i Odiseut.

Histori Shqiptare 575343_289056267841083_136416486438396_10596864_308610310_n


POROS, Ishulli Kefalonia, Greqi. Varri i Odiseut eshte gjetur ne vendin e kryeqytetit legjendar te Itakes. Kjo mund te jete nje nga zbulimet me te rendesishme te 40 vjeteve te fundit, nje zbulim i cili mund te barazohet me ate te arkeologut gjerman Heinrich Schliemann kur zbuloi Trojen ne shekullin e 19-te. Ne fakt zbulimi eshte bere qe ne gusht te vitit 2005 por burokracia dhe perfshirja e politikes ne kete zbulim e vonoi publikimin e tij.
Zbulimi i varrit te Odiseut ose Uliksit, personazhit legjendar te Iliades dhe Odisese se Homerit ne fakt nuk eshte aspak nje personash mitologjik ose produkt i fantazise por nje person real. Per me teper vargje nga Odisea sugjerojne qe Itaka moderne dhe qyteti kryesor aty Vathi ka mundesi qe te mos kene qene ishulli dhe qyteti per te cilen fliste Homeri.
Fshati i vogel Poros qe shtrihet ne brekun juglindor te ishullit Kefalonia tani ze nje pjese fare te vogel te asaj qe dikur ka mundesi te kete qene nje qytet i madh i cili sherbente si kryeqyteti i mbreterise ishull te sunduar nga Odisea dhe babai i tij Laerti.
Arkeologet prej kohesh kane kerkuar evidenca te ekzistencen se Odiseas ne Itaken moderne por qe nga koha e bronzit nuk kane gjetur asgje te vecante. Kjo shtuy shume shkenctare te mendonin se versioni i Homerit mbi gjeografine e ishullit te Jonit ishte thjesht nje sajese e tij.
Dy pjese evidencash i sugjeruan arkeologeve qe po kerkonin ne vendin e gabuar. Ne vitin 1991 u gjet nje varr tipik i perdorur nga mbreteroret e Greqise se Lashte ne vendin e quajtur Tzanata ne kodrat jashte Porosit. Eshte varri me i madh i ketij tij tipi i gjetur ne pjesen Veriperendimore te Greqise ku ndodheshin mbetjet e 72 trupave. Njera nga gjetjet ne varr ka nje vlere te vecante dhe lidhet me nje dialog te Odiseut ne librin e 19 ku i maskuar si lypes i thote te shoqes Penelopes qe kishte takuar Odiseun ne Ishullin e Kretes vite me pare. Ai pershkruajti me hollesi nje karfice te arte qe Odiseu mbante ne ate takim.
Nje karfice e tille qe perputhet 100 % me pershkrimin e bere ndodhet tani ne muzeun arkeologjik ne Argostoli, qyteti kryesor i Kefalonias qe eshte 30 milje larg Porosit. Zbukurimet dhe objektet e tjera te vyera qe u gjeten ne varr treguan qe ai ishte perdorur per te varrosur mbreter.
Arkeologet greke po ashtu gjeten pjese te mureve antike te qytetit. Keto mure rrethonin komplet fshatin si dhe nje krah te kodres ku ende shihen gjurmet qe tregojne per ekzistencen e nje akropoli. Guret e murit datojne vitin 1300 p.r.s., pothuajse e njejta kohe qe perputhet me ngjarjet e Iliades dhe Odisea.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyTue May 08, 2012 8:59 am

Çfarë mendonte Hitleri për Shqiptarët

Histori Shqiptare Kuriozitete-187x300

Besohet se Hitleri ( ose nje grup pas ketij emri ) gjurmoi te gjithe origjinen e races europiane ( race e bardhe ) , dhe rezultoi se pati vetem 3 burime ne te cilat gjendej ‘gjak i paster’ Europian.

Teoria bazohet ne rjedhen e kultures Gjermanke ( Gjermani, Skandinavi etj.) dhe kultura Latine (France, Spanje, Itali etj.) Sipas te ciles te gjitha keto kultura kane patur baza te gjuhes Latine e formuar ne nje vend te pa identifikuar prane Greqise, megjithese edhe Greqia, cuditerisht, ndodhet ne listen e ketyre kulturave, por duke patur nje hendek te madh midis lidhjes se Greqise se lashte me ate te sotshmen. Megjithate studimet kane treguar se gjuha Latine ka qene gjuhe e Senatit, e Parlamentit te asaj kohe, cka do te thote se 90% e popullsise fliste te njejten gjuhe ndryshe nga ajo latine, dhe ketu i vjen radha Shqiperise!



Respekti i Hitlerit per disa raca ne vecanti erdhi indirekt, nga disa studiues dhe linguiste Gjermane dhe nga fakti se ata te mahnitur nga gjuha shqipe e cila mbante me shume mister nga sa mendohej. Disa e pershkruanin si nje gjuhe melodioze, dhe konkluduan se nje Shqiptar mund te mesoje c’do gjuhe tjeter te botes 2 here me shpejt se kushdo tjeter, dhe se ata ( Shqiptaret ) kane ne gjuhen e tyre te gjitha notat dhe melodite qe permban cdo gjuhe tjeter ne mbare boten, keshtu qe edhe vete Hitleri mund te jete habitur se sa E vjeter eshte kjo gjuhe (Shqipja).



Meqenese Hitleri kishte dhe nje sasi te madhe dokumentash nga lashtesia, pershembull midis te tjerave dhe nje Kur’an qe datonte 800 vjet Pas Krishtit, ai gjithashtu kishte dokumenta te cilat tregonin se Skocia, Irlanda dhe Uellsi ( e gjithe kultura Angleze) kane patur besime, kenge dhe tradita misterioze, te cilat paraardhesit e tyre Keltet i moren me vete kur u detyruan te largoheshin nga Romaket. Por ai dinte edhe lidhjen dhe se Keltet ishin fqinje me Iliret dhe besonte se ne ate kohe Perandoria Romake ishte e vetmja qe shkaktonte probleme ne Europe. Kjo gje i bente historianet gjermane te besonin se Iliria ka patur lidhje te ngushta me te gjitha fiset e tjera, dhe se me pare ato kane qene te unifikuara nje nje fis te vetem te madh, Pellazget, te cilet me pas u ndane ne fisin e madh te Ilireve, Kelteve, Trakeve, Dardaneve, heleneve dhe me vone Maqedonet e Epirotet, duke besuar dhe konkluduar se te gjithe keto fise flisnin te njejten gjuhe, ate Shqipe!

*Ne fotografi: Nje Arvanitas duke i dhuruar Hitlerit degen e ullirit, simbol i paqes dhe pushtetit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyWed May 16, 2012 9:18 am

Prova të tjera të karakterit ilir të pellazgëve ekzistojnë:
Histori Shqiptare 547687_308075979272445_136416486438396_10642330_173095698_n

1) (i) Në Iliadë (2840) Pellazgët jepen si aleatë të trojanëve, kundër grekëve; ata janë kategorikisht jo-helenë.
(ii) Në Iliadë, Akili shqipton lutjen e tij të famshme (16, 234 ff):
“O Zeus, mbret dodonas e pellazgjikë, që banon larg, që kujdesesh për Dodonën, ku dimri është me acar dhe rrotull saj banojnë selët”...





Titulli: Athenaeum, Volume 87
Botues: Amministrazione di Athenæum, Università, 1999shqiptarë, kur të zotëruan dhe të qytetëruan, - kur ti nuk i përkisje veçse njerëzve të egër - me të njëjtën gjuhë të të parëve; rikthehem për të të përshëndetur, pas 40 shekujsh, në të cilët rryma e shumë kombeve kaloi e ra në harresën, e quajtur vdekje, dhe u zgjuan fëmijë me gjuhë të ndryshme.

Tani Mattn-eer bën ciklin e madh të katër mijë vjetëve, hallka e parë e të cilit u bashkëngjit në trungun e pemës së civilizimit të parë, dhe e fundit me migrimin e 40.000 individëve pellazgë shqiptarë në mbretërinë e Dy Sicilive. I trazuar nga këto ide, mendova: Historia, e qytetërimit të parë europian, e Italisë dhe Sicilisë pellazge, që kam botuar; për këtë qëllim fisnik kam bëra udhëtimin tim në Gadishullin Italian deri në Alpe.


KAU (Kaos)
Sipas fesë së pellazgëve dhe Gjenezës së Moisiut e asaj të Hesiodit dhe Orfeut, besohej vazhdimisht dhe në mënyrë dogmatike se planeti në të cilin jetojmë ishte një kometë e gaztë në të cilën ajri, zjarri, uji dhe toka ishin të çrregulluara dhe përziera, dhe se Fryma e Perëndisë ose e Perëndive punoi për riorganizimin e materies së përzier në mënyrë kaq të çuditshme. Ky parim i krijimit u quajt nga grekët, Kaos, për shkak se kështu e gjetën të shkruar, pa e kuptuar kuptimin e vërtetë të fjalës KAU, të shqiptarëve pellazgë, që do të thotë Dem, simboli i natyrës së ndryshueshme, që i ngjan forcës së një kafshe të fuqishme, të dobishme dhe prodhuese. KAU apo Kaosi, ishte djepi i gjërave universale të tokës, shtrati, thalamus ose Demi martesor i Perëndive, në të cilin gjenerohen farat hyjnore e spermatozoidet e përjetshme në Organin Mashkullor të Perëndisë, Perëndisë së dytë, Demit të Perëndisë. Ku natyra hyjnore Logos vendoset në materie, për të cilën kam diskutuar shpesh gjerësisht me neoplatonistët në Aleksandri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyWed May 16, 2012 9:21 am


Dikur popujt kane besur ne Diell


Këtu ju mund të shihni praktikë e lashtë Babylonian e diellit adhurimin e të tyre të

Vini re madhësia e figurës Nephilim-si ulur? -Vini re madhësinë e saj në krahasim me shifrat e njeriut në kërkim të vogla? Vini re "krijesë" ulur prapa diellit hyjni-është një entitet gjigant në të djathtë?Histori Shqiptare 576654_305627389517304_136416486438396_10636508_2062665467_n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyWed May 16, 2012 9:26 am

Iliret ne 318-379 p para lindjes se krishtit
Histori Shqiptare 425646_260679344012109_136416486438396_580846_1951222441_n


Harta e Ilireve


Histori Shqiptare 541360_309052655841444_136416486438396_10644103_1258147972_n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyWed May 16, 2012 10:09 am

50% e deputetëve të Asamblesë Turke qe vizituan Tiranen jane me origjinë shqiptare.

Histori Shqiptare 549207_337214476351515_126447980761500_861527_1857055862_n
Kryetarja e Parlamentit Shqiptar, Jozefina Topalli ka theksuar se tek populli turk ka shumë gjak shqiptari.
Ai këtë e ka theksuar gjatë takimit me homologun e saj turk, Cemil Çiçek, i cili i shoqëruar nga një delegacion deputetësh po qëndrojnë për vizitë në Shqipëri.
“Jam shumë e gëzuar që në këtë delegacion kemi deputetë të Asamblesë Turke me origjinë shqiptare. Dikush tha se ne këtë delegacion ka 50% shqiptarë, me gjak shqiptar.
Zoti Kryeministër ka pasur të drejtë, kur ka thënë që, ka shumë gjak shqiptar tek populli turk”, ka theksuar kryeparlamentarja Topalli, duke shtuar se Turqia është një partner më shumë se mik dhe strategjik i shqiptarëve.
Nga ana tjetër, edhe kryeparlamentari turk ka folur mbi marrëdhëniet midis dy kombeve dhe vendeve.
“Turqia është gjithmonë në bashkëpunim dhe vepron së bashku me vëllezërit tanë shqiptarë për shumë çështje, duke filluar para së gjithash më çështjen e Kosovës. Sigurisht midis dy vendeve tona ka lidhje të ngushta, miqësore, madje edhe vëllazërore. Dëshiroj të them: rroftë miqësia dhe vëllazëria Turko-Shqiptare!”, ka theksuar Cemil Çiçek, i cili sot pritet të takohet me zyrtarë të lartë shqiptarë si kryeministrin Berisha dhe më pas një vizitë në Shkodër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptySun May 20, 2012 10:39 am

Shqiptarët i përkasin racës pellazgjike ... shumë të lashtë për Grekët, më të lashtët, të cilët përbënin një racë mitike


Histori Shqiptare 182328_307748269305216_136416486438396_10641592_855448669_n

Në përgjithësi është pranuar se Shqiptarët i përkasin racës pellazgjike -thotë historiani Kantu (vëll. 1, fq. 544). Pellazgët ishin shumë të lashtë për Grekët, më të lashtët, të cilët përbënin një racë mitike, si Titanët dhe Ciklopët. Por, historia e tyre na është përcjellë veçse nga pushtuesit e tyre, ndërkohë që ata vetë ishin tepër të paqytetëruar për të na lënë njoftime tepër të sakta. Gjithashtu, shfaqen në traditat klasike, si një sfond i errët që i humbet vështrimit. Nuk është, pra, e çuditshme që autorët grekë i përshkruajnë ata si barbarë.



“Por -përgjigjet Kantu -faktet dëshmojnë se Pellazgët sollën në Greqi jo vetëm disa arte, por një sistem të tërë besimi, artesh dhe gërmash. Ajo ishte një racë po aq sa bujare, edhe e pafat. Gjuha e tyre, më e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt në dialektin eolian dhe në atë epirot, që helenët i cilësonin si barbare”.



Nga vitet 1900 para Krishtit, Pellazgët zinin të gjithë vendin nga Orno deri në Bosfor. Gjithandej ata ngritën fortesa të shumta nën emrin e Larisës në Thesali dhe në Greqi e të Tursit në Itali. Perënditë e tyre kryesore qenë Dodona në Epir, Kabiret në Samotrakë, Eleuzia në Atikë. Po ashtu, nën pluhurin e legjendave, -shton Kantu (vëll. 1, fq. 548) -shfaqen mirësitë që ata mbartën me vete. Dhe në faqet e maleve të Pindit, Olimpit, Helikonit, -qendërzime të Pellazgëve, -Grekët arritën të krijojnë religjionin, filozofinë, muzikën, poezinë. Në brigjet e Penesë Apoloni kulloste kopetë dhe Orfeu zbuste kafshët e egra. Në Beoti Amfioni ngriti qytetet nën tingujt e lirës së tij, domethënë, ai përpunonte artet e bukura për të përhapur qytetërimin.



Mbretëritë e Argosit dhe të Sikionit, më të lashtat e Greqisë, u themeluan nga Pellazgët. Dinastitë e Tebës, Thesalisë, Arkadisë, Tirintit, Mikenës, të Likozurit-qytetit më të moçëm të Greqisë, po ashtu janë pellazge. Vijnë Helenët. Nuk u mjaftuan që i mundën Pellazgët, por kërkonin edhe ti poshtëronin. Duke qënë luftëtarë, ata hodhën përbuzjen mbi këtë racë bujqish dhe punëdashësish, madje i dëbuan edhe nga Thesalia, ku ata punonin prej dy shekujsh e gjysëm. Çfarë u bë atëhere me këtë popull fatkeq? Një palë u tërhoqën në Arkadi, në Kretë, në Epir, në Itali, dhe Siçili. Por të gjithë nuk mund të merrnin arratinë. Ata që mbetën u shndërruan në shërbëtorë. Si rrjedhojë, shumë shpejt, në çdo shtet të Greqisë, llogariten dhjetë herë më shumë skllevër se sa qytetarë. Në Atikë kishte 350 mijë të tillë, në Korint 450 mijë, në Egjinë 460 mijë, dhe -sipas Ateneut -Arkadia kishte 300 mijë. Të gjitha ato shtete të Greqisë -vazhdon Kantu -kishin gjithsej 20 milionë të tillë (vëll. 2, fq. 186).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptySun May 20, 2012 3:01 pm

Shqipetaret mund ta kene prejardhjen nga atlantida antike


Histori Shqiptare Atlantis5

Në historiografinë botërore, kohën e fundit, ekzistojnë tendenca serioze të dëshmimit të një hipoteze tejet të guximshme se shqiptarët dhe baskët, janë popuj të Evropës me një prejardhje të lashtë historike, ku zanafillat e tyre mund të kërkohen aq larg, deri tek civilizimi i lashtë misterioz botëror, i njohur si Atlantida. Mundësia e prejardhjes së shqiptarëve nga Atlantida e lashtë legjendare, kuptohet, është totalisht në suazat e një hipoteze të mundshme, me tendenca serioze akademike edhe të dëshmimit të saj të afërt materialo-shkencor.

Ashtu siç do të shohim në vazhdim, prejardhja e lashtë e shqiptarëve, ka mundësi të mos fillon me civilizimin e hershëm pellazg-ilir, por i ka rrënjët shumë thellë e më thellë se sa realisht mendojmë ne vetë.

Në dritën e kërkimeve dhe zbulimeve të reja, hasa në një hipotezë tejet të guximshme se pasardhësit e popullit të Atlantidës legjendare në Evropë, mund të janë baskët dhe shqiptarët. Kuptohet nuk u befasova, por as nuk e pranova atë menjëherë si megalomani nacionale e cila sigurisht më konvenonte si shqiptar. Përkundrazi, kërshëria ime mu ngacmua seriozisht dhe unë fillova të hulumtoj edhe më tej duke gjurmuar dhe mbledhur materiale të ndryshme që sado pak do të mundësojnë më racionalist t'i besoj kësaj hipoteze.

Se ilirët e kanë një prejardhje të lashtë në këto troje dhe se ne jemi pasardhës të denjë të këtij civilizimi, flasin shumë studime jo vetëm të studiuesve shqiptarë, por numri më i madh i tyre është nga ata të huajt. Në suazat e shkencës së mirëfilltë, teoria tanimë e dëshmuar e prejardhjes së shqiptarëve të sotëm nga ilirët e lashtë, askund nuk kontestohet. Gjurmët e para materiale dhe më të vjetra të ekzistimit të jetës në këto troje, janë zbuluar në fshatin XARRË ( afër Sarandës) . Këto janë: vegla pune, armë, stoli, enë nga dheu etj. Prejardhja e tyre daton që nga koha e paleolitit të lartë, që vazhdon afërsisht 40.000 - 6.000 vjet para e.s. Poashtu është interesante zbulimi në shpellën e SHËN MARINËS ( në Bogaz të Konispolit) të eshtrave të një dhie të egër e cila i takon llojit "CAPRA IBEX", lloj ky i cili është zhdukur dhe nuk ekziston më, gjë që dëshmojnë mbi ekzistimin e lashtë të jetës në këto troje, me një gjueti të zhvilluar.

Por, hipoteza mbi mundësinë e prejardhjes së shqiptarëve dhe baskëve nga Atlantida legjendare, është diçka krejtësisht tjetër. Diçka më e guximshme dhe më sfiduese. Në fillim të gjetjes së një mbështetje logjike të kësaj hipoteze, kishte për qëllim, që së pari, ta bindi veten time në një mundësi të tillë, e tek pastaj, nëse do të ketë arsye të mjaftueshme, edhe ta argumentoj para të tjerëve.

Baskët janë një popull që jetojnë në pjesën veriore të Spanjës dhe kufizohen me Francën. Sikur shqiptarët, edhe baskët janë një popull që kanë ngjashmëri të ndërsjellët me virtyte të përbashkëta nacionale, sikurse bie fjala: gjuha specifike në krahasim me gjuhët e popujve tjerë të Evropës, pastaj, instinkti i fortë kolektiv i ruajtjes së identitetit etnik, trimëria dhe luftërat e shpeshta për ekzistencë dhe pavarësi.

Jo vetëm kaq!

Por, këta popuj i karakterizon deri vonë tendenca e kultivimit të marrëdhënieve fisnore dhe instinkti i fortë i ndjenjës për bashkësi që ishte mjeti i fuqishëm dhe vendimtar të mbrojtjes së tyre nga kthetrat e pashmangshme të asimilimit gjatë historisë. Pse pra të mos ketë mundësi dhe bazë logjike, të argumentohet hipoteza se shqiptarët dhe baskët mund të kenë një prejardhje nga Atlantida e lashtë?

Kuptohet, dëshmi të forta materiale ende nuk ka. Gjurmët e Atlantidës edhe sot e kësaj dite nuk dihen, përveç atyre njohurive të përcipta se: Atlantida ishte një civilizim tejet i përsosur. Ishull i rrethuar nga të katër anët me ujë dhe shtrihej në mes të Oqeanit të sotëm Atlantik, midis pjesës perëndimore të kontinentit të Evropës dhe Afrikës, si dhe pjesës lindore të kontinentit të Amerikës Jugore. Si karakteristikë e popullit të Atlantidës ka qenë inteligjenca e lartë kolektive si dhe sundimi tejet i përsosur i të urtëve që ka zgjatur 13.900 vjet.

Pas lëvizjeve të mëdha tektonike që kanë ndodhur në rruzullin tokësor, janë bërë shumë rivendosje të sipërfaqeve të shumta kontinentale, ku një pjesë e madhe e sipërfaqes së tokës është zhytur në ujë, kure pjesët tjera janë paraqitur mbi sipërfaqen e ujit, duke krijuar kështu, ujdhesa dhe hapësira tjera të reja tokësore. Shkenca e jonë bashkëkohore, disponon me shumë fakte se para disa mileniumeve toka nuk e ka pasur këtë sipërfaqe sikur e kemi ne tani. Andaj, ka gjasa se një gjë e njëjtë ka ndodhur edhe me Atlantidën e cila mbulohet me ujë, kurse një pjesë e popullatës së saj të mbetur gjallë, për t'i ikur përmbytjes, është shpërndarë në katër anët e botës. Duhet të jetë logjike se atdheu iu tyre i ardhshëm të zgjidhet bregdeti i rrethuar me vise të larta malore, sepse përherë ka ekzistuar frika nga ndonjë përmbytje tjetër eventuale. Nisur nga njohuria se populli i Atlantidës ka disponuar me një inteligjencë të lartë kolektive( duke mos dyshuar në lëvizjet e mëdha tektonike të sipërfaqes së atëhershme tokësore dhe ujore) atëherë, atlantidasit duhet të dispononim me pajisje të përsosura të lundrimit, andaj, edhe mundësia e tyre e arritjes në brigjet e gadishullit ballkanik ka qenë e realizueshme.

Për Atlantidën si pracivilizim i të gjitha civilizimeve, për herë të parë në veprat e veta flet filozofi i madh i Greqisë Antike, Platoni ( 427 - 347 para e.s.) si një vend më të madh dhe më të fuqishëm, i cili, 9000 vite para kohës së tij, ishte përmbytur në Oqeanin Atlantik.

Ndër popujt e botës të cilët me krenari e kanë pranuar dhe kultivuar bindjen se janë pasardhësit e atlantidasve, kanë qenë egjiptasit e lashtë. Nga një papirus i vjetër të zbuluar në muzeun e Petrogradit (Rusi), e cila datonte që nga koha e sundimit të faraonit SENTA, nga dinastia e II-të, përafërsisht para 457 vite para e.s. Ky papirus i ruajtur mirë, qartë dëshmonte se si faraoni Senta ka dërguar ekspeditën detare kah perëndimi, të pajisur me marinarë të aftë, që ta zbulojnë vendin Atlantida., prej kah, para 3550 viteve pas lindjes së tij, kanë ardhur të parët e egjiptasve, duke sjell me vete urtësinë dhe shkathtësinë fantastike të atdheut të vjetër. Ekspedita detare, pas 6 viteve bredhjeje nëpër det të hapur, është kthyer pa gjetur as këtë popull, dhe as ndonjë të gjallë që do të dëshmonte ekzistimin e asaj toke të zhdukur. Në dorëshkrimin tjetër të gjetur në të njëjtin muze, të shkruar nga historiani i vjetër egjiptas, MANATHON, thuhet: "sundimi i të urtëve në Atlantidë ka zgjatur 13.900 vjet..."

Egjiptasit e vjetër, pra, veten e kanë konsideruar si pasardhësit e atlantidasve, e që kjo për ne do të ketë rëndësi të veçantë gjatë shtjellimit të mëtejshëm të kësaj lënde.

Në një botim kërkimor-shkencor të Institutit Albanologjik në Prishtinë, titulluar "Gjurmime albanologjike"- viti 1984, hasa në një RECENZURË-KRITIKË të studiuesit dhe historianit tonë të madh, Dr.Skender Riza, bërë një vepre tejet interesante dhe me një titull tejet bombastik : THOT-TAT PARLAVA ALBANEZE (Thoti-Toti fliste shqip) si një rezultat i punës 40 vjeçare në fushën e filologjisë, të filologut të shquar nga Roma. CIUSEPPE CATAPANO.

Kush ishte THOTI apo TOTI?

Thoti, tek egjiptasit e vjetër ishte perëndi e mësimit, e shkathtësisë të të shkruarit, e shkencës dhe magjisë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifëve (alfabetit të egjiptasve të vjetër) Pamja e tij përshkruhet si qenie me trup njeriu dhe me kokë të ibis-it ( shqipes-shqiponjës). Sipas Katapanos, edhe emri i Thotit ishte fjalë shqipe sepse ka domethënie të qartë shqipe: me thanë, thua, lajmëtarë, besim, mësues, ose me domethënie më komplete: "lajmëtari i Zotit", "Mësues nga Zoti" etj. Sipas tij, nga Atlantida, buron edhe emri i sotëm i Oqeanit Atlantik dhe ATLLASIT ( libri hartave të tokës), e që janë fjalë shqipe, sepse Atlantida, gjegjësisht Atllasi, burojnë nga rrënjët e dy fjalëve shqipe: AT-LASH, që do të thoshte: AT-baba dhe LASH-i lashtë, pra stërgjyshi i lashtë. Përveç këtij fakti, Atlantida në shumicën e rasteve emërtohet si "BOREA", e që edhe ky nocion, rrënjën e vetë e ka në shqipen. Bore do të thotë e bardhë, nga fjala "borë" e shqipes. Nga ana tjetër, BOREA në Egjipt, identifikohet me sfingën. Sfinga ishte në emblemë guri, adhurues i dritës që e personifikonte Zotin. Prandaj, THOTI, sipas gjykimit të Katapanos, nuk i takonte erës së egjiptasve, por asaj të "BOERO-s", d.m.th. të erës së Atlantidës. Sepse, THOTI konsiderohej krijues i doktrinës VRBALO-DRITËS, që u manifestua në tokë. Poashtu, Dielli, ishte simbol i një PERËNDIE, "ATUM ISE TEM", terme këto që kanë shpjegimin ilir-shqip:

1. AT=at=at (baba); U=unë;

M=më=mëmë

2. T=tatë=baba;

E=e

M=me=mem.

Edhe prejardhja e nocionit Ilir, Katapano e konsideron se buron nga shqipja: "me qenë i lirë", sikurse edhe emri shqiptar, burimin e sheh nga termi shqip: SHQIPONJA, e cila e simbolizon dritën, Thotoin, Zotin.

Vepra e Katapanos, nuk mbetet me kaq, por ajo shkon me dëshmime edhe më larg. Në të, më tej ai konstaton dhe argumentohet gjerësisht, se i tërë alfabeti i egjiptasve të vjetër (hieroglifët)j si alfabet i parë i përpiluar për shkrim dhe lexim, e ka bazën dhe domethënien e shqipes, nga e cila u formuan edhe bazat e alfabeteve që dihen sot si shkronja latine, shkronja hebraishte, samaritano-palestineze, sirianishtes, arabishtes dhe greqishtes. Të gjitha të theksuarat, Katapano, në studimin e vetë, dëshmon gjerësisht dhe të argumentuar me fakte bindëse, prezantimi i të cilëve, në këtë shkrim revyal, do të ishte tejet i gjatë.

Së fundi, edhe disa fakte historiografike që dëshmojnë lashtësinë e madhe të popullit tonë?

Të gjithëve na është e njohur vepra e Homerit "ILIADA", ku përshkruhet lufta 10-vjeçare e ahejëve kundër trojanëve, udhëhequr nga komandanti legjendar i fiseve të bashkuara të POLISAVE (shteteve ) të Greqisë Antike-Agamemnoni. Kjo vepër epike, e shtjelluar shumë mirë dhe me mjaft elemente mitologjike, shkaktoi bujë të madhe jo vetëm në qarqet e historisë letrare botërore si një krijimtari e vlefshme artistike që dëshmonte shkallën e lartë të kulturës antike, por nisur nga përshkrimi tejet i qartë i hapësirës gjeografike të vendndodhjes, ngacmoi historianët dhe arkeologët që të mbështeten në një hipotezë tejet të guximshme se Lufta e Trojës vërtetë ka ndodhur në një kohë dhe hapësirë të caktuar.

Më i zëshmi dhe më këmbëngulësi në këtë hipotezë ishte arkeologu dhe helenisti i madh gjerman Hajnri Shliman (1822-1890), i cili, pas gjurmimeve të bëra arkeologjike arriti të dëshmoj shumë fakte se Troja ekzistonte dhe se e tërë ngjarja nga Epi i Homerit "ILIADA" ka ndodhur me të vërtetë në histori. Duke i bërë gjurmimet arkeologjike, të udhëhequra drejtpërdrejt nga vetë ai, në pjesën perëndimore të Azisë së sotme, ku tani shtrihet shteti i Turqisë, konkretisht, në rrafshnaltën e vendit HISARLIK, arriti të zbuloj gërmadhat e këtij qyteti, dhe kështu, një herë e përgjithmonë e largoi dyshimin se Lufta e Trojës ka ndodhur vërtetë dhe se Epi i famshëm i Homerit "Iliada" e përshkruante pikërisht këtë ngjarje historike.

Pas këtij zbulimi arkeologjik sensacional, me gjurmime të mëvonshme është vërtetuar se Lufta e Trojës është zhvilluar ndërmjet viteve 1194-1184 p.e.s

E tërë ngjarja rreth Luftës së Trojës për ne fare nuk do të ishte e rëndësishme sikur në vitet e 70-ta, nga ana e studiuesit dhe arkeologut brazilian S. PRAJS, nuk u paraqit vepra e tij e famshme "PUBLIKU I VERBËR I HOMERIT". Në këtë vepër, Prajsi kundërshtonte si me fakte logjike ashtu edhe materiale-shkencore teorinë e gjertanishme dhe zbulimin arkeologjik të pranuar të Shlimanit se, Troja e vërtetë gjendet në rrafshnaltën e sotme të Turqisë Perëndimore HISALIK, por ajo shtrihet 180 shkallë në anën e kundërt të rruzullit, saktësisht në gjirin e Bokës së Kotorit, vendosur në mes të trekëndëshit të megjeve të kufirit, Mali i Zi, Kroaci e Bosnje e Hercegovinë. Pra, Troja e vjetër shtrihej në territorin e ish Jugosllavisë. Kjo hipotezë në qarqet e atëhershme shkencore dhe publicistike të Jugosllavisë, bëri një bujë të madhe dhe arriti popullaritet fantastik në opinionin e atëhershëm, për tu zbehur dhe heshtur më vonë në tërësi.

Çka mendoni pse?

Ndërkohë, dikujt të mençur nga shkenca sllave iu kujtua se vërtetimi i kësaj hipoteze, se Troja e Homerit, mund të jetë në regjionin e Gabellës, do të përfundonte me realitetin e papranueshëm për ta, se shqiptarët e sotëm janë popull që do të konsiderohen si trashëgimtar të trojanëve të lashtë, sepse vendi ku shtrihej Gabella ishte historikisht vend i banuar nga ilirët?!Pas dëshmive të prezantuara mbi lashtësinë e madhe të popullit shqiptarë në këto troje, për ta bërë më të besueshme hipotezën mbi mundësinë e prejardhjes tonë nga civilizimi i lashtë i Atlantidës legjendare, fillimisht duhet dëshmuar se sa mund të merret si e vërtetë vet hipoteza mbi ekzistimin e ndonjë civilizimi shumë të përparuar të quajtur ATLANTIDA, me popullin e saj tejet inteligjent atlantidas.

Përshkrimi i parë i këtij civilizimi të lashtë, që nga Platoni dhe papirusi i zbuluar i faraonit SENTA, në muzeun e Petrogradit ku dëshmohet besimi se egjiptasit e vjetër e kanë prejardhjen nga civilizimi i Atlantidës, mund të jenë si gjurma të para paralajmëruese, por jo edhe fakte materiale, që do ta përmbushin vërtetësinë edhe më të madhe vetëm me zbulimin e elementeve në formë gërmadhash ose sendesh nga ndonjë gërmim arkeologjik nënoqeanik. Në këto të fundit, duhet pritur edhe ca, por, me sa duket, jo edhe aq gjatë!

Deri më tani më së afërmi të këtij lloji të dëshmimit material të ekzistimit të pracivlizimit të lashtë të Atlantidës, nuk ka qenë askush tjetër, veçse arkeologu i famshëm gjerman HENRIH SHLIMAN, zbuluesi i Trojës mitologjike të Homerit nga vepra "ILIADA DHE ODISEA"

Çka ka ditur ai në të vërtetë për Atlantidën?

Më 20 tetor 1912, në revistën shkencore "NJU YORK AMERIKEN" u botua artikulli sensacional me titull: " SI E KAM ZBULUAR ATLANTIDËN-PRACIVILIZIMIN E TË GJITHA CIVILIZIMEVE?". Autori i këtij dorëshkrimi ishte PAUL SHLIMAN. Dr. Paul Shliman është nipi i Henri Shlimanit të famshëm.

Teksti i artikullit në fjalë ishte: "Disa ditë para vdekjes, në Napoli, më 1890, gjyshi im, Henri Shliman, i ka dorëzuar një mikut të tij të ngushtë zarfin e mbudhur, ku me dorëshkrimin e vet personal ka shkruar : - Le ta hapi këtë letër vetëm ai anëtar i familjes sime i cili do të betohet se tërë jetën e vet do t'ia kushtojë hulumtimeve që janë të përcaktuara në të.

Një orë para vdekjes gjyshi im kishte kërkuar lapsin dhe letër, dhe në të, me një dorëshkrim të lodhur, kishte shtuar edhe një porosi: - Shtesa e fshehtë asaj që gjendet në zarfin e mbudhur: Thyeje vazon me kokën e sorrës dhe hulumtoje përmbajtjen e saj. Ka të bëj me Atlantidën. Varri, në lindje të gërmadhave të tempullit në Saisu dhe në varrin që gjendet në rrafshnaltën ÇAKUNA. Me rrëndësi! Do të gjesh dëshmitë mbi vërtetësinë e hipotezës sime. Nata vjen. Lamtumirë!...

Këtë porosi në besim, gjyshi im ia jep një mikut të besueshëm të cilës ia bashkëngjit edhe zarfin e mbudhur, dhe ky të gjitha këto i deponon në një bankë franceze .

Kur i mbarova studimet në Rusi, Gjermani dhe në Lindje, kisha vendosur që t'i vazhdoj gjurmët e gjyshit tim të lavdishëm. Në vitin 1906 veprova ashtu sikurse kishte kërkuar gjyshi, dhe e hapa zarfin. Në te kam hasur në dokumente të ndryshme dhe fotografi, por edhe porosinë:- Ai i cili do ta hap këtë zarf, së pari duhej zotohet se do ta vazhdoj rrugën e veprës sime të pakryer... kam ardhur në përfundim se Atlantida e hershme nuk ka qenë vetëm një gërmadhë e qytetit të vjetër që shtrihej ndërmjet kontinentit të Amerikës së sotme dhe brigjeve perëndimore të Evropës de Afrikës, por ajo ishte një pracivilizim mbi të gjitha civilizimet ekzistuese që dihen gjer më tani. Në materialet që kam grumbulluar, do të gjenden skica, shënime dhe dëshmi tjera që shpijnë në zbulimin definitiv të Atlantidës.

Ai që do ta vazhdon veprën time të pakryer, së pari duhet t'i shfrytëzoj të gjitha aftësitë e veta që disponon dhe, së dyti, do ta ketë si obligim që ta publikoj të vërtetën se unë kam qenë iniciator i vërtetë i këtij aksioni.

Banka franceze disponon në trezorin e vet mjete të konsiderueshme financiare që do t'i vihen në dispozicion atij që vendos ta përfundoj këtë iniciativë, e ato mjete simbas mendimit tim duhet të jenë të mjaftueshme për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të këtij aksioni.

Zoti i madh dhe i gjithëfuqishëm le ta bekoj këtë mision të lavdishëm!...

Henri Shliman,d.v.

Po ashtu një dorëshkrim tjetër iu gjyshit tim ka qenë i formuluar kështu: - Në vitin 1873, gjatë gjurmimeve të mia në gërmadhat e Trojës që shtrihej në rrafshnaltën e Hisarlikut (Turqi) , kur arrita tek shtresa e dytë e tokës dhe zbulova visarin e njohur të PRIJAMIT, nga sendet e shumta të vlefshme, gjeta edhe një vazo bronzi me një formë specifike.

Në brendinë e kësaj vazoje gjeta do copa nga argjila, të holla nga metali, copa të ndryshme eshtrash dhe një mbishkrim tejet të rëndësishëm: PREJ MBRETIT TË ATLANTIDËS - KRONOSIT.

Kjo Nuk ishte e tëra. Në zarfin e njëjtë gjeta edhe një dorëshkrim të shifruar me shkronja "B.E". E hapa dhe e lexova: Në vitin 1883, në Muzeun e Luvrit (Paris) kam hasur në ekzemplar të shumtë të sendeve të zbuluara nga gërmadhat e qytetit të vjetër TIAKUNAKA (Amerika Qendrore) . nga shumë sende aty më ranë në sy disa grimca të vazove të argjilat, para nga metali, si dhe eshtra të ngurosura, plotësisht të njëjta si ato të zbuluara nga rrafshnalta e Hisarlikut (Trojës).

Ngjashmëria e sendeve të njëjta më shtyn që të gjitha këto grimca t'ia nënshtroj analizave mikroskopike dhe laboratorike, kështu që arrita në përfundim se ato sende e kanë kohën dhe burimin e njëjtë dhe se materiali i ndërtimit të tyre nuk mund të gjendet as në Hisarlik dhe as në Amerikën Qendrore.

Analizat edhe më detale të disa sendeve të metalta tregojnë se ato ishin të bëra prej një legure të përzierjes së platinës, bakrit dhe aluminit, legurë e cila edhe sot e kësaj dite mbete e panjohur. Prandaj, kam ardhur në përfundim se të gjitha këto sende që janë të zbuluara në të dy anët e kundërta të botës janë bërë nga materiali i njëjtë dhe se me siguri kanë edhe prejardhje të njëjtë. Poashtu ishte e rëndësishme edhe fakti se, sendet e cekura nuk kishin prejardhje fenikase, mikene dhe as amerikane... Të kujt kanë qenë pra? Çka duhej menduar në këtë moment?

Shkrimi që zbulova nga sendet e Hisalikut, në gërmadhat e Trojës, bindshëm orientojnë kah burimi i tyre i vërtetë - ATLANTIDA".

Herri Shlimani, ky arkeolog legjendar gjerman, edhe para zbulimit të Trojës, dispononte me fakte bindëse për ekzistimin e saj dhe për këto teza të veta ka qenë i përqeshur nga kolegët e atëhershëm. Por, Troja legjendare nga epi i Homerit, është zbuluar pikërisht nga ai vetë. Së paku kjo është ende e pranuar botërisht, që mu në at vend shtrihet Troja e epit të Homerit. (edhe përpos hipotezave të reja që shfaqen kohën e fundit, sikur ajo e Prajsit)

Edhe disa dëshmi logjike mbi prejardhjen e shqiptarëve nga Atlantida legjendare.

Nëse atlantidasit si popull i ka karakterizuar inteligjenca e lartë kolektive dhe shkalla shumë e zhvilluar e përparimit kulturor dhe teknik, atëherë edhe shqiptarët në shumë etapa të zhvillimit të tyre, si individ dhe kolektiv etnik, i ka karakterizuar mu ky virtyt. Të marrim civilizimin e ilirëve të lashtë, të cilët, përveç një sistemi të organizimit shtetëror dhe teknikë, kanë qenë artist të suksesshëm, arkitektë, dhe ndërtues të mëdhenj. Fortifikatat e tyre të hershme befasojnë për shkallën e lartë teknike dhe arkitektonike të ndërtimit.

Pas shtetit të fortë dhe të zhvilluar ilir, shqiptarët përherë kanë qenë të robëruar dhe nën sundimin shekullor të tjerëve, andaj potenciali i madh i aftësive të tyre kulturor-teknik, nuk ka pasur mundësi të vjen aq në shprehje si kolektiv etnik i organizuar.

Nuk ka dyshim se shqiptarët janë popull që kanë prirje të shprehur kolektive kulturo-artistike. Nëse do ta krahasonim me numrin e banorëve, numri i krijuesve të suksesshëm artistik, e tejkalon mesataren e shumë popujt tjerë të botës. Mjaftë artist shqiptar, posaçërisht ata të shpërngulur jashtë kufijve etnik.

Përherë kur u është dhënë mundësia e lirë e krijimit, energjia e tyre latente diku në ndërvetëdijen kolektive si stereotip i të parëve tanë të lashtë (ndoshta edhe nga atlantidasit), gjithnjë ka ardhur në shprehje. Shumë emra shqiptar (ose me prejardhje shqiptare), janë të njohur në të gjithë botën për sukseset e tyre në lëmenjtë e ndryshëm të jetës shoqërore-politike dhe kulturo-artistike. Kontributi i tyre në zhvillimin e gjithmbarshëm material dhe shpirtëror të civilizimit gjithëpërfshirës bashkëkohor është i madh.

Të gjitha që i theksuam më lartë, marrë realisht, nuk janë një gjë e re. Çdo popull në botë ka gjenialitetin e shprehur kolektiv dhe individual, por tek shqiptarët duhet të jetë diçka e veçantë: Deri më tani në histori nuk na është e njohur asimilimi i ndonjë populli tjetër në shqiptarë. Përkundrazi, ne kemi qenë si popull viktimë e asimilimeve të ndryshme gjatë pushtimeve të pandërprera shekullore. Dihet se asimilimi është i imponuar ( i dhunshëm) e shqiptarët kurrë nuk kanë pasur një mundësi të tillë, sepse kurrë nuk kanë sunduar askënd. Andaj, të gjithë ata që janë shqiptarë, e mbajnë vulën gjenetike të pastër racore, pa ndonjë kryqëzim të ndonjë shkrirje tjetër masovike. Përkundrazi, shqiptarët ishin ata që nga pushtuesit e ndryshëm u asimiluan duke u përzier edhe me popuj tjerë që tani ekziston me ndonjë emër tjetër në Evropë. ( shembull: dalmatinët e Kroacisë, kanë prejardhje nga fisi ilir DALMAT; malazezët e Malit të Zi, kanë prejardhjen nga fisi ilir DOKLEATËT, etj.)

Civilizimi bashkëkohor i sotëm në Perëndim, për zhvillimin e vetë material de kulturor, gjithmonë ka qenë mirënjohës bazave të trashëguara nga kultura e lashtë helene e Greqisë Antike. Ky "shabllon" është pranuar si realitet i pacenueshëm. Ajo, jo rastësisht, ka qenë edhe tendencë e fortë që të ruhet me çdo kusht, nga frika e lëkundjes së themeleve bazë e një vetëdije kolektive mbi të cilën do të ndërtohet rendi i ri botëror. Projektuesit e këtij "rendi të ri botëror", edhe përpos dëshmive të reja që mund të paraqiten, nuk kanë qenë të interesuar që të shkaktojnë rrëmujë për një çështje të kaluar dhe jo aq me rëndësi nga synimet e veta përfundimtare.

Botën, realisht, e sundon MASONERIA e sekteve të ndryshme, dhe ata, vetën e konsiderojnë si "ELITA SHOQËRORE" që dikton kahet e orientimit të vetëdijes kolektive botërore.

Masonët sot kanë depërtuar kudo, veçanërisht në koncerne të mëdha financiere-bankiere, dhe përmes imponimit të kredive dhe ndihmave tjera financiare, ndikojnë në vullnetin e popujve të vegjël, duke trysur të gjitha idetë e reja që nuk i konvenon qëllimeve të tyre të fundit. Qofshin ato edhe zbulime të mirëfillta shkencore.

Nuk është fare e rastit që në shumë biblioteka të mëdha dhe të pasura botërore, ruhen me xhelozi dhe me një vello të fshehtësisë së madhe, shumë të vërteta që do ta dëshmonin të kundërtën historike nga ajo që është pranuar. Andaj, fare nuk mund të merret si e rastësi, që në mes të popujve që konsiderohen si një civilizim i lashtë, janë gjithmonë luftëra, tendenca të asimilimit ose imponimi i një mënyre të re dhe të përhapur të të jetuarit dhe të menduarit, me arsyetimin, se ajo bëhet në emër të modernizmit bashkëkohor. Poashtu, nëse e vrojtojmë me një vëmendje të përqendruar zhvillimin e shumë përleshjeve të armatosura me përmasa lokale dhe regjionale në botë, do të vërejmë se, këta popuj gjithnjë janë në luftëra dhe mbahen në ankth të përhershëm, duke ju mohuar e drejta për vetëvendosje dhe shtetësi të pavarur. Si shembuj mund t'i marrim: baskët, shqiptarët, palestinezët, kurdët...etj.

Do të ishte naive të mendojmë se dikush frikohet nga ekzistenca e tyre fizike, por frika e vërtetë qëndron gjetiu: në inteligjencën e lartë të trysur si ndërvetëdije kolektive të këtyre popujve të lashtë. Pra, ata frikohen nga shpirti i këtyre popujve.

Nëse marrim luftën e fundit në Kosovë dhe ngjarjet rreth saj, dhe në kontest të temës tonë në shtjellim, e parashtrojmë pyetjen: Çka ishte ajo që i shtyri pikërisht këta hartues të "rendit të ri botëror" të bëjnë diç të tillë?!

Në këtë pyetje do të ketë shumë përgjigje të natyrës: humanitare, ekonomike, politike, ushtarako-strategjike etj. Normalisht, që edhe disa prej tyre mund të merren si të sakta, por, në këtë ngjarje të madhe me përmasa botërore, ka edhe diçka irracionale, ose si latente shpirtërore. Ajo nuk mund të lexohet në gazeta dhe as të ndihet nga goja e politikanëve, poashtu, as të kuptohet nga qendrat e ndryshme të vendosjes politike globale. E përgjigjja do të ishte: magnetizmi i fortë i ndërvetëdijes tonë kolektive që rrezaton pa masë dhe tërheq. Është intuita e popujve tjerë që shpaloset një realitet të pamohueshëm se ne jemi pjesë e atij civilizimi të lashtë, nga i cili kanë buruar shumë njohuri gjatë tërë ekzistencës njerëzore, dhe se është momenti i fundit, që sipas të gjitha ligjeve natyrore, t'i kthehet ky borxh u kahershëm këtij populli.

Dhe si përfundim: DUHET TË KRENOHEMI ME PLOTË BESIM INDIVIDUAL DHE KOLEKTIV SE JEMI SHQIPTARË, DHE SI KOMB I TAKOJMË NJË CIVILIZIMI TË LASHTË DHE SHUMË TË PËRPARUAR. Pse të mos themi, edhe nga Atlantida legjendare.

Me zbulimet e afërta edhe arkeologjik të ekzistimit të Atlantidës, jam i bindur se patjetër do të vërtetohet hipoteza e pamohueshme e Katapanos se, THOTI-TOTI me të vërtetë fliste shqip, dhe se stërgjyshërit tanë janë më të vjetër nga ato të vërtetuara pellazge-ilire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
gjinkalla

gjinkalla


Numri i postimeve : 117
Join date : 09/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyTue May 29, 2012 8:05 am

Histori Shqiptare 403509_316156138464429_136416486438396_10662448_1431477796_n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjinkalla

gjinkalla


Numri i postimeve : 117
Join date : 09/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyTue May 29, 2012 8:24 am

Histori Shqiptare 547131_316792461734130_1809246441_n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjinkalla

gjinkalla


Numri i postimeve : 117
Join date : 09/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyWed May 30, 2012 12:00 am

Historia trishtuse e tretjes se tokave tona !




Histori Shqiptare 481393_434665549891652_236304299727779_1478991_1424096065_n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyThu Jun 14, 2012 5:26 am

Tempulli shqiptar në Azerbajxhan

Histori Shqiptare 282262_330667373679972_1982335193_n


Tempulli shqiptar në Azerbajxhan u zbulua në fshatin Zazaly né Samukh...është i thellë 3m , i gjatë 35-40m dhe i gjërë 4-5 m...nga burimet e departamentit të kulturës dhe turizmit në rajonin e Azerbajxhanit ,bëhet fjalë për një koloni shqiptarësh që kanë jetuar në atë zonë shumë kohë më parë ...por nuk përcaktohet periudha se kur !?...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyThu Jun 14, 2012 9:01 am

Letra e derguar shkodranve nga "Aleksandri i Math'


Histori Shqiptare 562451_318925088187534_653321677_n

Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë greke, bir i Zeusit të madh, bashkëbisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe i hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zot i botës prej ku lind dhe deri ku perëndon dielli, nga veriu në jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë, Liburnisë, dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qëndrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mia dhe të të gjithë atyre që do të më ndjekin në sundimin e botës[/i].

Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap e u dorëzoj juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën prej Akuilonit e deri në skaj të Italisë së jugut. Askush tjetër veç jush, të mos guxojë të vendoset e të qëndrojë në ato vende, dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit, në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitarë të këtij akti janë Atleti, logotheti im, dhe njëmbëdhjetë princë të tjerë, të cilët unë po i emëroj si trashigimtarë të mi dhe të të gjithë botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës. (Testamenti është zbuluar nga studiuesja italiane, Luçia Nadin marrë nga “Statuti di Scutari, della prima metà del secolo XIV con le addizioni fino al 1469”, a cura di Lucia Nadin, giugno 2002, Roma)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyTue Jun 19, 2012 6:49 pm

Histori Shqiptare 270983_174269642703317_35875150_n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyTue Jul 03, 2012 7:00 pm

Pasaporta shqiptare para 80 viteve, Lexoni pak tekstin...



Histori Shqiptare 523624_454825594542314_633884246_n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyThu Jul 05, 2012 12:59 pm

Shqiptaret e Ukrahines..

Jane disa fshatra me shum histori me shqiptaret tane te vendosur ne Ukrahin...Aty jeton nje komunitet shume i madh pjeserisht me origjin nga Korca.


Histori Shqiptare 428395_455317834493090_1241281258_n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
gemin

gemin


Numri i postimeve : 13
Join date : 21/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyThu Sep 27, 2012 6:05 pm

Duhet ti kthejme gjithe ato troje te humbura
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjinkalla

gjinkalla


Numri i postimeve : 117
Join date : 09/05/2012

Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare EmptyThu Sep 27, 2012 11:45 pm

valla gemin shum pom vjen inati bre flaka everdhe i dalte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Histori Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Shqiptare   Histori Shqiptare Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Histori Shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Enigma-
Kërce tek: