Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 UDHËTIMI NË KOHË

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
Jeta


Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

UDHËTIMI NË KOHË Empty
MesazhTitulli: UDHËTIMI NË KOHË   UDHËTIMI NË KOHË EmptyFri May 04, 2012 7:26 pm


Dy matematikanë rusë kanë sugjeruar se thërrmuesi gjigant i atomeve që po ndërtohet në CERN, Qendra Evropiane për Kërkimet Nukleare, pranë Gjenevës, është në gjendje të krijojë kushtet për të udhëtuar prapa dhe përpara në kohë. Në thelb, Irina Aref‘eva dhe Igor Voloviç besojnë se pajisja që po ndërtohet në CERN, e cila do të vihet në punë për herë të parë gjatë këtij viti, do të jetë në gjendje të krijojë "vrima krimbi" të vogla në hapësirë, të cilat mund të lejojnë disa forma të limituara udhëtimi në kohë. Në rast se rezulton e vërtetë, ngjarja do të shënojë rastin e parë në historinë njerëzore kur është mundur të krijohet makina e kohës. Në rast se kthimi prapa në kohë është i mundur, teorikisht do të jetë i mundur vetëm kthimi në çastin kur është krijuar makina, që do të thotë se udhëtuesit kohorë të së ardhmes do të kenë mundësi të na vizitojnë. Siç sugjeron artikulli i kësaj jave i revistës "New Scientist", ky vit - pra 2008-a - mund të bëhet viti zero për udhëtarët e kohës.

Sa serioze është teza?

Artikulli i "New Scientist" nënvizon se udhëtimi në kohë përmbledh shumë probleme praktike dhe paradokse teorike. "Pavarësisht, ekziston një mundësi e vogël që ne të shohim vizitorë nga e ardhmja gjatë vitit që do të pasojë", shkruhet në artikull. Duhet thënë se vetëm pak shkencëtarë e pranojnë idenë se pajisja në fjalë do të krijojë ato kushte të cilat mendohet se janë të nevojshme për të udhëtuar në kohë. Pajisja është projektuar për të shqyrtuar forcat misterioze që ekzistojnë në nivel grimcash sub-atomike

dhe me ta bërë këtë do të jetë në gjendje t‘u japë përgjigje shumë pyetjeve, siç është natyra e vërtetë e gravitetit. Nuk është dizajnuar si makinë për të udhëtuar në kohë.

Megjithatë, nëse aksidentalisht kthehet në makinë kohe, do të funksionojë vetëm në nivel sub-atomik, kështu që nuk do të kemi shans të dëgjojmë histori si ato që tregohen nëpër filma, ku njerëzit barten përpara e prapa në kohë.

Ç‘thonë ekspertët për udhëtimin në kohë?

Mundësia teorike është debatuar gjerësisht, por të gjithë bien dakord që problemet në nivel praktik janë aq të stërmëdhenj, sa, me të gjitha gjasat, nuk do të ndodhë kurrë. Brajën Koks, një studiues i Universitetit të Mançesterit, vëren se edhe sikur ligjet e fizikës të mos e pengonin udhëtimin në kohë, kjo nuk do të thotë aspak se diçka e tillë është e mundur, sigurisht në terma të kthimit prapa në kohë.

"Të thuash se ato ligje fizike që njohim lejojnë kthimin në të shkuarën, është si të thuash po citoj Bertrand Rasellin, se lejojnë që një çajnik të orbitojë përreth Venusit", thotë dr. Koks. Pra, është e mundur, por nuk ka gjasa të bëhet.

"Udhëtimi në kohë është tërësisht i mundur, në fakt koha në orbitë

kalon me ritme të ndryshme nga ato ritme që njohim në tokë dhe kjo duhet

marrë në konsideratë nëse duam që sistemet naviguese të satelitëve

të funksionojnë. Por, udhëtimi në të shkuarën, megjithëse lejohet teknikisht

nga teoria e Ainshtainit, do hidhet poshtë nga shumica e fizikanëve,

në rast se arrijmë të kuptojmë më mirë rregullat e fizikës - dhe kjo është edhe detyra e pajisjes që po ndërtohet në CERN".

Përse është marrë parasysh mundësia e udhëtimit në kohë?

Vjen bashkë me teorinë e relativitetit të përshkruar nga Albert Ainshtaini në vitin 1905. Është teoria më e mirë që kemi deri tani lidhur me natyrën e hapësirës e të kohës dhe ishte Ainshtaini që formuloi ekuacio- Dy matematikanë rusë kanë sugjeruar se thërrmuesi gjigant i atomeve që po ndërtohet në CERN, Qendra Evropiane për Kërkimet Nukleare, pranë Gjenevës, është në gjendje të krijojë kushtet për të udhëtuar prapa dhe përpara në kohë net matematike që i lidhin kohën dhe hapësirën në një entitet të quajtur

- "kohë-hapësirë". Ato ekuacione dhe vetë teoria nuk e përjashtojnë idenë e udhëtimit në kohë, megjithëse që nga koha e Ainshtainit janë bërë përpjekje të shumta për të provuar se udhëtimi në kohë është i pamundur.

Ka ndonjë element që mund ta mbështesë këtë teori?

Shumë shkrimtarë librash fantastiko-shkencorë janë kënaqur duke imagjinuar mundësinë e udhëtimit në kohë, duke nisur që nga H.G. Wells, libri i të cilit "Makina e Kohës" u publikua në vitin 1895 - 10 vjet përpara se Ainshtaini të dilte me teorinë e relativitetit. Në mënyrë shumë interesante, do të ishte një tjetër vepër e fantashkencës ajo që do të ringjallte interesin për udhëtimet kohore në epokën moderne. Kur astronomi amerikan, Karl Sagan, shkruante në vitin 1986 romanin "Kontakti", kërkonte një rrugë gjysmë të mundshme për të anashkaluar problemin e pamundësisë për të udhëtuar më shpejt se drita - gjë që do të thyente një rregull bazë të fizikës. Atij i duhej që personazhet e librit të përshkonindistanca gjigante në hapësirë, kështu që i kërkoi Kip Tornit, mikut të vet kozmolog, t‘i zbulonte një rrugë, që kjo të ishte e mundur pa pasur nevojë të udhëtohej

më shpejt se drita. Torn sugjeroi se duke manipuluar vrimat e zeza bëhej i mundur krijimi i "vrimave të krimbave", në hapësirë-kohë që do të lejonin njerëzit të udhëtonin brenda çastit nga një pikë e universit në një tjetër. Më pas mendoi se kjo ide mund të shfrytëzohej teorikisht edhe për t‘u kthyer prapa në kohë. Sigurisht që bëhej fjalë veç për një teori dhe askush nuk mund të imagjinonte se vrimat e zeza mund të manipuloheshin vërtetë duke krijuar "vrima krimbash". Por ideja tingëlloi e pranueshme, e

shtoi ndjeshëm interesin mbi "vrimat e krimbave" dhe mbi udhëtimin në kohë, duke përfshirë edhe dy matematikanët rusë. Përveç pamundësive praktike, çfarë

tjetër e pengon udhëtimin në kohë? Problemi më i madh teorik njihet si paradoksi i

udhëtimit në kohë. Nëse dikush kthehet në kohë dhe ndërmerr diçka për të ndaluar ekzistencën e vet, si mund të jetë i mundur udhëtimi në kohë? Shembulli

klasik është ai i të kthyerit në kohë që vret të gjyshin përpara ardhjes në jetë të babait të tij. Kozmologët, të njohur për fantazinë e shfrenuar, e kanë shmangur problemin, duke i ardhur rrotull. Kanë sugjeruar se nuk ekziston një univers i vetëm, por se janë të shumtë - aq të shumtë sa ka vend për çdo ngjarje të mundshme. Në këtë model universi të

shumëfishtë, apo "multiversi", një grua që kthehet në kohë për të vrarë gjyshen nuk cenon ekzistencën e vet, pasi në universin fqinj gjyshja jeton për të sjellë në jetë një bijë, e cila bëhet nëna e vrasëses. Ku do na shpjerë makina e Gjenevës? Fizikani dhe shkrimtari Xhon Gribin, i cili di t‘i shpjegojë këto gjëra më mirë se pjesa dërrmuese e njerëzve, përmend një proverb fizikanësh: gjithçka që nuk është e ndaluar, në një çast do të ndodhë. "Kështu që ata mendojnë se makinat e kohës mund të ekzistojnë. Problemi është se ‘tuneli kohor‘ që do të prodhohet nga pajisja do të jetë një ‘vrimë krimbi‘ aq e

vogël sa në të do mund të kalojë vetëm një atom. Kështu që në Gjenevë hë

për hë nuk do kemi asnjë vizitor nga e ardhmja. Të gjithë këtë unë nuk mund ta përtyp pa i hedhur pak kripë, por sigurisht që nuk është kokë e

këmbë çmenduri".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://jeta.forumsq.net
 
UDHËTIMI NË KOHË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Mitologji-
Kërce tek: